Një natë te shtëpia e shokut, policia gjen 2 vëllezërit e zhdukur

May 5, 2014 08:16

Një natë te shtëpia e shokut, policia gjen 2 vëllezërit e zhdukur

Policia e Tiranës gjeti dje pasdite dy vëllezërit që u zhdukën në mënyrë misterioze, para 2 ditësh në Shkozë. Hetimet ishin përqendruar në ndonjë rrëmbim të mundshëm ose largim me dëshirë për shkak të zënkave me të atin, pasi nënën e kishin në burg për plagosje, por në fakt rezultoi se ata e kishin kaluar natën e së shtunës tek shtëpia e shokëve të tyre. Dorios dhe Abaz Pitarka, banorë në Shkozë të Tiranës, përkatësisht 9 dhe 11 vjeç humbën kontaktet me njerëzit e shtëpisë që pardje në orën 09.00, kur ishin parë 2 herë, para se të zhdukeshin. Një herë ishin pikasur në një sallë lojërash dhe herën e fundit në një stacion autobuzi në linjën e Uzinës Autotraktor. Denoncimi për zhdukjen e fëmijëve është bërë nga babai i tyre, teksa familjarët kanë sqaruar se dy fëmijët dolën nga banesa në orën 09:00 të mëngjesit të ditës së shtunë dhe për herë të fundit ishin parë në orët e mbrëmjes në një autobus së linjës së Uzinës së Autotraktorëve. Familja ishte me origjinë nga Dibra dhe gjyshi i fëmijëve Veizi Mema rrëfeu në media se nipërit kishin dalë nga shtëpia në orën 09.00 të së shtunës dhe nuk ishin parë më. Më tej ai ka treguar se fëmijët kanë pasur një zënkë me babain e tyre dhe kjo mund të jetë arsyeja pse dy djemtë e mitur nuk janë kthyer në banesë por janë larguar në drejtim të paditur. Mirëpo, sapo nisën kërkimet intensive nga Policia e Tiranës dhe pas sensibilizimit të qytetarëve të Tiranës, prindërit e shokëve të Doriosit dhe Abazit, ku ata kaluan natën, lajmëruan në polici se fëmijët ndodheshin atje. Në fakt, sipas burimeve policore, ata kishin kujtuar se fëmijët kishin marrë lejë nga babai, i cili vetëm para 4 muajsh kishte ardhur nga Greqia.

 

Burgosja e nënës për ngacmime

Paraditen e 18 prillit në zonën Kodër-Kamzë, në periferi të Tiranës, Dallëndyshe Pitarka ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të A.Bucit. Aktin e krimit e ka bërë pas urdhrit të bashkëshortit, për të vrarë të riun. N.Buci, babai i të riut, cili ka tentuar të mbrojë jetën e të birit, ka marrë tre plumba në pjesën e barkut. Sipas hetimeve të prokurorisë, I.Pitarka jetonte emigrant në Greqi dhe mes çiftit ka pasur shpesh herë debate me motiv xhelozinë. Pas ankesave të shpeshta të gruas për ngacmim, Idrizi ka kërkuar sqarim nga A.Buci. Mes tyre ka nisur debati dhe situata ka degraduar në konfrontim fizik. Dallëndyshe Pitarka ka hapur zjarr dhe ka mbetur i plagosur babai i të riut. Ky i fundit ka tentuar që të ndalë Dallëndyshen, duke i dalë armës së zjarrit përpara. Një patrullë policie ka qenë duke kaluar rastësisht në rrugë dhe ka ndërhyrë menjëherë, për t’i marrë armën nga dora 32-vjeçares. “A. Buci po ma nxinte jetën duke më ngacmuar gjatë gjithë kohës. Ai më merrte në telefon dhe më shqetësonte pafund. Nuk po e duroja dot më këtë situatë. I pata thënë disa herë që të mos më bezdiste dhe të më linte rehat, por nuk merrte vesh” -ka deponuar Dallëndyshe Pitarka para oficerëve të policisë gjyqësore.

 

May 5, 2014 08:16
Komento

1 Koment

  1. shqiptari May 5, 08:50

    shtete legen ne vende te mbroi zonjene e mbane ne bureg o me fale e ka ne dore sakati nishani dhe p[oshtersia cefa po su pagua ste nxjerine ata kure ajo nuk duhete mbajture asnje momente ne burge

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*