Një pallat prej kartoni para Bashkisë së Tiranës

Redaksia Online August 3, 2013 11:51

Një pallat prej kartoni para Bashkisë së Tiranës

Ndërtimet pa leje, të cilat mbinë si kërpudhat para dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit janë kthyer në shqetësim për shoqërinë civile. Aktivistët e kësaj të fundit kanë organizuar dje një protestë para Bashkisë së Tiranës, me anë të së cilës i kërkuan kryebashkiakut Basha të bëjë detyrën për të cilën është zgjedhur ose të largohet nga ky funksion, shkruan sot “Shqip”.

Ka mjaftuar një njoftim në Facebook, në formë ftese për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake apo me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike, që i madh e i vogël të ndërtonte një godinë me kartonë përpara bashkisë, në shenjë simbolike për të njëjtat që ngrihen realisht çdo ditë përpara syve tanë.

Ristela, çekanë të vegjël, kartonë, thumba ishin mjetet që mbanin në duar një pjesë e madhe e protestuesve, misioni i të cilëve ishte ndërtimi i një godine të improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, për t’i treguar kryetarit të Bashkisë së Tiranës se çfarë halli është të të ndërtojë dikush një shtesë, ndërtesë apo çfarëdo që bie ndesh me ligjin, përballë “fytyrës” tënde.

Pjesëmarrësit në protestë, përveç mjeteve që u shërbyen për të ngritur një ndërtesë, ishin pajisur edhe foto të ndërtimeve pa leje, përfshirë emrin e rrugës ku ndodhen, të printuara me ngjyra ose bardhë e zi, foto të personave përgjegjës për këtë situatë, përfshirë edhe emrat e tyre.

Redaksia Online August 3, 2013 11:51
Komento

1 Koment

  1. Gramoz August 3, 16:41

    jo jo zoterinj ketu ka mbaruar zeri protestes ne e kemi mbytur veten ne nuk na ben pershtypje asgje ne lerna pa buke lerna pa pune ne lerna pa drita ,lena pa doktor ,pa polic bjerna me cdo gje po vetem rakine mos na trazoni ,,,,,,,popull pa dinjitet popull pa seder popull qe nuk proteston ,,,,po nuk protestove pa diskutim je dembel e nga dmbeli mos prit gje pervec thikes dhe hurit qe i mer jeten femres qe eshte katandisur skllave dhe hajdutet e pushtetit qe e simulojne ate ah o zot kure do protestojme vete e te mos mblidhemi nepr mitingje qe te mos degjojme brickullat hajduteve politikane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*