Një moment unik për Ballkanin

June 7, 2018 11:46

Një moment unik për Ballkanin

Prof. Fatos Tarifa

Sociologu, diplomati dhe studiuesi i njohur i gjeopolitikës dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, Prof. Fatos Tarifa, aktualisht Rektor i University of New York Tirana, mori pjesë ditët e fundit në Takimin e Dytë Ballkanik, organizuar në Ankara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Instituti i Mendimit Strategjik. Përpos fjalës së tij në seancën plenare të atij takimi, titulluar “The Balkan’s Unique Moment”, Prof. Tarifa mori pjesë në seancën e diskutimeve me një ndërhyrje, të cilën e botojmë më poshtë të plotë.

I nderuar z. President!

Pikëpamjet e mia mbi zhvillimet aktuale në Ballkan dhe të ardhmen e këtij rajoni i bëra të njohura në seancën plenare të djeshme. Me këtë ndërhyrje të shkurtër dëshiroj vetëm të shpreh, me respektin që më imponon rasti, objeksionet e mia ndaj disa prej pikëpamjeve që u shprehën në seancën e sotme, veçanërisht prej kolegëve të mi nga Bosnje-Hercegovina dhe Hungaria, lidhur me çështjen e rolit të Turqisë në Ballkan, mbi multikulturalizmin si politikë dhe filozofi për vendet e Ballkanit, si dhe mbi alternativën europiane të tyre.

Së pari, mendoj se popujt dhe vendet e Ballkanit nuk duhet të kërkojnë të vihen nën kujdestarinë e asnjë fuqie të madhe. Popujt tanë duhet, më në fund, të mësohen të kujdesen vetë për fatet e tyre e jo t’i varin ekzistencën, fatet dhe të ardhmen e tyre në praninë, ose në kujdestarinë e ndonjë fuqie të madhe. Ne, shqiptarët, e kemi provuar kujdestarinë e të mëdhenjve dy herë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar—një herë kur pranuam Moskën sovjetike të Stalinit si kujdestaren tonë dhe, më pas, kur këtë rol ia njohëm Kinës komuniste së Kryetarit Mao.

Në këtë botë të globalizuar, në të cilën jetojmë, ndërvarësitë mes ekonomive kombëtare dhe ndërmjet shteteve janë bërë rregulli i ditës. Por ndërvarësia nuk është e s’duhet të jetë një raport kujdestarie. Kujdestaria e shndërron ndërvarësinë mes shteteve në varësi ekonomike e politike dhe kjo është në kundërshtim me parimet bazë të bashkekzistencës në marrëdhëniet mes shteteve sovranë.

Kolegu nga Bosnja u shpreh se “Turqia duhet të bëhet kujdestarja e shqiptarëve dhe e boshnjakëve”. Kjo deklaratë e tij më duket e padrejtë dhe e papranueshme. Popujt dhe vendet tona, që kanë pasur një histori të vështirë dhe vazhdojnë të jenë më të varfërit në rajon, kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje politike dhe ekonomike, për t’u integruar më mirë në institucionet politike globale dhe në treguan global dhe Turqia, si një vend miqësor, si një aleat strategjik i Shqipërisë dhe si një fuqi e madhe në rajonin tonë mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Por, përkrahja dhe ndihma miqësore e saj nuk duhen kuptuar si kujdestari.

Së dyti, në këtë konferencë, veçanërisht në seancën e sotme, u fol shumë për multikulturalizmin, por, pothuajse nga të gjithë diskutantët, theksi u vu në diversitetin që karakterizon popujt e Ballkanit dhe kulturat e tyre, me fjalë të tjera u vunë në dukje kryesisht—ose vetëm—dallimet që ekzistojnë mes nesh dhe nuk u tha thuasje asgjë për ato tipare të përbashkëta që kemi të gjithë ne, si popuj ballkanikë. Shihni, ju lutem, rreth e qark në këtë sallë. Jemi mbi 300 pjesëmarrës, nga të gjitha vendet e Ballkanit, madje edhe nga Polonia, Hungaria e Moldavia. A nuk e vini re se sa të ngjashëm jemi mes nesh? Shumë të ngjashëm, edhe pse flasim gjuhë të ndryshme, edhe pse besojmë në fe të ndryshme, ose edhe nëse disa prej nesh nuk besojnë në asnjë fe.

Pse atëherë flasim gjithnjë për dallimet që na veçojnë e na ndajnë dhe jo për ato karakteristika e tipare të ngjashme, ose të përbashkëta që na afrojnë me njëri-tjetrin? Të gjithë ne, në këtë sallë, pavarësisht vendeve nga vijmë, kemi miq e shokë nga vende të tjerë të rajonit: grekë, maqedonas, turq, kroatë, serbë, boshnjakë, kosovarë. Unë vetë kam miq dhe kolegë pothuajse në të gjitha vendet e rajonit tonë dhe besoj se të gjithë ju keni miq e kolegë në këta vende. A nuk e vini re se sa të ngjashëm jemi me ta, sa shumë tradita dhe tipare të përbashkëta na afrojnë me ta?

Kjo është edhe më e vërtetë nëse flasim për të rinjtë e sotëm, që jetojnë, shkollohen e rriten në vendet tona, në kushte pak a shumë të ngjashme. Ata ngjasojnë edhe më shumë mes tyre sesa ne, burrat dhe gratë e brezit tonë, ose ata të brezave të shkuar. Një i ri shqiptar dhe një i ri serb sot nuk kanë për njëri-tjetrin atë animositet që kanë ushqyer për shekuj me radhë të parët e tyre. As një i ri serb dhe moshatari i tij kroat; as një i ri shqiptar në Maqedoni dhe bashkëmoshatari i tij maqedonas në atë vend. Për ne, popujt e Ballkanit, e ardhmja do të vijë me brezat e rinj dhe për shkak të tyre. E ardhmja, në fakt, po vjen. Jemi ne dhe e kaluara jonë që e pengojnë atë.

Pse shohim gjithnjë pas dhe flasim kaq shumë për të shkuarën? E shkuara na ka ndarë dhe na ka bërë të luftojmë me njëri-tjetrin. Pse të mos flasim për të ardhmen tonë, e cila, për të gjithë ne, popujt e Ballkanit, nuk ka se ku të jetë tjetër veçse në këtë gadishull të Europës. Nëse duam një të ardhme më të mirë për veten dhe për fëmijët tanë, le të mendojmë e të punojmë bashkërisht për të. Kjo konferencë duhej të fokusohej pikërisht në të ardhmen e Ballkanit. Por e ardhmja që dëshirojmë kurrë nuk vjen nëse nuk planifikojmë për të.

Në fjalën që mbajta dje vura në dukje se popujt e Ballkanit gjenden sot në një udhëkryq nga më të rëndësishmit në historinë e tyre. Ky mund të jetë, ndoshta, kapitulli “i fundit” i historisë së tyre ballkanike, i cili, nëse përdor fjalët e kancelarit Otto von Bismarck, deri vonë mund të përshkruhej si historia e atyre “vendeve për të cilët askush nuk ka dëgjuar kurrë ndonjë gjë” dhe për të cilat “nuk ia vlen të sakrifikosh as edhe eshtrat e një ushtari të vetëm”. Sot, ky gadishull juglindor i kontinentit tonë po bëhet pjesë e tij. Kosova ishte ndoshta provinca e fundit, ose ura e fundit që lidhte Ballkanin e Vjetër me Europën e Re, apo kapitulli që mbylli një histori mijëravjeçare të përgjakshme, për të hapur një epokë, që vendet e Ballkanit nuk e kanë njohur kurrë.

Për popujt e Ballkanit, kjo është një kohë kur ata, më në fund, duhet të kuptojnë se rruga drejt prosperitetit të tyre nuk është ringjallja e armiqësive të vjetra apo përdorimi i forcës për të larë hesapet me të kaluarën, por krijimi i atyre kushteve politike, ekonomike e sociale që çojnë në zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, në forcimin e paqes e të bashkëpunimit në rajon dhe në krijimin e shoqërive të hapura demokratike. Në këtë kontekst, mund të themi se e sotmja është shpresa më e mirë për t’u dhënë fund një herë e përgjithmonë armiqësive mes popujve në Ballkan, duke mposhtur mbeturinat e nacionalizmave dhe duke hedhur themelet e një marrëdhënieje të re mes tyre, e cila të fokusohet në oportunitetet e së ardhmes dhe jo në problemet e së kaluarës.

Barra historike e së kaluarës nuk është më e rëndë sesa shpresat e së ardhmes. Po kështu, sfidat me të cilat ndeshen popujt e Ballkanit sot nuk duhen parë si pengesa, por si oportunitete. Për popujt e rajonit tonë, koha e sotme përbën një nga ato mundësi të rralla, të cilat Hegeli i quante “momente unike” të historisë. Dhe e veçanta më e madhe e këtij momenti për popujt e Ballkanit është se ky mund të jetë fundi i luftrave gjakderdhëse, i fantazmave dhe i historisë së tyre armiqësore.

Së treti, pati ndonjë në këtë sallë, që u shpreh me skepticizëm për orientimin europian të popujve të Ballkanit. Madje, kolegia nga Hungaria u shpreh se vendi i saj nuk është më optimist për të ardhmen e tij në Bashkimin Europian, por duhet, ndoshta, të orientohet nga Lindja. Sipas saj, nga Lindja duhet të orientohen edhe popujt e Ballkanit. Ajo, sigurisht, me Lindje nënkupton Turqinë, ose, ndoshta, edhe Rusinë. Unë dëshiroj ta kundërshtoj atë.

Pavarërisht qëndrimeve hipokrite e të padrejta të disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian ndaj Turqisë—kryesisht të Francës, Gjermanisë dhe Austrisë—e ardhmja e vetë Turqisë është europiane. Në fakt, Turqia është Europë. Mjafton të kujtojmë se politikisht, afrimi i parë i Turqisë me Europën ndodhi pas Luftës së Dytë Botërore, kur më 1949, pak muaj pas themelimit të Këshillit të Europës, Turqia u bë anëtare e kësaj organizate. Në vitin 1952 Turqia u pranua në NATO. Si anëtare e kësaj organizate ajo, për gati katër dekada me radhë, i kontribuoi ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Europë, duke qenë gjeografikisht në vijën e parë të frontit me Bashkimin Sovjetik gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Në vitin 1960 Turqia u bë anëtare e Organizatës për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Më 1973 Turqia ishte një ndër vendet anëtarë që themeluan Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE), sot Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE). Pas kundërshtimeve të shumta, Turqisë, më në fund, iu njoh statusi i një vend kandidat për anëtarësim në BE në samitin e Helsinkit në dhjetor 1999.

Pavarësisht marrëdhënieve të vështira mes Ankarasë dhe Brukselit, unë besoj se vendi më i natyrshëm për Turqinë është Bashkimi Europian. Anëtarësimi i Turqisë në BE do të provonte atë që Tony Blair e quante kriterin për të provuar se Europa është e “përkushtuar jo thjesht me fjalë, por me vepra, për një Europë të racave, të kulturave dhe të feve të ndryshme, të cilat i bashkojnë me njëra-tjetrën rregulla të përbashkëta dhe një sens solidariteti human dhe respekti reciprok”.

Unë dëshiroj dhe uroj që të gjitha vendet tona në Ballkan, përfshirë edhe Turqinë, të integrohen plotësisht—dhe sa më parë—në BE, por druaj se, kur kjo të bëhet realisht e mundur, Bashkimi Europian nuk do të jetë më.

Prandaj edhe guxoj të them, ose të parashtroj këtu, qoftë edhe si një ushtrim i dobishëm intelektual, se vendet tona dhe popujt tanë, duke bërë çdo gjë që i afron ata me Bashkimin Europian dhe mundëson integrimin e tyre në të, duhet të përgatiten qysh sot për një epokë dhe për një botë post-BE, në të cilën do të na duhet të mbijetojmë duke u mbështetur në resurset tona, në talentet e njerëzve tanë, në punën dhe në diturinë e tyre, në njohuritë dhe në aftësitë që mundësojnë zhvillimi teknologjik dhe globalizimi gjithnjë e më i madh i shoqërisë.

Ju falemnderit!

June 7, 2018 11:46
Komento

19 Komente

  1. Roza June 7, 12:04

    Fjalim i nivelit shume te larte diplomatik ku ngrihen vlerat e e vendit tone.

    Reply to this comment
  2. Roza June 7, 13:41

    Diskutim I nje niveli shume te larte diplomatik, analitica. Profesor Tarifa eshte I padiskutueshem në komentin dhe analizat e tij. Ngr lart vlerat e Kim bit tone sic eshte ne realitet.
    Faleminderit!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 7, 15:39

      1274 fjalët e para të dhjera nga 403 fjalët e fundit!
      ky është diskutimi “I nje niveli shume te larte diplomatik, analitica. Profesor Tarifa eshte I padiskutueshem në komentin dhe analizat e tij.”
      e lexova me kënaqsi këtë fjalë të tij,por pikërisht atje ku duhej,pash që tos tarifa se ka problem të ta ngrijë buzëqeshjen në buzë!!nuk ka problem që ti fusë një shkelm jo vetëm kovës me qumësh që ka mbushur vetë,por dhe stallës!!nuk ka problem që pasi ta ket shtruar tavolinën me gjithë të mirat,ti fusë një të dhjerë në mes!!
      ky peshk i kuq pasi bën rrotullimin e tij të parë do të këthehet në origjinë!do ta lëshojë budallallëkun për të cilin është paguar!!
      o tos tarifa,o i paguar i sulltan salepit,sado i “zgjuar” të kërkosh të tregohesh,po qe se je pregatitur për të thënë një idiotësi!?
      idiotësia do të bëjë MUUUUUUUUUUUU!!
      roza i shituri tek i huaji, nuk ja ngrë asnjëherë vlerat kombit të vetë!!
      ps:tek llogaritja e fjalëve të tos tarifës nuk futa “Ju falemnderit!”
      njeri i shitur!

      Reply to this comment
  3. NNP June 7, 15:56

    Duket se ja ka shkruar i jati

    Reply to this comment
  4. shushica June 7, 17:51

    Pavaresisht nga sistemi ,marredheniet e Shqiperise me Kinen ne vitet 60…70…kane sjelle zhvillimin me te shpejte industrial ,bujqesor ,teknik shkencor ,arsimor dhe kulturor ne histori per Shqiperine .Natyrisht kishte mbyllje me perendimin dhe lindjen ,por ne rreth 18 vite u arrit qe rritja vjetore te ishte 10…14 perqind .Kina pothuajse nuk nderhynte kurre ne punet e brendeshme ,vetem ne arenen nderkombetare kishte rakordim te plote .Natyrisht u bene dy gabime te medha …rritja ekonomike u shoqerua me akumulim te larte ne favor te shtetit ,ne vend qe te kishte nje ekuiliber me te madh per rritjen e nivelit te jeteses sidomos ne zonat kodrinore dhe malore ….e dyta ,gabimi me i pafaleshem ,shkeputja nga Kina ,kur kjo e fundit filloi reformat e hapjes me boten .Kinezet i kuptuan ne themel difektet kryesore te sociializmit dogmatik ..Perfytyroni se cmund te kishte perfituar Shqiperia ,jo me nga Kina e varfer ,por nga Kina superfuqia boterore aktuale .Ne se idioti Gorbacov do te ndiqte rrugen kineze ,bota e sotme do te kishte nje tjeter pamje .
    Natyrisht Tarifa shkruan ne perputhje me auditorin .Nuk di ne se e ka lexuar gjigandin Roth ,ku ne nje nga romanet e tij ,dy personazhe nje rus dhe nje amerikan diskutojne pas renies se bllokut lindor ….E fituat ,tha rusi ,,,,nuk di ne se eshte e drejte fitorja jone …tha amerikani …,koha do te tregoje .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 8, 12:25

      shushicë
      “por ne rreth 18 vite u arrit qe rritja vjetore te ishte 10…14 perqind “kjo ndodh gjithnjë në vëndet e pazhvilluara!!momentet e para janë ato më të lehtat!!është një tokë djerrë në të cilën hedh farë!!çfardo që të dalë është fitim në krahasim me zerron!!momentet e më pasme fillojnë dhe e vështirësojnë drejtimin e ekonomisë!!këtu fillon problemi i drejtuesve!ka shumë e shumë faktorë që krijojnë këto vështirësi!!nuk ja vlen të hyjmë në diskutim!!
      sa për “gabimi me i pafaleshem ,shkeputja nga Kina “dhe këtu ke një gabim,pak si të vogël!!ndoshta jo 100%,por të paktën 50%!!në një mardhënje dypalëshe nuk mund të jetë vetëm njëri përgjegjës për prishjen!!sidomos ai më i dobëti!!kështu si e njohim ne,mendojmë se ka qënë kokfortësia jonë ajo që preu mardhënjet me kinën!!kohët e sotme,pas diktatoriale,nuk kanë nxjerrë asgjë në shesh!!përveç llumrave idiote që nuk kanë sqaruar asgjë!!prandaj prishja me kinën,nuk mund të ishte vetëm mungesë tona!por dhe e atyre!!ata na patën ne si të vetmin aleat në europë dhe na mbështetën!pasi gjetën tjetërkënd!? na futën shkelmin!!kjo është normale në mardhënjet mes shteteve!!i madhi është “punëdhënës” ti puntor i tij!nëse ai ka leverdi të mban,nëse gjen një më të mirë se ty të zëvëndëson!!ne po të kishim pranuar kushtet që ata vunë pasi gjetën jugosllavinë si partner më të madh,nuk e di si do të kishin shkuar ngjarjet!ndoshta për mirë sa dhe për më keq!!
      ti thua për atë që shqipëria mund të kishte përfituar nga kina superfuqi,e sotme!?
      as vetë kinezët nuk e dinin para 40 vjetësh se sot do të ishin atje ku janë!!e jo më ne,enveri!!
      sot i ke rrugët e hapura oj shushicë,përse nuk përfiton??
      fare thjesht mor shpirt,KINEZI NUK ËSHTË BUDALLA të bjerë në kurthin që kemi rënë ne!në kurthin e batakçinjve tanë!!
      e pe rrugën e arbërit??ta bëj shpejt e shpejt tha,POR duhet të më pakuash këtë dhe atë!
      apo jo!!
      ku janë sot?
      askund sepse rama e ka gjetur mënyrën si ta ndërtojë “pa rënduar buxhetin e shetit me borxhe”!??
      këto janë fjalët e tij!!
      apo jo??

      Reply to this comment
  5. Orteku i Fekenit June 7, 19:35

    Per te vazhduar mendimin e anticensures do thoja se pjesa e pare qe per te ” kenaqur ” shqiptaret te pakten ata qe nuk jane osmanllinj ndersa pjesa e dyte qe per te zotin e shpise! Turqia ka gati 20 vjet qe negocin pa ndryshuar as nji presje ke sistemi demokratik i
    sulltanatit! Te qenurit PROFESOR nuk justifikohet vetem duke debatuar me Xhufin per “miresine” e Spacit ose Tepelenes. Tosi pati rastin te fliste hapur se tek e fundit nuk eshte diplomat! Moment unikal koha e sotme eshte per ne jo per turqit se ata ka 20 vjwt qe s’e kuptojne. Tosi preferoje me mire te beje figure te mire me Erdoganin se sa me Merkelin
    Nejse shkoi e piu nji gote ajran qe te thelloje studimin mbi prejardhjen e dhalles!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 8, 12:09

      orteko
      nuk ma merr mëndja se kjo ” ndërhyrje”jashtë rradhës të jetë vetëm “te beje figure te mire me Erdoganin”!!
      më duket pak si e pamundur!!kjo është një shprehje e vogël,në plan të parë,e punës që ka bërë sulltan hamami në shqipëri!!
      tashti mbetet për tu përcaktuar nëse tos tarifës urdhërin për të mbërë këtë “ndërhyrje” e ka marrë nga shqipëria apo turqia!??

      Reply to this comment
      • Orteku i Fekenit June 11, 05:34

        I lash pak ven ” naivitetit” te profesorit ama ka ikur koha e patosit pa permbajte te mos na shesi si leshko! Po qe se ka marr direktiva me keq akoma!!!

        Reply to this comment
  6. Onkezmi June 7, 20:00

    Gjithnje midis nesh i padituri merr rrugen per tu dukur i ditur.Eshte nje e mete tona dale ne vitet e fundit.Fatosi,ka qene dhe eshte nje njeri brilant dhe nje studjues shembellor ne plejaden e sotme te shoqerise intelektuale.Ai ka mend plot,se edhe i jati dhe e ema,ka qene te tille.Prandaj te miret shqiptar,tregouni te urte e jo me tesera ne xhep,per njerzit e paket te ditur,qe gelojne ne dhe un tone te dashur,te vetmen cati falas,qe kemi ne kete Bote…

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit June 7, 20:28

      Ka a s’ka men eshte tjeter problem fjala e tij u vu online pa koment redaksie qe ne ta komentojm. Pika kyce ishte flet apo jo, ja mban apo jo shkurt S’JA MBAJTI !!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 11, 13:07

      Onkezmi
      o lali “nje studjues shembellor ne plejaden e sotme te shoqerise intelektuale”,këtu e ke paaaaaaaaaak si gabim. tosi është i arsimuar,bën pjesë në “shoqërinë e arsimuar”,por jo në atë të zgjuarën,intelekruale!!
      ka një ndryshim ndërmjet shoqërisë së arsimuar dhe asaj të zgjuar!!
      1-arsimimi është një mjet për të rritur të ardhurat si person!
      2-zgjuarsia është ajo që bën që njeriu jo vetëm ta përdorë këtë arsimim jo vetëm në interes të tij por të shoqërië!!
      nuk mund të quhet i zgjuar një egoist,pra një njeri që punon vetëm për vete ose për një grup të ngushtë!!sepse sado që të përfitojë nga puna e tij në atë grup ose si individ,prapë do të jetë e kufizuar në kohë!!sapo të kalohet nga një tjetër “i zgjuar”si ai!!
      ai që punon për interesin e shoqërisë ai është një person i ZGJUAR,sepse zgjuarsia e tij vazhdon në kohë!sido që të ndryshojnë situatat!!
      tos tarifa,si e shkruajta dhe më lart,ka bërë një hyrje jashtëzakonisht të bukur dhe të drejtë prej të zgjuari,por e ka mbyllur,e ka dhjerë,duke treguar se si hyrja dhe mbyllja nuk janë gjë tjetër veçse pika “1-” që kam shkruar më sipër!!pra ai ka përdorur arsimimin e tij si mejet për tu pasuruar!!po të ishte i zgjuar nuk do ta pranonte atë që i kanë ofruar për të shkruar këtë shkrim!!
      sepse ajo që ka shkruar nuk i shërben,jo vetëm shoqërisë shqiptar,as asaj ballkanike,as asaj europiane,POR as asaj turke!!
      të bëhesh trumbetues i diktaturës!?
      do të thotë të jesh dritë shkurtër deri në IDIOT!!

      Reply to this comment
  7. Labi June 7, 21:38

    Shifet kush e ka organizu tika anadollake qe as nuk e njofin kulturen fare duan te fusin perandorin osmane ne ballkan

    Reply to this comment
  8. return of the saint June 8, 12:49

    Sociologie dhe marredheniet nderkombetare nuk kane asnje lidhje me njera tjetren analiza e tipit medioker vazhdon Tarifa &Co te monopolizoj shtypin dhe shkruan mediokritete

    Reply to this comment
  9. Landi June 10, 13:46

    Komunisti dhe antperendimor islamist radikal shko qihu ne bythe medioker

    Reply to this comment
  10. Amerikani June 10, 23:18

    Pa e lexuar e dija perfundimin!

    Fatos Tarifa eshte i shitur ne politiken neo- osmane te Erdoganit!

    Perpara disa kohesh ne nje shkrim te tijin gjoja “per te shfajesuar,” “kanunin e Leke Dukagjinit” si nje kanun i cili nuk ishte tipik dhe indentifikues vetem per malsoret tane, gjoja per ti ardhur ne ndihme malsoreve per nje sjellje zakonore anakronike dhe te prapambetur, na jetpte “te dhena” se nje kanun te tille e kane edhe popuj te Kaukazit e ne vecanti zakoni i hakmarrjes apo pritja e mikut dhe marja e tij ne bese dhe per kete i referohej nje romani artistik!

    Ne kete menyre marjoneta e Erdoganit dhe neo osmanizmit Tarifa gjoja ne pozicione mbrojtese per popullin shqiptar dhe malsoret tane ne menyre indirekte legjitimonte nje pretendim te hedhur me pare dhe te rihedhur kohet e fundit nga qarqe anti shqiptare se malsoret tane gege nuk jane autoktone por kaukazjane te ardhur ose te prure ne keto vise kushedi kure dhe nga kushedi kush!

    Ne vazhdim te shkrimeve te tij ne sherbim te neo osmanizmit dhe Erdoganit dhe ne kete shkrim preferencat e tij shpalosen qarte pavaresisht se autori Tarifa perpiqet ti fshehe mes reshtash gjithmone pas “por”.

    Ne kete shkrim na tregon se cfare tha kolegu i tij nga Bosnja dhe ne fakt ne kete menyre na ka dash te na tregoje dhe se si duhet te jet.

    Z.Tarifa po na flet me superlativa per perpjekjet e medha te Turqise per antarsim ne BE dhe ate se sa shume ka bere Turqia per Evropen dhe ne fakt me shume do te na tregoje sa sa fajtore eshte Evropa dhe vecanrisht Franca dhe Gjermania me Turqine!

    Na tregon gabimet e se shkuares kur politika e Enver Hoxhes na hodhi nen “mbrojtjen” Rusise dhe Kines dhe me kete ne fakt si paralelizem te pasens do te na thote se shqiptareve sot nuk u nevojitet nje mbrojtes i madh si SHBA apo Gjermania.

    Dhe qellimi eshte i qarte!

    Sepse Tarifa mendon se nqs do te kishte nje “mbrojtes” per Shqiperine, ky padyshim duhet te jete “aleati yne strategjik Turqia” dhe jo SHBA dhe Gjermania. Tarifa harron ose i duhet te harroje se Turqia e para Erdogan kursesi nuk eshte me Turqia e sotme e autokratit te Anadollit.

    Turqia sot shikohet rrezik per influence kulturore e politike per Ballkanin njesoj si Rusia. Turqia e Erdogan ka te burrgosur me mijra vete dhe qindra gazetare e nqs per here te pare ne vitin 2013 Turqia u shpall nje vend strategjik per Shqiperine ne fakt ky eshte dhe gabimi me i madh i politikes se jashtme te Kryeministrit tone te nderuar.

    Si mund te jete vend strategjik per Shqiperine Turqia kur ajo tashme eshte nje aleat i pabesueshme dhe per NATO me blerjet e armatimeve nga Rusia (ne rastin e sistemit mbrojtes raketor) nje veprim i paparanueshem per aleancen dhe duke pare ne ritje kontradiktat e saj me BE dhe Gjermanine ne vecanti!?

    Shqiperia jetik ka integrimin evropian dhe ne kete dreejtim vende si Turqia e cila dita dites po shfaqet me antagonizma te theksuar me BE per shqiptaret nuk mund te mare kurre statusin e vendit strategjik. Kjo natyrisht nuk do te thote qe ne si shtet nuk duhet te ruajme marredhenie te mira me shtetin Turk por keto marrdhenie nuk duhet te tejkalojne principet dhe interesin tone per integrim ne BE.

    Tarifa po na flet per tejkalimin e nacionalizmave mes vendeve te Ballkanit por Tarifa kete konstatim dhe deshire i duhet t’ua thote te tjereve por jo shqiptareve te cilet kurre ne historine e tyre nuk kane agresuar nje vend tjeter me pretendime iredentiste dhe nacionalizmi.

    Patriotizmi shqiptar nuk eshte nacionalizem i nderuar profesor!

    Nuk mund ti besh te ngjajshem shqiptar me fqinjte tane persa i perket nacionalizmit i cili i ka sjelle shume gjakderdhje ne Ballkan jo per faj te shqiptareve te cilet kane qene viktimat ne keto histori.

    Por patriotizmi eshte edhe pengesa kryesore e politikave neo osmane ne Shqiperi dhe si e tille sherbetoret e Erdoganit i acaron dhe si zgjidhje i veshin pas nacionalizmin i cili me patjeter duhet luftuar sipas tyre.

    E ne fund Tarifa po na tregon rrugen drejt Turqise se medemek “kur te behet gati BE per ne atehere do te kete mare fund si bashkesi vlerash” e si Kasander i referohet dhe keshillave “dashamirese” te hungarezeve te cilet meqe vete qenkan te pakenaqur nga BE i rekomandojne dhe vendeve te Ballkanit perendimor ti kthejne syte nga lindja dmth nga Turqia.

    Tarifa dashka te na ngjalle Perandorine Osmane vecse kete gje nuk e thote troc por terthorasi si nje frikacak.

    Por jo mo jeniceri Tarifa shqiptaret duan Evropen dhe jo rikthimin e perandorise se vdekur osmane ne endrat e sulltanit te Anadollit dhe te sejmeneve si puna jote.

    Po si nuk paskan nevoje shqiptaret per nje mbrojtes te madh si SHBA te cilat i dhane pavaresine Kosoves dhe Gjermanine dhe boten gjermanike te ciles i dedikojme egzistencen e shtetit e cila do te jete garanti i ecurise se hapave te metejshem per integrim dhe ndertimin e shtetit te se drejtes ne Shqiperi!?

    Po ku jemi ne te afte te konkurojme me fqinjte tane me politika nacionale si pretendon zotrote duke u mbeshtetur ne forcat tona si dikur ne kohen e PP!?

    BE eshte jetik per shqiptaret dhe shpetimi yne dhe mireqenia do vi me integrimin.

    Padyshim aleatet tane strategjike jane SHBA dhe bota gjermane te cileve u detyrohemi historikisht.

    Ka ikur koha e dum babisteve pavaresisht gjuhes elokuente ne te shprehur, sofistikimit te fshehjes se qellimeve dhe titujve profesore te koheve moderne!

    Po cdo kohe ka Ismail Qemalet e vet dhe Esadistet e saj.

    Reply to this comment
    • Iliri June 13, 18:33

      Erdogani ka vue ne disposicion miliona euro per blerjen e intelektualve e deformimin e historise se kombeve te ballkanit, ndertimin e mijra ndertesave te zymta fetare qe mbjellin injorancen paditurine e vdekjen e atij kombi ku jane ndertuar.EDHE ky pseudo historian apo pseudo politik i shitur e i kamufluem si patriot eshte kmbe e koke i shitur tek osmanllite. Rrofte Europa e lire.Poshte neoosmanet turq.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*