Një pjesë e Tokës në kufijtë e Sistemit Diellor!

May 8, 2016 09:40

Një pjesë e Tokës në kufijtë e Sistemit Diellor!

Kometa C/2014 S3/Panstarrs mund të jetë një fragment i Tokës që është larguar në kufijtë e Sistemit Diellor, ku mbyllet memorja e historisë kur Toka po lindte, bashkë me planetet e Sistemit Diellor.

Ky trup qiellor bënte pjesë në atë përzierje të materialeve që gjendeshin në atë kohë në embrion të sistemit planetar, por më pas orbita e tij është devijuar duke e dërguar atë në zonat më ekstreme të sistemit. Ky zbulim i publikuar në revistën Science Advances, është falë një grupi të Universitetit të Hauait të koordinuar nga Karen Meech.

Studiuesit kanë verifikuar se ky trup antik prej guri është një arkiv i vërtetë kozmik, i mbetur për një periudhë të gjatë në kufijtë e Sistemit Diellor, në mjegullpn e Oort, dhe i paralizuar nga ambienti i shumë i ftohtë.

Studiuesit e kanë vëazhguar dhe analizuar kometën me “Very Large Telescope” (VLT) të Observatorit Jugor Evorpian (ESO) dhe me teleskopin CFH (Canada-France-Hawaii) dhe vunë re se nuk kishte bishtin karakteristik të kometave të tjera që vijnë nga kufijtë e Sistemit Diellor, që krijohet kur afrohen shumë me Diellin.

May 8, 2016 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim