Një Mësues…

February 12, 2016 00:10

Një Mësues…

Pikat kryesore

  • Zgjodha pikerisht profesorin ne fjale (z.Gjin Pepkolaj) per ta intervistuar, nga respekti ndaj tij, profesionalizmi si dhe pervoja e gjate ne pune qe jane te pakrahasueshme me te gjithe arsimtaret e tjere. Eshte nje nder mesuesit me te vjeter e me te kualifikuar ne qarkun e Lezhes qe ushtron akoma profesionin dhe nje nder te vetmit qe pothuajse te gjithe koleget e tjere jane ish-nxenesit e tij.

Përshëndetje z.Thano

Emri im eshte Anisa Bunaj dhe jam nje maturante ne Shkollen e Mesme Industriale Rubik, Mirdite. Kam pergatitur nje interviste me nje nga mesuesit me te vjeter qe ushtron akoma profesionin ne te gjithe qarkun e Lezhes.

Deshira ime eshte shume e madhe qe kjo interviste te mund te botohet në DITA, por nuk e di a eshte mundesia. Do ju lutesha shume, pasi ka teper vlere per mesuesin kjo interviste por edhe per mua si nxenese.

Zgjodha pikerisht profesorin ne fjale (z.Gjin Pepkolaj) per ta intervistuar, nga respekti ndaj tij, profesionalizmi si dhe pervoja e gjate ne pune qe jane te pakrahasueshme me te gjithe arsimtaret e tjere.

Eshte nje nder mesuesit me te vjeter e me te kualifikuar ne qarkun e Lezhes qe ushtron akoma profesionin dhe nje nder te vetmit qe pothuajse te gjithe koleget e tjere jane ish-nxenesit e tij.

Ka mbaruar studimet ne Universitetin e Tiranes si dhe specializimet perkatese ne Hungari, por gjithashtu eshte marre edhe me studime te kryera nga njesite vendore perkatese ne lidhje me edukimin mjedisor.  

Anisa

Anisa

Ai ka shkruar dy libra: “Vendos edhe nje” dhe “Pasaporta e nje shkolle”.

Në kete vit mesimor (2015-2016) behen plot 36 vite që jep mësim. Ka dhene mesim ne te tri nivelet e arsimit parauniversitar si në atë fillor, te mesem te ulte dhe te mesem te larte. Po keshtu ka punuar në disa shkolla te rrethit Mirdite, në dy prej te cilave edhe ka drejtuar per disa vite.

Në dy fotot që po ju dërgoj, fotoja e mesuesit eshte gjate kohes qe ai ka qene drejtor ne gjimnazin e Rubik. Ndersa tjetra ne foto jam une.

Shpresoj shume qe kjo interviste te merret parasysh. Shume faleminderit per gjithcka!

Pres pergjigjen tuaj! Me respekt, Anisa Bunaj

 

Profesor, gjatë 36 viteve punë si mësues, ka ndodhur ndonjëherë që për shkak të vështirësive të mendoni se do te donit me mire te kishit ushtruar ndonje profesion tjeter?

Koha kur une nisa te shkollohem në arsimin e mesem dhe atë te larte (’71 – ‘80) ishte e tille ku nevoja per mesues, sidomos në veri dhe verilindje te vendit ishte e lartë. Nuk linte shume hapesire per te zgjedhur.

Gjate punes çdo njeri has në veshtiresi. Nuk besoj te kete mesues, qofte ky shume i pergatitur apo me nje pervoje te gjate pune, i cili nuk ka hasur veshtiresi gjate punes se tij. Sidomos sot është e veshtire te jesh nje mesimdhenes i mire. Shpesh me eshte kerkuar te jepja mesim mbi norme dhe në disa programe lendore (9 te tilla) per arsye thjeshte pune. Isha në vitet e para te punes, energjite e moshes, pasioni per profesionin, vullneti por edhe disiplina në pune, ndikuan shume tek une.

Por tashme pas 36 vitesh ky profesion per mua eshte shume i dashur. Profesionet që mund te kene njerezit jane te ndryshme. Ato bëhen te bukura vetëm kur aplikohen me pasion, profesionalizem dhe pergjegjshmeri humane.

 Ku ndryshon mesimdhenia e sotme nga ajo e viteve më herët? Sa ndryshojnë nxenesit e sotem me nxenesit para 90-s përshembull?

Mesimdhenia eshte reformuar në kohe, shpeshhere edhe deformuar. Ka patur rekomandime të pastudiuara nga “ekspertet” specialiste-turistë te strukturave te zhvillimit te arsimit. E kam fjalën kryesisht për ato që jane marre me kurrikulen mesimore. Une i perkas grupit “brezit” te mesuesve që kemi punuar ne etapa te ndryshme te reformes arsimore. Vleresoj shume disiplinen mesimore, unifikimin e teksteve, si dhe seriozitetin e mesuesve ne pune. Koha e kërkon që edhe mesuesit me shume vite pune, me stereotipe te formuara, te prire në metodat tradicionale te mesimdhenies, ta aktualizojne pervojen e tyre, te bejne perpjekje ne integrimin e pervojes individuale në atë globale te zhvillimit te arsimit. Asnjëhere nuk eshte vone per këtë.

Sa për nxenesit e para viteve 90-te, ata kane dale nga shkolla me dije më te plota. Vitet treguan se njohurite e mara në arsimin e mesem ishin te cilesishme dhe te qendrueshme. Kurse sot teknologjite e reja innovative dhe venia e tyre në funksionim kërkon nxënës te perditesuar dhe mesues që duhet te punojne shume që te arrijne standartet bashkekohore. Por krahasimi me te shkuaren me duket i tepert.

A i mbani mend të gjithë nxenesit tuaj? Thuhet se mesuesi e ka te veshtire te mbaje mend nxenesit e tij…

Kjo eshte e vertete dhe e lehte per t’u shpjeguar. Ajo që une kam konstatuar dhe që e konsideroj te vecante eshte se pasi nxenesi e ka mbaruar detyrimin e tij shkollor, pra kur ai nuk eshte më pjese e saj, shpreh interes te shtuar per shkollen dhe mesuesit. E kam ndjere kenaqesine e pershendetjes, apo respektin e shprehur, megjithate nuk kam arritur ti shmangem “vesit” per te bere verejtje te tilla si: Mesimi-Shkolla-Mesuesi, eshte mire te vleresohen në kohe dhe jo thjeshte per nostalgji ndaj te shkuares.

Pas tri dekadash e gjysëm, sa keni arritur të jeni i suksesshëm në kete profesion?

Punen që ben, duhet ta vleresojne te tjeret. Per nje mesues që meriton kete emer, vleresimi me i sakte eshte ai që bejne nxenesit e tij.

 

 

 

February 12, 2016 00:10
Komento

4 Komente

  1. XUME PROTOPAPA February 12, 11:37

    ANISA !

    Pata kenaqesi te lexoja kete intervisten tende te pare, me Gjinin e Pepajve apo te Kolajve nuk e kuptova. Ti me siguri ke lindur ne Rubik, po prinderit mund te mos jene nga Mirdita.

    Dikur kam njohur nje djalosh me te ri ne moshe se une, me emrin e Pepkolajve, qe banonte atyre aneve.

    Nese do degjoje nje sygjerim nga ana ime, meqe disa here per motive personale kam kaluar edhe ne ato zona dhe shpesh kam degjuar histori edhe te kendeshme per t’u publikuar, lere profesorin tend te lodhur sa te arrije ne nje konkluzion te dukshem, sepse nga intervista, edhe pas 36 viteve te karrieres se tij, akoma nuk eshte qartesuar per nivelin e mesim-nxenjes te studenteve te para e pas 90-tes.

    Ne krahun perballe Uzines se Bakrit, njehere, gjithnje me ate djaloshin e Pepkolajve, i jam ngjitur atyre kodrave, pak per kureshtje e pak per te pare ne realitet, vendin ku u martirizua Bardhok Biba, nga kriminele mirditore e lezhjane te kohes.

    Do ishte nje kenaqesi besoj jo vetem per mua, por edhe per brezin tend, qe nuk e ka perjetuar ate kohe, me deshmite e atyre qe mbase akoma jetojne ne ato shpate, te na tregosh historine e ketij heroi kombetar te masakruar nga bandat e Gjonmarkajve te Repsit te Mirdites.

    Apo edhe mund ti ngjitesh krahut tjeter, atij te Uzines se Bakrit, per te arritur ne Prosek, ku ne mes ndodhet edhe pyllnaja e fameshme ku u eliminua armiku i shqiptareve, krimineli Hamit Matjani, e mbase edhe Alush Leshanaku….

    Reply to this comment
    • albaton February 16, 07:41

      Mendoj se disa fraza dhe komente tuaja nuk jane te sakta dhe nuk kan lidhje fare me intervisten e profesorit. Megjithate vleresoj faktin qe e keni lezuar dhe keni ba replay kujtesen gjate udhtimeve ne Mirdite.

      Reply to this comment
  2. Amarildo February 16, 00:53

    Respekte per mesues Gjinin! Faleminderit edhe Anises qe ka bere te mundur nje interviste te thjeshte te sajen, e aq me teper qe eshte publikuar tek gazeta DITA!

    Te pakten me ate qe mbaj mend personalisht, mesues Gjini eshte nje profesionist teper serioz ne punen e tij si arsimtar. Nje profesionist serioz i modernizuar do ta vecoja, gje te cilen shume pak arsimtar mund ta kene.

    I uroj jete te gjate, edhe dalte gjithmone faqebardhe ne punen e tij te bukur si arsimtar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*