“Një përgjigje për ata që thonë se ‘lëshova’ Saimirin”

May 16, 2018 11:45

“Një përgjigje për ata që thonë se ‘lëshova’ Saimirin”

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar ka treguar se është i një mendimi ndryshe nga shumë njerëz që kanë pasur reagime ditët e fundit në lidhje me rastin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kam parë reagimet e njerëzve këto ditë që në mënyra të ndryshme, mos e lësho edhe Fatmirin si lëshove Saimirin, Saliu nuk ka lëshuar vrasës, mos e lësho për të mbajtur karrigen tënde e të tjera me radhë, ne këtë diskurs.

Por u them të gjithë atyre që mendojnë kështu se unë mendoj më ndryshe se ata.

Drejtësia nuk bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë ndërkohë që ujqërit të padrejtësive nuk u ka hyrë gjëmbë në këmbë, por duhet t’u dëgjojmë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne.

Së pari, ne nuk jemi ata, as nuk jemi si ata, as nuk mund e nuk duhet të bëhemi si ata.

Nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi engjëj, të paprekshëm e të pagabueshëm.

Ne kemi një dallim themelor me ta, ne socialistët historikisht jo sot, por edhe sot, marrim përgjegjësi për vendin.

Ne mbajmë përgjegjësi për veten. Nëse ata janë të papërgjeshëm në raport me vendin dhe veten e kanë lënë peng që në vitin 1991. Parimi i atij pengmarrësi të partisë së tij në krye të atyre për 30 vjet me radhë, është unë të ngre dhe unë të mbaj, mjafton që të bësh atë që them unë dhe ti mund të vrasësh, djegës apo godasësh dhe unë s’të lëshoj gjallë.

Te ne s’ka qenë kurrë kështu dhe s’ka për të qenë dot kështu. Ne jemi ndryshe, nuk jemi si ata. Nuk është rastësi po të kthesh kokën pas, sa herë atyre u është dhënë mundësia të ndërtojnë qoftë edhe një komunë, kanë shkatërruar e kanë prishur më shumë se sa kanë ndërtuar. Ndërsa ne që nga lindja e PS-së, gjithmonë kemi ndërtuar dhe ndrequr më shumë se sa kemi prishur.

Në këtë familje politike gjithsecilit i është dhënë një mundësi për të bërë një punë, por vendin e punës secili do ta mbajë vetë me dinjitet dhe rezultat. Jam bërë copë për të mbrojtur punën e një ministri, kryebashkiaku apo bashkëpunëtori. Por kurrë skam qenë dhe as mos e prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në për tu përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.

Kur Tahiri u dënua me arrest shtëpie, unë kisha faj se e mbrojta nga arresti me burg dhe nga ana tjetër po unë kisha faj sipas shumë kujt pse e lëshova dhe nuk e mbrojta nga arresti i shtëpisë. Unë nuk di të tallem me nderin e jashtëzakonshëm që më kanë bërë ata që më kanë zgjedhur duke më dhënë pasurinë më të madhe që mund ti jepet një njeriu, mundësinë që të udhëheqë vendin e ti. Po të mos besoja në ato që them nuk do gjeja dot fuqi të zgjohesha në mëngjes dhe të bëja ato çka mundem çdo ditë në mes të zjarrit dhe në mes të baltës”.

o.j/dita

May 16, 2018 11:45
Komento

11 Komente

  1. Demi May 16, 12:04

    Bla…bla….blaa…blaaa…
    Me tha, i thashe, do ti them,
    mue me tha ay, e ajo me tha mue…
    Ed Rama te doli boja fare…u bere me keq se Saliu.
    Te marresh nga rruga nje kriminel te vockel dhe ta vesh Minister te Brendeshem…..per kete nuk ta ka fajin asnjeri….

    Reply to this comment
  2. Jimi May 16, 12:06

    Kemi besim se punen e nisur do ta cosh deri ne fund!

    Reply to this comment
  3. Merre me long... May 16, 12:12

    Dhe si merret pergjegjesia rilindjote per vendin? Duke u ulur gju me gju me TROJANET DEMOKAOTIKAS, apo duke bere PAKTE CADRASH per dite me diell?

    Reply to this comment
  4. Fidel Kastro May 16, 12:16

    FJALE , FJALE, VEÇ FJALE IMZOT REALITETI ESHTE I DHIMSHEM!

    Reply to this comment
  5. Jovan bregu May 16, 14:36

    Ai qe ka mend ne koke i mjafton te lexoje dhe kuptoj keto pak rreshta te Edi Rama si me poshte. Por kurrë skam qenë dhe as mos e prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në për tu përballur me akuzat e organeve të drejtësisë.
    Prandaj pyeteni mire menderen perpara se te lajthisni se erdhi koha qe te mbahet pergjegjesi kush del kundert ligjit,i majte apo I djathte.

    Reply to this comment
  6. Arben May 16, 15:22

    Litari litari

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA May 16, 15:56

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek dhe Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
  8. Nganjiher mendoj se ; May 16, 16:19

    Rama ka ren tashme ne Kurthin qe i fusin te Huajt ,
    Ambasador e Mashtruesat e BE-se ,
    te cileve ky ,ose i beson i Verber ,
    ose i permbahet kontrates qe ka nenshkruar me kta dy Pronare te Demokracise ,
    mbasi ata e prune ne Pushtet !
    ( S’duhet te genjej mendja njeri sot ,se ka forc Rama te bej nji Politike Autonome . Kurr ! – Te Forteve i intereson rrotacioni njiher ne 8-vjet ,sepse perkedhelin te dyja Bolet me nji dore dhe me tjetren Floririn ne These .
    Nqs nuk do donin Te Fortet ,te ndryshponin rregjimin ne Shqiperi ,sot do kishim shpellartin ala ne pushtet ,
    por meqe te Fortet jane tashme te bindur se Rama e ka gjithe fushen ku ai levize ne Shtetin e tij te Minuar ,ne cdo institucion ,Gjykata ,Prokurori e gjithcka qe nenkupton Shtet ,
    me i zbut pak mendimet shqiptareve ,vendosen Ramen ,nderkohe qe te gjithe shofim se Rama leviz Brenda nji gardhi te rrethuar si ( El Toro )
    Demi ne Arenat ,ne Arenat Spanjolle ,dhe Torerot
    bejne spektatorin bashke me Te Fortet .

    Dhe kjo situate e Rames behet akoma me e nderlikuar ,nga pasivitetti i shtettit te tij ,sepse qysh kur erdhi ne Pushtet duhet te fillonte ne cdo menyre ,te perdorte cdo mjet per te arritur qellimin pastronte me themel Institucionin e Drejtesise ,duke punuar Nate e Dite intensivishte , madje mbas Fasade , ashtusi ka vepruar gjithe Bota e europiane ,qe sot ka ndertuar shtete te qendrushme !
    Per te mxker Atdheun nga gropa ku e kann shtytur antishqiptaret me Mafien Nderkombetare eshte i justifikueshem cdooo MJET !
    E kjo do BETIM e sakrifikim .Perndryshe Shqiperia kjo qe eshte sot ,do ta kemi deri sa te zhduket perfundimishte .
    Shqiptaret s’kane shume kohe . Toka ka filluar te rrotullohet me nji shpejtesi me te madhe se me pare .

    Pra gjerat jane shume te thjeshta sot ;

    Do Shqiperi e ben . S’do tall llapen parlamentit e medieve duke u ber oxigjen per lojen bandave te hienave . Hienat hedhin nji shkop diku dhe Pushti vrapon ta marri ne goje e luaj me ate deri ne lojen e radhes .
    FAKE POLITIKE

    Reply to this comment
  9. info analitike May 16, 21:57

    Ore ti e leshove Tahorrin ashtu sic leshove Kocon e ashtu sic ke bere me shume te tjere para tyre, por e keqja eshte se eshte Saje mafjozi qe nuk te leshon ty.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*