Një problem me “rr”-në dhe recetat

July 2, 2014 14:45

Një problem me “rr”-në dhe recetat

Letër e nënshkruar

Muhamet Fishku

 

Po mundohem të të shfaq disa mendime për gjuhën e përdorur që e ndeshim çdo ditë në Parlament, në zyra, në intervista, në tekste këngësh apo në rrugë e shtëpi. Me keqardhje vërej se me kalimin e kohës, sidomos pas vitit 1990 nga gjuha shqipe po zhduket pa mëshirë germa “rr”. Nuk arrij të kuptoj se në emër të çfarë gjëje ajo po zëvendësohet me “r”. Nuk e besoj se është çështje kulture. Është e kundërta.

Për ta argumentuar më mirë po jap një shembull të thjeshtë. Fjala vjen kur i thua vëllait të kujdeset për mjekrën e babait të pamundur duke përdorur “shko ruaj babain”, atij do t’i duhet të marrë çiften e jo briskun. Fjala e bukur gurrë, burim, transformohet në gurë gëlqereje apo ndërtimi.

E keqja është se ky degradim i pakuptimtë ka marrë dhenë. Nuk dëgjon një përfaqësues publik të përdorë germën “rr”. Përsenë e këtij shpërfytyrimi unë nuk do ta kuptoj kurrë. Mendoj se një germë e vendosur gabim mund të ndryshojë një vendim gjykate, natyrisht po të kishte një të tillë.

Dikur kur merrnim leksione me shkrim kishte një farë justifikimi. Nuk është e thënë që recetën e një mjeku duhet ta deshifrojë vetëm një mjek tjetër apo një farmacist me përvojë. Pa kërkuar nëpër Tiranë në këmbë apo me makinë, unë mund të kërkoj emrin e barit në internet. Shkrimi i mjekut duhet të jetë i lexueshëm dhe jo i kodifikuar. Derisa ai ka lidhje direkte me njerëz, shkrimi duhet të jetë më komunikues. Nuk besoj se ata mbushin aq shumë receta sa nuk ju del koha të shkruajnë më kuptueshëm.

Nuk mund të them që është modeluar nga Hipokrati kjo mënyrë shkrimi, por edhe latinishtja duhet duhet të jetë e lexueshme. Ka një lloj fshehtësie në ato germa doktorësh që na bën dashje pa dashje mistike dhe të fryjmë padijeninë tonë në fushën e mjekësisë. Shpresoj që mjekët të na bëjnë pak vend në dijet e tyre për të kuptuar pak më shumë në farmaceutikë. Do të ishte më mirë. Profeti.

 

July 2, 2014 14:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*