Përgjigje Benit

Xhevdet Shehu March 23, 2014 16:06

Përgjigje Benit

Më shkruante dje një mik pasi kishte lexuar një shkrim online të Arben M. lidhur me intervistën e zëvendësministrit Ilirjan Mustafaraj, botuar dy ditë më parë në gazetën ‘DITA’: “Mor po ky Beni ç’pati, ky nuk jeton as në Shqipëri?! Pse bën kompetentin nga maja e Big Benit nga Londra?”

Për të qenë krejtësisht i sinqertë, përgjigja ime për këtë email ishte: “Arbeni ka punuar në seksionin shqip të radios BBC, ashtu si unë më parë në seksionin shqip të Zërit të Amerikës. Qëndrimet amorfe pa asnjë ndikim e çuan seksionin shqip të BBC-së drejt mbylljes. Dhe kur Arbeni nuk kishte ndikim atëherë kur seksioni ishte ende hapur, si mund të ketë tani ndikim në mjedisin shqiptar dhe në shtypin shqiptar, kur shkruan thjesht si emigrant në Londër? Ilirjan Mustafaraj, thjesht ka thënë troç të vërtetën e Lazaratit”.

Në fakt, unë nuk dua të bëj replikë me Arbenin sepse intervistën me zotin Mustafaraj e ka bërë kolegu im në ‘DITA’ Erion Habilaj dhe ai mund të përgjigjej fare mirë. Unë dua të vazhdoj përgjigjen e shkurtër që i nisa mikut tim me email. Ka shumë pasion dhe mllef në shkrimin e Arbenit, për të mos folur për pjesën më qesharake të reagimit të tij, ku kërkon dorëheqjen e zv.ministrit dhe… luftë në Lazarat (!)

Shkrimi në vetvete është i mbushur me alogjizma dhe nuk merret vesh nëse autori është apo nuk është dakord me zv.ministrin. Ndërkohë që thotë se zv.ministri e ka gabim, autori Arben shkruan: “Të gjithë e dinë se sa i vështirë është adresimi i çështjes, por në fund të fundit është detyrë e organeve të specializuara, e tërë faktorëve, përfshi doemos për shkak të specifikës, edhe atyre politikë, që një çështje kaq serioze dhe dëmtuese, që shpesh Perëndimi ia referon Shqipërisë si shembull të mossuksesit në luftën kundër krimit, që të formulojë një strategji që jo domosdoshmërisht të japë efekte të menjëhershme, por të paktën, të gjejë terapinë për ta shëruar me durim një fenomen që ka trajtën e shtetit brenda shtetit.”

Po çfarë tha në intervistën e tij Mustafaraj? Po jua kujtojmë: “Lazarati nuk u mbars përpara nëntë muajve dhe polli sot. Ai është një histori thuajse prej dy dekadash. Po të shikoni shifrat e kapjes së lëndëve narkotike, të këtyre gjashtë muajve, do të shikoni një numër shumë më të lartë krahasuar me periudhat e mëparshme. Është e vërtetë që një pjesë i çon matanë dhe kapet nga shtetet fqinje. Ne e dimë vendin se ku prodhohet droga, dimë dhe elementë që e kultivojnë, disa i kemi kapur, disa i kemi nën kontroll për t’i kapur. Siç edhe ju të medias e dini, ky është Lazarati, është një problem jo vetëm kompleks, por edhe masiv. Shteti përpara se të vendosë të ndërhyjë me masa policore, ushtarake apo organizative për të mos e lejuar, duhet të mendohet mirë që t’i ofrojë një zgjidhje që fenomeni të mos përsëritet. Pra duhet një zgjidhje afër përfundimtare. E gjithë shoqëria duhet të shprehet për këtë problem…”

Pra zv.ministri thotë të gjejmë, sikurse na thotë edhe Arbeni nga Londra, “terapinë për ta shëruar me durim një fenomen që ka trajtën e shtetit brenda shtetit.” Atëherë? Ç’kuptim kanë frazat e tjera të Benit si “dekanabizim i Lazaratit”  “rasti më inoçent”, “elementët kriminogjenë” e fjali të tjera mbushur kot më kot me terma medemek prej dinshumi.

Unë po t’i drejtohesha direkt zotit autor, do t’i thosha në “rastin më inoçent”: Hajde Beni këtu e shihe realitetin në sy! Përndryshe shqiptarët do të mendojnë se, pas mbylljes së BBC-së,  ngaqë nuk ke me se merresh, mollokreps ndonjë shkrim. Po mos ia fut kot, he burrë i dheut!

 

Xhevdet Shehu March 23, 2014 16:06
Komento

26 Komente

  1. Beso March 23, 16:49

    Ti Xheto i ardhur en tirane si gazetar me urdher te Fecor Shehut si aktivist i komunizmit ne Fier, e pranon shprehjen e puthadorjes se ish-zvendeministrit te brendshem te diktatures gjaksore I…….. Mustafaraj dhe sot zvendesminister i brendshem i Rilindjes Demokratike, ngaqe ndoshta e ke nga pervoja puthadorjen. Arben Manaj e ka drejt kur thote te nderhyret me force, me dajak, me dhune shteti. Doren e krimit nuk duhet ta puth edhe qytetari i thjesht, ndersa zvendesminsitri i brendshem propozon publikisht ne medie qe ta puth shteti. Le te dale kryeministri e ministri i brendshem ne mes te Tiranes, te vendos lazot perballe dhe tu puth prapanicen me ceremoni shteterore. Cfare thoni keshtu o zvarranike te medias e te qeverise??????

    Reply to this comment
    • Tartufi March 23, 21:23

      Beso qeni i stanit Bolena,nuk mbahet kurr vjen era e ujkut,ai nuk te shqetson
      kurre naten dhe diten.Zagaret jane c menduri e madhe.vetem per nje kocke
      ngritin lagjen ne kembe. Eshte nje soj dhe per njerzit,per 5 leke te dhena te
      mer lumi me ta,na duhet shume pune e madhe te vime ne regull.

      Reply to this comment
  2. gjermani i fundit March 23, 16:50

    Ne debatet e mbyllura eshte e logjikshme te mos nderhyje kush,por ne debatet e hapura kjo vetkerkohet.Nje pjese e mire e atyre qe jetojne ne Shqiperi e kane bere”zanat” te te japin nje pergjigje klishe”hajde ti ketu dhe provoje”!E thone per gjithshka,per te voglen dhe te madhen,e thone edhe kur u thua me “pishmanllek”se edhe facoletat nuk hidhen ne rruge,por mbahen ne xhep dhe hidhen ne koshin me te larget,edhe cigarja e sfinitur nuk hidhet ne trotuar,pa lere per çeshtjet e medha si paligjshmeria e trafikut te substancave narkotike.Psh,e lexova intervisten e zv/ministrit dhe u çudita qe nje zyrtar i larte i MPB te flase me nje term qe s’i shkon detyres.Ceshtja komplekse e papunesise nuk eshte ne agjenden e MPB,ka institucione te tjera qe merren me kete problem.MPB ka nje fushe specifike veprimesh dhe masash.Per MPB ligji aktual eshte mbreti i fushes,ato te shkuara dhe te ardhme nuk i perkasin fushes se veprimtarise.Edhe koshienca nuk ngaterrohet dot me detyren.Mundet qe dikush te vrase nje tjeter per te gjitha arsyet e justifikueshme,por forcat e Rendit do ta arrestojne njesoj,se ashtu e ka rregullorja.Nuk eshte justifikim te shprehurit,”problemi i Lazaratit nuk u poll para 6 muajsh”;madje nje prej shkaqeve pse humbi koalicioni i djathte ishte edhe inaktivizimi kundrejt ketij problemi.I denoncuar forcerisht nga eksponente te opozites se atehershme qe sot eshte ne pushtet.Pra,ky eshte nje problem imazhi se pari,pastaj qe Lazarati qenka i papune dhe tere Shqiperia po shqepet se punuari nuk eshte nevoja ta shpikim.Ne themel te çeshtjes qendron Lazarati si fshat i prodhimit te narkotikeve i toleruar nga instancat perkatese,te cilat dyshohen te perfitojne nga kjo e per kete arsye e inkurajojne.Po ta shikosh ne kete kendveshtrim,demi eshte kolosal dhe zv/ministri duhet te matet mire kur flet ne shtyp.Tek e fundit nuk eshte i pazevendesueshem.Ka plot shqiptare qe mund te bejne kete detyre dhe te jene me te kujdesshem.Po s’gjetet tjeter(meqe tere Shqiperia u mbyt nga 3-4 pune)me thirrni mua.Por mos gjeni alibira te çuditshme,sepse dora qe s’kafshohet – puthet,eshte nje shprehje qe s’mund te dale nga goja e nje zyrtari,ne mos eshte shprehje karakteristike mafiozesh,siç edhe tjetra”do ti bej nje propozim qe s’mund te thote jo”,edhe pse qartesisht zv/ministri nuk i perket kesaj kategorie.Se fundi,edhe sot ne Lazarat thuhet se nuk ekziston polici e madje policia nuk”hyn”dot ne Lazarat.E kuptoni se ç’do te thote kjo?Te mos arrish te kontrollosh nje territor brenda republikes eshte e paimagjinueshme,e atehere çfare mbetet per punonjesit e shtypit?Ata sugjerojne,”hajdeni dhe bejeni juve po ua mbajti”…S’kam fjale tjeter!

    Reply to this comment
  3. LORA March 23, 18:51

    Fenomeni vetem emrin ka Lazarat,se ne te vertete eshte i perhapur ne nje pjese te madhe te territorit (po t’ja mbante bytha a.manajt te vinte e ta shikonte me syte e tij per nje gjysme dite udhetim)per te deshmuar thekshem ,per te gjithe moralistet shterpe si puna e Arben Manajt dhe ekstremistet po shterpe,se eshte PASOJA,JO SHKAKU i krim-qeverisjeve te 23 vjetve,per t’i lene njerzit pa asnje alternative ne organizimin e jeteses se tyre.Vafshin ne ferr per kete qe i kane bere shqiptareve.Lazove dhe te ngjashmeve te tyre u lumte qe e gjeten nje mundesi per te bere para,ne shtetin e qelbesirave kriminale te poltikes dhe medieve te tyre klienteliste.
    Ca presin ndyresirat e politikes vendimarrese dhe te medieve klienteliste,qe njerzit te vdesin per te kenaqur referimin e Perendimit per Shqiperine??????
    Me vjen mire qe qeverisesit e rinj e njohin kete realitet keshtu sic eshte ne te vertete dhe nuk nxitohen t’u hapin njerezve lufte,,,,,spse ky nuk eshte aspak nje fenomen i “shtetit brenda shetit”,,,,,,por eshte triumfi i sensit te mbijeteses ne shtetin,deri dje, armik te qytetareve.

    Reply to this comment
  4. baze March 23, 20:55

    Duan edhe keta qe erdhen tani ne qeveri ta marrin mjaltin e Lazaratit, pse budallenj jane keta ta mbyllin minieren e floririt ?

    Reply to this comment
  5. P.A.B March 23, 20:57

    Ndoshta kam humbur dicka por nuk e kuptoj ‘cka shkruar “Beni nga Londra.” S’jepet titulli, as gazeta e as data; supozohet qe ne e kemi lexuar. Sic prezumohet, te gjithe e njohim Benin.

    Pa hyre ne meriten e artikullit bej nje sqarim te vogel, BBC ne sherbimin Shqip (Kosove/ Maqedoni etj) dhe ne shume gjuhe te tjera: nuk jane mbyllur per: “Qëndrimet amorfe pa asnjë ndikim e çuan seksionin shqip të BBC-së drejt mbylljes.” (artikulli)

    Sigurisht ka te beje rendesia/ afria/ numri/ popullata dhe faktori kohe; BBC sot a dje; nuk ka rendesine qe kishte kur jetonim pas Perdes Lindore. Por jo me “qendrimet amorfe” apo politiken editoriale te BBC-se (ngelet nder standartet me te larta te Infromacionit te cdo mediumi) por me Fondet. Fondet jane thjeshte te kuptohen (paguajme Licence TV) por ka dhe komplikime.

    Kush do te dije me shume sesi funksionon BBC-ja, nen nje artikull te gazetarit K. Cukali kam bere nje shpjegim te thjeshte e mund ta lexoje, tek fusha e komenteve:

    http://www.respublica.al/node/65730

    Reply to this comment
    • Tani March 23, 21:07

      Ky Eshte artikullli I Ben Manajt tek Shqip!

      Shërbimi RSS
      Abonohuni me Email
      Lidhuni me ne në Facebook
      E dielë, Mars 23, 2014
      “LAZARATI”, NJË DORË QË NUK DUHET PUTHUR
      22 Mars 2014 | : Opinion | Autor: Arben Manaj

      4
      ARBEN MANAJ

      Deklarata e raportuar e numrit dy të Rendit në Shqipëri për Lazaratin, nëse nuk është një lapsus, do të ishte prononcim skandaloz, ku minimalisht do të neutralizohej deri diku me dorëheqje.
      “Një dorë që s’kafshohet, puthet”, ishte atribuimi që i bëhet zëvendësministrit të Rendit, për çështjen e nxehtë të Lazaratit.
      Padyshim që funksionari i lartë i rendit ka të drejtë kur thotë se çështja është komplekse, pasi i atillë është dhe dështimi shtetëror në këta 23 vjet, që fillimisht e ka toleruar dhe ka nxitur krijimin e një zone që konsiderohet mediatikisht si “metropoli i kanabisit në Europë”.
      Frymëzimi dhe tolerimi politik i lulëzimit të megafshatit plantacion, dhe impotenca e pajustifikuar deri më sot për ta zvogëluar dhe për ta tkurrur, deri në një eliminim eventual të asaj që ndodh në këtë zonë problematike, përbën jo vetëm shkakun, por edhe pasojën e një simboli shqiptar të formës më të shëmtuar të ekzistencës së një vatre krimi.
      Vërejtja e zëvendësministrit të Rendit drejtuar shoqërisë, por edhe medias për të ashtuquajturin Lazarat, është sa e çuditshme aq edhe e paprecendentë.
      Është e këtillë, pasi do të ishte e papranueshme, nëse kjo që duket si kapitullim ndaj krimit, të ishte konfirmim i një politike apo qasjeje zyrtare.
      Është e paprecendent, pasi askush nuk ka deklaruar deri më sot, të paktën publikisht dhe formalisht, se lufta ndaj Lazaratit qenka “një dorë që s’mund të kafshohet e për pasojë duhet puthur”, shprehje që më shumë ka vlerë në një raport ndërnjerëzor dhe assesi shtetëror.
      Të gjithë e dinë se sa i vështirë është adresimi i çështjes, por në fund të fundit është detyrë e organeve të specializuara, e tërë faktorëve, përfshi doemos për shkak të specifikës, edhe atyre politikë, që një çështje kaq serioze dhe dëmtuese, që shpesh Perëndimi ia referon Shqipërisë si shembull të mossuksesit në luftën kundër krimit, që të formulojë një strategji që jo domosdoshmërisht të japë efekte të menjëhershme, por të paktën, të gjejë terapinë për ta shëruar me durim një fenomen që ka trajtën e shtetit brenda shtetit.
      Të shprehesh publikisht se je i pafuqishëm ndaj luftës për dekanabizimin e Lazaratit do të thotë ta inkurajosh atë në rastin më inoçent, dhe jo vetëm elementët kriminogjenë në atë zonë, por tërë elementët kriminogjenë në Shqipëri.
      Dhe kjo është e pafalshme, politikisht.
      Imagjinoni nëse një deklaratë të tillë do ta bënte një homolog meksikan në rastin e luftës së tyre titanike kundër karteleve të drogës atje, një luftë aq e egër dhe me një kosto të jashtëzakonshme njerëzore dhe një egërsi të paprecedentë kriminale.
      E sërish nuk është dëgjuar që lufta meksikane ndaj karteleve dhe sindikatave të atjeshme të kapitullojë formalisht nga goja e zyrtarëve kaq të lartë të rendit në atë vend.
      Personalisht edhe publikisht kam shprehur admirimin tim të matur për sukseset e policisë shqiptare këta muajt e fundit dhe punën e admirueshme të funksionarëve më të lartë të rendit, nga ministri e drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pasi e meritojnë, për atë që kanë bërë. Por nuk do të doja kurrën e kurrës të besoja që një prononcim si ky, pavarësisht nga rrethanat apo sinqeriteti i pasofistikuar politik, të jetë konkluzion top-sekret, qoftë edhe i keqkuptuar për çështjen delikate të Lazaratit.
      Policia dhe Rendi kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen e publikut e medias, por edhe të opozitës, për domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie funksionuese për ta hequr Lazaratin nga referencat europiane, si epitomi të mosfunksionimit të shtetit në Shqipëri, edhe pse opozita e sotme ka dështuar vetë deri dje, por edhe ka lidhje të caktuara politike me atë zonë.
      Gjithsesi, kjo nuk do duhet ta frenojë atë, të paktën formalisht, në shenjë katarsisi hipotetik, të prononcohet kundër asaj që gëlon prej dekadash në Lazarat, apo kundër një deklarate të tillë disfatiste nga zëvendësministri i Rendit.
      Kjo do të ishte më efektive se çdo deklaratë tjetër e opozitës se Shqipërisë i duhet statusi, që me paprekshmërinë e Lazaratit na dëshmon të gjithëve se nuk e meritojmë atë status.
      Lazarati jo vetëm nuk duhet puthur, por përkundrazi duhet kafshuar “ligjërisht”, nëse nuk do të duam që nesër të shndërrohemi në një shtet kartelesh.
      Nëse zëvendësministri do t’i përmbahet ende deklaratës së tij puthadorëse për Lazaratin, do të ishte mirë “të puthej me Milon”, të paktën politikisht.

      4
      Autor Arben Manaj te 22 Mars 2014. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

      Reply to this comment
  6. BYLYS March 23, 21:28

    Ti zoti Beso ?XHevdet shehu nuk ka asnje lidhje me F.SHehun NeTiran ka ardhur si sdudent ne insitutn buqesor ne kamez dhe shkrunte ne gazeten studenti ne ate kohe SHKRUNTE DHE RECITONTE NE ATE KOH SHUM BUKUR .SHKURTE ESHT GAZETAR I KOMPLETUAR .POR KJO NUK DO TE THOT QE GAZETARI NUK GABON GJAT SHUM SHKRIMEVE QE BEN

    Reply to this comment
  7. info analitike March 23, 21:40

    Arben Manaj ka pasur shpesh qendrime kritike edhe kur ne qeveri ishte Berisha ndaj nuk i kuptoj keto qendrime denigruese nese tani ai kritikon qeverine e radhes. Mos u fshihni pas barrikadave te sulmeve personale por konsiderojini edhe zerat kritike se ato jane thelbi i zhvillimeve demokratike. Gjykimet e Manajt mua me duken shume te arsyeshme e te ekuilibruara dhe tentativat denigruese per gjoja pozicionet e tij amorfe me duken si pretekste per te hequr vemendjen nga ceshtjet qe ai ngre ne lidhje me qeverisjen e Rames.

    Reply to this comment
  8. gjergji March 23, 22:09

    zotërinj, Arben Manaj ka plotësisht të drejtë ! lazarati duhet të dekanabizohet e të ulet e të punojë si gjithë të tjerët !
    Ministri që ndaloi me një të rënë të lapsit 2500 familje të punojnë taksi me furgonat e tyre (e shihni i qëndroj qëndrimit të PS-së) dmth la pa bukë 10 mijë veta, nuk ka pse të mbyllë sytë për 3 mijë banorët e lazaratit që me demek mbeten pa punë. Kanë boll prona e para mënajtë të rorjnë edhe nipërit e tyre pa punuar !
    Por duket se edhe socialistëve u pëlqekan paratë e Lazaratit !Dakort, por pse të mos e mbjelin edhe lebërit , gjirokastër tepelenë, vlorë e kudo, pse të mos e mblellin dibranë mirditorë, pukjanë shkodranë, korçarë elbasanllinj ????
    Fjalët e këtij z/ministrit janë të turpshme |

    Reply to this comment
  9. http://www.cassie-cruz.com/ June 26, 00:35

    Pߋst carrément attrayant

    Reply to this comment
  10. dream league points generator July 4, 21:36

    I got this site from my pal who informed me about this
    site and now this time I am browsing this site and reading very informative content at this time.

    Reply to this comment
  11. news July 26, 21:32

    It has lasted so many years before it was officially out of air.
    s, the gardening sector remained strong as people turned to the simple
    satisfaction of home growing, coupled with the produce of cheap,
    healthy vegetables. Things that readers are unlikely discover from a regular
    gardening book.

    Reply to this comment
  12. Reflexiones September 5, 22:49

    Hello there! I know this is kinda off topic but I’d figured I’d ask.
    Would you be interested in trading links or maybe guest writing a blog post
    or vice-versa? My site covers a lot of the same subjects as
    yours and I believe we could greatly benefit from
    each other. If you happen to be interested feel free to shoot me an email.
    I look forward to hearing from you! Superb blog by the way!

    Reply to this comment
  13. Cara Menyembuhkan Jerawat October 1, 15:54

    Greetings! Quick question that’s totally off topic.
    Do you know how to make your site mobile friendly?
    My website looks weird when viewing from my iphone 4.
    I’m trying to find a theme or plugin that might be able to fix this problem.
    If you have any suggestions, please share. Thank
    you!

    Reply to this comment
  14. Interstellar free streaming October 10, 15:15

    We’re a group of volunteers and opening a new scheme in our community.
    Your website offered us with valuable info to
    work on. You’ve done a formidable job and our whole community
    will be grateful to you.

    Reply to this comment
  15. music API January 10, 13:13

    Hello just wanted to gife you a quick heads up. The words inn your post seem tto be running off the
    screen iin Internet explorer. I’m not sure if this is a format
    issue or something to ddo with browser compatibility but I figured
    I’d post to let you know. The design look great though!
    Hope you get thee issue resolved soon. Many thanks

    Reply to this comment
  16. Marketplace April 18, 20:38

    Article writing is also a fun, if you be acquainted with after that you can write otherwise it is difficult to write.

    Reply to this comment
  17. read freebook May 3, 20:56

    I have read so many articles concerning the blogger
    lovers however this post is truly a nice piece of writing, keep
    it up.

    Reply to this comment
  18. best games for free May 12, 22:13

    It’s very simple to find out any matter on web as compared to textbooks, as I found
    this post at this website.

    Reply to this comment
  19. blow job June 4, 21:07

    Hellߋ, itts goodd paragraoh aboujt msdia print,
    wwe alll bbe fammiliar wih meddia iis а great sourece oof
    facts.

    Reply to this comment
  20. lato June 4, 21:26

    Na rrofsh trapin me brisk englez

    Reply to this comment
  21. Forbrukslån for unge June 13, 21:05

    %first_paragraphThe Nokia N8 is a Symbian^3 smartphone from the Nokia Nseries. Among its connectivity features are HDMI out, USB On-The-Go and Wi-Fi 802. Featuring Carl Zeiss optics and xenon flash, the N8 is the first Nokia camera phone to utilise a 12 megapixel camera sensor size of 1/1. 83, making it the largest image sensor in a camera phone at the time of its launch. The N8 display features a 3. It was Nokia’s flagship device for 2010. 5-inch (89 mm) 360 x 640 pixel capacitive touchscreen, and is the first Nokia smartphone to run on the Symbian^3 operating system with single-tap interaction, featuring the addition of multiple home screens, customisation abilities, and multi-touch capabilities with gesture support. 11 b/g/n support; the N8 is also the first device to feature a Pentaband 3.

    The Nokia N97 mini appears damn exceptional and packs many features, but I would advise other gadgets earlier to this one i have been attempting to take advantage of the Nokia N97 mini to create a thorough review, but I consistently ended up placing it straight down quickly. need to master what I think within of just one sentence? Its hard to such as the S60v5 once more pursuing utilizing a Maemo equipment such as the Nokia N900.

    These stories are so interesting and you can hear these jokes or wild-stories in villages. Jokes or Wildstories is another type of rumor which is prevailing for many years. People who believes that they are telling right things and guide others but actually it just a rumor. Cyber-Gossip is more dangerous one since the information is passing to many people in short period of time and it is a crime. It gives curiosity rather than wounding. It appears to be true but it doesnt have any proofs. Misinformation is the rumor which misguides the people. This misinformation leads to difficult situation.

    As for the mini itself, we should admit to getting much more enthusiastic concerning the Maemo OS and its possible than we are about this present device. Nokia certainly have some exceptional principles left in them, however the N97 mini feels like what the genuine N97 must possess been, instead of a brand name new product in its individual right. Bizarrely, if theyve beaten anything, Nokia have wiped out away enthusiasm for the N97; the two handsets will go on profit alongside each and every other, also to the united kingdom store even has the N97 mini at 429 also to the genuine at 449. getting lived using the N97 mini we are not optimistic why anybody would plump for the original, frankly.

    As N9 is akin to N8 published last year, a lot of users may show concern in this. The Nokia N9 was announced on June 21, 2011 at the Nokia Connection event in Singapore. At this time, I am going to do a very simple contrast to this pair of mobile phones. The phone is presumed to be offered to the public in September 2011. It really has been a while since the announcement of Nokia N9, even though it hasn’t been available yet, for most people, would rather wait-and-see than put into practice. If you appreciate N9, you may like it more after this contrast; if you don’t, now you’re able to realize why.

    And when you hold into account that concerning the only main difference there is in between these two handsets could possibly be the actuality the fact that Nokia N85 can demand by utilizing USB, it is apparent the fact that N79 provides one of the most bang for the buck. Its also worth noting the fact that Nokia N79 is much less pricey compared to Nokia N85.

    Nokia for granted in the low end or the business class but it seems it has lost the knack for killer mobile Phones, run out of royal blood. For a change we are not talking netbook-grade processing power or loads of RAM. With that kind of hardware, its a smartphone youd be mad to ignore. In the box, as well as the phone itself there is a charger, a mini HDMI to HDMI connector, two micro USB cables (one female USB, one male USB), a set of Headphones power charger and some literature on the phone. The Nokia N8 may just turn out to be the right cure. Nokia have instead given their flagship an industry-leading camera and stuff like HDMI port and USB-On-the-Go. Its up to the N series to fix it all up.

    The Rock n fold chair are comes in different size and features, the common size or dimension of the Rock n fold chair is about 36″x 18″x 24″ and the weight is with in 20 pounds. Whenever you finished your work and you are free then you want to watch movies and play video games or you want to call your friends at your home and enjoy your free time and holydays. Setting Up Your Rock N Fold Chair: The designs of the rock n fold chair are look more simple and beautiful. Whenever you use the Rock n fold chair you feel the luxury feeling. Then you need to have the special Rock n fold chair that is specially made up for you when you are watching movies and playing video games.

    There are different types of gossips and rumors which are dangerous and more wounding. Rumors or gossips about celebrity in magazines are the best example of libel. It brings miserable to their life. Slander is called as libel when it is in written form. It is more hurtful and hazardous when compared to others since it is done purposefully to bring one’s life miserable. Slander is a type of rumor that has been made intentionally spreading false news about someone to cause pain. Spreading false news about a celebrity or any person is form of a bullying.%

    Reply to this comment
  22. vous pouvez en savoir plus July 8, 19:02

    Kerry a fréquenté le Collège particulier associé à la Northern Arizona où il ou elle a obtenu le baccalauréat associé avec les arts martiaux
    styles dans les médias sociaux et aussi obtenir mieux de former au sein de Degré .

    Reply to this comment
  23. cell phone tracker September 9, 04:55

    Please let me know if you’re looking for a author for your
    blog. You have some really great articles and I believe
    I would be a good asset. If you ever want to take some of the
    load off, I’d absolutely love to write some content for
    your blog in exchange for a link back to mine. Please blast me an email if interested.
    Cheers!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*