Një luftë në kurthin mes dy diktaturave (I)

August 3, 2016 11:17

Një luftë në kurthin mes dy diktaturave (I)

 

Nga Andrea Stefani

Martirëve të luftës Nacional Çlirimtare, partizanë, nacionalistë apo komunistë, që të mashtruar nga momenti historik, luftuan me tërbim duke derdhur edhe gjakun e njëri-tjetrit të nxitur nga dashuria për të njëjtin Atdhe por edhe për të njëjtën liri, që as nuk e kuptonin dhe as nuk erdhi kurrë.

 

 

Gjykimi i ngjarjeve të Luftës Nacionalçlirimtare mund të bëhet me objektivitet vetëm nëse për kriter vlerësimi merret qëndrimi ndaj lirisë. Jo vetëm lirisë së Atdheut por, dhe kjo është më e rëndësishme, edhe lirisë së njeriut. Pra, çështja themelore që shtrohet është: Sa i ka shërbyer Lufta dhe përpjekjet e palëve të ndryshme lirisë së shqiptarit? Sepse nëse ke një atdhe të çliruar nga pushtuesi por me njerëz të shtypur nga diktatura, liria e atdheut është si një lëvozhgë e zbrazët, një mashtrim, një sharlatanizëm.

Kam përshtypjen se të dy palët, armike dikur në luftë por edhe në polemikën që vazhdon rreth 70 vjet pas saj, bien në të njëjtin gabim duke mos bërë një bilanc se çfarë i ka sjellë përpjekja e tyre, por edhe e palës armike, lirisë së shqiptarit si njeri. Dhe pa lirinë e njeriut si kriter, shqyrtimi do të ngecë në llumin e propagandave të së kaluarës pa ndriçuar asgjë mbi si dhe pse ka ndodhur.

Është fakt që historianët, pas rënies së sistemit të socializmit real ndahen në shqyrtimin e këtij objekti, me përjashtime të vogla, në dy rryma: Në ata që me pak modifikime kanë ruajtur linjat e historiografisë së kohës së diktaturës dhe në një grup tjetër që ka ngritur një version krejt të kundër me të parin. Të dy palët, meqenëse nuk kanë patur për kriter vlerësimi historik pasojat e veprimeve mbi lirinë e njeriut (shqiptarit në këtë rast), mbeten të flakura në pozicione ekstreme pa arritur dot objektivitetin. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për tradhti. Shkurt, kemi një historiografi “partizane” dhe një tjetër “balliste” apo “nacionaliste”. Asnjëra prej tyre nuk ka plotësisht të drejtë. Sepse thonë vetëm nga një pjesë të së vërtetës. Vetëm të marra bashkë, akuzat dhe kundërakuzat ndihmojnë t’i afrohesh të vërtetës objektive.

Deri më sot, palët debatuese kanë shkruar rreth historisë së Luftës Nacionalçlirimtare duke i interpretuar faktet (po si 70 vjet më parë në luftë) sipas oreksit, ndërsa nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të shqyrtuar filozofinë e historisë të kësaj periudhe, të zbulojnë “arsyen që qeveriste Botën” (Hegel) në ato momente pra, edhe këto ngjarje. Prandaj kemi patur vetëm një lëmsh faktesh dhe kundërfaktesh ku fakti i dytë rrëzonte të parin dhe i treti të dytin duke e bërë lëmshin edhe më lëmsh!

Rrjedhimisht kërkohet një shqyrtim, ndryshe nga ai i derisotmi, që duke rivlerësuar veprimet nga këndvështrimi i lirisë së individit, por edhe duke zbuluar fatalitetin, arsyen historike të atyre veprimeve, të mund të rrëzojë jo vetëm stigmat e pamerituara të tradhtisë për një pjesë të shqiptarëve por edhe lavdinë e lirisjellësit për ata që, në fund të fundit, pavarësisht premtimeve dhe parrullave me “liri popullit!”, është fakt se sollën një diktaturë mbi popullin. Na duhet një shqyrtim që duke rrëzuar krenaritë dhe poshtërimet, glorifikimet dhe damkosjet, të sjellë më në fund pajtimin mes shqiptarësh ende të çarë që nga ajo Luftë!

Sa të lirë qenë shqiptarët të mos bënin atë që bënë? Sa të lirë qenë të zgjidhnin shtigje të tjera?

Duhet patur parasysh se të bashkoheshe me boshtin nazifashist apo me aleatët ka qenë një zgjedhje më së shumti e determinuar pra, jo fort e lirë. Kombet dhe brenda tyre, klasat, shtresat, njerëzit vepruan në përputhje me situatën ku ndodheshin, me vizione që ja diktonin nevojat, orekset, frikërat ose ato që rëndom i quajmë “interesa”. Por vendimmarrja e tyre diktohej edhe prej prej stadit ku ndodhej shteti i tyre si dhe e raporteve që ai kishte me botën.

Kështu nuk mund të thuash se ata shqiptarë që u bashkuan në aleancë me demokracitë perëndimore e bënë një gjë të tillë nga preferenca për demokracinë. Ata e luftuan nazifashizmin si pushtues por jo si sistem. Fashizmi ishte i keq se ishte pushtues por jo se qe fashizëm. Ky filtër ideologjik, më së shumti, nuk ekzistonte në Shqipëri. Ndryshe shqiptarët nuk do kishin pranuar me duartrokitje, aq më pak duruar për 45 vjet, diktaturën që erdhi më pas dhe që, në thelb, nuk është aq ndryshe nga nazizmi apo fashizmi. Mangësi si kjo, e kufizonin mundësinë e një vendimmarrje plotësisht të lirë, pra plotësisht të arsyeshme. Arsyeja është mendimi që e kushtëzon veten me liri perfekte. (Hegel) Dhe fajësia e aq më shumë tradhëtia, qëndrojnë në përpjestim të drejtë me lirinë tënde.

Ta ilustrojmë me një shembull. Në Shqipërinë e asaj kohe flitej rëndom për “fshat ballistësh” apo “fshat partizanësh”. Ç’tregon kjo? Që në Shqipërinë e kohës së luftës sundonte komuniteti i vogël, ai që Ferdinand Tonies e quante Gemeinschaft dhe jo shoqëria e metropoleve apo Gesellschaft. Por vetëm në këtë të fundit ekziston në shumicë individi i lirë që ka hapësirë të vendosë me kokën e tij. Ndërsa në Shqipërinë e asaj kohe vendimet merreshin, më së shumti, fshatçe dhe njeriu shkonte sipas rrjedhës. Përgjithësisht, andej nga shkonte paria e fshatit, shkonte edhe fshatari. Pra, më shumë se vendimmarrje me liri vullneti kjo qe për të një diktim, një fatalitet, rrjedhojë e një stadi patriarkal që nuk ofronte fort liri për njeriun. Nga kjo kuptohet se sa absurde është të akuzosh çdo fshatar ballist apo legalist për tradhtar, sikundër nuk është se s’ka ndodhur.

Një tjetër shembull që ilustron pamundësinë, pra mungesën e lirisë për të vepruar ndryshe, mund të jetë edhe ky: Shqiptarët në Kosovë e kishin të vështirë të ngriheshin me entuziazëm në luftë kundër fashistëve italianë, e më pas edhe të atyre gjermanë, sepse këta pushtues i kishin hequr zgjedhën e një pushtimi kronik serbo-sllav. Shqiptarët kishin vuajtuar aq shumë nga ky sundim dhe genocid, sa nuk mund të mos e përjetonin pushtimin italian dhe gjerman, edhe për shkak të një politike të dinake të ndjekur nga nazifashistët, si një lehtësim krahasuar me gjendjen nën Serbinë. E si të ngriheshin me armë kundër një gjendje që për ta ishte më e mirë se në të kaluarën?! Si të ngriheshin kundër një statukuoje që ju kish sjellë bashkimin e trojeve kombëtare?

Dikush mund të thotë se duhet të ngriheshin në emër të lirisë së Atdheut por edhe të njeriut se nazifashizmi qe një diktaturë mbi Atdheun dhe njeriun. Po pse ta bënin këtë kur edhe komunistët sllavë që ftonin për luftë kundër nazifashistëve, ofronin jo vetëm një diktaturë mbi Atdheun (këtë herë serbe) dhe po një diktaturë të proletaritatit mbi njeriun?

Këto janë dhiaret e rrëpirta të dilemave përmes të cilave ka ecur mendimi dhe vendimmarrja politike në trojet shqiptare dhe ku patriotizmi e tradhëtia kanë qenë aq pranë, aq të kokolepsura me njëra-tjetrën, sa që ajo çka nga përballë të frymëzonte si patriotizëm, të përqeshte nga prapa si tradhëti.

Antifashizmin në Kosovë e bëri më të vështirë edhe fakti që Partia Komuniste Jugosllave, nuk mbajti një qëndrim të qartë në favor të vetëvendosjes së kombeve pas luftës. Madje kur Luftës po i vinte fundi, ajo doli me vijë politike që ja mohonte të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve. Pra e dhunoi parimin e lirisë në këtë rrafsh. E si mund të luftonin kosovarët kundër nazistëve pushtues që, paradoksalisht, i “çliruan” duke i pushtuar dhe të viheshin përkrah komunistëve dhe parizanëve serbë, malazez apo maqedonas që premtonin t’i çlironin për t’i skllavëruar nesër, ashtu si në fakt ndodhi? Në emër të çfarë lirie do ta bënin një luftë të tillë?

Shqiptarët në Jugosllavi kishin qenë një komb i shtypur dhe ishte kjo gjendje që i diktonte atyre atë qëndrim që përgjithësisht mbajtën. Historiani duhet të përpiqet ta vendosë veten në gjendjen e tyre, të rindërtojë një empati historike, për të kuptuar vërtet se ç’forcë fatale i ka shtyrë të bëjnë atë që bënë, për të kuptuar se opsioni i vetëm që ju ofronte momenti historik qe “tradhëtia”. Ata u ndodhën midis dy diktaturash dhe tradhëtish. Të luftonin përkrah nazifashistëve do të thoshte të bashkëpunonin me një diktaturë pushtuese. Por të luftonin përkrah komunistëve do të thotë të përgatisnin robërimin e nesërm të Atdheut në dy rrafshe, kombëtar dhe shoqëror pra, edhe nga serbët edhe nga diktatura komuniste. Një tjetër tradhëti kjo. Kosovarët u ndanë duke ndjekur të dyja shtigjet. Por asnjeri prej tyre nuk ju solli lirinë. Lirinë si njerëz. Dhe nuk mund tja u sillte!

Në Shqipëri (flas si shtet e jo si komb) jemi thuajse në të njëjtën dilemë fatale ndonëse këtu, faktori ideologjik dhe klasor ka një ndikim më të madh në vendimmarrje krahasuar me faktorin kombëtar. Në Kosovë refuzohej qenia në një front me sllavët, në Shqipëri nuk donin të ishin në një front me komunistët prapa të cilëve shihnin po sllavët. Në Kosovë shikohej me përparësi si rrezik i nesërm shtypja kombëtare, në Shqipëri ky rrezik ishte shtypja shoqërore nga një diktaturë staliniste që po shfaqej në horizont. Ndërsa në Kosovë çështja kombëtare ishte thelbi i politikës, në Shqipëri ajo qe vetëm dukja e saj.

Për vetë gjendjen e tyre shoqërore, borgjezia, bejlerët, bajraktarët dhe të gjithë shtresat e lidhura me to, e shikonin si një opsion të papranueshëm revolucionin komunist që filloi të ngjizej në placentën e lëvizjes Nacionalçlirimtare. Dhe nuk gabonin. Sepse revolucioni komunist do të thoshte shfarosje për ta. Edhe dilema e tyre ka qenë e dhimbshme, tepër e vështirë për t’u zgjidhur. Në njërën anë ishte ndjenja patriotike, detyrimi klasik për të luftuar pushtuesin nazifashist. Në anën tjetër, ishte fakti i daljes së Partisë Komuniste që ndërsa zhvillonte një luftë energjike kundër pushtuesit, nuk i fshihte ambicjet për ta transformuar luftën për çlirim kombëtar në një revolucion “proletar”.

Faktikisht, antikomunistët u ndodhën mes dy diktaturave, asaj nazifashiste dhe asaj komuniste. Të luftoje bashkë me komunistët kundër nazifashistëve shfaqej si në harmoni me patriotizmin. Por vetëm shfaqej kështu, sepse përmbante rrezikun e fuqizimit të revolucionit komunist. Dhe a mund të jetë patriotik investimi për një diktaturë që do të sundojë Atdheun?!

Antikomunistët, megjithatë, e tentuan një bashkëpunim me bolshevikët, por e braktisën kur ndeshën këmbënguljen e  bolshevikëve për ti vënë ata nën udhëheqjen pra, nën komandën e tyre. Kjo këmbëngulje e PKSH për të patur në dorë komandën e luftës, që do të thotë të ushtrisë, ishte indicie e qartë e ambicjes për të marrë pushtetin me dhunë ose me anë të kërcënimit me dhunë dhe, për këtë shkak, një nga faktorët kryesorë që i shtyu gradualisht disa nacionalistë (Ballin Kombëtar) t’i hyjnë një bashkëpunimi me gjermanët.

Situatën e ndërlikoi edhe qëndrimi i anglo-amerikanëve, kryesisht britanikëve. Të fokusuar në interesin e tyre për të mobilizuar sa më shumë forca në Ballkan për luftë kundër Boshtit, misionet britanike në Shqipëri mbështetën më fuqimisht me të holla, armë municione, ushqime dhe veshmbathje vetëm ato forca që luftonin më aktivisht kundër italianëve dhe gjermanëve. Një qëndrim që ndërsa favorizonte lëvizjen Nacionalçlirimtare të dominuar nga komunistët, vendoste në një pozitë të diskriminuar forcat antikomuniste që për faktorë të ndryshëm objektivë dhe subjektivë (që për arsye hapësire s’mund të analizohen këtu), nuk ishin fort aktivë në luftën kundër forcave nazifashiste.

Kishte edhe një tjetër faktor, jo pa peshë, në disfavor të forcave antikomuniste në Shqipëri. Fakti që qysh në Konferencën e Teheranit (siç u konfirmua më pas edhe në atë të Jaltës) u pa që Shqipëria nuk do i mbetej Perëndimit, i bënte misionet britanike të ishin edhe më pak të interesuara për natyrën e regjimit politik që do instalohej pas luftës në Shqipëri. Ato mbetën strikt misione ushtrake dhe këtë fakt, Enver Hoxha e shfrytëzoi më së miri në favor të tij. Vetë Britania nuk kish synime të bënte në Shqipëri atë që bëri në Greqi pra, të vendoste në pushtet antikomunistët edhe pasi  këta të fundit kishin dalë nga lufta më të dobët se komunistët.

Duke e ndjerë vetën të kapur si në çark nga statukuo më madhore, si të braktisur nga fati, liderët antikomunistë u përpëlitën për të gjetur një zgjidhje, një rrugë shpëtimi. Dhe menduan se ndoshta do qe më mirë që të shfrytëzonin forcën ushtarake gjermane për të dobësuar, e deri edhe shfarosur, lëvizjen nacionalçlirimtare që më pas, kur të mbaronte lufta, të ishin forca mbizotëruese që do të vendoste për natyrën e regjimit dhe pushtetit.

Refuzimi i anglo-amerikanëve për ta parë “Çlirimtaren” si diktaturë potenciale të së nesërmes, i dëshpëroi shumë nacionalistët që s’kishin asnjë iluzion për synimet e vërtetave të komunistëve. Dhe ishte pikërisht, nga njëra anë, kjo realpolitikë e anglo-amerikanëve që lakmonte vetëm për përfitime ushtarake nga lufta e shqiptarëve dhe, nga ana tjetër, tendenca e hapur për kryesim hegjemonik i PKSH dhe Enver Hoxhës që i shtyri nacionalistët, “Ballin” në fillim por edhe “Legalitetin” më në fund, të përpiqen të shfrytëzojnë një të keqe në vjekje e sipër si nazizmi për të dobësuar një të keqe më të madhe dhe në lindje e sipër si diktatura komuniste. Për të shmangur këtë diktaturë, në fakt të keqen më të madhe për Shqipërinë, vendosën të bëhen “tradhëtarë” të Shqipërisë! Një tradhëti e imponuar nga tradhëtia! …

(Vijon nesër)

 

 

*Artikulli është thuajse një ekstrakt nga libri në punim e sipër i autorit me titull “Revolucioni i Maskuar”. Debati i nisur në “Dita” e nxiti ta botojë atë.

August 3, 2016 11:17
Komento

59 Komente

  1. Claus August 2, 11:36

    Si ish-pedagog i filozofise ne shkollat ushtarake ne kohet e mungeses se lirise, Andrea Stefani eshte munduar te jape nje shpjegim filozofik per luften, por eshte vertete per te ardhur keq!
    I ka dale nje brockull qe nuk ja vlen te lexohet.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 2, 12:45

      plotësisht të drejtë,për fat të keq!!

      Reply to this comment
      • ish antienverist i penduar August 2, 14:12

        nuk ka me te zinj..me demone se komunistat te kthyer ne antikomuniste..HAVEL.

        sinqerisht nuk e kam respektuar nuk e respektoj tani dhe ne te ardhmen ..por ne krahesim me periudhen e Ahmet zogut dhe sidomos me kete gjendjen paranojake te sotme..ajo periudhe do ngelet variant me pak I keq I mundshem.

        me vjek keq qe ish mesues marksizmi shkruajne ate qe nuk mendojne realisht..por per shkrime me pagese

        Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
        Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
        Maksimilian Robespieri i famshëm, shefi i diktaturës jakobine, kryetari i Shpëtimit Publik, për dy vjet me firmën e tij, dërgoi në gijotinë mbi 2400 njerëz, midis të cilëve edhe miqtë më të afërm të tij, si Dantonin, Shometin, Ebertin etj, që kishin filluar të ligështoheshin. I takon kësaj periudhe vendimi i parlamentit francez, për çfarosjen dhe fshirjen nga harta të qytetit të dytë të Frances, Lionit, sepse bëri provë të rebelohej kundër republikës franceze. Është vendimi më i egër që është marrë ndonjëherë në histori. Megjithate, sot Franca e ka për nder që ka patur një njeri të tillë në krye të saj në atë kohë. Robespieri e kosilidoi republikën franceze dhe e mbrojti ate nga reaksioni feudal dhe rujalist. Sot francezët krenohen me lavdinë që u la Robispieri dhe nuk pyesin për krimet e tij!
        Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.
        Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme. Sot shqiptarët e kanë për krenari, që përballë një Europe të trembur, Skënderbeu i bëri ballë, superfuqisë më të madhe të kohës, Turqisë. Vetëm kaq. Kjo ka mbetur. Të gjitha të tjerat u zhdukën, u harruan me kalimin e kohës, me kalimin e brezave.
        Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike do t’i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe brezi i udhëheqëseve të Partisë së Punës që dolën nga Lufta Nacional-Çlirimtare, që deshën t’i bënin të gjitha përnjëherësh, që deshën të mateshin me të mëdhenjët e botës, që sa ishin gjallë u matën me sukses me ta, duke i’a ngritur shumë lartë emrin Shqipërisë.
        Sot është koha e gabimeve te tyre. Nesër do të jetë koha e lavdisë së tyre!

        Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi ju mentarave,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve Shut up

        Skenderbeut ju desh 400-500 vjet te reabilitohej kurse enver hoxha vetem 5-6 vjet ne 1997 kur talebanet & salebanet e zhduken shtetin shqiptar
        Edhe enveri dhe shoket e tij do ngelen nga burrat me te shquar te kombit kur te hapen letrat. Dhe Napoleon Bonopartit i kushtoi Francës rreth 10 milionë të vrarë. Sa shumë e kanë urryer Napoleonin bashkëkohësit e tij, qytetarët dhe nënat franceze që i’u vranë djemtë. Prandaj duke shfrytëzuar këtë urrejtje, Burbonët e internuan atë, me mija kilometra larg Francës, në ishullin e braktisur të Shën-Helenës. Po Franca sot, MBURRET ME BONAPARTIN. Ajo nuk do t’ia dijë për të vrarët, për shkatërrimet, për krimet e tij, por PËR LAVDINË QË I DHA FRANCËS, sa ishte në pushtet. Prandaj e quan Napoleonin kapitenin më të madh të kohërave dhe i ka kushtuar deri tani rreth 200-mijë vepra!
        Sot pas më shumë se 500 vjetësh, shqiptarët, festojnë me madhështi, krenohen me Skënderbeun dhe periudhën e tij.Askush sot nga shqiptarët nuk përmend, sa verë piu dhe sa mish hëngri Skënderbeu, sa kështjella kishte dhe si jetonte ai. Askush nuk përmend sot, se si u’a cungonte Skenderbeu shqiptarëve liritë dhe të drejtat, duke i mbajtur për 25 vjet rresht në luftë, duke i privuar nga liritë dhe kënaqësitë personale. Luftërat atëhere zhvilloheshin në verë dhe pranverë. Në këto dy stina shqiptarët në vend që të shijonin jetën, shijuan për 25-vjet luftën vdekjen, shpatën dhe shigjetën. Askush sot, nuk përmend se sa princërve shqiptarë i’u pre koka, se sa tradhtuan, sepse nuk ishin dakord me të. Ja këto “krime” të Skënderbeut në kohën e tij, shqiptarët e sotëm nuk duan t’i dinë. Atyre sot u intereson VETËM LAVDIA e Skënderbeut jo krimet e tij të atëhershme
        Kjo është logjika e historisë. Nga kjo logjikë, nuk shmangesh dot. Kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kësaj logjike po i nënshtrohet edhe Enver Hoxha dhe jo vetem eshte rehabilituar nga PERBINDESHI SALI BERISHA DHE CA ELEZ BIBERE MATHERFACKERE qe nxjerrin ne internet keto video anonime…
        PSE NUK THUHET CFARE LLOJ ARMATIMI BERTHAMOR KISHTE NATO NE GREQI DHE GJEJENI KUSH ISHTE I CMENDURI
        AI QE KISHTE ARMATIM BERTHAMOR APO AI QE ORGANIZOI KETE MBROJTJE…
        Sot kur ai vend është nën pushtimin e talebanit berishovic edhe pse gjoja ka fituar Edi Rama ne 23 qershor ne menyre fiktive,kur eshte ai vend eshte kthyer ne hale (wc) ambasadoresh qe perdorin politikante shqiptare si kellefa nje dhe shume perdorimsh duhet tju themi juKANIBALEVE ANTIENVERISTE ,mehmet elezeve,elez bibereve dhe matherfuckereve SHUT UP
        !

        Reply to this comment
        • ELIOT July 15, 14:22

          antienverist turku ;; NE RRALLE TE PARE MESO MIRE HISTORINE PASTAJ ZHGARRAVIT KOQE …… SE NAPOLEON BONOPARTIN SE INTERNUN BOURBONET …. PER GJENARALI ANGLEZ QE FITOI LUFTEN . DHE PER SKENDERBEUN ….LAJI DHOMET NJA 10000 HERE PASATJ GJEJ NDONJE KRITIKE … SKENDERBEU HONGRI MISHNA PIU VERNA ME SHQIPTARET .POR TI DONJE QE TURQIT TE PLACKITNIN AKOMA NE SHQIPERI DHE TE PININ TA HANIN MISHNAT USHQIMET E SHQIPTAREVE HE SE SA QE DON TI MAJMUN TURK ….. TE KESH TURP DHE SHKO NE I TURQI DEBILE .DHE PER ENVER TURKUN .. ISHTE NJELLOJE SI HITLERI …dhe dicka per gazeten ;; TE GJITHE ATO QE SHAJNE HEROIN TONE GJERGJ KASTRIOTI … AS DUHET TE PARAQITEN NE KETE GAZETE …PO TE FLASESH KEQ PER JEANNE D ARCE NE FRANCE AS TI BOTOJNE SHKRIMET ..MEGJITHESE …..

          Reply to this comment
      • Claus August 2, 17:06

        Ne nje kohe kur gjithe vendi po zien nga shkermoqja e Aleances se Qelbesirave,Andrea Stefani,ka gjetur kohe per ta na shkruar per luften per Ballin, komunistat dhe kelyshet e tyre!
        Pushteti i qelbesirave po numeron ditet.Kryeqelbesira ,Edi Rama,nuk do ta kishte besuar as ne makthin me te keq, qe kryeministerlleku i tij nuk do te arrinte te mbyllte mandatin.Perkundrazi,ai mendonte per nje sere mandate radhazi…
        Thone se Meta do t’ia fuse me qeveri teknike Rames;thone qe Rama do t’i pergjigjet me nje qeveri Rama2.
        Thone e c’nuk thone.Sidoqe te jete,si varianti i teknikes,ashtu edhe i qeveris2, sociopati Rama,kjo funderrine morale e politikes,ka marre fund.
        Keq ne rastin e pare,sepse,si te flaket nga karriga e Kryeministrit,as nuk mund te enderroje te ngjitet perseri aty.
        Keq,madje me keq akoma,ne rastin e dyte,kur do t’i duhej te qeveriste me trafikantet e droges,prostitutave,pengmarresit,vrasesit,sepse,vetem ata do ti mbeten pas si te ike aleati i tij,Meta.
        Do te behet gazi i botes,duke e shtyre me breke neper kembe,deri veren e ardhshme.
        Qe kur erdhi sociopati ne krye te pushtetit,gjithe jeta politike ne Shqiperi,eshte karakterizuar nga nje skizofreni,e percjelle nga ai vete madje edhe pertej politikes,ne jeten mediatike sociale dhe kulturore.
        Kur te shkruhet historia e kesaj periudhe kohore,patjeter,qe do ta quajne si “periudha e skizofrenise Rama”!
        Per kete te jeni te sigurte.
        Gjithsesi,sic thote edhe fjala e urte,gjithcka qe perfundon mire,eshte mire.
        Perfundim me te mire,sesa sociopati Rama te mos qeverise me,nuk ka per shqiptaret,qe e kane ndjere per 3 vite me radhe,se cdo te thote te qeverisesh nga nje psikopat.
        Kaq per sot.
        Me vone do te shkruajme akoma per renien e sociopatit Rama.Do t’i themi te gjitha.Pa u merakosur sesa do te vuajne kopeja e fanatikeve socialiste qe e kane besuar dhe e besojne akoma lunatikun.E di se do t’u dhembe shume,shume…
        Mire t’u behet,sepse,nje turme qe beson verberisht tek nje psikopat,nuk e meriton te quhet as turme madje,por kope.
        Eshte e njejta turme qe pat besuar verberisht per 45 vite nje kriminel,nje kasap,nje vrases te pashpirt,nje diktator si Enver Hoxha.
        Rrofte Enver Hoxha ulerinte kopeja e majte per 45 vite me radhe!
        Rrofte Edi Rama,ulerin pjella e ndyre dhe e mavijosur e saj,sot per Edi Ramen.
        Le ta vuajne tani per sociopatin e tyre,kryeqelbesiren qe ka marre rrokullimen.
        I thashe keto,sepse,Andrea Stefani,edhe vete e vuan kete.Prandaj,per t’i ikur sadopak hidherimit,arratiset ne koherat partizane dhe balliste…

        Reply to this comment
      • Santa Skypo August 2, 18:54

        Kjo ishte parathenia gazmore e trillerit (trillimit) “Revolucioni i maskuar i shpures ballisto-zogiste.

        Ne ditet ne vazhdim, per lexuesit trapa do vihet ne dispozicion kapitulli e pare i trillerit, ne te cilin behet fjale per perpjekjet e deshtuara te hajduteve te pulave (nenkupto reaksioni dhe tradhetaret kolaboracioniste me pushtuesit) per t’i mbijetuar ofensives perndjekese dhe pushkatimeve pa gjyq te komunisteve. Kritika letrare ju uron lexim te kendshem.

        Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 2, 12:56

      “Situatën e ndërlikoi edhe qëndrimi i anglo-amerikanëve, kryesisht britanikëve. Të fokusuar në interesin e tyre për të mobilizuar sa më shumë forca në Ballkan për luftë kundër Boshtit, misionet britanike në Shqipëri mbështetën më fuqimisht me të holla, armë municione, ushqime dhe veshmbathje vetëm ato forca që luftonin më aktivisht kundër italianëve dhe gjermanëve. Një qëndrim që ndërsa favorizonte lëvizjen Nacionalçlirimtare të dominuar nga komunistët, vendoste në një pozitë të diskriminuar forcat antikomuniste që për faktorë të ndryshëm objektivë dhe subjektivë (që për arsye hapësire s’mund të analizohen këtu), nuk ishin fort aktivë në luftën kundër forcave nazifashiste.”
      “nuk ishin fort aktivë në luftën kundër forcave nazifashiste.”????????????
      ça je tu thon or gooooooooooooooooomar???
      a të funksionon truri o copa e idiotit??
      si mund të financonte anglia e amerika përkrahësit e hitlerit,në të njëjtën kohë që hitleri lëshonte rraketa mbi londër??ore ku jeton ti or derdimen??në ndonjë univers tjetër??
      idiot e kaluar idiotit kur vjen me këtë brroçkullën e “Vetë Britania nuk kish synime të bënte në Shqipëri atë që bëri në Greqi pra, të vendoste në pushtet antikomunistët edhe pasi këta të fundit kishin dalë nga lufta më të dobët se komunistët.”!flet sikur britania gjatë luftës financoi bashkpuntorët e nazifashizmit dhe jo të kundërtën!!harron, ose më mirë MANIPULIN FAKTET,që dotë thotë ndyrësi,se anglezët mbështetën forcat antikomuniste,ato që gjat luftës ishin anti naziste dhe dhe pro naziste,por në asnjë rast nuk i përkrahu bashkpuntorët e nazifashizmit gjat luftës!!është gënjeshtër kur thuhet se anglezët nuk provuan në shqipëri!!pas nja 200 vjetësh mund të shkruhen gjëra të tilla,por jo sot!!anglezët jo vetëm provuan për të ndrysuar gjëndjen politike në shqipëri,por dhe për të ndërruar atë administrative!!
      kështu o shkërdhat analisti,MOS U PËRPIQ TË HEDHËSH KRIPË SYVE!!uk të duron kush oir bir bushtre!!!!!!

      Reply to this comment
    • Biri i Partizanit August 2, 18:10

      Perfundimisht them se ne Shqiperi po shtohen ANTISHQIPTARET dhe A.Stefani me kete zhgarravine eshte treguar nje SHARLATAN ANTISHQIPTAR!
      Vazhdon DITA te botoje me djallezi shkrime qe perdhosin historine e popullit shqiptar duke justifikuar basdhkepunimin e Ballisteve,zogisteve,kosovareve dhe cameve me pushtuesit nazi-fashiste!
      Vendimet antishqiptare te tyre ky sofist i ndyre i justifikon gjo0ja me ate se nuk paskan dashur te binin nen zgjedhen komuniste!
      Sipas ketij sharlatani i bie qe edhe SHBA dhe Britania e Madhe,qe derguan perfaqesuesit e tyre prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes,paskan gabuar ose jane mashtruar nga Enver Hoxha!
      Dhe na i nxjerr ky Stefan idioti qe ata bashkepuntoretr me pushtuesit qenkan treguar me te zgjuar e me largpames se SHBA dhe Britania e Madhe!
      HAJDE SHARLATANIZEM ME BRIRE,HAJDE!
      Jepi DITA,botoni sa me shume zhgarravina te tilla antishqiptare se po u sherbeni ARMIQVE TE SHQIPERISE!

      Reply to this comment
    • Festim August 2, 21:33

      nga Andrea Stefani nuk kam lexuar azgje me te sakte dhe me te paqte se ky shkrim! Pergezime per te dhe uroj qe cdo shqiptar qe eshte i cliruar qofte edhe nje moment nga propaganda, urrejtja, dasia do te kishte te njejtin vleresim ndricues per kete artikull. Pa adashur ti ndaj shqiptaret, me vjen keq ta them se ata qe e kundershtojne kete shkrim ne mos qofshin me bindje deshirues te percarjes se shqiptareve, fatkeqesisht jane kaq te gabuar ne raport me te verteten dhe historine e ketij vendi saqe eleminimi i shpelarjes se trurit te tyre mbetet mison i pamundur dhe do te realizohet vetem me ikjen fizike te tyre nga kjo bote. Raporti me te verteten eshte raporti bazal i nje shoqerie me veten, me te sotmen dhe te ardhmen e vet. Kjo sepse perceptimi i realitetit eshte ne vetvete shkak i te menduarit ose pjese e te menduarit dhe mbas mendimit vjen veprimi. Nese perceptimi, pra, raporti me realitetin, me te verteten eshte korrekt atehere edhe veprimi si pasoje e ketij mendimi do te jete i drejte ne te kundert do te jete veprim i orientuar ne shinen dhe drejtimin e gabuar dhe sigurisht do te na shpjeri kudo, pervec se ne konstruktivitet.

      Reply to this comment
    • arbereshi August 2, 21:43

      O CLAUS kurva, ka qene pedagog apo ka qene fshesaxhi apo ka qene sekretar partie si Saliu apo ka qene puntor ose koperativist, nuk i shton dhe nuk i pakeson asnje vlere mediokritetit te ketij analisti te pernatshem te FANTOMASIT. Perse do te nxjeresh ne pah mistrecllikun tat prej kurve duke bere vleresime se cfar ka qene dhe se cfar do te behet more kalama mistrec qe mundohesh te na hiqesh si i lexuar dhe nuk kupton se cfare ndyresie shpalos deri ne neveri se si mund te jete nje qenie njerezore i brymosur me kete karakter

      Reply to this comment
    • Kulaku i demokracise, ish ushtarak August 2, 22:58

      Kush tenton te hedhe balte mbi LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE te popullit shqiptar kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe bashkepuntoreve tre tyre ballisto-zogiste eshte ARMIK I SHQIPTAREVE DHE MERITON NDESHKIMIN MAKSIMAL!
      Askush nuk mund te mohoje se ate LUFTE HEROIKE e organizoi dhe e drejtoi PKSH me ENVER HOXHEN ne krye!
      Ne se mohojme kete EPOPE TE LAVDISHME atehere i kemi hequr historise se kombit shqiptar NDERIN DHE LAVDINE E TIJ ne nje lufte te perboteshme, e pa shembullt ne historine e NJEREZIMIT!
      Ata qe nuk i lidh asgje me kete LUFTE,doemos qe asnjehere nuk do pranojne TRADHETINE e tyre!
      VDEKJE FASHIZMIT!
      LIRI POPULLIT!
      LAVDI PKSH DHE UDHEHEQESIT TE SAJ ENVER HOXHA!

      Reply to this comment
    • Aleanca Nacionale August 2, 23:20

      Me ke cliruar nga medyshja, Andrea…

      Je ai gazetari qe metonte Aleanca Nacionale…!

      Thanks

      Reply to this comment
    • ELIOT July 13, 20:20

      ANDREA STEFANI ISHTE PEDAGOG ?????? POR SI SE KUPTOI SE ASNJE REVOLUCION NUK MBAROI ME FITIMIN E POPULLIT … POR DISA E PERDOREN PER TE MARRE PUSHTETIN DHE PER TU PASURUAR .. SI PASHALLARE .. DHE DISA GJERA I KA KUPTUAR ….. JANE REALE … POR QE I VEN FAJIN AMERIKES …PER SISTEMIN KOMUNIST NE SHQIPERI ……?? DO ME THENE SE SKA KUPTUAR ASGJE NGA JETA ….. NGA HISTORIA …AMERIKANET DONIN SHPORRJEN E HITLERIT …. DH DONIN TE FITONIN LUFTEN QE KISHIN ME JAPONEZET ….. DHE SDO TE MBILLNI QEPE NE SHQIPERI PER TI NGREN E BREZI I 70 … ENVERI MASHTROI POPULLIN ME PROMESA .. DHE STALINI BERI PRESION ME CHURCHILLIN DHE ROUSVELTIN ..PER VENDJET E LINDJES … CDO TE BENIN PRAPE LUFTE ME RUSET PER SHQIPERINE APO POLAKET .???????. JO ..POR KA GJERA INTERESANTE NE KETE RRJESHTA … TE SHKUARA …MERCI ..

      Reply to this comment
  2. Guri Shyti August 2, 12:29

    Z. Stefani! Ta them me keqardhje se ke shume lajthitje ne shtjellimin tend lidhur me Luften. Natyrisht ketu nuk eshte vendi per replike me ty, per arsye vendi dhe auditori. Do te perpiqem ta bej kete me vone, ne qofte se Dita nuk eshte “lodhur” ende nga kjo polemike e tejzgjatur dhe do te kete miresine te ma lejoje kete ne ndonje numer te ardhshem. Gjithsesi dua te theksoj vetem dy çaste. Ti thua se fshataret shuan pas krereve. Eshte shume e pasakte, gje qe flet per mungese faktesh nga ana e jote. Ne shume raste ka ndodhur krejt e kunderta. dhe faji eshte i krereve. Çasti tjeter eshte lidhur me “çlirimtaret” nazifashiste te Kosoves. A nuk me thua, zoteri, per te çliruar Kosoven nga serbet e kishin pushtuar fashistet ate? Kaq per sot.

    Reply to this comment
  3. LLL August 2, 12:33

    Duke lexuar shkrimin bindem se kapaciteti mendor I Stefanit është shumë I varfër për të analizuar Shqipërinë e Luftës ll Botërore.As Hegeli s’e ndihmon dot , megjithse për të na hutuar , e citon vend e pavend !
    Cektësia mendore , të qënit nën nivelin e temës që pretendon të analizojë , e bën Stefanin teoricien të Ballit Kombëtar !
    Por , ç’do analist që justifikon tradhëtinë balliste me sofizma filozofike , siç bën Stefani , do të përqeshet nga shqipëtari i thjeshtë që bëri Luftën .Ajo përplasje e madhe nxori heronjtë partizanë dhe ballistët tradhëtarë .
    Tradhëtia përbuzet , nuk justifikohet me sofizma , siç bën Stefani !

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 August 2, 12:41

    “Faktikisht, antikomunistët u ndodhën mes dy diktaturave, asaj nazifashiste dhe asaj komuniste. Të luftoje bashkë me komunistët kundër nazifashistëve shfaqej si në harmoni me patriotizmin. Por vetëm shfaqej kështu, sepse përmbante rrezikun e fuqizimit të revolucionit komunist. Dhe a mund të jetë patriotik investimi për një diktaturë që do të sundojë Atdheun?!”
    IDIOTËSI!!!!!!!!!!!!
    IDIOTËSI!!!!!!!!!!!!!
    dhe njëherë IIIIIIIDIOTËSI!!!
    si mund ti thuash vetes analist me një shkrim të tillë!!me një frazë të tillë nuk tregon gjë tjetër veçse një mungesë llogjike!!
    ps:nuk mund të prisja përfundimin pa e shkarkuar nervozitetin pas leximit të këtij budallallëku rreaktiv!!

    Reply to this comment
  5. Shushica August 2, 12:44

    Replikë z.Stefani .Është një punim absurd, jashtë kohës , jashtë faktorëve historiko shoqërorë të zhvillimeve botërore, europiane , ballkanike , shkurt një punim për tu mbushur mëndjen injorantëve, në se gjen , me sofizma idiote ,me filozofësh nga një mullixhi pa kulturë që hiqet si intelektual .Nazizmi dhe fashizmi janë forma qeverisje brënda kapitalizmit .Pra sistemi ekonomik amerikan , gjerman , francez, anglez, italian ishin të njëjtë .Megjithatë nazizmi ishte fenomeni shoqëror më çnjerëzor që ka njohur historia dhe të krahasosh atë me komunizmin apo socializmin real është falsifikimi më idiot e absurd që bëhet sot , bile edhe nga disa pseudohistorianë në perëndim.Sipas logjikës filloriste të Stefanit Rusvelti, Cërçilli gabuan aleancë që u bashkuan me Stalinin, ata duhet të bashkoheshin me Hitlerin dhe Duçen…Si rrjedhojë edhe ballistët dhe legalistët do të dilnin fitimtarë…..Stefani akoma në 2016 nuk ka kuptuar se lufta kundër nazimit dhe fashizmit ishte luftë midis njerëzimit normalnga njëra anë,ku përfshiheshin kapitalistë , komunistë, socialistë ,kristianë ,myslymanë, ebrej, ateistë , shkencëtarë punëtorë , fshatarë , të pasur të varfër , dhe antinjerëzimit kriminal, ekstrmizmit kafshëror që kërkonte nënështrimin e shumicës së njerëzimit nga rraca mbinjerëzore dhe zhdukjen përfundimtare të popujve të tërë.Pra ishte një luftë për jetë a vdekje jo në emër të revolucionit por në emër të mbijetesës normale të njeriut .Natyrisht këto janë të thjeshta për tu kuptuar por logjika milimetrike e Stefanit nuk mund ti reflektojë sepse bazohet në argumenta sofisto primitive.Stefani flet sikur Shqipëria e para 39 ishte demokracia më e zhvilluar , paçka se ishte një diktaturë gati feudale me disa nuanca borgjeze fillestare, me mentalitet oriental dhe 90 përqind të popullsisë analfabetë.Mua nuk më çudit Stefani , por Dita sepse një shtyp progresist në Europë dhe në ShBA artikuj të tillë nuk i pranon as ti diskutojë për arësyen e thjeshtë se janë antihistorikë .Tendencat e sotme progresiste në Europë dhe ShBA janë të përfaqsuara nga ide shumë të avancuara të majta të përfaqsuara nga Sanders, Klinton, Corby, Podemos, nga radikalë si 5 yjet, apo shkencëtarë të mëdhenj të ekonomisë Pikety, të cilat në debatin e varfër shqiptar të pseudo historianëve Stefani tingëllojnë si lufta e yjeve.Mund ti bëja një pyuetje z.Stefani , në se në Kinë do të kishin fituar nacionalistët , që gjithësesi dluftuan kundër japonezëve , do të kishim Kinën e sotme , një superfuqi apo një Indi më të madhe.Bota është shumë më e komplikuar se sa e thjeshtëzon ti Z.Stefani.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 2, 14:32

      “Stefani akoma në 2016 nuk ka kuptuar se lufta kundër nazimit dhe fashizmit ishte luftë midis njerëzimit normalnga njëra anë,ku përfshiheshin kapitalistë , komunistë, socialistë ,kristianë ,myslymanë, ebrej, ateistë , shkencëtarë punëtorë , fshatarë , të pasur të varfër , dhe antinjerëzimit kriminal, ekstrmizmit kafshëror që kërkonte nënështrimin e shumicës së njerëzimit nga rraca mbinjerëzore dhe zhdukjen përfundimtare të popujve të tërë.Pra ishte një luftë për jetë a vdekje jo në emër të revolucionit por në emër të mbijetesës normale të njeriut .”
      këtë që shkruan ti po e përmbledh me një thënje të një prej komnetuesve të vjetër të temës “beso”(nëse nuk gabohem)
      “nëse sot do të më shtrohej pyetja se me kë të zgjedh ndërmjet dy sistemeve,atij të dallimit racor dhe të atij të barazisë shoqërore!do të zgjidhja gjithnjë të dytin”!!
      stefani nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shkruar pa pikëllogjike një libër të paguar mirë!!
      stefani me këto thënje,fraza,të shkruar në këtë shkrim të parë e ka çuar veten e tij si analist në një mjeran të pashpresë!!
      është për të ardhur turp që duke u përpjekur të arsyetojë paditurinë e shqiptarëve të asaj kohe,ai vazhdon të jetë i paditur sot!
      nuk po e marr mundimin të kundërshtoj “faktet e tij”,thjesht po i pranoj si të pakundërshtushme,por në asnjë mënyrë nuk mund të pranoj “llogjikën e tij”që vetëm me llogjikën nuk ka të bëjë!!

      Reply to this comment
  6. Dike Mullai August 2, 13:03

    Qe ke Rrjedhur nga Trute, duket ashiqare! Te nxehtit e Korrikut ka bere efektin e vete! Edhe Gushti do te ndikoje ne Librin “Revolucioni i Maskuar”. Me sa duket,:-Bletet kane ikur, Kosherja e A.Stefanit mbetet BOSH ! Shpreh Keq-ardhje per Gazeten DITA!!!

    Reply to this comment
  7. anticensurë 25642654 August 2, 13:07

    “Për të shmangur këtë diktaturë, në fakt të keqen më të madhe për Shqipërinë, vendosën të bëhen “tradhëtarë” të Shqipërisë! Një tradhëti e imponuar nga tradhëtia! …”
    ndyrësirë e kaluar ndyrësirës!!
    me shkrime të tilla ASNJËHERË nuk kemi për të pasur një pajtim kombëtar!!
    me njerëz të paguar që shkruajnë për arsye ekonomike,me njerëz që se kan problem të bëjnë avokatin e përdhunuesit të nënës së tyre në gjyq,vetëm se përdhunuesi e paguan mirë?!
    NUK MUND TË SHKOJMË PËRPARA!!
    BILE DHE KËTU KU JEMI,ËSHTË FAT I MADH!!
    MUND TË ISHIM OSE MË MIRË PO IU BESUAM KËTYRE BRROÇKULLAVE?!DO TË JEMI DHE MË KEQ!
    DO TË PËRÇAHEMI DHE MË KEQ!
    shkrim më të ndyrë,më të trashë dhe mëidiot nuk kam parë!!
    dhe alimadhi ka shkruar më mirë!!
    “Sepse nëse ke një atdhe të çliruar nga pushtuesi por me njerëz të shtypur nga diktatura, liria e atdheut është si një lëvozhgë e zbrazët, një mashtrim, një sharlatanizëm.”
    sharlatanizëm është ky që ti thua se do të jetë një libër që kërkon të bashkojë shqiptarët!
    merru me të sotmen o MERHUM!
    nuk paske këllqe as për histori e as për fillozofi!
    je një mediokër i pashpresë!!!!!

    Reply to this comment
  8. Idjoti i Bathores August 2, 13:19

    SI NUK PASKA NJERI KY IDJOT TE LAJMEROJE URGJENCEN E TA SHTROJNE NE VEND TE SALIUT! APO FEVZIUT!?

    Reply to this comment
  9. Shushica August 2, 13:23

    Kam bërë një replikë , në se jeni të lirë, mund ta publikoni.

    Reply to this comment
  10. Mersin August 2, 13:37

    Zoti Stefani thua gjysem te verteta, te cilave u mvesh nga nje citat filozofik nga mendimtare te ndryshem. Ne qofte se do te shkruash nje liber rishikoje nga e para gjithcka dhe mund te shkruah nje liber qe tu sherbeje brezave. Mos shkruaj se patjeter duhet te shprehesh apo thuash dicka.

    Reply to this comment
  11. intelektuali August 2, 13:44

    PSE ANDREA STEFANI NUK DO QE TE KUPTOJE TE VERTETEN:

    qe eshte mjaft e thjeshte

    Balli Kombetar dhe Legaliteti nuk ishin organizata qe mund te futen ne nje thes te perbashket sic tenton enveristi i penduar Andrea Stefani dhe Abaz Kupi nuk kishte asnje lidhje idollogjike me Bahri Omarin qe kishte strehuar Enverin me gjithe Nexhmijen ne vilen e tij qe nga 1939 kur e zbuan nga ambasada e Zogut ne Brukesl e deri ne 1944 kur ja mbathi me vrap ne Berat, pasi Mehmet Shehu po hynte ne Tiranen e zbarzur nga gjermanet per te vrare dhe masakruar intelektualet dhe tregetaret qe i groposi me pas ne reze te Dajtit, krim per te cilin nuk eshte denuar nga politika jone kombetare akoma, 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit.

    pra:

    Qe te dalim ne teme ja si manipulon me mjeshteri komunisti Andrea Stefani duke shkruar:

    “Për vetë gjendjen e tyre shoqërore, borgjezia, bejlerët, bajraktarët dhe të gjithë shtresat e lidhura me to, e shikonin si një opsion të papranueshëm revolucionin komunist që filloi të ngjizej në placentën e lëvizjes Nacionalçlirimtare.”

    Kjo fjali eshte huazuar me mjeshteri enveristi per te arritur ate qe kerkon te spikase autori, se keta te KEQINJ pasanike nuk e deshen komunizmin jugosllav ne Shqypni dhe Kosove, sepse do te humbisnin pasurite e tyre, nderkohe qe e verteta eshte fare ndryshe, sepse Andrea Stefani harron qellimisht se pervec ketyre te KEQINJEVE qe rendit ne DITA ne radhe te pare ishin INTELEKTUALET shqyptare ata qe ju kundervune komunizmit qe ne zanafille, nder ta kishte shume intelektuale qe kishin studiuar me Rusi, por qe nuk kishin rene dakord me krimet e Stalinit, por me shume ishin intelektualet properendimore shqyptare, te cilet organizuan edhe Mukjen e 1943 me ndihmen e Britanise, por qe u sabotuan dhe u tradhetuan nga Enver Hoxha me urdher nga Miladin Popovici, krimineli i Titos qe pergjigjej per Shqypnine dhe keta intelektuale properendimore shqyptare nuk u lidhen asnjehere me fashizmin, sepse fashizmi dhe komunizmi sipas botekuptimit te tyre ishin PJELLA qe kishin dale nga barku i nje nene qe quhet DIKTATURE dhe jo rastesisht edhe Ducja edhe Hitleri kishin qene me pare antare te Partive Komuniste dhe se Mareveshja kriminale e Stalinit me Hitlerin e ndau Polonine si byreku ne tepsi duke vrare intelektualet polake ne Katin, nje masaker bolshevike qe u mbajt e fshehur deri kur Gorbacovi hapi arkivat dhe i kerkoi falje popullit polak per krimet e ruseve kunder njerezimit.

    Ballistet ne krye kishin Bahri Omarin, kunatin e Enverit qe ishte edhe Minister i Jashtem dhe mbante lidhje direkte me Hitlerin dhe qe ishte edhe bamires i Enverit, por qe edhe i kishte strehuar ne vilen e tij megjithe Nexhmijen qe nga 1940 e deri ne 1944, prandaj komunistet shqyptare e kishin Kryeballistin si BOSIN e tyre, kunat te Enverit qe i raportonte cdo gje fashisteve nga vila e kunatit te tij, atehere per cfare balliste dhe partizane behet fjale? Kur Vukmanovic Tempo i propozonte Titos per te vendosur ne krye te komunisteve shqyptare Enver Hoxhen qe sipas fjaleve te tij:

    “ISHTE PA SHKOLLE, POR MJAFT AMBICIOZ SA PER PUSHTET DHE KARRIERE SHISTE EDHE BABE E NENE DHE JETONTE NE VILEN E KUANTIT TE TIJ KRYEFASHIST DHE MINISTER I JASHTEM KUISLING”

    pra pas njoftimit te Tempos, Tito u pergjegj:

    “KE GJETUR NJERIUN QE NA DUHET!”

    duke e pergezuar per “zbulimin” e tij duke shtuar me tej:

    “LIDHJA E ENVERIT ME FASHISTET LEHTESON KAUZEN TONE!”

    Legaliteti dhe Abaz Kupi nga ana tejter ishin ARMIQ te hershem te Ballit dhe ky fakt shtremeberohet dhe anashkalohet me keqadashje nga shume kalemxhinj komuniste, por qe kur ne tavoline u vune fatet e Kombit te mbeshtetura nga oferta angleze per bashkimin e trojeve shqyptare sic u be realitet ne Mukje 1943, Abaz Kupi qe ishte zeri i anglezeve ne Shqypni ra dakord per mareveshje edhe me ARMIKUN e tij qe ishte Balli Kombetar dhe jo Partia Komuniste. Le te mos harrojme se ne Mukje 1943 mareveshjen e nenshkruan edhe komunistet, por me vone e sabotuan kur Miladin Popovici mesoi se ceshtja e Kosoves ishte vene ne diskutim.

    Ne Teheran dhe me shume ne Jalte ceshtja e Shqypnise nuk eshte diskutuar fare, prandaj edhe Andrea Stefani le te mos imitoje historianin e paditur dhe te mos hedhi fakte ne DITA me karakter mashtrimi historik. As Ruzvelit dhe as Stalini ate kohe nuk e dinin se ku bie Shqypnia ne harten e Botes, i vetmi BOS qe interesohej sado pak per vendin tone ate kohe ishte antikomunisti i perbetuar Winston Churchill qe e kishte paralajmeruar Titon qe te mos perpiqej te “kollofiste” Shqypnine ashtu sic Kosoven dhe Maqedonine me “killerat” e tij (fjalen e kishte per Tempon), por Josip Tito kishte plane afategjate per Federaten Ballkanike dhe kishte marre aprovimin e heroit te Lajpcigut Gjergj Dimitrov qe ate kohe gezonte respektin e Kominternit dhe te komuniste ne mbare Boten, prandaj edhe kercenimet e kryeministrit anglez per Shqypnine kaluan vetem si nje …”vrrejtje miqsore…” (Millovan Xhillas, Golgota shqiptare-që historia të mos harrohet!)

    prandaj:

    O ENVERISTI ANDREA STEFANI HISTORIA NUK ESHTE SE SHQYPTARET NUK KISHIN SE KE TE ZGJIDHNIN: FASHIZMIN APO KOMUNIZMIN, POR FAKTET HISTORIKE TREGOJNE SE ENVERI U VU TOTALISHT NE SHERBIM TE JUGOSLLAVISE KOMUNISTE DHE LIKUIDOI INTELEKTUALET SHQYPTARE ME NJE PABESI TE PAPARE DERI ATEHERE, GJE E CILA VARROSI SHPRESAT PER NJE SHQYPNI TE LIRE DHE DEMOKRATIKE.

    Reply to this comment
    • mos e ndyeni diten August 2, 14:54

      ………………………

      o intelektul

      ai ke shkruar ti keto te vjella si me poshte ?

      intelektuali
      “VALSI I LUMTURISE” NE KOHEN E KOLERES.

      “Valsi i Lumturise” ishte terrori enverist per antikomunistet ne Shqypni dhe ishte njesoj si kenga e Hitlerit “Detuschland uber alles” qe kendonte kengetarja fashiste Marlen Dietrich per ushtrine fanatike gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Per ironi te fatit Vace Zela e kendoi kengen e saj famoze ne kohe paqe per afro 50 vjet me radhe.

      #######################
      12 Shkurt, 2014…….E verteta e vrasjes Vasil Shantos

      intelektuali
      VASIL SHANTO ISHTE NJE KILLER ME PAGESE, SIC ESHTE SOT KILLERI SINANAJ.

      Po cfare flet more Shyqo Djali, por meqe ke studiuar ne gjymanzim e Shkodres, mesiguri e njeh profesorin Arshi Pipa dhe vellane e tij intelektual Muzafer Pipa, por mbase nuk ke harruar edhe Zoi Fundon, por edhe Qazim Turdiun. Mos krahaso o Shyqo shkodrani killerin psikopat bolshevik Vasil Shanto, qe e vrau Enver Hoxha me urdherin e tij duke e spiunuar nga shtepia e kunatit te vet fashist Bahri Omari dhe mire beri qe e hoqi qafe, se do te kishte shuar dynjane ne Shkoder, mos e krahaso kete CUB mali, njesoj si CUBI tjeter psikpoat Avni Rustemi kohe me pare me Manush Alimanin e vorfen qe vinte dhe hante nje pjate me supe tek shtepia e familjes se nastradinit shpesh dhe qe kishte rene pre e demagogjise komuniste jugosllave, por qe nuk vriste dot edhe nje pule ne rruge.

      lere enverin o kanibal ai ka vdekur dhe nga varir po ju pshurr akoma

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 2, 15:11

      nëse ka më keq se stefani!?
      atëherë je ti o nastro i tredhur në tru!!

      Reply to this comment
    • beni August 2, 16:13

      Per ty or nastradin?
      Deri diku jam shum dakort ne mendimet e tua per demokracine,por ne si popull ashtu sic jemi koklavitur te krishtere e myslimane komunist e demokrate,balliste,zogiste krahinore e lloj lloj interesash qe jan shfaqur nga te huajt nuk kemi qen ne gjendje per te pas nje shtet te mirfillte qe tu plotsonte deshirat e idete e tyre nacionaliste krahinore njelloj si zvicra ne nje konfederate qe mbase do tu plotesonte deri diku deshirat e idete per te qeverisur shqiptarve te ndare ne krahina dhe ide te ndryshme ideologjike e fetare qe u ka sjell ne mesvete nje anomali ne problemet politike ekonomike mes divergjencash ku dominon egoizmi per pushtet e demagogji interesa qe ua kan imponuar shtetet e ndryshme per ti shfrytezuar ket rast nga anomalia qe ka rjedhur ne sistemin politik qe eshte krijuar ne 100 vjet shtet ku lufta per pushtet ka qen nje faktor i demshem per politiken e ekonomin e ktij shteti!
      I thon nje fjale kur femijet humbin baben dhe i drejtohen njerkut per ndihme njelloj si ne rim rime e kthejm syte njeher nga turqia e njeher nga greqia apo serbia tani kohet e fundit na doli nje tjetr njerk qe e zuri shum meraku per ne amerikanet!

      Reply to this comment
  12. gjermani i fundit August 2, 15:10

    Z.Stefani, pershendetje! Sic e kuptoj, titulli i librit duhet te kete me shume sens po ta quani Antirevolucioni i maskuar, se jo per revolucion, por as per kunderrrevolucion nuk behet fjale. Po jetojme kohet kozmetike, puder e sapun, jo kot ne Shba po konkurrojne per presidente nje bionde qe cfare ka bere e ka bere, pyetja 1 milioneshe eshte se realisht c’mund te beje me? Nga ana tjeter eshte ai garipi i perjetshem qe merr dsshnoret dhe i ben gra. Dini ndonje levizje te fuqishme per Liri? Jo, se liria ka marken CEE kur perdoret ne Perendim, kurse per coperat e botes qe mbetet merre si ta marresh. Se pari, kriteri i lirise nuk mund te merret a priori per L2B, sepse nazifashizmi pati disa te keqija njeheresh. Per cfare lirie do luftonte Balli, kur gjermanet ishin”kalimtare”sipas tyre? “Nacionalisteve” ia dhane lirine e Shqiperise se Madhe, por njesoj sikur sot te behesh me Isis sepse do te jape Shq.e Madhe. Pra, konceptimi juaj se te dy palet ishin ne”buonafede”(mirebesim) sejcila ne kauzen e vet te lirise sikur me ngjan paradoksale. Qysh do shkruani nje liber bazuar mbi te tilla paradokse? MOS, se ju dua te miren. E marr te thjeshtezuar, do besh gjelle me patate; do skuqesh qepen, pastaj patate dhe pastaj do hedhesh leng mishi. Mund te zjesh leng, te hedhesh patate e pastaj qepe, te njejtat gjera jane do thoni ju, mirepo ndryshon rezultati, vjen era qepe dhe s’ka te njejten shije. Hegeli psh, qe ju e citoni, ishte bashkekohes i Napoleonit. E sheh njehere mbi kale me trupat dhe thote se kish pare vizionin e te Drejtit mbi Evrope, Hegeli e vleresonte shume rolin autoritar te Napoleonit. Mirepo, po ta shohesh me kete kendveshtrim, su do justifikosh miliona viktima te lufterave napoleonike, pushtime, etj? Sa per diktaturen qe erdhi, ju sigurisht qe e dini mire se asnje sistem nuk pembyset me puder dhe sapun, ndryshe do ishim akoma ne skllavopronari. Fizika ecen perpara sepse nuk gabon dy here me te njejten menyre -thote Oppenheimer. Ju uroj shendet & suksese!

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 2, 15:30

      gjermono si e thu dhe ti ” Fizika ecen perpara sepse nuk gabon dy here me te njejten menyre -thote Oppenheimer.” por për fat të keq njeriu bën të njëjtat gabime!!që nga koha e kohërave!një fakt është dhe stefani!!gabimi themelor i njriut është kur mashtron!!kur thotë një gjë që ai e di që nuk është e vërtetë dhe se kjo e pavërtetë i sjell përfitim ekonomik!!
      ti bën mirë,për mirsjellje që i shkruan:”Ju uroj shendet & suksese!”!unë do të të thosha të mjaftohesh vetëm me shëndetin se për sukses nuk besoj se i leverdis kujt!!dhe nastro skizua nuk është i një mëndje me stefanin,përfytyro normalët!!
      ky shkrim,që stefani pretendon ta këthej në libër,është një ndyrësi në tërë kuptimin e fjalës!!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit August 2, 21:52

        Anticensure, edhe njehere po te gjendesh para nje ekuivoku madhor, ti bashkohesh kauzes se rraces superiore qe duhet te dominoje me dhune, me pushtim, me zhdukje finale, nuk ka tjeter rruge se ti kundervihesh, qofte se beson tek Zoti ose jo, apo tek ideoogji te ndryshme. Tek TemA nuk lexoj me kohe, e prishi me b..thet e Kim Kardashianit.

        Reply to this comment
  13. Andrea (jo Stefan trapi) August 2, 15:25

    Eshte per te ardhur keq qe disa tru thare mundohen te shpjegojne dia gjera qe jane jashte kompetencave te tyre por dhe historia nuk mund te shtremberohet.Po megjithate nuk duhet menduar keq se mosha ben te sajen.Eshte nje fakt qe keta lamashe si ANDREA apo ky mender halektuali nuk e konceptojne dot.Lufta e dyte boterore solidarizovi popujt e mbare botes komuniste,socialiste,demokrate etj…per te luftuar bishen nazifashiste prandaj deri ketu keta derdimene duhet te kthjellohen.Kush u bashkua me clirimtaret ne kete epope boterore ka dhe meriten e clirimit te kombit te tij,pra merita e luftes Nac-Cl.eshte e pa tjetersueshme .Nga ana tjeter kemi dordolecet e Ballit apo Legalitetit qe me gjith thirjet e vazhdueshme te Anglo Amerikaneve per te luftuar ashper nazifashizmin keta qoftexhinj ju bashkuan pushtuesve me pretekstin se luftojne P.K te kur ne nje kohe qe B.R.S.S.ja ishe aleate e Anlo-Amerikaneve.Prandaj ne ate periudhe me gjyqe te posacme u denuan ne mbare boten bashkepunetoret e nazifashizmit.E kupton o Halektual se cdo te thote ligje lufte,ne lufte nuk ka demokraci por dy rruge jane te fiksuara o me popullin o me pushtuesin prandaj tradhetine ndaj kombit nuk mund ta mbroje as Andre asti llumi i halektualeve si puna tende.Ne paris u mblodh U.N.O/ja fol Enver te lumte goja,fol e mbro te drejtat tona.Do me per BELULIN o Shramani Sheratonit.

    iste,socialiste,demokrate etj…

    Reply to this comment
  14. foti August 2, 16:52

    Z.Stefani me kete shkrim s’ke bere gje tjeter por vetem ke kerkuar te “reabbilitosh”veten nga bemat e tua si komunist para 1990.Kerkon te besh gjyqe me ligje paqeje ne kohe lufte dhe te dalesh mbi te medhenjte e koalicionit te luftes kunder nazizmit e sherbetoreve te tyre.
    Ballistet u tremben nga lufta dhe u bashkuan me me te fortin e momentit pa treguar dijet e pervojen e marre ne perendim.
    Se cfar rruge do te merrte Shqiperia pas lufte ne nje far mase e caktuan te medhenjte Amerika,Anglia e BS.
    Balli morri rrugen e tradhtis,”per inat te komunisteve shkoi e u bashkua mefashistet e nazistet.
    Mos haro Z.Stefani se jemi para 29 nentorit te 1944.
    Diktatura u vendos pas ketij momenti dhe nderkohe shume nga kreret enacionalizmes ishin larguar me pushtuesit duke ja hapur ne njefar menyre rrugen diktatures.Mos u bej bashkepuntor i shtremberimit te historise,thuaje te verteten sic eshte pa dorashka.
    Diktatura ka plot kusure e faje per periudhen 45-vjecare

    Reply to this comment
    • gjeostrategjia armike e demokracise August 2, 17:24

      o foti…ke te drejte:

      andrea nuk flet per ate qe pas l2b do ta quaja SINDROMI XHAFERR DEVA..qe nenkupton:

      nese ne l2b amerikanet ishin me enverin kunder xhaferrit..pas l2b u bene me xhaferrin kunder enverit

      MORALI FABULES:

      gjeostrategjia e te medhenjeve nuk njeh fjalen demokraci per popujt e vegjeel si shqipria qe k aqene vetem plasdarm ( meperjashtim te kohes xhaxhit)

      Ish-nazistët kanë spiunuar për SHBA-të
      deri në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar, shkruan “New York Times”, duke përshkruar dokumentet e klasifikuara, të cilat tani janë të disponueshme për publikun.

      Në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke filluar në vitin 1950, J. Edgar Hoover nga FBI dhe Allen Dulles i CIA-s, në mënyrë agresive ka rekrutuar ish-nazistët, ku i trajnuan për të spiunuar komunistët dhe Bashkimin Sovjetik.
      Hoover dhe Dulles besonin se “dallimet morale me nazistët nuk ishin të mjaftueshme që të lënë pas dore vlerat e tyre në luftën kundër rusëve”, transmeton Telegrafi.
      CIA ka rekrutuar ish-anëtarin e Schutzstaffel (NS), i cili ndoshta ishte fajtor i “vogël për krimet e luftës”, thuhet në dokument.
      Dokumentet tregojnë se në vitin 1994, avokati i CIA-s ka bërë presion te prokurorët, të cilët kishin nisur një hetim kundër ish-spiunit mbi dyshimet se kishte marrë pjesë në masakrën e mijëra hebrenjve në Lituani. Hetimi u braktis përfundimisht.
      Në vitin 1980, zyrtarët e FBI-së nuk kanë pranuar të dëshmojnë rreth ‘gjahut ndaj nazistëve’ para Departamentit amerikan të Drejtësisë në lidhje me spiunët e tyre gjerman.
      Në vitet e ’80 të shekullit të kaluar, FBI kishte informacione të konfirmuara, se 16 ish-nazistë kishin punuar për CIA-n.
      Disa spiunë gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë në pozita të larta të “Rajhut të Tretë”.
      Otto von Bolschwing ishte një oficer në SS dhe mentori i Adolf Eichmann, arkitekt i “Zgjidhja Përfundimtare”, dokument që përmban planin e zhdukjes së hebrenjve nga Evropa.
      CIA e kishte punësuar pas luftës për të spiunuar në Evropë, ndërsa në vitin 1954 mori një shtëpi në Nju-Jork, ku u zhvendos me familjen e tij.
      Kur Izraeli e arrestoi Eichmann, autoritetet amerikane mbrojtën Bolschwingun, i cili ka jetuar i qetë edhe 20 vite të tjera. Pasi e kaluara e tij u zbulua, gjermani hoqi dorë nga shtetësia amerikane, por shumë shpejt vdiq pas kësaj.
      Norman Goda, historian në Universitetin e Floridas, i cili është duke punuar në dokumentet e klasifikuara, pohon se marrëdhëniet midis CIA-s dhe nazistëve ishin edhe më të larta, por që dokumentet e shumta do të mbeten mister.

      Reply to this comment
  15. De Gaulle vs. Pétain August 2, 17:31

    Stefani i butkes do te ba mbushi mendjen se lufta Na-Cl, lufta me e lavdishme e popullit Shqipetar ne krah te koalicionit te madhe antifashist pjesmarres dhe fitues i L2B na paska qene civil war.
    Paska honger supen e uranit ky re.
    Po franca e denoi me burgim te perjetshem Pétain, kryetarin e qeverise se vyshise, bashkepunetore e gjermaneve ne L2B. Megjithese i njohur si heroi i Verdunit ne L1B.
    Ai vdiq ne moshen 95 vjecare po ne burg dhe u varros po prape afer burgut.
    https://en.m.wikipedia.org/wiki/Philippe_Pétain

    Vetem ketu tek ne koolaboracionistet e nazifashisteve ne L2B quhen baballaret e mamallarer e pavaresise packa se me mbrapa e mender dh .. fare, heronj antikomuniste megjithese drejtuan grupe diversioniste e terroriste, qe tentuan te nderhyne me arme ne nhe vend sovran.

    Ky stefani as mish as peshk me sy prej miopi i duket vetja i zgjuar dhe shume te ditur.
    Bravo gazeta dita. Ky idioti me keto teza ben qe njerezit te marrin mundimin te shkruajne komente

    Reply to this comment
  16. Arif August 2, 17:57

    Ky eshte nje shkrim fund e krye eklektik. Qysh ne fillim Stefani e nis shkrimin me sofizma kur luften kunder pushtuesit te atdheut e lidh me lirine e individit nderkohe qe ajo e nenkupton ate sepse nuk mund te kete liri te individit nen nje pushtues te tij, ndersa ne atdheun e lire eshte e mumdur po aq sa eshte edhe e pumundur (ndersa nen pushtuesin eshte vetem pamundur). Stefani le te nenkuptohet se pa u siguruar 100 perqind qe lufta kunder pushtuesit shpie edhe ne clirinin e atdheut edhe ne garantimin e lirise se njeriut, ajo nuk do nisur fare (!!!!!!) Kjo ngjan me tezen e ballit, qe e linte atdheun ne balte e ballin ne bisht. Stefani perpiqet te paraqitet i barazlarguar nga palet e kohes se luftes, por ne fakt na del nje ballist nga ata te paspilafit; disi i ngjashem me nammadhin Alimadhi. Strfani duket sikur menderishte jeton ne zonen e turbullt ku takohen inteligjenca me injorancen; nga banoret e asaj zone s’mund te presesh ndonje gje te hajrit. Origjinal mund de dukesh po vetem si eklektik.

    Reply to this comment
  17. anticensurë 25642654 August 2, 18:22

    o andrea o koqe gomari që o nuk njeh historinë!?
    ose je një mashtrus i ndyrë dhe pa më të voglin skrupul,një tip që shet dhe nënën e fëmijën e tij për një kacidhe!”“Vetë Britania nuk kish synime të bënte në Shqipëri atë që bëri në Greqi pra, të vendoste në pushtet antikomunistët edhe pasi këta të fundit kishin dalë nga lufta më të dobët se komunistët.”
    më lart e kam shkruar në inat e sipër,kurse këtu po ta shkruaj dhe me një fakt jo më gërk por shqiptar!!atë që ti nuk mund ta mohosh në asnjë mënyrë!
    në të njëjtën kohë që anglezët për të mos lënë komunistët grekë të vinin në pushtet u bënë aleatë jo vetëm të antikomunnistëve grekë por dhe të bashkpuntorëve të nazifashizmit,bënë të njëjtën gje dhe me antikomunistët shqiptarë!!antikomunistë që për fat të keq të tezave të tua idiote,ishin të përfshirë në 90% në radhët e bashkpunëtorëve të nazi fashizmit!!ai 10% i zogistëve ishte me një rëndësi pothuajse zero në kontributin e luftës!!
    ndryshe nga greqia,italia,franca deri tek kina e largët patëm dy grupime vëndase që u dalluan gjat pushtimmeve,nazifashiste dhe japoneze,ata që u bashkuan me pushtuesin,dhe ata që e luftuan atë!!në francë dhe itali pas luftës,çlirimit të tyre nga nazistët, nuk patëm luftë civile,nuk patëm një përplasje të dy forcave çlirimtare,komunistëve dhe jo komunistëve(jo të gjithë që nuk ishin komunistë ishin antikomunistë)!ndoshta dhe për shkak të forcave aleate që çliruan këto shtete!
    në greqi dhe në kinë patëm luftë civile!!patëm përplasjen e komunistëve me jo komunistët,ose anti komunistët më mirë!!
    kështu o andrea mashtruesi dhe manipuluesi!!amerika dhe anglia,i mbështeti,përdori bashkpunëtorët e nazifashizmit për të rrëzuar komunistët,por mos harro se jo gjithnjë mund të fitosh!!diku dhe humbet!
    lëri dënglat me jaltë e pordhë syfyri!!
    sa për atë që ti ndoshta e ke kaluar në senilitet,duke qënë profesor fillozofie i kohës së diktaturës,ke harruar se vetë enveri i ka justifikuar ballistët e kosovës!se vetë ballistët e “rreshtuar pas dashit të kopesë”,o janë këthyer me luftën kundër pushtuesit o janë falur si të gënjyer!nëse e mohon dhe këtë!’mo na çaj trapin kot!!
    një fakt tjetër është se dhe në jugosllavi,tek sllavët kemi të njëjtën situatë!!
    çetnik e jo,ustashë e jo!!mos vallë çetnikët ishin më të mirë se tito??ata ishin antikomunistë,mos vallë dhe për pavarsinë e kosovës??
    kështu or debilhane që flet për “historianë që shkruajnë gjysëm të vërteta”dhe vet nuk arin as te çereku i të vërtetës!!një të vërtetë me sofizma IDIOTE!!
    qënke me të vërtetë për të të qarë hallin!!

    Reply to this comment
  18. Ani August 2, 18:28

    Analiza e Stefanit eshte llogjike, ajo kerkon ne nje fare menyre te zbuse antagonizmin e perplasjes per Luften. Historia e Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi eshte me e komplikuar se sa vetem rrjedha llogjike. Faktoret qe permend Stefane qendrojne, por nuk mjaftojne sepse ka edhe te tjera elemente te brendshem dhe te jashtem qe sollen pozicionimin e shqiptareve gjate Luftes. Shqiperia para pushtimit fashist nuk ishte nje lule te cilen fashistet mezi e kapen. Zogu e la vendin dhe paria e kohes mori nje ngarkese negative, bashkepunimi i metejshem me fashistet nuk ishte per tu admiruar. Por, nga ana tjeter komunistet kishin prezence qe ne kohen e Zogut, i cili i perndoqi dhe vrau ata. Komunizmi ne bote ishte ne ngritje si fryme qe perfaqsonte varferine dhe kerkonte lirine e tyre nga kapitali. Ka edhe shume faktore te tjere dhe shpjegimi i saj nuk eshte thjesht, vetem mbi bazat nacionaliste. Gjithsesi, Stefani ka kulture dhe analiza e tij eshte e mire dhe ndihmon ne te kuptuarit e periudhes se Luftes.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 3, 09:49

      ani ke bërë një shkrim që shprehja “as mish e as peshk”nuk ka vënd fare është një farë rrokokoje kot më kot!!
      që “Gjithsesi, Stefani ka kulture…”këtë nuk e vëmë në dyshim,por që ” analiza e tij eshte e mire dhe ndihmon ne te kuptuarit e periudhes se Luftes.”tregon se kur një njeri shitet për pes kacidhe,kulturën e tij jo vetëm se pjerdh kush por e quan me fjelën që i takon!mashtrues!!
      stefani me dashje është përpjekur që viktimën ta quaj fajtor!ta quaj fajtor për fakti se viktima i zuri rrugun plumbit të vrashësit dhe jo atë që ndodhi në të vërtetë,që vrasësi shtiu mbi viktimën!!
      të fillosh e të studiosh skënderbeun dhe periudhën e tij duke u bazuar në ligjet e të drejtave të njeriut të krijuara 500 vjet pas vdekjes së tij është një injorancë,budallallëk idiot!!është e njëjtë sikur unë të gjykoj stefanin me ligjet që do të vijnë pas 100 vjetësh!!dhe të garantoj që nuk do të jenë të njëjta me sot!!nuk di drejtimin që do të marrë historia,por është e sigurtë që do të jenë të ndryshme!!
      sofizmat që ka përdorur stefani,pavarsisht kuptimit të tyre(në dukje llogjike por të gabuara)e kanë kaluar cakun e tyre!!ato mund ti quajmë një mashtrim i pastër,një manipulim i fakteve në një mënyrë të tmerrshme!!e gjitha kjo e bërë me dashje dhe me një budallallëk të tmerrshëm!
      ai kritikon historianët si gjysmakë,që përmëndin gjysmën e të vërtetës,kurse vetë përmënd,fsheh dhe manipulon fakte në një mënyrë jashtëzokonisht të hapur!!
      ky shkrim nuk ndihmon jo vetëm në kuptimin e asaj që ndodhi gjat L2B,por as në atë që duhet të ndodhë sot!!
      një protagonist i asaj kohe dhe ma merr mëndja i vetmi(mund të ketë dhe të tjerë por unë nuk i kam lexuar)sejfi protopapa ka thënë atë që duhet thënë:”ne morëm krahun e gabuar”!!
      zotëri deri më sot nuk kemi asnjë politikan shqipta që të ketë kërkuar falje për gabimet,fajet që ka bërë gjat karrierës së tij!!
      të gjithë kanë bërë mirë,të gjithë kanë qënë në anën e duhur,të gjithë vetëm kanë ndërtuar,të gjithë e kanë çuar shqipërinë përpara të gjithë e kanë bashkuar popullin!
      kur në të vërtetë ne jemi të zhytur në MUT gjat gjithë kohës!në një kohë kur ne jemi gjithnjë vëndi më i varfër!!
      pa filluar të kërkohet falje,të pendohet dikush për atë gabim ose faj që ka bërë!?
      kemi për tu rrotulluar si pordha nëpër brekë,kemi për të qënë të përçarë dhe kemi për të harxhuar energji shkatërruese në vënd që të bëjmë të kundërtën!!akoma sot ana më e hapur është ajo e pasardhësve të komunistëve!!janë të vetmit që kanë pranuar që janë bërë gabime dhe faje gjat 45 viteve diktaturë proletariati!!
      asnjë zogist e asnjë ballist (përveç sejfi protopapës) nuk ka pranuar të ketë gabuar!
      nëse ne nuk do të bëjmë atë që kanë bërë gjermanët,që megjithëse personalisht nuk ishin ata që shkatërruan botën dhe u përpoqën të zhduknin një popull të tërë,kërkimin e faljes për krimet e paraardhësve të tyre!
      asnjëherë nuk kemi për të përparuar!
      kemi për të qënë dh emë të përçarë!
      kemi për të luftuar mes veti!

      Reply to this comment
      • Ani August 3, 16:16

        Pershendetje,
        Nuk kisha per qellim te dale ne mbrojtje te Stefanit, thjesht vura re ne shkrim se ne disa argumente ai perpiqet te jape nje shikim tjeter. Kjo nuk do te thote se ai perfaqson te verteten ne analizen per historine e Luftes.

        Reply to this comment
  19. haku August 2, 19:09

    Nje kusheri i babit, Arifi, u denua nga partizanet e Tempos me 11 v. burg dhe i mbane 7 vite te plota ne burgun e Mitrovices se Sremit. Shfarosjes se intelektualeve kosovare i shpetoi duke u mshefur.Tito ishte i lidhur me Cherchillin e ju me kene ishit te lidhur, e pyes. Ne nuk e dinim e as qe e kishim situaten ne dore, me tha. Dhe me duket se me tha te verteten. Shqiptaret nuk ishin ndonje faktore i rendesishem ne Luften e Dyte Botrore. Mund ta ndihmonin paksa Aleancen por nuk ishte vendimtare ne FITOREN nda nazifashizmit.Per kete Fuqite e Medha kombin shqiptare dhe Shqiperine ne lemshin e zgjidhjeve te ceshtjeve te koklavitura ballkanike. Atehere nuk i kishim lidhjet qe kemi sot. Fatin e kishim ne duare te te huajve. Na dukej se gjermanet dhe italianet na kishin hatrin. Te ALEANCES kishin gajle me te madhe se hatri i tyre ndaj shqiptareve dhe ajo cka eshte me drastike ata kombin shqiptare e lane nene “patronatin” gjakepiresit e pangopur Svetozar Vukmanovic-Tempo. Tempo nuk e kishte dertin e fitores ndaj fashizmit por dertin e frenimit te ceshtjes shqiptare. Dhe e tere Lufta Nacional Clirimtare Shqiptare ishte ne duarte e tija. “Milladini ne Konference ( nese nuk gaboj ne ate te Mukjes ) shpaloste mendime thua se eshte shqiptare”- thoshte Tempo dhe nuk vonoi shume pas clirimit Milladini likuidohet. Nese bejme ndonje analize reale LNC nuk ishte per kombin shqiptar.Edhe Andrea e thot kete.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 3, 09:18

      haku,
      “Nese bejme ndonje analize reale LNC nuk ishte per kombin shqiptar.Edhe Andrea e thot kete.”
      qënke një copë idioti që se ke shokun!!
      LANC ishte në krahun e atyre që fituan luftën,pra të anglo-amerikanëve,dhe jo në anën e atyre që e humbën!!
      a e bën dot llogarinë se çdo të kishte ndodhur nëse do të ishim në anën e atyre që e humbën,gjermanisë dhe italisë??
      shkoni mor copa idiotësh!!si ti dhe ai debili që ti kujton se po thotë një të drejtë!
      unë nuk e di se çfar niveli arsimor ke,por po të them se atë intelektual,zgjuarsinë e ke të mangët kur vjen e thua brroçkulla të tilla:”Shqiptaret nuk ishin ndonje faktore i rendesishem ne Luften e Dyte Botrore.Mund ta ndihmonin paksa Aleancen por nuk ishte vendimtare ne FITOREN nda nazifashizmit.”,askush nuk thotë se shqiptarët paskan bërë gjithë luftën e dytë botërore,askush nuk thotë se pa ne nuk do të ishte mundur nazifashizmi!!vetëm amerika prodhonte kamiona,aeroplanë,dhe tanke në një sasi të tillë të barabartë me numrin total të shqiptarëve!!
      por ne ashtu si e thu dhe ti,dhamë ndihmën tonë!sado të vogël,megjithë pengesat e atyre që po përpiqet ti bëjë heronj andrea debil stefani,por ishim në krahun e atyre që luftuan për demokraci,të atyre që njeriun nuk e ndajnë në rraca superiore dhe inferiore!!
      nuk e di a i bie në fije këtyre që po them,por ska rëndësi!!ndoshta ndonjë ditë dhe ti do të shkëputesh nga ai budallallëk i trashëguar!!

      Reply to this comment
      • joel shkodra August 4, 13:10

        “A e ben llogarine po te ishim ne anen e atyre qe humben luften: Italia e Gjermania”? – Pergjigje: Do te ishim aty ku jane sot Italia e Gjermania.

        Reply to this comment
  20. Rap Sodi August 2, 20:11

    po debatonte Dritero Agolli me nje ballist duke pire kafe diku…

    ballisti kembengulte se dhe Balli kishte luftuar dhe Agolli i thote:
    Po me the vetem nje kenge qe eshte kenduar per ballistet do te kerkoj te falur..dhe ballisti..ngeci

    po ku shkuan gjithe ato rapsode…gjyshja..vjehrri,,nena dhe motra e stefanit qe bene mijra kenge per komnadantin ??

    Enveri ç’u ngre në këmbë
    Shokë, do t’u them një këngë,
    Si ka qenë historia;
    Si ka qenë dhe si është sot.
    Pesë shekuj Turqia.
    Zogu kur sundoi vëndë,
    Bëri shumë të këqia,
    Na shiti me gjithë rrënjë,
    Na shiti tek Italia.
    Enveri ç’u ngre në këmbë,
    Foli: Nga vate rinia?
    Merrini armët në dorë,
    Të çlirohet Shqipëria!
    Rexhin-Tepelenë, 1981
    ***

    O Enver flamur epoke
    Malet seç e ulën kryet,
    dritën seç e humbën yjet,
    lotët seç na i mbushën sytë.
    Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
    Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
    sytë i mbylli Enver djali,
    O Enver flamur epoke,
    na dhe frymë nga fryma jote,
    dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
    gaz dhe plakut dhe fëmisë.
    Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
    nuk vdes fjala jote hekur,
    se në ballë na prin Partia,
    në gjoks të ka Shqipëria.
    Në çdo vepër, si pishtar,
    do t’na rrish përherë, në ballë,
    në rrugën që çele vetë,
    yll karvani je përjetë.
    Vlorë 1985
    ***
    Ku ka kangë që e merr kët’ burrë
    Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
    si qet qielli bubullima.
    Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
    pushkë e madhe, besë e madhe,
    nji kreshnik, nji lis me rrema,
    Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
    Kërcet pushka në Tiranë,
    djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
    djemtë e Shqipes s’janë jetima,
    vend për vend vetojn’ vetima.
    N’ball’ vetimash kush po prin?
    Enver Hoxha me Partinë,
    pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
    pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
    Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
    s’guxoi kush me e prekë Enverin.
    Sa jan’ malet rreth e rrotull,
    garda e tij asht mbar’ nji popull.
    Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
    kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
    kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
    Enver Hoxha mal me mend.
    Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
    te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
    Duhet kanga nji mij’ rreshta,
    tan’ ortiqet që ka bjeshka,
    duhet t’vij’ deti me valë,
    duhet malet t’ishin fjalë,
    prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
    Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!
    Bajzë-Shkodër 1988

    ***

    Enver Hoxha të qofshim falë

    Enver Hoxha të qofshim falë
    çdo furtune i bane ballë.
    E godite rreptë tradhtinë
    si vigan e mbrojte Partinë
    shembull bote bane Shqipninë.
    Kur prej lajkave s’u gënjeve
    t’ligit shpinën kurrë s’ia ktheve.
    Shumë komplote të kanë kurdisë
    renegatë edhe titistë.
    Deshën t’na fusin në qorrsokak
    e t’na bajnë republikë t’shtatë.
    Krejt gabim jau mori mendja
    për me marrë kalanë nga mrena.
    Koci Xoxe me klyshët e tij
    shpresa e Titos ke n’Shqipni.
    Kur ata i muloi plehu
    në skenë doli Mehmet Shehu.
    Karta e fundit shteg nuk gjeti
    vet ia kthej revolen vetit.
    Ne jem’ kala e lashtë
    s’merrëm mrena as nga jashtë.
    Shpata e mprehtë e Enver Hoxhës
    çdo armiku do t’i bje kokës.

    Teksti : babai andreasstefanaqit i shkruar dikur

    Reply to this comment
  21. fteri August 2, 20:33

    *****Ky Stefani paska lajthitur !..,shumë apo pak ?..,unë them se shumë,e ka ngatrruar argumentin si me urtësi dhe me butësi qëllimisht i ka futur të gjitha “rrobat “të gjitha ngjyrave në një lavatriçe ,të bardhat me të zezat pisë ,si antikomunistët,bejlerët ,agallarët ,bajrektarët zollumçarët kulakët zogistët ,fashistët ,nazistët ,të gjithë ata që i kishin pirë gjakun popullit ,së bashku me partizanët komunistë .Këto të zezët, reaksioni që jo vetëm nuk hodhën një plumb kundër pushtuesit por u bashkuan njëshë me pushtuesin duke ju kundravunë me pushkë partizanve legjendar që çliruan atdheun atyre ,dhanë edhe jetën për çlirimin e atdheut.
    ******Si mundë të fusësh në një makinë larse këto ballistë zogistë ,tregtar që ropën popullin ,bajrektar otoman ,njerëz të hurit dhe të litarit ti barazoshë me kontributet dhe sakrificat legjendare të komunistëve ,kjo është lajthitje e madhe..
    ******A.Stefani po kërkon litar prej rëre më duket ,diçka të pa mundëshme,një shkrim tallava me muzikë popullore . Historinë e luftës e ka vendosur pushka e partizane ,dhe ska hitorian ose pseudohistorian ta ndryshojë.
    *****Me këtë shkrim A.Stefani shqyrtoi një çeshtje që gërvishti një plaggë ,nxori në sheshë paaftësinë e tijë vrau në ndërgjegje partizanët që sakrifikuan edhe jetën për atdhe në luftë me 65000 pushtues gjerman ,dhe mijra fashistë pushtues italian .
    *******Po të priste ballin kombëtar shqipëria ?,po qe se shqipëria do të priste legelitetin ,shqipërinë do ta kishte marrë lumi ,dhe konferenca e paqës së Parisit shqipërinë do ta kishte ndarë ,jugun e vendit do e kishte marrë me siguri Greqia,Veriun serbia. Një pjesë tjetër Italia.Prandaj Z.Andrea ! ..të ngushlloi për këtë shkrim makabër të pa vërtet të dobët.***************

    Reply to this comment
  22. Caja August 2, 20:36

    Me suprizoi ky debil qe edhe kete teme e njeh mire.Bravo Stefanaq Andromaqi!Te tere doçat qe nxori kjo shkerdhatokraci po me befasojne e ne veçanti doça te nivelit si ky qe i dijne te gjitha!Kategoria e ketij psikopati filozof eshte e meshiruar mesemiri tek Zhei,Dervishi,si e ka ai kopili i bllokut se s’me kujtohet emri,tek Muq Nanja,.Ja pra perse Shqiperia ka nje president si Jari se intelektualet perfaqesohen nga ky debil qe di ti beje analize ç’do gjeje e per çdo gje!

    Reply to this comment
  23. karvani le te lehe, qente ecin perpara August 2, 20:54

    Fantazma e bill rajesonit dhe elez biberajt po zgjasim metastazat e tyre 25 vjecare duke futur ne loje ca Stefane,xhevdete,ismaile dhe pellumbe.

    Fill pasi vdiq Ramiz Alia doli Rajersoni ne nje interviste te zhapiku i bodrumeve te ambasdave eduart zaloshnja dhe tha tekstualisht :

    Ne dimrin e 1991 takova ramiz aline dhe i kerkova te bente dekomunistifikimin ashtu sic bene gjermanet me denazistifikimit pas 1945 dhe te trajtonin enverin si hitlerin.
    Ne fakt kjo teori e antishqiptare dhe antiamerikane “biberaj rajerson” rezultoi me keq se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHENE GREKE:
    keta idiote duhet te dine se hitleri u vra si qen kurse enverin populli e percolli me nje varrim madheshtor ndoshat nga me prekshmit ne bote
    keta idiote duhet te dine se ndersa hitleri sulmoi boten….ndersa ne shqiperi bota sulmoi dhe sulmon akoma enverin.

    andrea stefani ka treguar me pare se famekeqi arvizu e mbante si “kone” per ti kallxuar ku gabonte ne intervistat apo dalje publike kjo tregon se po behet pjese e nje GENOCIDI MEDIATIK..duke nxire sa me shume enverin per te zbardhur krimet e sali matherfuckerit

    ***
    Sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.

    Reply to this comment
  24. Arber I August 2, 21:13

    Ceshtja e Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore i perket fushes shkencore te Historise se Shqiperise. Fillimisht duhet te botohen dokumente autentike te AQSH te RSH, te Arkivave te Beogradit, Romes, Athines, Londres, Washingtonit, Moskes dhe Berlinit. Pas kesaj pune te mundimshme dhe te kushtueshme, mund te ngarkohen dy historiane profesioniste, te ndershem dhe te guximshem qe te hartojne te verteten e Shqiperise gjate L.II B. Stefani eshte analist politik, nuk eshte historian dhe ben gabim fatal duke u futur qorrazi ne nje fushe te minuar sic ka mbetur Historia e Shqiperise gjate Luftes se Dyte Boterore.

    Reply to this comment
    • Zefi August 3, 10:15

      Plotesisht e drejte kjo qe shkruan o Arber. Historine duhet ta shkruajne historianet profesioniste e jo militantet politike. Historia i afrohet te vertetave, vetem duke u bazuar ne fakte e dokumenta te verifikuara neper arshiva e jo me fantazira militantesh. Megjitheate, vec hulumtimit te dokumentave, ne historine e Luftes se dyte boterore e pas saj, ka nje te vertete pa diskutueshme e te provuar, se SHBA e Britania, ndonese gjate luftes ben “aleancen e madhe” me ish Bashkimin sovjetik, pas luftes e denuan diktatorin komunist Stalinin per vrasjen e milionave njerez te pafajshem, qe si faj te vetem kishin mendimin ndryshe..E njejta gje ndodhi edhe me “aleatet komuniste” shqiptare. Synuan si amerikanet, ashtu edhe britaniket qe Shqiperia e pas luftes, te futej ne rugen e zgjedhjeve te lira demokratike, e Enveri zhduku mizorisht te gjithe ata qe nuk u futen ne vathen e tij. shte me hipokrizi, por idiotizem qe te flasesh se komunistet shqiptare ishin “aleate” te SHBA e Britanise per dy-tre vjet, kur pese dekada i konsideronin keta “aleate” si armiqt me te betuar te tyre. Nuk po i hyj fakteve te provuara tashme me dokumenta, te krimeve te diktatorit Enver Hoxha. Mjafton te kujtohemi se ishte perandoria sllavo-komuniste qe u shkermoq dhe ju bashkua sistemit te demokracise perendimore. Perse ndodhi kjo e jo e kunderta ? Sepse sistemi diktatorial komunist i se ashtuquajtures “diktature e proletariatit”, i varferoi skajshmerisht te gjithe due i kthyer ne “proletare” aq sa nga fundi i regjimeve komuniste, “proletareve” diktatura e saj, ju bente thirrje qe te hanin bar per te mbajtur ne pushtet diktatorin. Kjo e vertete as nuk ka nevoje qe te verifikohet me dokumenta, sepse eshte nje e vertete e provuar dhe e jetuar

      Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 August 3, 11:44

        ZEFO
        vetë e thua fare mirë:”se SHBA e Britania, ndonese gjate luftes ben “aleancen e madhe” me ish Bashkimin sovjetik,” dhe “pas luftes e denuan diktatorin komunist Stalinin per vrasjen e milionave njerez te pafajshem,”
        PRA janë dy periudha të ndryshme!!
        PRA janë dy veprime të ndryshme!!
        gjithçka është bërë për arsye pragmatike!si para dhe pas lufte!!
        të mos harrojmë se para lufte ishin po të njëjtët që luftuan kundër njëri tjetrit!ishin mbëstetësit e caristëve,anglo-franko-amerikanët që mbështetën rusët e bardhë kundër të kuqve!për interesat e tyre!gjat luftës bashkpunuan me rusët e kuq dhe pas luftës rifilluan luftën të “ftohtë” kësaj radhe!!kështu dhe me shqipërinëme pragmatizëm ata mbështetën të gjithë që ishin kundër nazifashistëve!në fund të luftës bënë të kundërtën e asaj që bënë në francë,itali dhe vëndet e ulëta!!
        përse?
        prap për pragmatizëm!!bënë amnisti për kundërshtarët e djeshëm dhe i bënë aleatë të sotëm!aleatët e djeshëm ishin armiqt e sotëm!!
        thuaj çtë duash por në fund të fundit në përkujtimin e 9 majit amerikanët e anglezët nuk kanë marrë me vete asnjë bashkpuntor të nazifashizmit!!ata rrijnë në të njëjtën tribunë(më para me komunistët sovjetik)me rusët,pavarsisht se dhe sot kanë kontradita!!
        nëse balli do të kishte bërë të njëjtën gjë si komunistët atëherë do të kishim dy variante!!
        -një vënd demokratik,ku do të bëheshin zgjedhje nga dy palë të barabarta!
        -luftë civile ndërmjet dy rrymave të ndryshme politike!!
        varianti i parë do të më pëlqente sa ska ku të vejë dhe ndoshta gjat një kohe të tillë do të kishim mundur të mësonim diçka!!
        varianti i dytë nuk do të më pëlqente,por në fund të fundit do të kisha thënë atë që thuhet në këto rraste “seicili mendimin e tij dhe më i forti ka të drejtë”!!
        kështu që periudha e luftës ishte periudha e luftës dhe ajo më pas, ishte e pas luftës!!
        nëse luftës civile, që do të pasonte atë çlirimtare, do ti gjeja një arsyetim,bashkpunimit me pushtuesin nuk e kapërdij dot!!
        nëse në atë kohë,në ato rethana,në atë mungesë informacioni,në atë gjëndje të ulët arsimore të popullit,do të gjeja një arsyetim për fajin e bërë!?
        sot e kam të pamundur të pranoj të quaj të drejtë bashkpunimin me pushtuesin,dhe aq më keq me atë nazi-fashist!!
        e kam thënë disa herë,si e kanë thënë dhe shumë të tjerë,patriotë a tradhëtarë,të mënçur abudallenj,në fund të fundit të gjithë jemi shqipëtarë!!nuk mund ta çbëjmë njëritjetrin,por mund të jetojmë shumë mirë me njëri tjetrin!pavarsisht atyre që kanë ndodhur,ne mund të bashkjetojmë,bashkpunojmë për të ecur përpara!!çdo gjë tjetër është vetëm harxhim energjie është humbje!!
        nëse do të ndaheshim në “ne” dhe “ju”, ne duhet të pranojmë të zezat që kemi bërë dhe ju të pranoni të zezat tuaja!!
        nuk sjell asgjë tjetër përveç konfliktik përpjekja për të nxirë të bardhën e tjetrit dhe për të zbardhur të zezën tonë!!
        nuk shkohet jeta me” ta qifsha e ma qifsh”!!
        ky shkrim i stefanit,sidomos ajo foto që kishin vënë në kopertinë,është ndyrësi e kaluar ndyrësisë!!
        vetëm pajtim nuk sjell!!

        Reply to this comment
  25. paci August 2, 21:41

    Stefan ,martiret e lanc nuk u tradhtuan por kuptuan te paret rrezikun qe po i kanosej atdheut mbas luftes , Stefan u bere i pale me palot .

    Reply to this comment
  26. O Shoku... August 3, 00:47

    O u hengert mortja,
    o enveriste edhe pas dekjes se Tij…
    Na bet verem, na bet…
    Po qysh ore shani andrean e xhevdetin
    qe edhe pse mbeten ne te miret tuaj,
    edhe pse pa ta do ishit memece…
    ju aka te ura…!

    Po na lini jashte Evropes,
    o mbeci pa varre,
    po na lini jashte botes,
    ou befshi laneter e aliener…!

    Mos dergoni me mesazhe te tille
    se te gjitha i shikon fbi
    dhe do thone se shqiptaret hane akoma komunizem e lakra e morra parti anesh…

    Si skeni turp nga femijet
    qe duan europe?!

    Reply to this comment
  27. Vote Bernie, August 3, 15:39

    O shoookuuu,

    O katnar pa brek ne b… qe komunizmi te morri e te veri shoke e tani na u bere zoteri.
    Te hengert mortja e te hengert tenja! Ne mbecim pa varre? Po ne kemi tokat tona mo, po ty ti grifshin kockat e ti befshin miell ushqim per kafshe!
    Po ne skemi nevoj as per xhevdet e as per stefan se kemi qene me shkolle e kulture brez pas brezi dhe i dhame pronat e gjithcka kishim qe tu bojshit njerez ju qe tu bojshit gazetare e msus m-l dmth te mos punoshit asnje here e te hanit ne kuriz tone.
    Tani te degjojme dhe mender p… e tua dhe te atyre.
    Qenke ne evrope ti, alien qe i ke shku per ta tmerru se mesiguri je tuj vjell dyqaneve ose ke nxjerr kushurirat ke semafori.

    Mos u ngataro me ameriken o fshatar shqiperie kok me xhunga.
    Shtet demokratik me kulture e standart aq te larte sa ti do ju dukeshe vertete alien.
    A i pe zgjedhjet o koqe kanari, Bernie Sanders, kandidati demokratik teper socialist.
    https://m.youtube.com/watch?v=8_8R6PgGcTw

    Reply to this comment
  28. besimndregjoni August 3, 20:10

    Ballafaqimi me te verteten dhe ndertimi i raporteve te drejta me te verteten e cojne qytetarin dhe si studjues edhe si shkrimtar qe te kete ndergjegjen te paster per te mos bere politike penalizimesh ideologjike sic kan vepruar historianet e ideolligjizuar te diktatures perball te vertetes te cilen Stefani e paraqet ne kete shkrim pa mellefe e dogma por me nje vertetesi te realitetit sic ka ndodhur. Pergezime zoti Stefani besoi se e verteta na ben qytetar te lire te gjitheve.

    Reply to this comment
  29. KORCARI August 4, 10:14

    “Dy gjera s’kane kufi Universi dhe Idiotesia e Njerzeve, megjithese per te paren s’jam dhe shume i sigurte”
    ALBERT AJSHTAJN

    IDIOTI STEFANI E VERTETON ME SE MIRI KETE THENIE

    Reply to this comment
  30. normali August 5, 10:48

    Ja kjo eshte qe hedh nje gur ne lume budallai dhe turren te gjithe per ta nxjerre. Une shikoj ketu se sa njerez te pa pune ka dhe s’kane me çfare te merren, ashtu si dhe une, por ky Korçari e ka mbylle mire me ate shprehjen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*