Një palë zgjedhje lokale dhe disa konkluzione… kombëtare

September 13, 2016 11:14

Një palë zgjedhje lokale dhe  disa konkluzione… kombëtare

 

Nga Bedri Islami

 

Zgjedhjet në Dibër përfunduan. Demokratikasit sado që ishin me të gjitha taborret e tyre nuk e pushtuan dot kalanë e Dibrës. Edhe një herë, si më parë, mbetën jashtë, por kësaj rradhe për turpin e të parit të tyre. Për shumëkënd këto ishin votime të zakonshme, në një bashki veriore, ku pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

Basha e thirri si sfidën e tij themelore. E përcaktoi si vendin nga do të niste revolucionii tij për të përmbysur pushtetin dhe për të riardhur në qeverisje. Ishte zanafilla e lëvizjes së tij politike, e cila, ende pa u mbarsur, dështoi turpërisht.

Mbi 4000 vota të një mjeku, deri para tri javësh i njohur vetëm në bashkinë e tij, ndoshta jo nga të gjithë, mbi të dërguarin e Bashës, i cili, çuditërisht, në pak ditë mësoi se si mund të kanosej edhe ndaj policisë. Kjo do të thotë se ai kurrë nuk kishte mësuar të qeverisë. Do të thotë se sëmundja e tërbimit kalon edhe përmes imitimit.

Basha e zgjodhi Dibrën si fushën e tij të Mejdanit. Disa kohë më parë, kur për turp e faqe të zezë disa komuna në Kosovë e shpallën qytetar nderi, ai ishte kujtuar se ishte drenicak, tani u kujtua se ishte dibran. Një ditë, mbajeni mend, ai do të kujtohet se është hollandez.

Askush nuk ka përfituar deri më tani në politikën shqiptare vetëm nga paraqitja e tij, e cila, nuk dihet se kujt i bëri më shumë përshtypje. Njëkohësisht asnjëherë PD-ja nuk ka humbur më shumë nga koketëria e tij. Boshe, e shtirur, llafamane, pa bosht, pa ide, meskinitet i një njeriu që nuk dihet se kur mund të ketë lexuar një libër për herë të fundit, me banal rrugaç, i fryrë dhe i shfryrë, por i gatshëm kurdoherë që për hatër të Bythës së tij të të bëjë gjëmën. Olldashi mund të ishte një shembull.

Në të vërtetë, që pak ditë pas krijimit, sidomos pas disa deklaratave haluçinante të liderëve të saj për reabilitimin e kriminelëve të luftës, mashtrimi për bashkimin me Kosovën, që e harruan ende pa ardhur në pushtet dhe ia burgosën djemtë kur erdhën në pushtet, kam qenë opozitar i saj. Në të gjitha shkrimet e kam thënë këtë, ashtu si vazhdoj edhe sot e kësaj dite.

Por më vjen keq që është katandisur në këtë ditë halli. Kur edhe e shpartalluar, edhe bishtin përjetë, në mënyrën më bashiane të mundur…

Më vjen keq që një opozitë e tillë është në vendin tim. Jo se pozita shkëlqen, por një opozitë e tillë, ku më shumë është vajmedet se sa mend, është mjerim i gjithë politikës.

Një opozitë mentare i nxjerr punë qeverisë, e bën të djersijë, të mos mund të fshehë të vërtetën.

Një opozitë të tillë nuk e kemi, e si duket, nën këtë lider, kurrë nuk do ta kemi.

Një opozitë të shpartalluar kështu, që shkon duke i thelluar humbjet edhe në bastionet e saj, që nuk voton as për vendasit e nuk e votojnë as ku ka lindur, pasi të dy, Basha e ai tjetri, kandidati opozitar, na ishin dibran… një opozitë e tillë është mjerim i politikës.

Opozita ka vetëm një rrugë shpëtimi. Të shkëputet nga 2B-ja, hallkat e saj, dërdëllisja boshe, kërcënimi, fjalët plot vrer, që e kanë bërë politikën tonë si një vërdallosje të turpshme.

Nëse ka një njeri që duhet të ikë nga politika ai është Basha.

Por ai nuk do të ikë, nëse nuk e heqin.

Ai e ka ende mendjen tek ajo që vjen më pas, pas largimit.

Një Gjykatë Speciale i duket si fantazmë.

Harron se duke qenë peshk i madh, kapet më shpejt.

Nëse ai nuk ikën, mos u ankoni nëse e majta, sëbashku, do të qeverisë edhe për më shumë se një dekadë.

 

***

Në foton kryesore: Kopertina e sotme e DITA-s ku analizohet fitorja e së majtës në Dibër me mbi 4 mijë vota para. Akuzat e PD-së dhe deklarata e Lulzim Bashës. Pse kandidatit Shehu iu rrënua fushata nga partia e vet. Pse rezultati është dëshpërues për të gjithë. Cili ishte testi i Dibrës dhe çfarë i thotë ky test Bashës…

September 13, 2016 11:14
Komento

7 Komente

  1. H.LEKA September 13, 12:26

    ISLAMI BEDRI,ESHTE 25 VJET NE REANIMACION HALLEMADHJA SHQIPERI!
    Jo çdo gje e mire apo edhe e keqe per Dibren e dibranet,Saranden e sarandiotet eshte domosdoshmerisht e ‘mire’ apo e ‘keqe’ per shqipetaret e Shqiperine!?

    P:SH-Rruga e kombit apo Arberit mund te jete e mire per ca kosovare apo dibrane qe te shetisin e marin avdes 1 here ne vit po shqipetaret i le ne ‘borxh’ per tere jeten e ky perben KRIM kur nuk arrin te veteshlyhet KURRE nje investim! Nuk ka rendesi emeri i krriminelit Bashe B.Q apo Pandi bythka

    Reply to this comment
  2. bajram uka September 13, 13:28

    Ka ikur koha kur votohej per partine,tani duhet votuar per njeriun.Edhe ne votimet e qershorit votimi duhet te jne mazhoritar ,ta njohim kanditatin qe ti japim voten.PD-ja dergoi ne DIBER bandat kemishezez e kriminele. Vete MULI i SALIUT rrahi dibranin, nuk ju ndalua policise dhe u kthye ne akuzues. Edhe SHERUA ju kercenua policit hapur e publikkisht, se ai kishte harruar DIBREN dhe detyren qe kerkonte te merrte.

    Reply to this comment
  3. dibrani sheh e kupton September 13, 14:14

    Fitorja e PS ne Diber e ngjashme me fitoren e PD ne zgjedhjet parlamentare ne 1996, por me ndryshimin qe: PD i fitoi me gja e rrahje, ndersa PS i fitoi me para. Keto lloj zgjedhje jane turp per Shqiperine dhe eshte turp qe te mburemi me keto zgjedhje z.Bedri. Vetem ti Bedri nuk te falet te biesh ne kete derexhe servilizmi ndaj Rames, i cili eshte sivellai “paqesor” i Saliut, ose me mire sivellai i Lul Bashes.

    Reply to this comment
  4. Engjelli September 13, 14:34

    Ne pergjithesi jam dakord me mendimet e Bedri Islamit, por analiza do ishte me e thelle nese do evidentoheshin edhe pergjegjesit e tjere te kesaj humbje kaq te thelle e te trishtueshme te PD-se ne Diber.
    Kryesisht, shkak per humbjen jane armata ete derguarve te PD-se ne ate Bashki, si Nul Mokat, Strazimiret, Kac Islamet, Vokshet, Xhelal Mezinjte, Salianjit, armata e te shkarkuarve nga Policia e Shtetit per mekate te medha e disa derdimeneve te tjere qe jane te afte te shpifin, te shajne, te shantazhojne, te organizojne kurthe ndaj kundershtareve politike, te rrahin, te gjakosin, te te kercenojne me pistolete dhe perpos kesaj, te sulmojne dhe forcat e ruajtjes se rendit gjate detyres, etj.
    Por kjo eshte pergjegjesi e Bashes, i cili ndjehet komod me komandimin e forcave te erreta e pa tru, pa te cilet i duket vehtja i pa kompletuar dhe “i forte” jo vetem ndaj kundershtareve por edhe ndaj qytetareve.
    Por nje pergjegjesi shume te rende, e theksoj shume te rende, kane disa deputete te tjere, me ekpserience, me reputacion, me nje kale mend si Eduard Selami, Genc Ruli, Astrit Patosi, Majlinda Bregu, Dash Shehu e ndonje tjeter si ata, te cilet, duke e njohur mire paaftesine e te emeruarit ne Krye te PD-se (Bashes) dhe mungesen e thelle te pergjegjesise per te perfaqesuar PD-ne me njerez te zgjuar e me peshe si keta qe rendita me siper, ne nje moment kaq te rendesishem si zgjedhjet ne Diber, keta nuk u ndjene as para fillimit te fushates, as gjate fushates, as dhe pas kesaj humbje kaq te trishtuar per PD-ne. Pse heshten, pse lejuan te cohej kjo “dergate” e padenje ne nje Bashki ku jetojne njerez me dinjitet? Nuk i caktoi apo nuk i perfilli Basha? Pse nuk shkuan vete dhe te merrnin takime me njerezit ashtu sic duhej ne nje rast te tille? Kjo heshtje vjen nga frika apo te bindur se kjo “dergate”e pa denje do e sillte humbjen do u jipte mundesine qe neser te sulmonin Bashen e grupin e tij per paaftesi? Po te jete kjo e fundit, atehere pergjegjesia e tyre eshte tejet e rende. Ata jane deputete, kane pervoje, njihen si njerez me integritet, atehere pse nuk bene detyren e tyre?
    Kjo eshte teper e dyshimte.
    Nuk mendoj se Basha ka nxjerre ndonje konkluzion nga humbja. As analize nuk do behet. Keto dy pale brenda kesaj PD-je jane njelloj pergjegjes per humbjen dhe natyrisht kryemekatari eshte vete Basha qe e katandisi ne kete derexhe PD-ne. Por pikerisht kjo mungese analize, reflektimi dhe mallkimi qe po i bejne popullit te Dibres pse nuk u dha voten, kjo do u kthehet ne ndeshkim te rende ne zgjedhjet e 2017-tes qe nuk jane larg. Qe tani shume forca politike kane filluar te ndezin motoret per fushaten e ardhshme, ne nje kohe qe keto forca brenda PD-se presin te anatemojne njera tjetren pas humbjes se sigurte te 2017-tes.

    Reply to this comment
  5. katarakti September 13, 18:55

    Dakort jam me ty Bedri. Por kur thua qe PD-ja duhet te shkeputet nga 2B-te per te ndryshuar a per te fituar ia ke futur kot fare. Pa 2B nuk ka parti demokratike. Ajo e tille eshte ndertuar qe ne fillim. Me Hajdaret e saj. Ajo eshte nje parti e dhunshme, antishtet, fashiste, me nje demagogji dhe paturpsi gebelsiane. Ajo i thote te bardhes e zeze dhe te zezes e bardhe. PD-ka degjeneruar keq. Por e keqja me e madhe, se per te nuk me behet fare vone, ajo ka shkaterruar vendin me themel. Merre me mend: mbrojtes i saj eshte edhe nje fare Arian Cani. Nje turp kombetar si ai si emisioni i tij. Pra PD-ja ose vazhdon te perpelitet keshtu siç eshte ose do zhduket fare. Nuk ka ndryshim qe e sjell ne din. Shqiptaret e dine se çfare kane pesuar nga ajo. Ndofta votuesit e djathte duhet te bashkohen me partine e Topit ose duhet te formojne nje parti tjeter te djathte pa reminishencat e PD-se. Kjo mund te jete opozita e vertete.

    Reply to this comment
  6. Niko Shpiragu September 14, 08:02

    Nuk mund te presesh demokraci ne qofte se nuk ka opozite serioze. Ky eshte shqetesimi me i madh sot per vendin tone. PD kurre nuk ka qene opzite sepse ajo nuk ka qene kurre parti ne kuptimin e vertete te termit. Ajo ka qene klan dhe ka punuar gjithmone si klan. Partite jane bashkime vullnetare qytetaresh dhe funksionojne mbi bazen e parimeve dhe normave te demokracise. PD ka patur gjeneral, kolonel e ushtare per te zbatuar urdherat e te pareve te klanit.E pare ne nje pamje me te gjere ky eshte vet gjynahu i te djathtes shqiptare, qe nuk ka patur vizionin e duhur per te krijuar parti reale te djathta ne vend. Qe gjate luftes se dyte boterore e djathta shqiptare nuk diti te krijoje fizionomine e saj, per shkak se ata te ashtuquajturit e saj intelektual nuk kishin horizontin e duhur dhe nuk mund te formulonin dot piksynimet e shtresave te djathta. U vjen mire ose jo te djathteve, fjalet e E. Hoxhes qe gjate luftes se Balli Kombetar (partia kryesore e djathte) eshte nje grumbull pa forme, ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkokit etj ishin plotesisht te verteta. Ishte paaftesia e tyre per te punuar me masat qe i detyroi ne fund te shkonin pas qerres se pushtuesit. Edhe sot pas 26 vjet demokraci, e djathta perpelitet dhe eshte perfshire ne nje klan ku komandant eshte nje ish sekretar partie, i cili e ve ne rresht. U ankua se per me se 40 vjet nuk e la Enveri te nxirrte kryet, por tani i perulet vet me deshire nje ish komunisti te Enverit. E djathte duhet te perpiloje programin e saj qe perputhet me rregullat e demokracise si ne vendet perendimore. Ne qofte se nuk di vete, le te konsultohet me partite e djathta perendimore dhe t’i pershtatet konkretisht vendit. E djathta s’duhet te jete bisht i nje klani te udhehequr nga nje gjeneral komunist. Kjo eshte e domosdoshme per shtresat qe perfaqeson, por edhe per vendin. Eshte ne interesin e te gjithe shqiptareve qe te dy spektrat, si i majti edhe i djathti duhet te jene te afte qe te vijne ne pushtet. Ne nuk duam qe gjithmone te jete ne drejtim partia e nje ane. Por ne qofte se e djathta shpreson se PD eshte perfaqesuesja e saj, kjo eshte fatkeqesi per vet ate por edhe per shtresat e majta te shoqerise, mbasi PS e tyre do te marin revanshin duke u kthyer ne diktature per te gjitha shtresat ne qofte se nuk ka parti per ta zevendesuar, mbasi PD nuk vjen kurre ne pushtet. Popullit i duhen parti qe ta drejtojne dhe jo klane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*