Një përvjetor që nuk e tronditi botën

November 9, 2017 11:37

Një përvjetor që nuk e tronditi botën

Andon Dede, Nju Jork

7 nëntori, në mos të gjithëve, të paktën brezit tim,  i kujton një datë apo ngjarje tepër të rëndësishme, Revolucionin Socialist të Tetorit, të 1917-s, kur për herë të parë në histori, në krye të Rusisë, deri atëhere e njohur si “cariste”, u vendos një sistem apo pushtet, krejt ndryshe nga të tjerët, sistemi apo pushteti i sovjetëve, me në krye Leninin. Siç  shkruante analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, George Friedman, – ishte një revolucion i bazuar jo vetëm në shpresën, por në sigurinë që gjendja njerëzore mund të mbushej me barazi, bollëk dhe liri. Ai krijoi një regjim që ishte i gatshëm dhe ndihej i detyruar  të bënte çdo gjë për të krijuar atë përsosmëri, por ai regjim përfundoi në vitin 1991, i rraskapitur nga mjerimi që kishte krijuar”.

Për këtë ngjarje epokale, në llojin e vet, janë shkruar e botuar qindra në mos mijëra libra. Por, në vitet që pasuan Revolucionin, libri që bëri më shumë bujë e që e njohu Botën me gjithë sa u zhvillua në Rusi, në ato ditë të stuhishme, ishte libri i gazetarit amerikan Xhon Rid: “Dhjetë ditë që tronditën Botën”. Se vërtet që Bota u trondit: për herë të parë një shtet i madh si Rusia, po qeverisej nga një ekzekutiv krejt ndryshe nga të tjerët, nga i ashtuquajturi:”pushtet i punëtorëve dhe i fshatarëve”, që simbolizohej dhe nga drapëri e çekani, i pranishëm në flamurin jo vetëm rus por dhe të shumë shteteve të tjera që do to ndiqnin shembullin e tij. Jo vetëm kaq, por me parullat që shpërndante apo programet që shpaloste, ai Revolucion bëri për vete miliona njerëz në mbarë Botën, përfshirë këtu edhe politikanë, shkrimtarë, artistë, filozofë e të tjerë personalitete të shquara të të gjitha fushave. Do të zgjateshim shumë po të merreshim me këtë aspekt, problem ky që lidhet me komunizmin, apo me socializmin real, një temë që del jashtë caqeve të këtij shkrimi.

Për të qënë më të saktë, duhet të mos harrojmë se një pushtet i tillë, qe përjetuar edhe një herë më parë, në atë që njihet si “Komuna e Parisit”, (28 mars – 28 maj 1871), ku realisht në pushtet ishin masat e popullit, por që e pati jetën shumë të shkurtër dhe tashmë i përket Historisë, si dhe Revolucioni i Tetorit, për të cilin po flasim. E vlen të theksohet edhe diçka tjetër. Gjatë Komunës së Parisit, frymëzuesit e saj, themeluesit e Socializmit Shkencor, siç i kemi njohur ne në shkollë, Marksi dhe Engelsi, ishin akoma gjallë, por në vend që të gjendeshin atje, në Paris, e të udhëhiqnin revolucionin e frymëzuar prej tyre, ata e ndoqën atë nga jashtë. Më pas, ata do ta analizonin e kritikonin atë, por tashmë qe vonë. ( Sa për kuriozitet: Në Tiranë është një rrugë që mban këtë emër ).

Dhe ja tani ne po përjetojmë 100 vjetorin e asaj ngjarjeje, që siç thamë, tronditi Botën. Për këtë përvjetor, kanë filluar të botohen prej kohësh shkrime e studime, nga analistë e autorë të tjerë me autoritet; janë organizuar konferenca akademike e lloj-lloj tubimesh të tjera. Lexuesi kureshtar, me një klikim në Internet, gjen me qindra në mos dhe me mijëra burime informacioni, për gjithë sa thamë më sipër. Unë po përpiqem, si përherë në shkrimet e mija modeste, ta shoh atë në një përjetim thjesht personal.

Nuk e di se si do të përkujtohet kjo ditë në Rusi, pse jo dhe në vendin tonë, por mund të them me bindje se si do të përkujtohej ajo sikur të mos kishin ndodhur ngjarjet epokale të fund-shekullit të kaluar që sollën pluralizmin, shembën Murin e Berlinit, shpërbënë Bashkimin Sovjetik dhe shënuam fillimin e një epoke të re. Përgatitjet për ta festuar atë sa më madhërishëm, do të kishin filluar prej kohësh. Propaganda për sistemin e ri, që e pat zanafillën në atë nëntor historik, do të kishte një kreshendo të ndjeshme duke kulmuar me parada ushtarake e manifestime madhështore, në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tek ne, sigurisht po të mos ishim prishur me Hrushovin. Por ja që ngjarjet rrodhën siç nuk ishin parashikuar dhe sot, ky 100 vjetor i atij Revolucioni që “tronditi Botën”, po përjetohet krejt ndryshe.

Për hir të së vërtetës, duhet pohuar se sistemi komunist, që e pati zanafillën tek ai revolucion, kishte konsoliduar një shtet apo diktaturë aq të fuqishme, sa që vështirë të mendohej se mund të vinte një ditë e të përmbysej. Këtë nuk e them unë, por e pohojnë gati të gjithë ata që janë marrë me problemet e Bashkimit Sovjetik e të vendeve të Europës Lindore. Unë nuk do të isha i sinqertë me lexuesin po të thosha tani se e prisja një dështim të tillë. Ne, me kohë e patëm kuptuar se në zhvillimet tona kishte diçka që nuk shkonte, por as që na priste mendja se ai sistem edhe mund të merrte fund një ditë, siç e meritonte, nga që laku në qafën e popullit kishte arritur aty ku nuk mbante më, qoftë për nga ekonomia që kishte rënë në kolaps të plotë, ashtu dhe për nga liritë e munguara, një luks i harruar prej kohësh tek ne. Keq na vinte, por s’kishim se ç’të bënim. Kishim krijuar bindjen se ai qe fati ynë dhe po e përballonim atë realitet të përçudnuar në heshtje.

Por, në të tilla përfundime nuk ishim të vetmit. Bashkimi i ashtuquajtur i lavdishëm Sovjetik, tashmë ishte kthyer  në një superfuqi që vështirë të të shkonte në mendje se mund të shkërmoqej ndonjë ditë.

Kjo situatë apo dhe bindje vazhdoi deri në fund të viteve ’80, të shekullit të kaluar. Gorbaçovi, me Perestrojkën dhe Gllasnosin, krijuan një klimë krejt të re. Të krijohej përshtypja se sistemi komunist edhe mund të mbijetonte në ndonjë formë më njerëzore, siç u përpoq në Çekosllovaki i ndjeri Dubçek,  e që e pagoi aq shtrenjt. Por, siç e dimë, as ky supozim nuk u realizua.

E thamë dhe më lart se Bashkimi  Sovjetik apo dhe satelitët e tij, kishin mundur të paraqisnin një pamje të gënjeshtërt të realitetit të ashtuquajtur socialist. Në ato vite nuk kishte Internet dhe mjete të tjera të komunikimit e informimit masiv, si tani. Nga ana tjetër, diktatura e ashtuquajtur e proletariatit qe ndër më të tmerrshmet që kishte njohur historia. Por, për hir të së vërtetës, duhet pohuar se jo të gjithë mendonin kështu. Realiteti, shifrat dhe faktet tregonin krejt të kundërtën e asaj që propagandohej me aq bujë. Pikërisht në këto vite, u botua libri i Sbignev Brzezhinskit, “Dështimi i madh, Lindja dhe vdekja e Komunizmit në shekullin e Njëzetë”. (  Zbigniew Brzeziński: “The Grand Failure: The Birth and Death of Communism in the Twentieth Century)

Ia vlen të ndalem pak më gjatë tek ky libër, që, për hir të së vërtetës, ishte dhe shtysa kryesore e këtij shkrimi. Mua më ra në dorë vetëm pak kohë pas botimit, falë një kolegu të Institutit të Studimeve M-L, ku punoja në atë kohë, aty nga fundi i viteve ’80, të shekullit që lamë pas. Librin e lexova me një frymë dhe e skedova gjithë interes, sa nga faktet e të dhënat bindëse që jepte, aq dhe nga mënyra e të shkruarit. Për temën që po shtjelloj, mund të citoja faqe të tëra për të përligjur vlerësimin tim për atë libër e sidomos për autorin e saj. Për mua ai ishte një nga mendimtarët gjenialë që jetonin akoma. Ai kishte urrejtje të madhe për komunizmin dhe, ndryshe nga shumë kolegë të tij në universitete apo dhe në Partinë Demokratike amerikane, ai nuk pati asnjë iluzion për Bashkimin Sovjetik. Me shifra dhe fakte ai tregonte dështimin e komunizmit, si një sistem shoqëror utopik por që në të vërtetë qe një diktaturë e egër, ndofta e pakrahasueshme me të tjerat. Me argumenta bindëse ai vinte në dukje se regjimi që u vendos në Rusi pas Revolucionit të Tetorit, nuk kishte thuajse asgjë të përbashkë me teorinë marksiste për pushtetin e dalë nga populli e në shërbim të tij. Autori, me të dhëna konkrete ballafaqon realitetet e dy superfuqive të kohës, Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, përmes të cilave lexuesi, pa pasur nevojë për asnjë koment, e kupton se kush po jeton më mirë apo, për të qenë më të saktë, kush arrin të gëzojë e të shijojë të mirat materiale e kush i siguron ato përmes stërmundimesh raskapitëse në sasira e cilësira shumë më të ulta. Dhe vetë Hrushovi nuk e fshehu habinë kur u përball direkt me arritjet e sofistikuara teknologjike në Amerikë.

Fenomeni komunist, thekson ai, përfaqëson një tragjedi historike. Në analizë të fundit, politikat marksiste-leniniste buronin nga një keqinterpretim i historisë dhe nga një keqkonceptim fatal i natyrës njerëzore. Ai nuk mundi të marrë parasysh etjen bazë njerëzore për liri individuale, për vetëshprehje artistike dhe shpirtërore.

Por, ajo që më bëri më shumë përshtypje e m’u ngulit si thikë në mendje qe parashikimi i tij gjenial, se ai sistem, shumë shpejt, do të merrte fund. “Parashikoj një skenë të tillë, – shkruan ai, – që më 2017, 100 vjet pas Revolucionit Bolshevik, të hapet në Moskë, atje ku është Mauzoleu, një ekspozitë e përhershme: “100 vjet të humbura kot! 50 milion jetë të humbura kot!”.  Ky qe për mua një pohim tronditës, se ne akoma, siç thashë më lart, nuk besonim se do të ndodhnin ato që ndodhën. Edhe pse të gjithë e kuptonim se rruga ku kishim hyrë qe një katastrofë e vërtetë, prapë na dukej se sistemi do të mbijetonte, qoftë edhe duke u zvarritur. Nuk besoj se po shpreh vetëm mendimin tim. Madje dhe vetë Brzezhinski vë në dukje se “kriza përfundimtare e komunizmit bashkëkohor historikisht është dhe më dramatike, pikërisht për shkak të fillimit të saj të befasishëm”. Në libër tema e komunizmit trajtohet gjerësisht e në disa plane. Ai ndalet dhe tek zhvillimet e pas-Luftës së Dytë Botërore kur Bashkimi Sovjetik ua imponoi atë sistem/regjim shumë vendeve të Europës Lindore, përfshi dhe vendin tonë. “Është fakt, – shkruan ai – se asnjë regjim komunist nuk e mori kurrë pushtetin si rezultat i vullnetit të popullit të shprehur lirisht”. Në renditjen që bën përsa i përket totalitarizmit, Shqipërinë e vendos të parën.

Libri në fjalë ndikoi ndjeshëm tek unë dhe për këtë i jam shumë mirënjohës autorit të tij i cili ndërroi jetë më 26 maj të këtij viti, vetëm pak muaj para 7 nëntorit dhe nuk arriti të përjetonte apo edhe të gëzonte atë që kishte parashikuar rreth 30 vjet më parë.

November 9, 2017 11:37
Komento

19 Komente

  1. HAMDI TOBLI November 9, 13:14

    Nje nder aresyet pse u shemb komunizmi eshte se ne institute te tilla te quajtura (m-l) punonin njerez te tille si puna juaj,te cilet nuk kishin asgje te perbashket me komunizmin dhe as teorine marksiste -leniniste. Sa per komunen e Parisit ne ate kohe Marksi qe shprehur : “..Komunaret sulmuan qiejt “

    Reply to this comment
    • Ari November 10, 15:04

      Të gjithë revolucionet janë terror dhe komuna e Parisit qe terror i një grupi për të grabitur të tjerët…
      Iken disa të padrejtë dhe erdhen disa kriminele

      Reply to this comment
  2. Arberia November 9, 13:41

    Shpertheu revolucioni i Tetorit 1917, u krijuan shtetet e demokracive popullore) te cilat ndikuan ne rritjen e sherbimeve sociale sipas te ardhurave ne SHBA (pa permendur shtetet e tjera te botes), ku shtresat e varfera dhe ne nevoje i marrin falas te gjitha sherbimet shendetesore, arsimore, shoqerore etj. Qe nje pervoje e veshtire per popujt qe kapercyen shekujt e prapambetejs feudale, por nuk shkoi cdo gje kot. Te gjithe popujt do te kalojne ne spiralen historike te zhvillimit te njerezimit.

    Reply to this comment
    • Nausika November 9, 17:37

      O Arbëria, leri llafollogjite e mëdhaja..
      07 Nëntori është data e lindjes së shtetit diktatorial të kohës moderne. Demokracitë e këtyre vendeve akoma nuk e kanë marrë veten nga eksese i asaj diktaturë…
      se njerzit harruan se çdo të thotë të jeshë individ…u bënë si milingonat…
      Në Rusi jane vrarë e kanë vdekur me shume nga diktatura komuniste sesa nga lufta e dytë botërore dhe ju këtë nuk e përmendni fare, po na tregoni ato statistikat e propogandes socialiste..
      Sipas gazetave ishim në me te lumtur e botës, ndërsa në vuanin nga urija, apo nuk kemi jetuar në Shqipëri, apo keni qenë ambasador në kohën e diktaturës?!
      Akoma më mashtrime?

      Reply to this comment
      • Arberia November 10, 00:42

        Mos jeni gje ruse qe i ditkeni statistikat e vrasjeve kaq me kopetence? Pse nuk shkruan per vrasjet ne periudhen 27 vjecare te Demokracise ne Shqiperi? Une kam jetuar dhe jetoj ne Shqiperi dhe koha me e lumtur e jetes dhe familjes sime kane qene vitet e ndertimit te shoqerise socialiste, kur ishin te gjithe te barabarte dhe pensionistet jetonin njelloj si zoterinj.

        Reply to this comment
        • Nausika November 11, 07:12

          O Arbëria,
          statistikat i kam nga mediat gjermane!
          Në se vitet më të lumtura i paskeni pasur në kohën e diktaturës më kufij të mbyllur, (sepse tani është një diktaturë më kufij të hapur), kur Shqipëria ishte burgu i Ballkanit e njerëzit vriteshin, pushkatoheshin e internoheshin pa shkak, kjo flet shumë për ju Arbëria!
          Sa për barazi, ajo nuk ka ekzistuar asnjëherë…
          Paskeni qenë i lumtur kur ne vuanin urije?
          Dmth paskeni ikur se keni mbështetur, një diktaturë..
          A mos keni qenë nga ata të ministrisë së brendëshme?

          Reply to this comment
      • Mira November 10, 15:01

        Nausika,
        Ashtu është…këto zbukuruesit që mbajtën në këmbë rregjimin komunist, po na numërojnë anët “pozitive”të revolucionit të Tetorit, që ishte shteti i parë terrorist i kohës moderne, dhe nuk llogjikojne, se terrori asnjëherë nuk ka gjë pozitive…si dhe ky Clausi i neveritshëm si dhe ky Deda, që ka gabu vend…ka shku ne Amerike dhe jo në Korenë e Veriut.

        Reply to this comment
    • Beni November 11, 07:32

      Ore Arbëria, ti je ai mësuesi nga Dëngëllia, qe ke shkuar në Kanada, se nuk janë shumë këta idiotët si ty. Shkruan me sinonime te ndryshme.
      Po pse nuk ke shkuar në Korenë e Veriut, o spiun, po ke shku në Kanada?
      O Guri i Naimit, o korcari pa karakter?
      Ke ikur…po hajde ore apo ke fut njerëz në burg e ke frikë?

      Reply to this comment
  3. Claus November 9, 15:29

    Ja dalin dhe pleqte e matufjepsur per tu bere moderne dhe te kohes, kur suksesin me te madh te jetes se tyre e paskan patur se paskan lexuar Brezhinskin ne menyre “ilegale” ne fund te viteve `80, sepse nje shok qe punonte po ashtu ne institutin M-L ja paska dhene ate liber ne koenfidence te plote dhe…u ndricuan.

    Po pensionin per kete muaj e ke marre?
    Po a nuk te vjen pak turp per ate pension qe merr, sepse ate nuk ta ka dhene Brezhinski, por ka dale nga ai sistem per te cilin kushedi se cfare ke rrokanisur me vite te tera ne zyrat e atij Instituti.

    Per mua ishte dhe ka qene absurd qe shumica e sojit tuaj te beni teori M-L, teori qe e zhvillonit edhe me eger se vete bolsheviket e Leninit. Nuk mund te filozofonit ju, te dale nga bodrumet feudale te kohes. Nese nuk do te kishte rene ai sistem ju, si karkalece do te vazhdonit te shkruanit libra per shkolla dhe te benit konferenca shkencore per dialektiken materialiste dhe mesimet e M-L si teori e pavdekshme dhe largpamese, si busull orientuese per cdo shoqeri.

    Po me ate pune qe ke bere ne ate kohe merr ato ilacet per tension a per zemer, ne ate vend qe sot ze vendin e pare ne bote per marrje medikamentesh.

    Po c`te flasesh me ju! Vjen Enver Hoxha ne pushtet beheni enveriane te pameshirshem. Vjen Sali Berisha ne pushtet lexoni Brzhinskin dhe ju le me goje hapur nga profecite e tij.
    Mund te vije kush mund te vije ne pushtet, qofte dhe al Bakri I shtetit islamik, ju perseri ketu do t`ju kemi duke na bere frazeologji se sa gabim paskemi menduar me pare me Enver Hoxhen e Sali Berishen dhe sa lavdiplote na qenkan teorite islamike te al Bakrit!

    Shkurt jeni lloj kaviesh qe vetem atje, ne ate vend i gjen. Keni nje gen te vecante qe natyra ju ka dhene duke ju lene ne prapambetje te thelle.

    Per dijeni o ish- M-L ai ndryshim sistemi solli ne tere boten nje mendim dhe gjykim te ri ne shoqeri. Perendimi u be dhe me njerezor, me social, me i hapur. Ne vitet `68 rinia perendimore hapi horizonte te reja ne shoqeri dhe ne tregun e punes. Mireqenia e asaj kohe u arrit vetem dhe vetem nga konkurenca e dy sistemeve. U rriten rrogat dhe pensionet. U rriten te ardhurat, njerezit blenin pa teklif shtepi dhe vetura, kalonin lejet ne cdo cep te globit. Votonin grate ne zgjedhje, kur me pare as qe mund te mendohej.
    E kupton o Andon?

    Po more Andon, po sikur te mos ekzistonte ai sistem e di ku do te ishe ti sot?
    Kushedi nga gerxhet e Vlores duke kenduar ison e Melonashit te Laberise. Po ja qe te erdhi nga gerxhet besniku Hysni dhe ju coi ju po te ardhur nga gerxhet per studime ne BS, per te zene me vone nje qoshe ne Institutin e Nexhmije Hoxhes.

    Dhe ne fund te le pa mend Brezhinski me librat e tij!
    Nuk pati stacion perendimor TV te mos jepte emsione per kete 100-vjetor. Po ju ju kane lene dhe syte dhe veshet dhe beni sikur keni kuptuar dhe analizuar me kohe deshtimin e sistemit.
    Kapitalizmi I viteve 60-70 pati shume arritje sociale. Ja tani me permbysjen e sistemit sovjetik, po te pyes, a eshte bere kapitalizmi me njerezor?
    Aspak perkundrazi. Po c`te flitet me ju?
    Ju ju kapi fati qe koha solli Hoxhen ne pushtet dhe u bete historiane dhe filozofe te kohes.

    Tani Andon, eshte me mire te mos merresh me shkrime bajate se as te nderojne dhe as kthjellon njeri. Rrini ne ate qoshen tuaj, merrni ato tablet adalati dhe buscopani, shiko mos ke ndonje edeme ne kembe se koha nuk ecen me ju. Dhe ju nuk keni ecur kurre me kohen. Puna juaj ka qene te benit demagogji dhe hipokrizi dhe te merrnit ate 8 mije lekesh qe per ate kohe ishte teper shume, kur nje punetor merrte sa gjysma juaj, mos edhe me pak.
    Atehere nuk e ngritet zerin, tani i tregon shqiptarit qe ai pervjetor nuk tronditi boten!

    Dhe ne fund autori i paska qene mirenjohes Brezhinskit qe i rendon mbi supe fuci gjaku si keshilltar presidentesh amerikane ne kohet qe eshte derdhur aq shume gjak kudo ne bote.
    Shendet Andon!

    Reply to this comment
  4. Nausika November 9, 17:37

    O Arbëria, leri llafollogjite e mëdhaja..
    07 Nëntori është data e lindjes së shtetit diktatorial të kohës moderne. Demokracitë e këtyre vendeve akoma nuk e kanë marrë veten nga eksese i asaj diktaturë…
    se njerzit harruan se çdo të thotë të jeshë individ…u bënë si milingonat…
    Në Rusi jane vrarë e kanë vdekur me shume nga diktatura komuniste sesa nga lufta e dytë botërore dhe ju këtë nuk e përmendni fare, po na tregoni ato statistikat e propogandes socialiste..
    Sipas gazetave ishim në me te lumtur e botës, ndërsa në vuanin nga urija, apo nuk kemi jetuar në Shqipëri, apo keni qenë ambasador në kohën e diktaturës?!
    Akoma më mashtrime?

    Reply to this comment
  5. Poshte diktaturat te majta e te djathta November 9, 17:40

    Anton Dede,
    Ata që duan t’a përkujtojnë, le të shkojnë tek Kimi i Koresë e jo të na shkruajnë nga Amerika, se sikur bie erë hipokrizi…

    Reply to this comment
  6. Sa ka me si këta gjelbesira? November 9, 20:31

    I Andon Dede,
    Po jeton si parazit në Amerike me paratë që paguajnë atje ata që punojnë e që paguajnë taksa, o hale e ndyrë komunist…
    Te mbyttë buka e kapitalizmit…

    Reply to this comment
  7. HAMDI TOBLI November 9, 21:36

    Cfare shendeti i uron Andonit ! Ai sot eshte si mumje. Si mumje qe flet .

    Reply to this comment
    • Adi November 10, 15:06

      O Hamdi,
      Po pse bie kaq poshtë kjo gazeta”Dita”…këtë nuk kuptoj..
      Ka plot të tjerë që shkruajnë ore ku i gjen këta si Dede?!

      Reply to this comment
  8. spectrum November 10, 23:07

    Revolucioni I tetorit nuk kishte asgje te perbashket me marksizmin ishte nje sistem qe ishte programuar te deshtonte qysh ne fillim sepse nuk respektoi as doktrinen per te cilen betohej qe ndiqte

    Reply to this comment
  9. Malo Mokra November 11, 01:58

    OAndon Dede, o miku im, e lexova me vëmëndje shkrimjin tënd, por edhe komentet dhe jam dakord pa asnjë mëdyshje me komentuesit Claus e Hamdipa nënvlerësuar edhe te tjerët që kanë paraqitur nivelin e shpirtin e tyre siç e kanë. Përveç sa shkruajnë komentuesit seriozë do të thosha se shkrimi yt ështe shumë poshtë nivelit të një ishpunonjësi “shkencor” të një institute dhe tërësisht i turpshëm për ty. Do të të pyesnja:
    1. Kur ti Andon ishe vetvetja, kur ishe në Institutin e ML dhe paguheshe nga lekët e popullit shqiptar apo tani që sillesh nëpër Nju Jork e SHBA dhe ushqehesh me lekët e taksapaguesve shqiptarë e amerikanë. Atëherë i bënje hyzmet atij që të paguante kurse tani këtij që të mban e ushqen ose thënë popullorçe shqiptarçe për “ dike” se “leh atje ku ha”, por ai është katërkëmbësh e ti qënie njerëzore e ndërgjegjëshme, por kur ke qënë qënie e ndërgjegjëshme shoqërore kur punonje në institutin e ML apo tani që je një pënsionist në vendin tënd e një i pagueshëm me pension social në SHBA, apo i ke shërbyer edhe atëhere këtij të fundit- gjë që nuk mundem ta besoj’ por ti asnjëherë nuk ke qënë e nuk je vetvetja, i vërteti dhe dukesh sikur i ngjan në shumë shërbëtorit të dy zotërinjve, atij që të paguan më shumë.
    2. Që të analizosh socializmin duhet të kesh një kokë të madhe plot me tru të vlefshme por ka edhe disa kërkesa apo parime themelore si:
    – Analiza duhet të fillojë nga themeli dhe duke i paraqitur startet të barabarta për dy sistemet që matesh ti krahasosh.
    – Duhet të paraqesish gjendjen reale të dy sistemeve në kohen e startit të garës + peripecitë e kaluara vitet e para nga lufta me klasat e përmbysura dhe ushtritë e tyre të përkrahura nga kundërshtarët e sistemit që erdhi në pushtet më Revolucionin Soc. të Tetorit..
    – Krahasimi duhet të behet duke shënuar ndryshimet-ecuritë tekniko-shkencore dhe ekonomike në vazhdimësi gjatë gjithë periudhës së garës duke shënuar ku ishin dhe ku arritën, çfar ndryshimesh-ecurish bëri njëri dhe tjetri garues dhe me çfar burime ekonomike. Sa per dijeni, atë muzeumin e 100 vjetorit që përmend në shkrim, Rusët e kanë patur dhe quhej ekpsozita e zhvillit ekonomik pansovjetik që fillonte nga parmenda e punishtet primitive që gjeti sistemi socialist i ardhur në pushtet deri tek fluturimet e para në botë në kozmos dhe me kosmonautin e pare Juri Gagarin e tej. Edhe aktualisht me gjithë thashethemet për renie, ka akoma epersi në fluturimet e suksesëshme në kozmos dhe ngelet një superfuqi e padiskutueshme, megjithë bllokadat kapitaliste të vazhdueshmë që përballon.
    – Jam i sigurtë se në se vihen në ballancë ndryshimet dhe ecuritë si dhe përparësitë e sejcilit sistem por edhe ndikimin e ndërsjelltë që ata paten midis tyre do të arrish në konkluzione të sakta e krejt të kundërta më ato që ke paraqitur në shkrimin tënd paçavure.
    – Nuk duhet harruar kurrsesi faktet e njohurëa botërisht se BS e vendet socialiste të Europës pësuan edhe shkatërrimet katastrofike nga bisha fashiste në Luftën e Dytë botërore ku paten e mbajtën peshën kryesore por dhe luajtën rolin kryesor në shkatërrimin e makinës gjigande luftarake fashiste. Heroizmi deri në vetmohim i popujve soivjetikë e vendeve ishsocialste ishte e do mbetet i pashëmbullt në historinë botërore të popujve/ E filluan nga zero (0) edhe njëherë pas asaj lufte të madhe patriotike e shkatërrimtare dhe arriten atje ku arriten, që B.S. e Kina komuniste të bëhen superfuqi nga hiçi ku u nisën dhe sot janë konkurentë të SHBA-së, që ka qënë larg luftës e të padëmtuar nga asnjë luftë dhe që ka shfrytëzuar e shfrytëzon edhe sot vende të tjera të pushtuara prej saj.
    – Mos harro, i nderuar Andon edhe gjysëm-shtetin e vogël të Koresë së veriut që nga sistemi komunist ka arritur sot të përballet pa u trembur me supergfuqinë më të madhe të botës ShBA dhe qëndron sido e izoluar eërrsisht nga të gjitha anët.
    – Mos harro ecurinë e Kinës, Rusisë dhe Koresë së Veriut, të ardhura nga hiçi në sistemin socialist dhe sot janë tre superfuqi të lindura e dala nga sistemi i sharë socialist në kohën e sotme, që nuk mund ta injorojmë në se kemi sado pak mend në kokë.
    – Ështe vërtetë që vendet sihsocialiste edhe kanë vuajtur nga diktaturat e proletariatit sepse dihen dihen qëllimet e detyrat e tyre sidomos nga Ju që keni studjuar e keni njohur shkencën M-L, por ama, në ato vende nuk ka patur Kampe përqëndrimi si ato të nazizmit e as Guantanamo apo burgje famëkeqe si ai Abugraid etj dhe as Vietnam i Jugut, Pakistan etj.
    – Mos harro gjithashtui shoku Andon, dëmet kolosle që pësuan vendet ish socialiste përfshi edhe vendin tonë që akoma nuk po e merr veten, nga ndërrimi i sistemiti gjithmonë nën ndikimin e drejtimin e SHBA dhe satelitëve të saj.
    – Nuk mund të injorohet edhe fakti i pranuar nga ShBA i harxhimit të miliardave për shkatërrimin e sistemit komunist-socialist.
    – Gjithashtu mos harrojmë se BS u shkatërrua e përmbys pasi në krye të tij dhe vendeve të tjera ishsocialiste erdhën trockistët si Hrushovi e pasuesit e tyre, shërbëtorë të kapitalizmit dhe e sabotuan atë system me paret e SHBA dhe satelitëve të tyre.
    – Nuk mund të injorohen as krizat e vazhdueshme të kapitalizmit sidomos këto vitet e fundit.
    O shoku Andon, ti ke pas kënë një burrë i nderuem kur ishe punonjës i atij Institutit, ndërsa tani je një pensionist me dy pensione dhe nuk i bën hyzmet jo atij që i ke shërbyer gjithë jetën tënde, por atij të fundit. Por jo pa dinjitet se vlerat e njeriut maten nga dinjiteti, qëndrimet e niveli që përfaqësojnë. Gjërat duhen parë në komplex dhe jo përciptazi e bardh e zi si shërbëtor i oborrit ku jeton se kështu veten nuk e nderon o shoku dhe miku ynë Andon.
    Së fundmi një këshillë miqësore: “ Ose shkruaj me dinjitet e nivelin që të takon ose mos shkruaj fare.
    Paç shëndet e jetë të gjatë që të shohish edhe më tej ecurinë e jetës së bashkatdhetarëve e miqve të Tuj kudo qofshin. Ka një gjalë të vjetër popullore që e kemi mësuar që në mësimin e abetares unë e ti dhe bashkëmoshatarët tanë: “ Njeriu plaket duke nxënë” ose “ Sa të rrosh, do mësosh”. Kemi edhe pak kohë që të rrojmë e të mësojmë nga jeta në se do kemi mendjen në vend.

    Reply to this comment
  10. Nausika November 11, 07:26

    O Arbëria,
    statistikat i kam nga mediat gjermane!
    Në se vitet më të lumtura i paskeni pasur në kohën e diktaturës më kufij të mbyllur, (sepse tani është një diktaturë më kufij të hapur), kur Shqipëria ishte burgu i Ballkanit e njerëzit vriteshin, pushkatoheshin e internoheshin pa shkak, kjo flet shumë për ju Arbëria!
    Sa për barazi, ajo nuk ka ekzistuar asnjëherë…
    Paskeni qenë i lumtur kur ne vuanin urije?
    Dmth paskeni ikur se keni mbështetur, një diktaturë..
    A mos keni qenë nga ata të ministrisë së brendëshme?

    Reply to this comment
  11. Beni November 11, 07:34

    Ore Arbëria, ti je ai mësuesi nga Dëngëllia, qe ke shkuar në Kanada, se nuk janë shumë këta idiotët si ty. Shkruan me sinonime te ndryshme.
    Po pse nuk ke shkuar në Korenë e Veriut, o spiun, po ke shku në Kanada?
    O Guri i Naimit, o korcari pa karakter?
    Ke ikur…po hajde ore apo ke fut njerëz në burg e ke frikë?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*