Një rast epik vjedhje: Kryekomunari merr 1 milardë lekë tender dhe i fut të gjitha në xhep

September 3, 2014 10:20

Një rast epik vjedhje: Kryekomunari merr 1 milardë lekë tender dhe i fut të gjitha në xhep

Kryekomunarët vazhdojnë të bëjnë kërdinë me fondet e dhëna nga shteti.

Rasti i kryekomunarit Stravaj të Librazhdit, Ardian Zeneli, është epik.

Ai ka marrë një tender prej 1 miliard lekësh, por nuk ka bërë asnjë investime, duke i future në xhep paratë.

Në vitin 2012-2013 komuna Stravaj ka marrë suvencione nga shteti në shumën 1 miliard lekë të vjetra, për t’i investuar në ujësjellësin e fshatit Stranik, në dy rrugë të fshatit Stranik dhe pyllëzimin me pemë frutore të pronave të komunës.

Por, dokumentacioni i paraqitur nga komuna Stravaj për përfitimin e këtij suvencioni është i fallsifikuar pasi projektet nuk ishin realizuar.

Për këtë arsye, Ardian Zeneli është arrestuar.

Bashkë me të është arrestuar edhe administratori i firmës “Shqiponja 06”, 38-vjeçari Petref Vrato, që akuzohet se ka bashkëpunuar me Zenelin për mashtrimin.

Mendohet se ata i kanë ndarë bashkë paratë.

Ndërsa tre punonjës të kësaj komune do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë./b.l

September 3, 2014 10:20
Komento

21 Komente

  1. Jozi September 3, 10:33

    KY ESHT FLLUSK SAPUNI SA KA VJEDHUR SALA FULLHANI LULI FATOS NANODRITAN SHEU ALDO BUMCI BILJONA KA DHE SHUM TE TJER SE SKAM KOH

    Reply to this comment
    • GJIN GJONI,,,spys kerkend September 3, 15:00

      Shiko ujkun,e pastaj gjurmet,pasi dyshja Rama Meta,,sidomos ky i fundit,do ta shkatarrojne korrupsionin,,,,hahahahhhahah

      Popull palle,,,,,,,,duam prape Dita,,mos ngurroni majtas djathtas,,qe ky popull te cohet pak,,se ngeli ne gjumin letargjik te Dulles

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi September 3, 10:39

    Këtij lloj hajduti i thonë “hajdut me çizme”? Pse duhet te ketë mbetur ky epitet për ta? Sepse vjedhin aq shumë saqë në “pellgun” e madh te parave duhet të ecin me çizme që të mos iu futen në këpucë dhe t’i pengojnë për të ecur!? Njerëz pa din e pa iman,lubi të pangopura të veshur fatkeqësisht me pushtetin e komunarit? Burgu është konvaleshencë për monstra të tilla? Tung!

    Reply to this comment
  3. xxx September 3, 11:14

    Germoni dhe per Kujtim Qefaline, do ju iki truri nga ato qe do gjeni

    Reply to this comment
  4. labinot September 3, 12:25

    Keta kryekomunaret jane bere si bejleret e fshatrave,hetoni nja 60 cope nga keta dhe as banka Londres nuk e ka ate sasi,qe kane vjedhur keta.Stravaj eshte komuna me e humbur ne Shqiperi dhe Zeneli ka vjedhur 1 miliard leke.Po sa ka vjedhur ai i Golemit,i Kamzes,..

    Reply to this comment
  5. SEKRETARJA ..me floke te palara September 3, 14:32

    Aq vodhi dhe Imami dhe eshte deputet
    mos e caj koken hic ,se me 30 denare te qelbur blen kedo ketu
    ne 2015 je ende kr komune …biles dhe deputet do te cojme

    Reply to this comment
  6. mir September 3, 14:52

    ta vari fshati prej koqesh…….e thjeshte fare.

    Reply to this comment
  7. leka September 3, 17:21

    Se mos eshte vetem ky mavria qe ka bere kete pune.
    Kjo eshte ne çdo drejtori dhe institucion.
    Merri komunat me radhe dhe do shikosh.
    Ka 10 vjet qe fshati Zhulat te Gjirokastres eshte pa Ure e xhade dhe parat jane dhene qe te behesh edhe asfaltimi. Sa kronika jane bere. Dokumenta fallco me financierin e tij besoj, si te gjithe
    Kushedi sa lera jane raportuar te bera nga MADA , nga Genc Ruli dhe nje drejtori i tij ne Ministri ,ne gjithe laberine dhe nuk jane bere. Jane regjistruar dhe raportuar lerat e bera para 1990.
    Jene keq perdorur edhe subvecionet per bujqesine dhe blegtorine ne Gjirokasterer.
    Drejtorat qe pushohen nga puna nga kontrilli e Ministrise ose dorehiqen vet fitojne gjyqet me pershpejtim dhe fitojne nga 2 vjet rroge .
    Disa vazhdojne punen duke u deklaruar se jane te LSI-se dhe socialistet nuk punesohen..
    A do te kontrollohen keto raste ?

    Reply to this comment
  8. Kollodoku. September 3, 17:27

    Dikush thote se Zoteria na qenkerka hajdut. Nuk jam i te njetit mendim me te, sepse hajdutet nuk vjedhin shtepine e tyre. Mos i beni hajdutet budallenj sepse nuk i sherben se vertetes. Nje kryekomunar qe vjedh parate e rruges ku do ece ai vete, gruaja, nena dhe femija e tij,,,,nuk e gjen gjithkund. I ngjan atij te marrit qe vinte sharren tek dega e pemes ku kishte kembet.

    Keto jane tiparet dalluese te shteteve rrangalle, ku Kryeministri vret dhe vjedh, familjaret e tij seksere vrasin dhe vjedhin, ku ministrat jane ne te miren e rasteve, vetem tutore biznesesh ilegale dhe ku rrenimi i gjthckaje eshte i programuar. Kryekomunari i Stavrajt, eshte “produkt” i kesaj klime politike.
    Eshte mision i kesaj qeverie qe kemi sot, te ndeshkoje me te gjitha mjetet ligjore, abuzuesit dhe shkaterruesit e rendit kushtetues ne Shqiperi. Keta jane kriminele te degjeneruar qe nuk meritojne as me te voglen meshire.
    Meqenese ai peshk, ish qelbur nga koka, mos ma harroni Saline dhe Xenin e Argiten. Kane te gjithe nje gje te perbashket,,,,,,jane hajdute ordinere qe duhet te ndeshkohen,,,,,,qe shqiptaret te fillojne te besojne se vendi i tyre nuk eshte permbysur pergjithmone.!!

    Reply to this comment
  9. Plaku i mocem September 3, 20:40

    Po si shume fonde nga shteti paska pasur ,per nje fshat te nje komune gati nje million dollare!?Shikojeni shifren edhe nje here.Ka shume mundesi te jete 100 miljon te vjetera,ndersa jane gjykuar sikur te jene 100 miljon te reja!Megjithate edhe sikur te jete keshtu si po supozoj une, perseri kemi te bejme me nje veprim anti ligjor,krim i vertete,me parate e shqiptarve.Mendoj se hajduti nuk eshte vetem,i ka fijet te lidhura lart,qe nga drejtoret perkates ne ministrite perkatse,ne Qark, ne Prefecture etj.Po supervizori, qe me ligj perfiton 2 perqind te investimit,nuk ka faj?Po shefi I finances se komunes nuk ka faj?Po kryetari dhe antaret e komisionit te tenderit nuk kane faj?Po “firmat”fantazme qe kane “fituar” tenderin nuk kane faj?Po ata qe kane “marre ne dorezim” objektin nuk kane faj?Kuptohet qe regjizori eshte ky kryekomunari.Me ben pershtypje edhe dicka.Paska fonde per pyllzimin e pronave te komunes me peme frutore?

    Reply to this comment
    • zekthi September 3, 22:01

      Po Plako ! Ka pasur fonde per pyllezim edhe me geshtenjat qe mbolli Saliu me Rulin. Merr paret dhe hec para.Po ata specialistet qe ishin te Fondit te zhvillimit prane drejtorive te bujqesise qe jepnin viston A kane faj ? Jane te gjithe te dhier ore i nderuar sa qe nuk ka lum qe i lan .

      Reply to this comment
  10. Gezim Sina September 4, 00:15

    Keta te Librazhdit i terheq vendi me duket. Eshte dhe nje hajdut i madh ne komunen e Hotolishtit, nje super barbon qe ka vjedhur miliona leke fonde. Eshte nje fytyre e shemtuar qe e ka vendin vec ne burg. Shpresojme qe Taulant Balla do na e beje kete nder, ti sjelle KLSH-ne per audit ketij hajdutit…nderime nga Xhyra

    Reply to this comment
  11. ZEF PALUCA September 5, 08:05

    Ashtu qysh shpreson ti Gzim te Taulant Balla per KLSH -ne ne kontrollin e kumunes hotolisht, un shpresoj te EDI RAMA qe ne komunen katuni ri durrs ta bije drejtorine e kontrollit kryeministrit,se te KLSH-ja nuk kom besim sejon te korruptushem, me ja nxjerr ujtin e zi shitjes tokave portromanes nga krytari ma i poshten i gjth shqipnis SADIK LLULLA.

    Reply to this comment
  12. iri September 5, 11:34

    Keta lloj hajdutesh qe ndiqen ne gjendje te lire.?????????????Te me falni per shprehjen e detyruar kjo drejtesi eshte dh,,,,,,,,,,, e fare .Ne si qytetare nuk na intereson me asge tjeter se ne cilin shtet jetojme e se me crrace te qelbur njerezore kemi te bejme kete e e dime mire tani Ajo qe na intereson tani eshte a do kthehen keto leke ne arken e shtetit. Dhe tjetra I coni te fala sali vicidolit , a do te shkruaje gje ne f.b ashtu si ben perdite per qeverine, per kete militant te partise se tij dhjeramano-hajdute, cili eshte qendrimi I tij e I p.d. ??????

    Reply to this comment
  13. labinot September 5, 14:11

    Ky kr.kom. ka realizuar 100% ate barsaleten me uren.!

    Reply to this comment
  14. I juaji September 5, 15:54

    …kam frike se me ndarjen e re teritoriale shume nga keta pashallaret e vegjel do ta humbin fuqine qe kane pasur dhe praktikisht edhe mundesine e Vjedhjes permes Rizgjedhjes…keshtu qe fenomene te tilla abuzimi do te shohim perdite dhe abuzimi do te arrije permasa Banaliteti te papara ndonjehere si ky rasti mesiper,Shteti pikerisht tani duhet te jete ABSOLUTISHT VIGJILENT, organet duhet te pregatiten per te goditur fort..perfshi edhe mundesine e sekuestrimit te pasurive ketyre lapangjozeve te veshur me pushtet

    Reply to this comment
  15. guri September 6, 01:16

    te gjithe keta komun-karet vetem bejne deme,vjedhin papushim,nate-dite.litari duhet me nejt mas pazarit se vetem ai i lan gjynahet.plumi ash kapak florini.posht hajdutat e bashkive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin