Një portret i rrallë i Gjergj Kastriot Skënderbeut nga Sami Frashëri

September 11, 2018 20:27

Një portret i rrallë i Gjergj Kastriot Skënderbeut nga Sami Frashëri

 

Nga Sami Frashëri 

Emri origjinal i tij është Xhorxh ose Gjergj Kastrioti.

Është i biri i Jan (Gjon) Kastriotit i cili, në kohën e pushtimeve osmane në Rumeli, ishte princ në krahinën e Krujës, d.m.th. të Akça Hisarit në Shqipëri.

Ka lindur më 1404, e sipas një varianti tjetër më 1414 pas erës së re.

Kur Sulltan Murati II e kishte drejtuar forcën ushtarake kah Arnautllëku, babai i këtij, biografia e të cilit po shkruhet këtu, sado që i ishte nënshtruar atij, padishahu i sipërpërmendur, për të siguruar këtë nënshtrim, i pat marrë peng katër djemtë e Gjon Kastriotit dhe i pat dërguar në Edrene.

Skënderbeu ishte më i vogli.

Meqë ishte jashtëzakonisht i zgjuar dhe i guximshëm fitoi simpatinë dhe dashurinë e padishahut i cili e quajti Skënder në ngjasim me Lekën e Madh i cili i takonte të njëjtës racë me të.

Qe edukuar bashkë me princin Sulltan Mehmet Hanin II. Kur u rrit u emërua sanxhak-be në Serbi, në Sham dhe në shumë vende të tjera dhe si i tillë shërbeu në ushtrinë e Perandorisë Osmane.

Në luftërat që ndodhën pat treguar trimëri, guxim dhe shkathtësi të jashtëzakonshme ushtarake. Ishte aq i fortë dhe trim saqë kur dilte në dyluftim në praninë e padishahut të tij kundër shumë pehlivanëve që vinin nga vende të ndryshme për të provuar forcën dhe fuqinë e tyre, asnjëherë nuk humbte.

Kur i vdiq babai, territori në krye të të cilit ishte ai, iu aneksua shtetit Osman ashtu që në Akça Hisar (Krujë) u dërgua një muhafiz, ndërkaq, Skënderbeu në atë kohë gjendej në ekspeditën ushtarake në Sham.

Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.

Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.

Kur u kthye u njoftua se i kishin vdekur tre vëllezërit.

Skënderbeu parashikonte që pas vdekjes së të atit, njëri nga vëllezërit e tij ose ai vetë të emërohej si princ i krahinës së trashëguar.

Mosarritja e këtij qëllimi, në njërën anë, dhe vdekja e vëllezërve, nga ana tjetër, e hidhëroi, prandaj kërkonte rastin e volitshëm për të ikur.

Kështu, kur më 1443 pas erës së re qe dërguar ushtria në luftën e Moravës, ky, me një numër të vogël shqiptarësh që ishin me të, iku. Pasi që e mashtroi muhafizin e Akça Hisarit (Krujës) dhe pasi e riktheu pronën e të atit, i thirri princat dhe krerët e tjerë të Arnautllëkut për besëlidhje dhe bashkim, të cilët e njohën atë për kryekomandant të tërë Arnautllëkut.

Në sajë të aftësive dhe shkathtësive të veta si dhe me ndihmën e pozitës strategjike të vendit, ai mundi t’i bëjë ballë për një kohë të gjatë ushtrisë së dërguar nga ana e shtetit Osman. Mbretërit e krishterë të Evropës, e sidomos Papa dhe mbreti i Hungarisë, duke konsideruar se Skënderbeu do të jetë një digë hekuri kundër Perandorisë Osmane, vazhdimisht e nxitnin atë. Sado që ata kishin bërë marrëveshje me të, nuk kishin guxim të aktivizoheshin kundër fuqisë Osmane dhe, pasi që e futën në zjarr Skënderbeun, bënin sehir (vështronin) nga larg.

Sidoqoftë, Skënderbeu, me ndihmën e pozitës natyrore të vendit dhe në saje të një përgatitje të tij të posaçme luftarake, d.m.th. duke i zënë grykat, duke iu larguar luftës frontale, ka mundur t’i përballojë ushtrisë së madhe të drejtuar nga vetë Sulltan Murati II. Megjithëkëtë, si ushtria, si vendi i tij pësuan shumë. Sidomos u dëshpërua kur nipi i tij Hamzai dhe shoku i tij më trim, Mojsiu, i lëshuan radhët e tij dhe iu bashkuan ushtrisë osmane për të luftuar kundër tij. Mirëpo më vonë, që të dy këta i shtiu në dorë. Sulltan Mehmet Hani II, po ashtu, shumë herë pat dërguar ushtri kundër Skënderbeut dhe, më në fund Skënderbeu u detyrua të lidhë marrëveshje për paqe. Kjo marrëveshje u lidh më 1461.

401px-Skenderbeu

Skënderbeu gjatë kësaj kohe kaloi në Itali për t’i ndihmuar Ferdinandit I, mbretit të Napolit e të Siqelisë kundër sulmeve të mbretit të Francës Sharlit VII. Për fitoren që e arriti me këtë ndihmë, Ferdinandi, si shpërblim ia dha Skënderbeut titullin Duka i Shën Pjetrit. Kur u kthye nga kjo ekspeditë në vitin 1463, me nxitjen dhe imponimin e Papa Piut II, Skënderbeu e prishi marrëveshjen dhe përsëri ia filloi luftës kundër Perandorisë Osmane. Këtë herë Sulltan Mehmeti II dërgoi një ushtri të madhe dhe, duke kuptuar Skënderbeu se nuk do të mund t’i bëjë ballë, edhe meqë u sëmur, për të kërkuar ndihmë nga venedikasit shkoi në kasabanë e Lezhës, ku më 1467 vdiq.

Gjergj_Kastrioti

Ndonëse u varros në Lezhë, meqë ishte përhapur fjala se eshtrat e tij të ruajnë nga të goditurit e armëve, u nxorën copat e tyre dhe u varën në teshat e luftëtarëve. Ai pas vetes la një djalë në moshë të re, i cili bashkë me disa krerë iku për në Venedik dhe ende nuk dihet se ç’u bë me të.

Menjëherë pas vdekjes së Skënderbeut u dorëzua Kruja dhe u pushtua i tërë Arnautllëku, duke rënë nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Perandorisë Osmane. Historia e Skënderbeut është shkruar në gjuhën latine nga bashkëkohaniku dhe ithtari i tij i quajtur Barleti.

Marrë nga vepra e Kâmûs al-a’lâm e Sami Frashërit.

September 11, 2018 20:27
Komento

14 Komente

  1. demo August 4, 17:35

    Gjithe gabime,pasaktesira,Ka perzier bashke mitin me historine,megjithese arkivat osmane nuk thone shume per Skenderbeun.Miti qe Skenderbeu u rrit bashke me Mehmetin e dyte rrezohet nga datelindjet e dy kapedaneve.Skenderbeu lindi ne 1405,Mehmet fatihu lindi ne 1432.Ndersa me Muratin e pare,babane e Mehmetit ka vetem dy vjet diference.

    Reply to this comment
  2. Meckojati August 4, 20:10

    Ka titullin me larte “HERO I POPULLIT ” nuk flasim dot me gjate!

    Reply to this comment
    • Partizani September 12, 04:35

      Edhe Pederasi Tarasi ka Emrin Hero I Popullit, Po Skenderbeu per hir te fes beri shtet kurse Pederas Tarasi Shiti Kosoven me mbledhjen e Mukjes Milatinovicit, Vrau me shume se 7mije Kosovare be 45-46 edhe Shiti Shqiperine Tito’s ne 48 si Republika e 7 e Jugosllavise. Por I madhe te jete kujtimi I Nako Spiros qe e Pagoi me jeten I tij Tradhtine e Enverit plus shuqyr per Kasap Mehmetin qe i ndroi mendjen Tarasit ti lepinte Loqet Stalinit se sote Shqiperia Jone do fliste Serbisht.

      Reply to this comment
  3. Soll lili August 4, 20:54

    Edhe ti demo,e ndrite me “saktesira”.Nga na e nxorre Muratin e I baba kur ai ishte stergjyshi i Mehmetit te dyte.

    Reply to this comment
  4. Arber I August 5, 09:38

    sa per kujtese, nese e lexon ndonje nga ndihmesit e Edi Rames: ne Varoshin e Lezhes duhet te ngrihen dy varre, ne njerin , ne ate bosh te shkruhet per Skenderbeun; ne tjetrin te varrosen eshtrat e bashkeshortes se tij Heroines
    Donika Kastrioti (Arianiti)

    Reply to this comment
  5. Arben August 5, 14:28

    EMRI GJORGJE

    I ATI JUVAN

    E EMA VOJSAVA, MOTRA E KRALIT SERBISE

    VELLEZERIT DHE MOTRAT

    STANISH

    BOGOJE

    MAMICA

    LAICA

    STAICA

    KRYEKOMANDANTI I USHTRISE

    VRANA KONTI (NE SHQIP DUHET TE ISHTE

    KONT URANI)

    KETO JANE FAKTET.

    PROPOGANDEN SLLAVO-KOMUNISTE QE NA

    IMPONOJNE PREJ 100 E KUSUR VITESH

    E DIME TE GJITHE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
    • Mollosi September 11, 22:54

      Sami Frasheri ne vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” sojin tend e identifikon keshtu : ” Turqit osmane jane nje komb i eger i ardhur nga shkretetirat e Azise se Veriut me nga nje hosten ne dore…”

      Reply to this comment
    • Xxx September 12, 17:32

      Jane emra fetare o i pasitur.
      Shqiptaret ne ate kohe nuk kishin nje kishe te tyre sic koshin greket dhe serbet dhe duke qene te krishtere te ritit ortodoks (perjashto shqiptaret katolike) emrat i regjistronin ne kishat perkatese me emrat e shenjtoreve te kishave ne te cilat benin pjese. Kjo shpjegon pse quheshin keshtu. Po Gjergj, Kostandin, Donika cfare jane? Emra sllave. Njeri prej vellezerve te Skenderbeut mund te kete qene dhe prift por kjo nuk e ben sllav.
      Me pak fjale ju turkoshaneve u zene syte heronjte shqiptare se doni sollmutin Erdogan dhe osmabozimin e shqiperise.
      Skenderbeu luftoi per Atdhe e jo per fe. Skenderbeu ua ktheu armet edhe venedikasve.
      Sa per sllave me shume sec ishin te lodhur sulltanet osmane ne ta nuk kane qene kure shqiptaret. Vajza e Brankovicit mbretit te Serbise ishte gruaja e sulltanit.
      Turk leshi.

      Reply to this comment
  6. demo September 11, 21:24

    Soll lili kliko sulltanet e perandorise osmane!
    Murati II 1403-1451
    Mehmeti II 1430-1489
    Skenderbeu 1405-1468 eshte vetem dy vjet me i vogel se sulltan Murati dhe plot 25 vjet me i madh se sulltan Mehmeti.

    Reply to this comment
  7. demo September 11, 21:50

    mehmeti II 1430-1481

    Reply to this comment
  8. fery September 11, 23:16

    Edhe Sulltan Mehmeti kishte pesuar nji humbje te rende nga shqiptaret dhe, kure ishte kthyer ne Stamboll ishte betuar para Padishshut me keto fjale se ” ketyre qafireve , edhe gjuhen do te ua ndryshoje , edhe fene do te ua ndryshoje ” Ajo per cfare ishte betuar Sulltan Mehmeti ,ne trojet shqiptarev filloi te zbatohej pase 200 vitesh por , me se shumti ne ndryshimin e ftese se shqiptareve u angazhua Sulltan Hamiti qe edhe ishte sulltani i fundit i perandorise ..(???)

    Reply to this comment
  9. MH September 12, 13:42

    Portreti i pare Skenderben e paraqet si venecian.
    Portreti i dyte e paraqet si turkoshak.
    Portreti i tret dhe i verteti te bind per nji Skenderbe Kastriot i vertet.
    Ne fund fasada e gllendun ne faqen e murit gjindet ne muzeun ne keshtjellen e Krujes punuar nga dhenderi dhe vajza e diktatorit Pranvera Hoxha te dokumentume ne perjetesi historike.Kjo nji sfide patriotike ku i madhi kujtohet me rrespekt e bujari ndaj te madhit kombetar Gjergj Kastriotit Skenderbe.
    Sot trashigimtaret e kolaboracionistve duan me cdo kusht e cmim ta hedhin posht diktatorin.Por Diktatori ka dite te perjetesohet nepermjet deshires se vet perkushtimin per veprat perkujtimore historike te gellndura ne faqet e keshtjelles ne Kruje per legjendarin Heroin kombetar Gjergj Kastriotin.

    Reply to this comment
  10. ELIOT September 12, 19:07

    GEORGE KASTRIOTI ESHTE NDERI KRENARIA JOEN .. NOTRE FIERTE .. DHE SAMI FRASHERI I KA BERE KETO GJERA KET HISTORIE KUR NE BOTE KISHTE 90 % ANALFABETA . ..PRANDAJ DISA TE ZGJUAR MOS TE PRESIN GJERAT ME PARFAIT … TE PERKRYERA ….DHE KA HARRUAR E NE SHEKULLIN E 15 TURKOMANET ISHIN EMPIRI ME I MADH ME I FORTE NE BOTE ..QE JA RRIT EDHE ME SHUME ZGJUARSINE NDERIT SKENDERBEUT …. DHE PER TU BEN TURKU ..PO TE ISHTE NGA SERBIA NGA GREQIA NGA PALESTINA ..NGA MAROKU .PERSE NUK IKU ME TRIMAT E TIJE SKENDERBEU TE LUFTONTE ME SERBET KROATET ME GREKET PO ERDHI NE KRUJE ….HE NA I THUJ TI PASHA I QEMAL ATATURKUT ….. POR I BERI BESIM ALBANEZVE DHE BASHKOI SI ASNJE TJETER NE BOTE …. .DHE TURQIT PERSE NE ARBERESHET NA KONVERTUAN NE ISLAM DHE GREKET SERBET I LANE NE FETE E TYRE …APO BENIN BIZNEE NE KURRIZ TE SHQIPTAREVE …CFARE MENDON TI FILLOZOF TURK … DHE KY TYCI H MUTI QE NA CAN TRAPIN ME HITLERIN E SHQIPERISE …MORE MUT MUTI ENVERI NEXHMIJA E BERI BUSTIN E VET ..4 HERE ME TE MADH SE TE SKENDERBEUT HEROIT TONE … DHE FILMIN E HOQI NGA EKRANET E TELEVE ..NGA XHELOZIA MA HA MENDJA … PERSE NUK E HOQI BUSTIN E STALINIT DEBILI ENVER KUR I UURENTE RUSET ..????? HE HA HA HA PRNVEA HOXHA ARKITEKTE …. ME MI CFARE KA BERE TJETER ….. ASGJE EHE KETE JAM I SIGUTE SE KAN BEE TE TJERET PO I KA HEQUR QAFE ENVER PUSHTI … LE TE VIJ NE PARIS BYSHTRA E ENVERIT DHE TE NA BEJE KULLNE EIFEL HARKUN E TRIUMFIT APO NOTRE DAMME E PARISIT . GOCA E BABIT HITLER … ..

    Reply to this comment
  11. capi dhia September 12, 19:31

    Keto te Samiut
    Ne shkolle
    Kur ishim femije
    Nder te parat gjera
    Atje i kemi mesuar
    Dhe dashuruar
    Me Atdheun.

    Sot
    Si tekst tallavaje
    Per rinene
    Fjala e Samiut tingellon

    Per politikanet
    Vepra e Samiut
    Ngjason
    Me feshferimen shpresedhenese
    Te letres ne WC
    Qe paralajmeron
    Zevendesimin e nje qeverie te dhjere
    Me nje tjeter dhjerese ne pritje
    Deri
    Ne pafundesi
    Ngaqe
    Demokracia ne la
    Forever, forever…
    Amin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*