Si i bëhet me orgazmën?!

February 10, 2018 02:56

Si i bëhet me orgazmën?!

Një studim i publikuar në tabloidin britanik “The Sun” tregon se një grua në pesë nuk ka arritur kurrë në orgazmë pavarësisht se mund të ketë pasur një jetë seksuale aktive.

Për shumë gra, orgazma është një ndjesi e panjohur, një fjalë që bën pjesë në fjalor e asgjë më shumë.

Në pritje të ‘viagrës rozë’, një llak që do të ndihmojë gratë në përfitimin e kënaqësisë gjatë raportit seksual, specialistët kanë folur për disa nga shkaktarët kryesorë që pengojnë orgazmën te femrat.

Shkaqet janë të shumta, dhe jo të njëjta për të gjitha, theksohet në “The Sun”.

Studiuesit pohojnë se shkaktarët e një problemi të tillë janë të shumtë, duke filluar nga barnat farmaceutike: në një masë të madhe ndikojnë antidepresivët dhe ilaçet kundër dhimbjeve të kokës.

Një tjetër ‘fajtor’ që duhet përfshirë në listën e shkaqeve që ndalojnë orgazmën, është stresi, i cili nuk i lejon trurit të perceptojë impulset seksuale duke ulur së tepërmi nivelin e eksitimit.

Edhe mungesa e fantazisë luan një rol jofavorizues në marrëdhëniet intime. Shumë gra nuk e lejojnë veten të çlirohen duke kërkuar shtysa të reja, madje duke provuar edhe nga ato gjëra që në vetëdijen e tyre të mbërthyer nga normat dhe morali, i konsiderojnë ekstreme dhe të palejueshme. Në raste të tilla është shumë e nevojshme ndjeshmëria e partnerit. Një masazh sensual apo përdorimi i lodrave të seksit që shërbejnë si stimulues mund të jetë rruga e duhur për të shkuar drejt kënaqësisë seksuale.

Midis femrave që nuk e kanë arritur kurrë orgazmën, janë edhe ato që nuk e njohin në thelb trupin e tyre, dhe besojeni apo jo, janë vërtet shumë. Shumë kanë drojë, madje edhe turp të eksplorojnë trupin e tyre, sikur të ishte diçka e ndaluar dhe e ligë kjo sjellje, kur në fakt është favori më i madh që mund t’i bëjnë vetes.

Ka edhe nga ato që e ‘shtypin’ veten të nxitura nga motivet fetare. Shumë femra mendojnë se qëllimi i vetëm i aktit seksual është lindja e fëmijëve dhe aspak të përfituarit të kënaqësisë gjatë tij.

Ekspertët japin disa këshilla të vlefshme për gratë të cilat nuk e kanë ‘prekur’ kurrë kënaqësinë e vërtetë të seksit:

“Njiheni mirë trupin tuaj, dialogoni me partnerin dhe mos u vetëfajësoni për mangësitë e aktit, sepse kjo do ta shndërronte problemin në një bllok të vërtetë psikologjik”.

b.m. / dita

February 10, 2018 02:56
Komento

2 Komente

  1. Oskeola Princi i Seminorve February 11, 14:09

    Mendimi im eshte te shtohet neper shkolla lenda shtese per orgazem te gjinia femerore Kjo eshte domosdoshmeri ne mardhenjet ne c’ifte eksplorimi drejte se panjohures

    Reply to this comment
  2. hhah ! February 12, 09:35

    Dhe cili eshte roli i frutit Ananas ,
    nuk flitet asnji fjale !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*