Një replikë në vargje për Spartak Ngjelën dhe Vettingun

July 18, 2018 17:34

Një replikë në vargje për Spartak Ngjelën dhe Vettingun

Ç’po ja thotë bilbili,
këngëve të reja,
dhe thotë-se sivjet,
s’na pranoi BE-ja!

S’hapi bisedime,
Europë e vjetër,
na thanë të presim,
nga behari tjetër!

Ç’po ja thotë bilbili,
mbi shelg përmbi lumë,
Mona me Lulashin,
ç’u gëzuan shumë!

U gëzuan shumë,
që u rëntë flama,
dhe thonë-se fajin,
e ka Edi Rama!

Të kesh dy bythë,
të dëgjosh Lulashin,
tri vakte në ditë,
vur e hiq hashashin!

Po këtu hashashi,
është i çdo ngjyre,
e ka zanafillën,
në kohën e tyre!

Ç’po ja thotë bilbili,
krejt brilant nga forma,
dhe thotë-me sukses,
po bëhet Reforma!

Ndryshe drejtësia,
do të maturohet,
sepse nga kusarët,
pa mëshirë pastrohet!

Ç’po ja thotë bilbili,
zog me zë të mirë,
se për ato mostra,
s’mund të ketë mëshirë!

Ç’po ja thotë bilbili,
o krua më krua,
gjithë Kushtetuesja,
keqaz u rrafshua!

Ç’po ja thotë bilbili,
me zërin e artë,
s’ka më Kushtetuse,
as Gjykatë të Lartë!

Ç’po ja thotë bilbili,
zërin gjithë dritë,
se po hëngre shumë,
do vjellësh një ditë!

Ç’po ja thotë bilbili,
sa bukur-o Zot,
kusarët-të ngrënat,
po i vjellin sot!

Si bilbil gjyzari,
Ngjela ligjëron,
dhe thotë-se Reformën,
Rama e pengon!

Si kodra pas bregut,
ç’ja këput-o burrë,
pa Ramën-reforma,
s’do të bëhej kurrë!

Këto janë akuza,
plot me ligësi,
Rama me Reformën,
bëri histori!

Ashtu si në vathë,
ja fut kau peles,
janë fantazitë,
dhe teza e Ngjelës!

Na kanë çuditur,
këto hipoteza,
se në tjetër vënd,
janë duart e zeza!

Ç’po ja thotë bilbili,
si në Prill e Maj,
tani ka Reforma,
dëshmorët e saj!

Reforma na ngriti,
në një stad të ri,
po ecën ngadalë,
por me siguri!

Ligji është kompleks,
s’është bërë me nxitim,
dhe aty askush,
s’mund të ketë ndikim!

Dhe ata që flasin,
ja këpusin kot,
dhe askush Vetingut,
nuk i shpëton dot!

Po shkon Kushtetuesja,
momente të rënda,
më mirë djepa bosh,
se shejtani brenda!

Nuk ka në Veting,
të tyret dhe tanët,
sepse po rrafshohen,
të gjithë shejtanët!

Do të ketë kolaps,
ca muaj vërtetë,
po neve duruam,
Njëzet e Shtatë vjet!

Këta qelbësira,
mbajtëm në kurriz,
gjithë Shqipërinë,
e bënë sterrë e pis!

Babëzi e keqe,
kurrë nuk u ngop,
ndaj edhe Vetingut,
ju bëftë pushka top!

Qentë le të lehin,
anë çdo kazani,
po duket që shkon,
përpara Karvani!

Ç’po këndon bilbili,
luleve të njoma,
dhe thotë-se asgjë,
s’kemi parë akoma!

Ç’po ja thotë bilbili,
në Qafë të Mursisë,
nga Reforma varet,
fati i Shqipërisë!

S’ka lindur bir kurve,
atë ta pengojë,
dhe malet të shemben,
ajo do vazhdojë!

Ajo do vazhdojë,
bllok- e pandërprerë,
ne do numërojmë,
dëshmorët e tjerë!

Do vinë për vendin,
ditë nga më të mirat,
dalin nga sistemi,
gjithë kalbësirat!

A.DUKA

July 18, 2018 17:34
Komento

6 Komente

  1. Gzim Kulufi July 18, 18:44

    Reforma-Vetingu,/ leng supe i ftohte,/ thjesht nje llustrafino,/ per t’marre nje cope rroge!

    Reply to this comment
    • Che Guevara July 19, 15:49

      O Ben vellai!
      Une e ti jemi armiq te Berishes,por Rama e do vetingun per vete e jo per popullin!
      Rama e ka rrenuar shtetin dhe sillet si diktator!
      Shteti i Rames nuk punon me ligje dhe populli nuk gjen vend ku te ankohet,packa se Rama eshte rrufjan i madh qe reklamohet si modern me facebook,twiters,bashkeqeverisje pordhe etj,etj!
      Rama e urren shtetin dhe fukarain!
      Rama eshte harbut nga goja dhe nga mendja!
      Boll me luften kunder Berishes,se deri tani i hengret mune,por shikoni Ramen se po na e fut sa krahu!
      Dil nje here nga selia e PS ne Tirane dhe kerko ndonbje njeri per te qare hallin,por nuk do gjesh kembe njeriu!
      Rama shkaterroi PS-ne ne radhe te pare!

      Reply to this comment
  2. raqi July 18, 19:37

    Ben Duka
    Fantastik,,,

    Reply to this comment
  3. Vjola July 18, 22:08

    The lumte mendjs she dorw

    Reply to this comment
  4. Arben July 19, 14:10

    Nuk mund te besoj se ti Arben beson vertete

    tek edkokaina, me duket je nje sherbetor ordiner,

    gje qe eshte gjynah, se ke talent ne ate qe ben.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*