Një përqindëshi po bëhet edhe më i pasur dhe s’ka për t’u ndalur

April 15, 2018 13:03

Një përqindëshi po bëhet edhe më i pasur dhe s’ka për t’u ndalur

 

Nga Will Martin- Business Insider

Një përqindëshi i më të pasurve të botës do të kontrollojnë rreth 2/3-tat e të gjithë pasurisë së globit deri në vitin 2030. Ky ishte thelbi i një raporti të hartuar nga Biblioteka e Dhomës së Përfaqësuesve, organizmi i kërkimeve shkencore në Parlamentin britanik.

Elita globale kontrollon tashmë rreth 50 për qind të pasurisë anembanë botës, por kjo gjë do të rritet ndjeshëm, theksohet në studimin e publikuar e të porositur nga laburisti Liam Byrne.

Nëse trendet e para që prej krizës financiare të vitit 2008 do të vazhdojnë, nënvizohet në raport, i ashtuquajturi “njëpërqindëshi” do të kontrollojë deri në 64 për qind të pasurisë botërore brenda vetëm 12 vitesh.

Sipas “The Guardian”, që raportoi e para këto statistika, pasuria e një përqindëshit të më të pasurve “është rritur me një mesatare prej 6% në vit, shumë herë më shpejt sesa rritja prej 3% e pasurisë së 99 përqindëshit, apo pjesës tjetër të popullsisë botërore”, që prej krizës financiare.

Nëse ky trend vazhdon, atëherë një përqindëshi do të ketë një pasuri të përgjithshme prej 305 trilionë dollarësh, më shumë sesa dyfishi i 140 trilionë dollarëve që kontrollojnë aktualisht në vitin 2018.

“Nëse nuk ndërmarrin hapat për të rishkruar rregullat sesi funksionojnë ekonomitë tona, atëherë jemi të dënuar për një të ardhme që mbetet e pabarabartë në aspektin e të ardhurave”, shkruan komisioneri i raportit, Byrne. “Kjo gjë është moralisht e keqe dhe ekonomikisht shkatërrimtare, duke rrezikuar një shpërthim të ri paqëndrueshmërie, korrupsioni dhe varfërie”.

Vitin e kaluar, kredidhënësi zviceran “Credit Suisse” publikoi një raport, ku theksohej se më të pasurit e botës, ai një përqindshëm i familjeve apo individëve, zotërojnë qysh tani mbi gjysmën e pasurisë globale, e argumentonte gjithashtu se pabarazia po përkeqësohet edhe pas recesionit më të keq global prej thuajse një dekade, që prej viteve 1930.

“Gjysma e poshtme e të rriturve zotërojnë së bashku më pak se një për qind të pasurisë globale, ndërsa shtresa më e pasur (10%-ëshi i të rriturve) zotëron 88 për qind të aseteve botërore”, shkruhej në raportin e “Credit Suisse”.

E thënë ndryshe, “Një përqindëshi zotëron 50.1 për qind të pasurisë familjare në botë”.

a.s/dita

April 15, 2018 13:03
Komento

12 Komente

  1. perkthyesi April 15, 13:14

    Cmenduri! Mjafton kjo statistike qe te kuptohet se regjimi kapitalist, ashtu sikurse ai socialist, kane deshtuar totalisht! Megjithate, nuk ka shprese per te gjetur ndonje zgjidhje tjeter….

    Reply to this comment
  2. Dielli April 15, 13:36

    Rreziku eshte qe nje perqindeshi tenton te kontrolloje pasurite monetare te botes,por kjo tentative do ti sakrifikoje te gjithe pasurine,se popujt me bekimin e Zotit do ti dhurojne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,denonconi dhe binduni se e ardhja e afert do te jete shume me e mire se kjo qe shkoje.

    Reply to this comment
  3. Niku April 15, 14:19

    Rruga e zgjidhjes dihet, por nuk i intereson ketij 1 perqindeshi qe ta zbatoje. Taksa e fitimit nuk duhet te jete njelloj per te gjithe, por te jete progresive. Sa me i madh fitimi, aq me i madh taksimi. Me mire e zbatojne kete formule vendet nordike dhe per rrjedhim ata kane polarizim me te vogel. Ju kujtohet si thoshte perfaqsuesi I Dhomes se Tregtise amerikane ne Tirane? Taksa 15 perqind eshte e larte!!! Pra luhet me shifrat dhe ato nuk duhet te jene fikse per te gjithe, por sipas shkalles se fitimit. Ketu eshte celesi I zgjidhjes, por ligjin e bejne te pasurit dhe nuk bejne leshime ne kete drejtim.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit April 15, 15:11

    me e keqja do vije me shpejt. 0.1% edhe me pak do kontrollojne mendjet e 99.99% te botes. Skandali i Facebbok eshte vetem maja e ajzbergut, por shume kompani think-tanku punojne prej dekadash per manipulimin e masave.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 15, 17:19

      perpiqem te dukem i mencur edhe une, gjermani i fundit, derisa te me lenë edhe ato pak neurone qe me kane mbetur ketu ne nje qoshe te kokes, po ama mua kurre nuk do te ma kontrollojne mendjen, dhe a e dini pse? Se nuk kam pasur, as kam mendje. Hahahaha!

      Reply to this comment
  5. Kthimi i prones ish pronareve, eshte KRIM kunder njerezimit . April 15, 16:03

    Po nuk eshte fare e thneshte ….??? Pushteti, te mare garanci kushtetuese, ESKLUZIVE (te perhereshme, ose te perkoheshme, ose edhe periodike) per; taksim progresiv, sipas gdp-se . jo sipas vendimit politik te pushtetit te radhes me 10-15 %, o dicka me shume kundrejt fitimit bruto , por; fitimi bruto + te ardhurat kombetare per fryme , minus gjithe FITIMIN bruto . pushteti te kontrolloje gjithe pasurite e natyres dhe pronen private t’a shnderroi ne prone ne ….PERDORIM . pushteti te kontrolloi fjalen e lire, medjat, kulturen , arsimin, shendetesine, mbrojtjen e individit, mbrojtjen e konsumatorit , si dhe mbrojtjen e
    natytes e mjedisit . ne nje komunitet te organizuar, s:mund te lejohet qe cdo tru kriminel te majmet , para syrit te bashkeqytetarit te tij……se gjoja eshte i……zoti . kur t’i kete pjell mamaja prone nga organi seksual dhe te kete “nxjere” perfitime, nga ajo “prone” atehere, t’a quaj veten ….te zot. .

    Reply to this comment
  6. Keshtu pra.... April 15, 17:20

    Ti “perkthyesi” e lenke problemin pa zgjidhje ,?!? . Mjafton te thuash; ti ermal mamaq dhe …agron llaka boll, nga cuna te mire, po beni si aristokrat . Mos gezoni pasurit, qe keni vene dhe te reklamoni manajt dhe vodafonet sikur jane …miq….te publikut, por kthehuni atje ku ishit ; qe hanit buke me shalqi e benit not me komardare dhe pse punoje agron ne miniere ; s’ te mungonte humori plot respekt per jeten e thjeshte . Po ka dhe te tjere, qe kane qene arostokrat te vertete(bejlere e agallare), qe te tjereve sic ishit ju deri dje u thone katunare . Me gjithate, jane shoke me ju ne pasuri . Ju, pasuroheni duke “mbrojte” katunaret (??) , ata duke u mburre se kane qene “qytetar” dhe.. vu pasurohu me rimbursim dhe kthim pronash, si ish “pronar” . Pervec se krim, kur pasuroheni te dy palet ne kurriz te “katunareve” eshte dhe paradoks lidhja e bes kallakut maloko-katunar me fevziun, cun pinjolle toptanash etj . Pak “qendim” ojektiv, per keto fenomene dhe….ka zgjidhje .
    .

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku April 15, 18:21

      Po pse or zoteri Ermal Mamaqi dhe Agron Llaka e paska ne dore kete punen e te pasurve dhe te varferve, demek po hengren ata buke e shalqi u zgjidhka problemi? Po atyre pasanikeve arabe, kineze, amerikane, ruse etj. etj. si t’ua bejme? Admirim per kapacitetin tend te mrekullueshem mendor.

      Reply to this comment
    • perkthyesi April 15, 20:26

      Keshtu pra….Ate kam dashur te them, ne se “e keni perkthyer mire” citimin tim! Madje, vetem fjala “Cmenduri”, me te cilen kam nisur komentin, mendoj se thote gjithshka! Ju faleminderit qe me keni lexuar!

      Reply to this comment
  7. Kaçi i zi April 15, 19:14

    Paska dhe nje organizem te studimeve shkencore brenda parlamentit britanik!
    Perse mos e kemi dhe ne nje organizem te tille brenda parlamentit tone qe te meret me studime kaq te avancuara.
    Kryetar prsh te jete Klevis Balliu, nenkry Salihanji, selretare Spiropal.
    Noka me Paloqen leratore, Grida optimizmin shkencor.
    Ne fund Luli te jape perfundimet 7×7=42

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*