Letër familjeve të Tiranës

June 23, 2017 10:06

Letër familjeve të Tiranës

Erion Veliaj*

Dy vjet më parë, Edi Rama dhe Partia Socialiste më ngarkuan të kërkoj besimin Tuaj për ta zgjuar Tiranën nga gjumi rrënues e për ta rikthyer në drejtimin e duhur. Këto dy vjet kanë qenë, besoj, prova kuptimplotë e fuqisë që ka vota Juaj! Pa votën Tuaj për mua dy vjet më parë, sot Tirana nuk do të ishte një hapësirë ku vlon puna, ku buron çdo ditë e më shumë energjia pozitive e rilindjes së kryeqytetit dhe ku njerëzit ndjehen së bashku, në qendër a në periferi, pjesë e një transformimi entuziazmues në çdo cep të bashkisë sonë të re.

 Qyteti është sot më i dashur, më i pastër, më i gjelbër, me kopshte e çerdhe të standardeve më të larta, me parqe apo kënde lojërash e hapësira sportive në shumë zona ku, deri dje, për më të moshuarit e për fëmijët, kishte vetëm makina, gropa, pluhur. Kemi rehabilituar rrugë, shkolla e blloqe banimi, kemi përmirësuar ndjeshëm transportin publik dhe kemi realizuar projekte të mëdha që po e shndërrojnë kryeqytetin tonë në lokomotivën e fuqishme të ndryshimit, me moton: Ç̧do ditë një punë konkrete për Tiranën!

 Këndi i Lojërave te Liqeni mundi zhurmën dhe u pasua nga 17 të tjerë nëpër lagje. Pazari i Ri nuk është më një rrënojë e zhytur në baltë e pisllëk, por një nga destinacionet më të bukura të Tiranës. Bulevardi i Ri nuk është më një projekt i braktisur rrugëve dhe tashmë, segmenti i parë i kësaj vepre të madhe të Tiranës ka përfunduar. Parku Olimpik nuk është më një gërmadhë e braktisur, por një mjedis sportiv europian në çdo aspekt, ndërkohë që Sheshi Skënderbej u është rikthyer qytetarëve, si një zemër e hapur mikpritëse e Shqipërisë së shekullit të ri.

 Sot, po Ju shkruaj t’Ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë për mundësinë unike që më dhatë për të shërbyer si administrator i kryeqytetit të atdheut tonë.

 Por, më lejoni t’ju them sinqerisht, se të gjitha këto arritje do të ishin të pamundura pa vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e pakursyer të Edi Ramës! Dhe që ne të bëjmë Tiranën që duam, është jetike që këtë mbështetje të pazëvendësueshme ta sigurojmë edhe për katër vitet që vijnë. Vetëm një kryeministër si Edi Rama, që e di në mendje e në zemër punën sfiduese të Bashkisë dhe që me Tiranën është i lidhur pazgjidhshmërisht, mund të na përgjigjet ditë e natë për nevojat tona të panumërta.

 Me Edi Ramën kryeministër ne do të ndërtojmë 17 shkolla të reja, për t’i dhënë fund mësimit me dy turne. Do të hapim Bulevardin e Ri në të gjithë gjatësinë e tij prej 1.7 kilometrash, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe duke hapur mijëra vende të reja pune. Do të përfundojmë Pyllin Orbital, i cili me mbi 2 milionë pemë të mbjella do të jetë jo vetëm një park i jashtëzakonshëm për qytetarët, por edhe mushkëria e gjelbër e Tiranës. Do të ndërtojmë Terminalin Perëndimor dhe Unazën e Madhe, duke i dhënë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë problemit të qarkullimit në Tiranë. Për të rinjtë do të transformojmë Piramidën në një qendër moderne kulturore, kurse për fëmijët do kemi edhe një Kopësht Zoologjik e Botanik, më të bukurin në rajon, e plot të tjera që presin mbështetjen e qeverisë.

 Por, që ta kemi këtë mbështetje sa më të madhe, e keni në dorë ju! Sepse në datën 25 Qershor ju do të votoni jo vetëm për Shqipërinë që duam, por edhe për këto projekte të mëdha e për të ardhmen e punëve tona për Tiranën që duam.

 Ja pra, është shumë e thjeshtë pse gjithçka varet nga vota juaj! Prandaj, po ju kërkoj nderin që do të më ndihmonte mua dhe do të na ndihmonte të gjithëve ne pafund, në rrugën e përpjekjes së madhe që po bëjmë së bashku: Nëse doni që puna në Tiranë të mos pushojë as ditën e as natën, atëherë Votoni të bashkuar në kutinë e numrit 2! Sepse flamuri i punës në Tiranën tonë vlen më shumë se çdo flamur partie. Votoni për Edi Ramën! Sepse vota për ta mbajtur Edi Ramën kryeministër, i vlen Tiranës dhe Familjes sonë të Madhe kryeqytetase, më shumë se të gjitha votat për të gjitha partitë bashkë! Votoni për Tiranën që duam, me shtet, punë dhe mirëqenie dhe çka ne do të bëjmë së bashku me Edi Ramën, do të jetë shumë më shumë nga çka kemi bërë deri këtu.

Juaji me shumë mirënjohje, Erion Veliaj

 

*****

*Letër drejtuar sot familjeve të Tiranës

 

June 23, 2017 10:06
Komento

22 Komente

  1. bishti i qenit June 23, 10:16

    bravo Erjon Veliaj!Besoj se tironsit do ta marrin parasysh thirrjen tuaj te perligjur dhe te drejte,per nje tirane me te mire,me te bukur dhe te perparuar.Zero vote like floririt dhe lul hollandezit.Pas liste Mehdi gerdeci e Nard humoristi i estrades “na bashkoi kenga popullore”e PD-se.Votat e te djathtes per FRD-ne dhe Sfiden e Gjergj Bojaxhiut.

    Reply to this comment
    • Savon June 23, 14:44

      Une banoj ne Yzberish(kmy),por ju nuk keni ngulur asnje gozhde keto 4vjet per 50 mije banoret qe jetojme si ne Bombej te Indise.
      Keni punuar atje ku mund te reklamohej me shume puna juaj.
      Familjarisht nuk ju votoj.

      Reply to this comment
      • Ladi June 23, 21:20

        Mos voto dhe rri shiko qiellin se ndoshta bien euro nga lart. Po ne Bombej ke qene apo e ke pare vetem ne televizor ? Ah harrova s ka televizor ne Bombej.

        Reply to this comment
      • shpresa June 24, 23:31

        Savon ne frengjisht do te thote sapun, por ti mos e ha per djethe.

        Reply to this comment
        • Ballisti me cene June 25, 19:21

          O militante tru shplare.
          Une jan socialist por jo aq gomar si ju qe edhe sikur shefi i partise t’u mballose grate ,kenaqeni.
          Ne se partia nuk ben gje per mua,ne esfel te gomareve te veje.
          Une t’i jap voten e ai te behet deputet,minister apo kryeminister ndersa mua nuk me shtron 5 metro rruge.
          Harram votat e mija!

          Reply to this comment
  2. N.VJOSA June 23, 11:19

    Pershendetje U R A G A N I, LALI ERI,
    TE PERSHENDES ME GJITHË SHPIRT, QE PO NA BEN ZEMREN E SHQIPERISE, NJE METROPOL TE DENJE PER TU KRAHASUAR ME KRYEQYTETET E TJERA….!
    Që kur nise kandidimin per Kryetar Bashki i Tiranes, me ka bere shume pershtypje se ti kishe nje plan te detajuar se ku do te nderhyje me investime ne gjithe Tiranen…
    Kandidimi yt, eshte nje merite e Edi Rames, ketij Vizioneri qe te njohu, te perkrahu dhe te mbeshtet per ta kthyer Tiranen ashtu si na e do Zemra ne shqiptareve…
    Kur isha ne Fakultet, kam qendruar ne dhome me dy studente rumune, njeri nga Bukureshti dhe tjetri nga Breila.Te dy student shume te mire, njeri u bë me vone Ambasador ne Shqiperi dhe tjetri Perkthyes nga shqipja ne rumanisht dhe anasjelltas. Deri para pak kohe ishte zv.drejtor i Bibliotekes Nacinale rumune, perkthes i Kadares ne rumanisht dhe nje njohes shume i mire i Emineskut dhe i Viktor Eftimiut….Nejse, kam pyetur shume te huaj per Tiranen, midis tyre dhe dy shoket e mi:
    -Çfarë ju pelqen tek Tirana?…
    Dhe mu pergjigjen te dy menje goje:
    -Që Tirana eshte kaq afer Detit, vetem 26 km…dhe qe eshte kaq prane Dajtit, e ka Dajtin si Malin e Shtepise….
    Atehere Tirana nuk ish siç eshte sot.
    Edi Rama , duke respektuar arqitekt nga me te shquarit, e futi ndertimin e Tiranes si nje Metropol te denje te Atdheut ton…
    Dhe rrugen e isur nga Rama po e vazhdon ti Lali Eri, me nje pune per tu admiruar!
    E di qe sharlatanet dhe te pazotet hedhin shume balte mbi ty Lali Eri…Por te pazotet, kane nje “zotësi”:
    Te mbrojne pazotesine e tyre!…
    Ndjese se u zgjata, por do te them dhe diçka.Aty ne Tirane ish para ca ditesh Burgemajsteri i Vienës, (Kryebashkiaku)
    Dhe ju mbeshteti pa rezerva!
    Ne hapsiren gjermanofolese, por jo vetem, Kryebashkiaket jane njerez shume te nderuar!
    Shume te respektuar, se ata bejë per Qytetin më të miren qe dinë!…
    Dhe Qyteti i nderon shume, emrat e tyre, jua vendosin rrugeve dhe kur vdesin, Varrezat e tyre jane te veçanta dhe madheshtore!…
    Ti Lali Eri mos vdeksh kurre!
    Se je Njeri aq i dashur, aq i thjeshte dhe aq Organizator, sa rrallë i gjen si ty!
    Por ti je dhe nje O r a t o r i mrekullueshem, qe te ngnit Fjala, se tiFJALET I KTHEN NE VEPRA…
    E vleresoj kete Thirrjen tende drejtuar Kryeqytetasve, edhe per faktin qe do te tregoj me tej:
    Para ca kohesh Viena ka pasur Kryebashkiak te mirnjohurin Helmut Zilk, nje njeri teper autoritar dhe qe i degjohej fjala…
    Dy partite e medha austriake, Socialdemokratet dhe ata te Partise Popullore, po grindeshin per koalicionin qeverises…
    Nderhyri zoti Zilk ne nje interviste televizive drejtuar dy kryetareve te Partive:
    – Po ju , u tha nuk pini nje here nje kafe bashkë, ose nje Weisespritze , ( pije tradicionale austriake, verë e bardhe eholluar me ujë te gazuar)… siç pi u ë cdo dite e miqte e mi ne Belvederen e Vienës, çfare te presin Austriaket ti qeverisni ju?!….
    Natyrisht, fjala e z.Zilk kish shu e peshe ne popull dhe Kryetaret e partive te medha reflektuan dhe shume shpejt bënë Kompromisin per te qeverisur bashkë….!
    Ndjesë , qe u zgjata, por ma merr mendja se eshte i qartë mesazhi qe dua te percjell…!
    Suksese o U R A G A N,
    O FLORI,
    O ORATOR QË TË NGJIT FJALA,
    SE I KTHEN SHEJT FJALET NË VEPRA!…

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA June 23, 11:27

    Pershendetje U R A G A N I, LALI ERI,
    TE PERSHENDES ME GJITHË SHPIRT, QE PO NA BEN ZEMREN E SHQIPERISE, NJE METROPOL TE DENJE PER TU KRAHASUAR ME KRYEQYTETET E TJERA….!
    Që kur nise kandidimin per Kryetar Bashki i Tiranes, me ka bere shume pershtypje se ti kishe nje plan te detajuar se ku do te nderhyje me investime ne gjithe Tiranen…
    Kandidimi yt, eshte nje merite e Edi Rames, ketij Vizioneri qe te njohu, te perkrahu dhe te mbeshtet per ta kthyer Tiranen ashtu si na e do Zemra ne shqiptareve…
    Kur isha ne Fakultet, kam qendruar ne dhome me dy studente rumune, njeri nga Bukureshti dhe tjetri nga Breila.Te dy student shume te mire, njeri u bë me vone Ambasador ne Shqiperi dhe tjetri Perkthyes nga shqipja ne rumanisht dhe anasjelltas. Deri para pak kohe ishte zv.drejtor i Bibliotekes Nacinale rumune, perkthes i Kadares ne rumanisht dhe nje njohes shume i mire i Emineskut dhe i Viktor Eftimiut….Nejse, kam pyetur shume te huaj per Tiranen, midis tyre dhe dy shoket e mi:
    -Çfarë ju pelqen tek Tirana?…
    Dhe mu pergjigjen te dy menje goje:
    -Që Tirana eshte kaq afer Detit, vetem 26 km…dhe qe eshte kaq prane Dajtit, e ka Dajtin si Malin e Shtepise….
    Atehere Tirana nuk ish siç eshte sot.
    Edi Rama , duke respektuar arqitekt nga me te shquarit, e futi ndertimin e Tiranes si nje Metropol te denje te Atdheut ton…
    Dhe rrugen e isur nga Rama po e vazhdon ti Lali Eri, me nje pune per tu admiruar!
    E di qe sharlatanet dhe te pazotet hedhin shume balte mbi ty Lali Eri…Por te pazotet, kane nje “zotësi”:
    Te mbrojne pazotesine e tyre!…
    Ndjese se u zgjata, por do te them dhe diçka.Aty ne Tirane ish para ca ditesh Burgemajsteri i Vienës, (Kryebashkiaku)
    Dhe ju mbeshteti pa rezerva!
    Ne hapsiren gjermanofolese, por jo vetem, Kryebashkiaket jane njerez shume te nderuar!
    Shume te respektuar, se ata bejë per Qytetin më të miren qe dinë!…
    Dhe Qyteti i nderon shume, emrat e tyre, jua vendosin rrugeve dhe kur vdesin, Varrezat e tyre jane te veçanta dhe madheshtore!…
    Ti Lali Eri mos vdeksh kurre!
    Se je Njeri aq i dashur, aq i thjeshte dhe aq Organizator, sa rrallë i gjen si ty!
    Por ti je dhe nje O r a t o r i mrekullueshem, qe te ngjit Fjala, se ti FJALET I KTHEN NE VEPRA…
    E vleresoj kete Thirrjen tende drejtuar Kryeqytetasve, edhe per faktin qe do te tregoj me tej:
    Para ca kohesh Viena ka pasur Kryebashkiak te mirnjohurin Helmut Zilk, nje njeri teper autoritar dhe qe i degjohej fjala…
    Dy partite e medha austriake, Socialdemokratet dhe ata te Partise Popullore, po grindeshin per koalicionin
    qeverises…
    Nderhyri zoti Zilk ne nje interviste televizive drejtuar dy kryetareve te Partive:
    – Po ju , u tha nuk pini nje here nje kafe bashkë, ose nje Weisespritze , ( pije tradicionale austriake, verë e bardhe eholluar me ujë te gazuar)… siç pi unë cdo dite me miqte e mi ne Belvederen e Vienës, çfare te presin Austriaket ti qeverisni ju?!….
    Natyrisht, fjala e z.Zilk kish shumë peshe ne popull dhe Kryetaret e partive te medha reflektuan dhe shume shpejt bënë Kompromisin per te qeverisur bashkë….!
    Ndjesë , qe u zgjata, por ma merr mendja se eshte i qartë mesazhi qe dua te percjell…!
    Suksese o U R A G A N,
    O FLORI,
    O ORATOR QË TË NGJIT FJALA,
    SE I KTHEN SHEJT FJALET NË VEPRA!…

    Reply to this comment
    • info analitike June 23, 20:38

      Po cfare uragani o Neti se ky eshte mashtrues i lindur. Ky me shume se pune ka bere shitjen e punes perpara kamerave. Sheshi ne qender te Tiranes eshte nje mega skandal nga ana teknike dhe ajo arkitektonike. Pa llogaritur milonat e eurove qe kane perfunduar ne xhepat e klanit te rilindjoteve. Cfare pret nga njerez qe nuk kane punuar kurre ne jeten e vet por kane jetuar vec duke vjedhur fonde e duke mashruar njerezit

      Reply to this comment
      • mesapliku June 24, 04:02

        O ” Info Leshi ” ! Po sa shume helm dhe ligesi paske pasur o i mjere ! Ke kaq vjet qe nuk pushon cdo dite duke fyer, shpifur, mashtruar, mohuar gjithcka. Mire se ne ketu ne erresiren kompjuterike nuk te njohim dhe as na pelcet per ty dhe kategorine tende por si nuk skuqesh pak kur keto marrezite dhe maskaralleqet tua i thua perdite perpara njerezve me te cilet rri ? Je kaq i mjere dhe i lig saqe na mjafton te lexojme komentet e tua per te kuptuar moralin e nje pjese te shoqerise shqiptare dhe shkakun pse jemi ketu ku jemi. Phu ! rrace e keqe.

        Reply to this comment
        • info analitike June 25, 09:30

          o mesapllaku ha pershesh ha se te ben mire! Ja te te hedhin ca ushqim rilindjotet ne tasin e qenit qe te mbash ca frymen gjalle per te lehur.

          Reply to this comment
  4. Analisti June 23, 11:59

    Brravo Erjon Velia! Ju jeni modeli i drejtuesve qe i duhen ketij vendi. Flet vete puna e juaj ne antiteze me ate shpure “politikanesh” ordinere qe per 25 vjet i kane pire gjakun si hijenat ketij vendi dhe si te pafytyre qe jane vazhdojne ta stresojne kete popull duke dale neper TV. Kushdo qe ka sy e di se ne Tirane kane punuar vetem dy, Edi Rama dhe Ju

    Reply to this comment
  5. Adi June 23, 12:41

    Ne vitin 2010 punonim me disa te huaj dhe situaten e ujit ne Tirane e krahasonin me …. Kenian. Atehere uji ne mbremje na ikte rreth ores 22:30 apo pak me vone ndersa tani ne mbremje na uji na iken zakonisht rreth ores 21:00 (Flas per rrugen e Dibres).
    Thuhet qe situata e ujit ne Tirane paska permiresim ne vitet e fundit?! Ndoshta kane parasysh Korcen ku investuan gjermanet dhe ka uje te pishem 24 ore??
    Persa i perket sheshit ku kodra e lulit para Skenderbeut tani vec u vesh me pllaka, i vetmi ngushellim eshte se kryetari pasardhes (ashtu si cdo paraardhes) do e ndryshoje perseri sheshin.
    Sigurisht qe ne Tirane po punohet shume me teper se kur drejtonte gerrhitesi lul, por per sa i perket problemeve kryesore te Tiranes qe jane trafiku dhe uji, niveli i gerrhitjes se te dyve, lulit dhe lalit, padyshim eshte njesoj. (Dhe nuk mund te ishte ndryshe sepse papergegjshmerine ne e kemi te trasheguar si gen) Asnje justifikim nuk pi uje kur behen nenparkingje dhe shmangen te domosdoshmët nenkalime per makinat, Mungesa e vizionit ne kete rast (per te mos thene te tjera insinuata) eshte bere koder me pllaka para Skenderbeut

    Reply to this comment
  6. Papa June 23, 16:56

    Jam emigrant .Para ca kohesh kisha mendimin se ne Shqiperi nuk ka politikan . Kam pare Tiranen dhe u binda Jo ne Shqiperi ka politikane si Erion Veluaj Edi Rama qe me shpirt duan qe Shqiperia dhe shqiptaret te ndryshojne ! Duan te vendosin Drjtesine ne kollonat e duhura , fal edhe ambasadorit amerikan zotit Lu dhe funksionareve te lart europian ! Tani kam besim se Edi Rama me njerez si Erion Celia do ta ndryshojne Shqiperine dhe modelin e tepsise se shtetit te Sali Berishes ! Njeriu qe I shkaktoi shqiptareve per cerek shekulli mjerim dhe vuajtje vrasje vjedhje eksode drog korrupsion administrativ e shume te keqija te tjera Shpresoj me Edi Ramen te filloj nje epok e re ! Rofte Rilindja !

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic June 23, 17:47

    Tiranen qe duam dhe shqiperin qe duam. Ketp vetem dy personaleitate deri me soi i kan dalur zote shqiperise dhe kryeqytetit te saje.Keta jan Edi Rama i cili ka len gjurme te pa shlyeshme ne ngitjen e Shqiperis qe duam dhe Eri Veia i cili po e ben Tiranen qe duam.
    Sote Tirana u verbon syte kundershtarve politik, te cilet per inate vazhdoj te luajn rolin e kukuvajes.
    Pore Tirana tani me ka hyre ne rrugen e progresit rruge e cila shuem shpejte Kryeqyteti yne do te jete nje nder kryeqytete me te bukura ne Evrope.!
    Plane dhe programe Ambicioze qe ne keto kater vjet te tjera Tirana dhe e gjith Shqiperia do te ndryshoje edhe me shume.
    Duke u bazuar ne kete realitet te gjall qe shifet me su dhe preket me dore pa tjeter qe votuesit e kryeqytetit dhe te gjith shqiperise, do te votojne Partine Socialiste si e vemja force p[olitike e cili
    a ndryshin per mire shqiperin dhe Kryeqytatin.!

    Reply to this comment
  8. C'a bohet kshtu June 23, 18:05

    Lali Eri je ne metro mo, kujt ti japesh voten gjatovillos bojaxhiut Edi qe te shkoje ti dorzoje ne SHQUP postet e Misnitsrave te Lul Shalengjituri, nuk ka nevoje te lodhet Ram cari, ja japim vete Sali Ziut VOTEN.
    Do votojme PS apo PD kete nuk ka bir kurve te na e sqaroje e jo ti qe ke shitur fiq ne Pazarin e Ri me Rexhepin bababin e kokekatrorit Ilir.

    Reply to this comment
  9. C'a bohet kshtu June 23, 18:06

    Lali Eri je ne metro mo, kujt ti japesh voten gjatovillos bojaxhiut Edi qe te shkoje ti dorzoje ne SHQUP postet e Misnistrave te Lul Shalengjituri, nuk ka nevoje te lodhet Ram cari, ja japim vete Sali Ziut VOTEN.
    Do votojme PS apo PD kete nuk ka bir kurve te na e sqaroje e jo ti qe ke shitur fiq ne Pazarin e Ri me Rexhepin bababin e kokekatrorit Ilir.

    Reply to this comment
  10. C'a bohet kshtu June 23, 18:06

    Lali Eri je ne metro mo, kujt ti japesh voten gjatovillos bojaxhiut Edi qe te shkoje ti dorzoje ne SHQUP postet e Ministrave te Lul Shalengjituri, nuk ka nevoje te lodhet Ram cari, ja japim vete Sali Ziut VOTEN.
    Do votojme PS apo PD kete nuk ka bir kurve te na e sqaroje e jo ti qe ke shitur fiq ne Pazarin e Ri me Rexhepin bababin e kokekatrorit Ilir.

    Reply to this comment
  11. Mark uk June 23, 19:00

    Me ju klyshet e komunizmit qe i beni jehon nipit te Spiro Kolekes e te birit te ati qe denoj poetet e ne vitet e fundit te komunizmit do ju thuaja ato servilizma te poshtra lereni per mbas zgjedhjeve ku ai behet banor i burgut.Ju te gjith keni shkuar e takue edhe parardhesin e tij ne burgun e Bences e sot serviloseni se si fuksa u ka mbaruar me ndryshimin e sistemit.Ky Veliaj muar te gjitha parat e gabit dhe beri vile per vehte e per te vllane.Cili politikan ne Europ e beri dasmen me dy seri si ata sheiket e Arabis pervec Erjon mjafti.Ju ish spiun te deges gjeni vend te futeni se se shpejti do hapen dosjet.

    Reply to this comment
    • Savon June 23, 22:24

      Ye ns rrussh trapin o Mark suma se ne sigurimsat jemi bere o biznesmene te fuqishem o kemi dale ne perendim duke trasheguar te mirat qe na i fali xhaxhi Enver per 50 vjet.
      Femijet e kemi me shkolla te larta te perendimit se nuk jemi budallenj si ju burgaxhinjte.

      Reply to this comment
  12. Papa June 23, 20:03

    T kishin filluar politika korrekt me investime publike dhe me Drejtesine dhe ligjin sipas Vetingut sistemi I skanimit te pasurive dhe pronave te paligjshme te gjykatsve prokuroreve administratoreve te pushtetit rendor dhe qendror shqiptaret nuk do kishin nevoje te emigronin ! Me mire vone se kurre ! Peshku qelbet nga koka ! Dhe per 25 vjet eshte qelbur cdo gje E pamundur te fiksohen problemet e medha te shtetit dhe shqiptareve per 4 vjet ! I duhet edhe nje 4vjet PS Edi Rames te shkatroj. Modelin E Tepsise se Sali Berishes ! Fillimi mbar gjysma e punes ! 4 vjet ishte fillimi I mbare I PS ! Gjysma e punes ! Tani themelorja eshte ©Vetingu sitemi I skanimit te sitemit drejtesise ! Zemra e shtetit te se drejtes ! Qe rregullon shendetin e nje shoqerie civile europuane ! Deri tani sitemi ka qene Corap ! Thur dhe shthur !

    Reply to this comment
  13. Albi_I June 24, 16:36

    Paska fol ky servili i mediave qe ka fillu duke i dhene kulla cdo pronari mediash?!!!

    Ky eshte hajduti me i madh qe ka qeveris ne Shqiperi ndonjehere.

    Reply to this comment
  14. Amer Kani June 27, 03:16

    Urime për fitoren o lali Eri! Na e kerkove, ta dhamë votën. Megjithëse mendimi im është se Kryebashkiaku nuk duhet të merret me politikë, por të shohë punën e bashkisë, se ka aq shumë!

    Dy letrat e tua i lexuam: lutjen dhe falënderimin. Po ti i lexon letrat tona? Se veç e-mailit, nuk dimë ku të të shkruajmë tjetër. Ja ne, ca palo banorë të bllokut Vasil Shanto kemi 5 ditë pa ujë!

    Çdo bashkiak në Amerikën e Veriut, ku je edhe shkolluar, nuk do ta zinte gjumi sikur banorët të ishin pa ujë ndonjë ditë. Le që banorët do ishin njoftuar më parë e do punohej natë e ditë…

    Nejse, nuk do merresh ti me të gjitha çezmat e ujit, por ajo biçim ndërmarrje e ujësjellsit që unë budallai mendoj se duhet të kishte një telefon emergjence sikur nën varësinë tënde është.

    Po uroj zotin që je kaq i mire sa vetëm uji na mungon, se të ishte ndonjë tjetër edhe ajrin do na
    i priste, kush e di.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*