Një përgjigje presidentit Meta në vend të ministres Etilda Gjonaj

February 21, 2020 16:20

Një përgjigje presidentit Meta në vend të ministres Etilda Gjonaj

Presidenti Ilir Meta denoncoi dje emrat e tre zyrtarëve të implikuar në manipulimin e skemës për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Faktet që solli një nga juristët e stafit të Presidentit ishin bindëse.

Sikur politikanët e këtij vendi të silleshin drejt atëherë kur DUHET dhe jo atëherë kur “u duhet” ndoshta do gëzonin sot besimin publik që mungon.

Meta nuk bën përjashtim.

Sot jemi në rrethanat e mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Në këto rrethana Meta dhe jo vetëm ai mund të shkojnë deri tek denoncimet publike dhe thirrjet për popullin.

Askush dhe as Meta nuk mund të bëj gjykatësin kushtetues.

Ndërsa dje ishte aty ku duhej, sot Meta e tejkaloi rolin dhe tagrin e tij në deklaratat për ministren Gjonaj.

Ndërkohë që bën thirrje për respektim të Kushtetutës, presidenti e bëri vetë sot gjykatësin kushtetues duke vulosur fajësinë e ministres Gjonaj madje duke i kërkuar fajtores edhe dorëheqjen.

E kreu edhe “përmbaruesin” duke i lënë dy ditë afat.

Me të drejtë Gjonaj i është përgjigjur se ai ka në dorë vetëm dorëheqjen e tij.

Përgjigja e ministres do ishte krejt në rregull sikur të mos kishte edhe ajo dozën emotive nga e cila vuajnë me shumicë së fundmi edhe deklarimet e Presidentit, Kryeministrit dhe në përgjithësi aktorëve publikë në Shqipëri.

Më poshtë statusi i ministres Gjonaj:

Deklarata e Metës mund të lexohet duke klikuar KËTU.

“Brenda ditës së hënë do të çoj në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Duke qenë se e ka humbur tërësisht besimin, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë duke evitur detyrimin dhe precedentin, që presidenti të padisë një ministrie në detyrë” – tha ai ndër të tjera.

 

Dita

 

February 21, 2020 16:20
Komento

20 Komente

  1. Rrespekt ...z.MInistre Drejtesise February 21, 16:36

    Pergjigje Dinjitoze

    vs nji te Lajthituri i dal nga shinat

    qe ka humbur tashme jovetem rrugen

    Reply to this comment
  2. Veriori February 21, 16:36

    Lajthitje e rradhes e nje deliranti.

    Reply to this comment
    • niko February 22, 22:53

      Ore një gjë nuk po kuptohet, ky President, në një Republikë Parlamentare, në një vend demokratik, ku e gjen forcën për tu sjellë si despot, duke fyer popullin që në shumicë, nuk e ka votuar kurrë si person në krye të LSI-së???

      Reply to this comment
    • Skrapalliu February 23, 19:20

      Vate gomari ne presidence , degjoni pordhet tani.

      Reply to this comment
  3. Zigur Qarri February 21, 17:19

    Skandalet me emërime, shkarkime, korrupsioni i brendshëm dhe paaftësi në sektorin e burgjeve duke nisur që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe miqtë e tij, janë denoncuar hapur nga deputeti Lefter Maliqi,cili i drejtohet me tone të ashpra Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke i kërkuar të verifikojë çdo skandal, ose në të kundërt të jap dorëheqjen. Për Maliqin, burgjet drejtohen nga njerëz të paaftë, ndërkohë që shton se prej andej janë larguar në mënyrë të padrejtë persona me integritet deh profesionistë. Maliqi përmend emra konkret duke mos lënë asnjë shteg për nënkuptime.Znj.Ministre e Drejtesise ose jep doreheqjen ose rri vetem zedhense e Qeverise per luften ndaj korrupsionit (DASH : Shqiperia vendi me i korruptuar ne Ballkan dhe Europe) . Shko ose verifiko skandalin tek burgu 302 ne qender te Tiranes e padegjuar me pare, i gjithe zinxhiri drejtues i komanduar. Drejtori i burgut, shefi policise, shefi i regjimit te brendshem, shefi i regjimit te jashtem, shefi i sektorit ligjit, shefi i ceshtjeve shoqerore te edukimit dhe shendetesise, shefi i personelit tek 302 te gjithe te komanduar. 4 oficere policie te vendosur jashte ligjit ne poste drejtuese te komanduar, zvdrejtor i pergjithshem i burgjeve, drejtori burgut ne Vlore, ne Rrogozhine, ne Korce. Drejtori juridik komandohet jurist i thjeshte, pezullohet jashte ligjit shefi i auditit, me komandim shume drejtues ne administraten e burgjeve, si i personelit, i DAP-it, sektori i paraburgimit, drejtori i Krujes, drejtori juridik, shantazhohen vartesit, konflikte me drejtorin profesionist te policise, fyerje e kercenime me email trupes se policise. Femrave si dordolec dhe meshkujve si kaqol, famkeq,pezullime, lirime, shkarkime, komandime, drejtim komisioni disiplinor ,7 tendera ka bere deri tani me ish nipin e tij sekretar te pergjithshem te ministrise se rendit, miliona leke tender daje nip, konflikt i paster interesi, pas publikimeve nga mua shkarkuat nipin nderkohe qe nipi eshte i arsimuar dhe po mbani te paaftin drejtorin e burgjeve, shume tendera te tjere presin ti behen,eshte vendosur para 2 muajsh Skaner tek burgu i Fushe Krujes miliona leke e plot tendera te tjera disa te publikuara me pare.Shko e verifikoje Melsi Beli eshte mik i afert i Drejtorit te pergjithshem dhe a e ka pas tek AKU ku ishte me pare Drejtor dhe atje me paaftesi e plot skandale dhe e mori nga AKU e emeroj pergjegjes ligjore dhe paturpesisht e komandon pergjegjes tek tenderat,prokurimet publike, si thua znj minister vjen ndopak era korrupsion abuzim? Te gjitha nga nje njeri i paafte i paarsimuar, me te shkuar te erret, i liruar e shkarkuar 2 here per shkelje te renda. Pra ju se urdheroni dot, se menaxhoni dot situaten me kete drejtor te ri te pergjithshem koke e kembe te paafte. Ju liruat dhe burgoset ish drejtorin e pergjithshem Arben Cukon qe ju la administraten mbi 95% te afte profesionalisht, ju shkarkuat per pune te mire ish drejtorin e pergjithshem Stefan Cipen i cili e la model administraten. Pra ju skeni mundesi as ta kontrolloni, as ta urdheroni, as ta keshilloni drejtorin problematik, qe per 5 muaj shkaterroi dhe po shkaterron gjithcka, duke shkelur ligjet, duke marr kopetencat tuaja, duke shkelur te vetmen rregullore te brendshme te burgjeve. A e kuptoni qe spyet vartesi per ju, se e kane emeruar klanet mafioze prane Kryeministrit? Dhe pasuria marramendese e tij bashke me familjaret ju ben ju te pafuqishme per ta pasur nen vartesi zyrtare e ligjore. Znj.Ministre kur e prezantuat Drejtorin e burgjeve si me i paafti dhe me i dyshimti ju lutem dosjen e tij te te dhenave,krrieres,diplomes etj ju e keni pare ?pse e mbani te fshehte ,jepjauni mediave ta publikojne te shkrihen se qeshuri dhe te binden se si Rilindja juaj e famshme te emeron gjeneral pa grada.! Sthone kot leku hedh ujin perpjet jo per gje po kjo eshte dhe reforma juaj e famshme ne drejtesi.Pa merak se dhe kete do ja u beje te ditur ne parlament shpejt ju dhe gjithe shqiptareve, pasi po bindem qe gazeta Bild ka shume te drejte se mafia e bandat i bejne emerimet. Pyetje znj.Ministre si ka mundesi se te dhena te sigurta me thone qe ka qene agjent i thjeshte i SHIK-ut ne Vlore ne 1997, me pas shifrant i thjesht tek komisariat 2 ne Tr, ne 2004-2005 detyre te mesme me policine elektrike, i liruar dhe shkarkuar per shkelje te renda dhe si ka mundesi me Rilindjen tuaj emerohet drejtor i pergjithshem i AKU dhe aty abuzime, shantazhe, lirime, shkelje ligjore te konstatuara dhe nga KLSH – ja, e tani 5 muaj drejtor i pergjithshem i burgjeve si me i paafti ne historine e burgjeve, kush e gradoi kaq lart, cfare arsimi ka, a e verifikoni dot diplomen me pergjegjesi te shkolles se larte ne universitet privat te falimentuar dhe ne cmoshe ka bere te larten?? Kush jane klanet qe e mbeshtesin e dini apo ske kurajo ta tregosh, sa poshte keni rene si Rilindje sa te kapur jeni? Mos valle ka ardhur koha te realizojme nje interpelance te dyte bashke por te vertetë dhe reale se kush ju urdheron ju,pse e mbroni,pse ske fuqi,ju a keni probleme te brendshme ne qeveri me koleg e ish koleg,me vartes e epror e ish epror,gjithsesi nga e verteta sduhet te kemi frike me mire ti dije publiku se ne i dime por kur i di publiku dhe mbeshtetja per te drejten rritet. Znj. Ministre jua qaj hallin me mire mbaj karrigen sesa te besh detyren, me mire interesi personal se ai shteteror, me mire hesht sesa te flasesh se po bere keto i bashkohesh Gjiknurit, Ahmetajt, Mimit, Bushatit. Haha ndjese se harrova ju sjeni deputete dhe ngeleni ne rruge fare se ish ministrat te pakten jane ne parlament. Suksese ne jete se nuk eshte faji juaj. Shpata e kaloresit ka prere shume koka socialistesh. Mbetem ne pritje per shume te verteta te hidhura ne interpelancen me Kryeministrin qe i jane verbuar syte pushteti, krimi, korrupsioni dhe tepsia.

    Reply to this comment
  4. Dash February 21, 17:22

    Jemi keq fare

    Reply to this comment
  5. Ethem Lalaj February 21, 17:53

    D I T A : Ju falnderoj per hapsiren qe na jepni:
    1-Likja tashme nuk shkarkon dot as Monen e tij nga kryetare te LSI e jo me Kuvendin-jashte kopetence,te cilin e plotesuan nd/kombetaret dhe e quajten legjitim per votimin e ref.ne drejtesi qe sabotoi opozita.
    2-Ministrja as ka vjedhur me bllok ne dore e as ka vrare njerz si Ai.
    3-M.Gjoni deklaroi se ka vepruare sipas ambasadoreve qe monitorojne proçesin tash 4 vjet.
    4-Ministren e ka emruare Kryeministri dhe ai i ka dhen nje karton-dekret formal.
    5-Dalja ne TV çdo dite e I.Metes tregon se ai duhet te blej poturre te gjera dhe jo siç ai i rekomandoi dje Maxhorances.
    6-Sa kohe Meta do zbatoi urdherat e Saliut do futet thelle -e-me thelle ne faisi.
    7-Nd/kombetaret po vezhgojne faisit e paleve dhe dikur do shprehen,ndonse perhere me vonese kur eshte mbushur kupa.
    8-VENECIA DUHEJ TE DEKLAROHEJ SHPEJT PER 30 QERSHORIN,GJYQTARET KUSHTETUES,etj.
    FLM- DITA

    Reply to this comment
  6. Diana Lulushi February 21, 18:27

    Perse nuk tregohen shkaqet perse presidenti nderhyri per nje vendim te tille, we dhe opinioni the mos e paragjykoje sipass interesave klanore.?!
    Jam e sigurte qe shkaqet jane ndofta dhe me te renda .

    Reply to this comment
  7. StBck&Rlks February 21, 18:46

    Etilda eshte aty si kamikaze e Ulsiut te Manjave dhe Vasilikes prej “Helsinki”. Etilda nuk i ka “koqet” aq te renda sa ta hapi bythen aq shume per nje pordhe kaq te madhe sa pretendon se do te leshoje.
    Pra bazuar sa me siper e shpallim te pafajshme per veprime apo mosveprime ne kushtet e pengmarrjes dhe pamundesise per te menduar me koken e saj..

    Reply to this comment
  8. h February 21, 19:05

    Na thoni çfarë mendon vasili more aman !!!

    Reply to this comment
  9. Vlonjati February 21, 21:20

    U be edhe kjo hunde skifterja palacoja te penetroje Meten ..Ik moj cobaneshe Rumune se e ka mbushur P.S Rama cobani me kauresha me nikolla me spiropidhra me gjonka me dadra me vasilicka me vucicka e me ca tjeter te duash ..Intelekti yt i dobet le shume per te deshiruar moj ironike hundskiftere e shemtuar je e paedukuar e shume e manget ne albanologji ,e kush te vuri tu ne ate post ,dicka superiore tjeter duhet ta kesh ti palaco femer

    Reply to this comment
    • dani February 22, 08:56

      Enver Hoxha kur vizitoj Stalinin ky i fundit i tha qe te punsoje me shume musliman ne qeveri.Stalini kishte dijeni se cka vlonte ne kazan kundra Enverit.dhe Shqiperise.Edi Rama nuk e di se a ka lene ndonje musliman ne vende udheheqese strategjike.E di qe me %musliman kane mbetur nja 5-6%.ne qeverine dhe administraten Rama.Sa per presidentin Meta ai eshte ne gjendje te djege te gjithe Shqiperine, vetem te shpetoje lekuren e tije.Ai eshte i emeruari i Rames.

      Reply to this comment
  10. Adih February 22, 03:06

    Nuk behet Shqiperia me derra.

    Reply to this comment
  11. Petrol February 22, 10:11

    Para ligjit e logjikes perulet edhe Mbreti! Po vuajme pabarazine perpara ligjit dhe moralit, uzurpimin e pushteteve dhe te se drejtes demokratike, qe mund te tejndeze luften politike si dhe ne gjirin e popullit, shembjen e demokracise dhe lindjen e neodiktatures . Respektimi i institucioneve dhe ekuilibri kushtetues mes tyre nuk ka te beje aspak me individet keqberes qe i drejtojne ato. Institucionet jane pasuri e çmuar e popullit, kultet e individeve dhe interesat klanore jane kundershtaret e tij. Ai qe tregohet indiferent ndaj se keqes, eshte bashkefajtor me keqberesin! .

    Reply to this comment
  12. Gzim Kulufi February 22, 11:35

    Filloi prape zhurma! E po prit kur t’ia jap ndonje termet tjeter! Se Ai atje lart nuk do ju lere t’i vini flaken vendit!

    Reply to this comment
  13. Dee February 24, 12:17

    Gazeta dita pse nuk permendi fyerjet e “zonjes ” se presidentit? A ke bere sondazh sa lexues jane larguar nga ju?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim