Një qokë tek arvanitasit dhe në Çamëri

November 27, 2017 15:23

Një qokë tek arvanitasit dhe në Çamëri

Artan Xh. Duka

Mirë, shumë mirë bëri Presidenti ynë që qoftë dhe privatisht sikurse u tha në media, takoi shqiptarët e krahinave shqiptare në Sërbi. Bëri detyrën si simbol i unitetit të kombit, nderoi veten dhe postin që përfaqëson duke respektuar shqiptarët e atjeshëm, u dha zëmër e kurajo që të gëzohen në vëndin e të parëve pavarësisht se jashtë kufirit zyrtar, shtriu dorën e fqinjësisë së mirë ndaj Sërbisë pavarësisht padrejtësisë historike ndaj kombit shqiptar, duke bërë apel për urtësi dhe çlirim nga sindroma e fituesit apo humbësit në Ballkan.

Me një fjalë, qoftë dhe privatisht, kjo vizitë gjeneroi publicitet të atillë, efektet e të cilit ndoshta tejkalojnë edhe një vizitë zyrtare që i nënshtrohet protokollit strikt, qoftë dhe e shoqëruar me paketa financimesh apo projektesh konkrete. Shqiptarët në Serbi, më shumë se financime kanë nevojë për vëmëndje, respekt dhe kontakte rutinë. Kaq u mjafton që të mos ndjehen të vetmuar matanë. Me këtë rast, Serbia po dëshmon se po reflekton. Një fillim i mbarë i saj por ende pak sepse e kaluara ende ka peshë në politikën e saj.

Por ndërsa vizita të këtilla po mësohemi të kalojnë “fjollë” tek fqinjët verior (Mali i Zi dhe Serbi) dhe ai lindor (Maqedoni), hamëndjet ngrihen nëse një gjë e tillë mund të ndërmerrej edhe në fqinjin jugor Greqi. Sikurse krahinat shqiptare në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, edhe Çamëria apo trevat arvanitase kanë prezencë etnike shqiptare apo arbërore dhe Shqipëria e ka në Kushtetutë vëmëndjen dhe përpjekjen ndaj mbrojtjes së interesave, të drejtat njerëzore dhe atyre kombëtare të shqiptarëve kudo ku ata ndodhen jashtë kufijve shtetërorë.

Në këtë sens, presidenti ynë, i njohur si politikan kurajoz dhe me inisiativë, duhet të ndërmarrë një hap të tillë duke dëshmuar me veprime konkrete vëmëndjen e shtetit shqiptar ndaj shqiptarëve në Greqi, qofshin ata çamë, arvanitas të kohës apo shqiptarë emigrantë të tranzicionit.

Është në përshkrimin e punës e Tij. Qoftë zyrtarisht apo privatisht, Ai duhet të takohet me ta, atje. Me urtësinë tradicionale të politikës së Tij, ajo vizitë nuk mund të shihet si provokim përkundrazi do të shërbejë si artikulim i tabuve që nuk ua zë dot goja të tjerëve këtej dhe andej kufirit duke krijuar preçedentin për më pas për të tjerë.

Si mund të presim ne që faktori arvanitas dhe ai çam në Greqi të hedhë sytë dhe besojë tek Atdheu mëmë kur ne të parët i anashkalojmë dhe nuk bëzajmë për ta? Ata nuk kanë nevojë për financime, përkundrazi mund të na mbajnë ne ata me to por ata kanë nevojë për solidaritet dhe një dimension më shumë të identitetit që ju jep krenari dhe kjo është detyra jonë këtej.

Meraku se mos turbullohen ujrat me grekun janë argumenta që provokojnë “agoni” diplomatike në marrëdhëniet me ta duke bërë që të vërtitemi gjithnjë rreth pikës zero. “Djalli nuk është aq i tmerrshëm kur e takon” thotë një shprehje ndaj dhe me Greqinë, e vetmja mundësi për të gëzuar marrëdhënie të shkëlqyera siç dhe popujt meritojnë, është thënia e gjërave troç. Fundja jemi popuj binjak në gadishullin Ilirik dhe është absurd që 200 vjet vetëm i ndërsehemi njëri-tjetrit.

Nëse një vizitë presidenciale, qoftë dhe private, është tashmë gjë normale në Serbinë e nacionalizmit që shkaktoi tre luftëra në rajon këto dekada, ajo nuk ka pse të jetë më një tabu  në Greqi, që për më tepër është dhe anëtare e BE. Vetëm nëse nuk duam vetë ne sepse politikanin e lartë, shoqëruar me një autobuz diplomatësh dhe tabor gazetarësh që pasqyrojnë “live”, zor se do e kthejë mbrapsht në kufi një doganier apo do e shpallë të padëshiruar një polic apo kalec lokaliteti në fshatrat arvanitase ku Ai shkon.

Po në ndodhtë, do jetë publicitet falas dhe bota do dëgjojë më mirë dhe më shpejt dhe do kuptojë se nuk është Himara molla e sherrit por tjetër gjë. Më e madhe, reale dhe quhet Çamëri dhe arvanitas dhe ndodhen matanë kufirit, në Greqi. 28 Nëntori nuk është keq për fishekzjarre por për vëmëndje ndaj kauzave shqiptare ngado. Patriotizmi nuk ka brirë. Tej kufirit në jug nuk ka thjesht kauzë çame e arvanitase por kauzë shqiptare dhe ajo meriton përkushtim.

November 27, 2017 15:23
Komento

13 Komente

  1. perkthyesi November 27, 16:44

    Sakte! Camerise nuk ka pse ti kthehen krahet!

    Reply to this comment
    • Araniti November 28, 18:26

      Perkthyesja!
      -Nuk i jane kthyer krahet, thjesht pritet ora historine,kaq.
      -Presidenti e ka nje axhende…eshte 6-muaj ne detyre…dhe. nuk eshte normale te pretendohet gjithshka…brenda ketij afati kohe.
      -E dihet se ku ndodhet Çameria…po nuk kemi degjuar…te flasin ÇAMET e atjeshem per Shqiperine!!??
      -Pse nuk kane folur!!!!!????
      -Kesaj pyetjeje duhet t’i pergjigjen;
      1-gjithe deputetet e zgjedhur nga 92-2017
      2-gjithe qeverite e zgjedhur nga 92-2017
      3-gjithe K/ministrat nga 92- 2017
      4-gjithe Presidentet nga 92-deri 2017
      5-gjithe akademiket Shqiptare dhe
      6-gjithe artikullshkruesit per Çamerine.

      7-si mund te flasin çamet e greqizuar, per Shqiperine kur ne kemi tre vjet qe jemi shkulur me kuç e me maç rrugeve te Evropes.
      8-si mund te kerkojne ata Shqiperine…kur ne jemi bere “kolumbia” e Evropes.
      9-si mund ata te kerkojne Shqiperine kur (opinion im ) por dhe i sondazheve te huaja eshte se Shqiptaret ne mase 56-60% kerkojne te largohen nga Shqiperia….!!!
      Atehere…pergjigjen le ta jape artikullshkruesi..
      nese eshte koha politike per te “shitur” dhembshuri per Çamerine.

      Reply to this comment
  2. Alban November 27, 16:52

    Ku qëndron ndryshimi midis Avanitasve dhe Çamve?

    Reply to this comment
    • nick November 27, 17:29

      nuk e di cfare arsimi keni zoti Alban por pyetja juaj eshte ose provokim ose nuk ke gjak shqiptari:

      Pse ?

      Kape pak kete ketu poshte

      https://www.doovi.com/video/the-documentary-that-shocked-greece
      Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas – Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç’thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :”Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal.” Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :” E vërteta kalon nëpër 3 stade:
      Stadi i parë, tallen e qeshin me të.
      Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.
      Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë.”
      Ndërsa thënia e Aristotelit : “Amicus Plato, sed magis amicas veritas”, e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.
      konkluzion:
      Greket e vjeter nuk kane asnje lloj lidhje me keto pseudogreket e pas 1821.
      Mbi 70 % e tyre jane me gjak shqiptari
      Europa krijoi shtetin grek ne kurriz te atij shqiptar…dhe ne nje fare menyre kemi dy shtete shiptare 1 me shqipfoles dhe nje me greqisht-foles
      e fundit
      Nqs se nuk do kishte dale enverhoxha ne 1945-1946 Shqiperia do kishte perfunduar si cameria..dhe me mire do ishte se do ishim ne Europe prej 40 vjetesh…..ah enver c’na bere …do ishim ne” europe” tani…

      Reply to this comment
      • Alban November 28, 19:57

        dick,po replikoj me ty pa patur fare deshire,sesa Shqiptar jam une kete e tregon emri im!
        Pyetja ne koment ishte retorike,Arbanitet dhe Camet i perkasin te njejtes gjuhe,kulture dhe gjaku dhe nuk ka nevoje qe ti ndani.
        Termi Arbanit eshte permendur ne Shek.19 gjate rrevolucionit kur u vendos te flitej gjuha “Greko”-Semite Katharevusa.Tung.

        Reply to this comment
    • Po,Po November 27, 17:44

      Ndryshimi , mendoj une , qendron ne ate , qe arvanitasit kane lene vendin e tyre (Arberine) , sume shekuj me pare dhe , per arsye te ndryshme jane vendosur me banim te perhershem ne trojet qe sot permbledh shteti grek ; ndersa camet jane banore autoktone denbabaden ne trojet e tyre , por qe pjesa me e ,kadhe e tyre jane terrorizuar nga kisha greke , jane masakruar dhe perzene nga shtepite e tyre , ndersa ata qe mbeten , kryesisht came te besimit ortodoks ,i jane neneshtruar nje terrori te pa pare… , aq sa nuk guxojne te hapin gojen te thone se jane came , apo te flasin shjqip . Dhe , bota , kryesisht Europa e Fuqite e Medha heshtin , sepse te gjitha keto mizori ndaj popullates se pa mbrojtur shqiptare , jane bere me pelqimin e drejt per drejt te tyre , kurse sot derdellisin per te drejtat e njeriut dhe nje thes me idjotesi e hipokrizi , qe te skjellin zorret te gryka ! Kjo eshte Europa e vertete , qe para vitit `90 i nxiste shqiptaret te arratiseshin per nje jete me te mire ne Perendim , por…. , me te rrezuar sistemi diktatorial , i mbytin bashke me anijet ne fund te detit dhe nuk japin asnmje shprese konkrete se kur do te vije ajo dite , qe edhe shqiptaret , ne mes te Europes te perfshihen ne BE . Me sa duket , ajo dite do te vije , kur Perandoria e Careve te rinj Ruse , ta ktheje ne germadhe e ne kerma , kete qe sot quhet BE !

      Reply to this comment
  3. too late..sala.for sale November 27, 17:03

    I nderuar Duka i Trete !
    je shume shume i vonuar….
    Eshte nje rregull i pashkruar por qe ben ligjin ne Ballkan:
    .
    Kush ka diasporen me te forte ne amerike eshte i pari Ballkanit.
    .Shikoni disporen kompakte greke qe eshte ngjitur deri ne shkallet me te larta te shtepise bardhe..deri te bossi i CIA-s
    .
    Shikoni diasporen shqiptare…qe kurre nuk foli per PAJTIM KOMBETAR & INVESTIME NE SHQIPERI…POR u muarne vetem me kockat e komunizmit duke gatuar per cerek shekulli supen me kufomen e enverit si kanibale

    MATERIALI I MEPOSHTEM NUK KA NEVOJE PER KOMENT

    Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së

    Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi

    “Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”

    TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.

    Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?

    Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek. Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
    Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj. Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.

    Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?

    Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë. Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi. Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës. Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?

    Reply to this comment
  4. Kuq e zi November 27, 17:16

    Bravo artan
    Por kam frike se ne jug keta politikane te urte si i quan ti nuk kane sukses thjeshte per faktin se greqia perdoret si as nen menge qofte per pd ashtu dhe lsi
    Mjafton te kujtojme viziten e metes para zgjedhjeve kush ishte qellimi?
    Per mendimin tim keta nuk rrezikojne perfitimin e tyre politik per ceshtje kombtare prandaj keta ceshtje jane pezull dhe partneriteti strategjik me greqine eshte nje fallsitet i ndyre

    Reply to this comment
  5. Abdurahim Ashiku November 27, 17:19

    BRENGA DHE ËNDRRA E ARVANITASIT SHEKULLOR

    Nga Abdurahim Ashiku

    Kur u takuam për herë të parë në prill 2006 më tha “Jam njëqind pa tre”…
    Vitin e kaluar kur shkova ta takoj ishte i lodhur nga sëmundja, por mbi të gjitha nga vdekja e djalit, më tha “Jam njëqind edhe tre”…
    Sot, më dy dhjetor 2014, mësova se iku në përjetësinë e tij, në moshën 104 vjeç…
    Lam Qefalaj ishte një rrënjë nga lisi i madh i arvanitasve, një rrënjë që e ruajti gjuhën e të parëve, ia përcolli djemve dhe nipërve.
    Ëndërr kishte të shkonte në Shqipëri…
    Ëndrrën dhe brengën e tij po i përcjell si i ngriva në shiritin magnetik në prill 2006…
    Athinë, 2 dhjetor 2014

    Ishim ulur dhe po prisnim kafenë. Shpëtim Hyka, komshiu im i cili ishte bërë sebep i këtij udhëtimi, ma mori dhe ma hodhi vështrimin dhe vëmendjen bregut të detit, në atë gji të bukur të fshatit të largët Saranti të Thivas. Anas tij, i menduar ecte një burrë që mbi kokë mbante barrën e bardhë të dimrave të shumtë. Se sa dimra dhe sa borë kishte mbi kokën e tij do ta mësoja më vonë.
    “Është Lami, më thotë Shpëtimi. E ka vrarë shumë vdekja e gruas ndaj nuk e di në se do të ulet e do të kuvendojmë me të si atëherë kur pa e parë e pa më parë kurrë mu drejtua: “Ç’ë bën o djalë ?” Ajo e pyetur shqip, kur unë nuk dija asnjë fjalë greqisht, më befasoi. Atë pyetje, që është një lloj përshëndetje siç përshëndesin malësorët tanë rrugës këdo që takojnë, njohur e panjohur me “tungjatjeta”, do ta takoja dhe përjetoja gjatë gjithë viteve që jetova e punova në Thiva dhe këtu në fshat…”
    …Kur u afrua pranë tendës e ndali hapin. Na pa dhe buzëqeshi. Shpëtimin e kapi përqafe si ta kishte bir të tij. U ul përballë meje. Mori frymë thellë dhe e treti vështrimin thellë në hapësirën detare që ndalej diku në Ksilokastrën e Peloponezit.
    Nisëm muhabetin. E pyesja unë shqip. E pyeste Shpëtimi arvanitikisht. Përgjigjet, me ndonjë ndërhyrje të fjalëve të greqishtes, ishin të tilla si të më përgjigjesh një burrë që tërë jetën e tij e kishte kaluar në malet e Shqipërisë pa zbritur asnjëherë në qytet. Unë kisha njohur ndonjë të tillë në udhëtimet e mija maleve të Dibrës e Matit…Por, më mirë le t’ia lemë lexuesit të tundë mendueshëm kokën e të shkundë kohët…
    A. Ashiku: Le të bisedojmë, me fjalët tuaja, ashtu si t’i mësoi nëna dhe si ke folur tërë jetën.
    Lami: Po.
    Sa vjeç je ?
    Lami: Jamë nëntëdhjetë edhe katër.
    Ku ke lindur ?
    Lami: Këtu, në katundin prapa. E quajnë Kukurajana.
    Sa fëmijë ke ?
    Lami: Katër djelm. Kam nji vajzë dhe tre meshkuj. Martuar tërë. Kam engonia.
    Sa nipër ?
    Lami: Njëmbëdhjetë.
    Ku punojnë?
    Lami: Di mbetenë me dhi. Nji këtu. Nji në katund, vajza.
    Vetë me se merresh ?
    Lami: Mu? Me këtë këtu, me tavernën.
    Ç ’punë ke bërë në jetë ?
    Lami: Punë ? Çoban.
    Çoban? Me dele ? Me dhi ?
    Lami: Me dele. Me dhi. Bëra edhe lopë. Bëra ekato qefalja lopë, njiqind krerë. Nuk më shkuan mirë dhe i shita.
    Ky fshati këtu a ka shumë arvanitas ?
    Lami: Ku ? Katundi ? Si s’ka ? Shumë. Arvanitas. Skiptarë. Diafora.
    Nga kanë ardhur arvanitasit e këtushëm ?
    Lami: Nga Koritsa stin Alvania. Malon mandej ishin. Këtej nuku janë.
    Nga Korça erdhën këtu apo…?
    Lami: Ja, këtu. Këtu erdhën.
    Këtu ke shtëpinë tënde ?
    Lami: Stëpinë e kemi lart neve, në katund. Ala këtu sipër, saqë duket prapa qeraqi, kemi vendin, kemi shtëpi për dimër. Nani, këto dita do ikëm dhe do vijmë që të zërë bora.
    Kur bie borë zbrisni këtu ?
    Lami: Po.
    Verës shkoni atje?
    Lami: Verës shkojmë atje.
    Atje me se merreni ? Keni bagëti ? Sa dele ke ?
    Lami: Kemi treqind.
    Sa qengja shite për pashkë ?
    Lami: Nuku i shesim se i ther këtu djali për tavernën. Nja dhjetë-pesëmbëdhjetë këtu me shokë.
    Po qumështin çfarë e bëni ?
    Lami: Qumështin nji evro.
    E shisni qumësht, nuk e bëni djathë?
    Lami: Nuk e bëjmë djathë se skemi duer, skemi gjë.
    Sa qumësht në ditë shisni?
    Lami: Ndonjë ekato qila, akoma. Njiqind kile.
    Shpëtimi. Tote, otan nuk kishte skoli kutu fare, cilën gluhë flisnit, arvanitika?
    Lami: Ne. Arvanitika. Neve arvanite e njohëm. Elenika nuku dijimë mirë.
    Me gruan shqip flisnit?
    Lami: Ne. Po.
    Ajo prej këtu ishte apo…?
    Lami: Jo. Atje, prej katundi. Ajo më vdiq.
    Më thanë. Më vjen shumë keq. Të ka lënë vetëm.
    Lami: Saranda meres. Dyzet ditë nani.
    Të kesh fëmijët, nipërit, mbesat !
    Lami: Për të mira, por shoku nuk është. E shofi në ëndërr se më foli “Plak, Plak!”. Ishte poshtë në ipogjio dhe unë jesh sipër diç psaksis atje në sunduqet dhe ajo më thirri “ Plak, Plak! Ç’ë bën atje ?
    Sa vjet jetove me gruan ?
    Lami: Me gruen bëmë shtatëdhjet e di.
    Shtatëdhjetë e dy vjet martuar ?
    Lami: Po.
    Sa vjeç je martuar ?
    Lami: Gruaja ishte e vogël…
    Sa vjeç ?
    Lami: Ishin katërmbëdhjet vitra. Ishin s’ishin.
    Po ti ?
    Lami: Unë jesh ikositesera. Njizet edhe katër
    Dy herë më i madh ?
    Lami: Dheka hronia. Dhjetë vitra.
    Shpëtimi: Nani ç’ë thonë djelmtë.
    Lami: Nani vene skolia. Elenika flasin.
    Shpëtimi: Maqi ( djali A.A ) di arvanitika?
    Lami: Ne. Tërë djelmt edhe nipërit dijnë.
    A. Ashiku: Kemi marrë edhe gratë me vete. Kjo është gruaja ime.
    Lami: Gruaja jote ?
    A. Ashiku: (gruas) Ky është Lami. Shtatëdhjetë e dy vjet ka jetuar me gruan.
    Lami: Po, po. Evdhominda dhio hronia bëmë bashkë me gruan.
    Shpëtimi : Të jeshë mirë pa, do të të çojmë një ditë dhe do të bëjmë taksidhi.
    Lami: Atje doj të vejë që… kala të shohim. Kesh vajtur ala nuku njihja po trëmbej plaka. Trëmbej mos vdes andej.
    Ku ke qejf të shkosh ?
    Lami: Atje në Spathar do iki. Do vejë në Selenicë.
    Kur ke qenë ushtar në Shqipëri ?
    Lami: Në saranda, me italonjt.
    Ku ke qenë ?
    Lami: Që këturen ramë në Ersekë. Në Ersekë, poshtë në Selenicë. Në një katund atje, mbetëm qero atje. Vamë në nji shtëpi atje nuku na hapi derën. Kërceva nga mandra. Hyra brenda. Jeshin dy gra. U thash jemi të mirë, jemi të mirë mos u trembuni. Telespandon, mbetëm atje. Neve stratiotë keshem. Nga gratë njeran e thoshin Sotiro. Më thotë do të bëjmë gabro. I them “Sotiro jam i martuar, kam dy djelm” Ishje vërtet i martuar. Telespandon, shkuam mirë atje. Neve jeshim stratiotë, keshim mishëra, hajmë mirë, pijmë. Ikëm, atje pastaj Mononat dhe Spathar (Skrapar A.A) na poqën, në Tomorr. Atje u bë nji luftë e madhe. U derdhëm në katund natën. Atje që gjuenim. Ishim anamesa sta dhio pira. Do bënim maqi e do vriteshin njerëzit. Thotë pse na gjuani? Se do bënet maqi, do bënet luftë e madhe dhe do tu vrasin. U thamë “nuku trembemi neve”, “si nuk trembeni ?” U bë luftë. Ikëm që me natë…
    Këtu ai e tret vështrimin në kohë, humbet në kujtime. Ka mall të madh të shkojë edhe një herë në Selenicë të Ersekës, atje ku siç thotë shpëtoi djalin e shtëpisë që “ishte me italojt” dhe nuk ua dha grekëve. Ka pas dëshirë të shkojë gjatë gjithë këtyre viteve që u hapën kufijtë por nuk e lente gruaja, kishte merak se mos mbetej atje. Tani, thotë nuk e ka këtë merak se gruaja i iku dhe ai edhe po të vdesë në vendin e të parëve do të japë shpirt.
    …E fiksova në fotografi tek tregonte me shqipen e konservuar breza pas brezi me një lloj qëndrese të mahnitshme. E fiksova mes djalit të tij të madh Maqit dhe nipit të tij Lamit të ri. Më pas u ulëm në tavernën buzë detit dhe ndërsa pinim verë fshati e hanim nga qengji i kopesë së tij, biseda vijoi në shqip, në atë gjuhë që, ndonëse nuk u shkrua kurrë, mbijetoi në këtë trevë dhe u transmetua brez pas brezi nëpërmjet këngës, folklorit, të folurit të përditshëm në familje.
    Kur u ndamë për të marrë të përpjetën drejt Thivas e Athinës e pashë t’i mbushen sytë me lot. E pashë t’i lutet Maqit për udhëtimin e ëndërruar prej vitesh, për të parë Ersekën, Selenicën, Shqipërinë…

    Saranti, Thiva, prill 2006

    Reply to this comment
  6. BUTRINTI November 27, 17:31

    edhe camet edhe arvanitasit ne ditet e sotme jane asimiluar ne greke , ka mbetur nje pjese e te folures fshehtas midis tyre si dhe pak tradita te cilat akoma nuk jane zyrtarizuar per greke sikurse fustanella.

    Reply to this comment
  7. Alban Hamzai November 27, 20:34

    Ju lumte te gjitheve ,sepse festoni me mendjen tuaj dhe vetem me mendjen tuaj .Por hesapet behen me hanxhine dhe jo vetem . Ju vete vendosni e vete vulosni .Lexoni librat me kujtime te arvanitasve nga viti 1821 e ne vazhdim deri tek ata te diteve te sotme e do te kuptoni ndryshimin midis arvaniteve dhe shqiptareve .Pa ju shkruar per faktoret historike ,gjuhesore,kulturore etj,etj .po ju shkruaj per nje tipar dallues midis shqiptareve dhe arvaniteve .Shqiptaret gjate 500 vjeteve sundimi Osman I sherbyen atyre vetem per para e perfitim material duke vrare ,prere e shkaterruar cdo gje qe ishte armike e osmaneve qe I paguante .Arvanitet luftuan osmanet dhe per te triumfuar mbi ta dhane jo vetem pasurine por edhe jeten per lirine e atdheut te tyre qe ne kete rast ishte Greqia .Po te kishin Atdhe tjeter do te luftonin per ate tjetrin ,por ja qe nuk kishin tjeter . Mua mund te me shani sic e keni zakon kur dikush thote dicka ndryshe nga ato qe ju kane ngulur ne koke ,por sic ju thashe ne fillim,lexoni se do te ndryshoni .E verteta dhemb ,por te ben te lire ,te cliron .Clirohuni! Ju lutem botoni komentin tim!

    Reply to this comment
    • Epo kjo pune! November 28, 20:09

      i nderuar, me gjithe respektin per opinionit tuaj, nuk ka dallim mes nesh, ti dhe une dhe arvanitasve qe jane shqiptare qe iken nga Shqiperia e sotme dhe gjeten strehe tek epiriotet shqiptare qe jane camet sot ne Greqi. Jemi nje fare, fare arberore, pastaj ato perrallat per turqizmat, ishte mbijetese kur oborret e perendimit as nuk pyesnin fare per ne, cfare te benim, te shuheshim si njerez! Fakti qe nuk u asimiluam tregon se nuk pranuam turqizmin dhe islami nuk eshte fe organike por thjesht mbijetese per kohen. Se greqirat e kishin rusine dhe angline e serbolja e kishte francen po ne kishim trapin se ne beme lufte dhe u sakatuam si komb, as greku e as serbi por ua dhane pavaresine ne pjate europa kurve. Nese ti mburr arvanitasit ne kurriz te shqiptarit ketej, ben gabim sepse mire ne, po arbereshet, turq jane qe kane mall per kete vend? Prandaj rri shtrember e flit drejt, shpresoj te me mirekuptosh se asnje nga ne nuk ka monopolin e se vertetes por nese do jemi pak subjektiv do jemi pro atdheut tone dhe nuk kemi pse behemi me grek se greket. gjithe te mirat

      Reply to this comment
  8. Guri Naimit D December 3, 17:04

    Lum kush jeton e vendin e te pareve nuk e HARON !
    Miresi; vellezer – mbareshqiptare- kudoqofshi!

    Giri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*