Një pyetje miqsh dhe një letër nga Gërdeci

November 18, 2012 14:50

Një pyetje miqsh dhe një letër nga Gërdeci

E dashur redaksi e DITA-s! Ju shkruaj nga Vlora. Shumë miq të mi bëjnë sot me habi pyetjen: Si ka mundësi që gërdecarët votuan për qeverinë zgjedhjet e shkuara? Disa thonë “kështu e kanë këta, janë të paditur dhe të mjerë” disa të tjerë që “vota është vjedhur”, disa që “vota është blerë” etj.

 

E vërteta për mua është që ata i kanë shtrënguar të votojnë ashtu. Ju kujtohet kur u dhanë lekët në atë mënyrën e turpshme që vetëm monstrat pa zemër mund ta bëjnë me 26 të vdekur nën këmbë? Ato thasët që hapeshin në tavolina dhe kamerat e qeverisë xhironin? Ato lekë dhe të tjera, ata të mjerë i morën dhe më pas qeveria u tha: “Kush nuk do votoj për ne, do t’ia marrim prapë. Si ua tha këtë? Sigurisht jo drejtpërdrejt. Por, pa pyeteni pak veten: Çfarë ishin ato gjyqet e hapura nga Bashkia e Vorës për ata që “kishin marrë lekë me shumicë dhe duhej t’i kthenin?” Dhe përse ato paralajmërime për gjyq, u bënë pikërisht në ditët e fushatës? Eh, mesazhi i qeveris-vrasëse ishte i qartë: Lekët do t’u rimerren atyre që votojnë kundër.

 

A ju duket rastësi që një djali nga Gërdeci që dilte në një spot televiziv të opozitës dhe tregonte dramën e tij ditën e tmerrit, gazetat e qeverisë iu turrën të nesërmen me titujt: “Këtij filan fistëkut, Berisha i ka dhënë 40 milionë lekë dëmshpërblim”. O zot, çfarë mostrash…

 

Gjithsesi, nuk po vazhdoj më, sepse secili e bën vetë analizën e tij. Dua të sjell në këtë rubrikë vetëm një copë letër. Është shkruar nga Kristina Durdaj për nënën e vet, Rajmonda Durdaj, një nga viktimat e Gërdecit. E kam marrë nga libri i të ndjerit Ardian Klosi, “Katastrofa e Gërdecit”. Është letra e një 13-vjeçareje që feston datëlindjen dhe i jep një letër babait të saj për të çuar tek varri i nënës. Nuk dua të bëj komente të tjerë, se më mblidhet një lëmsh në fyt.

 

“…Mami të dua shumë. Edhe pse ti ike, në zemrën time ti do jesh derisa unë të vdes… Mami pse të mori Zoti që të vuaj unë kaq shumë? Mami, ti pse shkove vetëm pse nuk ike me halla Lizën? Do shpëtoje Xhenin. Mami të dua shumë, shumë. Festuam datëlindjen time. U bëra 13 vjeçe.  Sot e deri sa të vdes unë s’do jem kurrë e gëzuar Mos e harro, të dua shumë. Këtë letër do ia jap babit që ta sjellë ty..”

 

E-mail nga adresa: [email protected]

 

November 18, 2012 14:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*