Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

May 27, 2017 21:59

Një replikë pa polemikë me Astrit Patozin

Edi Rama

Shoh një habi të madhe rretherrotull me skuadrën që Lulëzim Basha nxorri në fushë.

Mesa kuptoj jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolliste plus Loro Boriçin (dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash… Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. “Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri-tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!”

Lulëzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt, nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Eshtë si ata trashëgimtarët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazin e oborrit.
E do pushtetin si fëmija që qan e i bie këmbës, për një lodër në vitrinën e një dyqani. Po s’është në gjendje ta vrasë fort mendjen asnjë minutë, se si të administrojë dhe fuqizojë kapitalin politik e njerëzor të skuadrës së tij. E njësoj si fëmija, që të gjuan me shqelm kur i thua boll qave apo kur nuk i’a var të qarave të tij, ai e sheh skuadrën si burimin e dhimbjeve të kokës që duhet fikur, jo si burimin e fuqisë së vet që duhet rritur.

Kështu që më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po mesa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend (meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamentin e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur i’a thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshjen Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjeshtë funksionon Lulëzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë.

Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë.

May 27, 2017 21:59
Komento

32 Komente

  1. demo May 27, 22:15

    Gjeja me e bukur qe kam lexuar nga edi rama

    Reply to this comment
    • Selenica May 28, 00:39

      Sa i pafytyre je edi. Po normal qe ti e ke ditur qe me perpara, se te njejten gje ke bere dhe ti. Ju “kryetaret” e rinj, nga halli se mos njerezit qe vlejn me shume se ju, jua nxjerr ne pah injorancen dhe paaftesine tuaj, gjeja e pare qe ju beni eshte ti hiqni nga skena politike dhe jo duke konkurruar ndershem se ashtu ju hani k… por duke perdorur pushtetin e postit te dhene per arsye te tjera. Jeni njelloj ti dhw luli, prandaj e dije ti se si do shkonte dhe puna e astritit. Te njejtat gjera bere dhe ti. Por per kete do paguani. 😉

      Reply to this comment
    • Tap Topi May 29, 11:07

      Bravo demo, se e paske kapur vertet thelbin… Prej Rames pri Surreli as une s’kisha lexuar MONOLOG kaq dinjitoz…

      Imagjino pak, se me cfare force do te reagonte shtypi dhe mbare opinioni perendimor, nese nje POLITIKAN i rangut kaq te larte do publikonte ne gazeten ditore (pshm. Morgenpost, Daily News, etj.) nje artikull te ngjashem, ku pervec “fantazise pjellore” per te krahasuar politiken me persheshin e futbollit, dhe rrozgat e politikes me derra mac dhe fanda spathi, te spikaste dukshem dhe “talenti letrar” per te argetuar ca foshnje.

      Vleresimet e shkrimeve te tilla gjithkush i ben sipas kandarit te tij.

      Kandari im me thote se z.Patozi mund te kete si cdokush prej nesh defekte minimale, POR ai eshte kryesisht nje politikan dhe publicist i respektueshem dhe me qendrime solide.

      Ne nuk e dime pshm. qe z.Patozi…
      – te jete tallur me cinizem ekstrem me elektoratin e tij.
      – t’i kete acaruar simpatizantet me sjellje arrogante.
      – t’i kete prere ne bese e t’i kete lene mes kater rrugeve anetaret e partise se tij,
      – te kete tradhetuar demokratet (e vertete) dhe te beje pazare te felliqura me kundershtaret politike.
      – te kete qene iniciator per ndryshime ligjesh me pasoja te rrezikshme per konsolidimin e drejtesise si pshm. 449,
      – te kete qene iniciator per ndryshime ligjesh me pasoja te rrezikshme per shendetin e shqiptareve si pshm. riciklimi i plehrave apo demontimi i armeve kimike te botes.

      Reply to this comment
    • Ditar me meditje May 29, 11:10

      He mo ditare, a e realizuat planin e censures per ket muaj?

      Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku May 27, 22:52

    O Edvin (Flutra) Rama, na hape barkun me keto budallalleqe qe shkruan. Po mjaft edhe me keto krahasimet me futboll e me skuadra me de Biazi etj. Po pse mer torrollak te duket PS si Spanja ne futboll ,or pallosh?

    Reply to this comment
  3. intelektuali May 27, 22:54

    ASTRIT PATOZI NUK ESHTE PER TE ARDHUR KEQ O EDI RAMA POR NJE SHEMBELLTYRE E NDESHKIMIT NGA ZOTI

    Kur BUMJA e Saliut ne Gerdec vrau 26 njerez te pafajshem Astrit Patozi qe ishte deputet i Vores dhe i zones nuk e hapi gojen fare, por i tha vrastarit Sali Berisha qe kishte groposur edhe kunatin e vet ne Gerdec:

    TE RONI VETE!

    Njashtu sic i the edhe ti kur korrupsioni makaber pushtetar i firmes private Saliu&Son ne bashkepunim me mafien e Bush Junjorit nga SHBA groposen te gjalle 26 vete ne Gerdec dhe qe deri me sot nuk ka asnje te ndeshkuar nga Drejtesia megjithe premtimet e tua elektorale qe tani ja ke atashuar Vettingut te shpifur te nderkombetareve. Dhe jo vetem kaq por Astrit Patozi me nje cinizem te papare tipik enverist deklaroi se pas BUMJES se Gerdecit perseri gerdecaret kishin votuar per te serish.

    A MUND TE VIJE KEQ PER NJE DEPUTET KRIMINEL DHE CINIK SI ASTRIT PATOZI?

    Qe di fare mire te ankohet per kriminelin e 21 janarit Lulzim Basha, por harron qe akoma nuk i ka kerkuar falje zyrtarisht si deputet i zones familjeve te viktimave te Gerdecit per cinizmin e tij makaber enverist.

    prandaj:

    O Edi Rama mos na u hiq ketu ne DITA si Madre Tereza Meshiruese per Astri Patozin dhe aman me psalmet e tua te shpifura per ushtaret e Saliut,

    sepse:

    JE ZGJEDHUR SI KRYEMINISTER DHE JO SI PRIFT KISHE NE VUNO-NE E SPIRO KOLEKES.

    Reply to this comment
  4. uxu79 May 27, 23:05

    “S’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimtarët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshjes as ditën kur mbyllin sytë përgjithmonë”
    Ca ironie, keto fjale shkojne ne rradh te pare per ty edi rama, te pershkruajne aq mire sa te nxjera nga fjalimi yt, eshte veshtire te kuptohet se per e ke me shume, per lulin apo veten.

    Reply to this comment
  5. Lindi May 27, 23:32

    Po Edi ka po skuadren si te Lulit.Ku i ka vlerat e PS.Asnje vec Pandi guinplenit qe e ka lene ne fund te rreshtit mgjth dikur si kryeminister i lepiej e shkruante fjalimet Ik o Rama se o e ke trajtu ti si loder PS o askush.Tall .b….Me bej qejf se nuk te kundershtoi asnje i larguar si Patozi.Te dogji se Patozi alusoi se 3 ore me Lulin ke bere dhe listat.Epo Romeoja kete mund edhe ta arrij.Te vafte mbare ne do festojme Bajram ketej.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic May 28, 01:07

    Ishin nje ze pake me ndryshe ne Partin Demokratike. Po ku lejon Saliu ze ndryshe ne PD. Te gjith at qe e ken kundershtuar jane goditur nga Saliu. Keta ben nje gabim te madhe.Duheshin te krijonin grupin parlamentare sapo u ngrit Cadra.Po ta kishin bere ket sote at do te kandidonin vete pa firmen e saliut.!

    Reply to this comment
  7. kris 1 May 28, 03:16

    qan kerpudha per lulenqe eshte mes ferrave kur vet eshte rritur e jeton ne rreze te rrapit te vucidollit

    Reply to this comment
  8. Gezimi May 28, 11:34

    Hipokrizia me e madhe ne futboll eshte kur dikush ankohet se kundershtari ka lene pa futur ne fushe lojtaret me te mire. Kur kjo gje ngjet ne politike, nuk eshte hipokrizi, por frike.

    Reply to this comment
  9. Nardi May 28, 12:58

    Mos ti bere ndryshe?! Pak njerez me vlera te PS ke jashte ti fare?e kuqe?!

    Reply to this comment
  10. Crusader May 28, 16:29

    Filloi prape ky drogaxhiu, te shkruaj te Dita? Shpejt te Tema e Meros, se e ke lene thate fare.

    Me habit vetem nje fakt. Perse gjithe psikopatet, behen Kryeministra ne Shqiperi? Duhet analizuar kjo pune.

    Reply to this comment
    • enter"" May 31, 17:51

      Akoma ti me termat drogaxhi e psikopat?
      Juve a keni ndonje muhabet tjeter apo do vazhdoni ti meshoni legjendav urbane si kokrra injorantesh qe jeni?

      Faktikisht duhet te analizoheni ju qe jeni 1000 vite mbrapa Rames

      Reply to this comment
  11. populli May 28, 17:19

    Deputetet duhet ti zgjedh populli jo kryetari i partise(qe i emeron deputetet).Po nuk u a mban te kandidoni me emra per cdo zone se nuk fitojne ata qe do KRYETARI

    Reply to this comment
    • kris 1 May 29, 13:31

      Problemi eshte se po u kandidatua me emra nuk fitojne kryetaret.Fatkeqesia me e madhe per Ramen nuk eshte moszgjedja e tij Por e babait te tij shpirteror Sali Vucidollit

      Reply to this comment
  12. gjermani i fundit May 28, 23:00

    Luli nuk di te beje beteja vertet, por ne 21 janar ishte minister i brendshem dhe”krimi u be, por autoret iken ne drejtim te paditur”. Ne maj te po atij viti Luli qe s’fiton beteja u kurorezua kryetar bashkie me vota nga thesi i Arvizuse kunder ish kryetarit qe kandidonte per here te katert dhe bente gola me dore duke u ndjere Maradona. Pastaj, nuk e kuptova qellimin e ketij shkrimi; Edi i mbaroi punet e tij dhe po perpiqet te ndreqe difektet e Lulit, qe ne fakt nxjerr ne pazar geshtenjat e Saliut, dhe tapi i kallamit per ti rene peshkut na u quajtka Patozi? Po “Patozet” e PS qe firuan prej kohesh, per ti lene vendin kaubojsve dhe anonimeve parallinj? Po te ishte fjala per Jozin, hajde de, se ajo do krijonte boshllek estetik ne kufendin e listave te pazarit partiak, por c’ben se mungon Patozi e tepron nardndoka o zoteri, biles, aq me mire, se ndihesh kokosh qe ben veze.

    Reply to this comment
  13. turp ed rame kurbani ! May 29, 00:44

    zoti Rama na i shpife…..harram votat e 2013-tes..
    .
    Ti je fituesi i dhjere i vetem ne bote qe pasi te uruan fitoren ne 8 maj 2011 ta futi Luli nga mbrapa se bashku me arvizune dhe ilir sali metberishes..
    .
    Luli nuk eshte kalama trazovac por :

    1 kriminel qe ka vrare ne 21 janar
    2-nje spiun i uck qe hapi dosjen e shtepise bardhe
    3- nje tradhtar i detit jon
    4-nje kryekusar qe vodhi gjysem miljardi dollare per te cilen dhe gazeta amerikane e kane akuzuar me fakte..
    .
    Tregoji shqiptarve edi rama sa miljon dollare ke paguar per
    superpallatin e prishur te vjerrit Lulit te ndertuar kriminalisht jashte ligjit..
    .
    Leri pordhet Edi Rama
    .
    mos kujto se pranove ilegalisht 3000 muxhahidine dhe nuk do ta fusin prape nga mbrapa ato qe ta futen sa krahu ne 2011 -en..
    .
    Ne vend te hapje bunkaret e 21 janarit dhe gerdecit ti k/m “deleted” u more me enverin nen urdherat e komunisitofagosit kanibal xhorxh sorros dhe do te zene hakat e ketij populli.
    .
    Nuk e di pse emeton nje urrejtje te llahtareshme…

    tardhetia jote kriminale po barazohet me veprimet kriminale te lul berishes dhe tolerimin kriminal qe po i ben bashkesia nderkombetare dinastise kriminale berishiste…

    Reply to this comment
    • enter"" May 31, 17:53

      Po sepse je shume I trashe per te kuptuar strategjine e Rames.
      Ska asnje tolerim nga PD, eshte thjesht nje veprim qe po shkaterron PD…dhe ku ka me mire

      Reply to this comment
      • Joni June 1, 02:49

        Paska dal cop m… vogel dhe na komentoka plot “argumenta” si ato te shef edit. 1. Vetem nje k… si ty mund tpretendoj se meqe e thua se jo sjane leshime, ne te gjith tani duhet ti injorojme faktet dhe te besojme traplliqet e tua. 2. Mos e ke gje fjalen per te futme si ia futi edi ilirit? Qe i fha 1/2 e pushtetit, i dha dhe amnisti me nenin 449, e beri dhe president dhe tani do na thoni se ia futi edi ilirit??!! Se keshtu dilni ju edhe kur ju akuzonin se pse e more lsi ne koalocion.

        Reply to this comment
  14. Mehmet Metaj May 29, 08:43

    Leri batutat bajate o Krymeinister halabak se ke 4 vjet qe ben vetem batuta halabakesh dhe s’di te besh asgje s’ke hapur nje vend pune per miletin o njeri koti se je ba apo te kan ba kryminister o halabak tirone..mos u qaj hallin pdistave por popullit shqiptar dhe socialistaeve qe te kan sjelle ne pushtet..Do mbetesh njeriu me qesharak qe je ba kryeminister nga marreveshja e turpeshme e gjirit te lalesit..dhe qe s’di te besh asgje dhe ben gallate-bajate me katunare..dhe me qeverine e kuklullave cupelina 25-vjecare te marra nga rruga..ke denjigruar tere specialistet dhe intelektualet si asnje drejtues ne bote dhe s’ke lene te perdala pa i bere ne krye te puneve dhe shkaterrove administraten..dhe Shqiperine..

    Reply to this comment
  15. Cadra ka per te gjithe po ska cadrista May 29, 22:46

    Thashe ta lexoja budallain. Mendova ndoshta mund te thote dicka.
    U zhgenjeva

    Reply to this comment
  16. Nik Delia May 30, 20:17

    Kush “jep me” Edi halabaku Elbasonit qe e shkaterroj baben e vete sa qe gjalle sa e bani te fliste me vete dhe flinte jashte, cmendio grun e pare e ndau dhe e la rrugave djalin e vete, rrahu Rudina Magjistarin sa e mur vesh tan tirona dhe ket kukllen e re i ka thy nofullat dhe e derguj ne amerike me ja ngjit..nje monster qe rri vec me kurva si Manastirelija qe i grrisy fytynen me unaze dhe e bani te rrije mbyll 6-muj dhe e bani dhe ministre ..nje monster ne krye te venit..

    Reply to this comment
  17. enter'" May 31, 18:59

    Ej gazeta Dita, publikoni komentet. Mos u beni si komunistat qe censuronit cdo gje.
    Ju kujtojme se jemi ne demokraci

    Reply to this comment
  18. Plaku Xhuxhumaku June 1, 14:14

    Or po ky enter”” sekretari personal i Rames eshte apo dylberi i Rames se e shof qe kercen si pupagjel mbas cdo komenti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*