Një ngjarje në PD-në e vitit 1993

July 17, 2013 16:30

Një ngjarje në PD-në e vitit 1993

E nderuar gazetë. Më kujtohet një skenë e një mbledhje të PD-së në vitin 93 në Tiranë. Ishin mbledhur strukturat nga të gjitha rrethet, por ajo mbledhje u prish nga një konflikt verbal mes drejtuesve dhe bazës në sallë. Një nga të pranishmit i bëri Eduard Selamit disa pyetje lidhur me pronat dhe të persekutuarit politikë dhe më pas duke përmendur disa raste anëtarësimesh në PD, kërkoi që në strukturat e PD-së të mos hynin njerëz që kishin qenë në Partinë e Punës.

Ky Selami mbaj mend i ktheu një përgjigje arrogante: “Kush do le të qëndrojë, kush nuk do ja ku është dera” – tha Selami ndërsa Berisha miratonte me kokë. Por personi që bëri pyetjet ia ktheu me fjalët: “Partinë mos ta ka lënë gjë yt’atë, ty?”. Në krah të tij dolën një grup që i ishin ulur afër dhe pas kësaj Selami dhe Berisha i përzunë nga salla me forcë duke përdorur plicinë e shtetit. Disa prej tyre u goditën, e më pas u futën në një grevë, prej ku prapë u nxorrën me forcë, madje lanë aty edhe këpucët.

 

SMS në DITA në 0689073730

July 17, 2013 16:30
Komento

3 Komente

  1. TIGER July 17, 17:43

    Fytyra e vertete e “legjendes” Sali Berisha

    Reply to this comment
  2. Mark.uk July 18, 15:37

    Kjo ishte menyra ma e mire,per mos thene se do kemi lufte klasash.Ala do kishim komunizmin sikur nga gjiri PPSH te mos dilnin kunder.Ekeqja eshte per ata qe ala mendojn se jemi perseri dhe veprojn si te tille.Ala partia socialiste nuk e ka kritikue partin nga e cila doli ne 91.Bene kongresin e 10 te PPSH dhe ne mengjes u gdhin PSSH.Po ashtu mbajn gazeten zeri I popullit qe nga viti 1942.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*