Një nga rrethet më problematike, sot asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Krujë

May 17, 2020 10:54

Një nga rrethet më problematike, sot asnjë rast pozitiv me Covid-19 në Krujë

Një lajm pozitiv vjen sot nga rrethi i Krujës, ku pas shumë ditësh raportohet se sot nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Të gjithë tamponët e kryer ditën e djeshme në këtë rreth kanë rezultuar negativë.

Kruja ka qenë një nga rrethet më problematike lidhur me pandeminë pasi problem u bënë fasoneritë e shumta ku punonin qindra persona.

Infektimi i njërit prej tyre solli më pas përhapjen me shpejtësi të COVID-19 edhe te punëtorët e tjerë.

Pak ditë më parë ishte një tjetër ditë me zero raste pozitive në Krujë.

Theksojmë se ashtu si Tirana, Durrësi dhe disa rrethe të tjera edhe Kruja është ende zonë e kuqe.

j.l./ dita

May 17, 2020 10:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim