Një Qeveri Teknike e hedh në erë Partinë Socialiste dhe elektoratin e saj…

March 20, 2017 16:14

Një Qeveri Teknike e hedh në erë Partinë Socialiste dhe elektoratin e saj…

Ka zëra që thonë-se për Vettingun,
Rama do ta pranojë një Qeveri Teknike,
po qoka e radhës për këtë lloj opozite,
do të jetë vetëvrasja e tij politike.

Jo vetëm veten e tij si Kryetar,
por gjithë Partinë keq do ta dënojë,
se pas kësaj ka të drejtë çdo shqiptar,
Partinë Socialiste ta paragjykojë.

Ka të drejtë ta paragjykojë çdo shqiptar,
pa dallim moshe-i ri apo i vjetër,
kur ti nuk mbylle dot mandatin e parë,
si mund të kërkosh në popull dhe një mandat tjetër?!

Teknikja elektoratin socialist e demoralizon,
dhe demokratët marrin një kartë morale,
nëse Rama Qeverinë Teknike pranon,
do bënte tradhtinë më të madhe!

Do tradhtonte votën e shqiptarëve,
që deshën një Shqipëri të vërtetë,
dhe rrugën do t’u hapte shpellarëve,
të rivinin përsëri në pushtet!!!

Vërtet që Rama s’i mbajti dot gjithë premtimet,
po bëri shumë më tepër se Saliu,
dhe tani që po vijnë votimet,
në qetësi duhet të vendosë njeriu.

Shqiptarët kanë një muaj nën presion,
të gjitha lajmet hapen dhe mbyllen me Lulashin,
fjalori i rrugës në ekrane po gjëmon,
dhe nga mëngjesi në darkë artikulon,
hashashin-hashashin dhe vetëm hashashin!

Socialistja pas Teknikes do mendohet,
si një anije ku po mbyten të këqijtë,
dhe sapo anija të anohet,
dihet që të parët e braktisin minjtë!

Unë sjell këtu zërin e mijëra shqiptarëve,
që njëlloj si unë mendojnë si për fat,
që s’duan t’u hapet rruga mëkatarëve,
mëkatarëve që s’kanë larë asnjë mëkat!

Mëkatet janë krime që s’janë larë,
këtu nga partia kalbësirë e Lulëzimit,
ndaj i them Edi Ramës-bëju guximtar,
dhe apliko urgjent mocionin e (mos)besimit!

A. Duka

March 20, 2017 16:14
Komento

3 Komente

  1. Skenderbeu March 21, 02:05

    Asmje leshim derave, as mocion dhe as qeveri teknike, vazhdo punen dhe pregatit votimin . Nese oppzita mer pjese mbyllet loja , por dhe ne nuk do opozita e lulit te mare pjese pune e madhe se veteperjashtohen megjithe ate ne fletet e votimit lere vendinte hapur me inicialet CADRA dhe mer masa qe zgjedhjet te jene sa me te organizuara mire te lira perte votuarnjerzit si duan ne syte e vezhguseve dhe me rezultatreal do shohim sa domarin ata te cadres qedo sulen te votojneme vrap vehte. Por mendoj qe dhe LSi tevotoje me vehte josikoalicion. Ti bej koalicion me partite e tjera temajta dhe PDiU si dhefto partine e Bamir Topit po jepu aq samarin vota jome shume.

    Reply to this comment
  2. kris 1 March 21, 04:20

    Po me elektoratin c’pate.Leri te ndeshen Bajlozet por elektorati nuk eshte ne gjendje te paguaje bileten e ndeshjes keshtu qe nuk hidhet ne ere
    Te dy palet luftojne per vehte dhe as per mua e as per ty,as per plaken Shqiperi

    Reply to this comment
  3. Crusader March 21, 07:16

    PS? Cfare eshte kjo? Ku ka me PS. Ndjese paste PSja e shkrete, se e varrosi fashisti i djathte Edi kokaina.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*