Një miku të vjetër

July 8, 2018 11:41

Një miku të vjetër

Bedri Islami

Në asnjë moment nuk më është dukur e pazakontë ajo që mund të quhet ndryshe “shpërthimi” i heshtur i Pandeli Majkos në seancën parlamentare: është gjithçka në natyrën e tij politike e njerëzore. Ekspresiv, shpesh herë edhe i rrëmbyeshëm, në atë masë sa mund të mbajë një njeri që politikën e ka nisur si punësimin e tij; si figurë politike që ka kaluar majat në një moshë tepër të re, por që, pikërisht ai entuziazmi i tij i veçantë, bashkë me shpërthimin e heshtur, si natyrë të dytë e kishin shpënë tek eurosocialistët, brezi që shkoi kundër rrymës, rinovoi një forcë, por që më pas, disa prej tyre, u bënë po aq konservatorë, sa edhe ato që i larguan nga postet e përkohshme.

Majko, si rrallë herë ndonjë socialist tjetër, është sulmuar dhe është përkëdhelur nga opozita, ndoshta në një proporcion të barabartë. Ai, sa ka qenë njeriu i aferave të mëdha për opozitën e sotme, kujtoni sulmet e Berishës për “ përvetësimet” e Majkos kryeministër apo ministër i Mbrojtjes, aq edhe ka qenë njeriu i lëmuar kur opozitës i është dashur të ketë shembullin e një deleje që mendonin se mund të bëhej e zezë.

Rasti i tashëm është përsëritje e qëndrimit ndaj tij gjatë gjithë karrierës. Është i dyzuar mes së vërtetës, pra, Pandeliu si figura politike me autoritet e besim të pangjashëm, sidomos në Kosovë, dhe Majkos, si njeriu që ka mbuluar apo ka qenë pjesë e aferave të mëdha korruptive. Ai, aq sa është gjendur në qendrën e ciklonit të opozitës, aq edhe ka qenë njeriu që mund të merrej me të mirë.

Në fakt, ai i ka shpërfillur të dyja, pra ka mënjanuar “përkëdheljen” politike që i është afruar nga opozita, por edhe ka nënqeshur trishtueshëm kur është sulmuar, dhe është ndjerë i keqardhur kur kjo është besuar edhe nga shokët e tij partiakë.

E kam takuar shpesh herë gjatë luftës së Kosovës. Ka pasur raste kur në zyrën e tij kryeministrore, ku qëndronte gjithnjë një portret i Kenedit, e kam parë të shpërthejë ndaj pengesave që paraqiteshin dhe e pengonin luftën, ashtu si e kam parë edhe në pragun e një ankth pritjeje ndaj zotit Rugova. Edhe asaj herë, ai ishte përkrahësi i fuqishëm i lëvizjes çlirimtare, ku kishte vënë gjithçka kishte mundur, por edhe kishte mendjen tek Rugova, si për të gjetur një urë mes dy forcave, që për fat të mirë, askurrë nuk u përplasën forcërisht me njëra tjetrën.

Njeriu që i thoshte ministrit të jashtëm grek që, “nëse Serbia nuk e ndal agresorin, ne do të futemi në luftë” dhe ai çmeritej, dhe nga ana tjetër ndalonte në Portin e Durrësit makinat e ardhura nga ushtria zviceriane si gjysmë dhurate për forcat çlirimtare, me mendimin se mos përmes tyre do të sulmoheshin kufijtë – ky është Pandeli Majko.

I kam besuar gjithnjë sinqeritetit të tij dhe vazhdoj t’i besoj, por , aq sa i kam besuar njeriut, e kam të vështirë t’i besoj shtetarit. Njeriu Pandeli e tejkalon shtetarin Majko. Tek e para ai është i vërteti, i sakti, larg paragjykimit dhe i hapur; tek i dyti është gjithnjë njeriu i dyzuar, mes dëshirës, ligjit dhe paqartësisë.

Kjo ndodhi edhe në të enjten e fundit të Kuvendit, që në vetvete është një teatër absurd, që kërkon të mbrojë një godinë teatrore, të cilën, jo shumë vite më parë, plejada e shkëlqyer e aktorëve që nuk janë më, kërkonin ta hiqnin dhe të ndërtonin një të ri. Është një çështje që nuk ka të bëjë me artin, përderisa e mbron Flamur Noka, që nuk ka të bëjë me moralin, për deri sa e mbron Salianji; që nuk ka të bëjë me të vërtetën, për deri sa e mbron Vokshi; që nuk është pjesë e politikës, për deri sa i bëhet krah një Bashë që teatron përditë në kancelaritë e huaja kundër vendit të tij, e në fund të fundit, është vetëm e një dysheje, që mund të përballen për të pasur një zgjedhje: trupës aktoriale dhe shtetit.

Në këtë mes, shtetari Majko është pjesë e qeverisë. Nuk është pjesë e qeverisë që dikur kishte kundërshtuar prishjen e teatrit pas propozimit të ish ministrit apo kryetarit të bashkisë, Rama, që sot është shefi i tij politik dhe shtetar, por është pjesë e asaj qeverie, në të cilën, ai mban portofolin që përfaqëson një pjesë vitale të popullsisë shqiptare dhe të lënë pas dere: diasporën.

Personalisht, si një qytetar i zakonshëm, zemra dhe mendja nuk ma do të prishet një godinë ku janë vënë themelet e artit dramatik shqiptar. Për më tepër, në një zyrë të kësaj godine, që bie nga rruga, dikur kam punuar pranë dramaturgut të ri, të shkëlqyer do të thoja, Shpëtim Gina, i cili u nda mizorisht nga jeta për shkak të dramave të tij.

Por mendja është tjetër gjë dhe e vërteta është një tjetër.

Pandeliu me mendje, ashtu si shumë të tjerë, mund të jetë me nostalgjinë e teatrit, por e vërteta të shpie drejt një zgjidhjeje radikale, ku ai mund të jetë pjesë e një ligji, i cili është përcjellë nga qeveria ku ai bën pjesë drejt parlamentit, për të marrë një vërtetim saktësie, që në këtë rast mund të jetë një vërtetim bardhësie për vetë qeverinë.

Nuk marr përsipër dot të gjykoj nëse do të jetë më mirë apo do të jetë më rëndë për teatrin një godinë e re. Besoj se do të jetë shumë më mirë, pasi, edhe kur isha herën e fundit aty, ndjeva në shpirt atë lagështirë që të le vjetërsia e hedhur tej në radhët e karrigeve.

Majko është ministër në kabinetin Rama.

Duke qenë i tillë ai nuk është thjesht Pandeli Majko, por është ministri i Diasporës. Përkëdheljet e tashme të opozitës nuk do të jenë të përhershme dhe as të sinqerta. Ai e di këtë më mirë se të gjithë. E ka provuar mbi veten, edhe atëherë kur jeta e tij ishte krejt e zakonshme.

Ndërsa qëndrimi politik i një force politike, që ai  vetë e përfaqëson në qeveri, si njëri ndër më të spikaturit, është më tepër se një dëshirë.

Për deri sa është në podium. Nëse zgjedh të ulet në sallë, ai vendos vetë, si të ketë dëshirë, nëse duhet të jetë apo jo në kuvend, duhet të votojë apo jo.

Pandeli Majko është ndër të paktët që e meriton plotësisht të jetë aty. Ai është përfaqësues, nuk është deputet.

Dhe përfaqësues duhet të jetë edhe në qeveri.

Refuzimi i tij i dikurshëm ka qenë vlerë, ashtu si refuzimi i tashëm, ndoshta rastësisht, mund të jetë antivlerë.

July 8, 2018 11:41
Komento

36 Komente

  1. intelektuali July 8, 12:51

    TE KA RENE MORALI QYTETAR POSHTE BREKEVE O FANATIKU I ENVERIT, BEDRI ISLAMI

    Kur Fatos Nano e coi ne Lindjen Komuniste Pandin per te shitur per skrap nendetset sovjetike te Hrushcovit qe Enveri i grabiti me nje arrogance te papare, ti o Bedri Islami nuk e hape gojen fare per kete akt shfarosje te Ushtrise Shqyptare,

    Tani me gysem goje po flet qe Pandeli Tradhetari ka penguar Luften e Kosoves duke bllokuar armatimet zviceriane, po pse nuk e thua gjithe te verteten more mavri fanatike qe Fatos Pijaneci i Enverit dhe Sali Varkari i Enverit perdoren Luften e Kosoves si PARAVAN per te bere kontrabande me armatimin dhe predhat e Enverit ne vendet e Botes se Trete me ndihmen e seksereve jugosllave te Titos dhe kur Azem Hajdari donte edhe ai pjesen e tij ne kete Bizenes Fitimprures e vrane dhe e likuiduan pa meshire si mafioze te vertete. Pyet Fatos Klosin se ta sqaron ai me mire kete histori. Qe te dalim ne teme:

    PSE I SHKRUAN O FANATIKU BEDRI ISLAMI KETO DACIBAO IDIOTE ALLOGJIKE NE GAZETEN DITA PAPUSHIM SI LLOGJE VETEM PER TE MBROJTUR KAUZEN E GRABITJES SE PRONES PUBLIKE NGA EDVIN DROGA?

    Po pse duhet fshire nga dheu Teatri Yne Kombetar qe ka pas nje histori dhe nje trashegimni tejet mbreselenese per nje popull pa shume Monumente Kulturore dhe Historike sic eshte populli yne fatkeq?

    Argumenti qe Teatri Kombetar eshte amortizuar fajeson me shume qeverine e tanishme te Edvinit dhe Erionit, por edhe qeverite e meparshme qe e kane lene qellimisht te degradoje nje Monument Kulture ne mes te Tiranes, ashtu sic e lane te degradoje Stadiumin Kombetar, nje veper monumentale e Bosios, pjese e Kompleksit te projektuar prej tij qe ishte per vite me radhe edhe pjesa me e bukur e Kryeqytetit, qe po shkaterrohet nga barbaret me tritol ne dore nga lakmia per te bere leka me Kullat e droges.

    NE CILIN VEND TE BOTES SHKATERROHEN MONUMENTE KULTURE ME VENDIME QEVERIE?

    Teatri me histori qindra-vjecare La Scala ne Milano u restaurua dhe riparua totalisht ashtu sic ishte me paret e shtetit italian, cila qeveri do te guxonte ta prishte dhe ta rafshonte La Scala-n e Milanos me propagande enveriste alla Lali Eri si “dopolavoro” fashiste si kjo qe po ben Edvin Droga per Teatrin Kombetar ne Shqypni? Po shko o shpellari i Enverit, Bedri Islami ne Londer dhe preke Teatrin Kombetar londinez qe te shikosh reagimin e shoqerise civile ne kete vend te fanatizmit te trashegimnise kulturore apo historike, po te ishte Edi Rama ne Londer do te kishte rafshuar edhe Pallatin e Bukinghamit – “Buckingham Palace” te ndertur ne vitin 1703 edhe Kullen Big Ben – “Clock Tower”, Edi Rama me manatalitetin e tij te terminatorit dallkauk do te rafshonte edhe Parlamentin anglez – “Palace of Westminster” qe u dogj nga zjarri ne 1834 dhe qe u rindertua ashtu sic ishte me pare, ky Kryeminister a shkolle , por megalloman qe nuk do te degjoje askend do ta mbushte Hyde Parkun ne Londer me Kullat e tij te korrupsionit pushtetar me argumenta nga me groteske dhe qesharake si ato te Lali Erit,

    SI DO TE DUKEJ LONDRA PO TE KISHTE NJE EDI RAMA NE KRYE ME LUKUNINE E “LALI ERI”-IT TE TIJ?

    He mo Bedri Islami qe flet per ANTIVLERAT e Pandi Majkos ku i shikon ti VLERAT e Terminatorit te Tiranes, Edi Rama qe e ka bere Kryeqytetin tone si Kandahari i Afganistanit?

    Reply to this comment
    • Bajko Labi July 8, 15:17

      Nga plehrat qe I mbeten shqiptareve ne dere nga Alia jane akoma ne politike aktualisht saliu koqemiu, ilir bullari dhe pandi loqja. Tani flisni vete, sa vlera ka ky maqedhonsi majko, pos sigursisht shume me pak se cdo person me mbiemrin Bajko.

      Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen July 8, 21:45

      Ujku i terbuar , qe i pelqen te duket i mendshem , rri fshehur mbas ferres , per tu hedhur i pari mbi viktimen qe mund te kaloje aty pari ! I tille produkt eshte inteloleshi yne , qe i versulet , sa gazetareve , aq edhe komenruesve , si don Kishoti me mullinjte e eres ! Une nuk humbas kohe te lexoj idjotesite e tij , se e di cfar plehre eshte , por gjithsesi , nuk mund te kaloj ketu , pa te hedhur nje peshtyme ne fytyre , ashtu sic ben pjesa derrmuese e komentuesve . YYYYT , Zagar rrugesh !

      Reply to this comment
  2. L.H July 8, 13:14

    NJE NJERI ME ALZAJMER QE KERKON TE BEJE PORTRETIN E NJE IDJOTI TE LINDUR ME EMERIN PANDELI QE PAVARESISHT SA DO DENOHET DUHET TE JETE NE TE NJEJTIN BURG PO JO NE TE NJEJTEN QELI ME KRRIMINELIN E NERONIN SALI…

    Reply to this comment
  3. korçari July 8, 13:27

    Besoj se dhe Majko ka nevoje te kaloje VETINGUN pasi ka akuza per llogari te fshehura dhe se pas firmave te rojeve civile qendron ai pra si pronar kjo shpjegon dhe refuzimin e tij per teatrin pasi llogjikisht nqs ben pjese ne nje ekip pra qeveri nuk duhet te ekzistoje mosakordi apo refuzimi i vendimeve,pra ngelet se ai i eshte nenshtruar shantazhit te se djathtes…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN July 8, 16:04

      Lakrori,
      edhe Majko poliagjent doli ??? pupupu, dhe une qe e shikojaça jane rrrilindas te gjithe si debila i shoh,
      qe ishte 14 vjeç dhender e vesh çorape te kuqe kete e dija, po qe qenka poliagjent, kurre s’ma merrte mendja.

      nuk lexova asnje fjale nga Bedriu yt, se kam frike nga debilleku, eshte semundje ngjitese, po lexoj komentet per te pare se çfare ben lukunia e juaj kur partia tregon “armikun” …sidoqofte eshte me mire te besh lakror, mos e merr kaq seriozisht Bedriun, se per nja 2 muaj do i haje keto qe shkruan, keshtu e ka kaluar jeten e tij prej zvarraniku …

      Reply to this comment
      • korçari July 8, 17:57

        O Sorre e zeze kur nje pjesetar i nje ekipi nuk eshte dakord me ekipin duhet te jape doreheqje dhe pastaj t’a denoncoje,t’a kritikoje apo t’a akuzoje per çfare ai nuk eshte dakord,(e kam fjalen per ne publik)kjo sa per principe.Po e shpreh edhe nje here se ai teater eshte i rrezikshem per jeten e aktoreve apo dhe publikut dhe nqs ndodh nje shembje do t’a akuzojme qeverine se perse e lejoi kete gje,dhe per se dyti ka ketu hajvane te cilet e krahasojne me Koloseun,,La-Skalan apo Big Benin kur teatri eshte nje godine e mbushur me tallash dhe pa asnje kusht sigurie ku dhe vete aktoret (te vertetet) dhe ata qe s’jane me jane shprehur pro ndertimit te ri por kur fut hundet Salehu qelbet çdo gje pasi ka qelbesira qe ushqehen me kermat qe ju hedh Salehu&Basha&Kryemadhi (alias Like floriri).

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN July 8, 18:28

          doreheqjn ta jape ai azilianti i Senes, nga e moren dhe e sollen me thonj te paprere, jo ata qe kane nje jete ne vije te pare te ‘luftes’.
          po ta them per te mijten here, ngritja e nje teatri me ‘ligje speciale’ e me para droge eshte shume here me e rrezikshme.
          do ishte njesoj sikur ne vend te godines se Mesonjtores se Pare te ngrinte nje tjeter penis si ai qe ju vuri juve lakroreve te rrrilindur ne mes te Korçes. (uroj qe mos te kaloje kohen duke lexuar komentet, se edhe e ben miellaxhiu, i fut nje grusht tjeter Niko Prejleshit dhe e gjeti Mesonjtorja)
          dhe e treta ti hajvan i rrrilindur, thuaj liDerrit tend shpirteror qe ‘ligjet speciale’ ti nxjerre per te çuar ne qeli ata qe e vodhen kte popull, (jo te bej praSident) tu marr parate e te ngrere teater, e jo te shese bythen , nejse kte e ka zakon ai, jo te prishe Historine per 30 denare te felliqur .

          ik bej lakror thashe, se na e nxin kot gazeten 😛

          Reply to this comment
          • Per Black...., qe paska mesuar te flase shqip ! July 8, 22:04

            O idjoti Black Swan , po a de ti se Saliu yt , i lindur dhe rritur ne shpelle , ka ardhur ne Tirane ne moshe te rritur dhe , deri atehere i priste thonjte nje here ne vit ,me gersheren qe qethnin dhite ?! Duhet te jesh krejt budalla edhe me keq se F.Noka , te flasesh per qytetarin Edi Rama , qe eshte rritur e formuar ne kushte te tjera ! A e ke vene re , se shpellarit tend , serbit vicidolas , i vjen turp te flase per vitet e rinise se tij , per njerezit e familjes dhe te afermit ?! Per cfar te flase … , per kulturen e Rames , apo te Sheqeres ?! Ike shikohu nje here ne pasqyre , a e ke lare fytyren , me qe te pelqeka black-u ! Injorant qe na humbet kohen ketu !

        • intelektuali July 8, 19:17

          Ore Korcar GJIDI MAJMUN qe hidhesh nga dega ne dege, nga Los Anglesi, ne Las Vegas dhe kur te del boja kalon ne Londer dhe Amsterdam, po me ke flet ti ashtu o KERNACKE me mish qeni?

          Po a e di ti more gjidi majmun se ne Los Angeles dhe Las Vegas te gjitha shtepite jane ndertuar me TALLASH?

          Po a e di ti more BYLMEZ idioti se sa tallash qindravjecar u zevendesua me tallash te ri tek rinovimi i teatrit La Scala more mavri? Ne menyre qe te ruhej ne menyre strike Teatri qindravjecar milanez dhe intelektuali e ka pare me syte e tij kur behej ky remont ku kontribuan edhe shume qytetare nga e gjithe Italia pas thirrjes qe i beri Kryetari i bashkise se Milanos per te ruajtur identitetin e Teatrit me te famshem ne Bote te muzikes klasike.

          PO KUSH ESHE AI KRYETAR BASHKIE QE SHKATERRON ME TRITOL NE DORE MONUMENTET E KULTURES TE VENDIT TE TIJ?

          Po shko more BYLMEZ fanatik ne Stamboll meqe je kaq i paditur dhe shpellar qe te bindesh si Erdogani mbron me fanatizem kujtesen historike dhe kulturoreve te ndertesave buze Bosforit dhe nuk lejon ndertime, por vetem riparimin e vilave qe po shkaterrohen nga koha duke detyruar pronaret te rinovojne pamjen qe kane pasur qe ne Kohen e Sulltan Sulejmanit me dru, tallash e pllaka drukthi?

          ORE PO A HANI PYKA LLOGJIKE JU FANATIKET E ENVERIT DHE EDVINIT?

          Reply to this comment
          • korçari July 9, 10:04

            Si perfundim o intelektualeshi me binde se ne vend te trurit ke tallazh 70 vjeçar i cili duhet te zevendesohet pasi e ka kapur alzajmeri dhe sa per La -Slalat,Koloseun etj ato jane qindravjeçare dhe me arkiteture te paperseritsheme kurse talashi yne teater eshte i 1937-1938 dhe pa asnje vlere te veçante arkitekturore (perjashto nostalgjine e disa aktoreve),pa kushte normale pune ,pa siguri dhe sidomos pa kushte normale per publikun,pra dhe nje here po ngateron barin me dollarin o intlesh i semure menderisht

      • I tille je , sa here qe hap gojen July 8, 21:53

        Black Swan , nje idjot i vertete , qe di vetem te baltose kedo qe i del perpara , ashtu sic ben cdo shpellar e partiak fanatik i verber , por edhe nje injorant i kulluar , qe kurre nuk perdor argumente , sepse nuk e lejon injoranca e nuk ka kulturen e nevojeshme per te debatuar si njeri normal !

        Reply to this comment
  4. hysa July 8, 13:34

    Ah more i dashur gazetar, majko nuk ka asnje vlere, ai eshte krejt debil, sepse po te kishte vlera nuk angazhohej ne politike, apo vetem per perfitime personale.

    Reply to this comment
  5. V.F.L.P July 8, 13:39

    Te flasesh per majkon do te thote te pranosh ne perjetesi berishen…..Majko e Berisha e shtangisti meta duhen djegur te gjalle ne gelqere te pa shuar qe na sollen epidemite çfarosese ne kete bvend mbi tridhjete vjet bashke me islamet e fevzinjte andi bushatet e minjte e gjirizit

    Reply to this comment
  6. Doni i Qetë July 8, 14:04

    Gazetar sahanlëpirës! Po ç’të mos jesh i tillë kur kullot në grazhdin e Rilindjes! Asnjë fjalë për grabitjen e pastër të tokës publike ditën me diell, me vendim të qeverisë! Ul e ngre, teatri i ri apo i vjetri, a thua se diskutimi akoma ka ngecur aty! Jo vlera e jo antivlera e Majkos. Tumnajë për të mbuluar fëlliqësitë e mortjes Km! Maskarenj!

    Reply to this comment
  7. Mbi Monumentet July 8, 14:35

    Eh, sa keq ndjehet Bedri Islami
    qe s’behet dot
    as si Shpetim Gina
    madje as Pandeli Majko…
    Gina nuk nderroi jete prej dramave qe shkroi
    por prej Drames qe jetoi, sh Bedri.
    Ai fluturoi me krahet e lirise qe perjetonte
    teksa gjoja miku i tij Bedri vazhdoi te lengonte
    duke u rrekur sikur jetonte…
    Breshka nuk ka pune me qiejt…

    Majko hera heres behet Dhjetorist, po!
    Duket i bukur, ketyre diteve, si aty perballe Kolltukut Prej Augusti te Edvin Rames.
    Bedri Islami, gjoja Publicisti qe eshte me partiak edhe se militantet e paaresimuar, ndjehet keq qe ketyre diteve Majko ua rremben Endrren edhe atyre Dhjetoristeve Te Pafaj qe u mashtruan prej Berishes dge qe sot e kesaj dite jane pa ze. Ata perfaqesohen nga Pandeliu keto dite, jo nga Berisha, sado qe te dy, do duhej tja kishin mundesuar nje Shtepi te Re, artit skenik dhe aktoreve te Ngrehines Perballe Ministrise se Brendshme me kohe.

    Qendrime te tilla, te mbyllura si mendje, te padrite si shpirt, jane po ato qe e flaken pa dhimbje pak kohe me pare edhe Andrea Stefanin, ndjese paste ne udhen e vete…
    Kam frike, keshtu eshte braktisur mote me heret Shpetim Gina, keshtu do lihet udhes se fatit edhe Pandeli Majko, sic lane ata te tjeret, gjoja kundershtaret tuaj, Pjeter Arbnorin…

    Reply to this comment
  8. uskania July 8, 14:42

    Edhe për të prishur një kapanon e per të ndërtuar të ardhmen duhen pyetur rrugët. A do bëhemi ndonjëherë shtet serioz? Kush pengon ndërtimin e teatrit të ri: PËR VESHI E NË BURG!

    Reply to this comment
    • intelektuali July 8, 15:41

      Shko dhe prish Coliseum-in ne Rome qe ta shikosh gopin e semes,

      pastaj:

      Futu ne gazeten DITA dhe shkruaj llogje sa te duash per fanatike dru me pre qe Edvin Droga u ka hedhur trute e gomarit, njesoj si Enveri sklleverve te tij per 50 vjet me radhe.

      Reply to this comment
  9. gjermani i fundit July 8, 15:29

    une mendoj se teatri duhet prishur dhe te mos ndertohet teater i ri, se nuk kemi ç’e duam. Te behen pallate te larta si ne Manhatan dhe jemi ne rregull fare. Kursejme edhe dozen e hipokrizise, si te atyre qe duan te prishin tetarin e vjeter se nuk ka bombola per zjarrfikese siç nuk kane pothuaj tere pallatet e kohes se Enverit, si te atyre qe duan te rrije teatri atje ku eshte dhe ashtu siç eshte katandisur. Ose kam nje propozim origjinal; le te hapim nje fushate bamiresie, ta bejme Teatrin me fonde te mbledhura nga dhurues prej gjithe shqiptareve brenda e jashte kufijve, pse t’ia leme kete harxh te madh privatit qe ta beje ai pa leke fare? Le te vere Rama nje shume i pari, nga tere ato kopjet e Kurbanit qe ka shitur, apo te pikturave ne ekspozitat e pas tij te tere ne shqiptaret; do shikoni se do mblidhen para sa per dy Teater dhe do jete nje gjest madheshtor pa asnje shkembim me PPP. He pra, te reflektojme; ta prishim Teatrindhe per inat te PPP-se, te Saliut, te Erjonit, te Rames, Majkos, Fushes e ku di une, le ta bejme Teatrin e ri me fond bamiresie. Nqs k/ministri dhe k/bashkiaku nuk i kane duart ne gjalpe atehere le te japin shembullin te paret. Shqip fare, sa leke duhen per te bere nje godine te re Teatri? A nuk gjenden dot kaq leke pa i hyre ne hise privatit qe per pazar te mire do beje falas ndertesen ne shkembim te dy-tre grataçelave ne interesin e tij?

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN July 8, 15:59

      ti je komentuesi i vitit me kte ide !!!

      Reply to this comment
    • intelektuali July 8, 16:10

      NJE PROPOZIM ME VLERE

      por:

      Edi Rama qe sipas raportit te OSBE-se ka grumbulluar ne llogarine e tij bankare me shume se 200 milion dollaro USD amerikane per fat te keq nuk eshte aq bamires, sepse ka tahma te madhe dhe nuk e le “gurin te bjere kollaj ne toke”,

      prandaj:

      E la Teatrin Kombetar te degradoje ne kete far feje qe ta grabise me pas kollaj me FUSHAT e tij te droges,

      njashtu:

      Sic la te degradoje Stadiumin Kombetar te Bosios, Monument Kulture i cmuar per historine e Kryeqytetit tone fatkeq,

      prandaj:

      Lere Manhatanin ne New York te SHBA me mbi 40 Teatro qindravjecare gjate gjithe gjatesise se ketij bulevardi famoz historik,

      por:

      Hidhu ne Stambollin e Erdoganit, ku buze Bosforit jane me qindra vila dhe shtepi te vjetra, te cilat jane duke u shembur, por qe per vendodhjen e tyre kushtojne me miliona euro dhe shteti turk i lejon pronaret vetem kthimin e tyre ne gjendjen e meparshme qe kane pasur ne Kohen e Qepes te Sulltan Sulejmanit dhe asnje ndryshim tjeter nga pamja e meparshme.

      PSE DUHET TE PRISHIM TEATRIN KOMBETAR QE ESHTE PJESE E HISTORISE SONE KOMBETARE?

      ngaqe:

      I eshte tekur Edi Rames te fitoje miliona ne kurriz te interesit publik duke vjedhur me dhune historine dhe kulturen e Tiranes dhe po vepron si nje monster megallomane e vertete duke kriminalizuar edhe Parlamentin me veprimet e tij prej Diktatori?

      Po te ishte ne nje vend tjeter demokratik shoqeria civile mesiguri do te kishte grumbulluar shumen e nevojshme per riparimin ose rinovimin e Teatrit Kombetar, sic ndodhi ne Milano per Teatrin La Scala ku Bashkia i beri thirrje qytetareve per ndihma financiare, por ketu eshte “qelbur peshku nga koka” dhe bedeli i Edvinit, Lali Eri po perdor me nje histeri te papare propaganden gebelsiane te Hitlerit per te rashfuar Teatrin e Bosios nga faqja e dheut dhe ne ndihme i ka ardhur edhe media e blere mafioze e oligarkeve te Rilindjes Enveriste.

      SI TA LUFTOSH NJE MAFIE TE TILLE ME KETE SHOQERI CIVILE INEKZISTENTE KU PUSHTETI BLEN EDHE ARTISTET ME TE NJOHUR ME SOJE E SORROLLOPE NGA PAS?

      Reply to this comment
  10. Krrist July 8, 15:33

    Bedri,kot perpiqesh te behesh avokat i Rames.Ka shume te tille,dhe ti as qe iduhesh fare,se me shume e demton,me fanatikllekun tend,se sa e ndihmon.Ketu,ti Bedri,po na tregon,se njeriu,nuk duhet te kete personalitet,por kete,personalitetin,ai duhet ta beje variabel (te ndryshueshem,simbas interesave te castit).Dhe Majko,qe ka deklaruar ,bile edhe ka influencuar ,qe teatri te mos prishet,tani,meqe qenka anetar i kesaj qeverije,nuk u dashka te mendoje ,si Pandeli,por te mendoje si Rame.A e kupton se ku ke rene.Te kerkosh depersonalitetin e njeriut,njelloj si ne kohen e qofte-largut,i cili e bente ate,me dhune.Po i jep te drejte te gjithe atyre qe kane mend,ne koke, te te quajne,jo vetem injorant.por nje idiot klasik qe deklarohesh edhe pa piken e turpit.Qe sot,te kam hequr vizen,dhe nuk do te marr mundimin te merrem me ty.Turp e faqe e zeze.

    Reply to this comment
  11. Arben July 8, 16:00

    shoku bedri,

    po merresh edhe me ndertimin nashi????!!!!!

    Reply to this comment
  12. L.H-as serb as koqe var July 8, 16:21

    uskania—edhe nje kapanon i vjeter ka shume vlera se sa nje bordello e re…Ketu nuk eshte pune thjeatro e vlere kur ne kete vend mbi vlerat jane hedhur antivlerat kur ska as moral as kulture as shkene e histori po ka vetem xhihadiste edvine like flori e kalif Sali….
    Pe ta hedhin ne referendum e shqipetaret do èproferonin nje theatro per ”priceshen’ Zogolli per Sllobodanken per zonjen e pare Aurelja prej hollande apo Linda Ramen si Hajri Honmet apo do proferonin UJE TE PISHEM ORE NE BREGDET?

    Reply to this comment
  13. vasili July 8, 16:30

    Vazhdon cudia e pa shjegueshme e gazetes Dita,pra qe te vazhdoje te behet ne perditeshmerine e saj,viktime e shkrimeve hyperinflacioniste te islamit bedri:
    Ka qe ne kohet e lashta qe nuk i lexoj produktet e kesaj qenie,por sot me terhoqi titulli.
    Ja ku islami na del dhe na ben me superlativa portretin e nje nostalgjiku te nje pioneri Enveri si pandka,me mamken ish sekretare partie te enverit ne universitet dhe babke majkon,nje oficer te egersuar te xhaxhi enverit.
    islami,si dinak i formuar,fut ne nje pjese te shkaravitjes motivin:Doni me per majkon(ne te vertete per islamin)kur tregon takimet e luftetarit ´´legjendar´´ islami me pandken kryeminister,gjate luftes se Kosoves:
    Pandkes i ka renduar tere kohen mbiemri i tij serb dhe si nje vanitoz i rendomte ka bere ceshte e mundur ta pastroje vitrinen e familjes,nga kjo origjine.
    Dhe veshur me palicetat e yllkave te Enverit,ben docken grusht dhe deklaron me solemnitet:
    Shqiperia do ti hape lufte Serbise.
    Vec vitrinen se brenda,natyrisht qe ai ndjehet majko dhe sikur te mos doje.
    Mbaj mend dikur,kur mbas nje takimi me pandken,nje zyrtar i larte i OKB-es u shpreh me nje gjuhe diplomatike:
    Eshte shume naiv(lexo.eshte goxha i trashe),per te qene poltikan.
    Dhe mendo qe ky karnavale e trasheguar,pjelle e atyre qe te vrisnin,ne ruajtjen e diktatures se kuqe,ka reth tre dekada,qe vegjeton me labilitetin e tij grotesk, dhe prezantohet me poste me te larta te ketij vendi.
    Ishte nje gjest teper i vonuar,por i duhur,kur rama i dha shqelmin bytheve,byroistit veteran dokle dhe ndonje fosili tjeter,po nje shqelm dhe mos me te forte,mbas mullaqeve te beshme,duhet ta hante dhe ta haje dhe pandka,qe te veje ne origjine:
    Nga vera e atyre qe e kane nxjerre.

    Reply to this comment
  14. Nje shqiptar July 8, 16:41

    Ore Bedri, neqoftese ka atdhetar, socialist te vertete dhe qe din te mbroj interesat e Shqiperise dhe te socializmit ai eshte Pandeli Majko. Ti or Bedri je gazetar dhe mos u ben militant e servil pasi humb vlerat tuaja. Problemi i teatrit i ka mbyll syte Edi Rames qe, per te fituar voten e Danimarkes qe votoi kunder hapjes te negociatave me te BE me vendin tone, zgjedh per teatrin Kombetar nje arkitekt piktor danes ektravagant pa asnje pervoje qe eshte vetem vizatues apo piktor qe ben vetem sfera, si ajo e Nevades dhe plot viza te tjera te drejta si ndertesa e propozuar per Teatrin Kombetar. Projekti per Teatrin Kombetar duhet te shpallet ne nivel nderkombetar dhe ne asnje menyre te vendoset privatisht. Ore Bedri si shkodran qe je po te kujtoj qe edhe Tano Banushi tallesh dhe nuk i pelqenin arkitekte te tille qe nuk njohin arkun parabolik, iperbolik, eliptik dhe harqe e ornamente te tjere te fasadeve qe karakterizojne nje arkitekt te afte e qe kupton nga ndertimi e llogaritjet strukturore te nje ndertimi. Arkitekti nuk duhet ngaterruar me piktorin. Pandeli Majko vetem ka mbajtur qendrim shume te drejte dhe Edi Rama duhet ta vleresoje pasi tere procedura e nxituar per shembjen e teatrit dhe ndertimet ekullave qe do te behen jane te gabuara qofte nga procedura e ndjekur qofte nga pikepamja urbanistike, pasi sjelle me mijra makina ne qender te Tiranes si dhe ndertimore pasi eshte ndertim nga pikepamja arqitektonik e shume i varfer.

    Reply to this comment
  15. katarakti July 8, 17:20

    Nje here vune kujen per nje kopesht lodrash, pastaj iu sulen stadiumit te ri, tani e kane kapur me Teatrin e vjeter. Nuk kuptoj asgje. Ka qeveri ne kete vend qe vendos, apo vendos rruga. Teatri eshte prone publike. Do prishet se eshte shume i vjeter. Dhe nuk duhet t’i merret dora askujt. Vendos maxhioranca dhe pike. Qente le te lehin. Prandaj populli i dha qeverise nje mandat te dyte, edhe me te fuqishem se mandati i pare. Duhet qeverisur me dore te hekurt. Nuk e di kur do ta kuptoje kete gje Edi Rama. Ku jane prangat per Babalet, per ata qe vodhen rrugen e kombit, per ate qe vrau 4 te pafajshem ne bulevard?! Kete presin njerezit te shohin. Dhe askush tjeter, perveç nje elite mediatike te llastuar, nuk do te ia dije per Teatrin. I rregulluam te gjitha punet, dhe tani na ka ngelur teatri! Jane shkaterruar dhe vajtur per skrap mbi 400 uzina, fabrika dhe ndermarrje modern per kohen dhe nuk e hapi gojen askush. U shiten te gjitha armatimet miliardeshe te Enverit dhe askush nuk pipetiu. Iu shiten apo iu dhane me koncesion te huajve te gjitha pasurite kombetare dhe njeri nuk e ngriti zerin! Dhe tani jane bere te gjithe trima dhe po ulurasin per nje teater karakatine! Pa i gjuajne me kartona edhe kryeministrit ne parlament dhe zdapi rri e pret. Nuk ua ben surratin me keq se sholla! Te mendonte njeri t’i kundervihej ne kete fare feje Berishes! I piqte te gjalle. Ose i kapte prej zhelesh dhe jashte teatrit… parlamentar. Kur do veje mend dhe do ta kuptoje largjatesia e tij se eshte zgjedhur me nje vote plebishitare per te udhehequr me dore te forte?! Sa kohe do t’i leje langot dhe qenerine te marrin neper kembe rregullin dhe ligjin?!

    Reply to this comment
  16. Liu July 8, 17:38

    Palaco. Gazetar,pa integritet.

    Reply to this comment
  17. Martini July 8, 17:54

    Bedri.Je i sakte.Me.dy fjale.Berishes dhe shefave te tij u.duhej ne krye te Shqiperise nje njeri i paafte e pa.shtylle kurozore me doza mashtruesi fshati.Te kujtohet cila eshte fjala e arte e fjalorit te.gjuhes.ruse per tipa.si Pendi Majko.DURAK.

    Reply to this comment
  18. Astriti July 8, 18:17

    Analize e bukur, si te gjitha te ketij gazetari inteligjent dhe dinjitoz! Urime!

    Reply to this comment
  19. jam nga te pakte, qe njerezit qe meren me kete teme, me duken.....loqe . July 8, 18:50

    Une po i bje shkurt; per c’teater leshi behet fjale? Per tema qe luhen sot; e kush po pjerdh me ? Per objekt; mund te debatohet; historik, apo apo urbanistik ?

    Reply to this comment
  20. alphade July 9, 00:27

    Asnje here nuk me ka pelqyer ky Majko ! Mebkujtohet nje
    brrockull e tij kur erdhi Tony Blair ne Shqioeri dhe u per-
    qafua me kete Msjkon,kryeminister ne ate kohe. Msjko pa
    u menduar fare leshoi nje brockull qe as qent e jo me shqiptaret nuk e hanin : Ai i tha Tony Blair- it: “Anglia gji-
    themone ka qendruar ne krah te Shqioerise” ,qe me sigu-
    ri e ka habitur edhe vete Blair-in ?! Me mire mos e kishte
    shqyptuar kurre kete fraze kaq koti ! Edhe shqiptari me i
    fundit e di qe Anglia nuk ka qene kurre ne krah te Shqipe-
    rise historikisht. Ajo po ! ka qene ne krah te Greqise ne dem te Shqiperise. Dihet qendrimi i Anglise gjate L2B ku
    per cdo gje qe ndodhte ne Shqiperi do te pyetej Ministria
    e Jashteme e Greqise. Per kete cdo shqiptar e aq me teper nje kryeminister duhet te kishte lexuar “Fitorja e Hi-
    dhur” qe analizon ne menyre te persosur maredheniet e
    Anglise me Greqine kunder Shqiperise dhe Luftes se saj
    Antifashiste NCL.
    Cdo te enjte ne parlamentin shqiptar qe i ngjan nje “kote-
    ci pulash canzare”, sa here qe del Saliu ne foltoren e par-
    lamentit i drejtohet gjithemone Majkos duke ia nxitur “ep-
    shet” e tij per pushtet : “Ju zoti Majko do te jeni kryetar
    Partie i PS. Ja do ta shikoni…” Dhe Majko vetem zgerdhi-
    het pa replikuar me te, gjoja per ta injoruar,kur ne fakt ne
    subkoshience e enderron nje gje te tille. Dhe kete e ver-
    teton katercipetisht qendrimi i tij i fundit ku nxjerr ne pah
    ate qe e ka mbajtur te fshehur deri me sot: “Une kam qe-
    ne dy here kryeminister e minister,……! Se pse doli kun-
    der ndertimit te Teatrit te Ri Kombetar dhe u bashkue me
    opoziten kete e di vetem Majko,Blushi dhe Kaci …? Keta
    dy te fundit dolen ne momente te caktuara kunder PS
    dhe udheheqjes se saj. Menyra se si dolen perkojne si dy
    pika uje,duke patur parasysh qe opozita aktuale mezi pret bufone te tille duke i ofruar ndonje kocke sepse me
    sa duket enderrojne nje ndryshim te shpejte ne lidershi-
    pin e PS . Mbase kane edhe te dhena nga nderkombe-
    taret duke u perpjekur te ruajne ” vazhdimesine” ne po-
    diumet e parlamentit. Sigurisht per momentin flasim me
    supozime. Koha do ta tregoje.,..! Njeriu qe s’me ka pel-
    .qyer asnjehere……,!!

    Reply to this comment
  21. Preng Pjetri July 9, 01:57

    I nderuar zoti Fuga e lexova me shume etje dhe kureshtje shkrimin tuaj
    ne forme motivacioni per mbeshtetjen qe i jepje ministrit Majko per
    qendrimin e tij personal lidhur me godinen e teatrit.
    Ju zoti Fuga jeni akademik e doemosdo fjala juaj ka peshe ne
    komunitetin tuaj dhe dicka me gjere.
    Mirpo une nuk i perkas botes akademike cka dote thote se une dhe pjesa
    mazhoritare jemi popull i thjeshte me status fshatari.
    Mirpo une du te kundeshtoj fort ate konceptin tuaj te kthyer ne ide
    ose ndofta ne teorem lehtesuese duke i meshuar thenies se populli
    eshte turme.
    Dhe sigurisht dinastia juaj as qe nuk begenis te pranoj as urimet dhe
    komplimentet tona kur vertet i meritoni sepse fshataret s’njohin artin
    kulturen sa duhet pale te njohin punerat e shkences dhe boten
    akademike!
    E pra ju te medhenjet e fisit tim refuzobi me perbuzje mbresat tona le
    pastaj te degjoni mendimet dhe kundershtite tona prej fshatari malok.
    Sido qofte une po ju them medimin tim ashtu siq e ndjej dhe kuptoj
    larg sencit akademik.
    Per mendimin tim personal ju zoti Fuga ndofta qellimisht ndofta
    gabimisht keni huazuar bojen e shkrimit te kancelaria kinkalerike e
    SHQUPIT,madje po te ky laberator keni karikuar gradis modulin tuaj dhe
    intelektin.
    Ndryshe nuk mund ta konceptoj berthamen e shkrimit tuaj qe kundermon
    vetem aroma politik.
    Se fundi po ju lutem zoti Fuga na thuaj dicka te mbeshtetur dhe bazuar
    shkencerisht godina ekzistuese thua i permbush kushtet dhe kerkesat e
    kohes dhe diteve te sotme per mbajtur vertet emrin e madhe Teater
    Kombetar?!
    Ju e dini fort mite zoti Fuga se ajo godine eshte ndertuar per ti
    sherbyer nje kategorie te caktuar aktoresh dhe nje komuniteti te
    vecant shikuesish.
    Sot mendoj se kemi te gjithe te drejte te vizitojme Tiranen dhe te
    ndjekim e shijojme edhe ne fshataret ndonje sekuence ne teatrin ton
    kombetar mirpo defakto aktualisht ajo godine nuk na mundeson kete
    deshire per vete kapacitetin qe ka.
    Prandaj te lutem zoti Fuga takojeni edhe zotin Majko dhe veni doren ne
    zemer duke kapercyer deklaratat emocionale dhe jepeni edhe ju bekimin
    per nje teater vertet sic e kerkon koha.
    Mjafte me e lagu s’e lagu bishtin dhelpera!

    Reply to this comment
  22. Kris 1 July 9, 03:41

    Teater i Rames me teatrin ben qe keta pseudoanalistet te verbohen dhe te mos shohin korrupsionin qe na e ben cdo gje falas dhe figurren anadollake te nje satrapi te ri ta paraqesin humane
    Qeveria nuk duhet kurre te jete nje tufe me dele qe e drejton balua

    Reply to this comment
  23. alphade July 9, 04:58

    Z. Prenge ! Fillimisht dua te dergoj respektet e mia permes ketij komenti modest. Je drejtuar zotit Fuga
    dhe vlereson komentin e tij ne mbestetje te zoti Majko.
    Ky Fuga, beri alemet zhurme per Akademine Shkenca-
    ve . U hodh me te drejte kunder kupoles se Akademise.
    Beri plane ,programe, sygjerime, e c’nuk performoi per
    Akademine gje qe te jepte pershtypjen se prapa gjithe
    ketij “Shturmund drang” i zotit Fuga fshihej etja karrie-
    riste per te zene kolltukun e kryetarit te Akademise ?!
    Mirpo Edi Rama me sa duket e kuptoi qellimin e ketij Fu-
    ges dhe ngarkoi Skender Gjinushin per te projektuar
    Akademine e ardheshme te Shqiperise. Kjo shpjegon edhe qendrimin aktual te zotit Fuga ne mbeshtetje te Maj-
    kos. Qejfmbetjet per pushtet jane bere norme jetike sot
    ne Shqqiperi.Qofte politikanet, qofte akademiket, profeso-
    ret,rektoret e universiteve ,etj.etj. nese i preken interesat
    hidhen si bisha ne sulm. E kane humbur plotesisht karak-
    terin,dinjitetin, shpirtin e kane shitur per 30 aspra. Me ke-
    te rast dua te citoj nje thenje te nje filosofi qe u vjen per
    shtat ketyre individeve: “Sikur aksiomat gjeometrike te
    preknin interesat e njerezve, keta do t’i pergenjeshtronin”
    Realiteti i sotem shqiptar e verteton kete thenje katercipe-
    risht.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*