Një mesazh çabejan për albanologjinë shqiptare

Prof. Nelson Çabej August 11, 2016 13:33 Updated

Një mesazh çabejan për albanologjinë shqiptare

Vijon nga dje

Çabeu dhe shteti shqiptar pas Luftës II Botërore

Pas luftës së dytë botërore, situata socio-politike në Shqipëri, ishte tepër kërcënuese për gjuhëtarin tonë. Vrasja vëllait të tij nga fundi i luftës II botërore, për një kohë të gjatë, do të vazhdonte t’i qëndronte mbi krye atij si një shpatë Damokleu politike. Falë aftësive dhe meritave të tij të njohura, Çabej u pranua të punonte që nga fillimi në Institutin e Shkencave që u krijua në Tiranë menjëherë pas Luftës II Botërore, ndonëse nuk gjeti përkrahjen e merituar në punën e tij shkencore.
Për hir të së vërtetës, duhet pranuar se ndonëse në hierarkinë politike të kohës ai shikohej me mosbesim, nga fillimi i viteve 60-të, në punën e tij ai gjeti mbështetjen e shtetit shqiptar,. Për këtë kanë ndikuar dy faktorë të rëndësishëm.
Së pari, Çabej, që ishte bërë i njohur në rrethet shkencore europiane qysh në rininë e tij në vitet 30-të të shekullit XX, në këtë kohë ishte, pa dyshim, përfaqësuesi më i madh i shkencës shqiptare.
Së dyti, nga fillimi i viteve 60-të socializmi shqiptar, pas prishjes me Rusinë sovjetike mbeti i izoluar nga Lindja dhe Perëndimi, dhe kishte nevojë për një ideal me të madh se komunizmi, për një ideal që mund të tërhiqte dhe t’i bënte thirrje tërë popullit shqiptar, kishte nevojë për nacionalizmin shqiptar. Këtë ideal dhe vetëdije nacionaliste, të hedhur pas krahëve për 15 vjet të mbushur me propagandën e ”internacionalizmit proletar”, udhëheqja e kohës e shikonte si një ideologji ndihmëse të ideologjise socialiste.
Pikërisht në këtë periudhë Enver Hoxha, duke njohur vlerat e Çabeut si një aset i pazëvëndësueshëm i kulturës shqiptare dhe potencialin e tij të jashtëzakonshem në fushën e albanologjisë, bëri rehabilitimin e tij në mbledhjen e famshme me intelektualët e Universitetit Tiranës, duke e motivuar atë rehabilitim me shërbimet që i kishte bërë e mund t’i bënte ai atdheut me erudicionin the atdhetarine e tij të sprovuar gjatë luftës së dytë botërorë, kur, si rrallëkush, refuzoi zyrtarisht ofertat për të marrë pjesë në qeveritë kuislinge. Në atë mbledhje udhëheqësi komunist theksonte se edhe pse Çabej nuk ndoqi rrugën tonë, si atdhetar që ishte, nuk i ktheu thembrat Atdheut, siç bënë disa intelektualë të tjerë.
Pavarësisht nga kriteret politike të vlerësimit në kohën e sistemit në të cilin ai punoi pas luftës, personaliteti shkencor dhe moral i kolosit më të madh të shkencës shqiptare në shumë drejtime, iu imponua botës kulturore dhe shkencore të kohës. Nën ndikimin e atij personaliteti, simpoziumet dhe konferencat albanologjike të viteve 60-70-të u bënë forume ndërkombëtare të nivelit të europian për albanologjinë dhe balkanologjinë, me pjesëmarrjen e autoriteteve europiane, duke përfshirë edhe të atillë që kishin pikëpamje të kundërta (Giuliano Bonfante) ose pjesërisht të papajtueshme (Vitorio Pisani) me ato të Çabeut e të shkollës së tij të gjuhësisë. Kjo tolerancë e jashtëzakonshme në debatin shkencor, brënda sistemi totalitar të kohës, shpjegohet para së gjithash me autoritetin e tij të padiskutueshëm dhe me ndikimin që kishte ai mbi drejtuesit e Akademise së Shkencave, e madje dhe në instancat më të larta shtetërore dhe partiake, kur vinte puna për probleme shkencore dhe të zhvillimit të shkencave albanologjike në Shqipëri.

Trashëgimia dhe vendi i Çabeut në albanologji

Për më shumë se 80 vjet, që prej viteve 30-të të shekullit të kaluar deri me sot, Çabej ka qënë dhe mbetet figura shqiptare më e njohur në botën e huaj shkencore.
Atij i takon merita më e madhe për ngritjen e shkollës gjuhësore (në një kuptim të ngushtë) shqiptare dhe ”pjesa e luanit” në shndërrimin e Shqipërisë në qendrën botërore të studimeve albanologjike pas viteve 60 të shekullit të kaluar.
Kontributet e Çabeut shtrihen në të gjitha fushat e albanologjisë, që nga historia e gjuhës shqipe, gramatika, leksikografia, morfologjia e saj e deri te folklori, mitologjia dhe letërsia fetare dhe artistike shqiptare. Meritë historike e Çabeut në fushën e gjuhësisë historike shqipe është fakti që me njohuritë e tij të thella në historinë e gjuhës dhe me punën e tij vetmohuese, ai vërtetoi karakterin e trashëguar të disa qindra fjalëve bazë të shqipes, që ishin lënë pa shpjegim ose/dhe konsideruar si huazime nga abanologë të huaj.
Studimet e tij në fushat e etimologjisë dhe morfologjisë së shqipes përmbajnë kontribute të rëndësishme jo vetëm për studimet balkanologjike, por dhe për ato indo-europianistike. Me këto, ai e renditi veten krahas ballkanistëve më të mëdhenj të kohës.
Çabeut i përket merita kryesore për orientimin e plotë të kërkimeve albanologjike shqiptare ndaj studimit të historisë, gjuhës dhe kulturës së ilirëve si paraardhës të drejtpërdrejtë të shqiptarëve, larg kërkimeve të pafrutshme dhe shkencërisht të rezikshme. “Fanatik” në kërkimin e së vërtetës shkencore, ai nuk ra kurrë në prehrin e ndonjë ndikimi nacionalist shqiptar në kërkimet e tij, as në rrethanat e vështira të trysnisë ideologjike nacionaliste të viteve 60-80.
Duke folur për gjerësinë e tematikës së veprës së Eqrem Çabeut, profesor Mahir Domi e ka quajtur veprën e tij një enciklopedi e botës dhe jetës shqiptare dhe duke vënë në dukje rolin e Çabeut për ngritjen e albanologjisë shqiptare në nivelin e një fushëdije të nivelit europian bashkëkohor, studiuesi Begzad Baliu thotë se “Prof. Eqrem Çabej, në shkollën e tij, në mesin tonë, është vetë Evropa, prurës dhe zëdhënës i saj”. Simbolik për vlerësimin e jashtëzakonshëm të veprës shkencore dhe atdhetare të Çabeut në Kosovë ishte jo vetëm botimi serisë prej 6 vëllimesh i veprës së tij, që i parapriu me dekada botimit të serisë 7-vëllimshe të Studimeve Etimologjike në Fushë të Shqipes në Shqipëri, por edhe pritja madhështore qe i bëri atij bota shkencore dhe populli i Kosovës në fillimin e viteve 70-të..
Gjuhëtarja gjermane Oda Buchholz ka thënë se me vdekjen e tij, humbi një dijetar i rangut ndërkombëtar që, sipas saj, ishte dhe një nga përfaqesuesit më të mëdhenj të balkanologjisë, kurse gjuhëtari britanik John B. Trumper e ka mbiquajtur atë “Çabeu i madh” (il grande Çabej).
Jeta dhe vepra e Eqrem Çabeut është përjetësuar dhe ka zënë vëndin që meriton në historinë botërore të gjuhësisë, duke përfshirë enciklopedinë e mirënjohur 10-vëllimshe të Gjuhëve dhe Gjuhësisë, ku ndër të tjera lexojmë: “Etimologjia dhe historia e gjuhës ishin fushat në të cilat ai punoi deri në ditët e fundit të jetës, duke marrë pjesë në të gjitha sesionet profesionale me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, në Shqipëri dhe në qendra të tjera kerkimore të Ballkanit dhe të Europës qendrore, dhe duke botuar në revista shkencore anembanë botës” (“Etymology and history of language were the domains in which he worked until the last days of his life, taking part in all professional sessions of national and international character, in Albania and other research centers of the Balkans and of central Europe, and publishing in journals all over the world” (Encyclopedia of Languages and Linguistics, Elsevier, botimi i 2006-ës, f. 173-174).
Eqrem Çabeu erdhi në botën e dijes shqiptare, krijoi dhe iku duke na lënë neve një trashëgimi të madhe shkencore dhe atdhetare, për të mbetur i pavdekshëm në altarin e shkencës, kulturës shqiptare dhe të shqiptarisë. Është shumë simbolik fakti që albanologjia si studim i historisë, gjuhës dhe kulturës së shqiptarëve lindi në truallin shqiptar në shekullin XV-XVI, me Marin Barletin, dhe nga po ky truall doli edhe Çabeu, albanologu më i madh i të gjitha kohëve.

Një mesazh çabejan për albanologjinë shqiptare

Për dy shekuj që pasuan fillimin e albanologjisë me veprat historike Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Skënderbeut të historianit të parë shqiptar, Marin Barletit, në fillim të shekullit XVI, nuk dihet të jetë shkruar ndonjë gjë e rëndësishme apo ndonjë monografi për shqiptarët a kulturën e tyre. Interesi i botës shkencore europiane për gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar fillloi të zgjohet vetëm dy shekuj më vonë, nga fillimi i shekullit të XVIII kur Biblioteka Mbretërore e Prusisë (Königliche Bibliothek) në Berlin i kërkoi filozofit më të madh të kohës dhe njerit prej dijetarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Gottfried Wilhelm Leibniz-it (1646-1716), të jepte një mendim se ç’ishte kjo gjuhë e shqiptarëve. Në tri letrat e përgjigjes që i dërgoi asaj biblioteke, më shumë se katër shekuj më parë, midis viteve 1705 dhe 1709, që sot njihen si Letrat shqiptare të Lajbnicit (Leibnizen’s Albanerbriefe), ai arriti në konkluzionin shkencor, ende të vlefshëm dhe mbizotërues, se shqipja ishte pasardhëse e ilirishtes. Që nga ajo kohë, falë punës së një numri te madh dijetarësh të huaj por, që nga Rilindja kombëtare e këtej, edhe shqiptarë/arbëreshë (DeRada, Sami Frashëri, Dhimitër Kamarda, Fan Noli, etj.), deri në ditët tona, fondi i albanologjisë u rrit në mënyrë të përshpejtuar.
Rrethanat e njohura historike, politike dhe socio-kulturore që ka përjetuar populli ynë kanë përcaktuar faktin që albanologjia ka qënë dhe mbetet në epiqendrën e shkencës sonë kombëtare. Një nga çështjet qëndrore të albanologjisë ka qënë dhe mbetet prejardhja e shqiptarëve dhe e gjuhës shqipe. Për shkaqe më shumë jashtëshkencore se sa shkencore, teoria e prejardhjes ilire të shqiptarëve vazhdon të mbetet edhe në ditët tona, një çështje e debatit shkencor sidomos në vëndet fqinjë të Shqipërisë, ndonëse shqiptarët nuk kanë pretenduar ndonjëherë se lashtësia e tyre në këto troje u jep atyre ndonjë të drejtë historike të veçantë.
Në vitin 1927 u botua artikulli i famshëm i Gustav Weigand-it (1860-1930) ”A janë shqiptarët pasardhës të ilirëve apo të trakëve?” (Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrier, oder Thraker?). Në atë kohë artikulli u kritikua nga studiues të huaj si Norbert Jokli, ndonëse gjuhëtarët shqiptarë të asaj kohe nuk ishin në gjëndje të vlerësonin në mënyrë kritike punimin e një prej studiuesve më të njohur të gjuhëve të Ballkanit. Në atë punim autori kishte arritur në përfundimin hipotetik se shqiptarët ka më shumë të gjarë të jenë pasardhës të trakëve se sa të ilirëve. Implikimet historike të këtij përfundimi bënë që, kryesisht për arsye jashtëshkencore, ai punim të pranohej e mbështetej shumëkund e në veçanti në shtetet fqinje ballkanike. I botuar 90 vjet më parë, ende sot, ai punim mbetet baza historiko-gjuhësore e tërë pikëpamjeve që kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve në trojet e sotme shqipfolëse.
Vetëm nga mesi i viteve 50-60, të shekullit të kaluar, falë disa punimeve themelore të Çabeut, hipoteza historiko-gjuhësore e Weigand-it për prejardhjen trake të shqiptarëve mund të konsiderohet e rëzuar. Megjithatë, vetë natyra e shkencave shoqërore, që lejon manipulime dhe interpretime jashtëshkencore të fakteve dhe situatave, ka bërë që përpjekjet për të vënë në dyshim prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe të vazhdojnë, dhe ka arsye të besohet se do të vazhdojnë edhe për një të ardhme të parashikueshme.
Gjatë dy dekadave të fundit është vënë re një shtim i përpjekjeve për të vënë në dyshim e për të kundërshtuar jo vetëm autoktoninë e shqiptarëve në trojet e sotme shqipfolëse, por dhe disa momente kyçe të historisë së popullit shqiptar, duke përfshirë karakterin dhe motivet e luftës së shqiptarëve dhe udhëheqësit të tyre, Skënderbeut, në shekullin XV, si dhe karakterin e forcat lëvizëse të Rilindjes sonë kombëtare dhe të krijimit të shtetit të pavarur shqiptar në 1912. Ka pasur edhe autorë shqiptarë që për shumë nga këto tema janë solidarizuar me pikëpamjet antihistorike të autorëve të huaj ose, në ndonjë rast, kanë marrë pjesë si bashkëautorë në studime të tilla, që përgjithësisht kanë qënë të një niveli të ulët ose me karakter pak a shumë propagandistik. Për fat të mirë, të gjithë ata autorë, pa perjashtim, nuk janë historianë ose gjuhëtarë, por publicistë që u mungon kualifikimi i nevojshëm për të trajtuar shkencërisht temat në të cilat janë futur.
Por, për fat të keq, përpjekjet nga ana e albanologëve shqiptarë për tu përballur me shtrëmbërimet historike dhe interpretimet e gabuara kanë qënë të zbeta, të ndrojtura, indirekte dhe nën nivelin e nevojshëm. Kjo situatë tregon sa aktual është sot akoma testamenti fjalëpakë i Çabeut për albanologët dhe shkencën albanologjike shqiptare: “Të jemi objektivë por jo indiferentë”.
Një detyrë qëndrore e shkencave albanologjike sot është vënia në dukje dhe kritika objektive e interpretimeve antihistorike dhe përgjithësisht antishkencore të historisë së gjuhës shqipe e të popullit shqiptar. Albanologjia shqiptare duhet të ballafaqohet me pikëpamjet antihistorike në debatin e lirë e të hapur shkencor në konferenca a simpoziume që duhet të organizohen si dikur. Ata nuk duhet dhe nuk ka pse t’i ndruhen këtij ballafaqimi. Asgjë e re nuk ka dalë ose është zbuluar që nga koha e Çabeut. Asnjë argument i ri kundër pikëpamjes shqiptare nuk ka dalë që nga ajo kohë. Autoktonia e shqiptarëve sot është mbi një themel po aq solid sa ishte në atë kohë.
Bibla e pikëpamjeve që kundërshtojnë autoktoninë e shqiptarëve sot mbetet ende punimi i mirënjohur i Gustav Weigand-it, i vitit 1927, me 12 argumentet e tij. Siç u theksua më parë, hipoteza e tij u rëzua përfundimisht me punimet e Çabeut mbi prejardhjen e gjuhës shqipe dhe mbi vëndin e formimit të popullit shqiptar. Autorët e mëvonshëm si Vladimir Georgievi në vitet 60-të dhe Joachim Matzingeri sot, nuk kanë shtuar thuajse asgjë në argumentet e Weigand-it, por vetëm janë përpjekur të sajojnë hipoteza me materiale të mbledhura nga rrënojat e hipotezës së tij.
Ne mbajmë mënd mirë akoma sot arritjet madhore të shkencave tona albanologjike, sidomos argumentet që solli gjuhësia shqiptare, por dhe arkeologjia dhe disiplinat e tjera albanologjike, në mbështetje të prejardhjes ilire të shqiptarëve, që gjetën pasqyrimin më të mirë e në nivelin më të lartë shkencor në punimet që Çabeu paraqiti në një sërë sërë botimesh, konferencash e simpoziumesh ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë saj (Firence, Innsbruck, etj.). Siç dihet, të gjitha ato bënë që, duke filluar nga vitet 60-të të shekullit të kaluar, Shqipëria të njihej njëzëri si qendra botërore e studimeve albanologjike, duke shënuar kështu një kulm historik në zhvillimin e albanologjisë shqiptare.
Humbja e Çabeut në vitin 1980 ishte sigurisht një goditje e rëndë për albanologjinë dhe për gjuhësinë shqiptare në veçanti. Por rënia e ndjeshme e botimeve dhe ulja e nivelit në fushën e studimeve albanologjike e sidomos në ato gjuhësore, që është vënë re gjatë dekadave të fundit nuk mund të shpjegohet vetëm me atë. Natyrisht edhe gjatë këtyre dy-tre dekadave të fundit ka pasur arritje dhe botime serioze nga autorë si Shaban Demiraj, Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, etj., por të gjithë ne prisnim që çlirimi i kërkimit shkencor nga prangat e mëparëshme ideo-politike, në këtë çerek-shekullin e fundit, të sillte jo vetëm një nivel më të lartë cilësor, por edhe një shtim të studimeve e botimeve në fushën e albanologjisë. Sot ne, me keqardhje, vëmë re se kjo nuk ndodhi.
Ne nuk duhet të jemi indiferentë as ndaj një prirje tjetër që vihet re në botimet e huaja propagandistike dhe shkencore. Është fjala për një prirje të qartë për të politizuar diskutimet rreth studimeve albanologjike të kryera në Shqipëri. Ideologjizimi dhe politizimi është asfiksues për debatin shkencor dhe të largon nga e vërteta. Shkenca përgjithësisht është e papajtueshme me politikën dhe ideologjitë politike. Ajo ka si qëllim gjetjen e së vërtetës ndërkohë që politika, dhe ideologjia që gjëndet në bazën e saj, janë mjete për arritjen e një qëllimi tjetër – marrjen ose mbajtjen e pushtetit politik. Nuk thuhet kot se ”shkenca është arti i së zgjidhshmes kurse politika është arti i së mundshmes”. Ne duhet të kuptojmë mirë se në kohën tonë prirja për të lidhur dhe zhvlerësuar arritjet e padiskutueshme të shkencës sonë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar me sistemin në të cilën ato ndodhën, nuk ka të bëjë fare me luftën kundër komunizmit, por është një përpjekje djallëzore për të minuar themelet e historisë së popullit, kombit dhe shtetit shqiptar.
Pikëpamjet e shprehura nga kundërshtarët e autoktonisë së shqiptarëve shkojnë deri në deklaratat ose insinuatat absurde se teoria e prejardhjes ilire të shqiptarëve iu imponua shkencës shqiptare nga PPSH. Ky është një kompliment i pamerituar që u bëhet PPSH-së, sepse teoria e prejardhjes ilire të shqiptarëve e ka origjinën e saj mbi dy shekuj para lindjes së saj.
Prejardhja ilire e shqiptarëve në kohën tonë përfaqëson një teori të plotë dhe koherente të prejardhjes së popullit shqiptar, me një eksplanans solid për një teori shkencore. Si çdo teori shkencore, autoktonia e shqiptarëve është e hapur ndaj kritikës shkencore objektive, por vlerësimi i saj nuk mund të lidhet kurrsesi me sistemet politike që ka përjetuar vëndi ynë dhe bota gjatë dy-tre shekujve, qëkurse u formulua teoria e autoktonisë.
Lidhja artificiale e teorisë së prejardhjes ilire të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar me sistemin politik në të cilin asaj i takoi të lulëzonte është antishkencore dhe antihistorike; ajo përfaqëson një truk propagandistik që nuk ka qëllim tjetër veç të hedhë dyshime mbi teorinë e prejardhjes ilire të gjuhës shqipe e të popullit shqiptar ose ta zhvlerësojë atë. Le të mos harojmë se kulmet e historiografisë në shumë vënde të Europës u arritën gjatë sistemeve diktatoriale e madje dhe në kushtet e sundimeve të huaja, por në asnjë prej atyre vendeve nuk janë bërë përpjekje të tilla absurde për të përçmuar a hedhur poshtë kryeveprat e gjuhësisë ose historiografisë kombëtare vetëm duke u nisur nga fakti që ato u krijuan ose lulëzuan në kushtet e diktatorive. Ashtu si diktatoria në ato vënde europiane, edhe diktatoria komuniste në Shqipëri nuk mund të zbehë shkëlqimin e albanologjisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Ne shqiptarët, nuk jemi aq mëndjelehtë sa tia lejojmë vetes ”luksin” që teorinë e prejardhjes ilire të popullit tonë e të gjuhës shqipe ta hedhim poshtë vetëm sepse ajo u pranua dhe u promovua nga sistemi komunist. Ne nuk jemi aq mëndjelehtë sa të pranojmë rekomandimet antishqiptare që bashkë me ujin e banjës komuniste të hedhim edhe krijesën më të madhe të shkencave albanologjike – teorinë e autoktonisë së shqiptarëve.
Duke mbyllur këtë shkrim për Çabeun e madh, në këtë botë të turbullt e të pasigurt në të cilën jetojmë, prapë më vjen ndër mënd porosia e tij: ”të jemi objektivë por jo indiferentë” për çështjen e madhe, sa shkencore dhe atdhetare, së cilës ai i kushtoi jetën dhe aftësitë e tij të rralla intelektuale.
Le ta bëjmë edhe një herë Shqipërinë qendrën botërore të studimeve albanologjike!

Prof. Nelson Çabej August 11, 2016 13:33 Updated
Komento

17 Komente

  1. Andrea August 11, 15:04

    Perse nuk kemi sot kolose te tille?

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 12, 02:32

      Ketu thuhet qe Cabej ka vertetuar se shqipja rjedh nga Ikirishtja apo esht vazhdimni Ilirishtes

      Por nbi cfar argumentash e ka bere , sepse kudo po te lexosh ne librat per gjuhesine Indoeuropiane , te gjithe thone se shqipja dhe Ilirishtja jane dy gjuhe te ndryshme

      Sepse studjuesit e huaj ne shum bazohen ne shkrimet Ilire te gjetura ne Jug te Italise qe nuk perputhen me gjuhen shqipe

      Edhe Shaban Demiraj thote qe gjuha shqipe dhe ajo Ilire jane te ndryshme

      Por edhe cudi esht , sepse Iliret kane jetuar ne rajonin tone dhe duhet te kene perdorur gjuhen shqipe , pamvaresisht se nuk kemi fakte gjuhesore

      Ne fakt Ciceroni pretendonte qe e njifte gjuhen Ilire sepse kishte studjuar ne Akademine e Apollonise
      Dhe ai thote ne memuuaret e tij per Piron e Epirit , se emri i Pirros nuk esht ne greqisht por edht ne gjuhen Ilire dhe shkruhet Burrus , jo Pirrus
      Dhe Ciceroni e shpjegon se kjo fjale Burrus ne gjuhen Ilire do te thote nje Burre i vertete ,
      Dmth sic i themi ne dikujt qe esht i zoti duke e quajtur Burre

      Po nejse ,
      Une po e perseris prape kerkesen time , do doja qe gazeta Dita ta intervistonte zotin Korkuti qe esht Kryetar i Akademis sone dhe te degjonim edhe mendimin e tij per keto probleme

      Intervistoni zotin Korkuti se ai esht njeri inteligjent dhe pranon debat , ndaj do kemi me te nje bashkebisedim te shkelqyer

      Reply to this comment
  2. B. Zyber August 11, 15:42

    Permbledhje jashtezakonisht e mire e aktivitetit te Cabeut dhe albanologjise shqiptare ne lidhje me gjuhen dhe prejardhjen.

    Cabeu eshte lavdia e shkences shqiptare. Kush ka lexuar qofte edhe nje faqe nga punimet e Cabeut nuk mund te shkeputet me prej tij.

    Eshte e papranueshme mungesa e nje permendoreje te Cabeut ne Tirane. E.Cabej eshte nje nga eterit me te shquar te kombit modern shqiptar.

    Eshte po ashtu e pafalshme qe nuk kemi akoma nje permbjedhje te plote te gjithe vepres se tij te jashtezakonshme.

    Kesaj qeverie i takon detyra t’i gjeje fondet e t’i organizoje perpjekjet per realizimin e tyre.

    Te mos kujdesesh per vepren E.Cabeut eshte faj i rende.

    Faleminderit prof. Nelson Cabej, na dhe nje dite shume te bukur duke perkujtuar te Madhin E.Cabej !

    Reply to this comment
  3. Pronio August 11, 18:03

    Perse nuk dalin sot?
    Te gjithe e dime sepse sot nuk ka me ideale e idealizem dhe ky “prakticitet” nuk prodhon gjeni shkencetare dhe njerez te moralshem, por njerez “te shkathet” per te pervetesuar pasurine e popullit.

    Reply to this comment
  4. Aristidh Ristani August 11, 19:28

    E pergezoj nga zemra profesorin e nderuar Nelson Cabej per kete shkrim te shkelqyer kushtuar viganit te albanologjise, prof. Eqrem Cabeut. E quaj veten gjithmone fatlum qe Cabeun e madh e te pavdekshem e kam pasur pedagog dhe udheheqes shkencor ne punimin tim te diplomes me teme “Huazimet latine ne gjuhen shqipe”. Aristidh Ristani, perkthyes letrar

    Reply to this comment
  5. Dajti August 11, 23:05

    “Le ta bëjmë edhe një herë Shqipërinë qendrën botërore të studimeve albanologjike!”
    Amen!!!

    Reply to this comment
  6. Rilindja Shqiptare August 12, 03:11

    Eshte imperative per interesat kombetare (kulturore-historike, diplomatike dhe te sigurise kombetare) qe vepra e Eqrem Cabejt te perkthehet ne anglisht, sodomos ne kete kohe qe albanologjia jone ende nuk po mekembet.
    Ky perkthim duhet te jete. prioriteti numer 1 i Akademise sone te Shkencave.

    Reply to this comment
  7. askushi August 12, 09:56

    Kohet e medha lindin njerez te medhenj. Dhe njerez te medhenj nuk quhen ata qe kane miliona e miliarda duke vjedhur e vrare, por njerez idealste me zemer te madhe.

    Reply to this comment
  8. Petros August 12, 16:43

    Ironi e fatit!!!
    Krushku i Sali Berishes dhe persekutori i Cabejt – sot akoma “Kryetar i Akademise” cabejane!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 12, 19:50

      Pse Prof. Korkutin e ka krushk Sala ? Se Korkuti esht me duket Kryetar i Akademise

      Hahahaha E madhe fare
      Prandaj nuk e ftoni dot per nje interviste prof. Korkutin , ju te gazetes Dita
      Po Korkuti e sqaroi faktin e debatit qe ka pas me Cabejn
      Esht ai debati qe kane pasur per vendbanimin Amantia ne Plloce te Vlores
      te cilen Cabej e quante vendbanim helen , ndersa Korkuti e quante vendbanim Ilir

      Reply to this comment
  9. Raimond vlonjati August 12, 17:17

    Askushi ka dhene nendimin ne te mire

    Kohet e medha lindin njerez te medhenj , Dhe esht tamam ashtu

    Koha e Enverit ishte koha me e madhe e kombit shwiptar dhe ajo kohe nxori njerez gjeniale ne cdo fushe

    Ajo kohe mxori ne fillim luftetare gjeniale , qe nga partizanet me te thjeshte deri tek komandantet

    Dhe keta pastaj u kthyen ne ushtarake dhe krijuan nje ushtri moderne
    e cila i dha Atdheut tone dinjitet e personalitet
    Keta pra krijuan terrenin qe te lindin njerez te medhenj ne kulture , Art, , sport , Industri , Bujqesi etj

    Ne fakt e gjithe kjo ishte pasoje e gjenialitetit me te cilin Enveri ndertoi dhe mbrojti Shqiperinr , pavaresisht se ishte diktator

    Mirpo diktatura e tij ishte e justifikuar sepse Shqiperia ishte ne fillimet e saj dhe ishte gjithmone ne rezik per tu pushtuar nga fqinjet

    Sepse ka mje regull ne qeverisjen e shtetit qe vjen qe nga Roma e lashte
    Kurr shteti esht ne rrezik , vendoset diktatura, dhe kjo diktature hiqet kur rezik largohet

    Mirpo reziku per Shqiperine ishte gjithmone kercenues dhe agresiv per ta zhdukur si shtet Shqiperine

    Ndaj diktatura e Enverit ishte plotesisht e justifikuar

    Sa per prof. Cabejn do thosha se ai ka qene gjithmone i favorizuar nga pushteti , ashtu sic ishin edhe profesoret e tjere Buda, Demiraj , Shuteriqi , Pollo etj

    Reply to this comment
  10. demo August 12, 21:09

    Mos hyre ne sinoret e te tjereve.

    Reply to this comment
  11. Berikuti August 13, 00:13

    Sqarim: Djali I Korkutit eshte martuar me mbesen e Sllobodanka (Liri) Berishes dhe Korkuti u emrua kryetar i Akademise ditet e fundit te pushtettit te Sali Berishes ne gusht-shtatot 2013..
    Ti Raimond Vlonjati nuk ke informacion te mjaftueshem. Nuk eshte marre Cabej ndonjehere me Amantian.
    Eqrem Cabej ka qene parashtruesi dhe argumentuesi me i madh i tezes se tij “Shqiperia eshte nje zone restriksioni ose rrudhjeje te vazhdueshme”, e cila edhe ne artikullin e DITES nuk del qarte. Ai ka meriten me te madhe se cdo albanolog tjeter i huaj ose shqiptar per te provuar kete ide, duke argumentuar me mjeshteri te madhe gjuhesore se emrat e sotem te qyteteve te lashte ilire kane formen qe kane sot sepse, duke perdorur shprehjen e tij, “kane kaluar vetem neper gojen e shqiptareve”. Keta emra qytetesh ilire shtrihen qe nga RAGUSA (Rush) ne Dalmaci dhe Nishi ne veri, te SHKUPI, SHTIPI dhe OHRI ne lindje dhe deri ne qytetin e ARTES ne piken me jugore te Epirit ne Greqine e sotme (tani fute kete fakt ne kontekstin e shpifjes korkutiane per Amantian qe eshte 200 kilometra ne brendesi te kufijve etnike te Shqiperise).
    Eshte kjo arsyeja per te cilen eshte thene se Cabej beri per Shqiperine me pene ate qe beri Skenderbeu me shpate.
    Duke shkruar ato qe ke shkruar me siper, kuptohet qe ti nuk i ke lexuar “fleterufete Dacibao” qe i vinte Cabejt te madh, sekretari i partise se qendres se Kerkimeve Arkeologjike,Korkuti, Ftere, Cabeut te madh.
    Ato kishin te benin me tezen e prejardhjes veriore te ilireve,dhe qellimi i flete rrufeve ishte qe te detyrionin Cabejin e paperkulur te behej zedhenes i pikepamjes anadollake te tyre te prejardhjes jug-lindore te ilireve.
    Vete shtrimi i problemeve shkencore ne nivelin te fleterrufeve tregon mjerimin e ketij njeriu, qe shfrytezonte autoritetin si sekretar Partie, per te imponuar frymen antishkencore ne arkeologji, te cilen arkeologjia shqiptare e vuajti dhe e ka pranuar por per te cilen vazhdojme te kritikohemi nga arkeologjia europiane e madje jemi bere qesharake ne syte e tyre.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 13, 19:52

      Ai debati qe Cabej ka bere me Korkutin une e kam lexuar fillimisht si akuze qe gazeta Tena i ka bere prof. Korkutit per punen e Amantias

      Dhe pastaj Korkuti u pergjigj se debati midis tyre ishte debat shkencor qe kishte te bente me pikpamjet e te dyve ne lidhje me popullsine ne Amantia

      Me vone pastaj kam lexuar ne gazeta Panorama procesverbalin e atij debati midis Korkutit dhe Cabejt

      Aty thuhej se Cabej thoshte qe Amantia esht nje vendbanim Helen , ndersa Korkuti thoshte se Amantia esht nje vendbanim Ilir

      Nderkaq Cabej i kthehet Korkutit dhe i thote qe :… Pse ben nacionalistin , dhe thua qe aty qenkerka vendbanim Ilir
      Me tutje pastaj se si vazhdoi debati nuk me kujtohet

      Por di te them se nqs kontrolloni ne Wikipedia do te shikoni se ne Amantia ka jetuar nje popullsi Ilire e cila quej Amantia dhe esht sjelle aty ne Plloce te Vlores nga romaket si shenje hakmarje
      Pasi Amantasit jetonin diku ne veri te Kosoves , por kur u perplasen me Romen ,Amantasit luftuan me heroizem
      . Kjo gje beri qe Roma pasi i pushtoi te hakmerrej ndaj tyre duke i c’vendosir nga vendi i tyre dhe duke i cuar ne fshatin Plloce te Vlires
      Ketu amantasit ndertuan qytetin e tyre me emrin Amantia
      Kaq per ate debat midis Korkutit dhe Cabejt

      • Nuk besoj se Korkuti dhe te tjere i benin dot dem Cabejt , pasi Cabej kishte mbrojtjen e Enverit direkt
      Bikes Cabejt shteti i kishte dhene makine ne dispozicion oer te levizur njelloj sikur te ishte Kryetar i Akademise
      Kete fakt e kujtoj se me thoshte plaka kur Cabej vinte me makinen qe kishte ne dispozicion
      tek komshija e gjyshes sime ne Vlore , pasi e kishte kusheri burin e asaj komshise

      Ndersa ne lidhje me emrin e qytetit te Shkodres duhet te dini se kjo fjale nuk mund te jete Ilire dhe ja pse :
      …. Qe ta dini ju ka efhe nje Shkoder ( Scutari) diku andej tutje nga Bullgaria
      Bikes ka shum emra me fjale shqipe ne ate zone atje ( flasim gjithmone per ate kohe te larget kur jetonin Iliret )
      Porse duhet te dime se ne ato zona andej nuk jane jetuar Iliret , por Thraket
      Bikes ato zona jane aq larg sa atje me duket kane jetuar Daket

      Pra nuk esht justifikim ajo qe thote Cabej se Shkodra esht emer Ilir , por nga ana tjeter do thosha
      Se nuk diskutohet aspak se esht emer shqiptar , pasi aty esht fol shqip perpara se te vinin Iliret

      Edhe ne ato zona andej nga Bullgaria tutje ku gjendet edhe emri i Shkodres kane jetuar popullsi qe flisnin shqip , megjithse nuk ishin ikire
      Javtu sjell nje fakt nga nje autoritet i oa kundershtueshem i shkences se linguistikes ne Europe
      Babai i Historiografise Bullgare , prof . Jirecek , nga germimet arkeologjije ne Bullfari kishte gjetur te shkruar fjalen BESOI

      Kete fjale studjuesit e tij e lexonin Vesoi si fjale greke
      Por Jirecek tha qe kjo fjale duhet lexuar Besoi

      Sepse sipas tij , keta Besoi kishin qene nje sekt fetar qe i faleshin diellit nga sa dukej nga vizatimet qe ishin bere ne varret e tyre

      Dhe vetem duke u nusur nga kjo fjale , prof Jirecek , i cili ishte cek me kombesi , deklaroi se :…
      Ketu ne Bullfgai ne lashtesi kane jetuar popullsi shqip folese

      Pra duke u nisur nga konkluzioni i Jirecek dhe nga fjala Shkodrr etj . fjale shqipe te gjetura ne Bullgari , del se mbrojtja e prof Cabejt ndaj akuzave te atyre studjuesve anti shqiptare ka qene shum e dobet

      E vemtha fjale qe mbron trashegimine tone Shqiptare te lashtesise per 2 mij vjet para Krishtit ,edhe me tutje para Ilireve , ne ate rajon aty ku jemi ne Shqiotaret ne Ballkan , esht vetem fjala e detit Jon
      Sepse ajo fjale esht vertetuar nga Latinet qe ne ate kohe qe esht fjale shqipe ndaj e quanin detin Jon , Mare Nostrum

      Pra si perfundim ne Gadishullin Ballkanik esht fol shqip nga Deti Jone e Adriatik dei ne Detin e Zi dhe per kete jane garanci e pa-kundershtueshme emri i Detit Jon
      dhe fjala Besoi qe ka gjetur Prof Jirecek

      Keto dy fjale bejn lidhjen e shqp-folesve ne para lashtesi nga Deti Adriatik e Jon ne Detin e Zi

      Ndersa ne Jug te Ballkanit , dmth thelle ne Greqi e verteton gjuhen tone fjala Karizmatik qe rjedh nga fjala Karista me te cilen thirej Helena
      Dhe kjo fjale esht 100% e vertetuar qe vjen nga lashtesia e Mikenes dhe qe shpreh kuptimin vetem ne gjuhen shqipe

      Pra si konkluzion Ballkani ka folur shqip sipas trekendeshit te gjuhes shqipe ne Lashtesi , :….
      …. Jon – Besoi- – Karista
      Themi keto 3 fjale qe jane vertetuar se jane shqip , por ka edhe plot fjale te tjera shqipe tek Iliada te cilen e ka analizuar Arvanitasi Aristidh Kola

      Ne fakt Iliada duket sikur esht botuar ne nje kohe tranzicion nga gjuha shqipe ne gjuhen greke
      Po nejse se dolem fare nga Tema per Prof Cabej

      Sa per ate qe Korkuti na qenka krushk me Salen nuk ka rendesi fare

      Perseri do shtoja se do ishte me interes per te gjithe ne qe e njohim paksa historine e lashtesise dhe linguistiken , te degjonim ne nje interviste prof Korkutin

      Ne fakt do doja ra intervistoja vete prof Korkutin se doja ti beja ca pyetje pikaante per Linguistiken ne Lashtesi
      Dhe per faktin qe kudo ne Lirat serioze te linguistikes Gjuha shqipe jepet e ndryshme nga gjuha Ilire

      Reply to this comment
  12. K Gj August 13, 18:19

    Nelson! Te prrshendes! U gezova qe je akoma i ri dhe punon, aq me teper qe vazhdon te merresh me shkrnce.

    Reply to this comment
  13. Raimond vlonjati August 14, 17:35

    Hej po postojeni ate komentin tim se ne debat po bejm , pa sharje
    Dhe debati esht i dobishem per te gjithe

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*