Për Alibe komikun dhe Salianj erotikun (satirë në vargje)

May 16, 2018 12:33

Për Alibe komikun dhe Salianj erotikun (satirë në vargje)

S’ka si të mos biesh,
thellë në mendime,
se tani PD-ja,
bën edhe “përgjime”!

Kur e pashë “përgjimin”,
vetvehtes i thashë,
si mundet-o Zot,
që janë kaq të trashë?!

Të tre moskutjerët,
që nxorri Lulashi,
paskan kapur Gonin,
në trafik hashashi!

Kur gjithë Vatani,
zien nga kjo punë,
vllain e ministrit,
në trafik e zunë?!

Tamam pas skenarit,
përgjimi ka ndodhur,
që e bënë të ditur,
tri burra të lodhur!

I pari në radhë,
Alibe komiku,
dhe vulën e vuri,
Ervin erotiku!

Agronit ju qepën,
po ai nuk ruhej,
se fiks ky “përgjim”,
shqupishtes i duhej!

I duhej patjetër,
treshes së paepur,
që me pë të zi,
mbi të bardhë kanë qepur!

I gjithë ky “përgjim”,
është një vrimë në ujë,
vetëm për të bërë,
zhurmë dhe rrëmujë!

Është kundër Fatmirit,
gjithë kjo përpjekje,
që ta lënë nervat,
dhe të bëjë dorëheqje!

SHQUPI po jeton,
kohën e kolerës,
pse s’e nxorri Gonen,
në krye të herës?!

Që kur Xhafa qe,
Njësh tek Drejtësia?!
Tash-që negociatat,
mos hapë Shqipëria!?

Po që nga fillimi,
ky ka qënë qëllimi,
ndaj edhe patjetër,
u duhej mashtrimi!

Do qepej e bardha,
me perin e zi,
se “përgjimi” s’shkon,
në prokurori!

E di Alibeaj,
që nuk mund të çohet,
se ka shkelur ligjin,
edhe arrestohet!

Sepse e di mirë,
ky pis mulahim,
se përgjim nuk bëhet,
pa autorizim!

Se përgjimi s’bëhet,
pa autorizim,
po ky po na del,
një improvizim!

Po që Alibeaj,
me kaq mos shpëtojë,
duhet Agron Xhafa,
në gjykatë ta çojë!

Nesër mund të vemi,
në një prag skandali,
se i gjithë përgjimi,
shpifje mund të dali!

Sepse ca taktika,
SHQUPI i di mirë,
sulmi është gjithnjë,
mbrojtja më e mirë!

Arben Duka

May 16, 2018 12:33
Komento

29 Komente

  1. Budallenjte dhe plepat behen te gjate May 16, 14:38

    Materialet ,provat, pergjimet e siguruar ne menyre te pa ligjshme pa autorizimin e gjykates nuk mund te perdoren si prova.
    Edhe hetuesia kur pergjon me pare duhet te marre lejen nga gjykata.
    Gjithe keta juriste nuk e kuptojne kete. Habitem. Ne perendim eshte e paligjshme pergjimi.ne shqiperi rrumpalle.cdo njeri merr nje kamer te fshehte apo celular dhe pergjon.nuk ka keshtu.

    Reply to this comment
    • Robespieri May 17, 06:18

      Aman anusin e Salianusit ma kini kujdes, se na llaskohet dhe duhet me I fut ndonje kungull me e shtupos, se nuk I ben me pune bilja e Lulit.

      Reply to this comment
  2. Kur bejtexhiu luan rolin e gazetarit sahanlepirës. May 16, 15:44

    Kur bejtexhiu luan rolin e gazetarit sahanlepires.

    Po si s’tu lodh dora,
    Hiç si nuk perton,
    Qe ze shkruan bejte,
    Lajmet sa degjon!

    Gjith’ kete pasion,
    Qe po perdor ti,
    Hasan Zyko Kamberi,
    Do ta kish zili.

    Mendo dhe ndonjehere,
    Te besh poezi,
    Boll me keto bejte,
    Plot me nakati.

    Reply to this comment
  3. fteri May 16, 15:47

    Presim të arrestohen Ali bej dhe Salinj erotikun -dashnor i vendikut PD-së.

    Askujtë nuk ja merrte mendja ,
    se PD-ja të përdor rrenat !
    të shkojë deri në këtë gjendje ,
    të përdorë përgjimin, ambientin !

    Ska ndodhur në asnjë parti në shqipëri,
    Si kjo vidjo mashtruese spektakolare,
    Është për ti vënë me grushta kokës,
    Si po vuajn familjet e të akuzuarve ,

    Ç’ far mund të bëni më shum se kaq ,
    O’ PD-istë të pa fytyrë ,
    Na vratë ,në gërdec e 21 janar ,
    Na vodhët e na dhatë kërbaç,

    Paskeni qënë njerëz të ndyrë.
    Nuk paskeni pas as turp as frikë,
    Keni ndjekur të njëtën taktikë,
    diversion , mashtrim e dhunë.

    Do të vijë dita për ju ,PD-ista të ndyrë,
    Këtijë populli do ti dalë fati,
    Në qoftë se ka zot ,a perendi ,
    Do të shkoni si lopët tek kasapi.

    Wetingu do të bëhet s’ka kthim mbrapa ,
    me gjithë se ju nuk doni ,
    të gjithë hajdutët ne i njoim ,
    Vetëm burgu i pret e shkopi ,
    gëzimi ynë del nga kraharori ,

    Reply to this comment
  4. Alban Dega May 16, 15:51

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek dhe Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
    • albani May 17, 03:08

      Keshtu e donje edhe policine Tahirut mevmbi 140 poice te larguar per narkotrafik dhe me dy ministra narkotrafikante.
      Ju jane erur syre nfa urejtja patollogjike dhe nuk kuptoni se ku qendron e mira e Shqiperise, po HIDENI DEGE ME DEGE !

      Reply to this comment
      • Alban Dega May 17, 21:45

        Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish

        KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !

        – Nga Alban Dega, Nju Jork

        Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
        Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
        Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
        KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
        Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
        Keta nuk jane socialista….
        Keta jane specialista !
        Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
        Jane bere mjeshter te gojoreve !
        Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
        Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
        Jo vetem pa thene!
        Por as pa bere !
        Vret me plumba!
        Por vret edhe me fjale !
        Vrases serial … !
        E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
        Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
        Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
        Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
        I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
        Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
        Amen !

        Reply to this comment
  5. fteri May 16, 15:52

    Presim të arrestohen Ali bej dhe Salinj erotikun -dashnor i vendikut PD-së.

    Askujtë nuk ja merrte mendja ,
    se PD-ja të përdor rrenat !
    të shkojë deri në këtë gjendje ,
    të përdorë përgjimin, ambientin !

    Ska ndodhur në asnjë parti në shqipëri,
    Si kjo vidjo mashtruese spektakolare,
    Është për ti vënë me grushta kokës,
    Si po vuajn familjet e të akuzuarve ,

    Ç’ far mund të bëni më shum se kaq ,
    O’ PD-istë të pa fytyrë ,
    Na vratë ,në gërdec e 21 janar ,
    Na vodhët e na dhatë kërbaç,

    Paskeni qënë njerëz të ndyrë.
    Nuk paskeni pas as turp as frikë,
    Keni ndjekur të njëtën taktikë,
    diversion , mashtrim e dhunë.

    Do të vijë dita për ju ,PD-ista të ndyrë,
    Këtijë populli do ti dalë fati,
    Në qoftë se ka zot ,a perendi ,
    Do të shkoni si ciapi te kasapi.

    Wetingu do të bëhet s’ka kthim mbrapa ,
    me gjithë se ju nuk doni ,
    të gjithë hajdutët ne i njoim ,
    Vetëm burgu i pret e shkopi ,
    gëzimi ynë del nga kraharori ,

    Reply to this comment
  6. info analitike May 16, 16:41

    Për Alibe komikun, Salianj erotikun dhe bejtexhi budallikun, i thone kesaj. Keq e ke punen shoku bejtexhi me Tahorrin ne arrest shtepie e vellain e Xhafes te denuar per trafik droge. Ore po sa fatkeqe keta rilindjotet qe u qellon te kene gjithnje ne rreth familjar kriminele e trafikante? Jo per gje po sa pa fat paskam qelluar une dhe shume te tjere qe nuk kemi te tille ne rrethin familjar.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA May 16, 17:20

      Nuk e dimë,
      ke apo nuk ke kriminele e trafikante ne rrethin familjar,
      se je anonim, o @info analitike,
      por nga këto që shkruan je një zorraxhi i Kryekriminelit Sali Monstra!
      Kjo nuk ka nevoje per Deshmitar , se eshtë e shkruar e zezë mbi të bardhë….
      Prej 18 vjec pergjegjesia eshtë personale!
      Nuk e di ti Info këtë,
      apo.bën sikur nuk e di…?!

      Reply to this comment
  7. jaho May 16, 16:57

    MBYLLE GOJEN, MOS BEJ GAFA.
    HIDH DHE NDONJE BEJTE NGA XHAFA.

    Reply to this comment
  8. enverdjali May 16, 17:00

    Tani te gjithe shqupistat duhet te veshin breke hekuri se ndryshe do t’ua shqyejne.

    Reply to this comment
  9. N.VJOSA May 16, 17:10

    Keta shqupistet e Saliut, nën regjizuren e Sali Katrahurës, janë aq primitive,
    ca njerez te poshter,
    karieriste,
    hakmarres,
    LLUMI
    I Politikës shqiptare!
    U mungon totalisht kultura politike!
    Luftën kunder krimit nuk e kanë detyre partite, por Organet e Drejtesise dhe te Policis!…
    Lanë Nam a i vraftë Zoti!
    Kaq te etur per pushtet, zor se i gjen ne Faqe të Dheut!…
    Pena Top, Arben Duka.
    Një demaskim spektakolar!

    Reply to this comment
  10. kampaçurreta May 16, 21:40

    EDHE SIKUR TE GJITHA PERGJIMET TE JENE TE VERTETA ARRESTIMI I PERSONAVE QE KANE PERGJUAR PA AUTORIZIMIN PERKATES DUHET NJE ARRESTIM IMEDIAT NESER ESHTE VONE,NE SE SHKOHET ME MENDIMIN QE GJITHKUSH MUNDE TE PERGJOJE SHTETI,DREJTESIA KANE MBARUAR. FATMIR XHAFA EDHE SIKUR TE JETE I PERZIER NE NE KETE VORBULL URGJENTISHT TE KERKOJE NGA ORGANET E DREJTESISE ARRESTIMIN PER PERGJIM TE PA LIGJESHEM PASTAJ TE MARRE DENIMIN E MERITUER PER VEPRIMET OSE MOSVEPRIMET NE SHKELJE TE LIGJIT. NDRYSHE SHTETI KA MBARUAR.

    Reply to this comment
  11. Skela May 16, 23:53

    Uuuaaa tre lezbiket e shqup pedese mungon gej gd

    Reply to this comment
  12. kevin May 17, 00:19

    Kush eshte Fatmir Xhafa.

    Jam nje deshmitar olular dhe afersisht moshatar.Deri ne rinine e hershhme e kam njohur mire .Me pas e kam ndjekur nga larg sepse rruget ne jete u ndane ai iku u ngrit larte ndersa une nje jete te trhjeshte por dinjitoze.
    Fatmir Xhafa eshte nje person i lindur ne qytetin e Vlores ne vitin 1959.K kryer studimet deri ne shkollen e mesme ne Vlore.Ka qene nje djale per4gjithesisht i rregullt.Mesonte por nuk dallohej nder me te miret.Qe i vogel ka qene shume karrieriat.Ka qene organizuar ne Organizaten e Rinise.Ka qene masovik dhe ashtu si e donte koha servil,i bindur dhe hileqar.Ka kaluar nje femini te vuajtur sepse eshte rritur me njerke.
    Qe ne vitet e shkolles se mesme ka patur tendenca per karriere politike.Kjo i eshte injektuar ndoshta nga organet e Sigurimit te shtetit.Kishte nje hije dhe autoritet qe ja kishin injektuar strukturat nen hije te sigurimit.U aktivizua shpejte nepermjet Zenun Shalarit Sekretar i Pare I Komitetit te Rinise Rrethit Vlore.Zenuni Shalari eshte djale i nje operativi famekeq te sigurimit te shtetit qe ka lene gjurme te hidhura sidomos ne zonene e Duklatit ne Vlore.Pas nje ngjitje te menjehershme ne strukturat e Organizates se Rinise shkon me studime ne Tirane per Drejtesi.Eshte i famshem me daljen ne publik ne tribunen e parakalimit te 1 Majit, duke i dhene lule Enver Hoxhes. Pra shkurt ishe shume i besuar.Eshte investim afatgjate i Partise se Punes.Me pas ka punuar si jurist apo hetues i diktatures.Kishte nje shpirt te vogel.Ishte hileqar, dembel per te kryer mesimet por mjeshter per pune partie.
    Me pas me rrezimin e regjimit te Enver Hoxhes u terhoq perkohesisht nga skena politike.U kamuflua duke bere biznesminin.Ka fjale se bashke me Koco Kokedhimen kane marre pjese nga kapitalet e trasheguara nga Partia e Punes per t’u hedhur ne biznes me orientim te qarte nga Ramiz Alia sipas
    direktivave te Katovicers.Ne keto vite plus bizneseve te tjera ka zaptuar ne Vlore nje siperfaqe toke truall, ne vendin e quajtur Kali i Trojes,lulishte e qytetit toke e pronareve te vjeter vlonjate.Fillimisht ndertoi nje lokal tregetie.Me pas me leje ndertimi korruptive mbi kete truall u ndertua nje kompleks pallatesh 10 kate.E ndertoi nje firme ndertimi qe drejtohej nga Arben Breshani nje enverist tjeter i ri qe erdhi pas emigrimit te babait te vet nga Erseka ( me origjine edhe ky vlonjat). Po qe se ka interes le te hetohet dhe te kontrollohet sa ka perfituar Fatmir Xhafa nga kjo afere.Sa apartamente ka shitur apo ka ne pronesi Fatmir Xhafa apo familjare te tij.Pastaj te tjerat dihen.Deputet ne Pogradec,vendlindja e Mozes,gruas se vet ,profesoreshe e Marksizaem- leninizmit.E deri me sot kur akuzohet se ka mbeshtetur dhe nuk ka treguar per veprimtarine e trafikut te vellait te tij. Ka dhe plote te tjera….Duhet nje nate dimri.

    Reply to this comment
  13. Franci May 17, 08:52

    Nga dita ne dite vertetohet ajo shprehja lapidare :
    ” Nuk jam i sigurte qe te gjithe simpatizantet e PD jane budallenj por nje gje eshte absolute qe te gjithe budallenjte jane me PD “

    Reply to this comment
  14. Alidemsi 325 May 17, 09:03

    Po ti kush je mor djale qe ben kete biografi te nje te riu si gjithe te tjeret ?{Po ti c`beje ne ate kohe ?Hajde te ulemi ne ate “naten e dimrit” tende dhe bisedojme se qenke “dimer ne mendime” duke folur dhe per vehten tende se cke bere gjate kesaj kohe dhe me se merresh tani …pastaj fol per te tjeret…

    Reply to this comment
  15. N.V. May 17, 10:10

    I ka djegur keq Suma @info agjitatorit te Partisë së Mashtrusve primitiv,
    i nderuar @Biometri.
    Akoma nuk e ka marre vesh se kam tredhjetvjecare që nuk dua tja di per Partite….
    PARTIA
    IME
    ËSHTË
    S H Q I P Ë R I A …!
    I ka degjeneruar fare
    Arben Duka me këtë Satiré!…

    Reply to this comment
    • info analitike May 17, 16:52

      O Neti ore une e kuptoj qe ty aq ta pret bashke me vezhguesin qe fshihet pas 100 nofkash e shan se nuk i ka dale ende inati qekur hiqej si fyer e u betua se nuk do te shkruante me tek Dita. Po te doje Shqiperine ti e bejtexhiu nuk i mbanit ison lukunise se hajduteve, trafikanteve e krimineleve sepse nuk kane faj vetem Saliu, Luli dhe Likja por edhe kriepsikopati me banden e tij. Mos shit kot militantizmin tend te verber per atdhetarizem se nuk ngjit gjekundi. Se kujt i djeg suma kete e tregojne reagimet e shokeve te Dites qe kane angazhuar te gjithe stafin ne mbrojtje te zullumeve rilindjote. Shiko Bedriun dhe Viktorin qe shkruajne nga dy tre carcafe artikujsh me budallalleqe propagandistike. Shiko bejtexhiun qe po e bren urrehtja per armikun dhe po tretet dita dites nga dashuri e pamase per paretine dhe bijte e saj.

      Reply to this comment
  16. Me kot bejne qent e Kazanit te pd ,te kundeshtijne Duken. Duka i mendon Shqiperise jo tradhetise e partise ! May 17, 10:27

    Boll lehet ju qent e zgjebosur te shpelles .

    Kush lind Patriot e Shqiptareve vdes edhe i tille ,
    ndryshe nga ju qen kockash ,
    Fanatike te Tradhetise .

    mbasi ju mbaruan kockat qe ju hidhte putana e kombit ne oborrin e vet ,
    tani keni fillu me honger Mut .
    Hani hani se ju shkon .

    Reply to this comment
  17. kevin May 17, 12:23

    Per Alidemsin 325.
    Une gjithe keto vite kam punuar ne menyre te ndershme dhe kam besuar se do te vendosej nje regjim demokratik pa keto hijenat e Partise se Punes qe nderruan maska dhe u bene depute, ministra.

    Reply to this comment
    • Arturi nga Vlora May 17, 17:37

      I dashur Kevin.
      Edhe une jam vlonjat dhe e njoh Fatmir Xhafen, mire. Une nuk njoh koniukturat qe ti permend me Zenun Shalar e kompani, se nuk rrija mbrapa perdes…
      Une nuk di gje te sakte per Katovice etj keto qe permend sepse jane me shume imagjinative.
      Kjo me jep te drejten te mendoj qe ato qe shkruan per Fatmirin jane nje pjese imagjinate, nje pjese e vertete, me deshiren per ne nxjerre vetem ane te errta ose te dyshimta, midis ndonje fakti te vertete.
      Nje gje eshte fakt, qe Fatmir Xhafa qysh kur mbaroi universitetin rralle vinte ne Vlore. Ajo toka te Kali i Trojes eshte administruar nga babai i tij. Une pija kafe shpesh aty, po Fatmirin nuk e kam pare kurre. Per hir te se vertetes, po, Fatmiri ka qene i organizuar si antar i PPSH-se shume me heret se te tjeret. Po, ka qene i besuar perderi sa u ngjit ne tribune dhe i dha lule Enver Hoxhes. Pa me thuaj mua kush ishte ai qe nuk do ta bente ne ate kohe? Ja se te pergjigjem une: – TE GJITHE DO E BENIM, TE GJITHE PA PERJASHTIM. Por ti harron te permendesh qe ai ka qene kurdohere djale i mbare, me edukate te larte, me integritet, dashamires dhe i sjellshem me te gjithe. Di qe ka ndihmuar shume vlonjate kur kane pasur nevoje per ndihme. Do beje mire qe, me qe e njeh, te shkruaje dy fjale dhe per “lidhjen” e tij me gjysme vllain, Agronin. Fatmiri ka shkuar ne TIrane me studime ne vitin 1978 ose 1979. Qysh nga ajo kohe, rralle, shume rralle, ka ardhur ne Vlore, per shkak te situates familjare. Dhe shume me rralle ka kontaktuar familjen e tij, apo jo. Gjithe keto jane te verteta, packa se ai personalisht nuk do t’i beje pazar problemet familjare qe ka pasur. Sa vjec ka qene gjysme vllai i tij Agroni ne ate kohe, mund te me thuash ? Ja ta them une , ka qene foshnje. Fatmiri, vertet mund te kete hijen e te qenurit Antar i PPSH-se ne nje moshe shume me te re se te tjeret, por une ve doren ne zjarr qe nuk ka asnje lidhje, qofte dhe periferike me veprimtarine e te vllait trafikant.
      Nje keshille kur flet per njerzit qe pretendon se i njeh: Mos imagjino, por thuaj te verteten me fakte. Mos vur syze te zeza per te pare me ngjyra partie. Hiqi syzet dhe thuaj te vertetat, te mira dhe te keqija.

      Reply to this comment
  18. ALBAN DEGA May 17, 21:03

    Pak hajgare ne kete kohe kolere kryepeshqish

    KUR TA LENE DOPJO DICKUN NE GOJE !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk pajtohem me titullin e analizes se sotme brillante made in Viktor Malaj me titullin “ Kur ta lene dopjo gjashten me dore “ tek gazeta “Dita “
    Jo dopjo gjashten ne dore Viktor !
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se;
    KUR TA LENE DOPJO DICK-UN NE GOJE !
    Nuk ka thene kot Pjeter Arbnori e nderuar:
    Keta nuk jane socialista….
    Keta jane specialista !
    Por mos ua qani hallin “Bandes se Gangstereve”!
    Jane bere mjeshter te gojoreve !
    Kane ne krye … kryepeshkun, me falni kryemjeshtrin e gojores Profesor Doktor Sali Berishen !
    Ai s’ nxjerr fjale nga goja pa rre e mashtruar, pa sajuar e trilluar, pa manipuluar e fabrikuar …!
    Jo vetem pa thene!
    Por as pa bere !
    Vret me plumba!
    Por vret edhe me fjale !
    Vrases serial … !
    E ka harruar i shkreti keshillen e arte:
    Mos gjuaj me gure shtepine e tjetrit, kur tenden e ke prej xhami!
    Jetojme epoken e grahmave te fundit, e agonise dhe cmendurise se kryepeshqeve dhe te trupeshqeve !
    Kane lajthitur fare nga Drejtesia dhe Vetingu!
    I ka kapluar paniku i fundit e fluturojne drejt e ne rrjetat qe ua pergatisin te tjereve !
    Nuk thote kot sovrani kush i pergatit varrin tjetrit bie vete brenda tij!
    Amen !

    Reply to this comment
  19. kevin May 18, 00:14

    Per Arturin nhga Vlora..

    Ne se do hollesi po te them dicka tjeter.Ne ate kohe ne shkollen ku ka qene Fatmiri kishte disa te rinj te talentuar qe merreshin edhe me shkrime,me letersi.Fatmiri nuk kishte talent per te shkruar.I futur kinse nga sigurimi per te kontrolluar se cfare mendonin dhe mund te shprehnin keta djem te rinj plot me endrra na vjen dhe Fatmiri i Komitetit ne grup.Kujtonin se do te hidhnin ne grep ata djem.Ishte finok .Por u kuptua shpejt.Zgjati dhe disa kohe dhe pasi nuk mesoi gje nuk vinte me.

    Per sqarim .Me siper nuk kam thene se ka qene njeri jo normal.Per kohen ka qene korrekt por shume karrierist.Nuk kam gje tjeter vec thashe ato qe di.tung.

    Reply to this comment
    • Arturi nga Vlora May 18, 14:20

      E di dhe ate rast. E ke fjalen per Cimin ? Po eshte e vertete, po nuk qe vetem Fatmiri. Cimi u be shembull dhe u kritikua nga te gjithe.Nuk mund te them qe gjithe te rinjte e atij brezi ishin futur nga Sigurimi i shtetit. Ishte koha e luftes se klasave…Apo jo ?
      Une nuk e bej engjell Fatmirin. Ashtu si gjithe politikanet e tjere, dhe ai shikon me perpara per vehten e tij, pastaj per te tjeret dhe per Shqiperine. Nuk jam aq naiv…
      Por per hir te se vertetes, deri tani po tregon maturi dhe pjekurine e duhur per te kryer detyren ne kushtet ku punon dhe per te dhene kontribute pozitive. Jam shume i bindur qe Fatmiri nuk ka lidhje me trafikun e droges. Une, por besoj qe dhe ti, nuk zaptuam toke, si baba i Fatmirit, jo se jemi me te ndershem, po sepse kemi frike ligjin. Ta gjykojme Fatmrin per babain dhe vllain, eshte njelloj si te rigjykojme Cimin e gjimnazit Ali Demi te viteve 70 per prejardhjen nga nje farefis “i deklasuar”.
      Nuk duhen bere me keto gabime, mendoj une.

      Reply to this comment
  20. kevin May 18, 00:23

    Pse nuk zaptuan dhe baballaret tane toka dhe te ndertonin lokale dhe pallate i dashur Artur ne tokat e te tjereve.
    Me qe thua qe je vlonjat .A e mban mend se cfare ka qene ajo toke ku ka ndertuar pallat Fatmiri , vite me pare.Atje kane qene varret e deshmoreve. te qytetit.Aty ka qene lulishte publike.Me vjen keq qe nuk jeni me te verteten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*