Një replikë për “dhunën” në Kosovë

Dilaver Goxhaj December 21, 2015 09:44

Një replikë për “dhunën” në Kosovë

Këto ditë, në një prej mediave elektronike u botua edhe një shkrim me autor Anton M., me titull “Mbrojtësit e republikës”, i cili e nis shkrimin me fjalët: “Mund të mos pajtohemi…”, gjë që do të thotë se ai pranon debatin. Unë jam një prej atyre që nuk pajtohem në disa prej çështjeve që z. Anton trajton në këtë shkrim, dhe do të desha t’ia shpjegoj, se pse nuk jam dakort.

Së pari, nuk pajtohem me përkufizimin e tij për Vetëvendosjen: “VV do duhej të ndjehet e lirë të përdorë por jo dhe të keqpërdorë demokracinë si mburojë për dhunë apo arsyetim për veprimet jopaqësore me qëllim të realizimit të synimeve politike. Më shumë se sa parti demokratike VV është duke u profilizuar në një grupim demo-kritik, i cili më komod ndjehet në rrugë se sa brenda institucioneve”. 

Pse nuk pajtohem?
Sepse qëllimet politike të VV në këtë luftë politike që po bëhet në Parlament, lidhur me anullimin e dy marrëveshjeve antikombëtare të nënshkruara nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk është luftë për interes partiak, por është luftë në interes të Kosovës; është luftë jo vetëm në interes të banorëve të sotëm të Kosovës, por në interes të brezave të popullit të Kosovës që nuk kanë lindur akoma. Pra, lufta që po bën VV, edhe me gaz lotsjellës (që nuk është gaz helmues), është luftë për interesa kombëtare dhe jo partiake. Mund të themi me bindje të plotë, se është rasti i parë në historinë e pluralizmit politik shqiptar që forcat politike (VV, AAK, NISMA) vënë në plan të parë interesat kombëtare dhe jo interesat partiake, sikundër kanë bërë dhe po bëjnë të gjitha partitë e tjera plitike të të gjitha trojeve shqiptare.

 Së dyti, VV nuk “po e keqpërdor demokracinë”, sikundër ju shpreheni, por po e përdor ashtu sikundër e pranojnë regullat demokratike, pasi gazi lotsjellës është një lloj pengese për të mos kaluar Rubikonin, dhe jo armë që vret. Nëse VV nuk do të kish penguar zhvillimin e seancave parlamentare për miratimin e dy marrëveshjeve të Qeverisë, (ajo e Zajednicës dhe ajo e Demarkacionit me Malin e Zi), ato marrëveshje do të ishin miratuar dhe nuk ka zot që nesër të anullohen, njësoj si dy marrëveshjet e Ahmet Zogut me qeverinë e Serbisë për Shën Naumin dhe disa fshatra të Vermoshit. Dhunë, nuk është gazi lotsjellës, i dashur Anton, por dhunë është nënshkrimi i atyre marrëveshjeve pa e ditur dhe pa e pyetur as parlamentin dhe as popullin. Kësaj i thonë: “Vetë Ali, e vetë Kadi”, që do të thotë, qeveria është edhe popull edhe parlament; ajo vetë vendos, e vetë vulos. 

A ia keni bërë pyetje vetes, zoti Anton, se pse i janë mbajtur fshehur parlamentit përmbajtjet e dy marrëveshjeve deri në momentin e nënshkrimit të tyre?
Besoj se edhe ju e dini që fshehtas bëhen vetëm vjedhjet, krimet dhe tradhëtitë, ndërsa politika e hapur, transparente, të nxjerr gjithmonë në dritë.
A jeni në dijeni, z. Anton, që edhe për një pëllëmbë zhvendosje të gardhit në tokën midis dy vëllezërve janë vrarë e po vriten vëllai me vëllanë?
Vëllezërit vriten për një pëllëmbë tokë, e jo më shtetet për mijëra hektarë tokë. A e di ti, se luftrat midis shteteve bëhen për territore dhe vetëm për territore? Si është e mundur që t’i hiqen Kosovës mijëra hektarë tokë dhe VV, dhe gjithë opozita, sipas teje, të mjaftohet boll me kritikën ndaj Qeverisë Thaçi-Mustafa dhe të na rrojë demokracia pluraliste! Jo more! Kësaj i thonë që të lejojnë qeverinë të bëjë si të dojë me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo quhet demokraci?!
Madje, nuk di nëse i ke ndjekur zhvillimet politike me fqinjët, meqenëse e trajton në shkrim, edhe vetë kryeministri i Malit të Zi, i shtetit të cilit i është falur ky territor i Kosovë, del në mbështetje të kërkesës së opozitës e thotë: “Prisni, bre burra, se jena kojshi! Ejani ta shohim se ndoshta është bërë gabim”. Dhe qeveritarët e Kosovës nuk duan që ta rishikojnë!
A të bën ndopak përshtypje ky refuzim i qeverisë së Kosovës edhe ndaj kësaj thirrjeje të Malit të Zi? A të shkon mendja se gjetkë duhet të flerë lepuri? A të bën kjo të mendosh se mos vallë kanë bërë ndonjë proçkë tjetër dhe kanë frikë se mos u zbulohet?
Mos vallë do të quajmë demonë edhe 200 mijë nënshkrimet popullore të marra prej tyre për referendum? Mos vallë duhet t’i quajmë demonë të së keqes edhe 20 mijë ish-luftëtarët e lirisë që janë me VV në këto dy çështje? Unë flas për 20 mijët që luftuan me armë në dorë dhe jo për 60 mijët e vënë në lista si luftëtarë nga Hashimi me shokët e tij, për interesa partiake. Besoj se e kuptoni që edhe në këtë pikë kemi prej tyre vendosjen e interesit partiak mbi interesin kombëtar.


Së treti, ju shkruani se “Vendi ideal për këtë do të ishte Parlamenti”. Po mirë, a e dini ju se ata të opozitës, përfshi edhe z.Jakup Krasniqi kur ishte Kryetar i Parlamentit, kanë kërkuar disa herë që Qeveria të sqaronte Parlamentin për çka bisedonte në Vjenë me Serbinë, dhe Qeveria as që e ka vënë ujët në zjarr? A e dini ju që në të gjitha tekstet psikologjike e pedagogjike të të gjithë vendeve thuhet se kur metoda e bindjes nuk ia arrin qëllimit, atëherë hyjnë në fuqi metodat e detyrimit? Apo nuk e dini që ligjet janë detyrim dhe asgjë tjetër? A s’më thua, se cila rrugë i kish mbetur opozitës për ta bindur Qeverinë?

Së katërti, ju shpreheni: “Por definitivisht ai nuk është populli në emër të të cilit po thirren secila prej tyre”. Po 200 mijë nënshkrime qytetarësh, a janë popull? Po 30-40 mijë kryeqytetas të grumbulluar dhe që duartrokitën opozitën në 28 Nëntor, a janë popull? A e dini ju se ditët e festave kombëtare qeveritë dhe Presidentët shpallin amnisti për të burgosurit dhe jo urdhëra për arrestime? Dhe cilin arrestuan? Kryetarin e opozitës! Tashti, të lutem, më thuaj, kush është dhe kush sillet si “demo-kritik”, qeveria Mustafa-Thaçi, apo VV? 

Cilën quani ju dhunë, daljen e popullit në rrugë në formën më të qetë, sikundër e pamë në 28 nëntor, apo arrestimin e kryetarit të opozitës dhe sjelljen e policisë ndaj manifestuesve më keq se policia e dikurshme e Millosheviçit? Nëse jeni edhe ju dakord me këto veprime të qeverisë së Kosovës, u kërkoj përsëri ndjesë. Po mijëra qytetarë të Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Malishevës, Deçanit që i janë përgjigjur deri tash thirrjes së opozitës duke “dalë në rrugë” (e kuptoj që kjo juve nuk u pëlqen), a janë popull? Po kuvendet komunale të disa komunave të Kosovës? Sipas botkuptimit tuaj, të shprehur në këtë shkrim, popull qenkanë vetëm deputetët marioneta të kryetarëve të partive, Thaçi e Mustafa!
Së pesti, ju sugjeroni që: “Në këto momente serioze, skenës politike kosovare, më shumë se asnjëherë më parë, po i nevojitet një parti më pak serioze…”, që do të thotë se, këtë qeveri dhe këtë mazhorancë parlamentare marionetash, që miratojnë gjyqe ndërkombëtare për luftërat e lirisë, si dhe krijimin e një mini-shteti serb brenda në Kosovë e që i falin një pjesë të territorit të Kosovës shtetit fqinj, vetëm një opozitë dele, vetëm ajo mund t’i detyrojë këta kalanderë të anullojnë këto vendime antikombëtare! Mos vallë nuk e keni rilexuar atë çfarë keni shkruar?!

Së gjashti, ju keni hedhur një tezë disi të çuditshme kur shpreheni: “Kosova është e vendosur në një territor, i cili pothuajse gjithmonë ka prodhur më shumë konflikte se sa periudha mirëbesimi mes banorëve të tij”. Sipas kësaj teze fajin na e paska territori, fushat, kodrat, gurët, drurët dhe pyjet e Kosovës dhe jo politikanët dhe qeveritarët e popullit shqiptar që ka jetuar e jeton në Kosovë (!!!). Mos vallë edhe qeveria aktuale, edhe ajo e Rugovës në vitet 1990, si dhe edhe Çubrilloviçi për faj të këtyre gurëve, drurëve dhe dhéut të Kosovës e shpikën dhe e nxitën shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët përmes shpërnguljes me dhunë dhe emigracionit ekonomik masiv! Lutem, më ndihmo ta kuptoj.

Së shtati, nuk jam dakort edhe me shprehjen tuaj: “shqiptarët e Kosovës (dhe kosovarët tjerë, Sic!) nuk e parapëlqejnë “hapur” përdorimin e flamurit shtetëror nëpër gazmende familjare nuk do të duhej të nënkuptojë automatikisht se ata e urrejnë atë. Për më shumë, janë po ata të cilët me krenari përcollën valvitjen e tij në ndeshjet e reprezentacionit të Kosovës në futboll dhe ngritjen e tij në sukseset e karatisteve si Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, në pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Evropës, në spotet muzikore të Rita Orës dhe të ngjajshme”. Gjë e mirë që e keni vënë re se shumica e shqiptarëve në Kosovë nuk e pëlqejnë zëvendësimin e flamurit kombëtar me një copë beze të propozuar nga të huajt. Kjo tregon se nuk i ka pyetur kush, ngaqë nuk e kemi referendumin në Kushtetutë, do të thonë Hashimi e Mustafa, apo jo? PDK-ja me në krye Hashim Thaçin nuk pyeti aspak për popullin kur I ndryshoi atij dhe kombësine,duke e urdhëruar atë: “Prej sodi u ndalohet me e qujt vedin shqiptarë, por kosovarë!”. Dhe këtë e vendosi në kushtetutë. Por, z.Anton, a e din ti se çfarë thotë i madhi ynë Fan Noli për ndryshimin e kombësisë? Po ta them unë: “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.

Dhe, ajo që është edhe më çudi se gjithë çuditë e këtyre dy partive, (PDK, LDK), është kur tellallët e tyre thonë se: “Nuk mund të organizohet referendum, sepse nuk e kemi në kushtetutë”. Edhe ju jeni dakort? Shumë bukur. Si ta merr mendja, pse nuk e shtojnë në kushtetutë edhe nenin për referendum, kush i pengon, apo ngaqë do të votohet 100%? 

Dhe, së fundi, dua t’iu them edhe dy fjalë rreth asaj që ju shkruani: “Ndërkombëtarët ka kohë që na flasin në gjuhë të huaj. Por ata nuk e bëjnë këtë në gjuhën e të huajve, por të miqve… Është fakt i pamohueshëm se nganjëherë ata kanë ditur që edhe të jenë të padrejtë me ne. E kjo nganjëherë nuk është tash”. Edhe për këtë kam mendim ndryshe nga ju. Edhe në këto tre rastet e përmendura antikombëtare, duhet ta dish që ndërkombëtarët nuk na flasin me gjuhën e mikut. Atyre nuk u bëhet gajle nëse sakrifikohet Kosova po qe se Serbia largohet jetë e mot nga Rusia. Nëse nuk e ke kuptuar këtë gjë, pyet Hashimin dhe Isa Mustafën dhe ta shpjegojnë ata, pasi janë lojtarë të kësaj strategjie. Madje, ngaqë edhe Hashimi me Mustafën kanë këtë bindje, si dhe ju, prandaj duan të na mashtrojnë duke na thënë: “Këto janë marrëveshje ndërkombëtare dhe si të tilla nuk mund të anullohen nga ana e jonë”. Mirëpo këtë ose e thonë nga injoranca e tyre dhe e këshilltarëve të tyre, ose ua thonë “miqtë” ndërkombëtarë. Mësoje mirë ju dhe Hashimi me Mustafën, se marrëveshjet dy palëshe, nuk janë dhe nuk quhen marrëveshje ndërkombëtare. Prandaj, të thashë që është mirë të pyesësh Hashimin dhe Isën se ata e dinë më mirë atë punën e “miqve” të huaj.

Dilaver Goxhaj December 21, 2015 09:44
Komento

12 Komente

  1. mira December 21, 11:45

    Mezi prita ta lexoj deri ne fund se nuk mund te rrija pa e shprehur:
    Shkrim BRILANT, shkrim shqiptar
    Respekt per z Goxhaj.
    Nuk ka asnje politikan nga te dy anet e kufirit qe te mund te perballen me kete koment.
    Nuk dua te prish shijen e ketij shkrimi dhe te them se me erdhi per te vjelle tek degjoja intervisten e Ministrit te Jashtem te Shqiperise te gazetarja Tare.
    Te linte pershtypjen e nje birboje qe rrotullon fjalen e veshur me petk diplomatik per te mos u kuptuar qarte qendrimi tradhetar i qeverise se Kosoves.
    Heshtja tradhetare e deri sotme e qeverise se Tiranes u pasua me deklarata diplomatike tradhtere, po njesoj, ku marevshjet i quan te dhimbshme per popullin e Kosoves!!( pa e cilesuar se ku qendronte dhimbja, megjithe insistimin e gazetares) dhe vleresonte “qasjen europiane qe perfitonte Kosova”!!! e turpshme, hapur tradhetare!!

    Pavaresisht kusureve, pershendes edhe gazeten Dita qe mundeson kete shkrim

    Reply to this comment
  2. shqiptar sharri. December 21, 12:14

    Hallalle,Qumshti i nenes i dashuri dhe i respektuari kolonel,dhe komandanti i U.C,Kosoves.
    E`ke zgerlac ate mikun,por dhe hashen e hisen,pergezime i dashur edhe pse ste njoh e sme njeh,por dita tu bevte nji mij,dhe thuji ati ish shokut tande hashimit-hashes,se ai plotsoi ma mir se edhe isa e rugova planet e serbis,he e mbulovte turpi ne arkivolin e dekjes hashen dhe isen,dhe gjith ata qe ju japin perkrahje ktyre tradhtarve.Lavdi luftetarve dhe deshmorve,lavdi ADEM JASHARIT DHE HAMZES,ME BACEN SHABAN,lavdi FEHMI LLADROVCIT DHE XHEVES,LAVDI LUAN HARADINIT,LAVDI MUJ KRASNIQIT,LAVDI TE MADHIT PAJAZITI,POR DHE JUVE I NDERUAR GOXHAJ,Albinit pirolla i kovte dhe duhet edhe atij nji pergezim i imi,dhe i uroi ditet nji mij ti behen,dhe veprimtarin te mos e ndal se edhe une plaku nga sharri me te jam dhe vv.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi December 21, 16:30

      Flamuri i idese thellesisht patriotike qe po mbron VV,AAK etj, nuk duhet te ulet kurre.Jam plotesisht me idete dhe analizen qe percjell shkrimi juaj Dilo. Nuk e di kush eshte ky Anton M. por eshte mire qe ky papagall i tradhetise te mare ose tja veme me force mbiemrin Muti.E meriton plotesisht.Kam qene dhe jam me opoziten e Kosoves dhe kunder marreveshjes konspirative dhe Tradhetare Mustafa-Thaci .Populli shqiptar i Kosoves duhet te rrise vigjilencen para kesaj tradhetie dhe duhet te dale i gjithe ne rruge per te mbeshtetur opoziten.Ata qe nuk e mbeshtesin ose jane indiferente dhe te nenshtruar ose jane tallash i puneve te pista te UDB ne Kosove. Kosova po shitet nga agjentet e riaktivizuar ne nje moment kyc te historise se saj. UDB po i djeg hapur agjentet e vet vetem e vetem qe tja mbrrije ketij qellimi te madh serb.Rrofte opozita e parlamentit te Kosoves ! Nderime Dilo ! Po kryen nje detyre te madhe patriotike ne ndihme te Kosoves ashtu si dhe ne luften per clirimin e saj ku ti ishte pjesemarres aktiv dhe nje nga udheheqesit e UCK !

      Reply to this comment
      • fllad December 21, 19:00

        e vertete qe UDB po djeg hapur agjentet e vet per nje ceshtje kaq te rendesishme per Serbine.
        Qeveria e Tiranes ben shejtan budallain apo diplomatin mashtrues.
        Gazetarja qe intervistoi Ministrin e jashtem Bushati nuk i shkoi ne mendje apo ishte pjese e pazarit mediatik qe nuk e pyeti kete minister antishqiptar, perse keto mareveshje nuk u kaluan ne parlamentin e Kosoves?

        Kaq te tredhur apo te koruptuar jane edhe keta ne shqiperi qe mbajne nje qendrim kaq te hapur tradhetar?

        Reply to this comment
  3. bobo December 21, 13:05

    Isa Mustafa ka qene ish zyrtar i larte i qeverise se sllobodanit,pra eshte agjent i UDB–se serbe.Hashim Thaci ka arsye personale,pasi serbet ja kane dokumentuar plotesisht akuzat per transplant organesh (ndoshta me deshmitare te rreme,te mirepaguar) dhe prandaj ata kane rene ngushte.Zgjidhja me e drejte dhe me e mire do te ishte,qe LDK-ja dhe PDK-ja te zgjidhnin kryetare te tjere partish.Spiuni Mustafa do te humbiste karrigen e kryeministrit dhe ate te kryetarit te partise,kurse Thaci vec karriges rrezikon edhe burg ndoshta per jete.Prandaj ZAJEDNICA,ose krijimi i nje serbska republika,gjithashtu edhe falja e gati 10 mije hektar toke malit te zi ,sa vjen e po behet e pakthyeshme per qeverine e kosoves.Te gjitha keto ngaterresa per interesa personale te dy personave.Ju ndoshta nuk e besoni dhe mund tju duket e egzagjeruar,por ne luginen e presheves,ne kosove,ne mal te zi,ne maqedoni edhe ne shqiperi,nje ne cdo tre persona eshte agjent i serbit.Ai na grivi me agjentura,prandaj shqiptaret ne trojet e tyre nuk ngrene dot koke,se jane edhe ca te trashe,akoma nuk e kuptojne se Sali Berisha,Lul Basha e dhjetra te tjere,jane agjente te serbit.Sikur te mos mjaftonte kjo,shkojne e i japin edhe VOTEN PD-se,prandaj ne shqiptaret kemi per te vuajtur edhe per shume kohe.

    Reply to this comment
  4. fllad December 21, 14:56

    Lobet serbe ne perendim por edhe vet perendimi punojne me projekte te studiuara mire kunder interesave te kombit shqiptar.
    Perendimi i ka trajtuar shqiptaret, ashtu si historia ka treguar, si placke tregu ne pazaret e qelbura politike, ashtu si sot ne interes te politikave globale.
    Te themi TURP per Europen do dukeshim shume naive. Kushdo kur gjen shesh ben pershesh
    Te themi TURP per klasen politike perseri do dukeshi naive dhe te papergjegjshem se nga vjen e keqja.
    Te themi TURP per popullin mbi te cilin bien te gjithe te keqiat, perseri nuk do e plotesonim karikaturen e turpit.
    Te themi TURP per ata qe pretendojne te jene “elite” e kombit “njeres te letrave” , do ishte vertete e dhimshme, se si mundet te rrine te qete, te strukur e te tredhur nga politika dhe se bashku me te.
    Perendimi ka punuar me strategji te mirestudjuara qe kopuket e korruptuar te politikes ne te dy anet e kufirit te shantazhohe deri ne ate pike sa te shesin kombin e te tradhetojne ashiqare popullin e tyre,

    Nuk kemi perse cuditemi qe tradhetare te kombit krekosen te bronxuar neper bulevardet e ketyre trojeve.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi December 21, 16:32

      Flamuri i idese thellesisht patriotike qe po mbron VV,AAK etj, nuk duhet te ulet kurre.Jam plotesisht me idete dhe analizen qe percjell shkrimi juaj Dilo. Nuk e di kush eshte ky Anton M. por eshte mire qe ky papagall i tradhetise te mare ose tja veme me force mbiemrin Muti.E meriton plotesisht.Kam qene dhe jam me opoziten e Kosoves dhe kunder marreveshjes konspirative dhe Tradhetare Mustafa-Thaci .Populli shqiptar i Kosoves duhet te rrise vigjilencen para kesaj tradhetie dhe duhet te dale i gjithe ne rruge per te mbeshtetur opoziten.Ata qe nuk e mbeshtesin ose jane indiferente dhe te nenshtruar ose jane tallash i puneve te pista te UDB ne Kosove. Kosova po shitet nga agjentet e riaktivizuar ne nje moment kyc te historise se saj. UDB po i djeg hapur agjentet e vet vetem e vetem qe tja mbrrije ketij qellimi te madh serb.Rrofte opozita e parlamentit te Kosoves ! Nderime Dilo ! Po kryen nje detyre te madhe patriotike ne ndihme te Kosoves ashtu si dhe ne luften per clirimin e saj ku ti ishte pjesemarres aktiv dhe nje nga udheheqesit e UCK !

      Reply to this comment
  5. mirel December 21, 16:34

    I bashkohem zerit tend zoti Dilaver, me shume te drejte na takon te therrasim dhe te ulerijme per tradhetine e Mustafes dhe Thacit, po tradhetia ka vetem nje ilac- Plumbin.
    Gazi eshte pak.
    duhet ngritur UCK ja ne kembe prape per te mbrojtur shtetin e ri te Kosoves.

    Reply to this comment
  6. Artan December 21, 19:03

    Me ne fund nje shkrim shterues.
    Ju pershendes

    Reply to this comment
  7. Artan December 21, 19:04

    Me ne fund nje shkrim shterrues. Ju pershendes.

    Reply to this comment
  8. Shqipetar, ateist dhe i pamvarur! December 21, 22:30

    Pershendetje Dilaver, per kete shkrim gjithe nerv, saktesi dhe atdhetari.
    Me erdhi mire qe porosine e Nolit e ke marre siç e kam shkruar une ne librin e ri, lidhur me zgjedhjen e secilit nga ne te fese dhe te mbrojtjes se kombesise si nje e dhene e patjetersueshme. Urime!

    Reply to this comment
  9. BurriKOs December 22, 04:20

    Un mendoi se heqja e Vizave esh shum e Domshme per Shtetin tan dhe jam i bindur qe secili qe do te merr poziten si Kryeminist i Republikes Kosoves duhet te demostroi per mos hekjen evizave per Qytetar te kosoves. Me heqjen e vizave domtohet burimi kryesor I grumbullimit Buxhetor i Republikes. Ska kufi ska buxhet! Heqja e Vizave esht ne dobi te Privatit civil,Mir Po Jo ne dobi Per Repobliken Pasi pothuai se 70% te Buxhetit te Republikes ton rrjedhin nga grumbullimet e Duganes Kosoves.Ateher per mua esht shum kjart se shteti yn esht shum i mvarur Nga pikat Kaluese Kufitare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin