“Një ndalesë-një kontroll”, Shqipëria dhe Kosova bashkojnë doganat

December 27, 2018 09:58

“Një ndalesë-një kontroll”, Shqipëria dhe Kosova bashkojnë doganat

Përmes një postimi në “Twitter”, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë, një kontroll”, shkruan Lleshaj, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet, më tej Lleshaj, shton se “Lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.

l.h/ dita

December 27, 2018 09:58
Komento

3 Komente

  1. fery December 27, 10:34

    Sot bashkojme doganat , dje bashkuan policine …uroje neser lakimtaret miljonet shqiptar , oligarket politik e biznesor ta ndajne mendjen per bashkim perfundimtar por ,dyshoje..?? Bashkimi i vertete Shqiperi – Kosove do vije ateher kure studentet e shqiperise do bashkohen bashkohen me studentet e kosoves kjo teme ateher perfundimishte do hiqet nga tavolina

    Reply to this comment
  2. Tanush December 27, 14:49

    Ky nuk eshte bashkim doganor. Ju lutem mos e keqinterpretoni. Thjesht kontrolli behet vetem nka nje pale dhe pala tjeter e pranon. Ky eshte bashkim sherbimi. Bashkim ose unifikim doganor eshte nje dicka tjeter dhe po te kishte ndodhur do te degjonom ulurimat e Serbise dhe BE per Shqiperine e madhe.
    Por dhe ky nje hap perpara eshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim