Një ndalesë e detyrueshme në Srebrenicë

Fate Velaj July 11, 2015 12:20

Një ndalesë e detyrueshme në Srebrenicë

Atë mëngjes të 10 korrikut 2009 isha nisur qysh herët nga Vjena dhe kisha marrë rrugën e gjatë për Vlorë. Me vete kisha dhe djalin 11-vjeçar i cili sapo kishte mbaruar shkollën. Mbasi kishim lënë pas qytetin e Gracit dhe kishim hyrë në Slloveni, bëra dhe pushimin e parë sa për të pirë një kafe dhe vazhdova rrugën për Kroaci ku në autoradio, në ato njohuri që kam nga gjuha e tyre, dëgjoja që flitej për Srebrenicën dhe për vitin e 14 të masakrës që do përkujtohej të nesërmen. Ndalesën e dytë e bëra diku në një autogrill përpara se të veja në Zagreb dhe në TV pashë sekuanca nga ngjarja e asaj kohe, e trishtë dhe e dhimbshme sa s’ka më.

Hapa hartën dhe fillova të shikoja se nga i binte rruga për Srebrenicë dhe pashë që ishte komplet në anën tjetër të asaj që kisha ndërmend të kaloja për të ardhur në Shqipëri, për të cilën do më duhej të ndryshoja kursin e udhëtimit si dhe të bëja gati 500km më shumë…Vazhdova rrugës duke dëgjuar radion që fliste akoma për të dhe, në hyrje të Zagrebit, aty ku ndaheshin dhe rrugët, u paraqitën tabelat me drejtimet e ndryshme: Rijeka-Split-Dubrovnik, Slavonski Brod…

Shikoja akoma tabelat dhe nuk di pse dora ma kthehu timonin për nga kjo e dyta dhe instiktivisht, vazhdova rrugën duke sqaruar djalin për këtë devijim të kursit dhe treguar për atë që kishte ndodhur, 14 vjet më parë…Mbasi lamë pas Slavonski Brod po i afroheshim Zupanja-s dhe aty mora kthesën duke dalë nga autostrada ku mbas disa kilometrash, hymë në Bosnjë. Rruga filloi të ndryshonte dhe udhëtimi kaloi mes për mes qytetit të Tuzla-s e rrugëve të ngushta mes qytezash e fshatrash për të mbërritur mbasdite vonë, në Srebrenica.

Rrugët deri në qendër të qytetit ishin plotë me njerëz dhe makina të ndaluara majtas e djathtas sa na u desh disa herë të ktheheshim pas për të gjetur ndonjë tjetër. Nga dritarja e makinës, në krah të djathtë, shihja varrezat dhe njerëz që hapnin gropa të reja dhe nga ku kuptova se të nesërmen do të varroseshin të tjerë, të gjetur në ndonjë varrë masiv, ditët e fundit…më tutje, në ngjyrë blu të shpëlarë e ndryshku, dukej ish fabrika e famshme baterive që ato ditë të korrikut 1995 mbajti të ngujuar mbi 8000 burra, në pritje të së nesërmes e pasnesërmes për t’u vrarë buzë kanaleve e gropave të mëdha…

Vazhdova rrugën për në qendër të qytetit, gjendja e të cilit ishte akoma më e mjerë dhe, mbasi piva një kafe, fillova të fotografoja godinat që nëpër fasada kishin akoma vrima plumbash e predhash dhe kërkoja me sy portrete burrash që pinin kafe me shikimin e humbur thellë nëpër errësirën e kujtesës…e pashë që po fillonte të errësohej dhe pyeta për ndonjë hotel, ku nga sa kuptova mu bë e qartë që në Srebrenica kishte vetëm dy të vegjël që dhe ata s’besoj se kishin dhoma të lira. Më treguan me dorë se nga i binte rruga për te hoteli dhe mbas pak u gjenda të porta e një ndërtesë të vogël tre katëshe e ku nga tarraca vinin zëra në gjuhë të ndryshme.

U ngjita sipër dhe pyeta se mos kishte ndonjë dhomë të lirë dhe, duke dëgjuar vajzën e recepsionit që më sqaronte se për datën 11 korrik, të gjitha dhomat në Srebrenica rezervohen qysh një vit më parë, po shihja njerëzit në tarracë me aparatet e tyre fotografikë e kamerat dhe m’u bë e qartë se ishin media nga gjithë bota…fillova të bëhesha merak se ku do e kalonim natën, mbasi rruga deri aty kishte qenë e mundimshme, si dhe nga fakti që me vete kisha dhe djalin tek i cili lodhja, ishte stampuar në ngjyrën e fytyrës.

U ula në një tavolinë dhe porosita diçka për të ngrënë dhe duke i hedhur sytë fotografive në mure, dallova shume personalitete botërore që duhet të kishin qenë aty ku mes tyre, diku më tutje, njoha dhe mikun tim Wolfgang Petritsch, ish përfaqësuesi i lartë i OKB në Bosnjë i vendosur aty direkt mbas marrëveshjes së Daytonit. Vazhdoja të qëndroja duke parë fotografitë dhe pritur kamarierin kur te tavolina m’u afrua një burrë i cili filloj të më shfajësohej që s’mund të më ndihmonte për ndonjë dhomë hoteli duke me pyetur nëse vija nga rruge e gjatë…Në bisedë e sipër po më tregonte për eshtrat e mbi 80 personave që sapo ishin gjetur e ku varrimi i tyre do te zhvillohej në një ceremoni të nesërmen…

Dëgjoja akoma burrin dhe duke parë që ishte errësuar, vendosa të ngrihesha e të shkoja në ndonjë qytezë pranë kur ai, papritur, më tha se nëse dëshironim, mund të akomodoheshim te shtëpia e motrës së tij, e cila jetonte vetëm me mbesën 15-vjeçare mbasi, si të shoqin dhe të birin, ja kishin vranë atë ditë të 11 korrikut 1995. Ashtu i trazuar i thashë faleminderit mbasi nuk do doja t’i shqetësoja dhe do kërkoja ndonjë sobë (dhomë) tjetër, por ai këmbënguli duke më thënë se tashmë është vonë, dhe se në të gjithë Srebrenicën, sot, nuk ka dhoma të lira.

U nisëm për te shtëpia e të motrës së tij ku qysh në hyrje dalluam një grua të moshuar nga buzët e së cilës doli një “dobrodošli” (mirësevini) plotë igrasi nga lagështia e lotëve të pathara prej 14 vjetësh…

Hymë brenda dhe ai, mbasi i tha të motrës se jemi të huaj e do flemë aty atë natë, iku dhe na la vetëm…Të nesërmen do më zgjonte përplasja e shiut nëpër dritare dhe mbasi u përpoqa t’a bindja plakën të paguaja fjetjen, m’u desh të veja në një market aty afër për të blerë diçka për vajzën e vogël dhe u nisëm për te varrezat ku sapo kishte filluar ceremonia përkujtimore e ku çuditërisht, si në një video instalacion, shikoja ca kunja të bardha varresh e pak më tutje ca arkivol jeshilë e plisa të lagur që prisnin të mbushnin gropat e thella…

Ndenjëm deri sa mbaroi ceremonia dhe shkuam te makina për t’u nisur për rrugën e gjatë të kthimit duke kaluar kufirin mbi lumin Drina për në Serbi, gjatë së cilës shiu i pafund dhe mjegulla e dendur do na shoqëronte pa ndalim duke lënë pas qytetin e Uzhices, për të vazhduar për në Çaçak deri sa dolëm në autostradën Beograd-Nish ku morëm drejtimin për Shkup për të mbërritur e fjetur në hotel “Ballkan”, në Gostivar…

11714411_1667146423521130_1602423666_n11714486_1667146403521132_2084186222_n

Fate Velaj July 11, 2015 12:20
Komento

14 Komente

  1. Ani July 11, 12:33

    Fatmir, fakti qe mban corape te kuqe apo qe shkarravit shkrime nuk do te thote qe i ngjan Rames a derebardhe. Ah i shkretti ti.

    Reply to this comment
  2. ta futi July 11, 13:33

    Nuk e kuptoj cpune kane carapet e Velajt ne kete shkrim, ai pershkruan ngjarjen e pare me syte e tij , ashtu sikunder cdo kush prej nesh po ta kishte bere ate udhetim , te njejte gje do te pershkruante. Ty Ani cfere nuk te pelqen , qe Velaj flet nepermjet syve te tij si deshmitar okular, apo Srebrenica per ty eshte nje krim qe duhej te ndodhte, po je serbofolese ke ngateruar forum, Velaj vertet eshte derebardhe , po mos u kthe ti ne derezi apo derezese e Velajt

    Reply to this comment
  3. edi July 11, 14:34

    ik ere zorrrrrazhi,ti miku i petric,ik pyete nje here…

    Reply to this comment
  4. Fate July 11, 16:45

    Edi, meqe e ke quajtur veten keshtu. Hape kete link nga faqja personale e Fate Velaj dhe aty lexon cfare i ka shkruar Petritsch 20 dite me pare se Fate Velaj te vente ne Srebrenica. Meqe gjermanisht nuk kupton ulu poshte se e ke ne gjuhen tende.
    http://velaj.com/?cid=1,111,262

    Reply to this comment
  5. Robert Aliaj - Skele July 11, 17:06

    Uo Fate me esht djegur llamba e garazhit ku mbaj motorin. Hajde nderoje pak shoku bej ate qe di te besh leri shkrimet uo Fateeee. Gagagagagaga.

    Reply to this comment
  6. Erjona July 11, 17:38

    Fate jeni 0 para Lelit. Ca s’bete per ti zene vendin. Tani me vjen keq t’ju them qe mund te shihni sukseset e Lelajve te Kucit.Me kuptoni besoj 😉 Edhe ben mire mos te dukesh nga Vlora se do verbohesh nga zilia.

    Reply to this comment
  7. POPULLI July 11, 18:18

    Jona, te behet Vlora pa Fate Velaj ka cfare tregon. Hyra ne faqen http://www.velaj.com dhe cdo gje eshte e shkruar. Lelit i urojme suksese. Dhe Gjika ashtu i verbonte me sukseset e tij. Prandaj, te presim perpara se ti thurin kenge. Vlora eshte mesuar me Kuciot e Terbaciot.

    Reply to this comment
  8. injoranca July 11, 19:53

    ooo vlonjate, por kaq injorant dhe grindavec jeni, tjetri shkruan nje ngjarje te jetuar, per nje tragjedi njerzore, ju merreni me biografi, me ngjyra corapesh, me intriga, mllefe
    po jeni si dhelpera qe kur nuk arriti rrushin , sbene per mua.
    aman ore , shkruani dhe ju ndjenjat tuaja per kete tragjedi njerzore, por merreni se cfare ngjyre i ka corapet – po i vesh corape te kuqe se te kuq e ka gjakun, dhe ngjyren e flamurit,.
    ka shkruar jeten akademike,ka aritur te punoj te krijoj te manazhoj, bravo , bravo me djeresen e tij me perpjekje , pa nderhyrje partiake , pa militantizem, ne nje bote perndimore , pa miq, pa nderhyrje , te merituar nga ana e zotit velaj.
    ju komentator shkuruani me emerin mbiemrin tuaj cfare keni bere ne jete dhe mos beni krahasime , lerjani kohes te tregoj cdo njeri vlerat e veta pa katapult partiake — kush eshet i zoti e shkruan historine e tij pa partine socialiste

    Reply to this comment
  9. info-analitike July 12, 07:00

    Meqe si injoranca shkruan:
    “ka shkruar jeten akademike,ka aritur te punoj te krijoj te manazhoj, bravo , bravo me djeresen e tij me perpjekje , pa nderhyrje partiake , pa militantizem, ne nje bote perndimore , pa miq, pa nderhyrje , te merituar nga ana e zotit velaj”
    Me siguri nuk je ne dijeni se si Fate Velaj ka arritur tu ngjitet si rrodhe Swobodes dhe disa perfaqesuesve te tjere e sa “djerse” ka derdhur duke u vrapuar nga pas, per te marre ofiqet qe i shpalos ne kater anet.
    Fatja mund te genjeje injorancat-t si ti por jo ato qe ia njohin “arritjet” ne Austri.

    Reply to this comment
    • injaranca July 12, 10:01

      fate i ka shkruar te gjitha po ti, na thuaj cfare ke aritur. nje.vetem nje gje na trego dhe e krahasojme me ato te tij.na trego per austrine tende qe ne 2003 e nderoi me medalje apo 2013 kur presidenti i dha kryqin e arte.per te mos treguar te tjerat.sa per dijeni, presidenti quhet fisher jo swoboda.

      Reply to this comment
      • info-analitike July 12, 10:37

        injoranca,
        Se cfare ka shkruar Fate dhe cfare ka bere realisht eshte per te qeshur.
        Sa per ato ofiqet mund te merren shume kollaj po tu lepihesh disa funksionareve. Po te hulumtosh me thelle do te kuptosh se jane vetem qoka miqsh per miqte. Shko shiko listat e atyre qe kane marre te njejtin titull si te Fates ne 2003. Sa prej tyre njeh zotrote?
        Nuk kam shkruar askund qe Swoboda eshte president prandaj te ftoj qe perpara se te me kritikosh e te me sulmosh, te kuptosh ate qe shkruaj.
        Keto germushjet katundareske i shkojne pershtat nofkes qe ke zgjedhur.
        Te siguroj qe kam arritur me shume se Fatja persa i perket formimit tim universitar si ne Shqiperi dhe ne Europe e nuk kam pasur nevoje per ofiqe qe te rrah gjoksin sa majtas djathtas. Kam qe ne 1992 qe merrem me studime dhe kerkime shkencore ne nje universitet me emer europian po keto gjera ti nuk mund t’i kuptosh sepse te ka mbetur ora tek analfabeti Fate qe ka turp te shkruaj edhe emrin e vet origjinal.

        Reply to this comment
  10. injaranca July 12, 10:53

    mire or mire o akademik.kete debat e krijove nga verbimi qe te dha shkrimi i fates i cili kete emer ka zgjedhur te mbaje.mos duhet denuar per kete gje.te pakten ai keshtu e mban po ti pse nuk e shkruan emrin tend dhe ballafaqohu me te!!! dmth presidenti austrise te jep nderim te larte per qoka miqsh.kancelari austrise po ashtu.presidenti parlamentit evropjan po ashtu e te tjere po ashtu.po ti me akDEMizmat e tua spaske bere dy miq?
    trego emrin dhe e fillojme me ty nese ke DEM

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin