Një pyetje për ministrat teknikë: Po ju ku ishit?

August 19, 2017 11:25

Një pyetje për ministrat teknikë: Po ju ku ishit?

Nga Bedri Islami

Më në fund, pjesa teknike e kabinetit Rama, pra të deleguarit e Bashës në qeveri nën okelion, “qeveri teknike”, më në fund bënë raportin e tyre për zgjedhjet e 25 qershorit. Nëse dikush ka pritur ndonjë raport ndryshe nga ai që u paraqit, do të jetë ndjerë i zhgënjyer. Ministrat teknikë, pasi pritën rreth dy muaj se çfarë do të ndodhte dhe gjithnjë me shpresën se marrëveshja e fshehtë e 17 e 18 majit mund të kishte edhe ndonjë klauzolë shtesë, e cila mund t’ua zgjaste qeverimin, bënë një raport, i cili në fakt duket sikur ka dalë direkt nga kancelaria e Bashës, duke përdorur gjuhën e Berishës. Një mish-mash i hedhur në momentin e fundit, si një dëshmi se delegimi partiak do të merrte edhe shpërblimin e vet.

Raporti informativ i ministrave teknikë, që synon të përlyejë zgjedhjet e 25 qershorit mund të ishte i pritshëm deri në këtë shkallë nga vetë qendra e opozitës, e cila, e dërmuar si është aktualisht, mund të kishte synuar të gjejë një spirancë shpëtimi, dhe, si mund të pritej, këtë mund ta kishte bërë përmes hedhjes poshtë të zgjedhjeve. Nuk e ka bërë deri tani vetë nuk ka ndër mend ta bëjë, pasi e di më mirë se të gjithë se, duke qenë bashkorganizatore e zgjedhjeve, shumë nga ajo që është shkruar nuk qëndron.

Kush e shkroi raportin?

Zëvendëskryeministria Mandija, e cila është shumë më e aftë individualisht se sa ajo që ishte shprehur në raport? Ministri teknik i punëve të brendshme, që gjeti kohën e duhur në këtë përplasje të madhe politike të vejë deri në largësi për të hedhur poshtë qeverinë ku e kishin deleguar? Ministria e Arsimit që gjen kohë për të bërë ankesë publike përse nuk është akomoduar në një hotel me pesë yje në Gjakovë, kur vetë qyteti nuk ka një hotel të tillë? Mirë që nuk kërkoi ta ndërtonin enkas për të! Ajo që u paraqit si raporti i të deleguarve teknikë ishte më tepër një paraqitje politike, e cila, edhe pse nuk deshën ta thonë drejtpërsëdrejti, e sollën përmes asaj që lanë të shkruar: ata ishin 6 ministra politikë, që deshën të shfaqeshin si teknikë, dhe, pasi agjëruan në 60 ditë, çelën më në fund dhe e çelën me këtë raport, i cili, edhe pse është duke u harruar, sjell në vëmendje disa gjëra themelore:

Së pari, përse ishin këto gjashtë ministra dhe një zëvendëskryeministre në qeverinë Rama? Marrëveshja e natës mes dy liderëve politikë për një mish-mash qeverisës, që nuk do e kishte bërë kurrë opozita dhe më vjen mirë të mendoj se është eksperimenti i parë dhe i fundit në llojin e tij, përcaktonte se këta njerëz, të veshur me pushtetin e ministrit, rrethuar nga stafi i tyre politik dhe teknicienw, do të ishin gardianë të zhvillimit normal të zgjedhjeve. Kjo ishte arsyeja kryesore që shkuan. Në fakt, megjithëse u perceptua kështu, ata ishin më tepër bonusi që merrte Basha për të dalë nga çadra dhe zemërimi i Ramës ndaj aleatëve të tij të djeshëm, të cilët deshën në pak çaste ta bënin atë delen e zezë të politikës shqiptare.

Këta ministra, që sollën pas vetes cilët kishin dashur të kenë, që nga dita kur u vendosën në zyrat e tyre dhe u rrethuan nga tabori që morën me vete, edhe në ditët pik të zgjedhjeve, asnjëherë, nuk i ngritën këto probleme, dhe kjo kishte një arsye të vetme: asgjë nga ato që shkruan sot nuk kishte ndodhur, të paktën nuk kishte ndodhur në ato përmasa që mund të ishte menduar. Asgjë nga ato nuk e ndryshoi rrjedhën e zgjedhjeve dhe nuk e pakoi humbjen e opozitës, e cila, duhet pranuar, nuk do të kishte qenë kaq e thellë dhe dërmuese, nëse Basha nuk do të kishte deleguar ministrat e tij.

Ministrat u bënë pjesë e pushtetit për të ndaluar këtë që shkruajnë sot, por, nëse nuk e kanë bërë as këtë, atëherë përse ishin?

Së dyti, ata u deleguan si ministra teknikë, pjesë e një qeverie politike, e cila, sipas marrëveshjes, po u krijonte kushtet për të kontrolluar gjithçka që ishte e mundur.

Raporti dëshmon se ata ishin në fakt komisarë politikë, që nuk mund të dilnin nga perceptimi politik i një detyre teknike. Si të tillë, me gjithë heshtjen e tyre dy mujore dhe shpërthimin në prag të ikjes, ata sollën në vëmendje se, tani për tani, qeveri teknike në vendin tonë është e vështirë të bësh, e sidomos kur është fjala për një qeveri teknike me ata që qeverinë e kanë pasur në tetë vite si majën e politikës dhe të zhvatjes së saj.

Nëse në të ardhmen do të mendohet se mund të bëhet një qeveri teknike, e propozuar nga partitë politike, shembulli i tashëm i hedh poshtë të gjitha ato që mund të quhen përparësi: në fund të fundit ata do të kthehen një ditë në zëdhënës politikw të forcave që i delegojnë.

Së treti, nëse ajo që kanë shkruar ministrat teknikë, megjithëse jam i bindur se ndonjëri prej tyre as që e ka lexuar e as nuk do e lexojë, është në një masë të besuar e vërtetë, atëherë kemi një gjendje krejt tjetër: përgjegjësinë morale, por edhe ligjore të atyre që nuk e kanë bërë detyrën.

Jo rrallë herë partitë politike caktojnë njerëz të veçantë si të deleguarit e tyre në kryerjen e një pune. Si ndodhi me ministrat teknikë. Ndodh më pas që, megjithëse asgjë nuk realizohet, ata ikin të qetë, duke lënë pas vetes disa letra si pusulla bakalli, të cilat nuk i hyjnë askujt në punë dhe as nuk ia vlejnë të merren nëpër duar.

Këta njerëz shpërblehen për punën e tyre, u afrohen privilegje, si rasti i ministrave teknikë dhe, megjithëse e pranojnë lirisht se nuk e kanë bërë detyrën e tyre, nuk ndjejnë e as nuk marrin asnjë përgjegjësi.

Kjo mospërfillje e shtetit nuk gjen vend vetëm në këtë rast. Kujtoni komisionet e posaçme parlamentare, të shumta, që janë ngritur, kanë shpenzuar miliona e miliona dhe pastaj janë hedhur në një humbëtirë. Kështu komisioni i posaçëm për 21 janarin, për Masakrën e Tivarit, etj, të ngritura për qëllime politike dhe të mbyllura, po ashtu, politikisht.

Njëjtë ndodh edhe me këtë raport.

Së fundi, ka një ngutje të pazakontë të opozitës për të hedhur poshtë gjithçka që ka ndodhur dhe për t’i prerë rrugët zhvillimit evropian të vendit. Raporti, edhe pse jo i vërtetë në përmbajtjen e tij, është njëri prej tyre. Është një këmbëngulje e pazakontë që, edhe pse bën pis pjesën tënde të qeverisjes, e rëndësishme është të penalizohet vendi, me ëndrrën se përmes këtij penalizimi mund të kthehesh në pushtet.

I opozitës është edhe deputeti Dule që pak ditë më parë i bërë thirrje dy shteteve që ndjen më afër, Greqisë e Qipros që të venë veton për anwtarsimin e Shqipërisë në BE, dhe, të dy sulmet bëhen thuajse në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë.

Basha dhe PD do i kishte humbur zgjedhjet edhe nëse votat do i kishin numëruar vetë ato. Do i humbë edhe më tej, pasi pak kush mund të besojë tek qeverisja e një njeriu me kaq mëkate mbi vete dhe që në një provë të vetme dëshmoi se gjithçka mund të shitet, deri edhe nderi, edhe postet, edhe rizgjedhja, gjithçka, vetëm që të vazhdojë nusërimi i një dhëndri kollovar në familjen politike kryeministrore.

Ministrat tekniko – politikë ikën. Ndenjën gjatë… më mirë të kishin ikur një javë më parë dhe të mos e kishin lënë këtë paçavure turpi pas vetes.

Një ditë do i pyesin: po ju ku ishit?

Do të vijë edhe përgjigja: Askund, aty, në ministri.

Vërtet, nuk paskan qenë askund.

 

August 19, 2017 11:25
Komento

7 Komente

  1. Qytetari durrsak August 19, 12:28

    Keto jane felliqesite e Berishes dhe pasuesit te tij bastard, Bashes. Te dy keta antishqiptare, antipopull, nuk turperohen aspak qe jane inisiatore qe Shqiperia te mos aderoje ne BE. Dhe kenaqen, si Sokrati i Migjenit. Presim vettingun qe te shkojne atje kue kane vendin. Raporti i 6 ministrave teknike dhe zv/kryeministres, njerez politke dhe servile te Berishes, eshte shkruar nga dyshja Berisha-Basha, dhe me paturpesi, si ne cadren perpara Kryeministrise, vazhdojne, pa turp, pa asnje vrasje ndergjegje, te genjejne hapur duke e “nxire” qellimisht realitetin e zgjedhjeve me 25 Qershor.Pra, vazhdojne te sabotojne qellimisht ecjen e Shqiperise drejt BE-se, hapur kunder deshirave dhe vullnetit te popullit shqiptar. Cfare te paturpesh ka sot Shqiperia !

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 19, 12:39

    Nje pyetje per islamikun ish gazetarin pensionist Bedri:
    3600 Tremije e gjashteqind te ‘punesuarit’ gjate fushates elektorale qe permend zevedes kryeministrja Mandija eshte sllogan ‘politik’ apo fakt e shifrat nuk bejne politike!?
    Kush nga protokolli i kryeminisytrise duhet te shkarkohet urgjent qe nuk ka nisur shkresen ne prokurori per 1 muaj!?????Sa te jeplikja ne muaj e Bedri qe njehere te jesh me èPS e nje here me LSI??

    Reply to this comment
    • korçari August 20, 10:31

      O Monika edhe sikur t’ja shtojme 3600 apo 36000 vota PD-se dalim ne te njejten perfundim pra PD-ja humbi thelle dhe nuk mund te mbulohet apo justifikohet kjo humbje me 3600 te punesuar .PD-ja duhet te heqe dore nga mentaliteti alla Berrisha se ndryshe qenin e ngordhur ka per te gjetur per 30vjet

      Reply to this comment
  3. Sadija dashnore Fazlliq August 19, 14:47

    Mire ministrat 3 muaj ku kane qene po ti o bedri 30 vjet ku ke qire.qe kete popull po e shkerdhen kali i serbit Xeni………????????????????

    Reply to this comment
  4. Roland Tarebicka August 19, 15:02

    Si mund te arrije nje antar forumi e gazertar me nje barre thinja i kesaj te perditeshme te behet pre e fevzinjve e mero lamòeve e te thote qe marveshja ka dy ‘burra shteti’ nje Edvin e nje Lulash kur edhe gomaret e APeqinit e dine qe ne 27 vjet ‘drejtohemi’ nga fazlliq e kali i xenit…
    ‘Kaqer budallenj keta gazetarucet e fisit tone xhanem

    Reply to this comment
  5. Ballist qe nuk e ha Mishin e Pules . August 19, 15:28

    Jemi ne qe ju pyesim Bedri !
    Kush ishe Dje , e kush Bedri je Sot .

    Je i lire Bedri , si nje Kameleon te ndryshosh
    Ngjyre edhe Ide .

    SA I Lire eshte Bedriu ?
    Valle shkruan dot Bedriu ato qe mendon ,
    Ne kundershtim me Mendimet e Padronit qe e paguan ?

    ç’fare mendon Bedriu per diktaturen Finanziare dhe politikat e brendeshme teb shteteve ?

    ” Te detyrosh njerzit oooooooooooooo Bedri
    te Finanzojne me taksat e tyre PROPAGANDEN e Ideve , qe nuk eshte ne interes te TYRE
    , eshte Kriminale dhe Tiranike .”
    Pema e Lirise here pas here duhet te Freskohet me gjakun e Patrioteve dhe te Tiraneve here pas here .

    ” Lumturija e nje populli , eshte kur ndalon shtetin , Tu shkateroje PUNEN dhe njerzit
    me preteksin se eshteb duke bere reforma per ti mbrojtur ”’ fasonerisht ”.
    Dhe eshte FAKT ::
    Demokracia vdes :
    Kur vjedh ate qe PUNON , dhe per t’ja dhene atij qe nuk punon .

    Ti bedri ç’fare pune bene ?
    Shet fjale ?
    ASHTU si shet Likja , Saliu dhe Edvini ?^

    Si ka mundesi qe Bedriu ka Hequr nga FJALORI fjalet :
    Shfrytezues dhe te shfrytezuar ?

    Bedriu bene sikur eshte i Majte ,
    qe te na shese KaraMelka te helmuara te Djathta .

    Kemi 27 vite o bedri qe po ham ato karamele ..
    Hiq dore o Bedri ,
    Po bene Bedelin e te djathtes qe sot e ka humbur kuptimin …………

    Reply to this comment
  6. Zgalem August 20, 01:14

    Ministrat “teknike ” thone qe eshte pervoje greke . Une gjykoj se sado , qe nuk eshte zgjidhje e nje filozofie politike, ne rrastin , qe ndodhi dhe nga te cilet u bene sebep , ishte shpetimtare e demokracise tone , qe ka specifikat e veta . Po te mos ishte kryer formaliteti I ministrave teknike , kaosi do te vijonte , me intesitetin e cadres dhe te “revolucionit demokratik ” keta qe u ulen ne politronin e ministrave do t’i shifnim neper kryqezime rrugesh , duke realizuar mosbindjen civile . Ministrat teknike ishte zgjidhja e madhe shqiptare , qe vendosi qetesine njerezore , u krye turizmi , u bene zgjedhjet , vazhdoi jeta me bindje ndaj ligjit . Fillimisht dhe , me perjashtim te Karabines , Ministrat dhe vecanerishrt Zv kryeministraia mu duken njerez serioze dhe deri diku objektive . E vleresuan pozitivisht qeverrisjen dhe stafin , qe ju vu ne dispozicion . Raporti perfundimtar , I nxorri nga korrniza intelektuale . Nuk e merr vesh kush c’eshte ky report , per se duhet , c’ndreq dhe c’denoncon . . Nuk besoj te jene kaq te dyzuar ne karakter keta “teknike ” . Nje raport te tille , pa bosht , pa llogjike dhe pa minimumin e kultures gazetareske , mund ta beje vetem Berisha . Humbja totale eshte e ministrave , qe oerfunduan si intelektuale krejt fallco , qe nuk do t’i njofi kush si teknike , por thjesht berishiste te prapambetur . Humben nje oportunitet , qe jepet vetem nje here . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*