Një proces që xhiron bosh

Kol Rrudha January 21, 2016 13:19

Një proces që xhiron bosh

Të shpresosh reformim të sistemit të drejtësisë nga gjithfarë mendje politik-bërësish të këtushëm e të jashtëm, interesat e të cilëve nuk takohen gjëkundi me interesat shoqërore e kombëtare, s’është ndryshe nga shpresa e pulës së mashtruar që ngroh imitime vezësh e pret të marrë zogjtë! Deri në këtë çast që shkruaj, vetëm “Dita” juaj që di se ç’bën, vazhdon të vërë pikat mbi “i”.

Presidenti Linkoln nuk pyeti asnjë të pasuruar prej mundit dhe gjakut të skllevërve, por si me shpatë preu fijet që mbanin gjallë skllavërinë dhe bëri epokë. Ataturku i madh gjithashtu, nuk pyeti sulltanë, valinj, pashallarë e vezirë, por bëri që Turqia të lërë pas “Osmanin” e të kthejë vështrimin në kahje të civilizimit evropian.

Është koha dhe rasti që punët në këtë vend “si pa zot” të mos mbeten dhe më tej në duar politik-bërësish që vetëm batërdinë i dhanë Shqipërisë së të gjithëve. Për çfarë? Për t’u shndërruar vet, në kohë rekord, nga hiçi në milionerë e miliarderë. Janë këta që nuk duan reformim të drejtësisë. Dhe, për misionarët euro-amerikanë të këtushëm, them se: një angazhim serioz e bindës për reformimin e drejtësisë, nuk nënkupton si palë për zgjidhje sherr-politikën tonë 25 vjeçare, por nënkupton misionin e tyre, si një detyrim, për ta mbështetur kryeministrin.

Ndërsa prej krye diplomatit amerikan të radhës Donald Lu, do të kërkoja t’i lutet kreut real të opozitës, më e pakta, të heshtë. Lëvizjet, ik, eja, në Presidencë, në Kuvend, në Kryeministri, te kreu zyrtar i opozitës, e për habi, edhe në zyrën e ish-kreut të saj, as kanë prodhuar e as mund të prodhojnë zgjidhje. Me respekt, mësues në pension.

Kol Rrudha January 21, 2016 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*