Një replikë me kritikët e “Erionit të Mjaft-it”

Andi Kananaj May 25, 2015 12:55

Një replikë me kritikët e “Erionit të Mjaft-it”

Vetëm si një i ardhur në tokë në ditët e fundit, i zbritur para zgjedhjeve si ”i huaj” mund të ndjente absurdin e akuzave. Po mos ishte i tillë do ndjente shijen e hatërmbetjes dhe shantazhit dhe kjo nuk do të ndihmonte një analizë të mirë për kandidatët.

Cilat janë akuzat për Erion Veliajn?

Akuza që ka bërë të qeshë i madh e i vogël në rrjete sociale ishte historia e shitjes së fiqve në një treg diku në Tiranë. Kush nuk do të qeshte me një fëmijë që shet fiq. Kush do të ishte kaq absurd sa të mbante gazin para një pubertisti që tentonte të fitonte jetën me shitje frutash. Jam i sigurtë që një fëmijë që shet ato paketat e erës së mirë për makina, apo karikues celulari në çdo semafor, është argëtim i madh publik kudo në botë. Një fëmijë mundësisht që rrëzohet tek ndjek një makinë që niset papritur, pasi dikush ka lëvizur me xheste drejt portofolit, do të shkaktonte histeri epidemike si në një film të Çarli Çaplinit. E kam të pamundur të gjej dikë që s’do të qeshte me një fytyrë-verdhë në semafor? Një qenie që as nuk niset e as nuk ndalon.

Erioni jetim me një nënë mësuese, me një vëlla ndoshta më pak jetim, prej një vëllai të madh nuk mund të thërriste staf e të ndante detyra. Nuk ishte ministër. Po kjo bën për të qeshur mesa duket. Sillka dhe vota në mendje me humor të dyshimtë. Sot Erioni ministër që paska shitur fiq, gudulis barqe në fejzbuk. Me patjetër që në një botë më të civilizuar, të gjithë votuesit pasi të qeshnin me të madhe, do votonin kandidatin që i hante fiqtë. Bën mirë për dietën; ndihmon metabolizmin. Sa mirë që snobët në vendin tonë maskohen si të qytetëruar me rroba të shtrenjta po sa keq që vetë-tradhëtohen nga qeshje me histori të gabuara.

Dasma është “arma” tjetër në mendimet e stafit të P-i A-rit.

Skena e kalasë që pas 3 vitesh paska qenë në dispozicion publik, por që tre vite me parë ishte ndërtuar me konspiracion sorosian për një dasëm private, shpjegon pse fantashkenca dhe fantapolitika ecin me një hap. Dashuria për Ufo-t dhe planet e nëndheshme janë mistikisht seksi.

Sa zgjat një dasmë me mish keci? 6 orë. Dhe njëherë megjithë planin masonik ishte në ankthin e shiut, dhe e shoqëruar nga një gosti japraku dhe mishi keci pa gjak dishepujsh. Më shumë dukej si plan i errët i farmacive për të shitur antibiotik dhe shurup molle kundër bronkopneumonisë kolektive.

Dhe sikur të ish e vërtetë teoria që skena ishte për një dasmë, po ju kujtoj se dasma ka një vit që ka mbaruar. Kalaja sado që të duket absurde, ka një skenë ku kanë ndodhur e do të ndodhin festa publike për kohët që do të vijnë. Në Suedi s’do ishin të kënaqur, po në Suedi s’do ngrinin akuza pa bazë faktesh.

Dasmën nuk ja pagoi mamaja e Erionit. Kushtonte kaq pak sa mund t’ja kishte paguar dhe ime më që se ka taku kurrë Velinë, (dhe meqë unë s’jam fans dasmash) por në fakt asnjë nga të ftuarit nuk erdhi me duar në xhepa. Mund t’ja paguante dhe e jëma që të ndihej ende zonjë e dasmës, po nuk lanë kohë miq dhe servilë që do të donin të shiheshin nga ylli i ri i radhës në politikë.

Garë me doktorin

Doktor Halimin e njoh dhe sinqerisht s’më bën të qesh me ato që thotë. Tregon për eksperiencën e tij si mbledhës fondesh. Historia është e thjeshtë dhe pozitive. Doktori pasi mori 15 mijë dollarë nga një ambasadë, ndryshoi ngjyrën e maternitetit. Shumë pozitive për kohën kur vidheshin dhe ndihmat me ushqime. Revolucion për 2002. Më pas siç dhe mund të perceptohet çdo gjë në BE, realizohet mes projektesh. Këtu Erioni ka avantazhin që ka një i ri, që jetën e tij e ka nisur në këtë fushë, me atë të një burri të mirë që e ka prekur në ditët e fundit të karrierës. Për fatin e keq të doktor Halimit, teknologjia dhe bota e projekteve ecin me hapin e kundërt me mjekësinë. Një doktor, është i mirë vetëm në fundin e karrierës së tij. Bota e projekteve ka tjetër ritëm dhe tjetër logjikë.

Erioni ja doli të ngrinte një institucion si Lëvizja Mjaft! E gjitha mbi bazë projektesh dhe donatorësh. Në ditët e veta më të mira aty ishin të punësuar mbi 40 vetë, të gjithë me shkolla të mbaruara jashtë. E vetmja ojf në Shqipëri që njihet sa njihen partitë e mëdha. E aftë të kërkonte nga qeveritë shumë më shumë se çdo organizim tjetër, sindikata, parti të vogla, apo grupe të tjera komunitare. E sulmuar gjithë kohën nga njerëz që pushtetin e tyre e kishin nga favore politike. Po të ktheni kohën mbrapa, nuk do të kujtoni asnjë organizatë të shoqërisë civile, aq sa kujtohet Mjafti. Pjesa tjetër, në emër të një profesionalizmi të pamatshëm jetonin në hije, dhe punonin privatisht me fonde në të mirë të publikut. Në një garë publike midis Velisë dhe doktor Halimit, i dyti do të ngelej përsëri një doktor i mirë.

Lëvizja Mjaft, PS dhe demonë të tjerë

Lëvizja Mjaft s’u ka pëlqyer shumë njerëzve. Së pari ojf-ve, se krijoi për herë të parë standardin e një organizate me më shumë se një njeri në tatime. Kohë publike të matshme, dhe projekte të shkruara me cilësi. Pjesa aktiviste nuk është financuar kurrë. Ajo ishte thjesht ndjesi e njerëzve që të kthyer nga jashtë, kishin dëshirë për ndryshime.

Sigurisht dhe pa dyshim, dy partive të mëdha. Humbja e pushtetit është gjithmonë moment negativ, krijon dramën e privilegjeve të humbura. Por nuk ishte faji i Lëvizjes Mjaft se Nano nuk shkonte në zyrë as kur mbyteshin njerëz në brigjet e detit Jon. Socialistët, ata të “vjetrit”, vetë nuk ishin dakord me kryeministrin e tyre. Nuk e votuan dhe jo se papritur dolën disa të rinj në tv.

Nuk është faji i Lëvizjes Mjaft, as se qeveria Berisha hodhi në erë një fshat duke vrarë 26 njerëz. Për koincidencë në të njëjtën ditë me krijimin e Mjaftit.

Nuk ishte vetëm Lëvizja Mjaft që mendon që një kryeministër që vret qytetarët e vet në dyert e zyrave të shtetit duhet të marrë dënimin që mëriton. As këtu dhe në asnjë vend të botës.

Sa keq. Sa keq që nuk ka më shumë se një lëvizje. Lëvizja Mjaft nuk po ja del të riprodhohet, se kjo me siguri që do të emanciponte dhe vetë mendimin politik të qytetarëve. Erioni nuk mund të akuzohet pse ndërtoi Mjaftin, dhe as pse vazhdoi në drejtim tjetër.

Partia Socialiste nga ana tjetër duhet të kuptojë që nuk mund të rritet vetëm duke ngelur e vogël në drejtim. Sa më e hapur të jetë politikisht, aq më jetëgjatë do të jetë forca e vet tek njerëzit. Këto zgjedhje do duhet të shpëtojnë nga mendimi që kush na kritikuar, s’mund të na drejtojë qytetin. Kjo logjikë do të largonte dhe shumë socialistë që janë pranë zyrave prej më shumë kohe fizike. Testin e rritjes e kalojnë vetëm partitë e mëdha.

Nga ana tjetër Partia Demokratike duhet ta kalojë të njëjtin test me doktor Halimin. Ai dukshëm ka lindur politikisht si kandidat pa asnjë prind politik pranë. I lënë në një vetmi të madhe, ligjërimi i tij duket spontan dhe i pandihmuar, në një maternitet që nuk është i tiji.

Për mbyllje

Vetëm kaq: Këto zgjedhje duhet ‘ti heqin qytetit pluhurin dhe ankthin, që jetojmë në vend që papritur është i harruar.

Andi Kananaj May 25, 2015 12:55
Komento

51 Komente

  1. maksui May 25, 13:28

    erion velaij drejtimi i duhur per tiranen

    Reply to this comment
    • Andos May 25, 13:29

      erion veliaj e tregoi em se miri se sa vlen en krye te ministrise se miqenies sociale kur beri reforma te thella dhe te rendesishme epr vendin

      Reply to this comment
      • Lagunari May 25, 13:30

        erion veliaj eshte ajo cka i duhet tiranes per tja ndryshuar fytyren ketij qyteti qe rrenoi basha

        Reply to this comment
        • agim May 25, 13:31

          erion veliaj ka nje karriere te sukseshme nga fillimi deri en fund qe kur filloj si aktivist i majft e gjer si minister ku i dha shum ketij vendin,ndaj te gjith duhet ta vootjme e ta mbeshtesim qe ti japim mudnesi ta reformoje dhe ta zhvilloje tiranen

          Reply to this comment
          • vera May 25, 13:33

            erion veliaj ka vizionin epr ta ndryshuar tiranen
            erionv eliaj ka vullnetin e duhru per ta ndryshuar tiranen
            erion veliaj ka eksperiencen dhe gjithcka i duhen nje njeriu x ti dhen enje fytyre te re ketij qyteti

          • dorela May 25, 13:34

            per erionin mund te behen shume akuza per arsye politike por nje nuk mund tia mohojne veliajt qe eshte nje nder njerzit me punetoret dhe njerzit me me vizion qe ka qeveria rama

          • ana May 25, 13:37

            ide , pune dhe vullnet elemente qe e karakterizojne Erion Veliajn , eshte i duhuri per ti rikthyer fytyren kryeqytetit tone

          • tedi May 25, 13:42

            personalisht do votoj erionin pasi dua qe te fitues ne kete gare zgjedhore qytetaret e tiranes nuk do te zhgenjehen mbi te gjitha eshte njeri i fjales dhe ka vullnetin te zgjidhe problemet dhe shqetesimet me imediante

          • aurora May 25, 13:38

            per erionin nuk kane cfare te thone edhe merren akoma me mjaftin kujtojn se do i prishin imazhin duke i kujtuar veprimtarine ne organizaten mjaft asnje nuk merret me punen per ate kohen qe ishte minister qe beri nje pune te shkeqyer me reformen e pensioneve, demshperblimin e ish te perndjekurve,,,,

          • keta ja kaluan edhe Enverit May 25, 14:32

            Per te mbrojtur Erjonin e MJAFTIT, shkruan artikull Kanani i MJAFTIT. Dhe pastaj komentojne me vrap blogeret e Fuges prape te MJAFTIT.
            Pu pu pu … hapu thuaj hapu.
            Vetem shifni kete artikull dhe keto komente te Fuges , dhe bindesh te votosh kunder Mjaftizmit te partise socialiste. Partia socialiste duhet te demjaftizohet sa me shpejt.

            Kurse per ju socialiste qe do votoni edhe hitlerin po ta caktoje partia, vazhdoni votoni Erjonin qe te futen ne pune lsistat dhe kananat. Boll votuat si dele po votoni kandidatet e tjere si Bojaxhi e te tjere, qe nuk shesin fiqte e kryetarit.

          • Arben May 25, 17:13

            TEK MJAFTI KA QENE DREJTUES, DHE JO AKTIVIST DHE MJAFTI FALIMENTOI SI LEVIZJE POLITIKE.

            TANI, KA BERE PRAKTIKE NE LEPIRJE QE PO E CAN RRUGEN PERPARA ME GJUHE.

          • Litari May 26, 01:01

            Erjon Veliaj me 5 klase fillore, do te thoni ju komentues perse thoni me 5 klase shkolle. Ja perse, Velija vete ka deklaruar se: “ne moshen 11 vjecar emigruare ne Greqi e te tjera.” Vete vetiu dele pyetje Cfare moshe duhet te jeshe kur mbarohet (gjimnazi)? Cfare moshe duhet te keshe kur mbaron Unversitetin-perendin? Cfare Moshe duhet te keshe kur mbaron Masteres ne perendim…? Dhe e fundit per SOT, te paketen 500.000 dollar, ku I gjeti pareat apo duke shitur fiq ne Rruget e Tiranes…, Tiranes I duhet mje intelektual dhe jo Jo mashtrus si Erjon Velija , ai nuk ka asnje diplome orgjinale…

    • flori May 25, 13:36

      po nuk kane argument tjeter as kta te PD dhe as ata qe e kane inat Veliajn…kapen me budalliqe te tilla si dasma..po harrojne qe dhe vete ne apo miqte tane harxhojne sa te duash lek per dasma dhe fundja ato leke te vetat i kane ose te prinderve…plus duhet te jesh verte i verber te thuash se ajo dasem qe beri Veliaj ishte super milionere. dukej qe ishte dicka e thjeshte dhe e perballueshme nga te gjithe

      Reply to this comment
      • lili May 26, 06:06

        Ah ah flori!do videon e dames se thjesht te paguar nga paret tona! Vete déjà kur je minister i nje qe veti te majte e dasmes ne Kuala eshte IDE e shemtuar qe tregon nje personalitet te shemtuar Dasma e dyte do kishte mjaftuar,mes miqte,per nje njeri normal!po per nje egotist duhet d’y dasma!Edhe njeten ne Kuala qe te ma lene lakmi te gjithe,apo Jo!
        Pfff personalitet i desequilibruar!

        Reply to this comment
    • maksi May 25, 13:37

      erjoni zgjedhja me e mire per tiranen.. ideali te cilit ne duhet ti besojme

      Reply to this comment
    • miranda May 25, 13:39

      po sikur te kishin ndonje argument me bindes kunde veliajt se puna e dasmes apo e shitjes se fiqve,do na e mbushnin disi mendjen se nuk duhet ta votojme Veliajn..po kta skane asgje !
      se kuptoj cte keqe ka te vish nga nje familje jo ne gjendje te mire ekonomike fundja pjesa me e madhe e shqiptareve nga te tilla familje vijne… ju vjen inat qe ju nuk ka dolet te ishit te suksesshem dhe veliaj ja doli ?!
      kapeni me dasmen kur te gjithe e dime mire qe ishte dasem mese e perballueshme ..gjeni ndonje argument tjeter po patet 2 fije mend

      Reply to this comment
      • LOVE May 25, 14:15

        mir mire Miranda
        ka argument qe mund tia dali freshistave te blogut
        megjithse ti e ke shkruar argumentin ,po ja ke fut kot ,per inerci shkruani , sepse dua te besoj qe jeni vullnetare ,nuk ma do mendja se ju paguajne me taksat tona .
        mire mire Miranda , te gjithe ose kemi shitur fiq ose mamate koperativiste i kemi pasur ,po ne kala nuk u martuam dot
        as Erioni nuk do martohej ,po te mos ishte minister ….ose me mire te martohej dhe ne hene ,po jo kur e beme minister ….
        kaq nuk e kupton ti ,as skuadra e komentuesve ,po nejse
        me argumenta te tjera nuk ja vlen , se ju jeni rinia e militanteve
        pa ideal dhe pa shkolle .

        Andi lexohesh me kenaqesi ,dhe pse ke rrrrilindur pak si teper
        po aman ,mos e lajmero freshin kur publikon ndonje artikull 😛

        Reply to this comment
    • olsi May 25, 13:39

      ky qytet ka nevoj per pune jo per fjale. ka nevoj per nje person te zotin dhe ky eshte erjoni

      Reply to this comment
    • blerim May 25, 13:43

      Veliaj e tregoi mire sa i zoti ishte per sa kohe qe ne krye te ministrise
      ishte administrator i zoti dhe jam i sigurt qe eshte i duhuri per bashkine e tiranes
      keto argumentet jo shitesh fiqsh jo dasma bla bla bla jane te kota

      Reply to this comment
    • sindi May 25, 13:45

      keta qe e shajan dhe mundohen ti nxjerrin ndonje gje negative erionit edhe vete e dine qe eshte 100 here me i mire dhe me i zoti se kandidati halimi

      Reply to this comment
    • fatjon May 25, 13:54

      duan sduan keta goje liget qe flasin keq per Erion Velaij ky i fundit do fitoje pasi i permbush te gjitha kriteret e nje kandidati te denje per tiranen, fitore

      Reply to this comment
    • diona May 25, 14:03

      nese e duam tiranen si gjithe kryeqytetet e perendimit te zhvilluar edhe me shume modelit perendimor per kete eshte erioni nese duam kater vjet llafe dhe sehir per kete eshte i duhuri halim kosova qytetaret jane te ndergjegjshem dhe do bejne zgjedhjen e duhur per qytetin e tyre

      Reply to this comment
  2. eldorida May 25, 13:32

    pertej partive, na duhet erioni. ky qytet ka nevoje per energji dhe pune!

    Reply to this comment
  3. Socialist May 25, 13:38

    Ska nevoje per replika po per nje vije kronologjike me 13 pika per ti kujtuar popullit dhe kryesisht socialisteve se kush eshte dhe cka bere Erioni

    1.Erioni, nje i panjohur krijoi nje shoqate qe quhej Mjaft
    2.Erioni qysh ne krye te heres filloi sulmet direkte ndaj qeverise te Partise Socialiste
    3.Erioni sulmoi me domate e veze godinen e kryeministrise
    4.Erioni u be aleati okult i KOP-it te Sali Berishes
    5.Erioni rrezoi ne vitin 2005 qeverisjen e PS per tja pasuar pushtetin Berishes
    6.Berisha me nje fjale goje hoqi te gjithe socialistet nga puna
    7.Erioni krijoi nje parti qe quhej G99
    8.Erioni u largua formalisht nga G99 per tju bashkuar partise socialiste
    9.Partia socialiste nepermjet te gjithe atyre qe hoqi Berisha nga puna erdhi ne pushtet prap
    10.Erioni u be minister, Edi kryeminister
    11.Administrata u mbush me G99cat e Erionit dhe jo me socialistet qe kishin 8 vjet rrugeve
    12.Erioni shpallet kandidat pa u pyetur socialistet
    13.Erioni vjen serish dhe na kerkon voten.

    Une jam socialist por a kam ndonje arsye tja jap ketij individi voten?! Vleresoni vete.

    Reply to this comment
    • sinan hibro May 26, 11:32

      O socialist , je i madh me vijen kronoligjike qe ke paraqitur … Por do ishe i paarritshme nese do vendosje emrin tend te plote … te pakten te mos shkonte thirrja jote kot !

      Reply to this comment
      • Socialisti May 26, 23:10

        Kjo e imja nuk eshte thirrje. Thirrje bejne opozitaret. Kjo eshte kujtese per te gjithe ata qe kane punuar nder vite per partine socialiste dhe qeverisjen e saj…

        Sa per emrin , po ta thoja, sdo ta besoje, keshtu qe po vazhdoj te qendroj si ushtari i panjohur socialist.

        Reply to this comment
  4. Rezarti May 25, 14:13

    Zogu i fiqve nuk bere asgje me shume nga cpo ben tani Premtime dhe Mashtrime !
    Zogu mori “ish repartin e Kimisë” nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”. Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigande. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.

    Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar, romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik.

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 25, 14:39

    Deshirat e disa militarucve qe flasin bersoleta edhe ne ket gazet te nderuar,nuk ka fitore per kta kryeminel.

    Reply to this comment
    • korçari May 25, 15:48

      o Mark UK po meso te shkruash shqip se per nje analfabet plotika eshte e veshtire dhe e pakuptueshme ,laj pjatat se eshte me e lehte per ty dhe keshtu nuk flet budallalleqe

      Reply to this comment
  6. Kris May 25, 15:00

    E keqja eshte se Erioni eshte Edi dhe doktori i vogel i Pd eshte hija e doktor Saliut.Aq mire e nje autori Erionin sa e di qe ka shitur fiq.Te fresket apo te thare kjo vlen per nje artikull tjeter.
    Shqipja mesuese ,me siguri ka marre diplomen tek Kristali.
    Presim dhe nje artikull per doktor hHalimin ku nena mund ti dale nga ky autor punonjese shkencore

    Reply to this comment
  7. Lion May 25, 15:32

    Do votoj Erionin por jo se do te me rrite pensionin! Ju lutemi hiqeni spotin se eshte teper fyes! Pensionin grate e fasonerise do ta marrin punojne 40 vjet pune dhe te mbushin moshen 65 vjet! Mjaft he!

    Reply to this comment
  8. METEH May 25, 15:37

    Erioni do bej TIRANEN dhe do ngelet ne HISTORI si K/bashkjaku me i mire bashk me Ramen,ku te dy do te zbatojne projektin e len gjysem nga vjedhsi votave Sali-Basha..

    Reply to this comment
  9. bobi May 25, 16:22

    Erionin do ta votoj se me ndihmen e tij me hoqen nga puna ne 2005, megjithese kam dy diploma, nje ne ekonomik dhe nje ne juridik. Kam fituar gjyqin por asnje nuk me ka kthyer ne pune. Gjithsesi po pres nje nga 300 000 vendet e punes qe do me krijoje Erioni. Apo me mire te ndjek nje nga shkollat profesionale qe krijoi Erioni. Ne pension do dal edhe me vone sesa parashikoja per shkak te reformes qe beri Erioni.

    Erion o xhan, ca na dhe ate ke per te marre nga ne.

    Reply to this comment
  10. fad May 25, 16:52

    Eshte per tu habitur qe kritikojne erjonin pse paska (nga fukaralleku) shitur fiq, kurse ai tjetri qe shiti sip. te ter deti nuk I boka pershtypje ketyre “kritiksave”, qe ka futur dhe qeverit ne luft me njera tjetren.

    Reply to this comment
  11. Arben May 25, 16:53

    REPLIKO SA TE DUASH O BYRAZER, MERITA E VETME E ERJON VELISE ESHTE SE TI TE LEPIJE MIRE.

    Reply to this comment
  12. xhateli May 25, 16:55

    kishim dikur nw njw qytet tv vogwl njw mami qw ishte minoritare. Ishte as si profesioniste. Nga duart e saj kanw ardhur me mijera fwmijw nw jetw, shkonte shtepi mw shtepi, diten natwn, se shtepia e lindjes nuk mjaftonte, ende kishte kapacitet te vogel, pak shtreter. Ishte pas lufte, ne vitet e para, kur shqiperia duhej te shtonte popullsinw tw kalonte 900.000 banorwt. Dhe ia arriti. Edhe ne saje te punes se asaj gruaje te shendoshe, qw e bwnte piunwn me shumw dashuri, se e donte, se i donte nenat e reja, i donte dhe femijet e sapolindur.
    Te gjithe nwnat e kujtonin me respekt, ajo nuk mori prej tyre asnjw qindarke, megjithese puna dhe prona private ishin ende “nw qarkullim”, por mori dashurinw, mirwnjohjen dhe respektin e fjalwn e mirw prej tyre.
    Dhe mw KRYESORJA, ajo nuk foli asnjw fjalw pwr punwn qw bwri nw atw shtwpi apo nw atw shtwpi, me atw ose kwtw grua. megjithese ishte GRUA.
    kURSE KY BIRBOJA, qw quhet HAL-IM ka marrw rrugwt e Tirones dhe nuk, pwr turp ta zotit po le pa pwrmendur e pa marrw nwpwr gojw,grua qw ai ia ‘paska parw’ e ia’ paska marrw’.
    Dhe e quan veten intelektual, ky HAL!
    Ky e ha turpin me bukw, s’ka gjw nw tratsw, dhe hedh nw mitingje placenta twrw ujw e gjak, si tw jetww duke shfaqur filma horr-or, tw krijuara nga or-alja e njw njeriu horr.

    Reply to this comment
  13. xhateli May 25, 17:04

    xhateli
    Your comment is awaiting moderation.
    kishim dikur nw njw qytet tv vogwl njw mami qw ishte minoritare. Ishte as si profesioniste. Nga duart e saj kanw ardhur me mijera fwmijw nw jetw, shkonte shtepi mw shtepi, diten natwn, se shtepia e lindjes nuk mjaftonte, ende kishte kapacitet te vogel, pak shtreter. Ishte pas lufte, ne vitet e para, kur shqiperia duhej te shtonte popullsinw tw kalonte 900.000 banorwt. Dhe ia arriti. Edhe ne saje te punes se asaj gruaje te shendoshe, qw e bwnte piunwn me shumw dashuri, se e donte, se i donte nenat e reja, i donte dhe femijet e sapolindur.
    Te gjithe nwnat e kujtonin me respekt, ajo nuk mori prej tyre asnjw qindarke, megjithese puna dhe prona private ishin ende “nw qarkullim”, por mori dashurinw, mirwnjohjen dhe respektin e fjalwn e mirw prej tyre.
    Dhe mw KRYESORJA, ajo nuk foli asnjw fjalw pwr punwn qw bwri nw atw shtwpi apo nw atw shtwpi, me atw ose kwtw grua. megjithese ishte GRUA.
    kURSE KY BIRBOJA, qw quhet HAL-IM ka marrw rrugwt e Tirones dhe nuk, pwr turp ta zotit po le pa pwrmendur e pa marrw nwpwr gojw,grua qw ai ia ‘paska parw’ e ia’ paska marrw’.
    Dhe e quan veten intelektual, ky HAL!
    Ky e ha turpin me bukw, s’ka gjw nw tratsw, dhe hedh nw mitingje placenta twrw ujw e gjak, si tw jetww duke shfaqur filma horr-or, tw krijuara nga or-alja e njw njeriu horr.
    Nw vend qw doktori-birbo te tregoje sesi dhe me c’para e beri kliniken private, flet genjeshtra pwr gra qw kanw lindur nwnw asistencen e tij.
    Dhe bwn fushtaw sikur wshtw nw klinikwn e vet private ku vijne gra pwr te pjellw, me ato fjalimet e tij qw i bwjnw njerwzit pwr tw vjellw.
    Mburr e mburr veten dhe u kwrkon degjuesve ta duartrokasin se “paska punuar gjithw jetwn”. Kwshtu tha, po pse ore tw tjerwt shqiptarw nuk kanw punuar gjithe jwtwn dhe sot e kanw bosh kuletwn? Ti thuaj sa para ke marrw nga nwnat, te cilave sipas teje, cfare nuk u ke parw, thuaj si i more shtreterit e maternitetit te popullit pwr klinikwn private tw tw pangopurit pwrvetwsues, mos pwrdor fjalwn vjedhw, ti thuaj se ku i cove fondet shteterore etj. kur ishe drejtor, pastaj shko e bej humor me gratw tw cilave ua ke parw.
    Hajt palokw, udha e mbare. Shko nwpwr mitingje, por bjeri anws se mos mbytesh nw ndonjw pusetw e bie nw ndyrwsirate Lanws.

    Reply to this comment
  14. info-analitike May 25, 17:34

    Po pse more moderatori online e fshive komentin tim! Kaq e rende paska qene sarkazma per artikullin e Andi Kananajt. Kur ju talleni me njerezit duke postuar artikuj te tille, perse njerezit, qofte edhe anonime, nuk paskan te drejte te tallen me ju?

    Reply to this comment
  15. korca May 25, 18:43

    Jam dakort me komentin e Socialistit .Mjafti dhe Freshi sekseret e qeverise

    Reply to this comment
  16. lili May 25, 20:21

    Andi,si ish anetar e Mjaftit,po te tregon se nuk jemi kunder veliajt per historine e shitjes se fiqeve-kjo eshte pjese e propagandes story telling,qe erion na thurr Kaq bukur- po jemi kunder sepse me d’y kemb shkeli ate per cka protestojshim dikur ne Mjaft: usurpimit te pasurise kombtare,keqperdorim te detyres per interesa private,edhe fyerja ma e rende per mû si qytetaret kembim te nderit e te qene minister i Shteti shqiptar per nje fustan nuse! Nuk pranohet ne bot en normale kjo!per nje dark te pa deklaruar u detyruar me u doreheqe présidentielle Herman edhe ministria skandinave,Kurse ky me gjithe ate pervoje ne mjaft ‘kemben’ kunder nje fustane nusen postin e ministrit!Jo kjo nuk pranohet!Neser cka do kembeje :minierat,sekretet shteterore si ai ambasadori ne okb? Plus asaj per nusen e tij eshte bukur fyese kur burri yt nuk do me shpenzuar nga paret e veta per nje fustan per ty ‘dashuria’ e tij!…
    Plus rrenat e tij per diplomat e tij nuk durohen nga ne qe kemi diploma Jo me Kurse 6 mujore,alla plepat e albanistanit,po me disa vjet studime! Story telling i bukur nuk eshte garanti per aftesi te qendrueshme,edhe demagagjia e tij eshte e pa durueshme sepse pikerisht kunder demagogjise,kunder rrenave edhe kunder abuzimeve fale pushtetit kemi protestuar ne Mjaft!Nuk eshte hatembetje ,eshte qendrim etike per principet per te Cilet kemi luftuar:nuk duam me zevendsuar nje demagog alla sali berisha me nje demogog tjeter,version ma modern e ma te ri,e kupton kete?
    Sa per dasmen,me fale isha atje per visite me disa miqte ne nje tour ne jug te shqiperise:askkush nuk te lajmeron se kalaja eshte mbyllur edhe pse ke prenotuar viziten ,edhe Francezet u cuditen me saltanatin ‘shteteror’ aty:gjithe veturat ishin zyrtare ,policet ishin policet e Shteti shqiptare-edhe pse ne cdo cep,asnje nuk te thot mos u ngjit se kalaja eshte mbyllur- Nuk mundem me vizituar kalajen ,per faj te dasmes se erionit!…kjo po eshte hatermbjetje private!

    Reply to this comment
  17. Ermir Koci May 25, 22:09

    O popull bageti, po cfare zgjidhje eshte Erion pederasti mor qe asht si Edi Rama qe q-hen ne by… o plehre popull…….dhe ..kushedi se ku do shkoje ky popull plehre

    Reply to this comment
  18. Mark uk May 26, 08:32

    korcari:Pa lexoje cfar ke shkruar per vehte e pastaj korrigjo te tjet.Une pa laj pijata[per tatrin tend] kurse ju shkoni e ruani dhite atje ne mal o gomar.

    Reply to this comment
  19. intelektuali May 26, 12:52

    Nuk keni pse të shani apo të mburni asnje kandidat,deshiren tuaj shpreheni me vote te fshehtë.Është një e drejtë që një herë në 4 vjet ju jepet, mendohuni dhe votoni atë që mendoni që do bëjë më shumë punë për Tiranën.Ju që komentoni mësoni të shkruani pa gabime ortografike, harxhoni pak kohë të mësoni bukurshkrim ju lutem.

    Reply to this comment
  20. Hans Klos May 26, 19:43

    I nderuar z.Kananaj,te falenderoj me gjithe shpirt ne lidhje me thenien brilante qe ke perdorur ne kete”Replike”,ku afersisht shpreheni:”Dasmen nuk i’a pagoi nena Erionit.Kushtoi aq pak sa mund t’ia pagonte edhe ime me edhe pse se kishte takuar kurre Veline.” Tani do te vdes I qete se gazetaria ne Shqiperi eshte me te vertete ne lartesine e duhur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim