“Një popull i shitur-një popull i blerë!”

October 30, 2017 11:33

“Një popull i shitur-një popull i blerë!”

Monika flet drejt,

nuk i bie anës:

“E vetmja detyrë,

rrëzimi i Ramës!.”

 

Jam naiv e pyes,

dhe jo për shaka:

“Si do ta rrëzoni,

gjithë atë bina?!..”

 

Si do ta rrëzoni,

s’pyes vetëm unë,

Rama Number Dy,

s’ka filluar punë!

 

Punë e parë që bëhet,

kur ndodhin rrëzimet,

nisin numërohen,

një nga një dështimet!..

 

S’rrëzohet njeriu,

akoma pa nisur,

kur as edhe një punë,

ende s’është bitisur?!

 

Domethënë që jemi,

ende në fillim,

dhe nuk mund të flitet,

për asnjë dështim!

 

Në këtë kuptim,

nuk ka as zhvillime,

të durojë pak,

opozita trime!..

 

Edhe Tit Vasili,

duhet të durojë,

popullin ta zëjë,

sa më pak në gojë!

 

Thirrjet për revoltë,

s’kanë për të ngjitur,

se sipas jush kemi,

një popull të shitur!

 

Një popull të shitur,

një popull të blerë,

sipas jush-nga Rama,

u ble këtë herë!

 

Biles sipas Monës,

që flet me inat,

Rama s’ka të tijin,

as dhe një mandat!

 

Këtë e ka thënë,

edhe Tit Vasili,

se e vërtetoka,

dhe Moisi Habili!

 

Birbo trafikanti,

që është përgjuar,

gjithë Shqipërinë,

keq ka ngatërruar!

 

Shpejt e shpejt u ngritën,

kurthe edhe prita,

me fjalët e tij,

lufton opozita!

 

Si mund të mbështeten,

Mona-Lulëzimi,

kur një trafikant,

kanë pikë referimi!

 

Dhe gjithë sa ka thënë,

ky i degraduar,

quhet e vërtetë,

super e kulluar!

 

Opozitë mavrinë,

e ka zënë flama,

se me këto profka,

nuk rrëzohet Rama!

 

Rrëzimi i Ramës,

duket si kushtrim,

po është realisht,

vetëm një aktrim!

 

Është si punë aktrimi,

por pak i paparë,

siç është kërcënimi,

me tërheqje zvarrë!

 

Ndaj dhe mos e merrni,

me kaq të përpjekur,

ty mund të të hahen,

por fiqtë s’janë pjekur!

 

A. Duka

October 30, 2017 11:33
Komento

5 Komente

  1. Populli October 30, 12:59

    Rama nuk rrezohet, Rama do bjere vete,
    porsi ra Ramizi ne vitet ’90
    me rrena e perralla diten per diell,
    varferia ne popull ka vajtur ne qiell,
    edhe Ramizi dikur ashtu kujtonte,
    se me rrena popullin do ta mashtronte,
    me “do hame dhe bar” e perralla tjera,
    prit te vije dimri, prit te shkoje vera,
    dhe Rama me rrena kerkon ta kaloj,
    me ministra gjytyrym, katran me boj,
    me premtime me shifra kot me kot,
    popullit plot rrena perdit po i thot,
    varferi ne popull ka arritur majen,
    popullit ky Rama i kujton murtajen,
    komunizmin deshtak qe mburrej me kot,
    kur triska-talloni ishin fuqiplot,
    edhe sot lista neper dyqane plot ka
    shumic e ketij populli, komplet fukara,
    shpresa ka mbaruar, durimi po soset,
    si dikur Ramizi, Ed Rama krekoset,
    iso i mbajne ca kodoshe mediatike,
    pellitjet e Rames, i duken muzike,
    Rama si Ramizi do te shkoj per lesh,
    kete or Duke, mbaje vath ne vesh.

    Reply to this comment
  2. Shahisti October 30, 13:56

    O bejtexhi, po ti ku e fut vehten tek te shiturit, apo tek te bleret?

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K October 30, 18:18

    Populli kur u ngrit rrezoj diktaturen ma te fort te Europes more dikur spiun ,sot nje servil.

    Reply to this comment
    • shqipe October 31, 01:37

      Tri shurdhjesat e salehut,
      Marku,popla,shahist skuthi…
      Qe te tre, krimba te pleut,
      ushqim per partin e shqupit!…

      Reply to this comment
  4. tomsojeri October 30, 20:50

    I madhi Arben ! Me bukur e paster ska ku shkon ! Te luftosh sot me kte klas te re politike mbushur me hajdut e kriminel esht si te luftosh me mullijt e eres ! Shikoni si hidhen ne “fushen e Betejes” ftyra te peshtira e spo kursehen as grat ma !
    O shahist ,mos ja drejto kte pyetje poetit se esht i fundit i “shituri” dhe i pari qe te pakten thot ate qe duket e ate qe shohim te gjith ne te shiturit !Por dua te shtoj fjaleve te tij, se jemi popull i percar dhe indiferent ,qe na mungon solidariteti e shkojm e i lepihemi cdo dore qe na nderet ,qe na tall dhe byth e ksaj injorantes , qe na doli ne sken e spo di ku te hidhet e te lidhet ! A ka me turp e zi ??? Po mir o ‘populli” qe ke mar nje emer aq te madh ,na thuaj pra kush mundet te caj kte beton hjdutokriminelesh qe kan pushtuar “TY” !!Si mundet te clirohet ky popull qe akoma esht i ngroht vendimi i tij per te gjetur shpresen e shpetimit dhe shiko cfar behet !! Kush pra kerkon te rezoj Edi Ramen ???? Kush ???Fakti qe po ciret “lojtarja e re” e po senjejtes skuader qe esht aq e perfolur biografia e “pallatit” ku ben pjes, a nuk te con te mendosh ndryshe ??? Ksaj i thon te cohet ujku te na bej moralin e qingjit paturpesisht ,te a plas paftyrsin e saj ftyres son a thua se jemi derra !
    Cesht ky nxitim e padurim te kerkosh permbysjen e nje qeverie sapo doli nga zgjedhjet ??? Pikerisht kjo duhet neve te na zgjoj e te shpresojm, se nese ky konflikt nuk esht teater, ateher “ka leper ferra” …dhe mir apo keq ,passi hengrem gati 30 vjet ,hajni ,korupsion ,degjenerim ,tradhti dhe krim ,le te durojm dhe pak e ktu bashkohem me ty i nderuar poet i ktij populli ,zeri i ktij populli …
    RESPEKTE…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*