Një profil për Juncker, partizan i integrimit, por skeptik ndaj zgjerimit drejt Ballkanit

February 25, 2018 16:03

Një profil për Juncker, partizan i integrimit, por skeptik ndaj zgjerimit drejt Ballkanit

 

Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker viziton pasdite Tiranën, ndalesa e dytë e turit të tij në Ballkanin Perëndimor që synon nxitjen e proceseve integruese të rajonit drejt Bashkimit Europian.

Junker shoqërohet nga komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Federika Mogherini.

Axhenda nis në orën 17.30 me pritjen me nderime ushtarake përpara Kryeministrisë.

Juncker do të takohet fillimisht me kryeministrin Rama, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

Por kush është Juncker

Ish-kryeministër i Luksemburgut për 18 vjet, Jean Claude Juncker u bë president i Komisionit Europian në vitin 2014 pavarësisht kundërshtive të forta të Britanisë së Madhe, që sheh te ai një federalist, pra dikë që mbështet idenë se institucionet e Europës së bashkuar duhet të kenë më shumë fuqi.

Sot që Britania e Madhe ka nisur procesin e daljes nga Bashkimi Europian, presidenti Juncker po tregohet mjaft i prerë në negociatat me kryeministren britanike Theresa May. Në raport me zgjerimin, presidenti Junker, deklaroi që në fillim se gjatë presidencës së tij nuk do të kishte anëtarësime të reja në bashkimin evropian.

Por nga ana tjetër perspektiva e zgjerimit duhet të mbahet gjallë, që të mbahen gjallë reformat. Ndaj tani, një vit përpara fundit të mandatit të Komisionit Europian, Brukseli publikoi atë propozim, që e quajti strategji për zgjerimin, për t’i dhënë hov reformave në Ballkan.

Viti 2025, një datë e mundshme për anëtarësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi, është një datë orientuese nënvijëzoi presidenti Juncker përpara parlamentit evropian në Strasbourg.

Sipas zoti Junker bëhet fjalë për një perspektivë motivuese.

Por perspektiva e integrimit iu njoh Ballkanit perëndimor që në samitin e selanikut në vitin 2003. Por axhenda avancoi shumë ngadalë, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit nga institucionet evropiane.

Në Bruksel ende sot shumë diplomatë europianë vlerësojnë se anëtarësimi i Bullgarisë, që tani ka presidencën e radhës së Bashkimit europian dhe i Rumani ishte shumë i shpejtë dhe vendet nuk ishin gati, aq sa ende sot Bullgaria dhe Rumania nuk janë pjesë e hapësirës Shengen.

Por sot komisioni evropian që drejtohet nga Jean-Claud Juncker përballet me një sfidë gjeopolitike: rritjen e influencës ruse në Ballkan. Ndaj turi ballkanik i presidentit Junkcker, i shoqëruar nga komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn, synon t’u tregojë vendeve të Ballkanit Perëndimor derën evropiane nga duhet të shohin, ndonëse kjo derë vazhdon edhe sot të jetë e mbyllur.

a.s/dita

February 25, 2018 16:03
Komento

1 Koment

  1. ELIOT February 25, 17:04

    NUK i kuptoj SHQIPTARET … JANE NAIVA APO ……B …….. CFARE DO TE NDRYSHOJE NE SHQIPERI … NE RAST SE SHQIPERIA DO TE HYJE NE EUROPE … ???? ?? ASGJE … VETEM ME SHUME KONTROLLE ….. DHE JETA E SHQIPTAREVE …???? A DO TE NGRIHEN RROGAT ????? JO … A DO TE PERMIRESOHET JETA E SHQITAREVE …???? JO … PERSE ENDERRONI ..KOT … JETEN E SHQIPTAREVE E KENI NE DORE JU VETE … ZGJIDHNI NJE PREMIER MINISTER TE MIRE JO TE KORRUPTUAR … FUTNI NE BURGJE RAMEN BERISHEN BASHEN ..DHE TE BENI REFORMA VETE PA EUROPEN ..SE I ZOTI E NXJERRE GOMARIN NGA BALTA …. PERSE ENDERRONI KOT … JA KROACIA HYRI NE EUROPE …CFARE NDRYSHOI PER KROATET ……???? ASGJE …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*