Një Prilli i këtij viti nuk pati gënjeshtra!

April 6, 2018 12:19

Një Prilli i këtij viti nuk pati gënjeshtra!

 

Na erdhi dhe Prilli,

si e deshi fati,

po në datën Një,

gënjeshtra nuk pati!

 

Nuk pati gënjeshtra,

të them të vërtetën,

si para pesë vjetësh,

me Ramën dhe Metën!

 

Se ajo gënjeshtër,

që vjet ka mbaruar,

çifti i çuditshëm,

është divorcuar!

 

Më saktë LSI-ja,

është divorcuar,

me të njëjtin burrë,

prapë është rimartuar!

 

Them se ka qëlluar,

një grua me fat,

hidhu e përdridhu,

krevat më krevat!

 

Ajo në vetmi,

nuk ka ndenjur kurrë,

se asnjë sekondë,

s’ka mbetur pa burrë!

 

Gjithnjë ka kërkuar,

një krevat të butë,

po nuk themi dot,

që është prostitutë!

 

Se veç me dy burra,

gjithnjë është martuar,

dhe dorë më dorë,

jo-nuk ka kaluar!

 

Mund ta ëndërrojnë,

plot e plot kodoshë,

po është kësaj here,

martesë e shëndoshë!

 

Do rrinë të martuar,

një jetë të tërë,

se për njeri-tjetrin,

Zoti i ka bërë!

 

Po të jenë bashkë,

nuk u bie flama,

armiku i përbashkët,

është Edi Rama!

 

Aktin e martesës,

dje e rinovuan,

të dyja së bashku,

rrugët i bllokuan!

 

Në të katër rrugët,

ishin shkrirë së toku,

Rama nuk u preku,

as një qime floku!

 

Si dikur shpellari,

Rama s’reaguan,

mungesa e dhunës,

çiftin e tërbon!

 

Shajnë e mallkojnë,

bëjnë bolori,

as me gisht të vogël,

nuk i nget njeri!

 

Blutë nuk ndërhyjnë,

fare s’reagojnë,

nëse ka keqbërës,

vetëm i filmojnë!

 

Edi Rama dhunë,

kurrë s’ka ushtruar,

çifti për këtë,

është i dëshpëruar!

 

Është i dëshpëruar,

çifti qesharak,

sepse me patjetër,

e duan pak gjak!

 

Gënjen firauni,

dhe kjo firaune,

sepse ky regjim,

nuk është regjim dhune!

 

Mund të protestohet,

sot tek ky Katund,

dhe mileti ka,

hapësira pa fund!

 

Mund të protestojë,

çifti sa të dojë,

dhe njeri s’i nget,

s’u thotë :”Plaç!” me gojë!

 

Plehurinat duan,

patjetër përplasje,

po Rama me Xhafën,

kanë një tjetër qasje!

 

Kanë një tjetër qasje,

tjetër strategji,

barbarët i kapi,

kjo në befasi!

 

Kot që ëndërroni,

o more barbarë,

se nëpër protesta,

kurrë s’do ketë të vrarë!

 

Kurrë s’do t’i merret,

jeta asnjeriu,

dhe këtu dallon,

Rama nga Saliu!

 

Sala është shpalosur,

gjithnjë si barbar,

ndërsa Edi Rama,

puro qytetar!

 

Ata që më shajnë,

se Ramën po mbroj,

unë nuk i shaj,

por i injoroj!

 

Kurrë s’mund të jem,

me çiftin kolerë,

para tyre zgjedh,

Ramën njëmijë herë!

 

Kur shoh të shpalosur,

llumin-kafshërinë,

unë zgjedh Edi Ramën,

zgjedh qytetarinë!

 

Kuptohet-ndryshimet,

janë shumë të thella,

se kuptohet lehtë,

kush ka dalë nga shpella!

 

Arben Duka

April 6, 2018 12:19