Një popull me të cilin elita politike është tallur pamëshirshëm për kaq kohë dhe të cilit i afrohet si alternativë po i njëjti moçal, ose e konsideron votën “të shitshme”, ose e planifikon për kë e dëmton më pak

April 3, 2021 09:55

Një popull me të cilin elita politike është tallur pamëshirshëm për kaq kohë dhe të cilit i afrohet si alternativë po i njëjti moçal, ose e konsideron votën “të shitshme”, ose e planifikon për kë e dëmton më pak

Nga Edona Llukaçaj

Tashmë që fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ka disa ditë që ka filluar zyrtarisht, duket se forcat politike në vend i kanë dhënë betejës së tyre një tjetër dimension.

Kur i dëgjojmë të flasin, me bindje e duke përdorur këmbë e duar, eksponentët dhe sidomos liderët partiakë, gati gati e besojmë atë që thonë. Sigurisht po të mos i njihnim. Me raste bile na mbushet mendja se edheata vetë i besojnë thesit të vet të premtimeve.

Udhëheqësit e partive të vogla, që mbahen me të madh, në prezantimet e veta veçse riprodhojnë me fjalë të tjera refrenin “ne të vegjël jemi, por pa ne në poste kyçe s’ka qeveri më 26”, haptazi të inspiruar nga një grusht atipik që ka “bërë ligjin” jo për pak kohë në këtë vend.

Si duket prej kritikave për apati dhe pasivitet të thellw, kryeopozitari brilant nga flokët është aq entuziast në shpalljen të tijën të çdo arritjeje të largët, sa nuk do qe habi e madhe po të deklaronte se edhe flamurin Ismail Qemalit ia pati mundësuar ai dora vetë për ta ngritur në Vlorë.

Kryetari i qeverisë, që për të gjitha premtimet e parealizuara fajin ia ka ose tërmeti, ose pandemia ose ata “vicërruesit” e partisë që i kanë dalë nga fjala, duhet të jetë fort i lodhur nga të qënit timonieri i këtij soji dembelash thashethemaxhinj. Por nuk i shkon t’i lejë në mes punët e filluara dhe është i gatshëm të sakrifikojë minimalisht edhe katër vite të tjera si kryeministër. Në fund të fundit, me të vendi mori një numër të konsiderueshëm vaksinash, të cilat mund të mos mjaftojnë për rikthimin e jetës në normalitet por mund të jenë “ilaçi” i zgjedhjeve.

Sidoqoftë, aq sa sjellja e politikanëve të ngjirur për pushtet zbavitëse është loja e parashikimit të fituesit nga “ekspertët”. Sondazh-bërësit profesionistë që kemi me bollëk, një herë në disa ditë hedhin në media një rezultat pyetësori për konsum publik, fiks ashtu si “i marri një gur në ujë”. E me siguri gajasen edhe vetë nga papërputhshmëria e theksuar mes sondazheve “të pavarura”, a thua se janë bërë në dy-tre Shqipëri të ndryshme.

Por parashikuesit më interesantë në kakofoninë e prillit të këtij viti janë astrologët, të cilët kanë përveshur mëngët dhe shpalosur platformat e tyre shkencore për të na iluminuar mbi ndikimin e pozicionit të planeteve mbi shenjat zodiakale të politikanëve tanë. Edhe pse i importuar si fenomen, praktika për të mësuar fatet e politikës nga lexuesit e yjësive te ne merr përmasa të frikshme. Me një siguri që karakterizon veç të “gjithë-diturit” ata venë gishtin mbi data e figura duke përmendur herë rolin e Marsit e herë atë të Jupiterit për të thënë me bindje të plotë se kush do i fitojë zgjedhjet e kush do të ulet në kolltukun e kryeministrit.

Gjithsesi, më shumë se te absurditeti i kësaj farse fatkeqësia është se ky qëndrim i shqiptarëve është katërcipërisht i justifikueshëm. Një popull me të cilin elita politike e të dy kaheve është tallur pamëshirshëm për kaq kohë dhe të cilit i afrohet si alternativë po i njëjti moçal, ose e konsideron votën “të shitshme”, ose e planifikon për kë e dëmton më pak, se nga ëndrra e udhëhëqjes së mirë është detyruar të heqë dorë ngahera.

Prandaj, në kërkim të fatit, shqiptarët shpresë-këputur, nëse nuk marrin rrugët, pas astrologëve mund t’i drejtohen mediumve, falloxhorëve e gjithë sa janë, se ku i dihet, ndoshta kështu e gjejnë një kohë, një ditë, kur yjet do favorizojnë ata vetë.

April 3, 2021 09:55
Komento

11 Komente

  1. arqile April 3, 10:04

    Vetem mbiemri jot te hap barkun.

    Reply to this comment
  2. Arben April 3, 11:09

    shqiperia eshte prone e europes kurve dhe sorrosit

    keta jane pergjegjesit kryesor per gjendjen

    po nuk thua kete, shkruan kot moj shoqe

    Reply to this comment
  3. MallaKASTRIOTI April 3, 11:24

    DITA: Zonja Edona shkruan përherë bukur.Duket që ka KALEM.Por,si përherë edhe kjo i fut të gjithë në një THES,edhe popullin që voton më të mirin ose të mos votoi fare.Kjo nuk është zgjidhje për një zonjë të shkolluarë.
    -Unë si qytetar,nga njërzit e mënçëm dua një mendim më të saktë,rrugë-zgjidhje.Nese Edi i gjatë dhe SaliSërbi(se Luli është kauçuk i Sb)nuk ju mbushë mëndjen për të bërë këtë vënd-Athere cila është zgjidhja:Se me hartime të bukura kemi 30 vjet që analistët marrin notën 10.
    -Unë si intelektual,ish Kolonel në ushtri me Akademi ushtarake në kohën e Xhaxhit kam këtë mendim:
    -Të qërohen nga faqa e dheut(në burg) dhe tu sekuestrohet pasuria të gjithë shtetarëve që nga 1992 që janë kapur me vidio,zë e figurë.Dhe pasuria ti kthehet popullit.Dhe këta dihet kush janë por ju keni frikë ti thoni.Dhe keni të drejtë.Se ata të vrasin natën e të qajnë ditën.Ata janë Sb,Im,Lb,Mk,F.Mediu+Zeni të Gërdecit,Malltezi i klubit Partizani,Saliani i dosjes Babale,Grida që i mori pallatin 85 vjeçarit dhe janë në gjyq,Banuesit në vilat e Gj.Lalzit e Long Hill,Lezhë,Durrës,Golem,Dhërmi,Sarandë e kudo..!
    -Pasi të qërohen këta,të reformohen PD+LSI për 4 vjet në opozitë 21-25.Mandej:
    -Të filloi spastrimi i PS,Arrestimi atyre që kanë lyerë dorën me mjaltë të popullit fukara.Dhe kështu e merr vesh QENI TË ZOTIN E SHTËPISË.Por lind pyetja si bëhet kjo:
    -Këtë e bën vetëm DREJTËSIA E KAPUR NGA S.BERISHA QË NË 92 ME KURSIN PLEPIST.Dhe as që mund të bëhet kurrë.Se në nië qyp 50 kg me bajga derri po të hedhim 1 kg mjalt-përsëri bajgë ngelet..!
    -SPAK(KAPS)është marionet e Sb zgjatim i krimeve të rënda drejtuarë nga Tropojani B.Hajdarmata.KLP+KLGJ drejtohen nga 2 persona të paaftë,frikacak dhe dorë e Sb.GJK u kap nga I.Meta që hoqi DVORANIN me dhunë.GJL nuk plotsohet me qëllim që të zvarritet edhe plotësimi i GJK.Në këto kushte do dështoi SHBA+BE që mburren kotë se po bëjnë drejtësinë në Shqipëri,ndonse po investojnë dhe e monitorojnë atë…Dhe vonesat janë 100 % përgjegjësi e tyre dhe jo e qeverisë,ndonse S.Berisha dhe I.Meta penguan mbi 3 vjet në mënyrë të qëllimëshme.
    -Zonjë:Ju duhet ta dini mirë se Sb i merr porosit e sabotimit të Shqipërisë nga JASHTË.Po kështu e dini se gruan Sb e ka SËRBE.Dhe nga anët tona-Mallakastra thonë..”Ti që flet e bën kundra..je nga fshati GRUAS..”Dhe kush ka gruan Sërbe,Kush ka punuarë në UNMIK-KOSOVË-SËRBI si L.Basha,Kush ka qënë në burg në Sërbi si Flamur Noka,etj,..duhet të jenë bërë agjent të UDB.
    Kështu,në Shqipëri janë në çdo cep agjentët Sërb-Grek-Rus.Ndaj u përzu punonjsi Ambasadës Ruse.
    -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.Por edhe Enveri po të ishte gjallë.
    -FLM DITA,FLM E.LL.

    Reply to this comment
  4. vlonjati April 3, 13:40

    Po qeveria çfar pergjegjesie paska o mallakastrioti ?! Me sa di un qeveria i ka te gjitha pushtetet dhe s’paska asnje pergjegjesi.Mos valle i kemi per bukurine qe kan,per ti pasur sa mos na thone qe s’kemi qeveri apo per te drejtuar kete popull? Si ka mundesi qe te gjitha i bekan Saliu me Meten dhe KM eshte Rama.!

    Reply to this comment
  5. mali April 3, 16:41

    Edona! Ku i ke intelektualet te cileve u dhimset Shqiperia ?Keto qe shkruani ju jane kopje e Zigurit,Fterit,Censures e te gjithve komentuesave pa dallim qe duan nje Shqiperi ndryshe.Vetem nje intelgjence kombetare e organizuar e ben kete ndryshim .Zgjohuni ju qe te zgjohet populli .

    Reply to this comment
  6. mali April 3, 19:23

    Edona Llukacaj!Perse ke harxhuar kohe te shkruash?Te lumte,fiton para.Vjen 25 prilli dhe nuk shoh ne shkrimin tuaj ndonje rruge zgjidhje per votuesit.Thirrja jote eshte :MOS SHKONI NE VOTIME!Ne cilen elite ben pjese?Nuk e di c’fare arsimi keni por shoh qe je me fillore naten,ne kurset e analfabetizmit.Thirrja ime eshte:SHKONI ne votim!Atje eshte demokracia.

    Reply to this comment
  7. Arber Iliri April 4, 01:37

    Gjeja me e lehte èshte te mallkosh e gjesh fajtore.Rama ka bere goxha pune ne perparimin e modernizimin e vendit.E DJATHTA KA MBET PRIMITIVE SI 30 VITE PARA.

    Reply to this comment
  8. mali April 4, 16:09

    Edona!Qysh ne fillim e ke gabim.Fjala “ELITE”perdoret per pjesen me te mire te shoqerise,prandaj quhen elite.Politika nuk ka elite,ka politikane.Elita eshte ajka e shoqerise,jo kushdo e mer kete titull.

    Reply to this comment
  9. Rebus April 5, 09:23

    Nje shkrim,qe nuk duhej botuar jo vetem per nivelin e vete gazetes,por eshte edhe nje tallje ndaj lexueseve!
    Mjaft me lojra fjalesh,nga ato qe sot i shohin edhe femijet!
    QLexuesit duan qe shtypi te ushtroje detyren e vet,qe pretendon se eshte ate te PUSHTETIT TE KATERT!
    Me shume se kurdohere,meqenese as pozita dhe opozita nuk e bejne kete gje,shtypi duhet te kete artikuj ku te analizohen nje per nje punet dhe veprimet e politikes,qeverise,deputeteve,ministrave etj!
    Jep shfaqje kryeministri dhe krye opozitari,te njejten gje ben edhe shtypoi!
    Ne kohe fushate eshte detyre nr.1,qe qeveria dhe opozita te vihen para GJYKIMIT TE POPULLIT se si kane punuar per te realizuar premtimet e meparshme,cfare kane bere per funksionimin e shtetit ligjor dhe demokracise ne vend etj e jo te fillojne e mbarojne me shfaqje kllounesh,qe hargalisin militantet,por u ngrejne nervat pales tjeter!
    Dhe opozita ka gjetur rruge sharjet ndaj qeverise dhe premtimet me luge bosh,ndersa qeveria ka zgjedhur mburrjet se cfare ka bere dhe sidomos me talljet ndaj krye opozitarit!
    Dhe populli hargaliset,pa kuptuar se eshte bere pjese e TALLJES poshteruese te kesaj politike antikombetare dhe antidemokratike,ndersa hallet e tyre do vazhdojne te rriten ,.se askush nuk i thote NDAL atyre!
    Dhe pas kesaj qeveria mburret se i ka plotesuar te gjitha kushtet per te hapur negociatat me Europen!
    PO POPULLI KU ESHTE NE KETE MES!
    Dhe kete situate denigruese ndaj demokracise ne Shqiperi,e ka formuluar me kohe populli me fjalen e urte se,

    “Une zot,ti zot,PO GOMARIN KUSH E KULLOT?”

    Dhe GOMARI ketu eshte populli,qe zotet e politikes kacafyten vetem per pushtetin e tyre e jo per popullin!

    Reply to this comment
  10. Patria April 5, 09:34

    Ose i paafte per alternative te re. Kujtoj qe na u deshen 500 vjet per tu shkeputur nga osmanet ( jo Vjosa ) dhe 45 per te “rrezuar monizmin. Popull me inerci te skajshme. Alternativa e trete vjen vetem nga Diaspora. Po edhe ato jane te lodhur …..

    Reply to this comment
  11. 555 April 5, 14:49

    Gabohesh kur mburr diasporen e sotme!
    Kane 30 vjet,qe nuk kane bere asgje per Shqiperine,asnje investim serioz ,por akoma u ka mbetur ora ne vitin 1944!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim