Një palo politikë, me njerëz të urryer!

October 22, 2019 13:40

Një palo politikë, me njerëz të urryer!

Dhe gati Tridhjetë vjet,

të tallur-të gënjyer,

nga palo politika,

me njerëz të urryer!

 

Një vend të tërë e zhytën,

në terr e varfëri,

dhe mbasi na grabitën,

bënë super pasuri!

 

Ka ende disa syresh,

me fat të madh në jetë,

që kurrë nuk kanë bërë,

një punë të vërtetë!

 

Ende pa marrë diplomën,

u bënë deputetë,

dhe mbinë në Kuvend,

për gati Tridhjet’ vjetë!

 

Dhe sot e kësaj dite,

vazhdon po  kjo praktikë,

Kuvendin plot fëmijë,

mbushi zonja Monikë!

 

Këta që kurrë në jetë,

një hall tamam s’kanë parë,

si mund t’i zgjidhin hallet,

e popullit shqiptar?!

 

Dhe Luli këtë punë,

si Mona e bitisi,

që vete vë në listë,

një djalkë si Klevisi!

 

Ky farë “akademiku”,

u ça për Shqipërinë,

i vetmi kontribut,

sherret me policinë!

 

Që punës s’i kanë thënë,

një herë tungjatjeta,

në histori përjetë,

do mbetet çifti Meta!

 

Po ashtu në Kuvënd,

në moshë çilimiu,

ka hyrë përsëpari,

dhe Majko Pandeliu!

 

Në moshë të sanduiçit,

u bë kryeministër,

zevzek i prapë që s’mbante,

as frerë e as kapistër!

 

Nxjerr vetëm Shqipëria,

të tillë super talente,

po siç e dimë dështuan,

këto eksperimente!

 

Ndaj mbetëm mot pas moti,

vetëm në bisht të urës,

e bota s’i ka bërë,

këto kurrën e kurrës!

 

Dhe Rama e ka ndritur,

me gjeniun Genti Caka,

se shqiptarëve përkëtej,

u kishte rënë flaka!

 

Me stilin e gaforres,

gjithnjë ecën ky vënd,

po qeverisja do,

burra dhe gra me mënd!

 

Janë kaq shumë të famshëm,

këta që sot drejtojnë,

dhe katër vjet të rrinë,

dot emrat s’u’a mësojmë!

 

Dhe unë që tani shkruaj,

humor për këtë vënd,

shumicë e kabinetit,

s’më vjen fare në mënd!

 

S’e di se ç’interesa,

në qeveri janë pleksur,

kulturën e përgjithshme,

e kanë të sakatepsur!

 

Ministrat në detyrë,

po dhe ata në hije,

janë kunguj nga ata,

që piqen ndënë hije!

 

Dhe gjendja do vazhdoi,

e njëjtë në Vendin tim,

aq kohë sa deputetët,

nuk bëjnë konkurim!

 

Për sa kohë në Kuvënd futen,

pa votën e shqiptarëve,

do vijojë si gjer më sot,

me firmë të kryetarëve!

 

Asnjë lloj përparimi,

këtu nuk do të ketë,

po s’u zhbë ajo që u bë,

në Prill Dymijë e Tetë!

 

A.DUKA

October 22, 2019 13:40
Komento

2 Komente

  1. rapsodi popullor October 23, 13:49

    “Kuvendin plot femije,
    e mbushi zonja Monik”
    ama o Duka te ka zene skleroza?
    qe s’te erdhi ne mend ai Ram bloza?
    se vertet me femije Kuvendin Monika e mbushi,
    por maloket e denuar atje i solli Ram karabushi,
    harrove o Duke ato Preng, Frrok, Ndok etj malok?
    me plot precedente penale Kuvendin e bene trok,
    pra o Duke Femijet me te Denuarit nuk jane njesoj,
    here tjeter mos bej me gafa te tilla o katran me boj,
    sepse kjo opozita ketu edhe Mut sikur te jete,
    Rama yt ja kalon, eshte Mut e Shurr komplet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*