Një qytet, i gjithi “vegjetarian”

April 15, 2019 13:59

Një qytet, i gjithi “vegjetarian”

Besimi se të gjithë njerëzit, kafshët, bimët janë krijesa të gjalla dhe kanë rëndësi të barabartë në Tokë, ka çuar në krijimin e një qyteti plotësisht….vegjetarian.

Në Palitana, në një qytet të vogël në rrethin e Bhavnagar në Gujarat, Indi, është e paligjshme të shesësh vezë ose mish dhe therja e kafshëve është rreptësisht e ndaluar. Është qyteti i parë botërisht vegjetarian dhe konsiderohet vendi më i shenjtë për njerëzit që ndjekin fenë e xhainizmit.

Qyteti ka 863 tempuj dhe është pikë e rëndësishme pelegrinazhi, pasi besohet se Shpëtimtari i tyre, Adinatha, ecën në kodrat e tij.

Por pse është e paligjshme të  hahet mish apo të blihen vezë?

Meqë është një vend i tillë fetar, në vitin 2014 rreth 200 murgj shkuan në një grevë urie dhe thanë se do të preferonin vdekjen mbi lejimin e therjes së vazhdueshme dhe konsumimin e mishit të  kafshëve në qytet. Murgjit gjithashtu kërkuan që dyqanet e kasapëve të mbylleshin dhe që therja e kafshëve rituale të ndalohej.
Qeveria u detyrua të deklarojë qytetin një zonë plotësisht vegjetariane dhe vendi i shenjtë ka qenë i tillë që nga ajo kohë.

j.l./ dita

April 15, 2019 13:59
Komento

2 Komente

  1. prill April 16, 03:51

    po qumesht pine , djathe gjalp gjize kos hane keta se keto jane te lopes .Keta hane vetem bare ,jane ne epoken e gurit.

    Reply to this comment
  2. BK April 16, 07:07

    Po si e sigurojne vitaminen B 12 keta qe gjendet vetem ne produktet shtazore?
    Organizmi me ane te mikroflores bakteriale prodhon fare pak vitamine B 12.
    Keto kafshe qe nuk do te theren dhe konsumohen nga banoret, a nuk do ti shqyejne egersirat?
    Zinxhiri usqimor, eshte kusht per ekzistencen e botes se gjalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*