Këshilltari i Ramës do këshillojë edhe Vuçiçin. Ironia e The Guardian: 16 vjet pas bombardimit të Beogradit

February 18, 2015 23:38

Këshilltari i Ramës do këshillojë edhe Vuçiçin. Ironia e The Guardian: 16 vjet pas bombardimit të Beogradit

UPDATE – Tony Blair njeriu simbol i bombardimeve në Beograd në 1999 do të kthehet sërish në këtë vend por këtë herë jo si “bombardues” por si këshillues.

Lajmi është dhënë nga Britanikja “The Guardian” e cila shkruan se Blair, ish kryeministri Britanik i cili tashmë punë ka atë të këshilltarit të qeverive të ndryshme nëpër botë, këtë herë ka shtuar në listën edhe pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë kohës së luftës ka mbajtur pozicionin e ministrit të informacionit.

Në atë kohë Vuçiç ishte një kritik i ashpër i politikanit britanik.

Por pas një dekade e gjysëm Blair dhe Vuçiç janë bashkë në të njëjtën anë pas kontratës së konkretizuar nga zyra e Blair me qeverinë serbe. Një bashkëpunim që pritet të ngjall acarim tek populli serb që e lidh figurën me rolin e fushatës së bombardimeve mbi Beograd.

Burimet e The Guardian konfirmojnë se Blair dhe ekipi i tij kanë bërë vizita të rregullta muajt e fundit në Serbi. Mes tyre edhe Alaistar Cambell i cili ka qenë atje ne Janar.

Krahu opozitar në Serbi e përshkruan kontratën me Blair si diçka të paimagjinueshme dhe bizarre. “ Si mund të thoni gjëra aq të tmerrshme për dikë dhe pastaj ta prezantoni atë si një faktor kyç në bërjen e një qeverisje më efikase?” pyeti Borko Stefanoviç, lideri i partisë më të madhe opozitare ne parlament.

Në vitin 2005 vetë Vuçiç ishte redaktor i librit “Gay Fart Tony Blair” ( një libër që e quan Blair Homoseksual) nga Vojislav Sheshel, politikan dhe i dyshuar për krime lufte. Por që nga ajo kohë Vuçiç ka bërë përpjekje për ta distancuar veten nga e shkuara duke u ndarë me Radikalët e Nikoliç, tashmë President i Serbisë, dhe duke formuar në 2008 Partinë Progresive e cila njihet si proeuropiane në vetvete.

Analistë të Ballkanit e komentojnë këtë lëvizje të shkaktuar nga problemet e brendshme të politikës në Serbi e cila ka nevojë për një ekip si ai i cili mund t’i këshillojë siç duhet për një afrim të mundshëm me BE-në.

Por telashet për Blair nuk kanë të sosur me median britanike. Ai sulmohet vazhdimisht për faktin që nuk publikon fitimet e tij, edhe pse Financial Times ka publikuar të ardhurat për vitin 2011 që kapnin vlerën e 20 milion Pound.

Nuk dihet sesi do të pritet në Tiranë një lajm i tillë pasi siç dihet Blair ka një kontratë edhe me qeverinë Rama si këshillues i kryeministrit. Ndoshta do të këshillojë Vuçiç që kur të flas Edi Rama herë tjetër ai të mos heq kufjen nga veshi, ose do këshillojë kryeministrin shqiptarë të mos i jap gojës shumë për Kosovën…të gjitha kartat janë të hapura, veç llogarisë që Blair mesa duket e mban sekret.

Në Tiranë janë debatuar disa herë kostot e ndihmës së tij për qeverinë në Tiranë.

 

************

Fotot e mëposhtme:

Një mbledhje qeverie nën drejtimin e Tony Blair në 4 tetor 2013, pak javë pasi qeveria e re kishte marrë detyrën.Sot u ul në krye të tryezës së Këshillit te Ministrave lideri i madh dhe miku i madh i shqiptarëve Tony Blair, që së bashku me Bankën Botërore do të na mbështesë në ngritjen e Njësise Speciale të Prioriteteve të qeverisë. Mbledhja ishte e paharrueshme, biseda mbresëlënëse dhe rruga e punës së përbashkët e hapur më së miri. Thank you TB”, –  u shpreh Rama.

23456789

February 18, 2015 23:38
Komento

53 Komente

  1. Noshi October 3, 16:32

    HEROIZMI PASIV KRIJON SKLLEVËR KRENARË
    Historikisht populli shqiptar është shquar për rezistencën e tij të lartë jo vetëm ndaj vuajtjeve, por edhe ndaj krimeve. Humbja e 3/5 së territorit kombëtar është shoqëruar me masakra të llahtarshme si prej grekëve edhe prej serbëve. E megjithatë ne, si popull, jemi krenarë për historinë tonë të dështuar dhe nuk përjetojmë ligështim kur bëjmë bilancin e humbjeve në seri. Lëvdohemi si «tolerantë» e «paqësorë» (eufemizma të cilësorëve indiferentë e të gjunjëzuar), sepse gjithmonë na kanë vrarë të tjerët, ndërsa ne nuk i kemi vrarë dot ata as për tu vetëmbrojtur, por kemi gjetur si zgjidhje braktisjen e trojeve tanë kombëtarë, pjesën e mbetur të të cilëve politikanët (anti)shqiptarë të të dy anëve të kufirit e kanë nxjerrë tashmë në ankandin ballkanik të këtij fillimshekulli.
    Në fakt të jesh i dobët, qoftë edhe për arsye objektive, nuk është krenari. Të mësohesh të jesh krenar edhe duke qenë përherë i mundur e i nëpërkëmbur do të thotë të përligjësh dështimin në jetë, të pajtohesh urtë e butë me të, të gënjesh veten për hir të një mbijetese të rëndomtë. Për shkak të këtij mentaliteti gjunjëzues, dështimi nuk na është ndarë ndonjëherë e as po na ndahet ne shqiptarëve, sepse historikisht kemi qenë gjithmonë të parapërgatitur psikologjikisht e shpirtërisht për të: asnjëherë nuk jemi rebeluar masivisht kundër dështimit të përbashkët, por shtrojmë kurrizin për ta duruar atë në çfarëdo forme e përmasash qoftë.
    Sakrificat në përballimin e kalvarit 47 vjeçar diktatorial përbëjnë vërtet një sprovë heroike për ata që nuk u gjunjëzuan. Ata e meritojnë plotësisht respektin e popullit që i përkasin, sepse ai komunitet heronjsh, që përjetuan ndershmërisht ferrin me koston e jetës së tyre, mbrojtën njëherësh edhe dinjitetin e popullit shqiptar, i cili do të cilësohej me të drejtë «popull zvarranikësh», në qoftë se të gjithë bijtë dhe bijat e tij, që sakrifikoheshin prej Sigurimit, do të kishin përfunduar në vegla të verbëra të diktaturës. Veçse nuk duhet ta anashkalojmë faktin e pamohueshëm se ky është një heroizëm pasiv, për t’i rezistuar shtypjes në mbrojtje të dinjitetit njerëzor e të vlerave morale të individit. Si i tillë, ai ka një dallim cilësor të dukshëm prej heroizmit aktiv të një grupimi shoqëror apo të një populli të revoltuar që rebelohet kundër shtypjes e shfrytëzimit, i gatshëm për të dhënë jetën në përfytje me të.
    Natyrisht, heroizmi pasiv transformohet në aktiv, kur i krijohen rrethanat e volitshme. Mirëpo për të ndodhur kjo është e domosdoshme që më shumë se gjysma e të shtypurve të mishërojnë realisht në vetvete vlerat pozitive të heroit pasiv. Pikërisht kjo mangësi bëri që në Shqipëri heroizmi pasiv disadekadësh të përfundonte në një flluskë sapuni. Kjo dukuri e përgjithshme mbarëpopullore ra më tepër në sy tek ish-të burgosurit e të persekutuarit politikë të diktaturës, një pjesë e të cilëve shërbyen e po shërbejnë (për interesa meskine personale e familjare) si garniturë e pushtetit neokomunist blu, duke u sjellë kështu një dëm të pariparueshëm moral, material e shoqëror bashkëvuajtësve dhe gjithë shtresës antikomuniste e më gjerë. Përveç gjynaheve të shumtë të Berishës në dëm të shtresës së persekutuar nga diktatura, do të kishte mjaftuar vetëm ruajtja e titullit «Hero i Popullit» i diktatorit shtazarak për dy dekada me radhë që ish-të persekutuarit politikë – garniturë perverse e pushtetit blu (me zemër të kuqe) – të distancoheshin prej tij. Gjithsesi duhet pranuar se nuk qe faktor vendimtar për fatet e popullit tonë sjellja sfiduese e këtij grupimi shoqëror, por mentaliteti nënshtrues mbarëpopullor shqiptar, i cili e ka zhytur në gjumë letargjik shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Tekefundit edhe ata pjellë e këtij populli janë. E këtij populli që nuk lodhet duke duartrokitur e votuar vrasësit e tij mafiozë të ’97-’98 e në vazhdim, të cilët i ka zënë gjaku dhe e kanë humbur vetëkontrollin, duke dhënë spektakle turpi kontinental me trafik droge me avionë e helikopterë e duke bërë orgji me thesarin e Bankën e Shtetit – veprime që nuk i kryen asnjë pushtues. Megjithatë Paskal Milo & Co janë duke rishkruar «historinë e lavdishme» të «Heroit të Popullit» dhe PPSH – një tallje e hidhur me një popull që ka humbur ndjeshmërinë morale dhe kujtesën.

    Reply to this comment
  2. raimondi October 3, 16:53

    Jemi kthyer ne kohen e Princ Vidit , kur na drejtonin te huajte _

    -Por atehere sa e filluam shtetin, ndersa tani kemi 100 vjet shtet pas kurizit

    Une nuk e kuptoj kete fetishizim qe I ben ky te huajve –Edi kalon ne ekstrem

    Cdo gje duhet me mase, dhe nuk ke pse e fton Blair ne mbledhje qeverie

    Si ky, si Sala nje muhabet –Sala ftonte Fazllicin ne mbledhjet e sigurise (kjo ishte skandal fare )
    ndersa Edi fton Blarin_
    -Sidoqofte Blair eshte nje personalitet, por nuk eshte nevoja ta vendosesh ne krye te Qeverise

    Mund te besh nje takim me Blarin ne prani te me ministrit te Ekonomise dhe te Mbrojtjes
    Aty diksuton per gjerat konkrete te Ekonomise,
    por jo te besh Show ne kete menyre
    se e tregon veten me personaltiet zero, dhe behesh komlet qesharak ne syte e te huajve …..

    Me kete mbledhje duket sikur ne kemi humbur pavarsine ne qeverisje –Na qeverisin te huajte
    Kjo mbledhje eshte fyese per mesazhin skllaverues deri ne poshterim qe percon …….ne te njejten kohe kjo mbledhej tregon edhe nje pa -aftesi te ekipit drejtues te qeverise …

    Reply to this comment
    • Eri October 3, 21:17

      Mire mo Mondi mire, s’arriti te ta merrte opinionin paraprakisht Rama ty. Po ishte qoke mo shoku, sa per te bere nje dore muhabet, nuk u more ndonje vendim apo u diskutua ndonje gje me rendesi specifike apo ceshtje sigurie. Jam i sigurt do kene treguar 2 barcaleta, 2 perralla, kane folur ne pergjithesi per te ardhmen e Shqiperise ne BE dhe kaq. Gjithcka ne kuadrin e simbolikes dhe PR-it politik.

      Reply to this comment
      • raimond vlonjati October 4, 17:51

        Ajo ka simboike negative se percon mesazhin qe kryemnistri jone nuk di te drejtoje shtetin dhe kerkon ndihme nga te huajte

        Dhe ne te njejten kohe na kthen figurativisht ne shtet vassal

        Nuk thote njeri te mos kerkoje ndihme, por cdo gje ka njefare aparence ku kerkohet qe te mos rrezohet pertoke personaliteti I shtetit tone

        by the way, po te merte opinionin tim, nuk do bente keto gafa kaq qesharake …

        Reply to this comment
        • Desert rose February 18, 23:33

          @ raimondi
          eshte projekt i vjeter
          Jugosllavia e madhe me kryeqytet Tiranen
          e ka ber baba i Blerit [curcill] shume kohe me pare
          politika ecen me plane 50 vjecare ,jo me ramiun as me saliun keta jane kalimtare .
          prandaj mos u lodh as ti dhe as gazeta .
          Toni i Blere historikish i ka pelqyer gay
          Vucic nuk ja merr per ofeze 😛

          Reply to this comment
  3. Alban October 3, 16:53

    Po personi qe eshte ne dollap te fotua e katert cfare funksioni kryen di gje njeri? Gjithsesi dhe aq estetike s’duket si ide….

    Reply to this comment
    • confused October 3, 22:14

      Eshte nga opozita. I kane lene nje vend opozites per te pare mbledhjet por me kusht qe te ri ne dollap si denim per te zezat qe bene:-)

      Reply to this comment
  4. Mark.uk October 3, 16:57

    Nje dore te mire ja dha per te bler avion personal Rama kti ish kryeministri.

    Reply to this comment
    • toni October 3, 19:02

      mark.uk fole ti mor qenie e ndyre fol pak per podesten ti mor diversant serb i shke…er po per fazllicin kur ulej krah serbo-malazezit sali ne mbledhjet e rradhes e ke me video ze e figur si ti duash ti mor kokrra e debilit,po ske faj ti se konsideron te tjeret sharlatane si saliu se saliu i blinte ashtu sic thua ti …

      Reply to this comment
  5. raimondi October 3, 16:59

    Sala e kishte parrullen :….Ne qeverisim, bota na ndihmon

    Ndersa Edi e paska : ….. Bota na qeveris, ne e ndihmojme – hahahahahaa

    Kemi 23 vjet qe kemi pasur qeverisjet me karagjoze ne planet , sepse ligjin e benin te huajte ,
    ndersa tani kjo metode pune do kaloj ne ekstrem fare…

    Reply to this comment
  6. zekthi October 3, 17:00

    ky i ka bombardu e i ka vra keta e marrin keshilltar!!!!
    Hahahahaaa
    kjo do te thote qe politika eshet KURVE
    Se mos ne jemi me mire xhanem.
    Ktyre te Rilindjes po tua kishte kerkuar njeher ate te gruas Bleri ia kishin dhene

    Reply to this comment
  7. BASHKIMI October 3, 17:19

    Turp per popullin qe presim Tonin te na mbush mendjen se Nudisti nuk po na mashtron cfare jane keto qe po shonhim.Shikoni veshtrimin e Ismail Qemalit sikur thote erdhen hajdutet ne qeveri .

    Reply to this comment
  8. elena October 3, 17:20

    Si Podesta qe rropi taksat tona per te mbajtur ne pushtet Berishen tani eshet gati te rrjepi prape per te bere Ramen me te bukurin e Ballkanit.
    Edhe Bleri njesoj.
    Mire beni qe i botoni keto qe te kuptojne shqipot e gjore qe keta te huajt e hane lekun me keq nga ne.
    Se i mbivleresojm shume ne te shkretet keta, mjaft qe kane nje kollare dhe nje pasaporte te huaj ne xhep

    Reply to this comment
  9. "BALASHI" October 3, 17:54

    Ç’ te keqe ka te te jap mend nje personalitet si Toni Bler? Ai nuk do drejtoje qeverine siç aludojne ca shakaxhinj, qe kinse jane larpames. Anglia eshte shteti i pare ne bote. Po deshi Anglia behesh shtet. Ju nuk u hodhet pupthi kaq shume kur mbledhjen e “drejtonte” Fazlliçi.
    Ne me shume paragjykojme se punojme.
    -te mire jeni ju shqiptaret, – thosh nje anglez- po pyetni shume si: sa e ke rrogen, ç’ hengre per drek etj…

    Reply to this comment
  10. shqipfolësi October 3, 18:26

    Shumë komentues e marrin për ofezë veprimin e z. Rama për të patur konsulencën e Z. Bler, drejt rrugës së Shqipërisë në BE.
    Nuk është për ta marrë negativisht. Mendoj se konsulencat që një qeveri (cilado qoftë) kërkon nga personalitete dhe institucione ndërkombëtare të mirënjohura, nuk tregon paaftësi, siç shprehen disa komentues. Përkundrazi. Kjo tregon se Z. Rama po ndërton një qeverisje të hapur dhe që kërkon një vizion europian dhe jo alla-katunar. Mentaliteti që ishte ulur këmbë kryq në Shqipëri deri dje, duhet shkulur me rrënjë. Po kjo nuk bëhet po nuk pate në krah një udhërrëfyes të mirëfilltë europian, qoftë ky personalitet apo institucion.
    Z. Bler nuk është një personalitet që do ti lejonte vehtes të merrte kompetencat e qeverisë shqiptare apo të kryeministrit shqiptar. Kjo është absurde ta mendosh!
    Akti i tij i gadishmërisë, cilado që të jetë marrëveshja, tregon solidaritetin dhe altruizmin që ka një njeri me horizont dhe me përvojën e tij. Personalitete të tilla nuk janë të prerë me përmasat e udhëheqësve të deritanishëm shqiptarë. Nuk mendoj se shqiptarët do të kenë ndonjë të keqe nga kjo konsulencë. Por ngaqë ne gjithnjë na e kanë pasur me hile, na shkon mendja se edhe në këtë rast diçka fshihet pas saj.
    Nga ana tjetër, ta lëmë mënjanë dhe atë “krenarinë” që nuk është tjetër veçse sedër e sëmurë, që nuk na lejon të ulim hundën dhe të pranojmë se po, kemi nevojë për ndihmë dhe urgjentisht bile!
    Ne duhet të jemi më të çlirët dhe më të hapur në këtë drejtim. Më keq se na ka bërë Sala&kompani nuk besoj se do na bëjë kush tjetër. Në këtë kontekst, do thoja se duhet të mësohemi me forma e metoda pune që na japin mundësi të vërteta ndryshimi dhe përparimi. Jo ato forma e metoda si të djeshmet që na erdhën në majë të hundës.
    Koha dhe bota lëvizin me shpejtësinë e internetit. Kështu dhe ne shqiptarët duhet të ecim me këtë hap drejt Europës. Këshilltarë dhe konsulentë marrin të gjithë liderët e botës. Dhe kjo nuk flet për paaftësinë e tyre. Kjo tregon se sot mentaliteti i bashkëpunimit dhe kooperimit është më frytdhënësi. Nuk mund të drejtosh i vetëm dhe i izoluar një shtet në vështirësi financiare, të korruptuar, të inkriminuar, të keq menaxhuar. Se po kërkon ndihmë për të gjetur rrugën më të sigurt dhe për të gabuar sa më pak, kjo nuk tregon paaftësi. Përkundrazi, tregon seriozitet dhe përgjegjësi qytetare. Parrulla e vjetër se “UNë i di të gjitha vetë” nuk ka më vlerë në kontekstin e ri politik, shoqëror, ekonomik-financiar.
    Në se duam të dalim nga humnera ku na hodhi Sala&kompani, sigurisht që kemi nevojë për ndihmë. Në këtë kuptim, nuk është turp të kërkosh ndihmë. Turp është të bësh sikur i di të gjitha vetë, bile më keq akoma do ishte budallallëk.
    Le ti urojmë punë të mbarë dhe ti themi dhe një faleminderit këtij personaliteti, që po pranon të kontribuojë sado pak në mirëqeverisjen e këtij vendi të shkatërruar, të korruptuar, të vjedhur dhe të katandisur siç e dimë të gjithë, por dhe me njerëz dyshues dhe mosbesues.
    Mirënjohja është një virtyt qytetar, le ta japim atë, sepse ky është rasti.
    Le të Shpresojmë më të mirën për qeverinë, vendin dhe të gjithë ne shqiptarët kudo ku jetojmë e punojmë.

    Reply to this comment
  11. al October 3, 18:39

    injoranca vazhdon dhe vazhdon po hapini pak syt o derra se shqiperia ka kthyer faqe nje here e pergjithmon duan fetishistet demokrat apo jo

    Reply to this comment
    • Elira October 5, 09:29

      ME NJE FJALE BLAIR THA: QE DO PAGUHET NGA DONATORET – D MTH TA ZEME BANKA BOTERORE NE VEND QE TJA JAPE VENDIT JA JEP TONIT, OSE PRIVATI I JEP NJE SUKSES FEE. PO ASHTU JA RASI KE KUR THA QE 100DRA MILIONE EURO JANE SHOEBZUAR PER KONSULENCA TEORIKE QE NUK HYJNE NE PUNE. E SHQIPTARET GEZOJNE.

      Reply to this comment
  12. liri October 3, 19:41

    Toni Bler ka qene keshilltar per qeverine Mongolise dhe Brazilit mbas punes se tij si Kryeminister. po cfar dini ju o qelbesirat e armikut me te betuar te shqipetareve sali berisha. Toni Bler ishte shkaku kryesor qe kosova eshte shtet i pavarur sot. po ju kelyshat e saliut sikurse saliu vete, ne kohen kur NATO bombardonte serbine, ndihmonit serbet me karburant dhe gjera te tjera. ju qelbesira te serbeve u erdhi fundi tashme shporruni ose do tju fusim pataten

    Reply to this comment
  13. linda October 3, 20:01

    Se si mund te keshillosh edhe tiranen edhe Beogradin vetem PARAJA e gjen kete pergjigje

    Reply to this comment
  14. codex October 3, 20:57

    Unë mbaj mend pak kohë më parë, Ish-Kryepeshkopi Desmond Tutu refuzoi të merrte pjesë në një konferencë, per një arsye shumë të mirë për të se: ai nuk donte qe ishte i lidhur me një ‘kriminel lufte’ në publik. Ky kriminel lufte ishte Tony Blair, i cili për një tarifë ‘normale’ ( $ 238.000 në këtë rast)sic e ka zakon, kishte ardhur te flasi në kete konferencë të Afrikës së Jugut per ‘udhëheqje’.
    Desmond Tutu – i cili do vinte për të folur falas – u tërhoq nga konferenca, kur dëgjoi se Tony Blair do të vijë.
    Kjo ishte një gje e rrallë – shembull i sjelljes që duhet të jetë i gjendur në cdo lider morale dhe politik. Blair bredh rreth globit, duke mbledhur tituj të kalorësit – ne darka te medhaja – nga me te medhejnt dhe te fuqishmit mbi tokë (mos harrojm dhe servilat e tyre në media).
    Një njeri që urrehet në vendin e tij, ku eshte ritur dhe presioni për një ndjekje penale kundër krimeve të luftës. Duke shtyre vende qe jane ne zhvillim për të marrë borxhe nga Organizata Botërore apo firma private me kufizime dhe kushte që janë të dëmshme për çdo vend në zhvillim me kosto të lartë për popullsinë. Ai qe beson se po e bën këtë për të ndihmuar Shqipërinë dhe Ramën falas, shikon enderra me sy hapur.

    Reply to this comment
  15. Kuqeziu October 4, 00:25

    Edhe këtu në këtë faqe duket që P D do të thotë parti debilësh. Ca benë e ca rajmonde të kësaj partie ne te gjitha komentet dalin kunder té gjithëve ,vetem kundër pedesë nuk thone nje fjale. Degjoni atëhere! Ajo eshte partia e llumit antishqiptar dhe ne ate llum lundroni dhe ju bajgat e saj!? T’ju rroje millosheviçi,arkani e fazlliçi dhe sali berishoviçi druzhe! Farë e keqe!

    Reply to this comment
  16. studenti October 4, 00:31

    te till burra i duhen vendit kush te ket vesh ta degjoj dhe mos tja fus si kau peles mos te fliten brrockulla lart e posht po te lihen rehat keta njers qe duan te punojne

    Reply to this comment
  17. Kruja October 4, 00:32

    Ne beograd e thone cope qe do paguhet nga qeveria
    nuk e kuptova asnjehere kush e paguan Blerin ne Shqiperi??

    Reply to this comment
  18. Pëllumb zaimi October 4, 00:40

    Ndihma dhe konsulenca nuk eshte kolonizim? Partneriteti nuk ështe paternalizém! Miku ne krye te vendit eshte zakon shqiptar dhe me toni bler u be ky zakon!? Fazllici nuk ishte mik i shqiptareve por i berishes? Nuk vendosej ne krye te vendit. Toni bler e bëri qysh ne fillim deklaraten si mik i shqiptareve. Fazllici ende se ka bere nje deklarate te tille? Per me teper ka dajo stanishiçin ish-shefin e udb. Kaq për gojëkamaret!

    Reply to this comment
  19. Drini October 4, 01:24

    Eshte nje gje mjafte pozitive, qe sigurisht eshte merite e edi rames. Te shohim rezultatet mos te hidhemi perpjet nga gezimi apo te shajme qe tani.
    Perkthimi me pelqeu , shume profesional. pergezime.

    Reply to this comment
  20. Marin October 4, 05:08

    O shqiptare arnaute te pagdhendur. Ju u mesuar me Sali Pashe Berishen dhe dyzet plackitesit e tij dhe o burraaaa te shkaterrojme, te vjedhim te shperdredhim. pas ensh le t behet hataja.
    Ju o arnaute bashibozuke edhe sikur mbledhjen ta drejtonte i madhi Bill Clinton, persri do te benin gham,gam,gam..Eshte semundje orientale qe te ha by… e goja.
    Pritni, kini durim, do rrojme e do mesojme nga ekspertet moderne te nje perandorie kapitaliste 500 vjecare, sic eshte Britania e Madhe. (Intervista ishte e shkelqyer)

    Reply to this comment
  21. reli October 4, 05:52

    o mjerane ne ku ta gjenim te ishim koloni e anglis sepse sot do kishim ne xhepat tane pasaporten me te respektuar ne bote. anglia ka dhene prova qe i mbrone kolonit e veta dhe me lufte po te jete nevoja. kujtoni rastin e ishujve folkland. mjere ata shqiptar qe hidherohen kur nje ish kryeminister britanik vjen te japi konsulencen e vete( qofte dhe i paguar) ndersa rinin si muti kur sali bajraktari drejtonte mbledhjet e qeverise me fazllicin i cili nuk paguhej vertet por blinte pronat e shqipetarve per nje leke fale zemergjersise se sali bajraktarit

    Reply to this comment
  22. Mimoza October 4, 06:13

    Mendoi qeToni Bler eshte njeri me vizion dhe politikan i suksesshem. Ka bere shume per Kosoven dhe vetem njerez si ai dhe Klintoni mund ta zgjidhnin ate ceshtje. Po ekipi i tij ketu mendoj qe ka kosto. Mund te behet edhe pa te. Ketu gjerat jane shume te thjeshta po te punosh me ndergjegje, vullnet te mire dhe te mos i vesh detyre vetes te mbetesh ne histori. Te mos e kesh kete si qellim. Po te punosh si duhet, do apo nuk do mbetesh ne histori. Vetem tavolina e mbledhjes se Keshillit te Ministrave kushton sa nje WC shkolle, le pastaj ecejaket. Ka me mijera djem e vajza qe dine t”ia dalin me ate buxhet qe kemi. Them se nuk na nevojiten keshilltaret e huaj. Me 1992-1993 keshilltaret e huaj moren pothuaj aq sa dhane. Nuk eshte kollaj t”i hyjne mentalitetit te nje vendi sa djemte e vajzat e tij. Po duhet perkushtim dhe ndergjegje e larte e aq me pak luks, zbatim rigoroz i ligjeve ne fuqi dhe jo pune sot per neser.

    Reply to this comment
  23. cuci October 4, 07:26

    e kush nuk do te donte te na kolonizonte neve te mos harrojm se para nje viti vetem per nje cope torte ishim gati te shqyenim njeri tjetrin ne populli i saliut e i fazllicit qe ecim me shpejtesine e internetit e duam shqiperine si ajo e republikes se sudanit vidh vrit rrip per fatin tone te mire jemi ne nje pozicion gjeografik te mrekullueshem ne mes te europes se po te ishte per saliun e sudanit e te sllobodanit sdo kishte njeri gjall ne kte vend ne e kemi te hapur per kedo qe eshte me i fuqishem kur te duash te na e fut neve shqitareve vetem para por shpresojm qe opozita e sotme e sali sudan internetit ta ndaloje per te mire e kombit te tije qe aq shume e ka dashur kur ishte ne pushtet o lider historik i zhuzit tim te past me jete sudanbathorja jote o i paharrueshem

    Reply to this comment
  24. cdo behet October 4, 10:12

    KALI I HUAJ TE LE NE BALTE thote populli,

    Reply to this comment
  25. Lleshi October 4, 10:43

    Po koloni e kujt mendon ti te behemi ? E serbit , e grekut , apo e ndonje tjetri qe dashuron ti ? Ti mendon se do te “gjesh” marreveshje shumepaleshe qe Shqiperise t’i japin statusin e Zvicres ? Apo mendon se Zvicra , nuk eshte “koloni” e “atyre” qe drejtojne boten ?
    Edhe sikur te ndodhe cudia me e madhe , eshte te pakten Rusi , qe nuk bie dakort qe ne si Shqiperi te kemi statusin e Zvicres ! Por gjithashtu nuk kemi as “pozicionin” e Zvicres , ne mes te maleve te Europes dhe e “siguruar” nga te gjitha anet me pushtetet europiane ! Ne jemi “vulnerabel” sepse jemi ne “kufirin” me falangat ruso-turke , duke pasur si serbin ashtu edhe grekun fqinje te drejperdrejte ! Por edhe rusi nuk eshte larg per shkak te kesaj !

    Kush nga shtetet do te binte dakort per “pavaresine” shqiptare , ne rast se neve nuk mbajme aleate te fuqishem ? E rendesishme eshte qe ne si shoqeri , te bejme hapa perpara drejt kthimit ne shekullin e 20 , sepse Sali Serbi na ktheu ne shekullin e 19 , nen Serbi, Greqi dhe Turqi !

    Reply to this comment
    • Lleshi February 19, 09:18

      Postimi i mesiperm nga ana ime eshte bere si “replike” , ne kuader te nje grupi postimesh dhe artikulli tjeter ! Cekici i ketij postimi ka pasur synim goditjen e tjeter “gunge” , prandaj ribotimi i tij nga Dita ne kete artikull nuk eshte korrekt !

      Lleshi , eshte kunder cdo kolonizimi te Shqiprise dhe kunder cdo kolaboracionizmi qe mbeshtet humbjen e sovranitetit te popullit shqiptar !

      Kete lloj “skeme” , per te cilen njoftohemi nga ky artikull , une e perkthej si vaxhdimin e Traktatit te Fshehte te Londres !
      Fatkeqesi e madhe ! Akoma vuajtje dhe sterminime per shqiptaret ! Objektivi i keyij Traktati eshte asgjesimi i faktorit Komb Shqiptar ! Me vjen keq ! Shqiptaret duhet tw ndergjegjesohen !

      Reply to this comment
  26. ardi October 4, 11:08

    Ky duhet te paguhet nga Greqia,pasi ulet ne nje tavoline ne syprinen e te ciles,mungon Shqiperia e Jugut.
    Per Kosoven Bler c’beri ate qe kishin bere paraardhesit e Tij.Shtetarja e Tij Ashton,po i kthen gradualisht Serbise ate qe ate humben ne luften e fundit ndaj kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  27. agim October 4, 12:01

    Benit! Te ka ngelur ora tek politika e Sali Berishes,prandaj nuk te pelqen politika dhe ndihma qe te jep Tony Bler. Te fala Sali Berishes,

    Reply to this comment
  28. marina October 4, 12:12

    Jane krejtesisht te ndryshme pjesmarrja ne mbledhjen e KM dhe ate te sigurise kombetare,ata qe nuk bejne dot kete dallim nuk mund te bejne komente te drejta.

    Reply to this comment
  29. kastriot October 4, 12:59

    Jo more djem e vajza te mbare,po qe se duhet te paguhet Tony Blear,duhet paguar e lare me flori nga Shqiperia e Kosova.
    Ai nuk eshte Fazllici qe na krekosej ne mbledhjeb e keshillit te sigurise kombetare pa patur anje tager e qe me pas na doli nje dalkauk e grbitqqre i pronave te shqipetareve, por nje burre i madh shteti qe se bashku me Bill Klintonin i vone Kosoves kuroren e lirise e kombit shqiptar dinjitetin e neperkembur per me shume se nje shekul nga sllavet e miqte e tyre.
    A ka vlere ky koment perpara nje vepre kaq brilante ne interes te kombit shqipetare.Ata qe vene dyshime e paralelizma te tilla ose jane miop historik ose jane partiak te verbuar

    Reply to this comment
  30. andrea October 4, 20:13

    sala
    per benin nr=1 te kesaj faqe….O Beno po trap je nga mendja.po eshte mbledhje simbolike more beno…more ben qe ecen vete qe ju shker***dheft edi salen,dhe ty more palluqe.

    Reply to this comment
  31. Mimoza October 4, 22:29

    Bleri me siguri do te munde te terheqe fonde nga donatore per Shqiperine, po me to do te paguhet vete. Keshillat e tij jane klas, po ne nuk jemi angleze, ne nuk kemi ate mentalitet dhe ligjet i zbatojme, per te mos thene qe nuk i njohim fare, si te na mbushet mendja. kESHTU QE PUNA ME TE ESHTE: KU VAJTE HICGJEKUNDI, CFARE BERE HICASGJE..

    Reply to this comment
    • Robert October 5, 05:39

      Natyrisht qe asgje nuk do te behet nese ti do te ishe ne krye te vendit. Por fatmiresisht nuk je ti. Mendimet negative per partneritet dhe ndihme nuk ndihmojne por demtojne. Do te ishte mire te lexoje me shume.

      Reply to this comment
  32. gjermani i fundit October 4, 22:43

    titulli eshte vertet shume i goditur.Besoj qe Tony e mesoi sesi perkthehet ne shqip mbiemri i tij.Si te thuash,Jozefina nuk eshte topalle,hahahhahaaaa

    Reply to this comment
  33. "shenjestra e malit" October 5, 09:49

    Ftese per debat:

    A nuk do ishte me etike dhe krejt normale, qe Toni Bler te kekronte ndjese si si ish kryeminister, qe Lomdra e tij mban ne shpin damken e copetimit te Shqiperise, mbasi kete gjest e ka bere dhe kancelarja gjermane dhe shume shtetar te tjere te botes, perballe vendeve qe u kane krijuar shkaterrime, plackitje, padrejtesi territoriale e masakra njerezore?

    A duhej pyetur Bler nga qeveritaret rilindas shqiptare, se perse na eshte zhvatur dhe nuk na jepet floriri prej Londres?

    A ka ndonje personalitet boteror, qe punon vullnetarisht, sespe me sa di une edyhe nene tereza qe ndante vetem nga nje supe ne jave per femijet indiane, punonte me leke, merrte pagese per sherbimin si misionare murgeshe, mbasi vetem akti ishte simbolik humanitare?

    Reply to this comment
  34. lisdushku October 5, 12:33

    Miku mi madh qe ka pasur saliu ne perendim quhej joe trafikanti,qe ishte ashtu si kishte emrin,pasi i vari saliut nje medalje ne qafe,e arrestuan ne SH B A.Keta pushtuesit e shqiperise qe e lane vendin karroqe,thesarin e shtetit si pas luftes boterore,menduan se qeveria rama do te falimentoje qe ditet e para,sdo kete para as per te paguar rrogat.Kta po i terbon vizita e Bleir,pas Bleir vijne ndihmat e FMN.Vetem nje thirrje kam,Pas permirsimit ekonomik te shqiperise mos votoni me Partine demokratike,mos per hir te te ardhmes te femijeve tuaj se na moret ne qafe!Mos votoni bandiiiiiiiitet!

    Reply to this comment
  35. pelivan October 5, 13:00

    Te lumt Edi Rama,s’paske qene vetem puntor…Sa here zbresin komentuesit,( Prer, vec per g.55.) Shkrimimet duhen lexuar me hundet zene me gishta. Gjithesesi, s’dua t’ia di per ta,por,s’do doja qe atyre zerave t’u bashkohej edhe z. Hamiti,per te cilin besoj se do e korigjoje komentin,ne te kunderten, humbet shume konsiderat. Per kete e siguroj une,qe e respektoj. Nejse….

    FIJET E KULPRES!

    … Kur fijet e kulpres
    lisin e mbuluan,
    prane mu te veshi
    ca fjale i shqiptuan;
    -Tani,s’njihesh me
    O lisi azgan,
    ‘ T’i morem c’pate,
    edhe emrin me fame!…”

    – Per bese!-
    U tha Lisi dhe qeshi,
    – Me duhej per dimer,
    nje fanelle leshi !…”

    Reply to this comment
  36. Mark uk October 5, 15:49

    Rama do ta cilsesoj bamirsi ma i mire ne te gjitha kohrave.Shifni shtypin angles se cfar thot per udhetimin e tij.

    Reply to this comment
  37. Per çudi October 6, 07:03

    Per çudi mendimtaret dhe estetet N. VJOSA dhe Vezhguesi F nuk po japin mendim ?

    Reply to this comment
  38. Beni February 19, 07:49

    Blairi nuk eshte keshilltari I Rames.
    Campbell a keshillon ramen e jo Blairi!

    Reply to this comment
  39. Leksi February 19, 09:09

    Asistenca tekniko-juridiko-politiko-ekonomike e Tony B… si per Tiranen ashtu dhe per Beogradin eshte thjesht ca foto me qeverite respektive. Kundrejt nje pagese abuzive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*