Përgjigjet për lexuesit që më kanë shkruar

January 10, 2014 02:21

Përgjigjet për lexuesit që më kanë shkruar

Miq të Ditës

Ndjesë të gjithëve që ndoshta nuk mundem të shkruaj po aq shpesh sa disa kolegë në këtë kënd të faqes online të gazetës. Por kjo nuk do na pengojë të shkëmbejmë ndonjë mendim; me interes do ishin për mua sugjerimet për përmbajtjen e gazetës dhe temat e kopertinës.

Ju e njihni tashmë mënyrën si editon Dita. Çdo propozim është i mirëpritur. Më shkruani drejtpërdrejt këtu (poshtë këtij shënimi apo shënimeve në vijim) ose në adresat e emailit [email protected] dhe [email protected].

Kam gjithashtu një urim dhe një sugjerim: Urimi është për Pëllumb Kullën një nga bashkëpunëtorët e mi të hershëm në vitet që kam drejtuar Shekullin dhe tashmë në Dita. Pëllumbi ka sot ditëlindjen, i uroj jetë të gjatë e të shëndetshme.

Sugjerimi: Lexoni shkrimin e Bedri Islamit, bashkëpunëtor i Ditës nga Gjermania. Një esse e shkëlqyer e ironi brilante për  Shqipërinë tragji-komike të “bubullimave” të Berishës  dhe “vizioneve shfarosëse” të Topallit.

Lexohemi, Adrian

January 10, 2014 02:21
Komento

63 Komente

  1. Pellumb Kulla January 10, 03:10

    Ndihem vertet i nderuar per urimin tend, Adrian. Ky eshte nje rast qe me perkdhel sedren, eshte nje perjashtim i bukur qe ka edhe shume bujari brenda. Tere keto vite te bashkepunimit tone, Adi kane qene per mua te frutshem dhe une kam provuar veten, jam angazhuar ne dy gazetat qe nen drejtimin tend kane qene modele te perkryera te shtypit demokratik. Une e dij qe te dyja ato kane qene te prirura majtas, por asnjehere nuk kam pare hezitime te botoja mendimet e mia te pastra, te pafrenuara, ndaj kujtdo: ndaj diktatorit, te shoqes, Ramizit, Nanos, Berishes, Metes, Rames… Ne shkrimet e mia une kam cenuar dhe tema tabu, si historia, lufta Nac Clirimtare, deshmoret, te persekutuarit, te arratisurit e famshem nga ferri i Enver Hoxhes… Ne gazetat e tua kane hedhur shtat e jane rritur vepra te mia letrare, “Rrefenjat e Amerikes” nje liber popullor qe u botua i gjithi tek “Shekulli”, rrefenje pas rrefenje. Tek ty nisen komedite e tranzicionit dhe me shume se kushdo u trupezua libri im i mbrame “Lufte pa fund”, ku thuajse ne tre te katertat e vellimit , jane mbledhur satirat politike te 20 vjeteve te fundit, pa i hequr as edhe presjet, ashtu sic kane qene botuar ne “Shekulli” dhe “Dita”, te drejtuara nga ty. Une e njoh meriten tende ketu, pa dashur te kunderkembej komplimentat… Po une nuk fitova vetem librat dhe hapesiren e lirise. Une ndjeva ngritjen e shtatit te nje kryegazetari te ndershem, me vlera profesionale. Ndjeva se zbulova nje shok me te cilin mendimet rridhnin ne nje vije, ne harmoni. Pra fitova miqesine e nje kolegu shume me te ri ne moshe, por me vlera qe ky koment i shkurter falenderues i prek vetem siperfaqesisht. Faleminderit, Adrian Thano!

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 02:51

      Perqafime Pellumb.
      Edhe per mua, ka qene nje eksperience e pacmueshme.
      Edhe dicka tjeter :). U cudita shume qe ti je 74 vjeç :). As qe me ka shkuar mendja kurre kur te kam takuar qe kam qene duke folur me nje 70 vjecar e kusur 🙂 Urime. Krejt tjeter identikit kam ne koke per 74 vjecaret 🙂

      Reply to this comment
  2. Marin Barleti January 10, 03:11

    Per rastin e terheqjes se Edi Rames nga armet kimike them se i duhej te terhiqej pasi Sali Berisha po pergatiste nje 14 shtator 1998 shume me te rrezikshem. Nje shkrim me interes mund te behej nga nje konstitucionalist: “Deformimet e Sali Berishes ne Kushtetuten e RSH dhe Rilindja e Shqiperise”. Ideja kryesore do te ishte zgjedhja dhe emrerimi i kupoles me te larte t eshteit jo me 70+1 vote por me 3/5 e deputetve. Me kete mekanizem hidhet ne ere kupola qe po mbron korrupsionin ne Shqiperi. Pa kete hap te pare, cdo reforme tjeter do te jete hipokrizi.

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 02:53

      Pershendetje Marin. Mendimin tim per armet kimike e kam shprehur ne disa shkrime te meparshme.
      Ideja e ndryshimeve kushtetuese qe ju permendi eshte trajtuar me sa me kujtohet nga Niazi Jaho ne Dita. Por sigurisht qe mund te jete nje ide interesante per t’ju rikthyer

      Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati January 11, 05:10

      Jo ore , nuk besoj se Edi u terhoq nga armet kimike per shkak te Sales,
      sepse Edin e kishte mare ne telefon Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry , i cili i tha Edit :..Thuaj , Po, dhe neser une do jem ne Tirane ti flas vete direkt popullit shqiptar

      Dhe po te vinte Sekretari Amerikan , Sala nuk do pipetinte asnje fjale …

      Por kam me shume besim se pervec revoltes popullore duhet te kane qene edhe ndonje force tjeter e perfaqsuar nga Koco Kokedhimja qe i kane fryre ne vesh Edushkes per te thene jo
      Nuk ka lidhje fare me Salen perderisa Edi kishte mare garancite e USA ….

      Megjithate , ecja e metejshme e politkes sone te jashtme do tregoje perse u terhoq Edi…..

      Reply to this comment
  3. geg hyseni January 10, 06:59

    Rama i ka hyre detit ne kembe, sic thote nje fjale popullore. Nuk luftohet korupsioni dhe nuk priten litaret e mafias qe ndertoi Sali Berisha, cka populli po pret me ore dhe jo me me dite apo muaj, me ket prokurori, gjykate, KLSH,SHKB,Taks force, Audit, etj… organizma te ngritura ne funksion te Mafias Saliniste. Kape demin nga briret z.Kryeminister e jo nga bishti.Ndryshe ky dem i terbuar qe ka ne bark miliardat e plackitur nga djersa dhe gjaku i ketij populli do te jape goditje vdekje prurese pa cka se more edhe nje milon vota per te qeverisur, ndersa ti vazhdon akoma te lexosh dhe te zbatosh leksionet e vitit 1924 te Nolit, qe ua dorzoi pushtetin kriminelve te Zogut brenda gjashte muajsh!!! Nxir mesime sa nuk eshte vone!!!!!

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 02:55

      Pershendetje Geg.
      Krahasimi i Rama-Berishes me Noli-Zogun eshte joshes, por nuk mendoj se qendron 🙂

      Reply to this comment
  4. zevzeku January 10, 12:38

    Para disa ditesh bera nje koment pas nje shenimi te shkurter ilustruar me fotografi per Mesila Doden, dhe ju hoqet pas disa oresh shenimin bashke me tre komentet .Aresyen nuk e kuptova as ate dite e as sot, edhe pse me qarkullojne lloj lloj variantesh ‘konspirative’, te cilat me veshtiresi nuk dua t’i besoj…

    Po i ritheksoj:

    Ka disa politikane qe po na mashtrojne me formimin e tyre aresimor e kulturor.Meqenese i kemi pothuaj te pernatshem ne media vizive e te perditshem ne media print e online dhe ne ndihme vjen dhe Wikipedia, vertetohen ‘fodulleqet’ dhe ‘tangerlleqet’ e tyre. I kerkova Dites te verifikoj nje rast duke bere dhe rekomandimet e nevojshme dokumentare. Konkretisht per Mesila Doden, deputete, me gjasme dy fakultete ( te parin e ka perfunduar ne moshen 20-vjecare dhe te dytin ne moshen 25 vjecare )…

    Ka perfunduar fakultetin ekonomik Tirane ne vitin 1991, plot njezete vjecare…

    E besoni ?!

    E mbroni ?!

    Pse nuk reagoni ?!

    Adrian, perdor vetem nje pale syze optike, ato qe shkojne per syte e tu, te tejdukshme, pa lente me ngjyre,…sepse ndonjehere te bejne dhe dem per ‘shendetin’…

    Jam pak zevzek, ndaj mos u merzit nga ‘zevzeket’ qe serfojne…

    Respekte sipas opinionit te te tjereve se nuk ju njoh !

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 02:58

      Pershendetje Zevzeku.
      Syzet i kam te njejta per te gjithe, madje edhe per ish-miq apo miq.
      Per shenimin per te cilin flisni, me duhet te pyes dy redaktoret e faqes online. Une e ndjek faqen rregullisht, por Erjoni dhe Gazmira duhet te dine me shume rreth asaj qe shkruani

      Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi January 10, 14:59

    I nderuar thano? Nuk po i rendis temat qe ju propozoj sipas rëndesise por sipas asaj që me vjen ndermend. E para, duhet te trajtoni tema për ndotjen skandaloze te shqipes nga termat e huaja jo vetem ne shkrime por dhe ne emertimet e dyqaneve,ne fjalorin parlamentar, ne librat shkollorë etj.etj. Se dyti,rrokni tema te shitjes ne dyqane e tregje te teknologjive pa asnje manual përdorimi ne shqip(fjala vjen te celulareve,kamerave,etj,etj). Se treti,duhen tema per sistemin e taksave e tatimeve qe paguajne kompanite e huaja qe shfrytezojne token e nentoken shqiptare. Nuk dihet asgje sa e si taksohen ato. Se katërti,duhet nje faqe apo gjysem me komentet me te spikatura te lexuesve online per shkrimet kryesore te “dita-s”. Se pesti,duhen shkrime për fshatin sidomos per prodhues e kultivues qe kane pasur krijimtari e fantazi ne shfrytezimin e tokes, ne zhvillimin e blegtorise,rritjen e peshkut , ne kooperimin e fermereve etj.etj. Kjo shqiperia bujqesore , blegtorale, agroperpunuese etj.zë shume pak ose aspak vend te ju. Se gjashti,duhet nje rubrike e shpikjeve,zbulimeve,pervojave te reja te njerzimit ne te gjitha fushat. Mundesisht te zene vend ato gjera qe mund te meren e zbatohen lehtesisht nga njerezit ne fshat e qytet. P.sh me ka habitur nje fshatar letonez qe ndertoi shtepine e tij me shishe xhami(për te bërë muret). Madje shume te bukur!? Se shtati,gazeta duhet te beje dhe konkurse midis lexuesve duke zhvilluar me tej idene e dicitures se sotme me kokat dhe kutine e ferkimit zjarrvënës. Konkurset mund te jene per data historike, per personalitete te rilindjes shqiptare, per njohjen e BE, te gjeografise se shqiperise etj. Se teti,mund te kete nje rubrike, “pyetje per politikanet nga lexuesit e gazetes. Se nenti,mund te kete gjithashtu nje kend “ndihme per lexuesit” ku ata te gjejne pergjigje per çeshtje p.sh si ti administrojne financat mujore kur kane pak,mesatarisht ose shume para,si ta zgjidhin nje ceshtje pronesie,gjyqesore etj.etj. Se dhjeti,ne ushtaraket duam te trajtoni me shume problematika te sigurise kombetare,te legjislacionit ushtarak,të trajtimit te ushtarakeve dhe ish-ushtarakeve ne vendet aleate etj. Boll me kaq z. Thano se me ka fituar xhota i hekalit nje bast dhe duhet ta qeras.

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:00

      Pershendetje Pellumb.
      Bashke jemi takuar te Shekulli ne mos gaboj.
      Temat qe propozoni me duken te mira. Po ia kaloj vajzave te redaksise se personazheve dhe komunitetit.

      Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi January 10, 15:10

    Thano? “Zevzeku” mendoj se e ka drejt ate qe kerkon per zonjen mesila palma. E kam lexuar dhe une ate koment. Nderime!

    Reply to this comment
  7. Kris January 10, 16:12

    Zoti Thano.
    Pershendes gazeten Dita dhe stafin e saj sepse po qendron me mire me kembe ne toke.Uroj qe mos kthehet ne nje zethenese te qeverise sepse kthehet ne nje letter pa vlere.
    me ben pershtypje ne shtypin shqiptar qe shumica e analisteve jetojme ne SHBA,Angli,Gjermani e ne vende te tjera te zhvilluara.Ne emigrantet eshte mire te analizojme problemet ne vendet ku jetojme dhe neqoftese kemi ndonje pervoje pozitive prej ketej tia transmetojme popullit tone nepermjet shtypit.
    Eshte mire qe djemte e vajzat e shkolluara ne Shqiperi dhe qe jetojne aty te shkruajne e te aktivizohen nga gazetat sepse ata e ndjejne ku pikon hauri.
    mendoj se mbivlersimi I kuadrove qe jetojne jashte shqiperie eshte fals.Po ta duan shqiperine aq sa duan veten vijne atje sepse nuk eshte me koha e Naimit dhe Cajupit.
    Njeri te mire nuk te ben domosdoshmerisht jeta ne perendim,bile ne ndonje rast mund te deformohesh.Shembull eshte lider I ri I kores se veriut qe u arsimua dhe jetoi ne perendim por u kthye ne vend si bishe.
    Urime ju dhe stafit dhe ju lutem mbani syte tek rinia qe jeton atje

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:04

      Pershendetje i dashur Kris.
      Mirepres me shume kuriozitet shkrime si ato qe ju permendni. Une kam prej 96-s qe merrem me shtypin dhe kam preferuar vazhdimisht artikujt e ardhur nga jashte Shqiperise, vecanerisht kur behet fjale per analiza dhe opinione. Shume persona te angazhuar sot ne media nga jashte vendit jane shfaqur fillimisht ne gazetat ku une kam punuar. Padiskutim, do vijoje e njejta politike. Ju sugjeroj pershembull rubriken Europa qe shkruhet nga Elton Xhanari, i cili jeton dhe shkollohet ne Itali

      Reply to this comment
  8. Bardhyl Qirjaku January 10, 16:32

    I nderuari z.Thano, Gezuar e suksese ! Gabimet e mundshme te opozites jane ne fund te fundit ne dem te saj, ndersa ato te pozites na kushtojne sepse shoqerohen me vendimmarrje. Jam i ndergjegjshem se nuk Ju ka munguar mencuria, guximi e trimeria pra, ne shkrimet Tuaja do te me pelqente me shume te trajtoheshin te metat e pozites.
    Me respekt,
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:05

      Pershendetje Bardhyl.
      Une shkruaj me shume me zemer se me mendje. E klasifikoj veten tek eseistet me shume se tek analistet :). Ndaj shkruaj rralle
      Sapo zemra te me thote ate qe thoni ju, te jesh i sigurte qe do ta bej 🙂

      Reply to this comment
  9. lenci January 10, 18:28

    zoti thano.pse nuk shkruani nje artikull per ministrine e shendetsise qe ishte aq problem.e dini kush eshte nr2 akoma aty?apo ka qene e l.s.i dhe nuk ua mban se u terheq veshin kryetari.cna duhet kjoqe ke shkruajtur sot kur prej korupsionit te asaj shendetsie humben jete njerezish te pafajshem.

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:07

      Pershendetje Lenci.
      Nese keni materiale te vlefshme per botim mi dergoni.
      Te them te drejten nuk e dija qe numri 2 i Ministrise se Shendetesise eshte i LSI-se 🙂
      p.s. Veshin e kam per te degjuar, nuk mund te lejoje te me demtohet 🙂

      Reply to this comment
      • lenci January 11, 20:30

        zoti thano.me keni keqkuptuar mbasi dhe une jam shprehur pak gabim.nr2 i ministrise se shendetesise nuk eshte i l.s.i por me keq akoma.pyesni ose shikoni faqen e kesaj ministrie kush eshte sek.i pergjithshem.te tjerat po ju a le juve ti zbuloni si nje nga gazetaret me te mire dhe te paperlyer qe jeni.materialet i keni ne nje numur te gazetes shqiptare per nje tender me banken boterore etj etj.me vjen cudi qe nuk e dini.

        Reply to this comment
  10. lenci January 10, 18:31

    me fal te ta jap dhe titullin:korupsion ne pallatin e shendetsise.

    Reply to this comment
  11. Claus January 10, 18:42

    Replike miqesore me Thanon dhe stafin e “Dita-s”

    Lexova me kersheri ftesen e Thanos, nje ftese-sugjerim ndoshta jo dhe aq e zakonte nga mediat e shkruara shqiptare. Per kete nisme e pershendes dhe e falenderoj pa me te voglen “hatermbetje”. Eshte nisme interesante mbi te gjitha, e cila do t`i sjelle gazetes me shume freski dhe me shume klikime.
    Kam replikuar nja dy a tre here me pare, jo me shume, per tema specifike, por fatkeqesisht vetem nje here e kam “shijuar” publikimin e komentit tim, i cili mbi te gjitha nuk kishte asnje fjale fyese dhe denigruese ne drejtim te dikujt, por ndoshta ishte kunder politikes redaksionale te stafit te saj. Mbaj mend qe replika ime ishte per temen aq te “konsumuar”, ate te armeve kimike.
    Ato komente ishin si “nje karrem” prove, e cila nuk doli e sukseshme dhe une me nje ndjenje te perzier u ktheva perseri tek strofulla ime, tek “Tema” e Bazes.
    Pata nje ndjenje “tradhetie” ne ato dy a tre komente dhe mospublikimi i komenteve te mia me dha nga ana tjeter nje ndjenje “satisfactioni” per arsye se u nxorra jashte nga vete “Dita”.
    Nuk mund te rrija ulur ne dy karrike.
    Tek “Tema” jam ndier dhe ndihem mire, por edhe “Diten” e lexoj, perse t`a mohoj.

    Tani dua te hidhem tek tema e vertete, tek artikulli i Isalmit.

    E lexova me interes ate shkrim te gazetarit qe ka mbajtur gjalle shtypin e para luftes se Kosoves. Ishte e perdyjaveshmja “Zeri i Kosoves” qe me artikujt e saj dhe vecanerisht te z. Islami do te ndizte zjarr zemrat e shqiptareve ne Perendim per te arritur deri krijimin e UCK me finalizimin me sukses te asaj lufte.
    Ne respekt ndaj shkrimeve te tij, me repliken time dua te shpreh rezervat e mia ndaj atij shkimi. E di qe per Islamin, tashme USA dhe ndihma e saj per clirimin e Kosoves ka qene e pazevendesueshme, por sic thuhet ne hapesirat gjermanofolese “lere kishen ne fshat”.

    Mendoj se ka nje fryme manipulimi ne drejtim te zotimit te Gjermanise te shkaterrimit te armeve kimike siriane.
    E shpreh kete per keto arsye:
    Gjermania ka marre persiper shkaterrimin ose neutralizimin e substancave te mbetura nga perpunimi i tyre qe do te behet ne nje anije luftarake amerikane ne Mesdhe.
    Gjermania pra, do te pranoje vetem produktet qe do te dalin nga ai perpunim, asgje me shume. Pyetja qe ngre une eshte:
    Perse nuk doli Gjermania me pare me kete option?
    Organizata per shkaterrimin e armeve kimike e kishte ngritur kete problem me kohe, por asnje shtet, perfshi edhe Gjermanine nuk i dolen Zot me pare atij muhabeti.
    Perse tani?
    Pra me pare, si Gjermania edhe shtete te tjera me te zhvilluara e dinin rrezikun qe u vinte nga ato arme. Vete fakti qe nje pjese te shkaterrimit te tyre do ta beje USA ne mes te Mesdheut tregon rrezikun e ketyre armeve per te mos folur pastaj per kushtet e transportit dhe te neutralizimit te tyre ne Shqiperi.
    Pra GEK ne Munster, aq i njohur per shkaterrimin e armeve kimike qe nga Lufta e Pare Boterore dhe deri me sot nuk e mori ate angazhim qe ne fillim. Kapacitetet njerezore, pajisjet, masat e sigurise i kishte pa me te voglin dyshim.
    Gjermania kishte nje problem moral ndaj atyre armeve. Firmat kimike private gjermane kishin eksportuar ne Siri substanca kimike me pasoja teper fitimprurese, pra nuk mund te dilnin dhe aq te lare nga ky muhabet.
    Tashme me nje Minister te Jashtem socialdemokrat Gjermania i doli per Zot situates, por mua me duket teper vone pasi Shqiperia tha Jo.
    Ishte nje lloj patate e nxehte qe e kishte gatuar vete dhe per kete u tregua e gatshme.

    Frank-Walter Steinmaier ka qene tejet i informuar si Minister pa Portofol gjate kohes se Schröder, kohe kur Siria importonte lende kimike me shumica nga Gjermania. Ai me siguri ka qene ne dijeni te plote te eskportve te atyre produkteve dhe tashme “ndergjegja§ e vrare ndikoi ne ate vendim. Ishte nje levizje thuajse e detyruar.
    Pra me duket pak manipulim ne kete drejtim elozhet qe i thuren Gjermanise.

    Populli gjerman eshte nje popull qe e do natyren, ambjentin,Token. Edhe ketu mos te manipulohet, qe ja “ne Gjermani nuk ka protesta”.
    Gjermania eshte e njohur per protestat ndaj armeve berthamore Pershing 2 dhe ndaj marreveshjeve si “Doppelbeschluss” gjate kohes se Luftes se Ftohte, marreveshje qe do te staciononte raketa me mbushje berthamore ne token gjermane.
    Qyteza e vogel e Mutlangen do te mbetet ne historine e saj si lindja e shpirtit ekologjik te Gjermanise.
    Pra Gjermania, jam i sigurte, eshte vete e lumtur qe ka marre ne dore eliminimin perfundimtar te produkteve te mbetura per te mos i`a lene ne dore Shqiperise.
    Tek te tjeret nuk ka “shume besim”. Ndoshta Rama me vendimin e tij ka fituar simpati nga vete Europa dhe vete Gjermania perkunder politikes amerikane ” ku rafsha mos u vrafsha”.

    Ne kete rast besoj se Gjermania mendoi si gjithmone jo vetem per fatin e tokes se saj, por per vete fatin e Tokes, flores dhe faunes se saj e cila eshte pa dyshim zinxhiri natyral ushqyes i njeriut.
    Spekulimet me motive te tjera ne kete fushe jane manipulim.
    Vendimi i Rames ishte me se i drejte.
    Ju falendroj paraprakisht per publikimin e komentit tim.
    Pershendetje

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:10

      Pershendetje i dashur Claus
      Redaktoret e faqes online jane porositur te fshijne vetem komente fyese dhe denigruese. Nga menyra si shkruani me duket e habitshme qe te jete fshire nje apo disa komente tuajet. Me vjen shume keq qe ka ndodhur dhe kerkoj ndjese ne emer te kolegeve qe merren drejtperdrejt me faqen.
      Me mendimet tuaja per armet kimike, Gjermanine etj nuk bie dakord. Kam patur dhe kam tjeter mendim per ate qe ndodhi.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit January 12, 22:47

        Pershendetje Adrian,pershendetje Claus!Ju uroj me kete rast nje vit te ri te shendetshem dhe suksese!Qe ne fillim,Claus e mban mend qe kam folur vone tek TemA,ndersa tek Dita me heret jam shprehur se per municionet kimike(nuk ekzistojne armet kimike)duhet te kemi kurajo dhe te perballojme konsekuencat.Natyrisht nuk ka pasur transparence te plote mbi sasine,tipet e LHL-ve;gjera keto qe ne fakt nuk jane transparente logjikisht as ne tempujt e demokracise per shume arsye.Tani,nuk ju lodh me”sikur”-e dhe me “perse”nuk i pranoi ky,ai,ajo;thjesht sepse vendit tone me SHPESH do ti propozohen biznese jo aq kristaline(ne respekt te natyres dhe ekosistemit),sepse per ç’arsye do te na i propozonin neve po te ishte fjala per sheqerka?Pra,rreziku ishte prezent dhe te mos kemi iluzione.Me ju Adrian,sinqerisht nuk keni shume arsye ta mbroni çeshtjen e demontimit te ketyre municioneve,se pari sepse nuk jeni njohes i fushes,se dyti sepse ne gazeten tuaj u soll nje propozim prej 12 miliarde$,te cilin une s’e besoj as ne gjume,sepse eshte nje shifer qe i afrohet gjysmes se shpenzimeve qe ben Kina per ushtrine e saj ne vit;eshte shifer kolosale.Demontimi i municioneve me LHL mesa di une ne vija te trasha ka dy etapa,ose tre;njeri eshte zberthimi i municioneve,tjetri shnderrimi i lengjeve te rrezikshme ne me pak te rrezikshme dhe i treti,likujdimi i mbetjeve.Ky i fundit me ngjan se do na mbetej si shpate Demokleu.Pra,pasi do suportonim dy rreziqet e para,i treti do na mbetej “ne dere”.Edi Rama sqaroi se amerikanet do na pastronin,se keshtu ish thene(ne telefon),por,”nga e thena ne te bere ndan ne mes nje det i tere”-thote populli.Kur ben marreveshje nje qengj me luanin sikur e kam parasysh sesi vene gjerat…Edhe farmacite efektet negative i shkruajne me germa shume te vogla,qe te pertosh ti lexosh,se pastaj kur te demtojne, te thone qe ja,i kishim shkruar po ti s’ke pasur vemendjen…Ndersa tek TemA me te qeshur thashe qe amerikanet e kane me kollaj ta bejne ne det te hapur,pasi deti dhe oqeani nuk kane popull te ankohet e te protestoje(ne mos “plaku dhe deti”) dhe ja,si per karshillek,pas ca kohesh ata vendosen pikerisht ta bejne ne”token e askujt”,pra ne det.I nderuar Adrian,une thjesht jam lexues si-ia-thone-emrin,por di qe ky proçes nuk ka mundesi te shpjegohej qarte e nuk u shpjegua -sepse hyjne ne sferen e sekreteve militare;fat eshte qe Edi nuk qelloi fort i vendosur,se ja,po hidhen ne ere shtyllat e tensionit te larte;e kupton vete se ç’mund te bente çmenduria….a thua nuk na mjaftojne ushqimet skadente qe shiten ne Shqiperi,te sjella nga tregtaret pa skrupuj e ndoshta supermarketet qe jane ne varesi te atij serbit, bossit te supermarketeve?Nuk e dini qe njera prej lufterave te heshtura me efikase eshte ta ushqesh kundershtarin me tallash?…ndoshta ky argument qe sapo hodha mund te behet nje shtyse te survejoni tregun,sepse Njeriu eshte çfare ai ha – ka thene Foyerbach.Per analogji po sjell nje rast incidenti kimik me mbi 2000 viktima,Union Carbid (filial i UC amerikane)u fajesua per incidentin ne Bhopal,por edhe sot pas 30 vjetesh di qe viktimat nuk jane demshperblyer.Ne jemi shtet pa ligje specifike per kete pune,nuk jemi te pergatitur per incidente kimike te ketyre permasave,imagjino qe Gerdeci ndodhi sado ne listen e fajtoreve une pashe emrat e dy specialisteve te armatimit te cilet i kam njohur personalisht dhe i cilesoj si me te pergatiturit.Natyrisht Claus ka sjelle mjaft detaje kunder atehere ne debat dhe me vjen mire qe e shoh ketu.Nga ana tjeter,po te mos kishte guxim Fermi nuk do ishte provuar centrali berthamor,por Fermi ama vdiq si pasoje e ketij guximi,pasi rrezatimi shkakton tumore,siç shkakton edhe tritoli,por rregulloret ushtarake nuk e thoshin sepse per ushtrine te sherbesh do te thote te sakrifikosh.Pra shkurt fare,1.ne nuk ishim te pergatitur,2.shifra miliardere shkoi per dezinformim 3.Gjermani do trajtoje lendet qe do mbeten nga shperberja dhe po te gjykosh rezulton se gjigande kimike si Basf etj qe jane lider ne nivel boteror besoj e kane mundesine qe nga keto komponente te prodhojne lende te tjera qe nuk hyjne tek LHL.Fundja edhe nitroglicerina ben per sapun,per ilaçe dhe per te prodhuar tritol,por ne nuk kemi industri te tilla tranformuese dhe ta do mendja se askush ka interes qe ne t’i kemi,se pastaj ç’u pa qe bota eshte ndare ne shtete – planete dhe shtete satelite.Industria kimike gjermane eshte nr.1 ne Evrope,kontrolloni ne internet xhiron,te ardhurat dhe volumet tregtare,pra me dy fjale,nuk mund te themi ah,ç’na iku shansi,na e morri gjermani kot….se nuk ka arsye krahasimi.Sugjerimi im modest i nderuar Adrian eshte mbi profilin e gazetes tuaj si gazete e majte.Ndoshta i duhet meshuar ideve te majta,te vjetra ose te reja,te kapura ne optiken e sotme.Politikisht Berisha iku,mos u merrni me Fejsbukun e Berishes dhe kalamalleqet e mbeses.Lerjani keto gjera gazetave roze,Palomes a ku di une.Jane dy Pape ne fakt,por ate te vjetrin e harruan pa mbushur vitin,thjesht sepse shtypi nuk flet me per te.Ky eshte edhe pushteti ambig i medias,mund te shpike dhe heronj duke u zhurmuar veshet perdite njerezve,mund te zgjedhe edhe ti zhveshe heronjte duke i depersonalizuar qellimisht.Njesoj si nitroglicerina…Padyshim qe Shqiperia ka nje piramide problemesh,por praktikisht nje problem madhor eshte se nuk ka sindikata.Behet ndonjehere greve per masat drastike te qeverise Rama?Psh,kot,une jam i majte,pranoj qe qeveria do shterngonte masat,por ndonje greve do ishte pozitive.Kot,sa per ta kujtuar qeverine se punetoret jane ne vigjilence.Me kaq po e mbyll,se duket e teprova.Ju uroj gjithe te mirat serish,gazetes dhe Claus,edhe njehere suksese!

        Reply to this comment
  12. DREAM January 10, 19:17

    Nje esse e shkelqyer ??
    Ky eshte mendimi i juaj Thano ,jo domosdoshmerisht duhet te na i ngulitesh ne koke dhe neve
    Islamit duhet ti vij turp qe politizon kte beteje ,sepse qe e tille .Berisha e mori pergjigjen kur provoi te futej ne mes te protestuesve ,dhe fakti qe ju e diskutoni ende dmth qe ju kane mbaruar argumentat .Islami nqs donte te thoshte dicka duhet te paraqiste mire prapaskenen e ksaj ceshtje .Cfare e shtyu atdheun e dyte te Islamit keshtu kaq papritmas ,ne heshtje te plote ,mbas skandalit te pergjimeve me Merkel ku u akuzua direkt administrata Obama te ishte ishulli shpetimtar i LHL ???Perse nuk u ofruan qysh ne fillim ,dhe sidomos perse u zgjodhem ne ???
    Perse quhet terheqje veprimi i E.Rames ?? Mos po na thoni qe ishte vendosur me pare??
    Jo se kjo do ishte tragjike …e sa te tjera ka per te thene .
    Une do shtoja vetem nje pyetje
    Moderatori pse vazhdon te me haje komentet ??

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:13

      Pershendetje i nderuar DREAM
      Komentet tuaja i lexoj shpesh. Mendimet i kemi te ndryshme, por ju e ndihmoni shume Diten me komentet tuaja kunder.
      Pyetjet qe kini bere ne kete shenim jane interesante. Une nuk i kam pergjigjet.
      Moderatorit do ti kaloj verejtjen per komentet e tua.
      Je perhere i mirepritur ne Dita

      Reply to this comment
    • gjermani i fundit January 13, 00:50

      dream,ti i ben komentet si pastiçe makaronash dhe ia dergon moderatorit gjithmone te ngrohta ne vakt dreke.Eshte e skontuar qe moderatori do ti haje,s’ka rruge tjeter

      Reply to this comment
  13. shpendi January 10, 19:39

    Z. Adrian. Vleresoj komunikimin tend me lexuesin. E shoh kete edhe si komunikim me njerezit. Mbase ky eshte çelesi i sukseit te gazetes tuaj e, me kete rast, po nenvizoj dy veçori: e para, jane menjanuar, ose nuk kane gjetur veten firma e shkrime “akademike” autoresh, te cilet, “perveç emrit qe u vlen dy grosh”, siç’ thote K Popper, s’bejne gje tjeter, veçse “invekjojne” gazeten. Se dyti dhe kryesorja, gazeta Dita eshte bere pjese dhe pasqyre e ndergjegjes shoqerore, ç’ka del ne pah edhe nga pjesmarrja e komentuesve, jo vetem si numer, por per niveln, idete, vlerat dhe mendimin pozitiv qe sjellin. Jemi ne kerkim te identitetit,( te cilin na e kane pershkardhur), ku te gjithe vlerat morale jane hedhur ne “oborrin e Niçes”. Gati-gati, na u imponua nje psikologji, qe mashtruesi, vjedhesi, rrembyesi,zaptuesi, politika e politikani cub ishin fytyra e re e dinjitetit, qe ne nuk e njihnim dhe duhej ta pranonim. Mbase ka vend per pasqyrim te vlerave te identitetit kombetar e te kultures. Per ç’ka keni arritur deri tani, meritoni urime dhe respekt.

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:17

      Faleminderit i dashur Shpendi.
      Pse ta fsheh… Sigurisht qe me vjen mire per fjalet qe ke shkruar per Diten. Kemi nevoje te gjithe te ndjejme vemendje per ate qe bejme
      Kasem Trebeshina shkruan diku qe edhe gomarit kur e kruan, i vjen mire 🙂
      Bej shaka :).
      Ne jemi perpjekur shume. Une jam perpjekur shume. Gazeta do pasion, energji, para, kurajo… Shfrytezoj cdo mundesi timen qe Dita te ece. Koha ime i eshte dedikuar thuajse e gjitha Dites. Tani eshte ora 3.15 e nates, pershembull 🙂
      Perqafime

      Reply to this comment
  14. Tomorri January 10, 20:45

    C’te lexojme, servilizmat e Islamit.
    Lotet e krokodolit. Edhe i majte edhe dashnor plehrash nuk shkon.
    Ne fund c’faredo qe te bente opozita me aq numra ne parlament, Rama duhet ta conte ne
    vend deshiren e Amerikaneve.
    Paaftesia e tij dhe e Arvizut nuk eshte faji i Topallit dhe Berishes.
    Opozita kete pune ka te lehe si qen.
    Rama s’pati dhëmbë te kafshonte atehere te tresë supen qe gatoji.
    Topalli e Berisha kundershtuan nga xhelozia dhe jo nga se ju rrujt shume per popull.
    Fajin ta gjeje tek ata te paaftit qe kishin ne dore vendimin dhe jo tek nusja qe shkoi me mullixhiun per inat te vjehrres.
    Islami te lumturohet atdheu i dyte me Merkelin nuk e zhgenjeu.

    Reply to this comment
    • THANO January 11, 03:19

      Pershendetje Tomorr
      Jam dakord qe pergjegjesia per vendimin e gabuar ne kete rast nuk eshte vetem e nje personi.
      Per Bedriun kam krejtesisht tjeter mendim.

      Reply to this comment
      • Tomorri January 11, 06:53

        Te falenderoj per pergjigen Zoti Thano.
        Duke lene menjane drogen tone politiken.
        Per mendimin tim , tema qe kemi me shume nevoje eshte te shkruhet per ata qe jane te suksesshem ne biznes , qe hapin vende pune,
        qe respektojne ligjin dhe njerezit. Per ata qe besojne qe ky vend do behet me pune e djerse dhe jo shanse.
        Shembull si ai i Komunes se Xares.
        Privat , Firme, Komune, Bashki etj , kush derdh djerse per perparimin e ketij vendi meriton ti dale emri . Njerezit kene nevoje per shprese me ane te punes dhe jo pune duke pritur shpresen me ane te korrupsionit.
        Eshte kenaqesi te komentosh tek gazeta juaj.
        Pune te mbare.