Një avokat me licencë të hequr dhe mbiemër të ndryshuar, gati për të marrë Kantierin e Pashalimanit?

June 2, 2015 17:11

Një avokat me licencë të hequr dhe mbiemër të ndryshuar, gati për të marrë Kantierin e Pashalimanit?

MER Group, një kompani e sapokrijuar, por me partnerë ish-ushtarakë të vjetër amerikanë dhe me drejtues Martin Vulaj i njohur si Martin Vuleviç, po tenton kontratën me Qeverinë Shqiptare për kthimin e Pashalimanit në kantier prerjeje dhe copëtimi të anijeve-plehra. Sa e ndikon ky shndërrim i Pashalimanit, perspektivën turistike në Vlorë dhe Rivierë?

 

 

Gjergj Thanasi – DITA

 

E PËRDITËSUAR: Një kompani e regjistruar në Amerikë po bën sondazhe pranë autoriteteve shqiptare për të shtënë në dorë kantierin detar, që është brenda bazës ushtarako-detare të Pashalimanit.

Kantieri i ndërtuar gjatë periudhës së flirtit të diktatorit Hoxha me Kinën u dëmtua rëndë gjatë trazirave të vitit 1997, por me ndihmën e qeverisë turke u rindërtua më pas.

Gjatë montimit të anijeve patrulluese prodhim i kompanisë holandeze “Damen Shipyards” në kantjer u kryen punime të tjera modernizuese.

Kompania që ia ka vënë syrin kantjerit është MER Group, LLC (Marine Environmental Remediation Group LLC). Ajo po e tenton kantierin me çdo formë, privatizim me çmim të lirë, konçesion, amfiteozë (kjo mënyra e fundit të kujton përpjekjet e Pinarit në fund të vitit 2007 për të gllabëruar uzinat e Gramshit dhe Poliçanit nëpërmjet kompanisë së tij të regjistruar në Ishujt Sejshell) etj.

Në pamje të parë nuk do kishte asnjë gjë të keqe, nëse kantieri do të privatizohej dhe do të shërbente për ndërtim, riparimin e anijeve të ndryshme civile dhe ushtarake, shqiptare e të huaja.

Faktikisht kompania që ia ka vënë syrin kantierit, kërkon ta shndërrojë atë në një vend, ku do të demontohen (priten, coptohen) anije tepër të vjetra për t’u përdorur si anije.
Veprimtari të tilla për shndërrimin e anijeve tepër të vjetra në skrap bëhen në pak shtete të botës, kryesisht për shkak të ndotjes së pashmangshme të mjedisit. Vende të specializuara për një proces të tillë janë afër portit të Chittatong-ut në Bangladesh, në Indi, në Turqi, vetëm në një port. Në Amerikë për shkak të rregullave të forta për mbrojtjen e mjedisit kryhet vetëm demontimi i anijeve “surplus” (të tepërta shtetërore, kryesisht ato ushtarake).

 

Ç’do të thotë që kompania në fjalë të merret me një proces të tillë në Gjirin e Vlorës?

Në Vlorë dhe rreth Vlorës, janë qindra milionë euro të investuara në turizëm, dhe qindra milionë të tjera të planifikuara gjithashtu për turizëm. Ato rrezikojnë shumë për shkak të ndotjes nga një aktivitet i tillë. Rrymat detare të tillë ndotje mund ta shpien edhe jashtë Gjirit të Vlorës duke rrezikuar zonën bregdetare të pjesës jonike të Gadishullit të Karaburunit, vendin e quajtur Rrugët e Bardha e deri në bregdetin e Dhërmiut.

Një veprimtari e këtij lloji do të thotë, që lëndë jashtëzakonisht ndotëse si boja, me të cilën janë lyer anijet sidomos ajo “antiruxho” (kundra ndryshkut) dhe azbesti kancerogjen t’ia ulin shumë vlerën si zonë e turizmit,e ujit dhe e diellit, Vlorës dhe rrethinave të saj deri në Rivierë.

Mbeturinat e vajrave, naftës, mazutit si edhe ujërat e pista të anijeve (bilge), që do copëtohen, janë një faktor tjetër rrezik ndotës, që mund të bëjë dëme shumë të rënda në Gjirin e Vlorës dhe më gjerë. Nëse do të priten edhe anije ish-ushtarake, mund të kemi në zonë edhe ndotje radioaktive nga komponentët e radarëve, nga magazinimi në këto anije i municioneve me uranium të varfëruar etj. Në një shkallë mjaft të vogël, një ndotje e ngjashme ndodhi gjatë demontimit të ish fregatës jugosllave Split (Beograd) në Portin e Durrësit në vitin 2013-2014.

Rilindja në opozitë e luftoi me mish e me shpirt idenë e frikshme të Salës dhe Mediut për të importuar plehra në Shqipëri. Nuk ka sens, që tashmë të importojmë anije-plehra për t’i prerë në Shqipëri!

 

Cila është kompania MER Group LLC?

Kjo kompani bën pjesë në atë grup firmash, që etiketohen si “up-start companies” d.m.th. firma të sapo krijuara. Sipas kësaj ideje për privatizimin e kantierit detar, në Pashaliman do vendoset për t’u marrë me një aktivitet tej mase të rrezikshëm nga pikëpamja mjedisore një kompani taze e sapo krijuar, pa përvojë për të tilla operacione.

Pyetjes se kush garanton që kjo kompani aq e ngjashme me Alba-Demilin famëkeq të Delijorgjit nuk do të na bëjë hatanë në Vlorë, siç ndodhi në Gërdec, nuk i ikën dot për shkak të ngjashmërive.

Sepse njësoj si Patrick Henry III, ortaku i Delijorgjit në Gërdec, edhe kjo kompani ka partnerë si Clarence F. LaMora Jr. me funksion “Chief Operating Officer” (i cili, për 30 vjet ka shërbyer në shërbim aktiv dhe në rezervë si kryekapter në marinën ushtarake amerikane) apo Stanley Kahn (me detyrë “Quality Control Manager” me eksperiencë 50 vjeçare në ushtrinë dhe marinën amerikane).

Por në rast telashesh këta mbajnë zero përgjegjësi njëlloj si në Gërdec, ku Patrick Henry III, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi për viktimat dhe dëmet materiale, por nuk u paraqit në sallën e gjyqit qoftë edhe si dëshmitar.

 

Martin Vulaj (Vuleviç)

Martin Vulaj (Vuleviç)

Qershia mbi tortë

CEO (Chief Executive Director) d.m.th. drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i kompanisë është një shqiptaro-malazezo-amerikan i njohur me emrin Martin Vulaj.

Por z.Vulaj familjarisht është regjistruar në Amerikë me mbiemrin Vuleviç. Për këtë mënyrë regjistrimi të mbiemrit kemi si shembull edhe pasqyrimin në shtypin amerikan dhe në dokumentet e gjyqësorit amerikan të vrasjes në vitin 2004 të vëllait të Martinit, të ndjerit Zef Vuleviç. (për më shumë shiko linkun: http://m.ctpost.com/local/article/Trial-in-chef-slaying-set-for-September-405597.php#photo-126975.)

Disa fakte të tjera e shndërrojnë gjithashtu në problematike figurën e z.Vulaj (Vuleviç) si CEO i kompanisë, që do copëtojë anije në kantierin detar të Bazës ushtarako detare të Pashalimanit.

Një vendim i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut (Departamenti i parë) i marrë më 26 nëntor 2002 Martin Vuleviçit i ka hequr liçensën e ushtrimit të avokatisë për kequshtrim të profesionit. Në këtë link është vendimi i gjykatës: http://www.leagle.com/decision/2002650301AD2d349_1593.

Një kërkim i shkurtër në internet na jep disa shembuj të kequshtrimit të profesionit nga ish avokati, aktualisht CEO i MER Group LLC.

Besnik Rukiç, në ankesën e tij gjyqësore për mosakordim azili politik nga autoritetet amerikane ndër të tjera solli si argument kequshtrimin e profesionit nga avokati Martin Vulevic. Linku: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

Zyrafete Bajraktari a.k.a Hanife Kabashi në ankimimin e bërë në Gjykatën e Apelit të SHBA-së, (Qarku i Tretë) ndër të tjera sjell si argument të gjykimit të padrejtë në gjykatën e shkallës së parë edhe kequshtrimin e profesionit nga ish avokati Vuleviç. Për më shumë hollësi lexuesi mund të konsultohet me linkun: http://www2.ca3.uscourts.gov/opinarch/053979np.pdf

 

Pyetje të pashmangshme; kujtesë Ministrisë së Mbrojtjes

Pse duhet të investojë në një pronë ushtarake, në një aktivitet të ndjeshëm për mjedisin dhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë një ish avokat i çrregjistruar nga Libri (Rregjistri) i avokatëve në Amerikë për arsye profesionale?!

Përse duhet riprovokuar një publik që i njeh tashmë mirë punët e një tjetër “iç”-i në Shqipëri, famëkeqi Damir Fazlliç? A nuk është mjaftueshëm rasti i tij të paktën në çështjet, institucionet, apo instalacionet, që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare të vendit?

Kujtojmë për lexuesin praninë e gjysëmfytyrës së Fazlliçit, i fshehur pas shpatullave të guvernatorit Tom Ridge në mbledhje me kolonelë, gjeneralë, ministra e deputetë në kohën e kryeministrit Berisha.

Zonja Ministre! Ngjashmëria e MER Group LLC me Albademil SHPK-në maskuar me maskën amerikane të Patrick Henry III është evidente. Do të ishte e udhës të merrej çdo masë, që historia të mos përsëritet / DITA

June 2, 2015 17:11
Komento

66 Komente

  1. Kritiku March 18, 21:24

    As me pak dhe as me shume, ky projekt , nese rezulton keshtu siç shkruhet, qe kerkon ta shnderoje Pashalimanin ne kosh hedhurinash te plehrave detare te botes, eshte i barazvlefshem me marrveshjen detare per faljen e detit ose nje tradheti e hapur e interesave kombetare. Kushdo qe do te kryej kete akt, i kujtdo qeverie qofte, meriton te mare te njejten damke si falja e Shen Naumit nga satrapi Zog, si kuinslinget e luftes se dyte boterore, si nenshkruesit e marveshjes famkeqe detare, damken e tradhetise . Mos qofte e vertete!

    Reply to this comment
    • lexuesi June 2, 17:13

      Shkrim shume profesional !!!
      I kopsitur fare !!!
      Nje BRAVOOOO e madhe !!

      Reply to this comment
      • beni June 2, 17:14

        Keni pas shanc per ti mbajt te gjith kantjeeret po te kishit krijuar tregun e letrave me vlere ne cdo privatozim,por kjo su ka interesuar asnje politikani qe esht mar me ket pune kur llokmat per te shit pronen e popullit dhe te shtetit u bente me nje cmim qesharak qe investoret e huaj te sulmonin qe te jepnin pak me shum por perseri vetem per ata qe kishin ne dor privatizimin!
        Di te them larg mashtrusve amerikane se i duan pa pare e se do ju gjej belaja njelloj si me naften e te perplaseni me mashtruset me te medhenj te botes neper gjyqe te organizuar nga ta vetem e vetem si tua marin pronen e paret,!

        Reply to this comment
        • I.Troplini June 2, 17:14

          Vulaj apo Vulic,, Ruka apo Rukic,,,,trap apo Trapic,

          a ia vlen te merresh seriozisht me zhgarravina, qe bien ere dyshimi, qysh prej menyres se si ndertojne identitetin personal.
          Nuk jemi me ne kohen e Adil Carcanit, ku mashtruesit ordinere si Ajdin Sejdia, benin gropa ne mes te Tiranes, per ti mos mbyllur me kurre. Kjo kategori shqipfolesish, duhet mbajtur sa me larg vendit. Asgje e mire, nuk vjen prej tyre. Pashalimani, nuk eshte gropa e radhes se mashtruesve.

          Reply to this comment
  2. Ballist i PENDUAR. March 18, 21:29

    Punesim i plote dhe Robote .

    Mbas 20 vjeteve shume pune qe sot behen me Krah ,
    do te zevendesohet nga robotet ,
    kjo eshte nje teme e Rendesishme ,
    se si te Bashkosh Evoluzionin Teknollogjik ,
    me Punesimin e plote .

    Eshte nje mendim qe nuk munde ta shmangesh ,
    Kur mendon qe do te jete Roboti qe do te zevendesoje Krahet e punes .

    Si munde te krijosh Elementet per nje Punesim te Plote ,
    kur krahu i punes do te sevendesohet nga Robotet ?

    Por ç’do te Thote punesim i plote ?

    Punesim i plote do te Thote :
    te gjithe kane nje pune ,
    dhe nuk do te thote
    Te gjithe kane nje pune Raskapitese ose Te gjithe punojne shume ORE .

    nE NJE bote ideale Njerzit duhet te punojne ,
    1 ore ne jave per Koke ,
    dhe te jete ky nje punesim i plote ,
    duke u dhene mundesi njerzeve te kene nje rroge ,
    Fale asaj ore pune, javore .

    Pra Objektivi i nje shteti Demokratik eshte te Ule
    oret e Punes , dhe tu jape mundesi njerzeve ,
    per me shume kohe te lire ,
    Keshtu kane bere Vendet NORDIKE EUROPIANE
    DUKE ulur oret e punes nga 8 ne 6
    Dhe kjo varet nga Zgjedhja qe bejne Politikanet
    perveç Potenzialit Ekonomik [[ Potenzialet ekonomike Jane ]]]

    Sot preferohet te punoje nje person sa per dy ,
    duke e lene pa pune Tjetrin
    Kjo nuk ka sens ,
    Por Neoliberalizmi funksionon keshtu ..

    Frika se Makinat do te zevendesojne Njeriun
    egziston qe nga koha
    e Revoluzionit Industrial ,
    ku puntoret shkonin ne Fabrike dhe prishnin Makinerite ,

    Ne realitet ky eshte nje keqkuptim per shkak ,
    se si duhet te funksionoje demokracia ,
    Teknologjia nuk duhet te shkoje ne Avantazh vetem te Padroneve
    dhe Multinazionaleve ,
    por ne te mire te te Gjitheve .
    Kjo eshte detyre e Qeverise . dhe Politikes .

    Nuk munde te perjashtojme Idene ,
    qe Robotet te Zevendesojne Plotesisht Njeriun dhe Krahun e punes ,
    Vetem mirembajtja e Roboteve nuk munde te Mungoje si Pune ,
    e njeriut .

    Reply to this comment
    • zambak June 2, 17:15

      Pasurite e vendit tone prej dy vitesh po keqmanaxhohen nga dyshaja gllaberuese rama meta ! Shitja apo dhenia me koncesion pa asnje dobi per shtetasit shqiptar eshte nje trend i cili po na merr jeten ! Ketu dua te permend rastin e Marinzes dhe kompanise kanadeze e cila ende nuk ka dhene asnje demshperblim per njerzit e prekur ! Kemi shembullin me te fundit te dhermiut nga ministri ahmetaj etj etj ! Shqiperia e rilindjes po shet shqiperin per hesap te vet dhe jo te qytetareve !

      Reply to this comment
      • mira June 2, 17:16

        Respekt te jashtezakonshem per zotin Gjergj Thanasi. Burra me dinjitet KA PAK Shqiperia.
        Shkrimi eshte nje sirene alarmi me shpirt qe lajmeron shqiptaret qe te duan ne mos veten, femijet e tyre. Shqiptaret te cilet kane nje kompleks inferioriteti deri ne dhimbje, ndaj fjales amerike dhe rrjedhimisht cdo lloj zorzopi qe vjen prej andej apo ka pasaporte amerikane
        Te mos lejojne zorzopet e botes qe vijne ne emrin e AMERIKES- qofte edhe sikur ajo vet te ishte. Shume sakte thuhet ne shkrim, ishin amerikanet qe ne bene peshqesh Gerdecin, apo qe deshen ta shkaterronin Shqiperine me armet kimike,
        Ishin po kompani amerikane , qe perlane parate per rrugen e Kombit ketej dhe andej kufirit tek popujt me te varfer te Europes.
        Por perderisa asnje nuk u denua birbot e politikes shqiptare kujtojne se mund te bejne perseri si te duan
        Respekti dhe dashuria do prova dhe duhet te jete reciprok.
        Sa per zoterinjte e politikes e kane humbur kredibilitetin se mund te mos bejne dicka ne kurriz te Shqiperise dhe popullit.
        POR I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA dhe te zotet duhet te jemi ne populli te ndricuar nga elitat( pika qe nuk u bie nese ekzistojne).
        Fatmiresisht ka individe si gazetari i nderuar Thanasi. Edhe njehere falemnderit per shkrimin.

        Reply to this comment
      • era June 2, 17:16

        Vetem turizem. Boll u shkaterua Durresi e Golemi dhe nje pjese e mire e bregdetit shqiptar. JO nga populli por nga horrat dhe cubat e politikes.
        Asnje meter bregdet nuk duhet lejuar pervecse turizem

        Pak nga pak po i zgjohen nga gjumi djemte Shqiperise dhe nuk do lejojne më horrat e botes me pasaporte amerikane ta dhjesin vendin tone.

        Reply to this comment
      • Ujku do mjegull June 2, 17:42

        Ti nuk je zambak,por hither e eger djegese.Per 25 vjet politikan,dhe shume vite ne pushtet te Sali Bishes,nuk te paska rene asgje ne sy,qofte dhe per kompanine e naftes,qe e kakontraktoi Saliu.Per ty,te verbuar nga urrejtja per kete mazhorance,te gjitha te duken te zeza . Ja se perse e urrejne populli ,Sali shpellarin dhe llumin e krimit qe e ndjek nga pas.

        Reply to this comment
  3. Deli March 18, 21:46

    Projekti ka disa kohe qe “pertypet” nga nje shqiptaro-amerikan i njohur ne bashkepunim me ca gjeneral te pensionur amerikan dhe ca izraelit.Kryeministri eshte pjese e tere keti projekti multi milionesh..

    Reply to this comment
  4. Edi March 18, 21:48

    E nisi mirë Rama. Ishallah nuk çmendet në mes të rrugës.

    Reply to this comment
    • LABI June 2, 17:16

      A ka me leber ne laberi? Si mund te lejojme vlonjatet qe VLOREN e bukur e historike; antike e turistike; trime e liridashese, luftetare e patriotike, te pater e te pasur; intelektuake e shkencore; VLOREN folklorike e bashkekohore; mikepritese e humane; VLOREN, krenarine e shqiparise ta perdhosin e injorojne; ta ndotin e shkaterojne; ta shteremerojne e deformojne deri ne Gjeneze; ta SUNDOJNE e shfrytezojne “firma e compani concesionare” vendase apo te huaja?

      Si mund te pranoje labi i historise, pushes dhe penes; shkences dhe arsimimit te ndote ambjentit ne nje forme te tille ku femijeve tane, brezave te sotem dhe atyre qe vijne tu kanosej semundjet toksike e kanceroze, fertiliteti, apo semundjet te tjera e te REZIKESHME per jete, si semundjet pulmonare, apo ato te transformimeve fenoripike e genotipike duke sjelle ne jete me shume antikapate, dhe kjo vetem nga mbetjet toxike qe do te prodhoje ajo uzine……etj ?

      Si mund te jete dakorte labi te vdese per tu paraqetur “BUJARE” para te huajve?
      Si mund te jete dakorde qeveria e “RILINDJES” me kete KRIM?
      Pse nuk I ndertojne ne vendet e tyre keto “KOMPANITE E MORTJES” keto lloje biznesi?

      Pergjigje eshte e thjeshte. Sepse atje ka SHTETE qe mendon per njerezit, sepse ka edhe njerez qe bejne REVOLUCION…..

      Ketu ka pushtetare qe bejne “KORUPSION”. Ketu nuk ka “LIRI”por “SKLLAVERI”

      LABERIA DUHET TE ZGJOHET……

      Reply to this comment
      • LORA June 2, 17:17

        Mirenjohje zemre per Gjergj Thanasin,i cili ka shkrojtur ne menyre frekuente ,me pergjegjshmeri profesionale dhe patriotike ,per hatarat qe I kane bere ushtrise dhe objekteve te saj,njerez me emra konkrete, ai e ka bere ne media present,ne avance, zullumet e kusarive te pasurive ushtarake te shtetit te shqiptareve.
        Pashalimani ka qene,eshte dhe duhet te mbetet prone e ushtrise se shqiptareve dhe e askujt tjeter.Krimi apokaliptik I Gerdecit,me heqjen totale te brekeve te shtetit perballe lloj-lloj xhambazeve te botes,ka lene pershtypjen e nje Shqiperie me te cilen mund te besh kur t’a doje kokrra e qejfit bordello fitimprurese per ta.
        Qeveria aktuale dhe Ministresha e Mbrojtjes duhet te sfidojne cdo intencion,nga kushdoqofte ,per biznese me pronat ushtarake te Shqiperise.
        TUNG.

        Reply to this comment
      • bobo June 2, 17:17

        STOP KETYRE LOJRAVE TE PISTA NE KURRIZ TE JETEVE TE POPULLATES SHQIPETARE!MBI KURRIZ KEMI KALUAR NJE 97,NJE GERDEC,NJE TENTIM PER DEMONTIMIN E LENDEVE KIMIKE E KAUBOJSIT E TEKSASIT NUK NA LENE DERI SA TE NA MARRIN EDHE PIKEN E FUNDIT TE JETES PASI SHQIPERINE TASHME KOLONI TE SHPALLUR PO SHPERBEJNE TE TERE !MIRPO ESHTE NJE KODOSH POPULLI QE SI LE REHAT E NUK PO GJEJNE MENYRA SI TA ZHDUKIN,E ME E MIRA ESHTE TA HELMOJNE ME MENYRA AFATGJATA DERI NE ZHDUKJEN E TIJ.KETE PUNE IUA SIGURO VETEM SALIU E SOJI I TIJ!

        Reply to this comment
      • shpatar June 2, 18:44

        O Labi.Nese je vertet lab e di mire se kush ja ka futur ketij populli. Politika e mbrapshte qe mbas I.Qemalit e deri me sot .Dulla na thoshte se Vloren do ta bejme si Kazablanka.Demokratet me Saliun e perveluan. Te shihje Vloren mbas 97 nje shemtire Afrikane .Vlora filloje ,fale qytetarve te ndershem, te mari veten mbas 2002it.Edhe pse punoje keq Gjika jane te gjitha mundesit qe ta rimari vehten .
        Ky projekt i perfolur ,me kaq sa shkruhet ,nuk ka per te kaluar keshtu sic flitet .Eshte i pa mundur nga shume pikepamje teknike dhe strategjike .Ne Shqiperi ska asnje mundesi per operacjone te tilla. Kemi eksperience ne njohjen e anijeve te tipave te thjeshta e jo ato qe kane funksjonuar mbas 1960 e deri me sot .Kjo duket dhe nga tipat e anijeve te mbrojtjes detare qe u montuan nga Hollandezet..Anije sa per te thene qe kemi roje ne dete .Pashalimani ne gjendjen aktuale nuk sherben per punime te specializuara e jo per operacjone kaq te veshtira sic jane shkaterrimet e anijeve te ndryshme civile e te luftes .Pra edhe nese merret nje inisjatiuve e tille kerkon investime shume te medhaja qe nuk do te justifikojne perfitimin tone .
        Ngritja e nje katjeri te tille me kushtet ambjetaliste do ti detyroje vete te interesuarve te terhiqen .Ka nje sere kerkesash qe duhen per te ruajtur faunen dhe floren e rajonit .Ndryshe fillon lufta e qytetarve dhe biznesit me shtetin.Ndoshta dhe nje skandal mbar kombetar .Po te jene kaq serjoz qe do te investojne dhe marim garanci te plota me marveshje te nenshkruara ligjerishte shteti te vendosi kushte .Psh .Cila tipe anijesh ,tonazhi,shkalla e ndotjes ne to ,teknikat e perdorimit si dhe fitimi.Po qe se nuk fitojme ndonje shifer te konssiderueshme qe te ndikoje ne zhvillimin e qytetit e me gjere kjo inisjative vertete do te quhet antikombetare.Rama te beje gati valixhet nese nuk degjon zerin e popullit Vlonjat .
        Per zotin Gjergji.Ju fute kesaj ceshtje mos ndaloni te na informoni dhe te beni intervista me specialiste ambjentaliste dhe te fushes se detarise .Kjo do ta coje kete shqesim ne nivelin e duhur per te marre vendim po ose jo .Nje korigjim dua ti beje asaje qe thoni se rrumat detare do te ndotin mbs karaburunit e deri ne Dhermi.Ndotja nga rumat detare do te shtrihet nga Gjiu i Vlores ne drejtimin Treport ,derdhja e Vjoses ne drejtim te samanit e deri ne Durres mbasi keshtu levizin rrumat detare.Pra demi do te jete katastrofike per gjithe vijen bregdetare Vlore -Durres-Shengjin.

        Reply to this comment
  5. luli March 18, 22:05

    çifuti jone i vockel ben çfare i thone çifutet e medhenj,jo per gje po ky u fry si gjeldeti para 23
    qershorit qe do anullonte kontratat per importimin e plehrave qe kish bere maloku, ky tani
    po na bie plehra si çun Tirone nuk eshte malok ky;eshte qytetar eshte po aq i papergjegjshem
    sa qytetari i Tropojes.Asgje te re nga fronti i perendimit

    Reply to this comment
    • shqipe June 2, 17:18

      PASHALIMANI ESHTE TENDINA E AKILIT. ME CDO KUSHTE DUHET TE KALOJE NE DORE TE AMERIKANEVE, DHE KETU NUK KA ME SHQIPARI E SHQIPTARE PASTAJ……
      TE HUAJT ME MBESHTETJEN E SEKSEREVE DHE TRADHATAREVE QE NE I VOTOJME TA NA DREJTOJNE, ME AGJENTET E RUGJUR TE DUARTROKITUR NGA VETE NE, HISTORIKISHTE NA KANE GROPOSUR. PO KETE RADHE GROPAN PO NA E PERGATISIN AQ TE THELLE SA TE MOS DALIM DOT KURRE ME NE FAQE TE DHEUT.
      DHE E DINI KU? NE FUND TE OQEANIT!!!!!!!

      Reply to this comment
      • kaqi i vertete June 2, 17:18

        Te gjitha i ka permendur ky autor i Dites em perjashtim te strumbullarit te kesaj afere.
        Koco kokedhimes.
        Me sa duket lidhjet e vjetra te z.Thano e kane bere punen e vet

        Reply to this comment
    • Zhelefina June 2, 17:49

      Luli,Saliu nuk eshte nga qyteti i Bajram Currit,por nga nje fshat i atij rrethi,nga Vucidoli.Pra , eshte fshatar mesjetar i rrethit te Tropojes,por jo qytetar .

      Reply to this comment
      • Linux June 5, 20:06

        ….hmm, mirë e ke. Se po të ishte nga “qyteti” i Bajram Currit, do të ndryshonte puna (!). Si m…ti me k…kën.

        Reply to this comment
  6. [email protected] March 18, 22:23

    prerja dhe riciklimi i materialeve perberese te mjeteve lundruese qe do te ekzekutohen,eshte dhe mendim i mire persa i perket punesimit te zones ,dhe i keq per mjedisin ,po nuk pati masa te rrepta ! ata qe do ta firmosin , duhet ta llogarisin mire cdo detaj .punesimi eshte prioritet per shqiptaret ,dhe po te behet cdo gje me rregull , besoj se eshte nji mbrekulli,qe ben njerezit dhe vendin tone te punesohen si ne prerje te anijeve ,por dhe volumin e riciklimit .besoj se eshte me shume pozitive se sa negative si procese !

    Reply to this comment
    • Vlora1912 March 19, 10:34

      O Detar..

      E ku dreqin e e gjete “Me te miren e punesimit te zones” ne kete projekte Fantazme….?????

      Banoret e gjirit te Vlores jane te punesuar ne turizem, apo kane investuar ne turizem, dhe ne peshkim…duke patur ne konsiderate vetem hapsiren detare..

      Realizimi i ketij projekti monstruoz, i cili per fat te keq mbeshtete edhe nga disa oficer mendje pule, edhe mund te hap ca vende te reja pune……

      Poooor do te shkurtoj 100 fishin e te ardhurave nga turizmi dhe peshkimi….do te shkaterroj shum me teper vende pune se cdo te hapi……me te vetmin objektiv qe ca pensionist Amerikano-Izraelit te pasurohen..

      Gjiri i Vlores, i cili eshte gji i mbyllur me nje ecosistem detar shum specifik, do te shnderrohet ne nje kazan te madh pleherash…..dhe pas disa vitesh do te quhet Gji i Vdekur….

      Vetem fakti se dikush nga vendimarrsit shqiptar, te te gjitha niveleve, e merr ne kosiderat dhe e diskuton kete projekt, eshte turp dhe e rrezikshme njekohesisht….dhe jo me ta rewalizosh ne praktik kete projekt.

      Mbi te gjitha vendiomarrja per Bazen e Pashalimanit eshte Vendimmarrje per Gjirin e Vlores…..dhe kjo Vendimmarrje nuk i takon ca zyrtarve ndyracak ne Tirane por popullit te Vlores

      Reply to this comment
  7. gjermani i fundit March 18, 22:38

    do riciklojme plehra, anije, avione dhe kur ne fund fare te ngelemi ne maje te maleve me mbeturina do vije bota te ricikloje edhe shqiptaret. Pse jo, ne kemi hapesira te pafundme, ia kalojme per nga territori Rusise dhe Saturnit

    Reply to this comment
  8. Dardan March 18, 23:54

    Paskemi jetuar ne parajse dhe nuk paskemi ditur gje fare!

    Reply to this comment
  9. V. March 19, 01:06

    Ju lutem shikoni kete video dhe mundesisht ju te gazetes, nisjani qeverise ta shikoi ose bejeni publike ne gazeten tuaj. Se cfar biznesi shkaterrimtar eshte per ambjentin dhe I rrezikshem per jeten e njerezve. Shpresoj te mos jete e vertete.

    http://ngm.nationalgeographic.com/2014/05/shipbreakers/dangers-video

    Reply to this comment
  10. plaku i mocem March 19, 01:19

    Apsolutisht eshte nje projekt qe ne krye fsheh pazare te pista.Ne duam te ndertojme dhe jo te shkaterrojme.Pashalimani,Karaburuni dhe Sazani jane nga kryeveprat e fundit te natyres ne mesdhe qe jane ende te pa prekura.Aty mund te behen cudira turistike,dhe jo “Gogole” anijesh.Prerja e anijeve leshon ne uje gjithfare oksidesh e helmesh per faunen ujore.Qeveria duhet ta shohe kete pune me sy tjeter.Historikisht Pashalimani ka qene objekt ushtarak.Sot, “pacifizmi” ka kapur mendjet e politikaneve te korruptuar,te cilet nuk shikojne me tej se hunda e tyre.Mendoj se vlerat e kesaj zone jane ose TURISTIKE OSE USHTARAKE.Kur ne Shqiperi ka me qindara mijra te pa pune le te durojne edhe ata 100 apo 200 puntore te cilet do te punsoheshin atje.Ne fakt ne se resorsi i Pashalimanit do perdorej per turizem mund te punesohen akoma me teper se kaq.

    Reply to this comment
  11. sofra March 19, 04:21

    mjafton te shikoni “parajsen indiane”qe prej shumevitesh po e zbaton kete projekt gjigand, qe do te punesoje njerez ,kandidate per kancer.nuk ka maske qe te mbron nga pluhuri i hekurit qe prihet.me kto ritme edhe ne si india do te kthehemi ne “nje hale te vogel” per nevoja europiane.. madheria e tij(ashtu si paraardhesit e tij) nuk le mundesi tjeter,per te jetuar, vech braktisjes se ketij vendi…

    Reply to this comment
  12. komunalja March 19, 06:34

    Ky eshte nje biznes tipik per vendet e botes se trete. India eshte lojtari nr.1 i ketij biznesi. Po pse pikerisht India? Eshte nje biznes per boten e trete sepse kekon vende ku standartet nuk ekzistojne. Pashalimani nderqet duke vene rregull dhe duke rrafshuar gjithcka te peligjshme te ndertuar keto 25 vjet te satrapit. Pastaj turistet vijne vete!

    Reply to this comment
  13. i drejt March 19, 07:27

    Do ishte fatale per mjedisin dhe shendetin e banoreve te vlores dhe jo vetem. Merrni info cfare tragjedie po ndodhin ne indi nga shkatrimi anijeve ne indi. Po krijoj bindjen qe edi rama eshte si sala, njeri shkatroi shqiperin, efi tiranen dhe tani po shkatron dhe shqiperin. Me disa projekte qe po fillon te zbatoj si ndertimi tek liqeni apo kjo ne vlore po tregon eshtw i pangopur dhe negativ per shqiptaret.

    Reply to this comment
  14. Berlin March 19, 08:20

    SKANDAL !

    Reply to this comment
  15. askushi March 19, 08:49

    Ne vend te vazhdojne te prodhojne anije e te modernizojne forcat detare ketu perflitet te behet nje landfill per anije. Nuk jam dakort personalisht, jo vetem per ceshtje ambjentale por edhe logjistike. Orikumi e mban veten dhe e ka ndertuar ekonomine e vete ne baze te turizmit. Po u be ky trasformim i pashlimanit i rrofte qeverise qe po harxhon miliona euro se turizmi ne Vlore mori fund.

    Reply to this comment
  16. shpatar March 19, 10:03

    Mos u nxitoni te nxirrni konkluzjone se cfare duhet bere me Kantjerin e Pashalimanit .Nuk duhet gjukuar se cfare ishte .Nuk i bien vlerat historike nese i ndryshojme destinacjonin per te mire. Ka qene baze dhe per kushtet e sotme ne nuk kemi mundesi ta crfytezojme per baze.Anije luftarake ,ne kuptimin e mirfillte, nuk kemi.Te paisemi nuk jane mundesi ekonomike ti mbajme si dikur . Kane kosto shume te larte .Te mos harrojme se ato qe kishim qene teknologji stok qe Ruset na i dhuruan .Nga Kina po ashtu muarem anije te lehta qe kishin kosto shume te madhe per tu mbajtur .Nje Kater Silurues me 3 motorra ne 1 ore lundrim ne kushte normale harxhonte 120 litra nafte e cilesise se pare (Ds. dizel super ).
    Pra qe te pretendojme per baze anijesh luftarake eshte teper e veshtire ekonomikishte .Si kantjer ndertimi anijesh po ashtu ka nje kosto shume te larte .Ta japim per te tjeret qe ta cfrytezojne si baze varet nga kerkesat apo kushtet qe vendosin .
    Te crfytezohet me qellim punesimi dhe fitimi kjo le per tu diskutuar. Per anen ekologjike duhen pare parametrat qe lejohen kur ajo te funksjonoje . Ndotja do te varet se cfare teknologjie do perdoret .Mos te harrojme se ne nuk kemi punonjes te kualifikuara per shkalle te larta teknologjike .Sigurishte qe do te gjenden rruge te pershtacme per kushtet tona . Do studime me komisjone te perbashketa qe te pranohet varjanti me i mire .Nuk me duket si ide e keqe per Vloren e lene ne gjendje te mjerushme punsimi e me gjere .

    Reply to this comment
    • plaku i mocem March 19, 13:56

      Shpatar,C’lidhje ka ceshtja Gjika me kete projekt?Mjedisi eshte prone e qytetareve te Vores te pyeten ata ne formen e demokracise direkte.kjo eshte zgjidhja me e mire.Personalisht Pashalimanin dhe Karaburunin e shikoj te rrethuar nga nje rruge 200 metro siper buzes se ujit, e cila e qarkon ate deri ne Palase ,dhe pjesa nen rruge e stolisur me vila.Kantieri i anijeve ne Pashaliman i gjendet zgjidhja qe te mos kete lidhje me mbetje.

      Reply to this comment
  17. padrino March 19, 10:21

    Jo vlora ska nevojë këtë lloj punësimi, Shqipëria po bëhet nevojtorja e ruzullit .

    Reply to this comment
  18. Vladimir March 19, 10:57

    Skandal edhe kur pranohet te diskutohet per te tille projekte. Per ta kryer nuk behet fjale se rrezikohet 97 tjeter. Te rinjte e asaj krahine e kane gjetur punen neper Europe. Projekti i vjen per shtat mafies.

    Reply to this comment
  19. naimi March 19, 12:09

    FASHIZEM,kjo qeveri ,ka nje emer qe quhet neveri,po te rrealizohet ky projekte eshte njesoje si puna e gerdecit,te sali serbit,edhe kjo firme cifute ,qe s duhet lejuare ase edhe nje kembe cifutit te futet ne token tone se jane njerzit ma kryeminela qe ka bota Brenda..Ato po shkatrrojne boten e nuke do te shkaterrojne shqiperine me mbeturina ,ata jane njerze te keqije ne zemer,ne shpirte ne serrate e ne cdo gja.I LUTEM shume z, minister qe ne qofte se nuke ke marre ndoje baksishe ,mose e beje kyte pune se ka me te vra zoti ty e familjen tende e ne qofte e bene kurre mose te lashte pa te vra ty e familjene tende e fare e fisin,dhe kryeministrine familjarishte me fare e fise.Se firma cifuto amerikane cifute eshte se amerikante e vertete jane indiante te cilet nuke kane asgje ne dore ne amerike.se I kane zhduke.

    Reply to this comment
  20. naimi March 19, 12:13

    shpatar je nje cifute I kamufluar ,prandaje mose fole ,I njohime mire ne cifutet sk nevoje te na e thushe,ato s duhene lene fare ne shqiperi.

    Reply to this comment
  21. Thoma Hudhra March 19, 12:31

    Po gjiri i VL qe i bje te quhet AHLEJA me e prshtatshme e rajonit. I bje te jemi 1sha fare ec aty bravo qe dini vetem te felliqni cdo gje te bukur qe na e ka fal Zoti jo se e keni bere ju. YYYY u shofshi bashke me idet tuaja primitive KAFSH te LiGJ driteshkurter mos gjeci derman as kur tu bluajne krrimbat njerez te pa udhe

    Reply to this comment
  22. Bocari March 19, 13:20

    @redaksia dita
    nqs. kylajm qe botoni eshte i vertete po them se eshte hapur drita e kuqe i sinjalit dhe duhet vepruar. Cdo njeri qe e do vehten dhe kete toke duhet te marre kurajo dhe te ngrihemi kundra ketyre planeve satanike te mafjes politikane. Vetem fakti qe ne nje zone bregdetare turistike ka nje fabrike demontimi, ben cdo njeri me tru te rrije larg, edhe sikur dhurate ti kete pushimet.
    I lutem redaksise te vertetoje lajmin e dhene dhe nqs. eshte i vertete te organizojme nje peticion kundra qeverise me nenshkrime sa nuk eshte vone. Keshtu ndoshta mund ti kursejme popullit nje arbitrazh tjeter prej gjysem milioni sic eshte tani rasti me Zyren e madhe BLAIR.
    Kam ngelur gojehapur nga ky lajm, nqs. eshte i vertete dhe ne nuk bejme asgje duhet cuar Enferri nga varri. Cdonjeri nga ne qe lexon kete lajm dhe mund te beje gjumin e qete le ta quaj vehten te te vdekur.

    Reply to this comment
    • info analitike March 19, 13:26

      Bocari,
      E njejta gje duhet bere edhe me ate farsen e inceneritorit ne Elbasan dhe me privatizimin e Albpetrolit. Politikaneve tane nuk ia ndjen as per njerezit e as per vendin por vec se si te mbushin xhepat per vete dhe klanet rreth tyre.

      Reply to this comment
  23. Bocari March 19, 14:08

    @info analitike

    jam dakort me mendimet e tua, si mund ti kthejme fjalet ne vepra? Nqs. shqiptaret nuk dalin nga guacka e frikes dhe disfatizmit, qe perfaqesohen nga thenia “s´ke ci ben”, kemi perpara vetem shkaterrimin dhe skllaverine. Ai qe nuk beson tek kjo e ardhme eshte naiv.
    Apeloj cdo lexues te ketyre faqeve te Dites, te organizohemi, per te drejtat dhe jeten tone.
    Burimet natyrore te Shqiperise i takojne shqiptareve, ata qe i shfrytezojne nuk jane pronare,por vetem punetore te kesaj pasurie kombetare. Pra per cdo projekt duhet te pyetet populli duke mos harruar qe jemi ne qe i zgjedhim keta njerez pa moral shoqeror.
    Ke ndonje mendim si mund ta fillojme?

    Reply to this comment
    • info analitike March 23, 22:00

      Bocari,

      Aktualisht une po perpiqem me aq sa kam mundesi te loboj qe ne zgjedhjet lokale te zgjidhen njerez me integritet e me prestigj sa me pozitiv dhe mundesisht sa me pak te kontaminuar nga demagogjia politike. Jam i ndergjegjshem qe eshte e veshtire por me mire te tentosh e te humbesh se sa te mos tentosh aspak.

      Reply to this comment
  24. may day may day March 19, 15:44

    super Skandal!

    Reply to this comment
  25. Nenny March 19, 21:35

    Edhe un jam nje shqiptar qe e dua shum shqipnin. Por ju garantoj se e keni shum gabim per sa i perket ndotjes, un jam ne dieni te keti projekti madheshtor per shqipnin per te vetmen arsye se jetoj ne amerik edhe I njof personalisht disa prej ketyre investitoreve, me teknodhogjin super te perparuar qe do te perdoret ambienti le qe nuk do te ndotet por do te jet shum ma i paster, sa per dieni bisnese te tidha ka ne shum vene ne amerik bile disa jan pron e te njejteve investitor .me gjith rrespektin qe kam per cdo person e koment, un thom se asht si I thon nji fjale te urt. Fjalen e funit me fol te paren. Pa ken hic i informuem konkretisht per ket investim. Edhe nji her ju pershnes shum. I love you.

    Reply to this comment
  26. Saimir April 7, 18:16

    E tmerrshme.
    Kam degjuar se pjese e ketij projekti jane disa biznismen dhe politikane kosovare. Hashim Thaci eshte njeri nder njerzit kryesore ne kete biznes, pastaj biznismeni Bujar Musa, ne shtepin e te cilit jeton Hashim Thaci, pastaj eshte edhe Akan Ismaili, ambasadori i Kosoves ne Washington. Jane edhe disa amerikane te deshtuar ne biznes. Mos e harroni edhe kete pasardhesin e rrumpalles, Rame palloshin qe po ua mundeson kosovarve te qelbin bregdetin e bukure te Vlores.
    Ka shpres se vlonjatet si gjithmone do te dijne te ruajne ate qe ua ka fal Perendia e qe tash ca mashtrues nga Kosova me kete hajvanin tone, Ed Palloshin, po duan te shkaterrojne. Ska shpres ne kete vend!

    Ambientalisti

    Reply to this comment
  27. Artjan Shani June 2, 18:04

    Jam nje emigrant nga Tirana ne SHBA pikerisht ne shtetin e Nju Jorkut kam nje historit te hidhur edhe une me avokatin e pabese Martin Vulaj I cili ma sabotoi ceshtjen e azilit politik ne SHBA per gati 5 vjet 1993-1998 dhe me ne fund nuk e morra zilin megjithese Vulaj u pagua per te gjithe letrat dhe ne ate kohe ishte me lehte per te marre azilin . Ky merrte dollaret dhe nuk te mbaronte pune.

    Arti

    Reply to this comment
  28. lili June 2, 18:09

    Asgje te ke qe?kur keto anije Jane plot amiante qe kontaminon per qindra vjet token e detin?
    Edhe kujtoni se vjen nje touriste ate here!pfff sa te prire jeni per me shkateruar cdo ardhemeri per kombin e cdo pasuri qe iu ka fale Zoti per interesat e disa horra amerikane!

    Reply to this comment
  29. Nje shqiptar June 2, 19:08

    Jane portet ne Bangladesh e ne Afrike, shume larg qendrave te banuara qe merren me kete pune

    Reply to this comment
  30. loku June 2, 19:44

    @nje shqiptar
    Nuk e dike ti qe Shqiperia eshte ne Afrike??

    Reply to this comment
  31. SS June 2, 19:57

    Me duket se i erdhi radha dhe Vlores heroike ku natyra ka punuar me hater qe i ka dhene gjithcka perles Vlonjate per terapin e domosdoshme per njeriun Ku xhelozia ka aritur kulmin e qeveritareve per ta katastrepsur kete faun qe na ka dhuruar nena natyre qe duan me cdo kusht per te eleminuar per qellime qe dihet <> larg duart nga Vlora o bisha do mallkoni diten qe do te futni kembet per shkaterimin e qytetit te mbrekullushem Vlore

    Reply to this comment
  32. Selim Daci June 2, 20:04

    Prapa Martin Vulaj eshte Kadri Veseli e Ilir Meta. Atij i eshte premtuar qendre e tberthimit te anijeve .

    Reply to this comment
  33. Hans Klos June 2, 20:15

    Bashkohem me shqetesimin e komentuesve,nje shqetesim i vertete.Shoqeria e jone ka filluar te reagoje pozitivisht,gje e cila ka ndikuar edhe ne nivelin e adrenalines time.Ne rast se institucionet shteterore nuk reagojne,mjetet reagimi mbarekombetar,jo vetem per Orikun per per cdo pellembe toke,det dhe hapsire ajrore.Antikushtetueshmeria e marreveshjes se kufirit detar me Greqine,na beri shume vigjilent.

    Reply to this comment
  34. i ri June 2, 20:23

    Nuk e kuptoj pse e botuat edhe pse e fshite kom.tim z,moderator ,nuk e kam shkelur ligjin,,,,,,!

    Reply to this comment
  35. E po kjo pune!! June 2, 20:50

    nuk ka prapanice ku te rrije. Kur u refuzua eleminimi i armeve kimike, kjo nuk diskutohet qe jo e jo. Jo se do i beje dem turizmit por jetes se banoreve, peshkut qe do hahet, dreqi e di se cfare ndodh, pse me lazem thote populli. Larg shejtanin, se keta ‘vic’-at qe fshihen pas disa emrash amerikanesh, ikin neser gjetiu dhe lene pas sherrin dhe dreqin per femijet tane. Rama ma do mendja nuk toleron ne kesi rastesh dhe as te mos mendohet gjate se nuk cenohen marredheniet me Ameriken per ca palo qe duan te perfitojne per xhepat e tyre. Pashalimani ose baze detare e Natos ose kantjer ndertimi per anije te vogla. Edhe i jep nje vlere shtese imazhit te vendit dhe turizmin nuk e cenon.

    Reply to this comment
  36. spot per turizmin June 2, 20:54

    kam besim, te qeveria per me te miren e saj
    perndryshe projektet e rilindjes,
    me ministren Germenin per sponzorizimin e turizmit shqiptar,ku asajo nuk edi sa leke jane shpenzuar perdjeta e udhetime si angli etj,dhe ne fushate nga EDI i rilindjes me vidoprojektor ,para njerezve qe presin,te punojne e te jetojne jo si ne keto 25 vjet,
    do te mbeten flluska si kunder luan nje femije 2 vjec
    me nje shishe e fryn e ben flluska dhe mundohet ti kape,ato shuhen.

    Reply to this comment
  37. bill June 2, 21:47

    vini nje vidio te cmontinit ne indi. dhe do te shikoni tmerin nga kjo pune.

    Reply to this comment
  38. D O K L E A T I June 2, 21:50

    SA ESHTE KAPITALI I KESAI KOMPANIE?
    SA E KA SIGURIMIN (ISSURANCE)? PER DEMET DHE LENDIMET E MUNDESHME TE PUNTOREVE DHE AMBIANTIT. DUHET TE JETE ME MILIONA E MILIONA DOLLARESH.

    KEJO PO ME NGJAN NE NJE KORPORATE E FORMUAM NGA PENZIONERET TE CILET KAN DESHIRE TE LUAJNE LOTO NE “BOTEN E TRETE” SE NE SHBA E DIJNE QE NUK MUND TE KALOJNE.

    NUK SHPRESOI QE DO NENSHKRUHET KONTRATA PA PERE KUSH ESHTE KORPORATA DHE SA KAN E KUSH JANE “MONEY, PEOPLE AND PAPER”.

    Reply to this comment
  39. Arjani June 2, 21:51

    Me te drejte nje veprimtari e tille perveçse shume arsyeve qe lidhen me aktet korruptive, qe natyrshem ata qe e ushtrojne nuk duan t’ja dine per pasojat vertet katastrofike per vete poziten gjeografike dhe ndikimi i ndjeshem ne mjedis, per mbartjen e tepert me lubrifikante, amjante, kroizante e ku e di sesa te tjetra munde te numerojne specialistet e fushave per keto dhe ndikimin e tyre ne shendetin e njerzve, qe fatkeqesisht ketyre iniciatoreve nuk ju intereson fare. Rezultati çone ne perfundimin se shtohet nje zone e re kancerogjene, ku me te rrezikshem se faktoret e elementeve demtues ne shendet jane ata qe i mbeshtesin dhe i vulosin keto aktivitete ne emer te zhvillimit, punesimit e ke di se ç’fare emrash i vene, le t’i pershendesim …. hajt pra vafshi ne te semes, se njelloj jeni me ata qe shkuan…

    Reply to this comment
  40. LABI June 2, 22:05

    I nderuar Shpatare, te respektoje per ate qe thua. Ne te gjithe e dime se c’eshte katranosur me VLOREN HEROINE. Vec asaj qe thuhet ne artikull si edhe nga folksit ne kete forume, qe jane padyshime shume shqetesua se dhe shume domethenese, une dua te perqendrohem edhe ene nje pike tjeter qe mund te udheheqe kete skandal dhe perspective e tjera qe mund te vijne pas.
    Ne se kjo kompania dhe avokati i deshtuar, bejne ndonje pazare…. E blejne per demontim anijesh dhe e shesin pashalimanin tone per baze ushtarake, berthamore, apo te dyfishte, te greket, ruset, sebet, apo izraelitet…..si I bie te quhet ky vend pastaj??????????

    Ne se shume here ajo qe ka prere shqiptaret ka qene thike me dy presa kete rradhe une e shoh me kater. E kjo eshte arsyeja qe theme se duhet ti bejme syte kater. Sa per letra e peralla me mbrete, keta avokatet e SPROVUAR dine te hedhin ne “tuc” edhe Perendime e Jo me vegjeline.
    Nuk eshte puna ca garantoj ne me letra po ca do bejne ne realitet……
    Per kete mund ti referohemi “Marinzes” ku operohet prej vite sh nje kompani Kanadase, e nuk paguan takse, madje nuk SHPERBLEJNE as deminq eu shkak topi shqiptareve ne proneness e tyre… Apo koncensioni I Aeroportit te Rinasit, me Nano zagarin ne krye…..ku ne duhet ti marim leje CONCESIONIT te huaj per te ndertuar nje tjter ne vendin tone.

    Shkurt kesaj I thone “ketu eshte shtepia ime po celsat I ka komshiu”……

    Reply to this comment
    • shpatar June 3, 08:35

      Nuk te heq asnje presje nga ato qe thua .Deri me sot ne kemi marre vendime te nxituara dhe jo produktive ne interesin tone.Une nuk dua te jap mendje por kerkoje qe ate ckemi ta veme ne interes te Vlores e me gjere .
      Dihet se cfare ka ndodhur me Pashalimanin .Sic thone dhe shume komentues eshte nje dhurate e natyres qe i ka brenda te gjitha .E njohe mire se kam patur lidhje me te dhe me shume miqe e specialista qe nga koha e Rusve e deri me sot .
      Me te duhet bere dicka qe ti cfrytzojme vlerat ekonomike qe ka .Ne si shtet dhe vete biznesi vlonjat jemi te pafuqishem per ta kthyer ate ne nje vend qe te punoje per zhvillimin tone .Edhe nga pikpamja turistike ta gjukosh kerkohen shume investime per te terhequr turistat .Midis projektit qe prorozohet dhe ndonje projekti tjeter per zhvillim te asaje zone do te preferoja nje te dyte apo te tret .
      Tani kemi vetem kete kerkese .Ndoshta me nje pune me te studjuar e ne kerkim te terheqjes se investitorve munde te kete projekte te tjera .Kam frike se po kembengulen dhe ata qe na monitorojne e mbeshtesin ky propozim do te realizohet .Nderime .

      Reply to this comment
  41. LABI June 2, 22:19

    Per ju Detari, dhe per ata qe MENDOJNE se eshte nje mundesi punesimi doja tu theksoj a se, shqiptaret nuk mund te bejne MAREVESHJE me MORTJEN qe do tu haje femijet. HUMBET nga turizmi I kesaj zone, nuk mund te zevendesohen me te ardhurat e uzine a se vdekjes…

    Kjo nuk eshte punesim por “GENOCID……..

    Reply to this comment
  42. Arben June 3, 04:25

    PAK A SHUME, SI CDO KONCESION QE ESHTE DHENE DERI ME TANI.

    Reply to this comment
  43. Mal Osdrimi June 3, 09:02

    Arben Ahmetaj eshte krushku I kesaj afere. Ju kujton GJE tjeter ky emer, pervec menderministrit me entuziast

    Reply to this comment
  44. TROC June 3, 10:33

    E VODHEN EDHE KETE QE KISH NGEL SI PASURI E POPULLIT…………………………….HARRAMMMMM!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  45. Nenny June 3, 14:09

    Me vjen shum keq per kto komente te paverteta qe bajn nji pjes e lexuesvet. Ju nuk e kuptoni se po flisni kunra nji investimit qe asht shum me interres per shqiperin e ne vecanti per vloren .per sa i perket ndotjes nuk do te ket asji problem mendoj un se ata persona qe jan pronar te asaj kompaniet shihet se kan experiencen e duhun se kam punue per ushtrin amerikane. Ju lutem mos folni pa pergjegjsi. Per sa i perket figures te Martin Vulajt ai asht nji person I neruem dhe i rrespektuem nga i gjith komuniteti shqiptaro amerikan dhe nji intelektuat ner ma te zotet qe ka shqiperia.

    Reply to this comment
  46. metlaj June 3, 18:50

    me qeveritaret shqiptare dhe djalli po dha ryshfetin behet pronare sidomos po te kete shtetesin amerikane ME vjen keq qe flasin te dekrimalizojme parlamentin dhe hapim rrugen e krimalizimit te sipermarseve sidomos te huaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*