Një reagim i drejtoreshës së QKKF dhe një përgjigje nga redaksia përfshirë një kontroll të KLSH

August 28, 2015 20:45

Një reagim i drejtoreshës së QKKF dhe një përgjigje nga redaksia përfshirë një kontroll të KLSH

Drejtoresha e QKKF dhe Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ka dërguar në redaksi një reagim lidhur me vëzhgimin e botuar në DITA mbi situatën në QKKF.

Më poshtë po e botojmë të plotë emailin e znj.Lubonja dhe poshtë tij është një reagim i redaksisë:

 

***********

Nga Monika Lubonja 

Drejtore e QKKF dhe Teatrit të Kukullave

Në numrin e djeshëm të gazetës Dita, versioni online, është botuar një shënim lidhur me Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF). Shënimi i shoqëruar me foto dhe video tregon ambientet e brendshme dhe të jashtme te Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë (QKKF). Shënimi pa autor është ngritur mbi fakte të pavërteta, akuza që nuk qëndrojnë, pa përmendur këtu edhe interpretimet keqdashëse duke përdorur pa leje dhe pa autorizim, foto nga jeta personale.

– Shënimi, publikuar në datën 27.08.2015 është shoqëruar me video që nuk tregon gjendjen aktuale të institucionit, por shkatërrimin dhe lënien në harresë në vitet 2007-2013, mjafton të verifikohet në vend për të kuptuar se nuk janë të njëjtat objekte dhe as të njëjtat dekore.

Me keqardhje konstatoj se sot, ditën e premte, 28.08.2015, materiali filmik është hequr nga version online.

– Reagimi në gazetën “Dita” është i vonuar, pasi ju bëj me dije se pamjet filmike janë të tri viteve më parë, gjatë qeverisjes së mëparshme e cila e zhvendosi QKKF nga ish-Pallati i pionerëve në mjediset e sotme në vitin 2007.

Duhet të ritheksoj se që në ditët e para të marrjes së detyrës jam njohur me gjendjen skandaloze ku zhvilloheshin mësimet e artit për fëmijët që duan të ndjekin ëndrrat e tyre. Kam kërkuar zyrtarisht dhe publikisht, ndërhyrje urgjente në këtë institucion të rëndësishëm të edukimit përmes artit.

Nga marrja e detyrës e deri më sot kemi ndërhyrë disa herë në mirëmbajtje dhe në infrastrukturën e rrënuar të ndërtesës, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës po punohet fort për një zgjidhje të përhershme dhe afatgjatë, të këtij problemi të trashëguar nga qeverisja e shkuar.

– Ftoj gazetarin e paemër të këtij shkrimi dhe të gjithë mediat e tjera të bashkëpunojnë me institucionin e QKF dhe , në pozicionin e drejtuesit jam e hapur, si edhe kam qenë gjithmonë për të dhënë të gjitha informacionet rreth gjendjes së gjetur të QKKF-së, gjithçkaje të rrënuar, që është lënë trashëgim dy vjet më parë nga drejtues e përgjegjës paraardhës, punës së bërë deri më sot dhe të ardhmes .

-Ndiej keqardhje që brenda kornizës së një reagimi të detyruar, më duhet të jap një lajm që duhet të ishte dhënë në të tjera kushte: Në një kohë shumë të afërt QKKF do të ketë një godinë të re, falë mbështetjes së Ministrisë së Kulturës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, shkrimi keqpërdor fakte dhe foto personale duke i servirur publikut një imazh negativ të drejtueses të QKKF dhe Teatrit Kombëtar të Kukullave.

Përsa më sipër jam e detyruar që të njoftoj mediat, publikun, miq dhe dashamirës të institucionit të QKF se botimi i shkrimit në “Dita Online” është ngritur mbi informacione të pavërteta, i pakonsultuar me burime të tjera informacioni, është një sulm i qëllimshëm, kundër institucionit që unë drejtoj dhe ndaj figurës dhe personalitetit tim.

Gjej rastin të ritheksoj punën e madhe të të gjithë stafit dhe artistëve në shërbim të zbulimit të talentit , por dhe edukimit të fëmijëve. Garantoj të gjithë prindërit, fëmijët, bashkëpunëtorët dhe dashamirët e skenës sonë të vogël, por me ëndrra të mëdha se profesionalizmi, përkushtimi, pasioni dhe dashuria në gjithë sa krijojmë për fëmijët janë dhe do të mbeten të pacënuara në detyrën që me përunjësi realizojmë çdo ditë.

Gjej rastin të falenderoj idetë dhe vizionet e reja të çdo artisti që ka dëshirë ti ndajë me fëmijët në skenën e Teatrit të Kukullave , bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë ndodhur dhe po ndodhin në institucionin tonë, që janë vetëm fillim në misionin e vyer të edukimit përmes artit.

 

***********

Përgjigje e redaksisë:

Lidhur me pretendimin: “….Shënimi pa autor është ngritur mbi fakte të pavërteta, akuza që nuk qëndrojnë, pa përmendur këtu edhe interpretimet keqdashëse duke përdorur pa leje dhe pa autorizim, foto nga jeta personale….”

Sqarojmë: Shënimi ka foto, video, postime nga FB i znj.Lubonja dhe një foto të saj. Interpretime keqdashëse nuk kemi bërë, as foto nga jeta personale nuk kemi marrë. Fotot dhe videot janë marrë në QKKF. Fotografia “private” e znj.Lubonja gjendet në google sapo fut emrin e saj dhe është botuar përpara nesh në sajte të tjerë. Bëhet lehtë kjo provë, mjaft të shkruash “monika lubonja” në google.

Lidhur me pretendimin:  “…Shënimi, publikuar në datën 27.08.2015 është shoqëruar me video që nuk tregon gjendjen aktuale të institucionit, por shkatërrimin dhe lënien në harresë në vitet 2007-2013, mjafton të verifikohet në vend për të kuptuar se nuk janë të njëjtat objekte dhe as të njëjtat dekore… Reagimi në gazetën “Dita” është i vonuar, pasi ju bëj me dije se pamjet filmike janë të tri viteve më parë, gjatë qeverisjes së mëparshme e cila e zhvendosi QKKF nga ish-Pallati i pionerëve në mjediset e sotme në vitin 2007….”

 Sqarojmë: Filmimi është bërë shumë më vonë se periudha 2007 – 2013 dhe është bërë kur znj.Lubonja ka qenë në detyrë prej kohësh. Videoja ka një datë, që mund ta verifikojë kushdo dhe ajo datë është goxha larg nga 2013.

Lidhur me pretendimin: “…Me keqardhje konstatoj se sot, ditën e premte, 28.08.2015, materiali ilmic është hequr nga version online…”

Sqarojmë: Materiali filmik është aty ku ka qenë dhe do vazhdoj të jetë. Mund të shikohet e rishikohet sa herë duhet këtu

Pjesa tjetër e reagimit është përsëritje dhe shfajësime të panevojshme. Po të ishim në vend të znj.Lubonja do shfrytëzonim sensibilizmin e opinionit publik mbi gjendjen e godinës, për të thënë: “Po. Është skandal, më ndihmoni ta rregullojmë duke i bërë presion qeverisë për të dhënë fondet e nevojshme”.

Na gëzon fakti që pas këtij publikimi fëmijët do kenë rastin të shkojnë në ambjent tjetër. Ky pohim flet vetë që ne kemi të drejtë. Dhe shpresojmë mos jetë një premtim sa për të kaluar situatën. Do kujdesemi që të mos jetë i tillë.

Disa gjëra të fundit fare shkurt në vëmendje jo vetëm të znj.Lubonja:

1 – Gazetarja ka shkuar sërish sot në Qendër dhe e ka gjetur atë të kyçur.

2 – KLSH po heton shpërdorimin e fondeve në TK gjithashtu nën varësinë e znj.Lubonja. Rekuizitat e së paku 11 shfaqjeve të këtij Teatri janë zhdukur. Ato janë paguar nga buxheti i shtetit dhe taksa paguesit shqiptarë

3 – Në festivalin folklorik për fëmijë në nëntor 2014 nga keqorganizimi dhe shpërdorja e fondeve të fëmijëve u helmuan nga ushqimet e skaduara pjesa më e madhe e fëmijëve dhe profesorëve.

4 – Nuk janë vetëm statuset për kafe në orar të punës shqetësimi mbi efikasitetin e drejtueses së këtij institucioni të rëndësishëm për fëmijët. Mjafton të marrësh organikën e re që u strukturua vjet, që të kuptosh se specialisti muzikës rezulton në dokumenta si Specialist Jurist. Dhe për çudi, në këtë organikë, nuk ekziston muzika fare. Pra, i bie mos të kishte rreth këngë, kori, soliste dhe festivalet të bëhen me profesor të jashtëm.

5 – Mos aktivizimi i fëmijëve të Qendrës dhe marrja e grupeve sipas interesit si në Festivalin e Turqisë, Festivalin e Gjirokastrës dhe shfaqjet në teatër me fëmijët e miqve dhe jo me fëmijët e Qendrës duhet të marrin fund. Për më tepër janë veprime të cilat bien ndesh me strategjinë e Ministrisë dhe institucionit.

Mendojmë që një reagim i dytë do ishte i tepërt. Kur të rregullohet Qendra do jemi të parët që do ta themi.

 

 

 

 

 

August 28, 2015 20:45
Komento

29 Komente

  1. dori August 28, 21:16

    “Nga marrja e detyrës e deri më sot kemi ndërhyrë disa herë në mirëmbajtje dhe në infrastrukturën e rrënuar të ndërtesës, ndërsa në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës po punohet fort për një zgjidhje të përhershme dhe afatgjatë, të këtij problemi të trashëguar nga qeverisja e shkuar”…
    ja per kete paragraf moj drejtoreshe mashtuese, po te shkruan prindi i nje femije,(se une kam 2 vjet e gjysem qe sjell femijen tim vetem se ka qef te mesoj gjera te reja),Nuk kam pare asnje ndryshim,vec rrenim dhe amortizim dite pas dite te pakten ti lyeje me gelqere ato mure te cara, qe te zhduken insektet dhe mikrobet se eren e mykut ne koke dhe rroba ja heq une femijes tim. te pakten te cosh bombula oksigjeni qe te mos dalin ne siperfaqe per ajer. Turp te kesh se kujton se ne nuk kemi sy e veshe!

    Reply to this comment
  2. petrika August 28, 21:19

    Mendoj se kritikat te bejne vetem mire.Nuk eshte e shkruar ne ndonje ligj ose nen te kushtetutes,qe kur te te vije kontrolli ,ti te kesh kycur zyren dhe te jesh ”per kafe”.Ju zonje,drejtuse e ketij institucioni,nuk e njihni sistemin kapitalist,por dalengadale ai do te vije edhe ne Shqiperi,atehere do ta njihni me mire.

    Reply to this comment
  3. sofra August 28, 21:35

    sfidojeni duke i kerkuar pamje te fresketa.
    Le ti xhiroje vete artistja e madhe.
    pastaj kafen e pushimit te vije ta pije qyl tek redaksia juaj.

    Reply to this comment
  4. Leno August 28, 21:40

    JANE HELMUAR FEMIJE????!!!!!! DHE KJO DEL E BEN GER-VER?!!! MJERE NE KU JETOJM! NUK KE CFARE THUA TJETER.

    Reply to this comment
  5. kuqi August 28, 21:56

    o cu kenoqa Po kush ta ka shkrujt ket reagim moj se ti nuk di tlidhesh dy llafe me njona tjetren mi analfabete Boji fresk ministrise se te tako qe po tma npun ty dhe disa si puna jote

    Reply to this comment
  6. Kujdes ! August 28, 21:59

    Edhe dhi e zgjebosur , edhe bishtin perpjete.
    Po nuk eshte vetem kjo Qender korrupsioni. Jane te gjitha neper rrethe e bashki me ” drejtoresha ” e ” drejtore ” qe kane mbledhur parazit qe KLSH-ja duhet t’i kontrolloje.

    Reply to this comment
  7. gazetari August 28, 22:23

    Te nderuar prinder! Merrini femijet dhe çojani ministres para ministris. Po si spaska turp kjo per keto pallavra qe mxjerr goja?!!! Atehere po i bej disa pyetje dhe le te na jap pergjigje.
    1. Perse e ka fshehur faktin kur jane helmuar femijet?
    2. Perse nuk e miremban ate qender por futen femijet duke shkelur mbi mbeturina?
    3. Me çte drejt largon nga aktivitetet femijet qe ushtrohen aty dhe merr femijet e miqve dhe shokeve?
    4. A mund te pergjigjet se kujt kompozitori ja dha çmimin e pare ne festival dhe çfare lidhje ka?
    5. Perse ne strukturen qe ka ndertuar muzikanti behet jurist?
    6. Perse ne aktivitetin e qendres ne Turqi ka marr grup te jashtem dhe jo femijet e qendres?
    7. Perse ne orare te punes ben ftesa publike “bujrum”(ne turqisht) per kafe?
    8. Perse me prinderit e femijeve sillet ne menyre arrogante dhe te pa edukat? etj…etj….
    Keto pyetje si gazetar i kam edhe per ministrin ne rastin qe mbulon kete drejtoresh me skandale te tilla.
    Te nderuar koleg gazetar. Shkojini deri ne fund ketij problemi pasi kemi te bejm me fatin e femijeve tane ne dore te nje njeriu te pa pergjegjshem. Faleminderit.

    Reply to this comment
  8. Aqo August 28, 22:34

    Drejtoreshe femijesh me kerthize jashte besoj se nuk ka ne asnje shtet.Shtet pa ligje dhe rregulla.

    Reply to this comment
  9. Dardhari August 29, 03:10

    Redaksija e Dites do beje mire ta coje deri ne fund kete ceshtje se qenka shume e thelle
    Te maresh femijet e fisit dhe shokeve dhe tju besh turne me leket qe jane destinuar per ata femije kaqe mjafton i takon Ministrise dhe Rames te nderhyje se ndryshe po beheni me keq se Administrata e Saliut dhe do jete shume e demeshme per ju .
    Sa per kete ” Zonjen Lubonja ajo per deri sa ne vend te autokritikes hidhet ne sulm kjo tregon qe ajo eshte e pa ndrqeshme dhe mashtruse , ministrija qe sot duhet ti njoftoje shkarkimin ne qofte se jeni ashtu si thoni ” drejtimi duhur “

    Reply to this comment
  10. Samir August 29, 04:40

    Shkrimi i gazetes dhe ragimi nuk jane as profesional as dinjitoz. Siç shpreheni edhe ju vete ju i morret fotot etj. nga Facebook dhe Interneti. Kjo mund te jete gjithçka, por nuk eshte gazetari investigative. Sqarimi i gazetes eshte i padinjitet, dhe pavaresisht se si mund te perdridhen fjalet nga gazeta-shkruesi, qartazi mungon profesionalizmi.
    Sulmi duhet drejtuar ndaj institucioneve te shtet ne varesi te te cilit eshte objekti, dhe jo ndaj drejtoreshes qe ka veç çelesat e kashtes. Dua te shtoj se edhe fotoja ilustruese eshte zgjedhur per te fyer e nxjerre kete drejtuese si nje “fyçkë”. Personalisht dyshoj ne sinqeritetin e vezhgimit te djeshem dhe ne reagimin e sotem. Kjo lloj gazetarie nuk ju nderon.

    Reply to this comment
    • Pislliku August 29, 08:24

      Ajo godin ka vite o zoteri por te pakten te mirembahet, per kete flasin njerzit. Po helmimet, fondet dhe abuzimet e tjera kujt tja kerkojm? apo s’ka problem ato?!!! Ne rregull e ke ti Saimir bashke me mikeshen qe po mbron, se ketu nuk ka shtet e drejtesi, ndryshe kjo sot nuk do merresh me pergenjeshtrim gazete por do jepte llogari. Ketu flitet per institucion femijesh dhe ti po na jep mend duke nxjerr jasht pergjegjsie drejtuesen.Turp tju vij!

      Reply to this comment
  11. eri August 29, 05:33

    *****Vishu ne menyre serjoze ,fole ne menyre serjoze ,puno ne menyre sejoze me femijet, kjo ka rendesi,kjo eshte thelbi i se vertetes dhe guri i proves ,eshe puna 100% ne krye te detyres ,jo edukimi skandaloz i femijve ne bunker !.. ,jo pervetsim fondesh dhe vjedhje,jo fletje gjume ne bunker te pisllokut se bashku me femijet .Nuk e shkarkon pergjegjesine ti si drejtoresh se bere nje ankese ne ministri apo qeveri me shkrim dhe e kreve detyren !…,-JO- duhet te ngulesh kembe deri sa te zgjidhesh problemin ne kerkesat e tua perpara ministrise perkatse dhe qeverise .Edhe pushimet nuk duhej ti benit te qendronit ne krye te punve z.Monika Lubonja kur puna juaj çalon rende dhe ju beni pushime relaksi ne Tajlande ,turp. Gazeta Dita ka shume te drejte. Shqiperia sot o’kurre ka nevoje per kuadro te sakrifices jo per bythepambuk qe i bejne qefin vetes ,kur punen e kane mizerapel.Je drejtoresh mere rrogen per kete pune, dili per zot punve “perleshu me qeverin “,kerko dhe ndihmen e medjave dhe popullit qe te ralizohen kerkesat tua si drejtoresh qe femijte te dalin nga bunkeri elektrik dhe hidraulik ku i keni katandisur aktualisht.Lere qeverin e kaluar ajo u ndeshkua nga populli ,tani jeni ju.Leri justifikimet jepni nje date se kur do rregullohet gjendja ,kete pret lexuesi,fjalet kthej ne vepra.############################

    Reply to this comment
  12. Ram Saliu August 29, 07:58

    s’qenka video e tanishme, i paska ngel hatri dikujt se nuk i kane marre femijen ne turqi

    Reply to this comment
    • Bureto August 29, 11:05

      More te dashur miq, po keto gjera verifikohen lehte, po te duam edhe vete e shikojme si eshte gjendja atje, po te kemi dhe kohe sigurisht. Po edhe kohe ka se me se shumti njerezit pa pune jane.

      Mire gjithe ky debat i drejte apo jo, e zgjidhin veteprotagonistet, por nuk na tha njeri se kush eshte vete kjo zonja Lubonja. Formimi akademik, karriera, profesioni baze etj. Segazeta eshte nje institucion ndersa personi ne fjale eshte njeindivid dhe si i tille duhet njohur. Se mund te jetendonje emer “anonim” dhe flasim kot pastaj.

      Reply to this comment
  13. info-analitike August 29, 10:38

    Me cfare po verej, kjo zonje dje gjithe diten qenka marre me retushimin e profilit/profileve te saj ne facebook me shpresen qe mund te rregulloj imazhin e menderosur pas skandalit. Sic eshte ne traditen e mire te “rilindesve” ka shume me rendesi guna se sa puna.

    Reply to this comment
  14. bellisima August 29, 17:18

    Dje kishte nxjerr shalet,,, sot ka nxjerr kerthizen,,, po neser ça do nxjerri??? Mendoni qe kjo eshte drejtoresh femijesh??!!! Kulmiiiiii!

    Reply to this comment
  15. Piktorja August 29, 17:30

    ME VJEN SHUME KEQ QE LEXOJ TE TILLA FJALE PER ZNJ. LUBONJA. KOMENTET MBI PERSONALITETIN JANE KREJT TE PAVEND. A KA DREJTUES AJO QENDER E AI TEATER. A KANE QENE ATA DREJTUES BASHKUDHETARE TE PD DHE PS E BASHKUDHETARE TE DREJTORESHES NE TAJLANDE. QENKA KEQ KUR PER SHKAK PAAFTESIE TE MESUESIT TE BALETIT SHKOJNE FEMIJET E SHKOLLES SE BALETIT (PRAKTIKE KJO E NDJEKUR PREJ VITESH NE QKKF). A NUK ESHTE KEQ QE NJE PROFESOR BALETI SKA ASNJE GRUP BALETI DHE I PELQEN TE BEJE PUSHIME NE TAJLANDE, TE JAPE SHFAQJE PRIVATE DHE TI ZERE VENDIN NJE AKTORI NE TKF.
    ME VJEN KEQ QE KUJTONI SE ZNJ. DREJTORESHE NUK KA PUBLIK QE E MBESHTET, QE ZONJA DREJTORESHE NUK KA NJEREZ QE E RESPEKTOJNE.
    TE DASHURA JORI DHE SHEGUSHE
    I DASHUR FATJON
    KINI NGRENE NE TE NJEJTEN CORBE.
    BENI MIRE TE MBANI DHE JU PERGJEGJESITE TUAJA PER DISIPLINEN NE PUNE DHE TA SHENJTERONI ARTIN E JO TE ZVARRITENI ME MIQ ZYRAVE TE PUSHTETAREVE PER INATE PERSONALE.

    Reply to this comment
  16. Grafisti August 29, 17:34

    A e zbatojne keta qe shkruajne orarin e punes?
    Nuk ka amatorizem ne ate qender. Prej vitesh jane marre cmime ne pikture dhe kam degjuar qe ata femije sapo jane vleresuar me cmime ne Maqedoni. Jane femijet e nendheshem qe PDja i degdisi aty dhe prape nepermjet stafit profesionist ia kane dale. Keto jane biseda budallaqe te sedrave te semura.
    Nuk ju ben njeri drejtoresha as ty Gush, as ty Jor edhe ne ikte Monika.

    Reply to this comment
  17. Teta Ollga August 29, 18:06

    Ore po shefe sherbimesh mbeshtetese a ka ky institucioni? Jo per gjw po ai ose ajo duhet te kontrolloje ambientet e amortizimin. Apo eshte shume e zene duke:
    – kercenuar punonjesit per kryerje punesh personale
    – rrahur e qelluar juristen dhe drejtoreshen e institucionit
    – pare filxhan
    Me justifikimin se vete dhe i shoqi jane profesorwt e te birit te Kryeministrit?
    Ky Kryeminister qe mban ne pune
    – te paafta si Klauda e Fatjoni
    – miq si Ornela qe rrine pishinave me Nigden
    – imorale si Jorida e skuthe po aq
    – te degraduara si jevga pazari si Shegushe Bebeti
    Ej moj Merita tw rrofte Grigori me Sadikun

    Reply to this comment
  18. shoferi August 30, 00:45

    Me çduket ketu kjo drejtoresha qe ka bere keto komentet me siper po ja fut kavallit per te mbrojtur veten si struci. Shume turp. Permend dhe shpif mbi emra njerzish apo cfare jane keta me siper kot me se koti. Por nuk thone kot qenit kur i vjen ngordhja han dhe te zotin. Nese keta jane te pa afte, e para qe i mban eshte vet drejtoresha! Kesaj i lexohet ne balle paaftesia sa hap gojen. Nese ka jevga dhe te degjeneruar(sic thote kjo),me jevgjit pi kafe gjithe diten dhe nuk eshte mire ti percmoj,dhe e para eshte vet kjo qe e ka te vertetuar degjenerimin. Nese ka imoral, po prap kjo zonja eshte kampione pasi njihet mire se cfare malli eshte. Ndaj eshte e turpshme qe gjerat e veta ju a hedh njerzeve ne kurriz.
    Po kujt tja kerkosh turpin thuaj??? Kesaj me shal e kerthiz perjashta??? Kur shan e ben moral dhe kjo, atehere eshte fundi botes!

    Reply to this comment
    • Erdavjola August 30, 10:15

      Duhet patur parasysh se nese drejtoresha nuk eshte veshur ashtu gjate orarit te punes jeta e vet jaste saj nuk ka pse te permendet.
      Une mendoj qe ne vend te kerthizes duhet te merremi me problemin.
      Si do te zgjidhet ai?!
      Se sa imoral eshte njeri e sa eshte tjetri keto mbeten diskutime te nje niveli teper te ulet.

      Reply to this comment
  19. Zaimi August 30, 11:04

    Per mendimin tim Teatri i Kukullave dhe Qendra e Femijeve duhet te mbyllen fare si institucione derisa Qeveria te gjeje dicka te pershtatshme

    Reply to this comment
  20. i duruari August 30, 12:00

    e kujt i duhen mi tallagjare drejtoreshe (teto ollga) gjithe emrat e punonjesve qe paske shkruar me lart. Dhe cudia me e madhe qe te gjithe qenkan te keqinj, te paafte, kercenues,imoral..hahahah dil para pasqyres, se keto epitete jane vetem per ty. Jep nje doreheqje dinjitoze, se ti s’ben per asnje lloj pune(as per ‘ate’ qe ti kujton se e ben mire) ..per te vjelle…

    Reply to this comment
  21. Teto Ollga August 30, 12:29

    Sa per dijeni sjam drejtoresha se ajo sic thate ju sdi te lidhe dy fjale. Une bej fjali, paragrafe e hartime po te doni

    Reply to this comment
  22. Arbri August 30, 13:06

    Duke pare dhe degjuar tere keto komente dhe opinjone ketu per kete ceshtje nuk munda te duroj pa dhene dhe une mendimin tim si prind. Me vjen shume keq qe nje pjese e opinionit kerkojne te largohen nga kjo ngjarje e rende (HELMIMI i FEMIJEVE) duke trilluar dhe permendur te tere keto aktore dhe personalitete te nderuar qe ne i njohim nepermjet punes se tyre nder vite thjesht per te terhequr vemendjen qe te largohen nga pergjegjesia e kesaj vepre te pa precedent , … Une personalisht jam skandalizuar kure e mora vesh qe drejtoreshe e qendres kulturore te femijeve ishte emeruar zj qe eshte drejtoreshe dhe sot .Ju lutem Gazetare te nderuar mund te investikoni dhe ne Teatrin Kombetar per te . Nuk eshte faji i Zotit Kryeminister qe ajo eshte aty akoma por eshte faji i Kesaj ministreje qe e mbeshtet me kaq force nje IMORALE si kjo (mbase interesat jane te perbashketa ).
    Pa u zgjatur shume keto persona ( si drejtoresha ne fjale ) jane turpi dhe injoranca e fjales ART .
    Uroj qe dhe nje pjese e vogel qe mendon se e njohin heret apo vone do kujtohen dhe do kuptojne se cfare kane mbeshtetur …. Shpresoj dhe kam bindjen qe institucionet perkatese do te marrin masat per kete ngjarje te rende (sigurisht qe smund te jete e vetmja ) qe drejtesia te vihet ne vend

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*