Një mënyrë tjetër për dobësim me lëkura portokalli të thara

June 28, 2017 09:23

Një mënyrë tjetër për dobësim me lëkura portokalli të thara

E keni ditur këtë mënyrë dobësimi me lëkura portokalli?

Portokallet janë ndër frutat më të shëndetshme, të pasura me vitaminë C, A dhe B, gjithashtu përmbajnë magnez, fosfor, kalcium dhe vlera të tjera ushqyese.

Por, duhet të dini se me lëkurat e portokallit do mund të krijoni një dietë tepër të lehtë për dobësim, gjithashtu ato përmbajnë më shumë vlera ushqyese se vetë tuli i këtij fruti.

Lëkura e portokallit është shumë efektive në humbjen e peshës për shkak të përmbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.

Së pari, qëroni portokalliet dhe vendosini lëkurët në një vend të freskët dhe të thatë. Lërini të thahen dhe më pas janë gati për t’i përgatitur në formën e çajit.

Përbërësit

1 lugë gjelle lëkurë portokalli të thatë

1 gotë ujë i nxehtë

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Shtoni lëkurët e portokallit në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta. Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë në një filxhan. Shtoni më pas edhe mjaltin sipas dëshirës.

Mund të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli. Kjo do t’ju ndihmojë të mos shtoni në peshë, duke mbajtur kështu trupin në formë.

June 28, 2017 09:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*