Një replikë me shkrimin Mokra e Skënderbeut

November 4, 2018 13:07

Një replikë me shkrimin Mokra e Skënderbeut

I nderuar z.Kryeredaktor

Lexova në gazetën Dita artikullin e shkruar nga Ramazan Kica “Mokra e kohës së Skënderbeut”. Autori që unë nuk e njoh për fat të keq ka hedhur disa teza mbase dhe dëshira për ta trasferuar historinë e heroit tonë kombëtar nga Mokra e vërtetë në një Mokër të sajuar diku larg në Vardar. Megjithë stërmundimin e tij për të gjetur një Mokër tjetër  të Skënderbeut në trojet shqiptare si territor por edhe si fushë lufte të tij nuk ja ka dalë dot.

Argumentet me gjysmë të vërteta,thënje  të gjymtuara të personazheve të ndryshme të kohës  me kështu më thanë,kështu mendoj unë,e kështu duhet të jetë nuk mund të ndryshojnë vende apo teritore me histori shekullore që para krishtit.Po le ti lëmë këto dhe të flasim se ku dhe kush është –Mokra e vërtetë.Unë jam Mokrar e bir Mokrari.Fshati im i lindjes është mu në qëndër të Mokrës së at’herëshme,pra të asaj Mokrës së Librazhdit që thotë dhe Barleti.

Mokra ka qënë dhe është krahina e përbërë sot nga rreth 35 fshatra në jug-perëndim të Pogradecit.Ajo është e vendosur në dy anët e lumit Shkumbin duke nisur nga burimi i tij,ose lumi me emërtimin e vjetër,Eordej.Ky lumë e ndan në mes këtë luginë duke i dhënë asaj bukuri natyrore mahnitëse.Në këtë trevë ka shumë objekte monumentale arkeologjike të periudhave të ndryshme të zhvillimit historik, ekonomik e luftarak të popullit Shqiptar.Varrezat monumentale të Selcës së Poshtëme,ura e vjetër e Golikut si pjesë e rrugës Egnatja variant i parë e shumë e shumë të tjera që për nga lashtësia e nxjerrin këtë trevë shumë kohë përpara krishtit.Unë po,por dhe ju Ramazan duhet ta dini se në këtë qytezë ka sunduar për një kohë të gjatë mbreti Bardhyl i Pelionit,i cili ka bërë luftra të përgjakshme me Aleksandrin e madh të Maqedonisë ku shumë prej tyre i ka fituar.Mbi luftën e Aleksandrit të madh për pushtimin e Pelionit të vendosur në Gradishtë në qëndër të Mokrës në vitin 335 para krishtit kanë folur  historiani romak Kurt Rrufi dhe shkrimtari Grek Flav Arriani.Këto e shumë fakte të tjera janë të shkruara e zeza mbi të bardhë që vërtetojnë autoktonshmërinë e vendit me emër Mokër dhe nxjerrin jasht loje të thënat e gojëdhënat që ju në shumë raste përdorni.

Shkrimtari i mirënjohur Mokrar Haki Balliu në librin e tij “Birkena e Pelionit”evidenton me fakte se në mbretërinë e Bardhylit të Pelionit është rritur dhe stërvitur Pirua i Epirit.Pelioni ynë ka pritur dy strategët më të mëdhenj të botës.Aleksandrin e madh dhe Piron e Epirit.Të dy këta ishin kushërinj dhe janë pritur njëri me lufte e tjetri si dhëndër.Mokra në drejtimin që flasim kufizohej nga Cermenika.Shpati dhe Sopoti.

Sopoti dhe Gjergj Araniti,babai i Donikës së Skënderbeut ishin miq e bashkëluftëtarë me Mokrarët dhe Argjevin Martmarën,kapedan i Fismbretit e gjithë Mokrës. E pra Sopoti ishte kufi me Mokrën dhe shumë larg me Kërçovën dhe fushën e Pollogut.Gora është një krahinë tjetër në kufi me Mokrën tonë me të cilën kemi luftra dhe histori të përbashkët që nuk shkon në një linjë me idete e tua për Mokrën.Mali i thatë quhen varg mali nga Ohri deri në Devoll që i rri qytetit të Pogradecit mbi kokë hierëndë e kapriçoz,pra shumë larg asaj që ju e vendosni në shkrimin tuaj.

Sot në trevën tonë të quajtur Mokër ka shumë vende me prapashtesën “Skënderbe”si për shembull :Sofra e Skënderbeut,Rrajca Skënderbe,Qukës Skënderbe i cili gjatë pushtimit Turk u bë kryeqëndra e trevës që nga Gora,Opari, në kufi me Korçën,deri në Martanesh afër Tiranës dhe i tillë mbeti deri në vitin 1918.Qukësi ishte pjesë e Mokrës.

Gjergj Araniti e solli Skënderbenë në Mokër.Një ditë ai hypi mbi gurin e Pishkashit(Sofra e Skënderbeut)soditi luginën e Mokrës dhe tha ato fjalë që përshkruan Barleti:”Vend fort i bukur,shumë i populluar dhe me katunde të dendur”Nga ky gur që më vonë u quajt “Sofra e Skënderbeut”atij i lindi ideja e betejës së parë kundër Sulltan Muratit dhe si variant të mundëshëm zgjodhi fushën e Domosdovës që dhe kjo është shumë larg me fushën e Pollogut.Këtu është vendi ku Arianiti i madh si e quanin Maqedonasit dhe Epiriotët bëri vepra të dëgjuara kundër Turqëve.Skënderbeu u lidh me Mokrën sepse populli I saj patriot me Gjergj Aranitin dhe Argjevin Martmarën me Sopotin,Fismbretin e të gjthë Mokrën do ti jepnin tonin betejave të tij.Ai duke vrojtuar nga guri i Pishkashit ç’do majë,luginë,pyll,qafë e vragë ideoi dhe organizoi disa beteja në këtë trevë,në fushën e domosdovës dhe përgjatë lumit Shkumbin pra në Mokrën e vjetër legjendare.

Emëri Mokër do të thotë vend me shumë mullinj,vend me ujë dhe nuk e di nëse ky emër do të përkonte me vendet që ju përmendëni apo që pretendoni se mund të quhen Mokër.Kjo dhe mund të jetë,një vend me lumë,me mullinj dhe quhet Mokër dhe këtu s’ka as gjë për tu shqetësuar.Por që të jetë Mokra e Skënderbeut kjo ha diskutim se nuk mjafton vetëm emëri apo vendi, duhen dhe betejat aq më shumë kush i bëri apo ndihmoj këto beteja.

Emri i Mokrës përmendet në historinë e Shqipërisë e të Skënderbeut.Ajo ka dhënë kontributin e saj të çmuar duke evidentuar emra kapedanësh,vendesh që dhe sot përdoren si toponime.Pra kjo Mokër është me histori të shkruar,të folur e të kënduar,këtu nuk ka asnjë mëdyshje për asnjë aspekt të saj.Eshtë e njohur rruga që Turqit kanë bërë për në Krujë dhe ajo është afersisht gjurma e rrugës Egnatja.Të gjithë Sulltanët kanë ardhur nga Shkupi,Ohri,Qafthanë,lumit Shkumbin,Elbasan e deri në Krujë.Përvec kësaj rruge ushtria e madhe Turke do ta kishte të vështirë të marrshonte drejt Krujës e cila ka qënë objektivi kryesor i tyre.

Ju thoni!.

Pjesa më e madhe e ushtrisë osmane kanë sulmuar teritoret e Gjergj Aranitit e Skënderbeut duke hyrë nga Shkupi,Ohër(shënimi im) Mokër.Po,kjo është e vërtetë se zotërimet e Gjergj Aranitit dhe teritoret e Skënderbeut këtu fillojnë e dalin në det.

Ushtria e Ali Pashës erdhi nga Shkupi,Ohër në Mokër tek vendi i betejës.Po.

Ushtria e Ferizit nga Shkupi,Ohër në Mokër.Po.

Mustafai i I-rë nga Shkupi,Ohër në Mokër ku u bë beteja.Po.

Mustafai i II-të erdhi nga Shkupi në Mokër por beteja u bë në Ohër.Po.

Dy herë Sulltan Murati ndoqi këtë rrugë.Sulltan Mehmeti e të tjera e të tjera.Po,Po.

Krahina e Mokrës ka qënë epiqëndra e betejave të Skënderbeut dhe kjo është e sanksionuar nga historiografia e Shqipërisë.

Unë gjukoj se ky shkrim tenton të ndryshojë këtë histori,por a është e mundur, unë them se jo.Mirë , gjete një vend që thonë se i thoshin Mokër dhe Skënderbeu paska bërë beteja po varret e ushtarëve të Skënderbeut që sipas të dhënave arkeologjike me toponimet e tyre janë dhe sot në fshatin Rodokal të Mokrës Pogradec.Këto por dhe të tjera si ajo që thuhet se Mokëra ishte “Mali Jakupice”afër Shkupit e bëjnë të pa mundur besimin për një Mokër tjeter të Skënderbeut.

Barleti dhe Skënderbeu e quajnë Mokrën e Librazhdit,Mokër.Po,sepse është e njëjta fjalë i njëjti vend,të njëjtët njerëz.Lugina e ngushtë e Mokrës  ishte e vetmja rrugë kalimi për barbarët thoshte Barleti.Po të njohim e të shohim terenin nga Ohëri deri në Elbasan është e vetmja luginë që të çon aty dhe armiku e kishte të detyruar kalimin,ndaj dhe Gjergj Araniti e Skënderbeu e goditën gjithmon në këtë luginë.A ka gjysmë të vërteta pa emra dhe gjysmë emra vendesh që dhe mund ti përdorish në idenë tënde,Po.Ju vetë thoni se është një fshat me emër Mogroce,po kjo nuk ka asnjë lidhje me Mokrën e Skënderbeut.Duke e përfunduar dua të përmend dhe një fakt që mund të bëhet premisë dyshimi dhe kjo është kufiri i gegërishtes.Unë dhe shumë të tjerë që kanë interes për historinë e kësaj treve mendojmë se pjesa fundore e gegërishtes vjen deri në fshatërat Rrajcë,Katjel,Rodokal dhe që shprehet qartë në mënyrën e te folurit,vendin e shkronjës “ë” e ze shkronja “o” e shumë trajtesa të tjera në mënyrën e jetesës e të veshjes.

I nderuar zoti Ramazan,edhe pse nuk njihemi unë rrespektoj mendimet tuaja pavarsisht dakortësisë apo jo dhe nga ana tjetër le të shërbejnë për të dy në plotësimin e mendimeve tona për këtë çështje.Faleminderit.

Guri Bego

November 4, 2018 13:07
Komento

5 Komente

  1. e verteta November 4, 17:49

    Shume bukur menyra e te argumentuarit. Ky eshte tipar i njeriut vertet te kulturuar.
    Sic ke emrin o Z. Guri ke edhe fjalen . Ka peshe . Veshtire ta kundershtosh+

    Reply to this comment
  2. Kol Brana i Mokres November 4, 18:22

    I sakte, argumentues dhe me kulture shkrimi i Z.GURI BEGO. Le te shihen kronikat e E. Celebiut….Mitrush Kuteli, Dhimiter Shuteriqi, Neritan Ceka, por edhe Kadareja qe kane shkruajtur per Mokren, Selcen e Poshtme, Betejen e Do.osdovest/Torviollit, Varret e Jenicereve ne Rrodokal, etj. Krahina e Mokres, e ndare ne dy njesi qe njihen si Mokra e Siperme dhe Mokra e Poshtme jane
    Pjese e Njesise Bashkiake te Pogradecit dhe te Perrenjasit ku ndodhet fushegropa e Torviollit apo Domosdoves, Rrajca e Madhe, me gjithe Rrah en Skenderbej, Uraka, Kotodeshi, Katjeli, Rashtani, Manastireci, Berzeshta e Quksi, Straniku dhe Stravaji…

    Reply to this comment
  3. demo November 5, 01:33

    Pse ka te drejte Ramazani?
    Mokra nuk bente pjese ne zoterimet e Gjon Kastriotit,Skenderbeu e pushtoi gjate fushates se pare te zoterimeve te pronave te familjes,sapo Braktisi ushtrine turke.Po te behej fjale per Mokren e Pogradecit do te detyrohej te ndeshej me Gjergj Arianitin.
    Mokra e Skenderbeut kufizonte Luginen e Pollogut,ndersa Mokra e Pogradecit kufizon Luginen e siperme te Shkumbinit dhe eshte shume larg Pologut.
    Eshte nje pasazh i shkurter i Barletit per rrethimin e dyte te Krujes.Ne fushaten e vitit 1466 per here te PARE sulltan Mehmeti II pa muret e rrenuara te kalase romake te Valmit(elbasan),sepse kaloi nga Ohri neper rrugen Egnatia dhe ngriti kampin ne Fushe-Bull(jo larg shtepise se Aranitit,shkruan Barleti),Dihet qe sulltan Mehmeti shoqeroi te atin edhe ne rrethimin e pare te Krujes ne 1451.Murati i II ka kaluar nga Shkupi neper Moker ne Fushe te Pollogut,ne Diber te poshtme neper luginen e Matit ne Kruje.
    Edhe une ashtu si ti e dija betejen e pare te Skenderbeut ne Fushe te Domosdoves,por Ramazani ka argumenta te nje studimi te detajuar ne Terren,qe ndryshojne krejt GJEOGRAFINE SKENDERBEJANE.Une s`ja kisha degjuar emrin,por PUNA FLET VETE.Eshte nje studim qe duhet te ndryshoje edhe librat e Historise,prandaj ata pedagoget qe merren me Provimet e studenteve dhe leket e provimeve duhet te REAGOJNE PER KETE STUDIM.

    Reply to this comment
  4. Linda November 6, 14:18

    Komente me kulture PA fyerje dhe sharje kto i duhen shqiprise

    Reply to this comment
  5. Adi Hoxha November 6, 19:29

    Guri Bega, ju njoh si ushtarak (mbiemrin e keni Bega, jo Begu). Mu duk qe Kica i ka rene pikes, edhe me Betejen e pare te Skenderbeut, por edhe me Mokren, qe une e konsideroj arritjen me te madhe mbi historine e Skenderbeut. Edhe une jam lodhur me betejen e pare te Skenderbeut, por nuk ia arrita te beja gje. Natyrisht, Mokra e Pogradecit, eshte dhe ka qene, dhe ka histori dhe vlera ne historine e Shqiperise, por, jeni gabuar rende kur thoni qe Mokra qe cliroi Skenderbeu eshte Mokra e Pogradecit. Mokra e Skenderbeut, u mor me dhunw nga Skenderbeu pas marrjes se tokave te Gjonit. Mokra, perpara Skenderbeut nuk ka qene kurre pjere e shtetit te Kastrioteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*