Një manastir në paqe dhe një Botë në babëzi!

Arben Duka December 23, 2015 09:31

Një manastir në paqe dhe një Botë në babëzi!

Një manastir ka përsosmëri,
ka dashuri të plotë vëllazëore,
në manastir s’ka makutëri,
dhe kurthe të racës njerëzore.

Një manastir ka përsosmëri,
paqe të pafundme qiellore,
në manastir nuk ka djallëzi,
po bota jashtë është djallëzore.

Një manastir ka përsosmëri,
jeta lëviz si orë e magjishme,
aty s’lufton askush për pasuri,
por bekohet buka e përditshme.

Një manastir ka përsosmëri,
aty kokëulur ecën dituria,
po jashtë ka kob e babëzi,
sa bota lëviz veç nga babëzia.

Kam një adhurim të pakufishëm,
për murgjërit me dituritë shekullore,
askush nuk do të bëhet i lavdishëm,
mallkim i madh i racës njerëzore.

Janë shumë që duan lavdinë,
para e pushtet medoemos,
për këtë e shtypin vegjëlinë,
dhe e bëjnë jetën një kaos.

Në manastir ka paqe sublime,
aty asnjë vlerë s’ka paraja,
po në qeverira bëhen krime,
krime dhe hatara të mëdhaja.

Në manastir s’ka vlerë pasuria,
tjetër pasuri veç Zotit ata s’kanë,
porse jashtë copëtohet njerëzia,
mbasi zot të vetëm ka paranë.

Pasanikët Zotin vetë e tallin,
dhe nuk dinë aspak se ç’është pendimi,
dhe paraja-një shpikje e djallit,
është në themelin e çdo krimi.

Se paraja krejt të transformon,
dhe pse kur e ke ndihesh më burrë,
po paraja krejt të robëron,
dhe nga kthetrat s’të lëshon më kurrë.

Është si vrimë e zezë babëzia,
sa dhe miliardat duken kot,
për t’i shtuar vritet njerëzia,
para asnjë krimi s’ndalet dot!

Babëzia s’do t’ia dijë për ligjet,
ligjet dot nuk i bëhen frerë,
dhe ta dijë se në Ferr do digjet,
babëzia s’ndalet asnjëherë!

Babëzia në të gjithë Planetin,
ka në fakt parametra fiks,
por në çastin që merr dhe pushtetin,
nuk ësht’ tmerr-po Apokalips!

Në manastir ka shumë barazi,
dhe kushte krejt të barabarta,
po jashtë bota ka shumë barbari,
barbari nga qarqet më të larta.

Asgjë mos besoni verbërisht,
se s’shikon asgjë kur je verbuar,
por kjo botë ku lindëm rastësisht,
është pa zemër dhe e deformuar.

Ajo është aseti i hajdutëve,
ky ka qenë trendi i përjetshëm,
ajo është parajsa e makutëve,
dhe e qelbanikëve të pushtetshëm.

Para syve e kemi matricën,
që nuk ka ndryshuar mijëra vjet,
ku pakica rrjep e rrjep shumicën,
dhe e mban të shtypur me çdo mjet!

Se makutë bëjnë aleanca,
ushtarake edhe politike,
them nga frika-jo nga injoranca,
për të mbrojtur pasuritë biblike.

Manastirin si pikë referimi,
nuk e mora kot në këtë rast,
se ai dhe rendi-njerëzimi,
qind për qind janë në kontrast.

Manastirin si pikë referimi,
këtu nuk e mora kot së kotit,
se kjo Botë e lodhur nga mjerimi,
pret prej shekujsh Mbretërinë e Zotit!

Dje dhe sot edhe kurdoherë,
atë Mbretëri e kemi pritur,
duke shpresuar se drapri do bjerë,
dhe do shembet çdo i babëzitur.

Po nëse vonohet Perëndia,
s’mund ta lëmë botën si ç’e gjetëm,
mund të ngrihet vetë vegjëlia,
ta ndryshojë fatin edhe jetën!

Arben Duka December 23, 2015 09:31
Komento

6 Komente

  1. andromeda December 23, 11:22

    Pse s’u bane murg ore ti tyrqeta, e të masturboje nga mëngjesi në darkë duke pa shenjtoret, Marinë, Magdalën, dhe murgeshat virgjëresha.

    Reply to this comment
  2. . December 23, 12:00

    Eshte e pabesushme ai nivel siperfaqsor i te parit dhe te kuptuarit ,
    te poezise ,ate se cfar shpreh ne te vertet Poeti.
    Poezine ktu e shikojn njelloj si nji domate qe blejn ne treg po ishte e kuqe ,eshte e mire ,
    jo ate se cfar kerkon ajo te ndermjetesoj nepermjet fjaleve te thururra ne vargje .
    Persehdetje Beno ,si gjithmone bukur .

    Reply to this comment
  3. Lorimer December 23, 14:28

    Jo po krahasojme me çmimin qe sapo dhame te “flete palosjes” VRIMA,ku e ku. Urime Arben Duka ,jete te gjate dhe ne krah e perkrah me vegjeline.! respekte!

    Reply to this comment
  4. katarakti December 23, 20:57

    Shume bukur Ben. Je i plote si poet. Dhe me shume madje. Lirizmi, politika dhe fillozofia e jetes – ecin krah per krah ne krijimet e tua. Duhet te jesh ose i lig ose idiot qe te mos i pelqesh keto vargje.

    Reply to this comment
  5. Hamshori Trojes December 24, 15:30

    1,2,3,4 prova teknike
    1,2,3,4 context menu disabled
    1,2,3,4 gazeta dita censured
    1,2,3,4 love is baned

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*