Një mesazh për “profesionisten skrupuloze” dhe për “hjekësin dixhital”

October 23, 2018 08:45

Një mesazh për “profesionisten skrupuloze” dhe për “hjekësin dixhital”

Nga Artan Hoxha

Dje ne mbremje isha i ftuar ne studion e OPINION, te Blendi Fevziut. Gjate emisionit, ndersa isha i perqendruar ne diskutimin e temes se luftes kunder krimit te organizuar, Blendi me njofton se nga studio e Top Channel sapo isha bere lajm. Hyra ne portale dhe pashe per nje moment veten time te pasur. Kurre ne jete nuk i kam patur, 40 mije euro. Portali i emisionit OPEN me kishte kushtuar goxha vemendje…

Bravo Eni, e paske kapur nje titull per klikime. Madje qenke kujdesur qe kete lajm “BOMB”, pasi e ke publikuar ne oren 22.14, ta ripublikosh serish ne portalin tend ne oren 23.00.

Faleminderit per reklamen, dhe jo dosido reklame. Marketing falas ne orarin me te ndjekur te televizionit kombetar Top Channel. Dhe ti e di sa kushton hapesira televizive ne Top Channel. Per me teper kur kete reklame ta ben nje njeri jo dosido, por bash 2 here ish-kryeministri dhe 2 here ish-presidenti Sali Berisha dora vet.

Artan Hoxha

Po mire moj profesionistja skrupuloze, si tu tha peshtyma, t’i flisje nje fjale, qofte dhe per gjoja etiken gazetareske nje politikani, qe pas pyetjes suaj, u pergjigj per ofro tri minuta pa asnje nderprerje duke trilluar, shantazhuar dhe kercenuar publikisht nje kolegun tend qe nuk ishte prezent ne studio?!!!

Gjithsesi Eni, ekzaltimi jot ishte brilant. Po aq brilant sa memeceria jote mbremjen e te henes se 26 shkurtit 2018, kur u detyrova ti pervishesha drejtperdrejt, nga studio jote, faqe gjithe shqiptareve, shpifesit tashme te damkosur boterisht, Sali Ram Berisha. Gjykata e Tiranes me vendimin e 11 prillit 2018, e denoi me 1 milione leke te vjeter gjobe dhe pagimin e shpenzimeve gjyqesore.

Edhe pse dje u mundove, nuk e arrite dot audiencen e asaj mbremje fund-shkurti. A e mban mend, si u skuqe, u nxive, u meke, por nuk e shpetove dot lekuren e bere sholle te kampionit te baltes dhe trillimeve ne kete vend. Edhe dje bere te njejten gje. Madje e kape forte shpifjen e radhes dhe e shperndave ne kohe rekord te zbardhur nga portali jot si virus ne gjithe rrjetin. Po a nuk tu duk pak si shume 40 mije euro per nje interviste, ca me teper as per boset e Bajreve, por per nje ushtar te tyre…

Kemi punuar nja 3-4 vite bashke, ne te njejten media dhe besoj e mesove qe une edhe pse kisha 20 vite ne ate kompani, paguhesha aq sa ty te kushtonte vetem frizura ne muaj. Ky ishte haraci qe duhej te paguaja per te qene i lire. Nuk isha as ne listen tende te te ftuareve ne studio me pagese dhe as ne listen e te paguareve te Ylli Rakipit. Hyja ne emision me duar ne xhepa, me njohurite dhe informacionin qe mblidhja gjithe diten.

Nuk shpresoja qe dje ne mbremje te kishe respektuar etiken gazetareske, as te mbroje dike qe po sulmohej pa qene fare ne studio, madje as te kerkoje fakte dhe prova per te verteten qe i intereson publikut tend ne keto raste, por sepaku duhej te kujdeseshe per fytyren tende profesionale perballe nje hjekesi te pafytyre te kapur me ze e figure, i zhytur ne krime, vrasje e zhdukje kufomash te qytetareve te pafajshem te ketij vendi…

Nuk e kam zakon te merrem me koleget, madje as me ty nuk u mora radhen e pare, edhe pse ajo perballje live me Super personazhin tend me kushtoi jo thjesht faktin se media ku kisha punuar per 20 vite nuk tha as dhe nje gjysme fjale per te me dale ne krah, por humba dhe vendin e punes. Nese radhen e pare u hoqe sikur s’dije gje per cfare akuzash do fliste super-personazhi, kete radhe nuk ke justifikim, dhe nuk me le rruge tjeter vecse te pergjigjem.

Nje sugjerim per HJEKESIN digital:

Ta ndjej sikletin, ta qaj hallin, te shoh te dridhesh dhe sperdridhesh si miu i zene ne cark. Por s’te bej dot derman.

Sepse i ke duart te zhytura ne gjak shqiptaresh te pafajshem nga Kacaniku(Remzi Hoxha) deri ne Gjirokaster(Ziver Veizi) dhe Ksamil(Ziso Kristopulli). Nuk ka as hoxhe dhe as prift qe ta qeteson shpirtin e trazuar. Mos harro, ta kam thene njehere balle per balle, si PINOCETI do perfundosh. Edhe 80 vjec do te cojne me barrele ne banken e te akuzuareve. Dhe kete radhe nuk ke per te rreshqitur dot si gjarper, si ke bere gjithmone. Ti e di kush te eshte vene ne shpine, ATA jane ustallare jo prokurore e gjyqtare plepash….

Dhe tani Marshall, jepu ferman kamikazeve te tu te rrjeteve sociale, te me sulen me te gjithe arsenalin e fyerjeve, sharjeve dhe kercenimeve, per te mos me lene kusur. Aty je ne habitatin tend te preferuar ku mbreteron mes shpifjeve dhe baltes mbi te tjeret…

Ne foto 1, grafiku i audiences se emisioneve televizive dje ne mbremje, ku Opinion i TV Klan me ngjyre blu, eshte dukshem shume me larte se Open i Top Channel me ngjyre vishnje.

Foto 2, lajmi i botuar ne Hapur.al

 

October 23, 2018 08:45
Komento

17 Komente

  1. kujtesa October 23, 09:08

    Z.Hoxha!
    Uroj qe profesionin tend si gazetar investigativ,ta bejne edhe keta gjoja gazetaret dhe opinionistet e studiove televizive.
    Mos e rruj fare se cfare nxjerr nga…bytha shpellari!
    Deshira e tij e vetme dhe e fundit eshte te gjunjezoje pa kushte! Ti e ke te qarte rrugen tende dhe pas teje jane mijera e mijera shqiptar qe te ndjekin dhe te mbrojne.
    Ne te kundert,pas atij goje felliquri ka shume me teper se sa ke ti,por nuk jane per ta mbeshtetur por per ta damkosur per te zezat qe i ka sjelle ketij vendi!
    Edhe njehere suksese ne punen tende dhe te jap nje keshille:
    -Ne punen tende,sado qe te tjeret duan te pengojne,mos u dorzo.Qofshin keta pengues edhe gazetare koleg apo ish koleg.Sido qe te jete,ktheja reston me menyren qe ti di te besh me mire.

    Reply to this comment
  2. H October 23, 10:10

    Çfarë dmth “hjekës” në gjuhën shqipe ? Apo është fjalë maloke ?

    Reply to this comment
    • ??? October 23, 11:01

      E ke parasysh kur ta fus? Momentin qe ta nxjerr quhem hjekes. Fjale me Shqip se kjo nuk ka, por ti e do ta mbash brenda prandaj nuk te pelqen kjo fjale Shqipe.

      Reply to this comment
      • H October 23, 11:45

        Ti nuk ke asnjë mundësi me ma fut se si malok që je mban era shëllirë specash 3km larg. Bile erdhi lajmi që Infekton edhe ordinatorin e ballkanit me viruset që mbart. Shko lahu, por jo në liqen se mund të ngordhin gjithë peshqit.

        Reply to this comment
        • Illyria-Shqiperia October 23, 13:28

          Dakord me H, e kane bastarduar shqipen. Kjo mund te jete fjale e fjalorit te veriut apo jugut por kurresesi jo letrare. Se kam degjuar madje as ne fjalorin e shoqerise ku jam rritur. Si duket eshte zhargon I demokraci se. I keni bere gazetat si leter banjo (nevojtore – shqip).

          Reply to this comment
        • me kete pa xham October 23, 15:12

          H, pergjigje Oscar. Ajo e peshkut ne liqen pastaj ishte e papame. Megjithese duhet thene qe bajgat e Berish hales nuk perfaqesojne Veriiut e vertete. Gjithsesi, hallall ta boft zoti. Kshu i do mushka drute,

          Reply to this comment
  3. LORA October 23, 10:35

    Po c’televizion kombetar eshte Top-Chanel o Artan?
    Ai eshte katandisur ne nje bordello transparente ,me bodigard blush-dalzotes-krenarist-nanokurven.
    Ka ardh bash koha e nje qilizme rrenjesore edhe ne zv-te shqiptare,,,,sepse jane shndruar shumica ne dezinformatore qelburane,,,,duke zhvat para publike me rrejt publikun.
    Sa per ate biben eni vasili,,,ajo kete pune e ben pa piken e turpit ne raport me publikun;duket ashiqare qe e vlereson veten ”profesioniste skrupuloze” e perkoheshme.
    Artan,me sulmin e djeshem te dr.krimit ndaj teje,per mua ke fituar nje kredencial marxhinal.Te uroj te jesh sa me afer shumices derrmuese te shqiptareve.

    Reply to this comment
  4. vasili October 23, 12:04

    Eni-LEGENI!.
    Kjo sorre e zeze,,nga zei,pamja dhe permbajtja,nuk ndalet,duke i dhene vemendje dhe perqafuar,cdo lloj ndyresie ere-keqe njerzore,qofshin ato te fosilizuara apo hale ambulante si luli,dhe shpura e katundareve salianji,alabaku,etj.
    Dhe nuk mund te dalloj kush kundermon,me shume ne kete vend,eni-legeni apo banda e funderinave reth saj ne ate dhome ,shndrruar ne nje hale me dimension te pafundem..

    Reply to this comment
  5. MH October 23, 12:33

    H
    Hjekes don te thote per nji njeri qe krijon intriga dhe ngatrresa i cili ndihmon ngatrrestarin te arrij qellimin.Hjeksi asht strumbullari i lojes per te lehtesue qellim keqin ne arritjen e rrezultatit,trofeut.
    PSh. Hjeksi e nxjerr viktimen ne vendin e duhur per ta qellue per vdekje.
    Hjeksi asht sufleri shpurpurishesi ne vesh te mashtruesit te kriminelit.
    Termin “hjekes” e perdorin ma shume e ma zonat malore.Hjeksi asht prototipi ma mizerabile ne shoqerine njerezore.

    Reply to this comment
  6. KORÇARI October 23, 12:41

    Kjo ENI VASILI nuk është ajo që i doli emri në FINANCIMET SEKRETE TË GREQISË ?????

    Reply to this comment
  7. H October 23, 13:26

    MH Ju falenderoj me sinqeritet për shpjegimin tuaj të plotë. Vërtet nuk e kisha dëgjuar dhe nuk e njihja etimollogjinë e ksaj fjale dhe falë kontributit tuaj, kuptova që nuk duhet përdorur pavend sepse teje denigruese dhe ofenduese. Pyetja ime nuk kishte as ironike dhe as ofenduese. Me respekt.

    Reply to this comment
  8. Buzuku October 23, 14:02

    Fjale ” hjekesi” e perdor shpesh dhe me shume vendo gazetari i shquar z. Bedri
    Islamico, aq sa i del kuptonim mirefilli.

    Reply to this comment
  9. AGO October 23, 14:10

    Kur shof Enin sec me kujton Vokshin
    Tifoze ekstreme Te llumit shqipetar

    Reply to this comment
  10. Alban Dega October 23, 16:09

    ME BABALE SE BABALJA !
    ME RRENC SE BABA I RRENAVE NASTRADINI !

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 2:07:11 AM EDT

    CFARE NUK PRITET NGA BABALET E HAVALEVE SE SHQIPERISE SALI CIZMJA ?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po a nuk ishte babai i tyre Sali Berisha qe e rrenoi 13 here ne 13 vjet shtetin shqiptar deri nen themele ?
    Po a nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha dhe “ Banda e Gangstereve” ( nuk eshte Epiteti im as i Partise Laburiste britanike qe eshte 10 here me e djathte se PDSH-ja e Sali Berishes por i gazetave konservatore te djathta te Britanise se Madhe “ THE TIMES” , e dyta ne Bote per nga reputacioni dhe prestigji dhe “ Indipendent “ per qeverine e Berishes ne shkurt te vitit 1997, pa filluar ende kryengritja mbarepopullore ne Vlorë dhe krejt Jugun e vendit ) qe u grabiten dhe plackiten shqiptareve rreth 25 miliarde = 2 500 milione euro per 9 vjet sundimi te saj dhe ne kater vjete ne koalicion me LSI- ne e Like Floririt dhe Mona Cizme Lalezit!?
    Po a nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha, spiun i UDB-es serbe qe ne moshe gjimnazi, sipas fjaleve te Ramiz Alise pas nje interviste, te porositur nga gazeta kryesore spanjolle “ El Pais “ ne vitin 1992, i shitur edhe te KGB-ja sovjetike, edhe tek DHSE ( Drejtoria e Pergjithshme e Sigurimit te Jashtem ) francez + “ kush shitet nje here shitet gjithehere”, sic thote nje shprehje filozofike 4500 vjecare kineze.
    Pastaj u shit edhe tek … !?
    Ishte ky i fundit qe e ricikloi Berishen ne krye te qeverise shqiptare ne korrikun e vitit 2005 pas nje vizite surprize teper enigmatike ne Tirane nga dikush qe takoi vetem ate dhe Fatos Nanon dhe sherbeu si kumbara e marrveshjes okulte Nr. 2 Nano- Berisha me titullin kobezi “ Une President ! Ti Kryeminister !” qe e la me gisht ne bythe “ liderin historik socialist” te cilit Sali Berisha ia kaloi me 10 fishin e korrupsionit te tij trevjecar !?
    A nuk ishte “ Njeriu i shpreses se madhe” te ish kronikanit zyrtar te Enver Hoxhes dhe krahut te djathte te tij ne krye te rinise komuniste Mehmet Elezi, Prof. Dr. Sali Berisha qe rrenoi nga rrenjet krejt aresimin shqiptar duke flakur ne mes te kater rrugeve mesuesit me te mire, petagoget e profesoret me te pergatitur te shkollave te Larta dhe Universitetit te Tiranes e duke i zevendesuar me mesues e profesore Plepash e “ Akademishe te Domosdoves”, sic i quante Noli i madh ketu e gati nje shekull me pare !?
    A nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha qe e mbushi Shqiperine me Universtite ala “ Vitrina” , ala “Kristali”… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e tituj shkencore deri edhe te birit te ish- líderit kryesor te Lega Nord te Umberto Rosi e qindra te huajve pa shkelur kurre jo vetem ne keto Universetete Plepash por as ne truallin Shqiptar!!!
    A nuk ishte Prof. Dr. Sali Berisha dhe “ … dhe Mafia ( politike e biologjike e tij ) e dale krejt jashte kontrollit “ sipas “ THE NEW YORK TIMES te 15 Marsit 2008, qe fill pas 21 janarit te zi 2011, sulmoi me gjuhen me te ndyre te nje sterrugaci Vicidoli si “ lavire bulevardi” Ina Ramen,“Silvia Kondin shqiptare”, sipas fjaleve te tij diten e zgjedhjes se saj si ish-kryeprokurore e Shqiperise dhe krahun e djathte te tij ne krye te shtetit shqiptar Bamir Topin, vetem pse kembengulen per ligj e drejtesi per krimin makaber kunder njerezimit te Sali Berishes dhe Lulezim Badhes me ekzekutimin pa vendim gjykate te kater protestuesve krejt pafajshem ne bulevardin Deshmoret e Kombit, ku nuk kishte guxuar te ekzekutonte as nazi- fashizmi dhe as komunizmi !
    Jo vetem flaku ne mes te kater rrugeve nje studente dhe magjistrate te shkelqyer, nje nene model dhe nje bashkeshorte shembullore, por me e keqja ne bashkepunim me Like Floririn ne nje marreveshje 50/50 zgjedhin si pasardhes te saj nje humbameno me tetevjecare, me diplome te shkolles se mesme te falsifikuar, nje marionete te ngjashme me ato te cirkut apo teatrit me kukulla per femijet si Adriatik Palla qe e ktheu Prokurorine 20 vite mbrapa ne epoken e Alush Dragoshit e Fatos Dervishit, kur cfare thoshte Berisha e cfare vendoste Salia ngrihet ne kembe e gjithe Prokuhoria, ne epoken e gurit dhe te Saliqit te pare “Ligji jam une”dhe Ilir Metes me Banden e tyre te Gangstereve e Mafiozeve politike dhe biologjike.
    Nderkohe Ministria e Drejtesise me ne krye kamikazin e Berishes Enkeled Gebels Alibeaj, qe kishte per detyre ligjore te verifikonte cdo dokument, deshmi, vertetim te shkollimit, pergatitjes profesionale, qendrmit moral dhe integritetit personal te tij para paraqitjes se kandidatures se tij para Kuvendit te Shqiperise beri vetem noterin e urdherit te dyshes Berisha Meta, cka perben shkelje flagrante dhe disa krime njekohesisht nga naziskini i Ali Beut te drejtesise shqiptare ne bashkepunim me dyshen Meta- Berisha!
    Kjo eshte politika, mbeshtetja, kujdesi i Profesor Doktor Sali Berishes dhe Bandes se tij te Gangstereve politike dhe biologjike per aresimin shqiptar, leven e Arkimedit te zhvillimit, perparimit e begatise se nje populli nga Kina, India, Greqia, Roma e Iliria e Lashte e deri ne ditet e sotme!
    E ku !?
    Ne nje vend me qyteterim e kulture po aq te lashte sa Kina e Roma, me Universitetin e Apollonise ku studioi edhe i biri i Jul Cezarit te madh dhe filozofe te shquar greke, sic po e tregojne zbulimet e fundit rastesore arkeologjike ne Fier, Berat, Korce e do te thoja ne mbare Shqiperine po e do te zbulohen me dhjetra qyteza e vendbanime po aq te lashte sa ato kineze.
    Mbaj mend qe femije 5-6 vjec ne vitet 61-62 e deri sot ne hyrje te Grykes se Dragobise ne krye te fshatit Shoshan aty ky eshte Ngushtica e Shtrenjtit pleqte 70-80 vjecare i thonin ne “ Gjytet “, fjale qe e perdornin per qytetin. Behet fjale per fshatin me pjellor e te pasur te krejt Malesise se Gjakoves me nje toke e nentoke teper pjellore me masivin arrave dhe geshtenjave me kokerrmedha e me te shijshme ne Bote, te quajtur Lusat e Shoshanit, qe sic duket ka qene nje qytet antik mijeravjecar qe u varros nga ndonje termet apo hordhite e fiseve barbare!
    A nuk u vodhen e shiten neper Bote me qindra e pse jo me mijera ikona, objekte te lashta arkeologjike me vlera te pazevendesueshme arkeologjike, historike e kulturore te kombit e popullit tone ne vitet 1992- 1997!
    Kjo ishte “ dashuria” dhe “ kujdesi” i Profesor Doktor Sali Berishes dhe Bandes se tij per artin, kulturen, qyteterimin dhe historine shqiptare!
    Pasqyre e saj jane edhe veprimet e banditit te tij Luciano Boci dhe kamikazeve te Partise Babale ne fshatin Mengene te Elbasanit qe lehin, kercenojne dhe bejne Zhvejkun e tyre !
    Cfare nuk pritet nga Havalja e Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij ne bashkepunim midis Partise se tij dhe Levizjes Babale te Mona Cizmes !

    Reply to this comment
  11. Alban Dega October 23, 16:10

    TOTAL FAILURE OF OPEN’S FAILURE !

    Zhgenjim e deshtim i plote e i hapur ( Open ) edhe i Alfred Pezes !

    Nuk je kot aty ku ne Zoti Fuga… Pajtohem plotesisht me percaktimin tuaj te shkelqyer…
    Nuk pritet asgje me shume nga nje gazetare, qe vec gazetare as ka qene e as nuk eshte, si Eni Vasili, e kultivuar ne serat e medias se Mafias se Pogradecit News24, Panorama, Gazeta Shqiptare, Ballkanweb…
    Po ashtu as nga drejtori i MAPO-s se Henri Cilit, bythelepiresit te cdo sundimtari te radhes, qe qendronte si nje Bude Indian perballe Xhenxhizkanit te Vicidolit edhe kur poshtersisht genjente, sajonte, villte helm e mashtrime skandaloze ne cdo fjale qe nxirrte nga goja…
    Ajo qe me revoltoi me shume ishte qendrimi prej Bude Kinez i ish-deputetetit te PS-se, analistit te shkelqyer, ish- moderatorit mendjendritur te Vizion Plus Alfred Pezes perballe Shtrigut te Vicidolit dhe shpifjeve, mashtrimeve, krimeve pa fund te rrenimtarit te mbi 13 fishte Shqiperise, vrasesit serial me plumba e me fjale Sali Berishes .
    Alfred Peza dje ishte mohimi i vetvetes.
    Alfred Peza mbreme ishte zhgenjimi i cdo teleshikuesi objektiv!
    Askush nuk priste e as nuk donte qe si te bente shpatarin as gladiatorin ala Blendi Fevziu, ala Artur Zheji, ala Eni Vasili, ala Klodiana Kala, ala Ylli Rakip Gazidede, ala Basir Collaku, ala Enkeled Gebels Alibeu… ala Sali Babale Berisha !
    Te bente gazetarin, analistin, perfaqesuesin e publikut me kulture e gjakftohtesi, me fakte pa fund e pyetje te mencura perballe kryefatkeqesise shqiptare tash e gati 26 vjet Salikraci !
    Alfred Peza dje ishte nje zhgenjim i plote jo vetem i vetvetes por edhe i teleshikuesve shqiptare kudo ne Bote.
    Total failure of Open’s failure!

    Reply to this comment
  12. ALBAN DEGA October 23, 16:11

    HIENA TE ETURA PER GJAK !

    SIKUR TE ISHTE VETEM NJE ENI VASILI + …ESHTE NJE E QINTA E SE KEQES…
    ESHTE NJE LUKUNI HIENASH….NJE “ BANDE GANGSTERESH” … “ KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT “..QE E DJEGIN DHE PJEKIN CDO CAST SHQIPERINE VETEM E VETEM PER TE RUAJTUR PRIVILEGJET, PARAJSEN E TYRE TE NGRITUR ME HAJNI E KORRUPSION, ME VRASJE E KRIME PA FUND, ME DJERSEN E MUNDIN, MBI GJAKUN DHE VARFERINE E POPULLIT TE VET !
    … JANE ATA QE MOS QOFSHIN !

    From: Alban Dega
    Date: October 4, 2018 at 2:37:41 PM EDT

    HIENA TE ETURA PER GJAK !

    – Edhe djalli vete pothuajse gjithnje shfaqet me fytyre njeriu ….. Filozofia e Lashte Kineze

    – As korba e as sorra…. Shume me keq se aq !

    – Argatet e Salikracise dhe disfata e plote e tyre… PPrisni se nuk keni pare gje akoma …!

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kjo eshte gazetaria bashkekohore perballe lukunise se Babaleve politike, mediatike tipike mafioze ala Sali Berisha, Mona Cizmja, Lulezim Badhs, Petrit Vasili, Edi Palokari e Grida Duma Salianjin, ala Basir Gebels Collaku, ala Blendi Koran Toptani, Eni Vasili,
    Do te vecoja cinizmin dhe kercenimet sadiste te kesaj quazi- gazetares Klodjana Lala dhe antigazetarit Basir Collaku … jo vetem ndaj Xhisiela Malokut!?
    Ligesi, cinizem, egersi neveritese hiena qe ua kalonin edhe Eni Vasilit, qe me publikimin e intervistes se Xhisieles fatkeqe qysh 3 vjece, megjithe kerkesen dhe kembenguljen e saj per te mos transmetuar ate ne Top Chanel, ka shkelur ligjet shqiptare dhe ato nderkombetare per te drejten e shprehjes dhe lirine se mendimit si dhe ligjet per te drejten e autorit, qe ne kete rast eshte Xhiseila dhe jo Eni Vasili!
    E keshilloj vellazerisht Xhiseilen te bisedoje me avokat te mirenjohur ala Maks Haxhia per ta hedhura ne gjyq edhe Eni Vasilin e Top Chanal, edhe Basir Collakun, Blendi Fevziun, Klodjana Lalen dhe Klan TV per frikesimin, kercenimet e tyre te hapura pa maska me burg, pa pase tagrin as te prokurorit dhe as te gjykatesit suprem qe po ashtu i kane te ndaluara me ligj!
    Drejtesia behet e jepet me vendime jo me kercenime, me fuqine e aresyes e jo me aresyen e fuqise mbi bazen e fakteve dhe deshmive per cdo krim apo shkelje ligjore !
    Ka ardhur koha qe edhe politika edhe mediat shpifarake, antihumane, te paguajne haracin per cdo akt te kunderligjshem dhe shkelje te drejtave themelore njerezore sic jane e drejta e mendimit dhe Liria e shprehjes.
    Duke pare cinizmin, egersine e perseritur te Klodiana Lales jo vetem ne kete, por edhe ne raste te tjera si ai i Saimir Tahirit dhe pothuajse cdo rast paraqitjeje te saj ne TV me lind dyshimi se nje grúa e tille eshte ne gjendje te kurdise cdo lloj intrige dhe provokimi vetem e vetem qe te beje protagonisten ne mediat dhe shout mediatike, te jete ne qender te vemendjes per te mbuluar mungesat qe ia ka dhene Zoti ne qiell dhe nena natyre ne Toke!
    Dyshoj por edhe kam bindjen pothuajse te plote se ajo ka organizuar ose minimumi ka qene ne dijeni te atentatit kunder shtepise se prinderve te vet !?
    Pse ?
    Cfare donin femijet e saj ne shtepine e prinderve e jo ne shtepine e vet bashkeshortore pikerisht ate nate !?
    Per ta bere protagonisten e heroinen ne nje film horror me femije e pleq ? …
    Apo 1001 pikepyetje te tjera qe duhet tu pergjigjet policia dhe prokuroria me nje hetim te shpejte e te thelle e jo duke fjetur gjume mbi dosje me prapaskena te mirefillta e te rrezikshme politike ala SHQUP, per te zbuluar autorín apo autoret e tij te vertete kushdo qofshin ata dhe vendosjen e tyre para ligjit dhe drejtesise se paanshme !?
    Cfare grupi kriminal apo mafioz ka zbuluar apo goditur Klodiana Lala me krijimtarine apo analizat e saj mediatike teper cinike, qe me shume se forcen e aresyes ashtu si Blendí Fevziu, Basir Collaku, Eni Vasili, Artur Zhelja, Andi Bushati etj. perdorin aresyen e forces diktatin, zerin e larte, kercenimin, rrumujen tamam si ne nje skene gladiatoresh e jo ne ekranet e televizioneve bashkokohore ku bejne te fortin ne sherbim te padroneve politike dhe darovitjeve te tyre!
    Cili eshte ajo bande kriminale apo kriminel, cil eshte ai grup ose organizate mafioze qe do te kryente nje atentat kunder nje hici mediatik, qe bente te fortin me silazhin qe i servirnin dy kriminele te mirenjohur shqiptare e boterisht si Adriatik Palla e Rovena Gashi me lukunine perreth tyre !?
    Po te ishin aq leshko e te trashe si kriminelet edhe mafiozet nuk do te mbijetonin asnje dite ne biznesin e tyre antinjerezor por do te kapeshin e viheshin ne pranga brenda ores .
    Kush tjeter kishte interes te rrezikonte vetveten te qellonte me arme ne kryeqytetin kunder dy pleqeve te pafajshem e aq me teper kunder dy femijeve te Mithras!?
    Pasi mbaron silazhi Llalla – Gashi i Klodianes ne prokurori dhe duke mos pasur asnje talent ne gazetarine e shkruar e aq me pak ne ate te ekranit, asaj me shume se kujtdo i duhej nje akt trondites me jehone kombetare e nderkombetare qe te rifitonte protagonizmin e munguar…
    E kam shprehur kete dyshim ne nje koment te botuar ne Tema dhe Dita qe ate dite, kam ndjekur intervistat e saj prej nje gjynahqarjeje te stisur, dhe vetviktime te maskuar keq.
    Ne ato caste keqardhjeje me dilnin pamje e saj kur bente te fortin, kur bente jo vetem prokurorin por edhe kryegjykstesin suprem ndaj Saimir Tahirit me nje ligesi te pashoqe, me nje cinizem te skajshem qe e beri arrestimin e tij fakt te kryer deri ne ate shkalle shtrigerie njerezore sa bashke me Blendi Fevziun e ngushellonin per burgosjen e tij imagjinare duke I deklaruar cnjerezisht se do ta vizitonin dhe intervistonin edhe ne burg !
    Te njejten pershtypje me ka bere edhe cinizmi skajor i Basir Gebels Collakut ( skenaristit dhe instruktorit te paguar nga Partia Babale te Azilit Politik te Dritan Zagarit dhe Emiljano Nuhut ne Opinionin e pare per Babalen Nr 3 te Havales Nr. 1 te Shqiperise Sali Berisha, sic e ka pothuajse direkt dhe indirekt ne Opinionin e pare te Klan Tv per kete ceshtje- I sugjeroj prokurorise te marre si deshmi rregjistrimin e atij programi qe e kam ndjekur drejtepersedrejti ) i Blendi Fevziut, Klodiana Lales sidomos ne Opinionin e fundit me pranine e Xhiseila Malokut.
    Po i le menjane Basirin dhe Blendin. Ata jane ne kete rol te perhershem te tyre kuptohet me pagese mbi e nen dore!
    Si eshte e mundur qe dy nena femijesh mes gjithe te mirave te mundshme si Klodiana Lala dhe Eni Vasili qe i thahej peshtyma ne buze perballe fuqise se aresyes dhe fakteve dhe argumenteve rrenuese te Edi Rames vetem 3-4 dite, para se henes se fundit, te gjynahqares Lala pas atentatit ndaj prinderve dhe femijeve te saj te kalonin cdo kufi te egersise dhe cinizmit duke iu versulur si hiena te uritura nje viktime dhune makaber qe i kane vrare mburojen e saj, te jatin qysh ne moshen 3 vjecare me ate gjuhe shtrigash, e thene bute, me aq cinizem e vrere kobrash te tejskashem, duke e kercenuar me pranga e burg ore e cast qe te thoshte ate qe padronet e tyre politike dhe mediatike i kishin urdheruar te nxirrnin me hir a ne pahir, me kulac apo me kerbac nga goja e saj kunder vullnetit te saj !
    Mallkuar qofte titulli madhor njerezor nene si per njeren edhe per tjetren!
    Si mundet qe nje zemer nene te kete aq helm, aq cinizem, aq mllef kunder nje vajze ne lulen e rinise te traumatizuar dhe terrorizuar qysh 3 vjec si Xhiseila Maloku!
    Ku jane ato shoqata grash e deputetesh… te te gjitha partive pa perjashtim qe nuk ngrene zerin ne mbrojtje te kesaj viktime te shumefishte te Salikracise qe ndezi fitilat e 97-es qe vrane te jatin e Xhisieles 3 vjecare, autoblindat e Grushtit fashist te 14 shtatorit 1998, te barutit vdekjeprures te Xen Medihoxhes se Saliut ne Gerdec, qe zbrazi qindra plumba me 21 janar 2011, duke ekzekutuar kater e plagosur dhjetra te tjere qe po ky Klan TV i Blendi Toptanit dhe Aleksander Karrocierit nuk la truk e poshtersi pa bere per te fshehur plagosjen e gazetarit te vet Fatos Mahmutaj duke i bere presión te manipulonte ngjarjen!
    Tamam nje lukuni hienash politike, oligarkike dhe mediatike qe veprojne si nje “ Bande Gangsteresh” dhe si nje “ Mafia krejt jasht kontrollit” per te sabotuar, vonuar, minuar me cdo mjet e me cdo menyre Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit te krimeve te tyre politike, financiare, mediatike kombetare e nderkombetare !
    Misión i deshtuar !
    Total failure ! Disfate e plote !

    Reply to this comment
    • Dardan October 23, 16:50

      Komente shume te gjata, nuk lexohen. Dega duhet te dergoje artikuj ne gazete dhe me pas t’i mbedhe e t’i botoje ne nje liber.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin