Një replikë me autoren e shkrimit për historinë e Brigadës së XVI-të Sulmuese

August 23, 2017 11:27

Një replikë me autoren e shkrimit për historinë e Brigadës së XVI-të Sulmuese

 

Jovan Bizhyti

Përshëndes gazetën Dita për temat historike që boton dhe veçanërisht ato për luftën Antifashiste Nac.Çl. Me gjithë vitet që kalojnë, ato mbeten aktuale sepse janë pjesë e historisë më legjendare që ka përjetuar populli ynë për të fituar lirinë e pavarësinë e tij nga pushtuesit nazi-fashistë. E tillë është dhe historia e një nga brigadave të formacioneve partizane, siç ishte ajo e Brigadës së XVI-të S., shkruar në gazetën “Dita” nga autorja Alketa Luari në datën 20 gusht 2017.

Autorja e këtij shkrimi historik, zonja apo zonjusha Luari, duhet të ishte më realiste dhe më e saktë në të dhënat që dokumenton në këtë shkrim për historinë e Brigadës së XVI-të S. Nuk është e vërtetë që në krijimin e kësaj Brigade, partizanët myzeqarë përfaqësoheshin me një “çetë vullnetare”, sepse jo vetëm shtrëmbëron realitetin historik, por fyen dhe kontributin e madh të popullit patriot të kësaj krahine.

Sipas “Historikut të Luftës Antifashiste Nac.Çl. të rrethit të Lushnjes” dhe kujtimeve të Rahman Uruçit, ish komandant i Brigadës së XVI-të që u krijua në 20 gusht 1944 në Therepel të Skraparit, pas “Operacionit të Madh të Dimrit” 1943-44, ky formacion partizanë u krijua mbi bazën e grumbullimit të partizanëve të ardhur nga disa krahina të vendit, ku Myzeqeja përfaqësohej jo nga një “çetë vullnetarësh”, por nga një batalion me rreth 200 partizanë me në krye komandantin e “Grupit Partizanë të Myzeqesë së Lushnjës”, Rahman Uruçi, që u zgjodh dhe Komandant i Brigadë së XVI-të. Së bashku me batalionin e Myzeqesë, u  bashkuan dhe një batalion nga Kurveleshi me komandant, Kadri Aliun, një batalion nga Skrapari me komandant, Petref Therepelin, si dhe një batalion nga Mallakastra me komandant, Luto Sadikun. Shtabi drejtues i brigadës së XVI-të S. përbëhej nga Komandanti myzeqar, Rahman Uruçi, Komisar, Abdyl Këllezi, zv/ komandant, Gjon Gjonaj dhe zv/komisar, Myzafer Trebeshina. I deleguar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. ishte major Spiro Moisiu, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çl.

Pra, Myzeqeja nuk kishte një “çetë vullnetarësh” në radhët e partizanëve, por kishte një ushtri të tërë që quhej, “Grupi Partizanë i Myzeqesë”, me 4 batalione me mbi 800 partizanë, që morën pjesë në shumë luftime e beteja, siç ishte dhe “Operacioni i Madh i Dimrit” 1943-44. Grupi Partizan i Myzeqesë ishte grupi më i madh partizanë i Qarkut të Beratit, pas tij vinte grupi i Shpiragut e të tjerë. Dhe në krijimin e Brigadës së XVI-të S. një batalion i këtij grupi u përfshi në Brigadën e XVI-të së bashku me Rahman Uruçin, që u zgjodh dhe Komandant i kësaj brigade, ndërsa batalionet e tjera u bënë pjesë në brigadat e tjera partizane.

Pas gjithë këtij realiteti dhe faktesh historike, të thuash se partizanët myzeqarë u përfaqësuan në këtë brigadë me një “çetë vullnetarësh”, është jo vetëm të shtrembërosh realitetin historik, por dhe të fyesh një popull të një krahine të tërë, siç është Myzeqeja! Brigada e XVI-të një pjesë të madhe të luftimeve të saj i kreu në Myzeqenë e Fierit dhe të Lushnjes dhe gjatë këtyre luftimeve iu bashkëngjitën dhe shumë të rinj e fshatarë myzeqarë, që arritën të bënin shumicën e partizanëve në radhët e kësaj brigade. Ajo mori pjesë dhe në çlirimin e dy qyteteve myzeqare siç ishin, Fieri dhe Lushnja, së bashku dhe me brigadën e VIII-të e të tjera.

Përveç kësaj, partizanët e Myzeqesë jo vetëm u përfshinë me një batalion në Brigadën e XVI-të S. me në krye Komandantin e tyre, Rahman Uruçi, por shumë partizanë myzeqarë bënin pjesë dhe në brigadat e tjera partizane që ishin krijuar si: në Brigadën e I-rë që ishin 52 partizanë myzeqarë, në Brigadën e VII-të ishin 120 partizanë, në Brigadën e VIII-të ishin 82 partizanë, në Brigadën e X-të, 70 partizanë myzeqarë, e kështu me radhë në të gjitha brigadat. Nga e gjithë Myzeqeja e Lushnjës, morën pjesë në formacionet partizane me armë në dorë 3450 partizanë, 80 prej të cilëve ishin gra e vajza, 200 baza lufte dhe 226 dëshmorë që ranë në fushën e betejës deri në vitin 1945, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, ku 78 dëshmorë myzeqarë mbetën në malet me dëborë të Skraparit në luftimet e Operacionit të Madh të Dimrit 1943-44.

Pra, ky është realiteti, që autorja e këtij shkrimi e katandisë historinë e Brigadës së XVI-të S. me një “çetë vullnetarësh” myzeqarë! Jo moj shoqe, jo. Në luftën partizane për çlirimin e vendit, nuk luftuan vetëm popullsia e maleve, por edhe ata të fushës, siç ishte Myzeqeja, dhe nuk treguan më pak heroizma se të tjerët!

 

August 23, 2017 11:27
Komento

9 Komente

  1. Florian August 23, 12:41

    Plotesisht i drejte shkrmi i autorit Jovan Bizhyti, aq me teper qe familja Bizhyti dhe Bozo etj, nga Kolonja e Lushnjes kane kontribuar fuqishem me luftetare ne LANC. Autorja e shkrimit te dates 20 Gusht ka edhe nje nonsens ne vetvete, sepse kuptohet lehtesisht qe baza e krijimit te Brigades XVI-te Sulmuese ishte nga Ceta e Myzeqese se Lushnjes perderisa jo me kot Komandant i saj ishte Rrahman Uruci nga Lushnja, duke patur parasysh qe Brigada po krijohej ne Skrapar.

    Reply to this comment
  2. fshatari pafshat August 23, 15:40

    …” I deleguar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. ishte major Spiro Moisiu, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çl.” …
    Ore Jovan, po me duket se ne 20 gusht 1944 komandant ishte Enveri, bre?! Lexo me poshte: …
    “Në në ditët e Kongresit të Përmetit, me 26 maj 1944 Kryesia e Këshillit ANÇ, në bazë të propozimit të Shtabit të Përgjithshëm, e njësoi postin e komandës së përgjithshme, ajo emëroi Enver Hoxhën komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ me gradën gjeneral -kolonel, dhe Spiro Moisiun Shef të Shtabit të Përgjithshëm ( Shtatmadhorisë) me gradën general -major.” …
    UIne “fshataripafshat” shtoj se: Spiro Moisiu e mbajti postin e shefit te Shtabit te pergjithshem te Ushtrise, derisa ia futi, hap pas hapi, Mehmet Shehu qe u be edhe kryeminister, nderkohe, qe komunistet e viteve 1935-1941, kur Mehmeti ishte nxenes i Fullcit, shkuan per laraska…. .
    Dhe e fundit Jovan, megjithese jemi miq, mos e shperdoroni emrin e Spiro Moisiut. Spirua u largua perfundimisht nga Muzeqeja, pasi u zgjodh komandant i shtabit pergjithshem UNClirimtare Shqiptare.
    Ato mijera e mijera partizane,mbeshtetes, deshmore, heronj Muzeqare flasin vete per Luften Madheshtore te Grupit Partizan te Myzeqese.
    E fundit fare.
    Nga interneti mesova se:Brigada e 16-të.
    Kerko ne Google: Ushtarakët e lartë që eleminoi Enveri. Dhe atje shkruhet mes tjerash sa vijon.

    Komandant, Komisar

    Spiro Bakalli 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
    Rrahman Uruçi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka
    Nikollaq Sallabanda (i dënuar).

    Respekte.

    Reply to this comment
  3. fshatari pafshat August 23, 15:46

    …” I deleguar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. ishte major Spiro Moisiu, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çl.” …
    Ore Jovan, po me duket se ne 20 gusht 1944 komandant ishte Enveri, bre?! Lexo me poshte: …
    “Në në ditët e Kongresit të Përmetit, me 26 maj 1944 Kryesia e Këshillit ANÇ, në bazë të propozimit të Shtabit të Përgjithshëm, e njësoi postin e komandës së përgjithshme, ajo emëroi Enver Hoxhën komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ me gradën gjeneral -kolonel, dhe Spiro Moisiun Shef të Shtabit të Përgjithshëm ( Shtatmadhorisë) me gradën general -major.” …
    Une “fshataripafshat” shtoj se: Spiro Moisiu e mbajti postin e shefit te Shtabit te pergjithshem te Ushtrise, derisa ia futi, hap pas hapi, Mehmet Shehu qe u be edhe kryeminister, nderkohe, qe komunistet e viteve 1935-1941, kur Mehmeti ishte nxenes i Fullcit, shkuan per laraska…. .
    Dhe e fundit Jovan, megjithese jemi miq, mos e shperdoroni emrin e Spiro Moisiut. Spirua u largua perfundimisht nga Muzeqeja, pasi u zgjodh komandant i shtabit pergjithshem UNClirimtare Shqiptare.
    Ato mijera e mijera partizane,mbeshtetes, deshmore, heronj Muzeqare flasin vete per Luften Madheshtore te Grupit Partizan te Myzeqese.
    E fundit fare.
    Nga interneti mesova se:Brigada e 16-të.
    Kerko ne Google: Ushtarakët e lartë që eleminoi Enveri. Dhe atje shkruhet mes tjerash sa vijon.

    Komandant, Komisar

    Spiro Bakalli 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
    Rrahman Uruçi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka
    Nikollaq Sallabanda (i dënuar).

    Respekte.

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat August 23, 16:02

    Z. Jovan shkruan mes tjerash se:
    …” I deleguar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac.Çl. ishte major Spiro Moisiu, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac. Çl.” …
    Ore Jovan, po me duket se ne 20 gusht 1944 komandant ishte Enveri, bre?! Lexo me poshte: …
    “Në në ditët e Kongresit të Përmetit, me 26 maj 1944 Kryesia e Këshillit ANÇ, në bazë të propozimit të Shtabit të Përgjithshëm, e njësoi postin e komandës së përgjithshme, ajo emëroi Enver Hoxhën komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ me gradën gjeneral -kolonel, dhe Spiro Moisiun Shef të Shtabit të Përgjithshëm ( Shtatmadhorisë) me gradën general -major.” …
    Une “fshataripafshat” shtoj se: Spiro Moisiu e mbajti postin e shefit te Shtabit te pergjithshem te Ushtrise, derisa ia futi, hap pas hapi, Mehmet Shehu qe u be shef shtabi, dhe kryeminister, nderkohe, qe komunistet e viteve 1935-1941, kur Mehmeti ishte nxenes i Fullcit, shkuan per laraska…. .
    Dhe e fundit Jovan, megjithese jemi miq, mos e shperdoroni emrin e Spiro Moisiut. Spirua u largua perfundimisht nga Muzeqeja, pasi u zgjodh komandant i shtabit pergjithshem UNClirimtare Shqiptare.
    Ato mijera e mijera partizane,mbeshtetes, deshmore, heronj Muzeqare flasin vete per Luften Madheshtore te Grupit Partizan te Myzeqese.
    E fundit fare.
    Nga interneti mesova se:
    Brigada e 16-të.
    Kerko ne Google: Ushtarakët e lartë që eleminoi Enveri. Dhe atje shkruhet mes tjerash sa vijon.
    Komandant, Komisar te Brigades e 16-të.
    Spiro Bakalli 1. Avdyl Këllezi (i pushkatuar)
    Rrahman Uruçi (i burgosur) 2. Tajar Grepcka
    Nikollaq Sallabanda (i dënuar).

    Respekte.

    Reply to this comment
  5. Bashkim August 24, 03:50

    Nje gabim i vogel i Bizhytes nga mosnjohja e artit ushtarak
    200 ushtarake nuk bejne nje batalion
    1 skuader =12 ushtare
    1 toge=3 skuadra=36 ushtarake
    3 toga=1 kompani=110 ushtarake
    3kompani=1 batalion=330 ushtarake
    Edhe vet brigada e I eshte inaguruar me 600 partizane pra ka pasur nje organike me te vogel se 2 batalione

    Reply to this comment
  6. ELIOT August 27, 12:57

    FSHATARI PA FSHAT POR QE BANON NE VILE …QYTET …. BUKUR JA KE TREGUAR DISAVE BOCHEVIKE PER KRIMET E ENVERIT … SE SI DINE OSE BEJNE SI BUDALLENJ SIKUR SKUPTOJNE . POR UNE CUDITEM … SE NE EUROPE NE FRANCE NUK KISHTE GJITHE KETO DIVIZIONE BRIGADA QE KISHTE NE SHQIPERI NE 44 ..EDHE NE BELGJIKE HOLLANDE ITALIE GREQIE .. NE TE GJITHE EUROPEN SKISHTE KAQ SHUME PARTIZANE SA NE SHQIPERI ….. NUK E SHIKONI SI TE CUDITSHME JU FILLOZOFET SHQIPTARE .. ..DHE KUR EUROPA ISHTE ME E PASUR ME ARME SE NE .NA KSHQIPTARET KISHIM ARMEN ME TE MADHE NE EUROPE SIPAS HISTORIANEVE TE ENVERIT … .. NDOSHTA RRALLET ME PARTIZANE U MBUSHEN KUR GJERMANET PO IKNIN … NDOSHTA …. BRIGADA E 16 … PO E 20 …. ..KUSH I FURNIZONTE ME ARME RUSIA ….?????? SE RUSET JU LUTESHIN AMERIKES PER ARME …… APO MEHMETI I MORRI NGA LUFTA E SPANJES …MBAS DESHTIINT TE BOLSHEVIKEVE NE SPANJE .

    Reply to this comment
  7. jano September 6, 05:34

    …shoh se disa pseudomate shkruajne si injorante kur bejne verejtje dhe pyetje pa llogjike… dikush e quan gabim apo lajthitje emertimin batalion per nga numri i partizanve dhe dereziu niset nga organikat e ushtris gjate viteve te sherbimit ushtarak…dhe zoti Bizhyti eshte ne te verteten reale te luftes partizane dhe jo ashtu sic e kerkon nje fare Bashkim sipas Artit ushtarak ku na jep skuadren me 12 ushtar dhe nje organike kalimtare stervitjeje dhe ajo reale e luftes sipas artit ushtarak. Nuk do merem edhe me fshatarin pa fshat se duket eshte nje katundar i tundur me njohurite dhe korigjimet e tij po keshte as me Eliotin qe flet se koti… pa llogjike kur formacionet partizane jane bere ne prezence te aleateve angloamerikane dhe ata e konfirmojne ate…

    Problemin qe trajtojne ne shkrimit per historin e Brigates se XVI Sulmuese ne kuadrin e nje replike te nje shkrimi amatoresk qe ka bere shkruasja Alketa Luari me 20 ugusht 2017 ne gazeten Dita, une si qytetar i kesaj zone dhe njohes historis se luttes antifashiste te populit te Myzeqes, nuk i jap ndonje rendesi per arsyen e thjeshte qe autorja jo vetem nuk ka njohje te sakte apo dekumentare por mbiemri i saj eshte nje emertim qe luftetarve partizane e antifashiste te zones ju sjell mjaft neveri sepse fshati Luare ishte vendi i banditeve, jevgjiteve te ndyre qe kane bere poshtersite nga me te ndyrat ndaj banorve te Myzeqese e me gjere ne deri ne Mallakaster dhe Skrapar nen drejtimin e kriminelit Isa Toska. Zoti Jovan BIzhyti si qytetar dhe intelektual me kontribute ka trajtuar drejt mjaft nga ngjarjet dhe historite e lavdishme te ndodhura ne rajonin e Myzeqese nga vet trimat luftetare te kesaj krahine martire.. Ai eshte dhe redaktor dhe pergatiti per botim Historikun e Luftes antifashiste Nacional Clirimtare te rrethit te Lushnjes. Une i kam njohur nga afer dhe kam biseduar me pran me mjaft nga luftetaret e njohur si kuadro dhe partizan te thjeshte, kam pyetur dhe fshatare te thjeshte per njohjen dhe vlersimin e mjaft gjarjeve sic i kishin pare dhe perjetuar ata. Mjaft shkrime me vlera jane botuar nga kuadro dhe partizan te thjeshte, nga historian dhe gazetare te shumte, te gjitha ato kane mjaft vlera njohse per historin e Myzeqese dhe konteributin e saj ne luften e pergjithshme antifashiste. Po ti bashkosh te gjitha keto materiale perbejne nje korpus mjaft te madhe dhe eshte ne nderin e pushteteve ne kete rajon, te komitetit te veteranve dhe familjeve te qindra heronjve dhe deshmoreve te kesaj lufte qe ato lapidare e pllaka lavdie e krenarie per brezat te shohin te plote driten e botimit.
    Libri i zotit Jovan Bixhyti eshte nje projekt i hershem, ne vija te pergjithshme te kesaj historie..por ka edhe mjaft mangesi paraqitese per nga dekumentat autentike te pjesmarsve, objekteve, skemave te luftimeve e plot detaje te tjera. Fatkeqsisht ai liber historik eshte ne permasat e nje historiku fshati te zakonshem ..po ta krahasosh vetem me historikun e luftes se banorve antifashiste te Karbunares trime apo te Libofshes heroike pa le ti marim gjithe zonat nga Kallmi, Fiershegani, Divjaka, Golemi e tjera.
    Dekumentat ishin dhe jane por shoket kuadro te luftes se zones se Myzeqese qe ne vitet 70 premtuan se do te jepnin kujtimet dhe dekumenta te shumta qe ta paraqesnin sa me denjesisht..por nuk bene asgje jo se erdhen kohrat e tranzicionit por se ishin jo me tej se modest por neglizhues edhe pse porosia e Partis dhe Pushtetit te athershem kishin dhene mundesit qe te shkruheshin…. Te tjeret ne rrethe dhe qarqe krijuan historiket e tyre dhe i pasuronin kohe pas kohe, kurse tanet premtonin, besonin ne shkrimet qe mund te sillnin shoket e mbetur te Qarkut te Beratit sic ishte Myqerem Fuga e ndonje tjeter qe per hire te se vertetes nuk shktuajten asgje kur te tjeret si Gjin Marku, Karahman Ylli, Mestan Ujaniku ishin larguar nga kjo jete por sidoqofte kujtime kane lene. Po keshtu komandanti i luftes antifashiste Spiro Mojsiu qe nuk shkruajti asgje per kontributin e popullit te Myzeqes, kur kishte mjaft shok e baza te rendesishme qe sakrifikuan mjaft ne krahasim me nen Zyrane e Orenjes apo nene Hurman e Galigatit.
    Te gjithe i dime vlersimet e Enver Hoxhes per luften e partizanve myzeqere qe ne ato kohra te veshtira luftuan si luane me armiqte e eger gjermano-balliste deri ne malet e mbuluara me debore te Oparit dhe Skraparit..

    Po te kishte jetuar komandant Rrahman Ruci, padyshim ai ka merita te shumta ne lufte dhe me vone… lavdia e luftes se myzeqarve do kishte shkuar ne nivelet me te larta se Karbunara ishte i gjithe si qender e madhe e lidhur me luften antifashiste, nuk kishte asnje ballist apo fashist dhe u dogj disa here ne luftrat qe u zhvilluan per shkatrrimin e saj si baze e rendesishme shqiptare e luftes antifashiste. Ka shume deshmor, shtepi baza lufte, invalide te nderuar per aktet e larta, kishte kuadro te shumte ne mjaft formacione te rendesishme dhe luftuan deri ne skajet e largete ne Vishegradin e njohur ne ndjekje te bishes naziste….

    likujdimi i Rrahmanit solli mjaft pasoje edhe per luften e banorve te Myzeqese… vet kryeministri Mehmet Shehu e dinte se nga 500 partizanet e pare te krijimit te Brig. pare sulmuse partizane nga Myzeqeja ishin 55 vete qe kishin nje pervoje te shkelqyer te luftes partizne , ishin ata qe shoqeruan shendosh e mire Spiro Mojsiun per ne Labinot dhe mjaft nga ata ishin kuadro ne kete formacion deri ne komand. batalionesh. Po edhe pse e dinte mire kete Mehmeti ai asnjehere nuk i permendi publikisht vlerat, virtytet dhe trimerite e ketyre bijve te Myzeqese dhe kjo ishte edhe nje e mete e karakterit te tij.. Po keshtu shkrime nga shoket kuadro si Hasan Gina, Pipi Bakali, Naim Kuci, Irakli Bozo, Skender Libohova, Loni Dhamo, Xhevdet Nepravishta, Muftar Xhindole, Halim Xheka, Ceno Velmishti, Selman Vendresha, Llazar Bozo e te tjere ne nuk shohim ne kete liber kur ata kishin cfare te na sillnin per njohje krenarie.

    Sikur nga nje faqe te shkruhesh per te gjithe keta njerez me kontribute do te kishim nje liber voluminoz me mjaft vlera. Ne kishim kuadro ushtarake te afte te benin nje liber te historis se luftes antifashiste te nje cilesie vlerash te rralla por fatkeqsisht nuk u inkurajuan nga ata qe kishin mare persiper shkrimin e kesaj historie si nga Xhorxhi, Koli, Irakliu, Samiu edhe ndonje tjeter. Ne kishim kuadro te tile si PetriT Ramizi (Kurti-Verlaci), Kozma Zegali, Servet Sheqi, Josif Zegali, Ilia Ndreko, Thoma Bardhi, Veri Koci, Jorgji Cami, Trifon Mihali, Thoma Ndreko Luci Stefa, Llukan Mefshi, Kostaq Goga, Vladimir Gjordeni, Petraq Doko e dhjetra te tjere qe njihen per aftesite dhe mjeshterite ushtarake dhe mund te na sillnin nje Histori te vertete.
    . Fajin ne kete rast nuk duhet ta shperndajme por te themi te verteten kur doli ky liber i vonuar gati te gjithe u befasuan nga skematizmi apo thjeshte Maketi i mbetur prej vitesh per historin e Luftes… te tille libra te dobet bene me kujtime dhe mjaft te tjere qe ishin kuadro qe pretendonin shume.. por do te vecoj per realitet te pasqyruar drejt librat e Pasho Rucit, Riza Taullahut, Mina Bardhit dhe ndonji tjerit qe kane vlera te spikatura….une kam njohur historiane te mire qe kane punuar per historin e Shqiperise dhe Historin e luftes antifashiste ata njihnin mire mjaft dekumente dhe e vlersonin mjaft lart luften e fusharakeve por shtonin se nuk keni njerez qe ti ndjekin lart keto probleme… nuk eshte thjesht ceshtje modestie por mendoj se ishte nje neglizhim qe na demtoj shume… kujtimet e tim eti, Llaqi Kozma Jano jane te shumta sikur vetem per lapidaret dhe pplakat te shkruash del qarte dhe madherishem historia e luftes… por une nuk kam ndermend ti publikoj ne keto kohra te rremujshme dhe te qellimshme shkaterrimtare per historin e vertete te popullit tone… me respekt Mihal Jano N Jersey USA.

    Reply to this comment
  8. Ushtaraku September 6, 14:00

    Problemin qe trajtojne ne shkrimin per historin e Brigates se XVI Sulmuese ne kuadrin e nje replike te nje shkrimi amatoresk qe ka bere shkruasja Alketa Luari me 20 ugusht 2017 ne gazeten Dita, une si qytetar i kesaj zone dhe njohes historis se luftes antifashiste te populit te Myzeqes, nuk i jap ndonje rendesi per arsyen e thjeshte qe autorja jo vetem nuk ka njohje te sakte apo dekumentare por mbiemri i saj eshte nje emertim qe luftetarve partizane e antifashiste te zones ju sjell mjaft neveri sepse fshati Luare ishte vendi i banditeve, jevgjiteve te ndyre qe kane bere poshtersite nga me te ndyrat ndaj banorve te Myzeqese e me gjere ne deri ne Mallakaster dhe Skrapar nen drejtimin e kriminelit Isa Toska.

    Zoti Jovan Bizhyti si qytetar dhe intelektual me kontribute te njohura ka trajtuar drejt edhe si historian mjaft nga ngjarjet dhe historite e lavdishme te ndodhura ne rajonin e Myzeqese nga vet trimat luftetare te kesaj krahine martire.. Ai eshte dhe redaktor dhe pergatiti per botim Historikun e Luftes antifashiste Nacional Clirimtare te rrethit te Lushnjes.

    Une i kam njohur nga afer dhe kam biseduar me pran me mjaft nga luftetaret e njohur si kuadro dhe partizan te thjeshte, kam pyetur dhe fshatare te thjeshte per njohjen dhe vlersimin e mjaft ngjarjeve sic i kishin pare dhe perjetuar ata. Mjaft shkrime me vlera jane botuar nga kuadro dhe partizan te thjeshte, nga historian dhe gazetare te shumte, te gjitha ato kane mjaft vlera njohese per historin e Myzeqese dhe konteributin e saj ne luften e pergjithshme antifashiste. Po ti bashkosh te gjitha keto materiale perbejne nje korpus mjaft te madhe dhe eshte ne nderin e pushteteve ne kete rajon, te komitetit te veteranve dhe familjeve te qindra heronjve dhe deshmoreve te kesaj lufte qe ato lapidare e pllaka lavdie e krenarie per brezat te shohin te plote driten e botimit.

    Libri i zotit Jovan Bizhyti eshte nje projekt i hershem, ne vija te pergjithshme te kesaj historie..por ka edhe mjaft mangesi paraqitese. Fatkeqsisht ai eshte ne permasat e nje historiku fshati te zakonshem ..po ta krahasosh me historikun e luftes se banorve antifashiste te Karbunares trime apo te Libofshes heroike.

    Dekumentat ishin dhe jane por shoket kuadro te luftes se zones se Myzeqese qe ne vitet 70 premtuan se do te jepnin kujtimet dhe dekumenta te shumta qe ta paraqesnin sa me denjesisht..por nuk bene asgje jo se erdhen kohrat e tranzicionit por se ishin jo me tej se modest por neglizhues edhe pse porosia e Partis dhe Pushtetit te athershem kishin dhene porosit qe te shkruheshin….

    Te tjeret ne rrethe dhe qarqe krijuan historiket e tyre dhe i pasuronin kohe pas kohe, kurse tanet premtonin, besonin ne shkrimet qe mund te sillnin shoket e mbetur te Qarkut te Beratit sic ishte Myqerem Fuga e ndonje tjeter qe per hire te se vertetes nuk shktuajten asgje kur te tjeret si Gjin Marku, Karahman Ylli, Mestan Ujaniku ishin larguar nga kjo jete por sidoqofte kujtime kane lene. Po keshtu komandanti i luftes antifashiste Spiro Mojsiu qe nuk shkruajti asgje per kontributin e popullit te Myzeqes, kur kishte mjaft shok e baza te rendesishme qe sakrifikuan mjaft ne krahasim me nene Zyrane e Orenjes apo nene Hurman e Galigatit. Te gjithe i dime vlersimet e Enver Hoxhes per luften e partizanve myzeqere qe ne ato kohra te veshtira luftuan si luane me armiqte e eger gjermano-balliste deri ne malet e mbuluara me debore te Oparit dhe Skraparit..

    Po te kishte jetuar Rrahman Ruci, padyshim ai ka merita te shumta ne lufte dhe me vone… lavdia e luftes se myzeqarve do kishte shkuar ne nivelet me te larta sepse Karbunara ishte i gjithe si qender e madhe e lidhur me luften antifashiste, nuk kishte asnje ballist apo fashist dhe u dogj disa here ne luftrat qe u zhvilluan per shkatrrimin e saj si baze e rendesishme shqiptare e luftes antifashiste. Ka shume deshmor, shtepi baza lufte, invalide te nderuar per aktet e larta, kishte kuadro te shumte ne mjaft formacione te rendesishme dhe luftuan deri ne skajet e largete ne Vishegradin e njohur ne ndjekje te bishes naziste…. likujdimi i Rrahmanit solli mjaft pasoje edhe per luften e banorve te Myzeqese… vet kryeministri Mehmet Shehu e dinte se nga 500 partizanet e pare te krijimit te Brig. pare sulmuse partizane nga Myzeqeja ishin 55 vete qe kishin nje pervoje te shkelqyer te luftes partizne, ishin ata qe shoqeruan shendosh e mire e te sigurt Spiro Mojsiun per ne Labinot dhe mjaft nga ata ishin kuadro ne kete formacion deri ne komand. batalionesh. Po edhe pse e dinte mire kete Mehmeti ai asnjehere nuk i permendi publikisht vlerat, virtytet dhe trimerite e ketyre bijve te Myzeqese dhe kjo ishte edhe nje e mete e karakterit te tij..

    Po keshtu shkrime nga shoket kuadrote vjeter partizan si Hasan Gina, Pipi Bakali, Naim Kuci, Irakli Bozo, Myftar Xhindole, Halim Xheka, Adem Haxhiu, Ceno Velmishti, Selman Vendresha, Llazar Bozo, Arshin Hoxha, Aleko Bozo, Koli Xoxe, Rako Gjermeni e te tjere nuk u paraqiten ne kete liber historik. Sikur nga nje faqe te shkruhesh per te gjithe keta njerez me kontribute do te kishim nje liber voluminoz me mjaft vlera njohese historike.

    Ne kishim kuadro ushtarake te afte te benin nje liber te historis se luftes antifashiste te nje cilesie vlerash te rralla por fatkeqsisht nuk u inkurajuan nga ata qe kishin mare persiper shkrimin e kesaj historie si nga Xhorxhi, Koli, Irakliu, Samiu edhe ndonje tjeter.

    Kuadro te afte ushtarakisht kishim te tille mjaft te njohur si Petrit Ramizi (Kurti-Verlaci), Kozma Zegali, Servet Sheqi, Josif Zegali, Ilia Ndreko, Thoma Bardhi, Veri Koci, Jorgji Cami, Trifon Mihali, Thoma Ndreko Luci Stefa, Llukan Mefshi, Kostaq Goga, Vladimir Gjordeni, Petraq Doko, Sokrat Hila e dhjetra te tjere qe njihen per aftesite dhe mjeshterite ushtarake. Fajin ne kete rast nuk duhet ta shperndajme por te themi te verteten kur doli ky liber i vonuar gati te gjithe u befasuan por me teper ish luftetaret partizane nga skematizmi apo thjeshte Maketi i mbetur prej vitesh per historin e Luftes… te tille libra te dobet bene me kujtime dhe mjaft te tjere qe ishin kuadro qe pretendonin shume.. por kemi dhe shkrime me nivel ku do te vecoj per realitet te pasqyruar drejt librat e Pasho Rucit, Riza Taullahut, Mina Bardhit dhe ndonji tjerit qe kane vlera te spikatura….une kam njohur historiane te mire qe kane punuar per historin e Shqiperise dhe Historin e luftes antifashiste ata njihnin mire mjaft dekumente dhe e vlersonin mjaft lart luften e fusharakeve por shtonin se nuk keni njerez qe ti ndjekin lart keto probleme… nuk eshte thjesht ceshtje modestie por mendoj se ishte nje neglizhim qe na demtoj shume… kujtimet e tim eti, Llaqi Kozma Jano jane te shumta sikur vetem per lapidaret dhe pllakat perkujtimore te shkruash del qarte dhe madherishem historia e luftes… por une nuk kam ndermend ti publikoj ne keto kohra te rremujshme dhe te qellimshme shkaterrimtare per historin e vertete te popullit tone… me respekt Mihal Jano N Jersey USA.

    Reply to this comment
  9. ELIOT April 10, 19:30

    BRIGADAT e l n c batlionet e SHqiptarev te Enverit dhe Mehmetit ;;;;L N Cl po ne shqiptare beme nje lufte te madhe e ka thene Enveri ne kujtimet e tije ;;; dh e shume veterane te l ;;;;; por une cuditem me ne nje gje ;;;; kur Hitleri shkoi ne Rumani ;;presidenti i Rumanise e priti me duart te hapura ;;;;i dha te gjitha puset e naftes ;;; e priti si vellaun e vet ;;;;; dhe ne Rumani skishte asnje brigade batalaion asnje cete partizane ;;;;;;por u CLIRUAN NGA NAZISTAT pa shkrepur nje pushke kuunder nazistave ;;;;; si E kuptoni ju historiane te luftes ;;;ju fillozofat e SHqiperise ;;;ne 1944 ne Rumani pa partizane ;;;; rumunet gjeten lirine ;;perse ;;;;;????;,,,,,,,,.,,MORE FSHATARE TE VARFER …NE 44 NE QERSHOR HITLERI SKISHTE FORCA PER TE MBROJTUR MURIN E ANTLANTIKUT …. KENI DEGJUAR NDONJEHERE …SE ALEATET KISHIN 1VIT QE NGA 1943 QE PO PREGATITESHIN PER SULMIN FINAL NE FRANCE …. DHE NAZISTAT U TERHOQEN PER TE MBROJTUR BERLININ DHE GJERMANINE E TYRE …. RUSET I VUNE PERPARA NE 43 ALEATET NE 42 I VUNE PERPARA NE AFRIKE LIBI MAROK .. DHE MOREN MALTEN GREQINE … ..ATO PAK FORCA QE I NGELEN HITLERIT ..I KTHEHU PER TE MBROJTUR STROFKENE VET BUNKIERIN …PRANDAJ KUR U FORMUAN BATALIONET ME ANALFABETA COBANE KATUNARE … LUFTA PO MBARONTE ….. DHE PASTAJ DISA TE ZGJUAR ????? MOREN PUSHKET DHE HOP U BENE PARTIZANE ..KISHA 2 XHAJALLARE …PRANDAJ MOS ME THONI S E GENEJEJ …POR JU DUHET TE MESONI MIRE HISTORIEN ME FAKTE PROVA ..PASTAJ RRENIN … TE ME THOTE KY HISTORIAN KU ISHIN AMERIKANE T ANGLEZET NE 1942 RUSET NE 43 GJENERLA PATON NE 44 ……PASTAJ TE FLASI PER COBANET E ENVERIT ..LOPET E ENVERIT …SE I PERORI SI LOPE ..I JEPTE TE HANIN KUR TE DONTE I VRISTE KUR TE DONTE … LUFTEN E BEN I MADHI CHURCHIL … ALEATET ME ARMET ME MODERNE PER VITET … DHE ATO E NDIHMUAN STALINI ME COBANET RUSE ME ARME DHE KAMIONA LUFTE .. DHE ME THONI SI U LIRUA RUMANIA KUS SKISHTE ASNJE BRIGADE ..ASNJE CETE ASNJE DIVIZION…SI ???????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*