Një prokuror i Tiranës i kapur me zë dhe figurë në korrupsion?

September 28, 2016 12:26

Një prokuror i Tiranës i kapur me zë dhe figurë në korrupsion?

Emisioni investigativ STOP pritet të transmetojë sot në mbrëmje një video që ka ngjallur shumë hamendje dhe interes orët e fundit.

Përflitet se video bën fjalë për një prokuror të Prokurorisë së Tiranës të kapur me zë dhe figurë në një aferë korrupsioni.

Nuk kanë munguar përpjekjet,  për të marë vesh paraprakisht për cilin prokuror bëhet fjalë, por stafi i STOP duket hermetik në këtë drejtim deri në orën e transmetimit të videos sot në mbrëmje.

Një burim nga stafi tha për gazetën DITA se “bëhet fjalë për çështje korrupsioni në shuma të mëdha”.

“Ajo që stafi pranon është se bëhet fjalë për çështje korrupsioni me shumë të madhe. Ne e kemi quajtur jack pot në rastet e korrupsionit të dokumentuar nga mediat me zë dhe figurë. Sonte zbulohet jack pot-i. Jo fituesi, por përfituesi” – tha për DITA burimi nga stafi i emisionit.

 

September 28, 2016 12:26
Komento

3 Komente

  1. X September 28, 12:26

    Zoti Thano
    Nese deshironi me kontaktoni ne emailin qe shfaqet ne panelin tuaj.
    Mund t ju ve ne dispozicion disa foto dhe video qe tregojne nje afere 100 mije euro te paguara nga nje gjyqtar per prokurorin qe duhej te hetonte kallzimin per kete gjyqtar nga LDKPI
    Gjykatesi eshte shume i njohur dhe prokurori gjithashtu
    I perzier ne skeme rezulton edhe drejtori i spitalit amerikan te Tiranes
    Pres pergjigjen tuaj

    Reply to this comment
  2. betixho September 28, 12:32

    Pra,ka interesim se kush është ai prokuror,që nënkupton se cili e” pati fatin”e keq që u kap tani,,se ajo dihet se për të kapur janë shumë,të cilët thonë me vete,mase nuk jam unë.

    Reply to this comment
  3. Adih September 28, 18:27

    Fiksi jeni gabuar. Ky prokurori nuk ka faj , Min Ahmetaj u prononcua sot, se do paguajme 1.8 miliard leke , per keta birbo ,qe duhen vare ne litar . Prisni dhe gjuani gjah kunder tyre ,mbasi te marin rogen e larte simbas min pa dipllome ekonomiku Ahmetaj..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*