Një replikë me Qemal Lamen për librin e tij “Kur Shembeshin Themelet”

Nga Abdyl Iliazi February 28, 2014 17:00

Një replikë me Qemal Lamen për librin e tij “Kur Shembeshin Themelet”

Z. Qemal! Bashkë nuk jemi takuar asnjëherë, por ajo çka do të nënvizojë më poshtë dëshmon se e njohim njëri-tjetrin, ndonëse ti në majë të Olimpit dhe unë i pa dukshëm në fund të tij.

Ka disa ditë me radhë që në shtypin e shkruar në Tiranë botohen pjesë nga libri juaj “Kur Shembeshin Themelet”. I kam ndjekur me vëmendje këto shënime ndonëse libri s’më ka rënë në dorë dhe rreth tyre kam disa konstatime, ku ndër të tjera ndër ato që sot i quaj ndër më kryesoret:
Së pari, fillimisht shkruhet për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës ku ju ja varni litarin në qafë Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait, që asnjëri prej tyre nuk jeton më, dhe me këtë rast ti e nxjerr veten tënde si një Demokrat 24 Karat e që mjerisht deri më sot ju kanë harruar “Meritat e tua”, pra ju kanë ngrënë hakun. Duket se aktiviteti juaj disa vjeçar nga një komandant kompanie në ushtri arrite jo vetëm ne krye të hetuesisë, por “meritat e punës tënde” të çuan deri në anëtar të ish komitetit qendror të partisë së punës. Kur shkruan për debatet e tua me Ramiz Alinë, Hekuran Isai, Haxhi Lleshi, Fatos Nano, Gramoz Ruçin etj, me gjithë përpjekjet që bën për të dalë “Demokrat i kulluar”, jo pak në mos aspak i besuar, mjafton të të kujtoje pa firmën tënde nuk bëhej asnjë arrestim dhe për kohën e qëndrimit tënd në krye të hetuesisë së përgjithshme-thirri kujtesës sa arrestime janë bërë, për të cilat deri tani në shkrimet e botuara nga libri juaj nuk del asgjë, pra cila është në këtë rast pendesa jua për ato mëkate që ke bërë ti, ku jo pak nga vartësit e tu provuan edhe burgun, ndërsa ti si “Patriot” ja mbathe me të katra për t’ju fshehur drejtësisë. Ku jeton ti z. Qemal në këto mbi 20 vjet, dhe ku jeton bie fjala, Gramoz Ruçi që ishte ndër ata që donte të arrestonte siç shkruan ti si “Demokrat”. Meqë e kam fjalën tek ky rast, mund të të them se ti nuk i afrohesh Gramoz Ruçit dhe shokëve të tij as tek thonjtë e këmbëve sepse ata kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë popull dhe për këtë vend, ndaj dhe në këto 23 vjet populli i ka zgjedhur deputet, ndërsa zotëria jote jeton si emigrant në Gjermani dhe që andej na jep “leksione” duke na rikujtuar “montimet dhe çmontimet” e me këtë rast kërkon të rritësh vlerat e tua por që për mua ato që shkruan të rrisin anti-vlerat.
Së dyti, në Gazetën Shqiptare datë 25 Shkurt 2014 nga libri juaj citohet një raport “Sekret”, ku ndër të tjerat ti thua se në vitin 1982 të ka rënë në dorë një dosje me njerëz të përfshirë në shërbimet agjenturore të shërbimeve të huaja si ai Sovjetik, Jugosllav dhe Shteteve Perëndimore dhe se për këto ke vënë në dijeni edhe Enver Hoxhën. Me më poshtë shkruan s e këto të dhëna nuk mund të publikohen nën pretekstin e interesave të posaçme shtetërore.
Si kuadër prej 38 vjetësh në ushtri dua të të pyes:
a) Kush dhe pse ti dhanë ty këto materiale, e si probleme me interesa të posaçme shtetërore, siç shkruan ti, çbëre me to, me kë bashkëpunove, me kë i ndoqe dhe kujt ja ke lënë?
b) Duke qenë se këto materiale bëjnë fjalë për agjentë të zbulimeve të huaja, a nuk ka interes shteti jonë sot dhe strukturat e shërbimit informativ – që të dinë jo vetëm emrat e këtyre agjentëve, por dhe aktivitetin e tyre agjenturor në dëm të popullit e të vendit tonë. E ndonëse ndonjë prej tyre ka vdekur a përjashtohet mundësia e ekzistencës të fijeve të kësaj pune agjenturore
Së treti, që në fillim të këtij shkrimi theksova se bashkë nuk jemi takuar asnjëherë, por po ta them ashiqare se ti Zotëri më njeh mirë, madje duhet jo vetëm të më kërkosh falje, por në rastin tim duhet ta vesh veten në dispozicion të organeve të drejtësisë për atë ç’ke fshehur dhe që shkurtimisht do të ndalem më poshtë:
“- … Në fillim të shtatorit 1988 ish Ministrit Hekuran Isajit, i ka shkuar një letër, sikur unë Abdyl Iliazi kam rrahur 6 ushtarë në batalionin e fortifikimit të ish Divizionit të Parë Tiranë dhe kam marrë prej tyre “prova jo të mirëqena”. Që në fillim po ta rikujtoj se ekzistenca e këtyre “prova jo të mirëqena” është e vërtetë sepse unë kisha grumbulluar deri në atë moment 15 orë Superatlantik, 350 palë syze dielli, 250 metër linear perde tyli, etj, që vijnë kontrabandë nga ish Parku i Eksportit. Këtë letër Hekuran Isai ja kishte përcjellë organeve të drejtësisë dhe që rastësisht, pa filluar hetimet u vura në dijeni nga ish Prokurori Ushtarak për Tiranën. Në këtë rast unë ju drejtova me një letër Hrekuran Isait i cili më telefonoi në zyrën time ku i cili në esencë më thotë: – letrën tënde e lexova, ke plotësisht të drejtë. Në këtë moment kam thirrur Drejtorin e Përgjithshëm të Hetuesisë Qemal Lamen dhe Zëvendës Shefin e Shërbimit përkatës në Ministri Sh.F. dhe po të lexoj çfarë detyre i ka dhënë me shkrim Qemal Lames: “Ky problem të ndiqet me seriozitetin më të madh dhe të vihen para drejtësisë personat përgjegjës…”
Këtë çështje ti Zoti Qemal jo vetëm që nuk e ndoqe, por i vure kapak duke mbrojtur miqtë e tu nga Tepelena, ndaj po të pyes: Ku e ke çuar letrën time dhe detyrat që të dha me shënim Hekuran Isai? A duhet të më japësh përgjigje dhe a duhet që drejtësia duhet të veproj, edhe pse po shkojnë 26 vjet e siç je fshehur ti edhe shokët e tu të armëve që i shpëtove ti nga përgjegjësia, edhe pse në Tiranë, disa më fshihen dhe nuk guxojnë të më dalin përpara, dikush tjetër që më sheh mundohet ta kaloj pa u ndierë e si një problem “pune” tashmë të tejkaluar. Në saj të këtyre “meritave” ti Zoti Qemal kape majat dhe nëse hapen dosjet për ty dhe shokët e tu që ke mbrojtur do të gjenden merita të veçanta për zbatimin me konsekuencë të luftës së klasave dhe për këtë nuk numërohen dekoratat që kanë marrë, ndërsa në dosjen time do të gjenden 3 vërejtje të rënda për përjashtim nga Partia e Punës me motivacionin “Për zbutje të luftës së Klasave”, pa folur për shpifje nga më të ulëtat që nga drejtuesit e mi më të afërt e deri tek ata që në zyrë ishin pranë teje…”
Në këtë shkrim po ndalem me kaq sepse mbase në të ardhmen do t’më duhet ti thërras kujtesës, por ajo që dua të të këshilloj sot ty Zoti Qemal është: Bëj thirrje ndërgjegjes tënde, reflekto, kthehu në Shqipëri edhe pse nuk duhet të harrosh çfarë ke bërë dhe mos u mundo të na shkruash përralla me mbret – se ti vërtet ke ikur, por mbase e ke marrë vesh se mbretin e kemi montuar prapë, ndaj mos u merr me ato histori që nuk kanë asnjë vlerë për këtë popull dhe këtë vend, por merru me hallet e bashkëkombësve të tu dhe jo nga Gjermania mike por nga vendi ku je lerë dhe ku je rritur.
Në rast se ti Zoti Qemal nuk ndërgjegjësohesh për sa të rekomandova më lart unë i bëj thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Organeve të Drejtësisë që ty të të Ekstradojnë sepse je si puna e një thesi, edhe pse pa miell brenda, po ta godasësh me shkop përsëri do të nxjerrë miell.

 

Nga Abdyl Iliazi February 28, 2014 17:00
Komento

21 Komente

  1. Koke Llulla. February 28, 17:48

    O Avdyl. Kollitu pa te kalon.

    Reply to this comment
    • Tartufi March 1, 00:16

      @Koke Llulla
      Eshte qyfyre e madhe me keto fosile te ngelura nga kohe pederastise.
      Pederasti Enver keto fosile i gradonte si oficera,por ne te vertete keta qene
      kaptera tru tredhur,qe te gjthe.Gjith ky llum i shkruante letra { ministrit kapter}
      per njeri tjetrin.Tani o Koke LLulla time na tregojne lidhjet e tyre me pederastin
      kush me pak e kush me shume me dashurit e tyre…. Histori kapterash te tredhur,qe te bejne te haroshe varferine,me bukurit e tyre.

      Reply to this comment
      • Tos Bllokmeni March 1, 08:57

        E kam niohur Avdylin, s flitej me te, ishte enverist i kulluar, ndersa ne qe ia hengrem e ia pime komunizmit e kishim kuptuar se kishte mbaruar cdo gje. Keto te Avdylit jane lehje pleqerie, te falenderoje Zotin qe s’e vrau ai maloku se ia kishte bere bene ne fundin e viteve 80. Rrofte Xhaxhi prej leshi…

        Reply to this comment
        • Hithri March 1, 18:00

          Ju PD-ista te qelbur me lart, nuk lehni kudner atyre “komunsitave” te qelbur qe jane reshtuar krahasa sale qen serbit, por lehni ketu kunder nje njeriu te ndershem qe mire keq nuk i ka tredhetuar idealit e tij. Ju nuk lehni kunder ketil qemal menderes se ai ben punene e sales , megjithese ka cuar ne burg me mijra qnjerez te pafajshem por lehni si qen serbi ndaj nje njeriu te thjeshte. ju nuk lehni kunder sekretarit kumunist te zellshem te mjekesise qe shkaterroi Shqiqeperine( se per Shqiperine nuk ju ka djegur dhe nuk ju djeg ju sahanlepires te tredhetarit me te keq qe ka pare historia Shqiperise), por lehni e jargaviteni ndja atyr qe kane pasur integritetin te jene njerez te ndershem. Hy rrace e keqe! Mire jua paska bere dulla juve.

          Reply to this comment
    • andi March 1, 17:48

      Avdyli ska pse kollitet, po te kollitet krimineli Qemal Lame qe na hiqet i ndershem e “Demokrat” Njeri ma pis e servil nuk kam mujte me njofte pervec Sali Berishes, pra vec Sala ja kalonte atehere e tash. Qemal Lame ka burgose njerez e ka torturu me qindra, pa piken e fajit. Me kusheririn e vet kryetare te deges Puneve te Brendeshme ne Shkoder kane burgose njerezit me demokrat qe organizun rrezimin e bustit te Stalinit. I burgose e i cuan ne burgun e Qefe Bari, duke i turturu deri sa mbete sakata e gjytyryma. Qemal Lamaj eshte nje njeri kriminel qe u ka borxhe shume Shkodraneve, njerit nder to edhe mua, uroi te mos e gjejme ku jeton ai e familja e tije, e le te na mbesi borxh.

      Reply to this comment
  2. Sala February 28, 18:05

    Qemal.
    A ke dale ne pension apo vazhdon akoma sherbimin
    .A ke kaluar me ndonje sherbim tjeter apo je akoma besnik i te te “vjetrit”

    Reply to this comment
  3. Partizani Meke February 28, 18:05

    Te lumte Avdyl!!
    Edhe une e njoh kete ish komunist ekstremist,njelloj si kelyshi tjeter Sali Berisha!!!
    Paska filluar te shkruaje libra pale!!!
    Te kesh qene new organet e larta te shgtetit e te PPSH-se ne ate kohe,sot me e pakta duhet te HESHTESH,bile te mundohesh te MBROSH VETEN NGA AKUZAT KRIMINALE!!!
    Kur merr mundimin e NDYRE ish SHEFI I HETUESISE SE REGJIMIT KOMUNIST,mos ngelte njeri pa u mburrur!!!
    Merreni kete SHARLATAN dhe cojeni para drejtesise!!!
    Ja,per keta PALACO duhen hapur dosjet!!!

    Reply to this comment
  4. Theofan February 28, 18:23

    Avdyli eshte plotesisht ne rregull. Qemal Lame eshte teresisht i pabesueshem, sepse tere shqiptaret e dine se cdo te thote hetues ne organet e diktatures dhe sa te zellshem qene ata ne kryerjen e detyres, madje e tejkalonin shume me teper detyren. Aq me teper Ky Qemal si arriti ne ate post? Asgje me shume vecse zellit te tepruar per ti sherbyer atyre organeve te tmerrit, qe ende sot te persekutuarit kane frike ti kujtojne, jo me te permendin emra.

    Reply to this comment
  5. BARDI February 28, 19:43

    ABDYL MIRE U A BENE KETYRE PUSHTAVE QE U DUKET VETJA SE KANE MERITUAR SHUME NE KOHEN E ENVERIT!PERZGJEDHJET DHE NE ATE KOHE NUK BEHESHIN SHUME PER MERITOKRACI SE SA PER PLOTESIM TE INTERESAVE TE DIKUJTE QE E KISHTE NE RADHE NJERIUN.KETA NJEREZ SI Q.LAME DUHET TE HESHTIN TE RRINE URTE E TE MOS NA SHESIN SAPUNIN PER DJATHE ,SE SIKUR DHE DJATHE DHIJE TA KENE ME QE KANE FIRMOSUR E MBROJTUR SIC JUA KA LYPUR INTERESI APO BYTHE LEPIRJA NUK U ABLENE NJERI AS PER FLORI.PRANDAJ NE SE KANE RROTULL NJEREZ TE TYRE ESHTE MIRE TI THONE HESHTE DHE MOS E BEJE SI BRESHKA TE NALLBANI SE NUK PERTON FARE SHQIPTARI PER TE NGULUR GOZHDE DHE JO GOZHDE PATKOI POR GOZHDE TRAU 12 MM QE TE MOS KESHE MUNDESI AS TE QURRAVITESH.ABDYLI TE KA THENE NJE TE VERTET POR DHE ABDYLI VETE KA DHE AI TE VETAT POR TE PAKTEN ESHTE BURRE DHE RRI NE TIRANE DHE KONTRIUBON PER INTERESAT E POPULLIT . BARDI

    Reply to this comment
  6. babo February 28, 21:48

    Po edhe ti o Abdyl burre i keq paske qene, si ore doje ti fusje njerezit ne burg per ca ora atlantic e ca syze dielli ? Po ata te shkrete kishin rrezikuar burgun per ti sjelle ato e per te fituar ndonje lek se regjimi qe mbanit ju ne kembe po e vdiste per buke popullin. po sa shofera eksporti e sa marinare futet ne burg per ca rrecka qe sot shiten te Gabi o komuniste te qelbur, a e kuptoni se cfare i keni bere ketij populli per 55 vjet me rradhe ? E tani ziheni si cakejte o maskarenjte e kuq, turp

    Reply to this comment
  7. roland March 1, 03:46

    Vellai i Zajes se rranxes i lindur ne elbasan nipin e dergoi per spiunlluk deri ne france gjoja specializim per kastravecat ,perfundoi kryetare ipartise demokratike dhe ky qemal ka qene edhe drejtor i drejtoris se dyte te sigurimit.Po si nuk struken dhe te mos flasin me.Botuesi i vepres se ketij zotenie duhet ta di me mire se kushdo se e ka pasur te vetin te ndjerin Hekuran Isai”n kur ne zyre i tha Alisise:ca thu ti re lal tvras cunat une per i statuje ,po jo mer daje se se baj kurrat gja ne ta dijsh mir se Partin teme e du po du ene cunat atje meshesh te tirones.Biseda eshte e regjistruar dhe e arshivuar ,po mos shkruani mroklla.Merruni me te sotmen dhe parashikoni per me larg dhe me mendje te holle dhe jo xhepa te mufatun.Ju pershendes.

    Reply to this comment
  8. mimoza March 1, 06:24

    Po te zbatohen ligjet ketu, Qemal Lame duhet te ekstradohet per mashtrim. Shan Gramoz Rucin qe donte ta arrestonte, po mire thote Abdyli ai rri ketu dhe i del ballehapur cdo situate.

    Reply to this comment
  9. Albi March 1, 10:22

    Meqë e kam fjalën tek ky rast, mund të të them se ti nuk i afrohesh Gramoz Ruçit dhe shokëve të tij as tek thonjtë e këmbëve sepse ata kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë popull dhe për këtë vend, ndaj dhe në këto 23 vjet populli i ka zgjedhur deputet, ndërsa zotëria jote jeton si emigrant në Gjermani dhe që andej na jep “leksione” duke na rikujtuar “montimet dhe çmontimet” e me këtë rast kërkon të rritësh vlerat e tua por që për mua ato që shkruan të rrisin anti-vlerat.

    Hahahahahhahahah, vlerat e Gramoz kriminelit!!!!

    Reply to this comment
  10. arben March 1, 10:49

    Z.QEMAL SADO TE SHKRUASH DHE TE “REFLEKTOSH” TI, NUK LAHET MU…… ME SHU….TI KE QENE AVANGARD I DORES SE HEKURT TE DIKTATURES SE PROLETARIATIT. LIBRI QE TI KE BOTUAR ME SIGURI DUHET TE JETE NJE PRELUD I REHABILITIMIT TE BEMAVE TE TUA.

    Reply to this comment
  11. babo March 1, 10:50

    Morrat e kuq jane futur kudo edhe ne floket e kapitalizmit gjerman.

    Reply to this comment
  12. hosteni March 1, 10:55

    corbe spiunesh sja vlen te komentosh,,,,,,,,,,,,njeri shan komunistin e zellshem qe si ndahet shpirti per ti sherbyer popullit gramoz ruci se ja ka lene amanet partia kete gje,,,,,kurse tjetri e mbron se po kontribon akoma per te miren e ketij populli,,,,,,vaj medet me cfare plehrash kemi te bejme,,,,,,po gazeta si jep hapesire ketyre te degjeneruarve qe kush e di sa bij nenash kane future neper burgje per mbajtje edhe shfaqje idesh te huaja ne ate kohe,,,,,,,,yt derra se te gjithe nje turi keni edhe te gjithe jeni te perlyer me jashteqitjen ne stallat ku rrinit…………!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi March 1, 11:25

    Abdyl iliazi? Nuk te kam njohur por kaq po ta them: ja ke bërë mirë sharlatanit qemal lame! Asnjehere nuk me ka lené pershtypjen e njeriut të mirë por të “njeriut te vogel në një post te madh”!? Ky tip njeriu ja bën varrin cdo lloj sistemi komunist apo kapitalist qoftë? Janë shushunja në cdo sistem! Nderime!

    Reply to this comment
  14. lumi March 1, 15:57

    e kam pritur nje replike kunder qemal lames ,bravo, artikull i goditur ,bukur me e pakta duhet te hesht ,jo te shitet trim pas lufes . pse nuk foli para vdekjes se diktatorit ku pa firmat e tija nuk beheshin arestimet

    Reply to this comment
  15. Mark uk March 1, 17:03

    Nuk do kishit reaguar sikur te mos permendej ish sekretari i pare i komitetit te parti se punes ne Tepelen dhe minister i punve te mbrendshme te PPSH Gramoz Ruci qe sot eshte kryetar grupi dhe te thuash numri nje ne PSSH.

    Reply to this comment
  16. Castelraimondo March 1, 21:07

    Jam dakort me hostenin por doja te shtoja se ai libri i Lames titullin e ka gabim. Themelet nuk me duken se jane shembur hic. Themelet e komunizmit si ideologji ne Shqiperi jane te forta dhe te paprekura. Si akuzuesi edhe i akuzuari kane qene pjese te te njejtes bande me pushtet dhe qe fatkeqsisht ka ndjekesit fanatike te shperndare kudo ne popull edhe sot. Ndoshta themelet do te fillojne te zbulohen po te hapen dosjet. Ky do te ishte hapi i pare. Pastaj do te duhej te kalonin jo pak kohe per “pastrimin”shpirteror te popullit dhe shoqerise nga mbetjet aktuale komuniste. Por nuk jam optimist per kete. Te shpresojme se edhe ne do te behemi pjese e Europes ne kete drejtim.

    Reply to this comment
  17. Dardhari March 1, 22:25

    Qe tu pritet ruga ketyre pseudo dizidenteve qe marin guzimin te luajne nje rol ne jeten shqiptare. Dhe ruga e vetme eshte te HAPEN dosjet sepse te gjithe ne” Populli” bejme pyetjen: pse si hapi saliu qe kishte shumicen ne kuvend? Dhe Tani prape pyesim : Qeveria Rama qe ka shumicen a do ti hape dosjet? Ne qofte se jo atehere tregon qe do presim te tjera shkrime dizidente te tipave si Qemqali qe ne vendin tone jane ti mbledhesh me lopate.
    Si do qofte ky liber I qemalit tregon se cfare karakteri ka ky kryehetus qe ka vene themelet e demokracise. Kjo eshte te Kesh dy Bythe nje ta mbash dhe nje ta çash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*